LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

KQZ ndan fondet, çon 30 emra kandidatësh në prokurori, debatet për të inkriminuarit, PD: Mos lejoni kandidimin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dërguar 30 kandidatë për kryebashkiakë dhe këshilla bashkë për verifikim në Prokurori. Gjatë mbledhjes së sotme, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi njoftoi se 34 emrat në fjalë mund të kenë shkelur ligjin në lidhje me formularin e dekriminalizimit. Mes tyre janë Qerim Ismaili, Kreshnik Hajdari, Artur Bushi, Kristian Shkreli, Beqir Mulaj, Agron Kapllanaj dhe Rezeart Tusha. Gjithashtu, KQZ ka ndarë fondet për partitë politikë në vend për vitin 2023. 40% i ka marrë Partia Socialiste, ndërsa pjesa tjetër është shpërndarë mes 10 partive të tjera. Partia Demokratike ka marrë 106 milionë lekë, para që depozitohen në llogaritë që tashmë menaxhohen nga deputeti Enkelejd Alibeaj, duke qenë se me vendim gjykate ka marrë vulën dhe selinë e Partisë Demokratike. Partia e Lirisë ka marrë 15 milion lekë, Partia Socialdemokrate ka marrë 12 milion lekë, ndërsa Partia Republikane ka marrë 11 milion lekë. Kryedemokrati Sali Berisha ka mbetur 'thatë'. Mbledhja e sotme u shoqërua me debate. PD kërkoi që të ndalohej rikandidikimi i Qerim Ismailit dhe Kreshnik Hajdarit, ndërsa KQZ tha se ishin në proces verifikimi. E njëjta gjë, sipas Celibashit vlen dhe për kandidatin e ‘Bashkë fitojmë’ në Shijak, Rezeart Tusha.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

KQZ dërgon në prokurori për verifikim 30 kandidatë në zgjedhjet e 14 majit (EMRAT)

KQZ ndan fondet, çon 30 emra kandidatësh në prokurori, debatet
KQZ

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dërguar 30 kandidatë për kryebashkiakë dhe këshilla bashkë për verifikim në Prokurori. Gjatë mbledhjes së sotme, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi njoftoi se 34 emrat në fjalë mund të kenë shkelur ligjin në lidhje me formularin e dekriminalizimit. ndaj, për këtë arsye, do të kërkohet një verifikim më i thelluar për ta. Mes tyre janë Qerim Ismaili, Kreshnik Hajdari, Artur Bushi, Kristian Shkreli, Beqir Mulaj, Agron Kapllanaj dhe Rezeart Tusha.

Kandidatet qe do verifikohen:

“Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Kreshnik Riza Hajdari, kandidat për kryetar bashkie, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për Bashkinë Kuçovë.

“Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Qerim Ismail Ismailaj, kandidat për Kryetar Bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste”, për Bashkinë Mallakastër.

“Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Artur Xheke Bushi, kandidat për Kryetar Bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste”, për Bashkinë Krujë.

“Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Kristian Luigj Shkreli, kandidat për Kryetar Bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste”, për Bashkinë Vau i Dejës.

“Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Beqir Zek Mulaj, kandidat për Kryetar Bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste”, për Bashkinë Has.

“Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Rezeart Xhelal Tusha, kandidat për Kryetar Bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor “Koalicioni Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë Shijak.

“Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Elvis Jani Hajdërlli, kandidat për Kryetar Bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor “Koalicioni Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë Devoll.

“Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri, kandidat për Kryetar Bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor “Koalicioni Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë Himarë.

“Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Agron Faslli Kapllanaj, kandidat për Kryetar Bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”, për Bashkinë Mallakastër.

“Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Abedin Rasim Oruçi, kandidat për Kryetar Bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë”, për Bashkinë Kukës.

“Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Arjan Liman Xheta, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”, për Bashkinë Bulqizë.

“Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Ertor Ndue Ndreu, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”, për Bashkinë Mirditë.

“Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Euland Haki Daja, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”, për Bashkinë Shijak.

“Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Fatlind Bujar Sokolaj, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”, për Bashkinë Tropojë.

“Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Ylli Rushit Xhafa, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”, për Bashkinë Bulqizë.

“Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Syrja Yzedin Çobo, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike”, për Bashkinë Berat.

“Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Adriatik Kadri Sallahu, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Aleanca Arbnore Kombëtare”, për Bashkinë Tropojë.

“Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Pashk Gjergj Gjetaj, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Lëvizja e Legalitetit”, për Bashkinë Pukë.

“Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Sokol Abedin Kullolli, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Reformave Demokratike Shqiptare”, për Bashkinë Gramsh.

“Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Afrim Ali Kica, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Lëvizja e Legalitetit”, për Bashkinë Tiranë.

“Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Kreshnik Faslli Myrtollari, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Partia Agrare Ambjentaliste”, për Bashkinë Tiranë.

“Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Arbis Arif Vjerdha, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Partia Agrare Ambjentaliste”, për Bashkinë Shkodër.

“Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Armelin Qazim Koni, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Aleanca Progresiste LZHK”, për Bashkinë Shijak.

“Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Arsen Tare Belaj, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Aleanca Progresiste LZHK”, për Bashkinë Vlorë.

“Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Ali Hekuran Gjeta, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Aleanca Progresiste LZHK”, për Bashkinë Bulqizë.

“Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Marceljo Sami Marra, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Aleanca Progresiste LZHK” për Bashkinë Kucovë.

“Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Erald Hysen Guna, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë Vlorë.

“Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Sokol Mehdi Sava kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për Bashkinë Dibër.

“Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Valter Murat Hasanaj, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për Bashkinë Vlorë.

“Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Emil Xhafer Musliaj, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për Bashkinë Fushë – Arrëz.

3 VITE ME PARE

Denoncimet për Rezeart Tushën, Celibashi: Jemi të detyruar të bëjmë riverifikime

KQZ ndan fondet, çon 30 emra kandidatësh në prokurori, debatet
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se do të bëjnë të gjitha verifikimet e nevojshme për kandidatin e koalicionit 'Bashkë Fitojmë' në Shijak, Rezeart Tusha. Përfaqësuesit e PD-së u shprehën se Tusha i ka kaluar njëherë filtrat, por Celibashi tha se një procedurë të tillë e kërkon ligji. 

Pjesë nga prononcimi: 

Ndërhyrja e dytë ka të bëjë me pikën 18, për Rezeart Xhelal Tusha, kandidatin e koalicionit tonë për Bashkinë Shijak. Ai s'e ka për herë të parë kandidimin dhe e ka kaluar njëherë këtë filtër, e ka marrë miratimin nga KQZ. Nuk shohim asnjë arsye tjetër që të vazhdohet me hetime të thelluara për të. 

Ilirjan Celibashi: Përsa i përket kandidatit të Shijakut, edhe pse është bërë vlerësimi, jemi të detyruar formalisht që qoftë edhe për këtë periudhën që nga momenti që është bërë vlerësimi e deri më sot. Duhet ta bëjmë. Jemi të detyruar. 

3 VITE ME PARE

Ilir Beqaj nuk pranon mandatin në Kuvend, kush pritet të zëvendësojë Benet Becin nga socialistët

KQZ ndan fondet, çon 30 emra kandidatësh në prokurori, debatet
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Ilir Beqaj nuk ka pranuar mandatin e deputetit në Kuvend, pas dorëheqjes së Benet Becit, i cili kandidon në zgjedhjet lokale për kryebashkiak të Shkodrës. Komisioni Qëndror i Zgjedheve shpalli sot moszgjedhshmërinë pasi ai nuk iu përgjigj thirrjes së saj për të dorëzuar formularin e dekriminalizimit brenda afatit. 

Për të zëvendësuar Beqajn, KQZ ka ftuar Frrok Gjinin që është në listën vijuese të PS për të marrë mandatin. Atij do t’i duhet të dorëzojë formularin brenda 10 ditësh, ndryshe do të hiqet dhe ai nga lista. 

3 VITE ME PARE

Rasti i Hajdarit/ "Do na detyroni të ribëjmë zgjedhje", PD replikon në KQZ, Celibashi: E morët të mirëqenë që fiton, gjithçka e verifikon prokuroria

KQZ ndan fondet, çon 30 emra kandidatësh në prokurori, debatet
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka replikuar me përfaqësuesit e Partisë Demokratike në lidhje me kandidatin për kryetar bashkie në Kuçovë, Kreshnik Hajdari. PD kërkon që Hajdari të ndalohet për të kandiduar, ndërsa KQZ shprehet se nuk e bën dot këtë gjë. Celibashi tha se gjithçka do të merret parasysh, por që do të ndiqen hapat ligjorë.

Pjesë nga biseda: 

Kreshnik Hajdari është dënuar nga Gjykata në Janinë për hyrje të paligjshme në shtetin grek. Keni vendimin origjinal me përkthim dhe vulë. Funksionari ka shkelur dispozitat me të cilët funksionon ligji i dekriminalizimit. Kështu që duhet të pengohet kandidimi i tij. Ky i fundit është në kushtet për ndalimin në zgjedhje. 

Ilirjan Celibashi: Falemiderit, po zoti Sefa

Lidhur me rastin e Kuçovës, duke qenë se kemi pasur edhe raste të mëparshme dhe kemi qenë të detyruar të bëjmë zgjedhje sërish. Merrni veprime imediate për t'ju kursyer shqiptarëve zgjedhje të tjera.

Ilirjan Celibashi: Për rastin e Hajdarit jemi në kushtet kur KQZ-ja do të duhet të kërkojë dokumentet e nevojshme nga autoritetet. Nuk ka kompetencë KQZ që ta bëjë këtë vlerësim, por organet e prokurorisë. Në një gjuhë më të qartë, është ai institucioni që bën një vlerësim të aktit të ndodhur. Mbi atë vlerësim do të vendosim nëse kandidati në fjalë është në kushtet për të kandiduar apo jo. Ne me njëri-tjetrin e kuptojmë shumë mirë si është situata, por vlerësimin e bën organi i prokurorisë. Ju e morët të mirëqenë që ky kandidat do të fitojë zgjedhjet, por ne nuk e marrim të mirëqenë. Nuk e dimë a do t'i fitojë.

3 VITE ME PARE

Rasti i Qerim Ismailit hap debat në KQZ, juristi: Do merrni vendim apo jo? Është dënuar! Celibashi: E regjistroi KZAZ-ja

KQZ ndan fondet, çon 30 emra kandidatësh në prokurori, debatet
KQZ

TIRANË- Partia Demokratike kërkon që Qerim Ismaili, aktualisht kryetari i Bashkisë Mallakastër të mos lejohet të kandidojë në zgjedhjet lokale të 14 majit. Përfaqësuesit e PD-së kërkuan që kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi të marrë një vendim. Vetë Celibashi tha se Ismaili e ka kryer procedurën e regjistrimit në KZAZ. Ai tha se kanë bërë kërkesë për tërheqjen e dokumentacioneve të nevojshme nga institucionet e tjera dhe presin që t'i shqyrtojnë ato. 

Pjesë nga biseda:

Ilirjan Celibashi: Procesi i regjistrimit të tij si kandidat është bërë nga KZAZ-ja. KQZ shqyrton vetëm regjistrimin e tij, deri më tani nuk ka pasur asnjë mekanizëm për të penguar regjistrimin e tij.

Edhe njëherë, është procedurë ligjore, autoriteti për verifikimin e kushteve ligjore jeni ju

Ilirjan Celibashi: Thashë të njëjtën gjë.

Po, pra nuk merret KZAZ-ja me verifikimin e tij. Mua më intereson që ju si Komisioner të merrni vendim që ky zotëria është në kushtet e ndalimit. Kur thotë dispozita jo më pak se gjashtë muaj, kur je dënuar gjashtë muaj, je i djegur. Këtu duhet zbatuar ligji dhe autoriteti i vetëm për zbatimin e këtij ligji, jeni ju. Ju keni në dispozicion dhe të gjitha dokumentet. Jemi në pritje, do e rishikoni atë vendimmarrje apo mendoni se është në përputhje me ligjin. 

3 VITE ME PARE

KQZ ndan fondet, PS merr pjesën e madhe të ‘tortës’, Alibeaj 1 milion USD, Berisha ngelet 'thatë' (Shuma për secilën parti)

KQZ ndan fondet, çon 30 emra kandidatësh në prokurori, debatet
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë fondet për partitë politikë në vend për vitin 2023. Fondet janë ndarë në bazë të deputetëve që këto parti kanë në Kuvend. Fondi në total për tu shpërndarë është 345 milionë e 600 mijë lekë. Nga këto, rreth 40% i ka marrë Partia Socialiste, ndërsa pjesa tjetër është shpërndarë mes 10 partive të tjera. Partia Demokratike ka marrë 106 milionë lekë, para që depozitohen në llogaritë që tashmë menaxhohen nga deputeti Enkelejd Alibeaj, duke qenë se me vendim gjykate ka marrë vulën dhe selinë e Partisë Demokratike. Partia e Lirisë ka marrë 15 milion lekë, Partia Socialdemokrate ka marrë 12 milion lekë, ndërsa Partia Republikane ka marrë 11 milion lekë. Kryedemokrati Sali Berisha ka mbetur 'thatë'. 

“Si ndihmë financiare vjetore është 345 milionë e 341 lekë i cili i shpërndahet partive politike. Partia Socialiste 151 milionë, Partia Demokratike 106 milionë, Partia për Drejtësi e Unitet 9 milionë, Partia për të Drejtat e Njeriut 8 milion, Partia Republikane 11 milionë, Partia Agrare 8 milionë, Partia për Lëvizje e Zhvillim Kombëtar 8 milionë, Partia e Legaliteti 8 milionë, Partia e Lirisë 15 milionë, Partia Socialdemokrate 12 milionë, Partia Nisma Thirrje 6 milionë”, tha Celibashi.

Ndarja e partive:

– Partia Socialiste e Shqipërisë përfiton 151.494.783 (njëqind e pesëdhjetë e një milion e
katërqind e dyzet e nëntë mijë e shtatëqind e tetëdhjete e tre) lekë.

– Partia Demokratike përfiton 106.661.182 (njëqind e gjashtë milion e gjashtëqind e
gjashtëdhjetë e një mijë e njëqind e tetëdhjetë e dy) lekë.

– Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet përfiton 8.018.647 (tetë milion e tetëmbëdhjetë mijë
e gjashtëqind e dyzet e shtatë) lekë.

– Partia Republikane Shqiptare përfiton 11.488.669 (njëmbëdhjetë milion e katërqind e
tetëdhjetë e tetë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e nëntë) lekë.

– Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë përfiton 8.018.647 (tetë milion e tetëmbëdhjetë mijë
e gjashtëqind e dyzetë e shtatë) lekë.

– Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar përfiton 8.018.647 (tetë milion e tetëmbëdhjetë mijë e
gjashtëqind e dyzetë e shtatë) lekë.

– Partia Lëvizja e Legalitetit përfiton 8.018.647 (tetë milion e tetëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind
e dyzetë e shtatë) lekë.

– Partia e Lirisë përfiton 15.577.215 (pesëmbëdhjetë milion e pesëqind e shtatëdhjetë e shtatë
mijë e dyqind e pesëmbëdhjetë) lekë.

– Partia Social Demokrate përfiton 12.266.268 (dymbëdhjetë milion e dyqind e gjashtëdhjetë e
gjashtë mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e tetë) lekë.

– Partia Nisma Thurje përfiton 6.283.636 (gjashtë milion e dyqind e tetëdhjetë e tre mijë e gjashtëqind e tridhjetë e gjashtë) lekë.

KQZ ndan fondet, çon 30 emra kandidatësh në prokurori, debatet
Shpërndarja

kqz 12 prill 2023

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje