LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Kryebashkiakët të mos ndërhynë në garën e kandidatëve", Rama nga Berati ironizon opozitën: Po përgatiten të thonë na i vodhën zgjedhjet!

• Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme ka zhvilluar një takim me kandidatët për deputet në Berat. • Gjatë fjalës së tij, Rama iu drejtua kryebashkiakëve duke iu thënë se duhet të jenë në dipozicion të Partisë Socialiste, por kjo duhet bërë pa ndërhyrë në garën e kandidatëve. • Gara sipas tij duhet të jetë pa interferenca, ndërsa shtoi se këto kandidatë janë zgjedhur sipas zonave për të pasur përfaqësim më të gjerë. • Sipas tij vota e dhënë për opozitën është votë e çuar dëm. • Rama u shpreh se negociatat për anëtarësim në BE duhet të vazhdojnë dhe nuk duhet humbur kohë në finalizimin e tyre. • Sipas tij çdo demokrat apo socialist duhet të jetë i interesuar vetëm për hyrjen në Bashkimin Europian, ndërsa shtoi se këtë mund ta arrijë vetëm PS. • Më tej gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se Partia Socialiste mundësoi barazinë para ligjit që sipas tij kemi aktualisht. • Ai tha se në Shqipëri nuk ka pasur asnjëherë vullnet për të bërë shtet demokratik dhe barazi para ligjit. • Më tej shtoi se kjo garantohet vetëm me Partinë Socialiste, pasi sipas tij lideri i opozitës ka premtuar se pas 11 majit do të çlirojë Tik Tok dhe do të shkrijë SPAK. • Rama u shpreh se pas 11 majit, opozita do të përballet vetëm me Noc Rrokun. • Ai ka folur edhe në lidhje me reformën në drejtësi. Rama theksoi se drejtësinë e çliroi nga pushteti Partia socialiste me të gjitha proceset qe ndërmori gjatë qeverisjes. • Ai gjithashtu mori shembull kreun e SPAK duke theksuar se ka respekt për Altin Dumani.• Sipas Ramës Dumani edhe përpara reformës në drejtësi ka qenë prokuror, por nuk e ka patur këtë pavarësi për të arrestuar një ministër. • Rama nuk kurseu ironitë për listat e opozitës duke u shprehur se u zhgënjyer kur mori lajmin se Kujtim Gjuzi se është lënë në listat e hapura. • Sipas tij lista e mbyllur e opozitës në Tiranë është bunker. • Rama më tej ironizoi kreun e PD-së, Sali Berisha të cilin e cilësoi si buf i cili është i humbur dhe i pakallur politikisht. • Sipas tij opozita është përgatitur që pas zgjedhjeve të dalin me akuza se u kanë vjedhur votat. 

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Që kur lanë Gjuzin në listë të hapur u zhgënjeva", Rama ironizon opozitën: Lista e mbyllur në Tiranë, një bunker! Po përgatiten të thonë na i vodhën zgjedhjet

"Kryebashkiakët të mos ndërhynë në garën e
Rama

BERAT- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Qarkut të Beratit ka komentuar listën e mbyllur të opozitës për Qarkun e Tiranës. Rama nuk kurseu ironitë duke u shprehur se u zhgënjyer kur mori lajmin se Kujtim Gjuzi se është lënë në listat e hapura. Sipas tij lista e mbyllur e opozitës në Tiranë është bunker.

Rama më tej ironizoi kreun e PD-së, Sali Berisha të cilin e cilësoi si buf i cili është i humbur dhe i pakallur politikisht. Sipas tij opozita është përgatitur që pas zgjedhjeve të dalin me akuza se u kanë vjedhur votat. 

“Që kur lanë Gjuzin në listë të hapur u zhgënjeva, në listën e mbyllur të Tiranës bën bunker. Është bunker për opozitë. Nëse hynë në mendjen e njerëzve në territorin e Republikës së Shqipërisë, ka një mendje se e di më mirë se të gjitha mendjet që do humbë, është mendja e bufit, është i humbur, i vdekur, i pakallur politikisht.

Nëse hy mendja te e Lulit, Luli e di që do fitojë, por është temë tjetër. Ata janë vendosur aty që të gjithë bashkë të fillojnë, na i vodhën, na i morën dhe mos të kontestojnë fare situatën e kënetës. Ajo është një aleancë në funksion të një individi privat për problemet e tij private”, tha Rama.

1 VITE ME PARE

Rama: Altin Dumani ishte prokuror edhe përpara reformës në drejtësi! Më parë nuk arrestonte dot një ministër

"Kryebashkiakët të mos ndërhynë në garën e
Rama

BERAT- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Qarkut të Beratit ka folur në lidhej me reformën në drejtësinë. Rama theksoi se drejtësinë e çliroi nga pushteti Partia socialiste me të gjitha proceset qe ndërmori gjatë qeverisjes.

Ai gjithashtu mori shembull kreun e SPAK duke theksuar se ka respekt për Altin Dumani. Sipas Ramës Dumani edhe përpara reformës në drejtësi ka qenë prokuror, por nuk e ka patur këtë pavarësi për të arrestuar një ministër.

"Altin Dumani meriton shumë respekt, ishte aty dhe më parë pse nuk e bënte këtë detyrë në këtë formë. Përse nuk arrestonte dot më parë një ministër? Si ka mundësi që një ministër që nga 1912 nuk është thirrur nga pavarësia e gjyqësorit. Të gjithë ata që janë vrarë dhe janë burgosur janë nga udhëheqja nga Zogu, nga Enveri dhe nga Bufi Kënetës. I burgosuri i fundit politik është Fatos Nano. Shpatën e drejtësisë e ka mbajtur i pari dhe ne e dorëzuam shpatën. Ne dhe ju dorëzuam shpatën, nga pushteti politik ja dhamë një trupe të pavarur," tha Rama. 

1 VITE ME PARE

"Dorëzuam shpatën te drejtësia me vullnet të plotë", Rama: Pas 11 majit koalicioni madhështor nuk do të guxojë as ta përmendë Noc Rrokun

"Kryebashkiakët të mos ndërhynë në garën e
edi rama

BERAT- Kryeministri Edi Rama tha sot se Partia Socialiste mundësoi barazinë para ligjit që sipas tij kemi aktualisht. Rama tha snë Shqipëri nuk ka pasur asnjëherë vullnet për të bërë shtet demokratik dhe barazi para ligjit.

Më tej shtoi se kjo garantohet vetëm me Partinë Socialiste, pasi sipas tij lideri i opozitës ka premtuar se pas 11 majit do të çlirojë Tik Tok dhe do të shkrijë SPAK. Rama u shpreh se pas 11 majit, opozita do të përballet vetëm me Noc Rrokun.

Rama: Që nga 1912 shpatën te drejtësia e dorëzuam ne me vullnet të plotë. E kaluam nga pushteti politik tre drejtësia. Më atë godet SPAK para dhe mbrapa. Sot ka filluar drejtësia ta ketë me të gjitha problemet që e shoqërojnë. I keni parë baluket e Selamiut ca kryevepre. Ishte tërhequr nga koalicioni madhështore. 

Në Shqipëri asnjëherë nuk ka pasur vullnet për të bërë shtet demokratik dhe barazi para ligjit. Barazinë para ligjit, si mendoni ju e keni të sigurt nëse ne s’jemi garantët. Vjen këneta dhe e forcon bufi e thotë do i kullufis më 12 maj. Do çliroj TikTok dhe do shkrij SPAK. Pavarësisht se ca do marrë ai me 11. Ne duhet t'u prezantojmë Noc Rrokun më 11 maj, duhet tua prezantojmë se nuk e njohin. Noci është diçka shumë e madhe që do marrësh. Kur t’u kujtohet jo ta përmendin më, po t’u rrinë shumë larg. Këtu në Berat, nocin do ua prezantojmë kuti për kuti. Hap kuti e dil noci, hap kuti e dil Noci.

1 VITE ME PARE

"Nuk duhet të dalë bufi nga këneta", Rama: Çdo socialist dhe demokrat duhet të jetë i interesuar që të hyjmë në BE, këtë e bën vetëm PS

"Kryebashkiakët të mos ndërhynë në garën e
rama

BERAT- Kryeministri Edi Rama tha sot në takimin me kandidatët për deputet në Berat, se vota e dhënë për opozitën është votë e çuar dëm. Rama u shpreh se negociatat për anëtarësim në BE duhet të vazhdojnë dhe nuk duhet humbur kohë në finalizimin e tyre.

Sipas tij çdo demokrat apo socialist duhet të jetë i interesuar vetëm për hyrjen në Bashkimin Europian, ndërsa shtoi se këtë mund ta arrijë vetëm PS.

Rama: Do hedhë kot një votë që duhet ta përdorë për të futur Shqipërinë në BE. Punët për negociatat duhet të vazhdojnë. Jo po doli bufi nga këneta, nuk duhet të ketë fare nga këto. Nëse humbasim kohë, luajmë me fatin tonë. Ne nuk e dimë se mund të zhvillohen ngjarjet që do vijnë. Gjërat mund të kthehen siç ishin më përpara. Ky është momenti, tani duhet ta kapim dhe duhet të hyjmë brenda. Çdo socialist, demokrat, i majtë, i djathtë, duhet të jetë i interesuar, në radhë të parë që ne të hyjmë brenda. Unë iu çoj në Bashkimin Evropian. Për këtë kemi bërë punë të madhe, diplomaci të madhe. Është histori për libra, nuk është histori për ta treguar sot. Trenin e historisë që kalon më 11 maj, shqiptarët ta marrin dhe të shkojnë përpara.

1 VITE ME PARE

Rama takim në Berat: Kryebashkiakët të jenë në dispozicion të PS, por nuk duhet të ndërhyni në garën e kandidatëve

"Kryebashkiakët të mos ndërhynë në garën e
edi rama

BERAT- Kryeministri Edi Rama ndodhet pasditen e sotme në Berat ku ka zhvilluar një takim me kandidatët për deputet në këtë qark. Gjatë fjalës së tij, Rama iu drejtua kryebashkiakëve duke iu thënë se duhet të jenë në dipozicion të Partisë Socialiste, por kjo duhet bërë pa ndërhyrë në garën e kandidatëve.  Gara sipas tij duhet të jetë pa interferenca, ndërsa shtoi se këto kandidatë janë zgjedhur sipas zonave për të pasur përfaqësim më të gjerë. 

Rama: Dëshiroj t’iu them kryetarëve të bashkive, që duhet të jenë në dispozicion të PS, të numrit 5, ajo 5 më pëlqeu shumë, se është 5 me 1. Detyra juaj është të bëni këtë, por nuk duhet të ndërhyni në garë. Kandidatët në listë duhet të ketë garë pa inteferenca. Janë zgjedhur sipas zonave për të pasur përfaqësim më të gjerë. Kemi respektuar të gjitha komunitetet, bashkitë, moshat, gjinitë. Zgjedhja është PS dhe Edi Rama, pastaj një preferencë.

edi rama ne berat

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet