LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kreu i SPAK: Grupet shqiptare janë egërsuar, shtrihen deri në Dubai. Prokurorët italianë: T’i godasim që të futeni në BE

• Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Arben Kraja tha se aktiviteti i grupeve kriminale është zgjeruar dhe është shtrirë nga Amerika Latine në Dubai. I pranishëm në një konferencë me prokurorët italianë në kuadër të 30 vjetorit të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, Kraja u shpreh se shqiptarët kanë shkuar edhe në vendin ku prodhohet droga, në Amerikën Latine. Egërsia e grupeve kriminale shqiptare, sipas Krajës është treguar edhe nga vrasjet e ndodhura së fundmi në vned. • Drejtuesi i Prokurorisë së Romës, Francesco Lo Voi tha se do të vijojë bashkëpunimi me autoritetet shqiptare, për të çuar para drejtësisë eksponentët e krimit të organizuar. Ai u shpreh se paraja e pistë që uftet në treg shkakton edhe dëme ekonomike. Duke e ilustruar me blerjen e një hoteli, Lo Voi tha se pastrimi i parave të krimit dëmton konkurrencën. • Ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Buçi tha se mes Shqipërisë dhe Italisë ka një bashkëpunim të frytshëm kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Prokurori i Barit Roberto Rossi tha se duhet të kemi vetëdije, edhe në Itali kemi ndonjëherë idenë se kriminaliteti i organizuar shkakton rrezik, dhe sot ai nuk shkakton vetëm të vdekur. Simpozium tha se integrimi i Shqipërisë në BE mund ta stoponte krimin e organizuar.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Prokurori i Barit: Krimi i organizuar shkakton rrezik e dëm të jashtëzakonshëm në ekonomi

Kreu i SPAK: Grupet shqiptare janë egërsuar, shtrihen deri në
Roberto Rossi

TIRANË- Prokurori i Barit, Roberto Rossi tha se pika e parë që duhet bërë është vetëdija për dëmin e jashtëzakonshëm që i është shkaktuar ekonomisë në vend për shkak të kriminalitetit. Në një konferencë me kreun e SPAK, Arben Kraja, Rossi tha se kjo gjë duhet të ndodhë me Italinë e Shqipërinë. 

"Hapi i parë është ai i vetëdijës, është thënë dëmi i jashtëzakonshëm që i bën kriminaliteti ekonomisë. Duhet të kemi vetëdije, edhe në Itali kemi ndonjëherë idenë se kriminaliteti i organizuar shkakton rrezik, dhe sot ai nuk shkakton vetëm të vdekur. Edhe në Shqipëri kjo vetëdije duhet të ekzistojë edhe më shumë,"- tha Rossi. 

3 VITE ME PARE

Kryeprokurori i Romës: Krimi i organizuar shkakton dëme ekonomike, sjell vrasje, paraja e pistë dëmton konkurrencën

Kreu i SPAK: Grupet shqiptare janë egërsuar, shtrihen deri në
Francesco Lo Voi, drejtues i Prokurorisë së Romës

TIRANË- Drejtuesi i Prokurorisë së Romës, Francesco Lo Voi tha se krimi i organizuar ka shkaktuar mjaft dëme ekonomike në Shqipëri dhe jo vetëm. I pranishëm në konferencën e përbashkët me kreun e SPAK, Arben Kraja, Lo Voi tha se grupet kriminale sjellin vrasje, por gjithashtu edhe paranë e pistë. 

"Të dhënat që u publikuan mbi numrin e skuadrave hetimore të përbashkëta që po veprojnë e vëerteton këtë fakt të bashkëpunimit të kriminelëve dhe eksponentëve. Është e dukshme prania e ndërsjelltë e kriminalitetit në të dyja vendet, që veprojnë me eksponent të krimit të organizuar italian dhe vendeve të tjera që veprojnë në Itali. Ne duhet të vazhdojmë të ndjekim bashkëpunimin, sigurimin e provave, të dërgojmë në proces kriminelët, italian apo të huaj qofshin. Kam realizuar disa forma bashkëpunimi me kolegët shqiptar, shumë më efikase se sa me kolegë të vendeve të tjera të BE. Mafiat e ndryshme dhe kriminaliteti i organizuar provokojnë dëme, që nuk janë vetëm ato të dukshme, vrasje, trafik droge eth, por shkaktojnë dëme edhe shoqërive, provokojnë dëme ekonomike, tregut, konkurrencës së lirë, konkurencës mes biznesmenëve të ndershëm. Nëse pronari i një hoteli vendos ta shes, vlen 100 paraqiten blerës të mundshëm, dhe arrin dikush që ka para të pisët dhe ofron 200. Është e qartë se pronari do ia shesi atij që ofron 200. Kjo prish konkurencën e ndershme, sepse nuk i bën dot konkurencë kësaj mase të madhe parash. Jo vetëm investon para, por investon formë të re gjetjesh parash në formë ligjore. Aktiviteti në dukjë është i ligjshëm. Ai do ta shtojë hotelin, i duhen 20 dhoma të reja. I drejtohet strukturave përkatëse të shtetit, për leje ndërtimi, me shuma parash në dispozicion, mund të bëjë edhe korrupsion, dhe çon në dëme të mëdha të ekonomisë së një vendi. Ky është një aksion që ka nevojë të përfshirjes edhe të qytetarëve përveç organeve të ligjit. Nuk arrihet nëse nuk ka pjesmarrje edhe të qytetarëve, edhe ata që janë të jashtëm nga aktivitetet tona hetimore e gjyqësore,"- tha Lo Voi. 

3 VITE ME PARE

Ambasadori italian në Shqipëri: Lufta kundër korruposionit dhe krimit të organizuar është prioritet

Kreu i SPAK: Grupet shqiptare janë egërsuar, shtrihen deri në
Fabbrizzio Buçi

TIRANË- Ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci u shpreh se ndihma e Italisë për të luftuar krimin në Shqipëri nuk do të mungojë asnjëherë. I pranishëm në konferencën e përbashkët me Kreun e SPAK, Arben Kraja, Bucci tha se lufta kundër korrupsionit në Shqipëri është prioirtet për ta. 

"Bashkëpunimet mes Shqipërisë dhe Italisë janë frytdhënëse. Prokuroria dhe drejtoria kanë 30 vite që punojnë. Shpresoj që ky bashkëpunim të jetë celësi për të luftuar në mënyrë të përbashkët kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Fakti që ne jemi sot këtu me prokurorin antimafia dhe prokurorin e Barit, është tregues sesa të  thella janë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë. Roli i organizmave ka qenë gjithnjë themelor. Prioritet ka qenë krimi i organizuar. SPAK-u lindi tre vite më parë dhe marrëveshja e parë u bë me drejtorinë tonë anti-mafia. Italia është e pranishme në këtë vend në sektorë të ndryshëm. Kemi marrëdhënie kaq të thella edhe në fusha të biznesit dhe në sektorë të tjerë por që fatkeqësisht karakterizojnë edhe organizata kriminale. Mesazhi që dua të jap është se Italia në Shqipëri ekziston, jemi sot dhe do të jemi edhe në të ardhmen. Në korrik të këtij viti filluan negociatat e Shqipërisë në BE. Mbështetja jonë nuk do të mungojë. Ne kemi dhjetëra skuadra të përbashkëta, kemi Guardia Di Finanza që punojnë këtu në mënyrë permanente. Këtu do vijë nesër edhe komandati i përgjithshëm i forcave të Guardia Di Finanza. Ne kemi pasur edhe tavolina të përbashkëta që po prodhojnë rezultate të rëndësishme. Parashikohet që kjo tavolinë të mblidhet dy herë në vit, njëherë në Tiranë dhe njëherë në Romë,"_ tha Buçi. 

3 VITE ME PARE

Prokurori italian: Integrimi i Shqipërisë në BE do ndryshonte situata. Krimi nuk stopohet ndryshe

Kreu i SPAK: Grupet shqiptare janë egërsuar, shtrihen deri në
Foto Ilustruese

TIRANË- Prokurori italian tha se bashkëpunimi me Shqipërinë duhet vijuar. Në konferencën e përbashkët me Arben Krajën, prokurori u shpreh se zonat kufitare duhen ruajtur me më shumë vmëendje e se duhet shtuar siguria. 

"Duhet një kërkim i përbashkët i provave, në mënyrë që të dërgojmë kriminelët pas hekurave. Gjyqtarët e hetuesit kanë arritur të hetojnë krimin e organizuar ndërkombëtar. Ne na duhet kryesisht siguria në zonat kufitare. Natyrisht e tha dhe ambasadori ynë që e ardhmja është në BE, dhe unë e uroj shumë integrimin e Shqipërisë. Kështu do të kemi një ulje të bilancit të trafikut të drogës të vrasjeve, e të shumë ngjarjeve të tjera kriminale,"- tha ai.

3 VITE ME PARE

Kraja: Grupet kriminale janë bërë shumë të egra, kanë ndryshuar aktivitet, janë shtrirë deri në Dubai

Kreu i SPAK: Grupet shqiptare janë egërsuar, shtrihen deri në
Arben Kraja

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) Arben Kraja është shprehur se grupet kriminale shqiptare kanë shtrirë aktivitetin e tij kohët e fundit. I pranishëm në konferencën me prokurorët italianë, Hoxha tha se droga e klaneve shqiptare tregtohet edhe në Dubai. 

Kraja tha se vrasjet e ndodhura së fundmi tregonin sesa të egra ishin bërë grupet kriminale në vend ndërsa tha se falë bashkëpunimit me policinë italiane, ishin arrestuar në total 120 persona dhe ishin sekuestruar rreth 7 ton drogë.

"Grupet kriminale kanë ndryshuar aktivitetin kohët e fundit. Kanë shtrire aktivitetin në vendet ku prodhohet droga, ku tregtohet madje edhe në Dubai. Gjithashtu grupet kriminale janë bërë shumë të egër, këtë gjë e ka vërtetuar dhe vijueshmëria e ngjarjeve kriminale, ngjarje e ndodhura së fundmi,"- tha Kraja. 

arben kraja

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë