LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

KQZ i hoqi sot mandatin Belerit, Begaj dekreton datën 4 gusht 2024 për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar bashkie të Himarës, Bardhi: Teatër i koordinuar! OMONOIA: Fobia e Ramës...

• Pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi mandatin kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Belerit, Këshilli i Ministrave i ka dërguar letër presidentit Bajram Begaj ku kërkohet caktimi i datës për zgjedhjet në Himarë. • Letra është firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm Ëngjëll Agaçi. • Lidhur me këtë, Presidenti Bajram Begaj ka thirrur në një takim kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashin. • Pas këtij takimi, Begaj ka dekretuar sot datën 4 gusht 2024 për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar bashkie të Himarës.• Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka reaguar pasi presidenti Bajram Begaj ka dekretuar 4 gushtin për mbajtjen e zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës.• Bardhi në reagimin e tij në rrjetet sociale shprehet se presidenti ka dekretuar zgjedhjet pa asnjë konsultë.• Ai shton se data e zgjedhjeve në Himarë ishte një teatër mes kryeministrit Edi Rama dhe gjeneralit të kthyer në ushtar, duke nënkuptuar Begajn. Ministria e Jashtme greke ka reaguar në lidhje me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për heqjen e mandatit si kryebashkiak i Himarës ndaj Fredi Belerit. • Në një deklaratë publike, ministria e Jashtme greke shkruan se vendimi i KQZ u bë pa betimin e Belerit si kryebashkiak i Himarës, për të cilën shkruhet se është një praktikë e re e re e një procesi me shumë pikëpyetje në lidhje me parimet themelore të shtetit ligjor. • Deklarata vijon duke shtuar se ministria e Jashtme greke rithekson detyrimin e autoriteteve shqiptare për të marrë të gjitha masat e nevojshme për t’i mundësuar menjëherë Belerit, tashmë deputet i zgjedhur në Parlamentin Europian, të marrë pjesë në detyrat e tij, duke filluar nga punimet e trupës së PE më 16 korrik në Strasburgu. • Bashkimi Demokratik i minoritetit grek, OMONOIA, ka dalë në një deklaratë për shtyp pasditen e sotme, pas vendimit të KQZ-së për t'i hequr mandatin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit. • Në deklaratën e OMONOIA thuhet se teatri i radhës, por me aktorë të tjerë, provoi edhe një herë se partia-shtet, sipas tyre, ka uzurpuar të gjitha pushtetet, të gjithë institucionet dhe çdo dëshirë e Edi Ramës duhet të realizohet. • Sipas OMONOIA, në një seancë urgjente, jashtë periudhës zgjedhore, me vendim të paracaktuar, thonë ata, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve mori kompetencat që kishte frikë Edi Rama t'i ushtronte vetë. • Në deklaratë shtohet se dekreti i Presidentit për caktimin e datës për zgjedhjet e ardhshme të pjesshme në Bashkinë e Himarës, është antikushtetues.

10 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Bardhi shënjestron sërish Begajn: Nuk është vetëm një shërbëtor, por edhe injorant

KQZ i hoqi sot mandatin Belerit, Begaj dekreton datën 4 gusht 2024 për
Gazmend Bardhi

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazmend Bardhi ka shënjestruar sërish presidentin Bajram Begaj pasi dekretoi katër gushtin 2024 si datën e zgjedhjeve në Himarë. Gjithashtu Bardhi ka shpërthyer në fyerje ndaj presidentit, duke thënë se nuk është vetëm një shërbëtor, por edhe injorant.

“Nuk është vetëm shërbëtor i rëndomtë, por edhe injorant. Pra sipas ushtarit të Edi Ramës, mqs Bashkia Kavajë drejtohet nga opozita, këtij i mjafton një letër nga Don Agacio i inceneratorëve dhe ky shpallë zgjedhje në Kavajë, pa verifikuar nëse ka realisht vakancë apo jo?! Ligji????”, shkruan Bardhi.

KQZ i hoqi sot mandatin Belerit, Begaj dekreton datën 4 gusht 2024 për

1 VITE ME PARE

"Fobia e Ramës nga Beleri", heqja e mandatit nga KQZ, OMONOIA: Teatri i radhës, partia-shtet dhe institucionet realizojnë çdo dëshirë të kryeministrit

KQZ i hoqi sot mandatin Belerit, Begaj dekreton datën 4 gusht 2024 për
Fredi Beleri dhe Edi Rama

SARANDA- Bashkimi Demokratik i minoritetit grek, OMONOIA, ka dalë në një deklaratë për shtyp pasditen e sotme, pas vendimit të KQZ-së për t'i hequr mandatin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit. Në deklaratën e OMONOIA thuhet se teatri i radhës, por me aktorë të tjerë, provoi edhe një herë se partia-shtet, sipas tyre, ka uzurpuar të gjitha pushtetet, të gjithë institucionet dhe çdo dëshirë e Edi Ramës duhet të realizohet.

Sipas OMONOIA, në një seancë urgjente, jashtë periudhës zgjedhore, me vendim të paracaktuar, thonë ata, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve mori kompetencat që kishte frikë Edi Rama t'i ushtronte vetë. Në deklaratë shtohet se dekreti i Presidentit për caktimin e datës për zgjedhjet e ardhshme të pjesshme në Bashkinë e Himarës, është antikushtetues.

Deklarata shton se vendimi i Komisionerit për heqjen e mandatit ndaj Belerit, përveçse ishte i paprecedentë, ishte dhe pa bazë ligjore dhe sipas tyre nuk është i ekzekutueshëm.

BASHKIMI DEMOKRATIK MINORITETIT ETNIK GREK OMONOIA:

Deklarate per shtyp

Fobia e Edi Ramës nga Fredi Beleri.

Teatri i radhës, por me aktorë të tjerë, provoi edhe një herë se partia-shtet ka uzurpuar të gjitha pushtetet, të gjithë institucionet dhe çdo dëshirë e Edi Ramës duhet të realizohet. Në një seancë urgjente, jashtë periudhës zgjedhore, me vendim të paracaktuar, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve mori kompetencat që kishte frikë Edi Rama t`i ushtronte vetë.

Për 14 muaj, frika që Edi Rama kishte nga Fredi Beleri mbajti peng mandatin e Kryetarit të Zgjedhur me votë nga Himara. Për 14 muaj Himara u qeveris nga një kryetar i pavotuar, dhe nga vartës të tij, duke emëruar kryetarë bashkie, nënkryetar pas nëkryetari. Tani që edhe nënkryetari i fundit po bie në duart e SPAK, Edi Rama kërkon të bëjë zgjedhje.

Për 14 muaj Edi Rama mbajti në burg Fredi Belerin nuk e lejoi të betohej, të merrte mandatin sepse ligji nuk e parashikonte. Tani që dënimi i porositur nga Edi Rama është drejt fundit, duhen bërë zgjedhje sa është Fredi Beleri në burg, dhe mund t`i jepet leje që t`i heqin mandatin që nuk ia dhanë.

Komisioneri me një vendim, ku vetë pyet e vetë përgjigjet, bën ligj, aty ku ligj nuk ka. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve nuk mbështet kompetencën e tij në asnjë bazë ligjore, por shprehet vetëm “dua ta bëj dhe po e bëj”. Ligji nr. 138/2015 dhe Vendimi i Kuvendit nr. 17/2016 ka përcaktuar se verifikimi i kushteve të zgjedhshmërisë nga KQZ bëhet vetëm mbi bazën e të dhënave të vetdeklarimit të kandidatit në momentin e paraqitjes së kandidaturës. Komisioneri i ka verifikuar të dhënat e formularit të dekriminalizimit të Fredi Belerit dhe ka marrë vendimin nr. 611 datë 25.05.2023 për vlefshmërinë e mandatit të fituar në zgjedhjet e 14 majit për Fredi Belerin. Rrethana dhe fakte të ndodhura pas plotësimit të formularit të vetdeklarimit nuk janë kompetencë e KQZ, por e organeve të tjera kushtetuese.

Edi Rama, duhet ta linte të betohej Fredi Belerin, të merrte mandatin, dhe më pas ta shkarkonte, siç Kushtetuta parashikon, neni 115, apo neni 62 i ligjit nr. 139/2015.

Neni 133 i ligjit nr. 44/2015 “Kodi I Procedurave Administrative” parashikon që efektet e aktit administrativ pezullohen deri në shqyrtimin e ankimit. Komisioneri nuk referon në asnjë ligj I cili e bën të ekzekutueshëm menjëherë vendimin e tij administrativ.

Dekreti i Presidentit është antikushtetues! Sipas nenit 10/3 të Kodit Zgjedhor Presidenti shpall zgjedhjet e parakohshme pasi ka kaluar afati i ankimit të subjektit të shkarkuar. Presidenti ka zbatuar një akt administrativ që nuk ka filluar efektet pasi nuk ka mbaruar afati i ankimit të subjektit të shkarkuar, madje afati I ankimit nuk ka filluar akoma!

Në radhën e këshilltarëve të Presidentit është dhe z.Ilir Rusmajli, vallë opinioni i tij është pas kësaj vendimmarrje të nxituar?!

Kur Presidenti shkel ligjet, çfarë shprese mund të kemi se do t`i zbatojë Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, apo policia?!

Pse Himara nuk mund të ketë Zgjedhje të lira dhe te ligjshme?!
Nga Zyra Shtypit dhe Komunikimit BDMEG OMONOIA
Sarandë, 05 Korrik 2024

1 VITE ME PARE

KQZ i heq mandatin Belerit, BIRN: Presidenti dekreton datën 4 gusht për zgjedhjet e pjesshme në Himarë

KQZ i hoqi sot mandatin Belerit, Begaj dekreton datën 4 gusht 2024 për
Foto ilustruese

TIRANA- Në një njoftim për mediat, Presidenca bën me dije se data 4 gusht është zgjedhur “si alternativa më e mirë që pajton nevojën për përgatitjen dhe zhvillimin e një fushate të rregullt zgjedhore dhe nevojën për përgatitjen optimale të administratës zgjedhore, me kushtet, rrethanat dhe ngarkesën që sjell sezoni turistik për bashkinë Himarë, si njësi bregdetare e qeverisjes vendore”.

Kreu i Shtetit u vendon në levizje nga Kryeministri për të konstatuar vakancën në Bashkinë Himarë. Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, si fillim mori dijeni nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për vendimin e konstatimit të pavlefshmërisë së mandatit të Alfred Belerit dhe më pas iu drejtuar Presidentit.

Begaj pasi mori njoftimin nga Këshilli i Ministrave thirri dhe Ilirjan Celibashin për konsultim dhe më pas shpalli datën e zgjedhjeve. Tashmë pritet që KQZ të përcaktojë dhe afatet për regjistrimin e kandidatëve dhe nisjen e fushatës.

Beleri u arrestua më 12 maj 2023, dy ditë para zgjedhjeve, kur një agjent policie i ofroi atij vota për para. Beleri pretendon se çështja kundër tij ishte e stisur dhe e sajuar si rrjedhojë e kërcënimeve që kryeministri Edi Rama dhe kundërshtari i tij politik bëri kundër tij pak ditë para arrestit.

Beleri është dënuar më parë për vepra të urrejtjes etnike në Shqipëri në vitin 2002, ndërsa në Greqi në vitin 1995 ishte një nga shtatë personat e arrestuar në kufirin greko-shqiptar në dy automjete në të cilat u gjetën armë, plumba, thika, uniforma ushtarake dhe kapuça.

Procesi gjyqësor ndaj tij u bë shkak për një krisje të marrëdhënieve mes Tiranës dhe Athinës, pasi kjo e fundit kërcënoi se do të bllokonte bisedimet e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Pavarësisht se në burg, Beleri arriti të mposhtë kryebashkiakun socialist Jorgo Goro. Kërkesa të përsëritura për institucionet shqiptare të drejtësisë për të lejuar Belerin të marrë detyrën e kryebashkiakut duke u betuar, u refuzuan, duke lënë socialistët efektivisht në kontroll të bashkisë pasi i kishin humbur zgjedhjet. .

Beleri u zgjodh anëtar i Parlamentit Evropian më herët këtë muaj dhe pritet të marrë detyrën pas disa muajsh, kur afati i dënimit me burg në Shqipëri të skadojë. Megjithatë, duke se me vendimin e sotëm të KQZ-së karriera e tij politike ka marrë fund./ BIRN 

1 VITE ME PARE

REL: KQZ-ja i heq Belerit mandatin, Begaj shpall zgjedhjet në Himarë

KQZ i hoqi sot mandatin Belerit, Begaj dekreton datën 4 gusht 2024 për
Fredi Beleri

TIRANA- Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka caktuar 4 gushtin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarin e ri në bashkinë e Himarës. Caktimi i datës së zgjedhjeve u bë disa orë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë (KQZ) njoftoi më 5 korrik se ia ka hequr Alfred Belerit mandatin e kryetarit të zgjedhur të Himarës, pasi Gjykata e Apelit e mbajti në fuqi dënimin e tij me burgim muajin e kaluar.

“Jemi në kushtet e humbjes së mandatit të kryetarit të Bashkisë Himarë, dhe e shpallim të pavlefshëm këtë mandat”, tha të premten Ilirjan Celibashi, kreu i KQZ-së.

Beleri, me shtetësi shqiptare dhe greke, i fitoi zgjedhjet e majit 2023 si kandidat i opozitës për kryetar të Bashkisë së Himarës - qytet i banuar edhe me popullsi greke në jug të Shqipërisë. Por, ai u arrestua pak ditë para zgjedhjeve nën dyshimet për blerje votash dhe u dënua me dy vjet burgim në mars. Apeli e konfirmoi dënimin e tij në qershor.

Beleri ishte i pranishëm në seancën që u zhvillua në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të premten. Ai u përcoll nga forcat e policisë nga burgu i Fierit, ku po e vuan dënimin. Ai bëri thirrje që çështja e vlefshmërisë së mandatit të tij të zgjidhet nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

"Jam i qartë që mandati im si kryetar bashkie ka mbaruar, por duket qartë arroganca e tyre që t’i bëjnë votimet në gusht. Pse KQZ t'i bashkohet kësaj kërkesë. Kam frikë se gjysma e bashkisë do të verë në burg", tha Beleri.

Pas vendimit, Ministria e Jashtme greke procesi kishte një përfundim të parashikuar. Kjo ministri kërkoi nga autoritetet shqiptare që të ndërmarrin masat e nevojshme “për t’i mundësuar menjëherë zotit Beleri, tashmë deputet i zgjedhur në Parlamentin Evropian, të kryejë punën e tij, duke nisur nga seanca plenare e 16 korrikut në Strasburg”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi ta shqyrtojë vlefshmërinë e mandatit të kryebashkiakut të Himarës, pas një kërkese të dorëzuar nga kryetari i forumit të të rinjve socialistë të Himarës. Ekipi mbrojtës i Belerit ka një muaj kohë për t’u ankuar ndaj vendimit në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Beleri nuk u betua asnjëherë si kryetar i Himarës, pasi ndodhej në paraburgim dhe më pas u dënua, për akuzat që ai dhe ekipi i tij i kanë hedhur poshtë si "politike dhe të pabazuara". Dënimi i tij nxiti fërkime mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ministria e Jashtme e Greqisë tha se “dënimi dyvjeçar është padyshim joproporcional me masën e veprës së supozuar”.

Partia e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, e emëroi pastaj atë kandidat për zgjedhjet për Parlamentin Evropian, të cilat u mbajtën nga data 6 deri më 9 qershor, ku ai u zgjodh deputet.

Zgjedhja e Belerit si deputet i Parlamentit Evropian shkaktoi polemika - si për legjitimitetin e tij, ashtu edhe për ndikimin e rastit të tij në integrimin evropian të Shqipërisë. Juristë dhe ekspertë të marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se rasti i tij ngre shqetësime kushtetuese dhe ligjore. Sipas tyre, ai mund të ndikojë edhe në përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por edhe në marrëdhëniet e saj me Greqinë./ REL

1 VITE ME PARE

VOA: Beleri humbet mandatin në KQZ, caktohet me urgjencë data e re e zgjedhjeve në Himarë

KQZ i hoqi sot mandatin Belerit, Begaj dekreton datën 4 gusht 2024 për
Fredi Beleri në mbledhjen e Komisionit të zgjedhjeve

TIRANA- Në Shqipëri, Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi sot pavlefshmërinë e mandatit të kryetarit të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, pas vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit e cila e dënoi atë me dy vjet burgim, për korrupsion në zgjedhje. Zoti Beleri, i pranishëm në mbledhje, por dhe mbrojtësit e tij, mbështetën idenë se Komisioni qëndror i Zgjedhjeve nuk mund të shprehej për këtë rast, pa një vendim të Qeverisë që e shkarkonte atë nga detyra. Por sipas zotit Celibashi, vendimi mbështetet në të ashtuquajturin Ligj të Dekriminalizimit. Me urgjencë Qeveria kërkoi më pas shpalljen e zgjedhjeve të reja në Himarë, nga presidenti, i cili po ashtu me shpejtesi dekretoi 4 gushtin si ditën e votimit.

Jemi në kushtet e humbjes së mandatit të kryetarit të Bashkisë Himarë”, bëri të ditur zoti Celibashi, në përfundim të mbledhjes së thirrur për këtë çështje. Vendimin për humbjen e mandatit të tij si kryetar i Bashkisë së Himarës, zoti Beleri e dëgjoi në sallë, ku ai kishte ardhur i shoqëruar me punonjës të policisë.

Mbledhja e cila zgjati afro 1 orë u përqëndrua në debatin mbi bazën ligjore të rastit të tij. Përfaqësuesi i Partisë socialiste Eridan Salinji u shpreh se vendimi duhet të merret në bazë të ligjit të dekriminalizimit: “Ky është një proces automatik. Nuk mund të diskutojmë, kur ka një vendim të Gjykatës së Apelit. Këtu jemi thejsht për konstatimin e faktit. Ka një vendim të Apelit, po apo jo? Kjo është pyetja e vetme që duhet të bëhet

Por për zotin Ivi Kaso, përfaqësuesin e koalicionit opozitar, nën siglën e të cilit zoti Beleri kandidoi në zgjedhjet e 14 majit të vitit të kaluar, qeveria po kërkon të përdorë KQZ për të zhvilluar sa më parë zgjedhjet në Himarë, sepse sipas tij duhet të ishte ajo që duhet ta shkarkonte atë: "Këtë gjë, shumica nuk do që ta bëjë, se nuk do që ta fusë në afatet kohore dhe ankimore që parashikon ligji 139, Neni 62, pra që pasi ta shkarkojnë, vendimi të bëhet përfundimtar vetëm kur të shprehet Gjykata Kushtetuese. Pra kanë ngut të bëjnë zgjedhjet në Himarë."

Këtë qëndrim mbrojti dhe vetë zoti Beleri në fjalën e tij: “Unë duhet të betohem dhe të më shkarkojnë, siç parashikon ligji dhe Kushtetuta. Eshtë e qartë, jam i qartë dhe unë, që mandati im si kryetar i Bashkisë së Himarës, ka mbaruar. Unë po flas, sepse këta do e bëjnë rrugë, do ketë vazhdim. Duket qartë arroganca e tyre, dëshira e tyre t’i bëjnë zjedhjet, kur ata duan, t’i bëjnë në mes të ngushtit

Por Komisioneri i zgjedhjeve, Celibashi, u shpreh se ishte i bindur që në këtë rast zbatohej ligji për dekriminalizimin, pasi në të kundërt, ky ligj “nuk do të kishte pikën e kuptimit, në gjykimin dhe vlerësimin tim, nëse ne ndalojmë dikë të kandidojë, kur janë disa kushte që ligji i konsideron si ndaluese, dhe i themi personit, ti vazhdo, qëndro në detyrë, edhe pse ke kryer një prej atyre veprave penale, për të cilat ligji, ty të ndalon të kandidosh”.

Frika e zotit Beleri dhe përfaqësuesve të tij, se shumica po nxitonte të ribënte zgjedhjet në Himarë, rezultoi se nuk ishte e pavend. Menjëherë pas mbylljes së seancës në KQZ, Qeveria iu drejtua këtij institucioni për të patur njoftimin për vendimin. Dhe sapo mori përgjigjen, iu drejtua Presidentit Bajram Begaj, duke e vënë në dijeni për krijimin e vakancës, e duke kërkuar prej tij shpalljen e zgjedhjeve të reja. Shumë shpejt, ndonëse kishte një afat 48 orësh, Kreu i Shtetit dekretoi datën 4 gusht, për mbajtjen e zgjedhjeve. Lëvizjet urgjente të qeverisë, duket se ngrejnë pikëpyetje nga pikëpamja ligjore, përsa kohë vendimi i sotëm, është i apelueshëm, në Komisionin e Ankimimeve, siç e përcakton dhe vetë vendimi i zotit Celibashi. Për momentin nuk ka ndonjë shpjegim zyrtar për këtë.

Zyra e Kreut të Shtetit, nga ana e saj, në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës, vuri në dukje, se “Presidenti i Republikës nuk është organi që konstaton vakancën, sikurse nuk merr në shqyrtim procedurën që i ka paraprirë asaj dhe as është instancë e ankimit administrativ. Në sistemin ligjor shqiptar, ka vetëm një rrugë ligjore për vënien në lëvizje të Presidentit të Republikës, në rastin e vakancave në qeverisjen vendore. Kjo rrugë është rruga e njoftimit nga Keshilli i Ministrave”. Sipas Kreut të Shtetit “procedura për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe procedura për ankimimin e akteve administrative, janë që të dyja ligjore, dhe bashkëjetojnë me njera-tjetrën. Në rast se midis tyre krijohen përplasje – vijon shpjegimi - atëherë është gjykata kompetente që ka fuqinë të zgjidhë përplasjen. Mjetet ligjore për mbrojtjen e interesave të ligjshme, nuk shfuqizohen nga procedura e dekretimit të zgjedhjeve”, theksoi zyra e Shtypit e presidentit Begaj./ VOA

1 VITE ME PARE

"Proces me shumë pikëpyetje", heqja e mandatit nga KQZ, ministria e Jashtme greke: Autoritetet shqiptare t’i mundësojë Belerit të marrë detyrën në PE

KQZ i hoqi sot mandatin Belerit, Begaj dekreton datën 4 gusht 2024 për
Fredi Beleri

GREQIA- Ministria e Jashtme greke ka reaguar në lidhje me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për heqjen e mandatit si kryebashkiak i Himarës ndaj Fredi Belerit. Në një deklaratë publike, ministria e Jashtme greke shkruan se vendimi i KQZ u bë pa betimin e Belerit si kryebashkiak i Himarës, për të cilën shkruhet se është një praktikë e re e re e një procesi me shumë pikëpyetje në lidhje me parimet themelore të shtetit ligjor.

Po ashtu në deklaratë thuhet se Greqia kishte shprehur me kohë shqetësimin e saj të fortë për heqjen e prezumimit të pafajësisë, integritetin e procesit të provës, ndalimin e procedurës së betimit dhe dënimin e vendosur që nuk i takon.

Deklarata vijon duke shtuar se ministria e Jashtme greke rithekson detyrimin e autoriteteve shqiptare për të marrë të gjitha masat e nevojshme për t’i mundësuar menjëherë Belerit, tashmë deputet i zgjedhur në Parlamentin Europian, të marrë pjesë në detyrat e tij, duke filluar nga punimet e trupës së PE më 16 korrik në Strasburgu.

“Vendimi i sotëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë për të skualifikuar Fredi Belerisin pa u bërë as edhe betimi i kryebashkiakut të Himarës është një praktikë e re dhe përfundimi i parashikuar i një procesi me shumë pikëpyetje në lidhje me parimet themelore të shtetit ligjor.

Greqia kishte shprehur me kohë shqetësimin e saj të fortë për heqjen e prezumimit të pafajësisë, integritetin e procesit të provës, ndalimin e procedurës së betimit dhe dënimin e vendosur që nuk i takon, si dhe faktin që Bashkia e Himarës qeveriset prej një viti nga persona të paautorizuar.

Ministria e Jashtme rithekson detyrimin e autoriteteve shqiptare për të marrë të gjitha masat e nevojshme për t’i mundësuar menjëherë z. Beleris, tashmë deputet i zgjedhur në Parlamentin Europian, të marrë pjesë në detyrat e tij, duke filluar nga punimet e trupës së PE  më 16 korrik në Strasburgu", shkruhet në deklaratë. 

1 VITE ME PARE

Dekretimi i datës së zgjedhjeve në Himarë, Bardhi: Teatri i sotëm i koordinuar mes kryeministrit dhe një gjenerali të bërë ushtar

KQZ i hoqi sot mandatin Belerit, Begaj dekreton datën 4 gusht 2024 për
Gazment Bardhi

TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka reaguar pasi presidenti Bajram Begaj ka dekretuar 4 gushtin për mbajtjen e zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës, dekretim ky që vjen pas takimit me kreun e KQZ Ilirjan Celibashi. Bardhi në reagimin e tij në rrjetet sociale shprehet se presidenti ka dekretuar zgjedhjet pa asnjë konsultë. 

Ai shton se data e zgjedhjeve në Himarë ishte një teatër mes kryeministrit Edi Rama dhe gjeneralit të kthyer në ushtar, duke nënkuptuar Begajn.

“Çfarë turpi për Pesidentin e Republikës që shkel hapur Kushtetutën dhe ligjin duke dekretuar zgjedhje pa një vendim të ekzekutueshëm ende për pavlefshmëri të mandatit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

Teatri i sotëm i koordinuar mes Edi Ramës dhe një gjenerali të bërë ushtar, është një atentat ndaj shtetit ligjor, që tregon asgjesimin politik të institucionit të Presidentit të Republikës. Vendimi i sotëm i KQZ nuk është ende i ekzekutueshëm pa kaluar afati i ankimit.

Presidenti i Republikës Bajram Begaj gabon rëndë kur mendon se problemet e tij të integritetit në detyrat shtetërore pararendëse do i tejkalojë duke u sjell si vartës i rëndom i Edi Ramës”, shkruan Bardhi.

1 VITE ME PARE

Heqja e mandatit ndaj Belerit, Begaj dekreton datën 4 gusht 2024 për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar bashkie të Himarës

KQZ i hoqi sot mandatin Belerit, Begaj dekreton datën 4 gusht 2024 për
Presidenca

TIRANA- Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar sot datën 4 gusht 2024 për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar bashkie të Himarës pas heqjes së mandatit nga ish-kryetarit të zgjedhur Fredi Beleri nga KQZ. Kjo është data e dekretuar pas takimit në presidencë me kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi. 

KQZ pas shqyrtimit të çështjes ka marrë vendimin sot që Fredi Beleri e humbet mandatin si kryetar i Bashkisë së Himarës.

“Nuk kanë asnjë nxitje jashtë asaj që KQZ e nxit ligji për dekriminalizimin”, tha Celibashi ndër të tjera, teksa shtoi se Komisioni Zgjedhor ka të gjitha kompetencat për të marrë këtë vendim.

“Jemi në kushtet e humbjes së mandati të zotit Fredis Dhionisis Beleri, e shpallim të pavlefshëm këtë mandat. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimim brenda 30 ditëve. Ky vendim do të publikohet në faqen elektronike të internetit të KQZ”, ka shtuar ai.

Fredi Beleri i cili garoi nën siglën e koalicionit "Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet lokale të 14 Majit u arrestua nga policia disa orë para zgjedhjeve pasi u kap duke bërë pazare me votat. Më vonë ai u dënua me 2 vite burg nga Shkalla e Parë, nën akuzën për korrupsion në zgjedhje. Aktualisht Fredi Beleri është zgjedhur eurodeputet i partisë Demokracia e Re e drejtuar nga Kyriakos Mitsotakis.

Njoftimi i Presidencës:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj dekreton zgjedhjet për kryetar bashkie në bashkinë Himarë. Sot, Këshilli i Ministrave njoftoi zyrtarisht Presidentin e Republikës për vakancën e krijuar në bashkinë Himarë për shkak të konstatimit të pavlefshmërisë së mandatit të fituar nga z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri dhe kërkoi caktimin e datës së zgjedhjeve, brenda afateve që përcakton Kodi Zgjedhor.

Kryetari i zgjedhur i bashkisë Himarë është gjendur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në kushtet e pavlefshmërisë së mandatit, për shkak të dënimit me vendim të formës së prerë për veprën penale të “korrupsionit aktiv në zgjedhje”, të parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z.Bajram Begaj thirri në konsultë z. Ilirjan Celibashi, Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve për t’u informuar lidhur me kapacitetet dhe gadishmërinë e institucionit menaxhues të zgjedhjeve, për zhvillimin e zgjedhjeve në këtë bashki, brenda kornizës kalendarike të Kodit Zgjedhor.

Pas kësaj konsulte, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z.Bajram Begaj dekretoi datën 4 gusht 2024 për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar bashkie në bashkinë Himarë, si alternativa më e mirë që pajton nevojën për përgatitjen dhe zhvillimin e një fushate të rregullt zgjedhore dhe nevojën për përgatitjen optimale të administratës zgjedhore, me kushtet, rrethanat dhe ngarkesën që sjell sezoni turistik për bashkinë Himarë, si njësi bregdetare e qeverisjes vendore.

1 VITE ME PARE

Data e zgjedhjeve të reja në Bashkinë e Himarës, Begaj thërret në takim Celibashin

KQZ i hoqi sot mandatin Belerit, Begaj dekreton datën 4 gusht 2024 për
Fredi Beleri

TIRANA- Presidenti Bajram Begaj, ka thirrur në një takim kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashin. Kjo kërkesë për këtë takim vjen pasi institucioni që Celibashi drejton i hoqi mandatin Fredi Belerit si kryetar i zgjedhur i Bashkisë Himarë.

Pak më parë, Këshilli i Ministrave iu drejtua me një shkresë Presidentit duke i kërkuar të caktojë datën për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë e Himarës.

Fredi Beleri i cili garoi nën siglën e koalicionit "Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet lokale të 14 Majit u arrestua nga policia disa orë para zgjedhjeve pasi u kap duke bërë pazare me votat. Më vonë ai u dënua me 2 vite burg nga Shkalla e Parë, nën akuzën për korrupsion në zgjedhje. Aktualisht Fredi Beleri është zgjedhur eurodeputet i partisë Demokracia e Re e drejtuar nga Kyriakos Mitsotakis.

1 VITE ME PARE

KQZ i hoqi mandatin Belerit/ Kryeministria letër presidencës: Caktoni datën për zgjedhjet e pjesshme në Himarë

KQZ i hoqi sot mandatin Belerit, Begaj dekreton datën 4 gusht 2024 për
Fredi Beleri

TIRANË- Pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi mandatin kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Belerit, Këshilli i Ministrave i ka dërguar letër presidentit Bajram Begaj ku kërkohet caktimi i datës për zgjedhjet në Himarë. Letra është firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm Ëngjëll Agaçi.

KQZ i hoqi sot mandatin Belerit, Begaj dekreton datën 4 gusht 2024 për

KQZ pas shqyrtimit të çështjes ka marrë vendimin sot që Fredi Beleri e humbet mandatin si kryetar i Bashkisë së Himarës.

“Nuk kanë asnjë nxitje jashtë asaj që KQZ e nxit ligji për dekriminalizimin”, tha Celibashi ndër të tjera, teksa shtoi se Komisioni Zgjedhor ka të gjitha kompetencat për të marrë këtë vendim.

“Jemi në kushtet e humbjes së mandati të zotit Fredis Dhionisis Beleri, e shpallim të pavlefshëm këtë mandat. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimim brenda 30 ditëve. Ky vendim do të publikohet në faqen elektronike të internetit të KQZ”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, Himara pritet të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.

Fredi Beleri i cili garoi nën siglën e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet lokale të 14 Majit u arrestua nga policia disa orë para zgjedhjeve pasi u kap duke bërë pazare me votat. Më vonë ai u dënua me 2 vite burg nga Shkalla e Parë, nën akuzën për korrupsion në zgjedhje. Aktualisht Fredi Beleri është zgjedhur eurodeputet i partisë Demokracia e Re e drejtuar nga Kyriakos Mitsotakis.

zgjedhjet ne himare

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje