LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Bettel: Shqipëria në BE, shmangni konfliktet në Ballkan. Rama: Proçedurat s'i përshpejton lufta

• Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel ka zhvilluar një vizitë në Tiranë. Ai u prit me ceremony nga kryeministri Edi Rama. Bettel u shpreh se do të jetë krah Shqipërisë në rrugën e integrimit në BE, por shtoi se ky udhëtim nuk mund të përshpejtohet për shkak të luftës në Ukrainë. Ai tha se ka kritere që nuk kapërcehen dot. • Përsa i përket dialogut Koosvë- Serbi, Bettel tha se duhet të avancojnë për të shmangur konflikte të reja në Ballkan që e konsideron ‘fuçi baruti’. Ai u pyet për rusët në Gramsh, por nuk preferoi të jepte asnjë komnt, duke shtuar se nuk mund të fliste për persona që janë nën hetim. • Betel ftoi Ramën në Luksemburg dhe i kërkoi që të bindte kompanitë për investime në Shqipëri. • Kryeministri Rama tha se është qesharake të flitet për spiunazh nga persona që kanë hyrë me një makinë sportive në Shqipëri. Ai shtoi se duhet zbuluar qëllimi i vërtetë i rusëve dhe ukrainasit që u kapën në Gramsh. Sipas tij, uzina e Gramshit është një karakatinë që nuk paguan dot as shpenzimet e energjisë elektrike dhe nuk mund të nxirren secrete shtetërore që aty. • Rama u pyet në lidhje me nisjen e hetimeve nga SPAK për Ilir Metën dhe nuk dha asnjë përgjigje. Sipas tij, politika e brendshme nuk komentohet në prani të miqve, referuar Bettel.

10 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

VD-Meta nën hetim, Rama: Nuk flas në prezencë të miqve për politikën e brendshme

Bettel: Shqipëria në BE, shmangni konfliktet në Ballkan. Rama:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar të japë një përgjigje përsa i përket vendosjes nën hetim të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. I pyetur për këtë çështje gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel, Rama tha se nuk dëshiron të përfshijë të huajt në politikën e brendshme. Ai nuk ka asnjë përgjigje kur u pyet mbi aludimet se nisja e hetimeve nga SPAK, është 'gatuar në kuzhinën e kryeministrisë' duke shtuar se nuk mund të flitet në gjuhë të huaj për çështje të brendshme e kundërshtarë politikë. 

Pjesë nga pronconimi: 

Pyetje: Muaj më parë ju jeni shprehur se SPAK ka një vëmendje të shtuar në oborrin e Partisë Socialiste, por tashmë ka vendosur nën hetim Ilir Metën, apo zotin Metaj, a keni një përgjigje për aludimet se kjo është gatuar në kuzhinën e Kryeministrisë

Edi Rama: Nuk flas kurrë për çështje të politikës së brendshmë në prezencë të miqve të huaj që na nderojnë. Asnjëherë, ky është parimi im. Nuk flitet në gjuhë të huaj për probleme të brendshme, për akuza politike, e për kundërshtarë politikë. Nuk flitet në gjuhë të huaj për këto gjër,a më vjen keq por s'do t'ju përgjigem. 

Prokuroria e Posaçme SPAK ka nisur hetimin për ish-presidentin e Republikës, Ilir Meta, sot kryetar i ish-LSI, e ndryshuar në emrin Partia e Lirisë, pas kallëzimit të disa muajve më parë që iu bë nga ish-deputeti Halit Valteri. SPAK kërkon informacion nga disa institucione përfshirë edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të cilit i kërkoi formularin e dekriminalizimit. Disa javë më parë, Meta u akuzua nga Autoriteti i Dosjeve si bashkëpunëtor i Ish-Sigurimit të Shtetit, por hetimi i sotëm lidhet me një tjetër çështje. Kallëzimi i Valterit lidhet me një artikull të gazetës austriake, "Kronen Zeitung", e cila e akuzonte Metën se kishte paguar 700,000 mijë dollarë për lobim në SHBA, përmes një kompanie offshore qipriote. Lobimi lidhej me një foto që Meta bëri në ceremoninë e inagurimit të presidentit Donald Trump. 

3 VITE ME PARE

VD-Rusët në Gramsh/ Rama: Të zbulohet qëllimi i tyre i vërtetë, spiunët nuk vijnë me mjet sportiv

Bettel: Shqipëria në BE, shmangni konfliktet në Ballkan. Rama:
Edi Rama

Edi Rama: Ajo që duhet t’ju shqetësonte ju vërtetë është se çfarë qëllimi kanë pasur në të vërtetë. I takon hetimit të nxjerrë më shumë, shqetësimi ynë është ku ka qenë qëllimi i vërtetë, përveç krijimit të kësaj mjegulle që në fund të ditës i shërbeu një segëlldie. Të shohësh dy siunë që vijnë me makinë sportive…Pashë që njerëzit bënë shumë humorë dhe nuk ka pasur panik. Duhet të shohim nga hetimi dhe nga gjykimi se ku është qëllimi i vërtetë, nuk a lidhje me objekte, kur flitej për predha e raketa supersonike, të flasësh për cënim të sigurisë kombëtare se ushfaqën disa personazhe…të dyshimtë, po. Është e vërtetë. Këta persona që për fat të mirë u ndaluan nga rojet që bënë detyrën e tyre, janë të dyshuar për spiunazh, kjo është e qartë, por çfarë fshihet pas gjithë kësja shfaqjeje që mori mendjen e të gjithë dynjasë. Do dalë.

 

3 VITE ME PARE

VD-Integrimi në BE/ Rama: S'jemi gati! S'përshpejtojmë dot procedurat për shkak të luftës në Ukrainë

Bettel: Shqipëria në BE, shmangni konfliktet në Ballkan. Rama:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se integrimi i Shqipërisë në BE është një procedurë që zgjat. Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Luksemburgut, Rama tha se vendi ynë nuk është gati për të qenë pjesë e BE-së dhe se do të vijojë të punojë që të plotësojë çdo kriter. Ai tha se lufta në Ukrainë nuk mund të përshpejtojë futjen e Shqipërisë në BE.

Pjesë nga konferenca: 

Pyetje: Keni shpresa që ky udhëtim i Ballkanit Perëndimor, do të ndodhë së afërmi?

Edi Rama: Ne nuk kemi pse të kërkojmë përshpejtim të procedurave për shkak të luftës në Ukrainë, unë e thashë edhe në Kiev, uroj që të mos e marrin si futje në BE, statusin e vendit kandidat. Pavarësisht se atje po zhvillohet lufta, ka procedura që duhen ndjekur. U thashë, uroj të mos zhgënjehen sepse kjo procedurë zgjat. Po punojmë me qeverinë holandeze për të nxjerrë një bashkëpunim, nuk kemi çfarë kërkojmë nga askush, ne do të bëjmë detyrat tona. E më pas do themi jemi gati, tani nuk jemi gati.  

3 VITE ME PARE

VD-Integrimi i Shqipërisë në BE, Bettel: Ka kritere, nuk mund t’i kapërcejmë për shkak të luftës në Ukrainë

Bettel: Shqipëria në BE, shmangni konfliktet në Ballkan. Rama:
Xavier Bettel

TIRANË- Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel u shpreh se integrimi i një vendi në Bashkimin Evropian ka kritere dhe nuk mund të kapërcehen për shkak të luftës që po zhvillohet në Ukrainë. Ai tha se çeljen e negociatave Shqipëria e ka marrë falë punës që ka bërë dhe jo si lehtësim për shkak të luftës së nisur në Ukrainë. 

Pjesë na konferenca: 

Pyetje: Për ju zoti kryeministër Bettel, ju keni qenë aktiv gjatë konfliktit në Ukrainë, kjo luftë që ka mbërritur në kufijtë e BE, mendoni se duhet të përshpejtojë integrimin e vendeve të tjera në BE, jo për politikë, por për strategji, çfarë mendoni ju?

Xavier Bettel: Unë do t’ju zhgënjej sepse nuk është përgjigjia që prisni, ka kritere të Kopenhagenit, nuk mund të themi që për shkak të një konflikti t’i kapërcejmë këto. Nuk mund të themi që Shqipëria e ka marrë këtë status për shkak të luftës në Ukrainë, jo, kjo do të thotë të hedhësh poishtë punën e bërë nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut. U pranua se bënë atë që duhej bërë.

3 VITE ME PARE

VD-Xavier Bettel: Ballkani ka qenë gjithmonë një fuçi baruti, të shmangim konflikte të reja!

Bettel: Shqipëria në BE, shmangni konfliktet në Ballkan. Rama:
Xavier Bettel

TIRANË- Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, ka bërë thirrje për avancimin e dialogut mes Kosovës e Serbisë. Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Bettel thotë se Ballkani është konsideruar një 'fuçi baruti' për Evropën dhe se duhen shmangur konflikte të reja. Bettel kërkoi gjithashtu reagime për Ukrainën, duke shtuar se nuk mund të lejohet cënimi i sovranitetit apo territorit të një vendi. 

"BE është një bashkim që ka priritete. Në ’57 u bë traktati i Romës, pas kohës kur Franca e Gjermania ishin armiq. Që nga ajo kemi paqe në union. Ky është BE. Në atë kohë përgjigjia ishte arma, ndërsa me BE janë takimet. Edi është dikush që i thotë gjërat dhe nuk mund thjesht të themi ‘do ta shohim;’. Është sit ë shtysh finishin në pistën e vrapitit, e të thuash është edhe 100 metra, ja edhe 100 metra. Disa vende ishin më të të ngadalta, por për mua është e rëndëisshme të arrijmë marrëveshje e të bëjmë përpara. Kjo është një rrugë që duhet çuar deri në fund. Me Ramën folëm se si do tabashkëpunojmë me çdo gjë. Në këtë para-familje, idetë e Macron janë me mjaft rëndësi se si mund të kemi një BE ku shumë vend bëjnë përpara. Përsa i përket pandemisë, është e rëndësishme që vendet fqinje të gjejnë zgjidhje të përbashkëta, për naftën e krizën gjithashtu. Është e rëndësishmë. Më bëhet qejfi që kemi gjetur dhe gjuhën e përbashkët për sanskionet ndaj Rusisë. Ballkani ka qenë një fuçi baruti, duhet të shmangim konflikte të reja. E di që Kosova dhe Serbia po diskutojnë sot, por duhet të bëjnë përpara nuk duhet t’i lejojmë vetes tensione shtesë. Sovraniteti nuk duhet të vihet në pikëpyetje. Duhet të gjejmë zgjidhje, duhet të them që dhunimi i territorit nuk mund të diskutohet. Nuk mund të themi punë e madhe, Ukraina nuk jemi ne,"- tha Bettel ndër të tjera. 

3 VITE ME PARE

VD-Integrimi në BE/ Bettel: Askush s’e merr dot peng një vend për interesat kombëtare

Bettel: Shqipëria në BE, shmangni konfliktet në Ballkan. Rama:
Xavier Bettel

TIRANË- Kryemministri i Luksemburgut, Xavier Bettel ka komentuar bllokimin e integrimit të Shqipërisë. Në një konferencë për mediat me kryeministrin Edi Rama, Bettel, referuar Bullgarisë, tha se akush nuk mund ta marrë peng një vend për interesat e tij kombëtare. Bettel i kërkoi Ramës të shkonte në Luksemburg për të bindur komonaitë për të ardhur e për të investuar në Shqipëri. 

"I dashur kryeministër, Edi, së pari shumë falemnderit për pritjen në udhëtimin tim të parë në Shqipëri. Më kujtohet që kur isha student në universitetin dhe shëtisja në vitin ’97-’98, ishte një situatë e paqëndrueshme në atë kohë. Atëherë i mësonim gjërat nga librat, por t’i jetosh është diçka tjetër, në atë kohë ishin të mbyllura kufijtë dhe për të kaluar nga një vend në tjetrin duhet të dezinfektoja mjetin, por tashmë e shoh që lëvizim lirshëm. Ne kemi ndërmarrje e firma që kanë ardhur nga Luksemburgu në rajon, e duam që Shqipëria të jetë zgjedhja e tyre. Dua të vish në Luksemburg që t’i bindësh. Sot Luksemburgu merr pjesë në festivalin e filmit frankofon, është e rëndësishme të shohim se çfarë mund të bëjmë me të rinjë që janë e ardhmja. Turizmi është me rëndësi gjithashtu. Kemi hapur negociatat. Dua t’ju them që, për të mos thënë që jam avokati i Shqipërisë e RMV, dua të shtoj që askush nuk mund të mbajë peng një vend tjetër për shkak të konflikteve kombëtare,"- tha Bettel. 

3 VITE ME PARE

VD-Rama pret Bettel: Kompanitë luksemburgeze do vijnë të investojnë në Shqipëri

Bettel: Shqipëria në BE, shmangni konfliktet në Ballkan. Rama:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mirëpritur homologun e tij nga Luksemburgu, Xavier Bettel. Në fjalën e tij para gazetarëve, Rama thotë se Bettel ka qenë një nga mbështetësit kryesorë për integrimin e Shqipërisë në BE. Ai u shpreh se kjo vizitë përkon në 100-vjetorin e njohjes së shtetit shqiptar nga Luksemburgu. Rama tha se tashmë lidhja mes dy vendeve duhet të forcohet dhe se kompanitë luksemburgeze duhet të vijnë të investojnë në Shqipëri. 

"Bettel, një mik i çmuar, jo sepse fjalët e bukur duhen thënë pasi i kërkon politesa e rastit, por sepse Luksemburgu e kryeministri personalisht kanë qenë ndër mbështetësit më të rëndësishëm të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut për çeljen e negociatave. Une e falenderova dhe dua ta falenderoj publikisht që në të gjitha instancat ka qenë avokati ynë edhe kur nuk kemi qenë të pranishëm. E mbajti fjalën dhe më vjen jashtëzakonisht mirë se kjo vizitë përkon me një histori të veçantë, 100 vjet nga njohja që Luksemburgu i bëri shtetit shqiptar, nga 1922. Pas konferencës do të konsumojnë pak minuta për t’i treguar disa dokumente interesante. Tani ne jemi në procesin e negociatave. Kemi folur për konfliktin dhe ndajmë absolutisht të njëjtin qëndrim, për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj të drejtë për çlirim. Kemi diskutuar edhe për marrëdhëniet bilaterale, Luksemburgu është si floriri, i vogël por peshën e ka të madhe. Ne këtu dëshirojmë interes dhe aktivitet nga kompanitë luksemburgeze, në vizitën në kthim do zhvillojmë një mbledhje me Dhomën e Tregtisë në Luksemburg. Luksemburgu ka treguar interes për vendet e Ballkanit dhe kompani të shumta janë vendosur në vendet fqinje. Duhet të thyejmë atë barrierën që i pengon të tjerët të vijnë në Shqipëri kur nuk kanë ardhur asnjëherë më parë. Luksemburgu ka një komunitet shqiptarësh. Dua ta mbyll këtë fjalë me një falenderim për kryeministrin e interesimin e tij të posaçëm për rajonin. Edhe në hyrje e thashë që Luksemburgu në tryezën e BE është një zë i rëndësishëm. Ka përpjekje për të nxitur dialogun mes Kosovës e Serbisë, Bosnjen, Malin e Zi, etj, janë pjesë e axhendës së Luksemburgut e kryeministrit Xavier Bettel. Dua ta falenderoj për gjithçka që ka bërë pa u kursyer në mbështetje të Shqipërisë dhe për rolin e tij të veçantë në bindjen e të gjithë aktorëve të tjerë për të dhënë miratimin për çeljen e negociatave,"- tha Rama.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Përpiqet të ‘arrijë’ Ramën, kryeministri i Luksemburgut ngrihet në ‘majë të gishtave’

Bettel: Shqipëria në BE, shmangni konfliktet në Ballkan. Rama:
Xavier Bettel dhe Edi Rama

TIRANË- Xavier Bettel, kryeministri i Luksemburgut është përpjekur të zgjatet gjatë shkrepjes së fotos zyrtare me kryeministrin Edi Rama. Ai është pritur me një ceremony shtetërore nga kreu i qeverisë në Tiranë, por momenti i shkrepjes së fotos e ka vënë në pozitë. Në një moment, ai shihet se ngrihet në majë të gishtave në mënyrë që të duket pak më i gjatë përballë Ramës.

Betel mbërriti sot në Tiranë. Në orën 09:30 ai u prit me ceremony zyrtare, ndërsa në orën 10:30 pritet të dalë në konferencë të përbashkët për shtyp me Ramën.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Rama pret me ceremoni kryeministrin e Luksemburgut, Xiaver Bettel

Bettel: Shqipëria në BE, shmangni konfliktet në Ballkan. Rama:

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pritur me një ceremoni homologun e tij nga Luksemburgu, Xavier Bettel. Në pritjen e organizuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është zhvilluar ceremonia zyrtare. Të dy bashkë kanë shkrepur edhe foton zyrtare. Në orën 10:30 pritet që të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.  

3 VITE ME PARE

Kryeministri i Luksemburgut vjen sot në Tiranë, pritet nga Rama

Bettel: Shqipëria në BE, shmangni konfliktet në Ballkan. Rama:
Xavier Bettel dhe Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel do të zhvillojë ditën e sotme një vizitë zyrtare në Tiranë. Zyra pranë kryeministrisë bën me dije se ai do të pritet nga kryeministri Edi Rama.

Në orën 09:30 do të zhvillohet ceremonia e pritjes përpara Kryeministrisë, ndërsa në orën 10:30 do të zhvillohet një konferencë e përbashkët për shtyp.

edi rama xavier bettel xavier bettel ne tirane

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet