LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kremtimi i Krishtlindjes në vend, mbahen meshat e shenjta në kishat katolike dhe ortodokse, klerikët-besimtarëve: Reflektoni për periudhën që po kalon shoqëria shqiptare

• Mbrëmja e shkuar dhe dita e sotme shënon një nga festat më të rëndësishme fetare në kalendarin e besimtarëve të krishterë. • Që nga data 24 besimtarët katolikë dhe ortodoksë janë përgatitur të festojnë lindjen e Jezu Krishtit, udhëheqësit e tyre shpirtëror teka në mbarë vendin u përcollën mesazhet tradicionale të Krishtlindjes. • Klerikët uruan besimtarët që shpresa të mos mungojë në zemrat e tyre dhe që gjithësecili të bëjë më të mirën, si në jetën kishtare, ashtu dhe atë shoqërore. • Kur mbeten edhe pak orë nga mesha tradicionale e Krishtlindjes, klerikët katolikë dhe ata ortodoksë i’u drejtuan besimtarëve me urimet për lindjen e Jezu Krishtit dhe me mesazhin e përvitshëm me rastin e kësaj feste. • Arqipeshkvi Metropolit i Shkodër-Pultit, imzot Angelo Massafra, u kujtoi besimtarëve se viti 2024 shënoi një nga momentet më të rëndësishme për kishën, atë të lumnimit të dy martirëve të rinj, njëri nga Shqipëria dhe tjetri nga Kosova. • Në mesazhet e tyre për Krishtlindjen, klerikët po u bëjnë thirrje besimtarëve që të reflektojnë për periudhën që po kalon shoqëria shqiptare si dhe për promovim të dashurisë për njëri-tjetrin dhe për mjedisin.

7 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Kremtimi i Krishtlindjes, mesazhe shprese dhe paqeje në meshat e shenjta në Fushë-Arrëz dhe në Vaun e Dejes

Kremtimi i Krishtlindjes në vend, mbahen meshat e shenjta në kishat
Foto nga mesha

FUSHË-ARRËZ- Kisha Shën Jozefi në Fushë Arrëz mbajti meshën e shenjtë në vigjilje të Krishtlindjes. Famullitari Frat Andreas Valterman i ftoi besimtarët që të shikonin Krishtlindjen si dritë shprese dhe jo thjesht si festë e dekoreve dhe dritave në qytete.

Gjithashtu, shumë besimtarë pritën lindjen e Krishtit në dioqezën e Sapës. Në katedralen Nënë Tereza të Vaut të Dejës, Ipeshkvi Monsinjor Simon Kulli, teksa u lut për një botë më të mirë, ftoi besimtarët që të shikonin lindjen si shpresë për botën duke punuar për paqe dhe drejtësi.

1 VITE ME PARE

Krishtlindjet në Korçë, mbahet meshë festive në Katedralen "Ngjallja e Krishtit"

Kremtimi i Krishtlindjes në vend, mbahen meshat e shenjta në kishat
Korce

KORÇË- Korça është përfshirë nga atmosfera magjike e Krishtlindjeve, teksa qindra besimtarë kanë kryer ritualet fetare në Katedralen "Ngjallja e Krishtit". 

Mesha e Shenjtë e Krishtlindjeve u drejtua nga Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani, i cili përcolli mesazhe për harmoni, dashuri dhe tolerancë midis njerëzve. 

Pas meshës, shumë qytetarë janë kthyer në shtëpitë e tyre për të vazhduar festimet familjare.

Mësohet se përveç qytetarëve të Korçës, turistë të shumtë morën pjesë në festimet e organizuara në qytet. Gjatë orëve të fundit u vë re një fluks i lartë turistësh në Korçë. Mbrëmjen e Krishtlindjeve, qyteti ofroi një program artistik të veçantë, ndërsa restorantet dhe hotelet u kujdesën të sjellin një atmosferë të ngrohtë dhe festive përmes muzikës live dhe mikpritjes së tyre.

Ndërkohë, në doganën e Kapshticës është vënë re një rritje e madhe e hyrjeve, me 7,498 persona që kanë kaluar në atdhe për të kaluar Krishtlindjet me familjen.

1 VITE ME PARE

Krishtlindja kremtohet edhe në Durrës, besimtarë të shumtë marrin pjesë në meshë, luten për paqe dhe mirësi

Kremtimi i Krishtlindjes në vend, mbahen meshat e shenjta në kishat
Durres

DURRËS- Besimtarët e krishterë kanë kremtuar Krishtlindjen në Durrës. Ata u janë drejtuar objekteve të kultit për të marrë pjesë në shërbesat fetare të organizuara për Krishtlindje.

Besimtarë të shumtë janë mbledhur mbrëmjen e djeshme në meshën e shenjtë të vigjiljes. Besimtarët bënë lujtjet për të qenë sa më pranë Zotit të tyre në këtë datë të shënuar në kalendarin e besimit katolik. 

Ndërkohë, besimtarët ortodoksë morën pjesë sot në meshën e shenjtë të kremtimit të Krishtlindjes në Kishën Ortodokse “Apostull Pavli dhe Shën Asti”. Besimtarët e pranishëm u lutën për më shumë paqe dhe mirësi, teksa kanë uruar edhe njëri-tjetrin

 

1 VITE ME PARE

Kremtimi i Krishtlindjes në Lushnje, mbahet mesha e shenjtë në kishën ortodokse të Shën Gjergjit

Kremtimi i Krishtlindjes në vend, mbahen meshat e shenjta në kishat

LUSHNJE- Krishtlindjet janë kremtuar edhe në Lushnje, ku besimtarët ortodoksë morën pjesë në meshën e shenjtë të krishtlindjeve në kishën ortodokse të Shën Gjergjit në Lushnje.

Mesha e Shenjtë është mbatjur mëngjesin e sotëm nga at Josifi. Ati i shenjtë ka përshëndetur besimtarët dhe mbarë shqiptarët për festën e Krishtindjeve, duke thirrje për paqe.

Besimtarët e shumtë të pranishëm në meshë, janë lutur dhe kanë uruar njeri tjetrin për paqe e begati.

1 VITE ME PARE

Krishtlindja kremtohet edhe në Shkodër, qindra besimtarë morën pjesë në meshën e vigjiljes

Kremtimi i Krishtlindjes në vend, mbahen meshat e shenjta në kishat
Shkoder

SHKODËR- Katedralja e Shkodrës mbajti mbrëmjen e djeshme meshën e vigjiljes së Krishtlindjes ku morën pjesë qindra besimtarë. Mesha e Shenjtë u udhëhoq nga Arqipeshkvi Angelo Massafra, i cili këtë vit celebron Krishtlindjen e fundit në detyrën e tij si udhëheqës i komunitetit katolik në kete dioqezë. 

Në fjalën e Arqipeshkvi Masafra përcolli mesazhin e paqes në vend dhe në botë. Në mesazhin e tij para besimtarëve, ai i ftoi të ndjekin shembullin e dashurisë dhe solidaritetit të Krishtit.

Më tej imzot Massafra u ndal te sfidat dhe problemet sociale që përballon vendi ynë, duke u bërë thirrje besimtarëve për më shumë angazhim në ndihmë të atyre që janë në nevojë.

1 VITE ME PARE

Mbrëmja e Vigjiljes së Krishtlindjes, besimtarët në Katedralen e Shën Nikollës në Lezhë, marrin pjesë për meshë

Kremtimi i Krishtlindjes në vend, mbahen meshat e shenjta në kishat
Foto nga mesha

LEZHA- Mbrëmjen e Vigjiljes së Krishtlindjes, besimtarë të shumtë u drejtuan drejt Katedrales së Shën Nikollës në Lezhë për të marrë pjesë në Meshën e Shenjtë. Ipeshkvi i Lezhës përcolli një mesazh të fuqishëm për solidaritet dhe humanizëm. Ai bëri thirrje për t’u qëndruar pranë të varfërve, për t’i ndihmuar ata dhe për t’u dhënë shpresë në momentet më të vështira.

Në mesazhin e tij, Ipeshkvi u ndal edhe te roli i politikanëve shqiptarë, duke i ftuar ata të jenë më pranë qytetarëve dhe të angazhohen në përmirësimin e jetës së të varfërve.

“Krishtlindja është një thirrje për reflektim dhe veprim, për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe më humane,” u shpreh ai.

1 VITE ME PARE

Festa e Krishtlindjes, kleri katolik dhe ortodoks, mesazhe për besimtarët: Është i nevojshëm rigjallërimi i një jete shpirtërore

Kremtimi i Krishtlindjes në vend, mbahen meshat e shenjta në kishat
Foto nga mesha

TIRANA- Në Shqipëri, ndërsa besimtarët katolikë dhe ortodoksë janë përgatitur të festojnë lindjen e Jezu Krishtit, udhëheqësit e tyre shpirtëror u përcollën sot mesazhin tradicional të Krishtlindjes. Klerikët uruan besimtarët që shpresa të mos mungojë në zemrat e tyre dhe që gjithësecili të bëjë më të mirën, si në jetën kishtare, ashtu dhe atë shoqërore.

Kur mbeten edhe pak orë nga mesha tradicionale e Krishtlindjes, klerikët katolikë dhe ata ortodoksë i’u drejtuan besimtarëve me urimet për lindjen e Jezu Krishtit dhe me mesazhin e përvitshëm me rastin e kësaj feste. Arqipeshkvi Metropolit i Shkodër-Pultit, imzot Angelo Massafra, u kujtoi besimtarëve se viti 2024 shënoi një nga momentet më të rëndësishme për kishën, atë të lumnimit të dy martirëve të rinj, njëri nga Shqipëria dhe tjetri nga Kosova.

“Si Kishë në Shqipëri, më 16 nëntor të këtij viti, morëm një hir të madh me Lumnimin e Martirëve tanë Luigj Paliqi dhe Gjon Gazulli: dy shembuj të mrekullueshëm të bashkëpunimit aktiv me Hyjin për shpëtimin e botës. Sakrifica e jetës së tyre, në fakt, nuk ishte qëllim në vetvete, por kontribuoi në rivendosjen e drejtësisë dhe të paqes në popullin e tyre: në këtë mënyrë ata u bënë instrumente në duart e Hyjit për shpëtimin e vëllezërve dhe të motrave të tyre që ndodheshin në vështirësi të mëdha”, deklaroi ai.

Përmes mesazhit të tij, imzot Massafra, uroi besimtarët që shpresa të mos mungojë kurrë në zemrat e tyre dhe që secili të bëjë më të mirën dhe të angazhohet në jetën kishtare dhe shoqërore.

“Të gjitha familjeve të kësaj toke të dashur shqiptarë dhe në veçanti atyre të kësaj Arqipeshkvie, ju uroj që të kenë marrëdhënie të shëndosha sipas modelit të Familjes së Shenjtë. Të rinjve ju uroj që t’i hapen jetës, që të mos shkurajohen në ndërtimin e të ardhmes së tyre duke ndjekur rrugën e të mirës. Atyre që ende jetojnë në vështirësi sociale dhe ekonomike, ju uroj që të gjejnë mbështetjen e institucioneve përkatëse”, tha imzot Massafra.

Ndërsa Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij Joani, thotë në mesazhin e tij se kremtimi i vërtetë i Krishtlindjeve duhet të jetë aktualizimi dhe përjetimi i kësaj ngjarje në vetë qënien e besimtarëve, sepse vetëm kështu krishti do të jetë i gjallë dhe i pranishëm në jetën e tyre.

“Bota po përballet me kriza të shumta ekonomike, luftëra dhe varfëri. Sot, më shumë se kurrë, është i nevojshëm rigjallërimi i një jete shpirtërore, sepse krizat ekonomike, luftërat dhe varfëria burojnë nga një krizë shpirtërore. Pa e shëruar krizën shpirtërore, nuk mund ta shërojmë atë ekonomike dhe nuk mund të kemi paqe dhe pa paqe do të kemi vazhdimisht luftëra, konflikte dhe varfëri”, deklaroi ai.

“Të mos mendojmë vetëm për veten tonë, por edhe për të gjithë të tjerët, sidomos për të varfërit dhe për njerëzit në nevojë”, u shpreh në mesazhin e tij Mitropoliti Joan.

“Duhet të jemi të pranishëm në jetën e përditshme të shoqërisë, për të përhapur, jo vetëm me fjalë, po me vepra dhe me shembull personal, frymën e ngrohtë të dashurisë dhe dhembshurisë ndërmjet njerëzve, për të mos lënë shoqërinë njerëzore të ngrijë nga era e akullt e egoizmit dhe arrogancës dhe të fragmentohet nga indiferenca dhe apatia”.

Në mesazhet e tyre për Krishtlindjen, klerikët po u bëjnë thirrje besimtarëve që të reflektojnë për periudhën që po kalon shoqëria shqiptare si dhe për promovim të dashurisë për njëri-tjetrin dhe për mjedisin./ VOA

krishtlindjet ne shqiperi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet