LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kryeplaku i fshatit në Korçë akuzohet për përdhunim/ Nëna e viktimës: E gjetëm vajzën lakuriq. E ëma e autorit: Nuk e ka bërë ai

•Kryeplaku i fshatit Rehova në Vishkuq të Korçës, Ervis Rrapo akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 23-vjeçare, e cila sipas forcave blu është e pazotë për t'u mbrojtur. •Nëna e autorit, Ervehe Rrapo ka deklaruar se djali i saj nuk e ka kryer këtë veprim e se po akuzohet pa të drejtë. •Nëna e vajzës, Valbona Grozdani tregoi se i shoqi gjeti brenda banesës vajzën lakuriq ndërsa autorin të dehur. •Kjo ngjarje ka sjellë arrestimin nga policia të kryeplakut të fshatit, Ervis Rapo, për akuzën e Kryerjes së marrëdhënies seksuale pa dëshirë me persona të pazotë dhe të pambrojtur.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Përdhunimi i 23-vjeçares nga kryeplaku, nëna e viktimës: E gjetëm vajzën të zhveshur, ai ishte i pirë

Kryeplaku i fshatit në Korçë akuzohet për përdhunim/
Nena e viktimes

KORÇË-Nëna e vajzës së dyshuar të përdhunuar nga kryeplaku i fshatit Rehova, në Vishkuq të Korçës, Ervis Rrapo. E ëma e 23-vjeçares ka rrëfyer për mediat se ajo dhe i shoqi panë në shtëpinë e tyre ishte 29-vjeçarin.

Mirëpo, nëna mohon aludimet se vajza të vuajë nga probleme të shëndetit mendor.

Dëshmia e nënës së 23-vjeçares:

Erdhi burri dhe e gjeti me djalin e Aliut. Në korridor, në dhomë. Ne morëm në telefon policinë dhe ata nuk erdhën. Na thanë se ishin pushim. E gjetëm vajzën të zhveshur. Vajza nuk ka probleme mendore. Vajza tha se e zuri djali dhe…Ai kishte pirë. Unë i thashë që atë na sqarojë situatën, ai filloi dhe nuk na la fjalë pa thënë. Vajza u trondit.

Ditën e sotme, u vu në pranga kryeplaku i fshatit Rehova në Vishkuq të Korçës, Ervis Rrapo. I riu akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 23-vjeçare, e cila sipas forcave blu është e pazotë për t'u mbrojtur./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Kryeplaku i fshatit nën akuzë për përdhunim, nëna e tij: Djali im nuk e ka bërë këtë veprim! Ka pirë dhe shkoi në shtëpi

Kryeplaku i fshatit në Korçë akuzohet për përdhunim/
Ervehe Rrapo

KORÇË- Nëna e Ervis Rrapos, Ervehe ka mohuar akuzat që janë ngritur ndaj djalit të saj për përdhunim. Ajo thotë për mediat se djali i saj nuk e ka bërë këtë gjë, duke shtuar se Ervisi kishte pirë alkool e më pas kishte shkuar në shtëpi. Ndër të tjera, ajo shton se vajza e cila akuzon djalin e saj nuk është mirë nga mendja.

"Isha në një shoqe, vjen djali nga Korça, e pyeta pse je kështu bir i mamit? Më shau babai i vajzës dhe u grinda. Tani e hapën namin sikur e ka përdhunuar. Djali im nuk ka bërë një gjë të tillë. Nuk ka kryer marrëdhënie, ishte pirë dhe kishte vajtur atje në shtëpia. Nuk kemi patur probleme fare me ata. Vajza nuk është mirë nga mendja. Djali smë tha asgjë tjetër, fjeti gjumë. S’kemi hyrje dalje me familjen tjetër. Djali nuk e pranon që ka kryer marrëdhënie, beqar është. Djali vajti vetë në polici kur e arrestuan"

I riu u vu në pranga ditën e sotme pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 23-vjeçare, e cila sipas forcave blu është e pazotë për t'u mbrojtur.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Rr., 29 vjeç, banues në një fshat të njësisë administrative Vithkuq, Korçë, pasi dyshohet se më datë 08.04.2023, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 23-vjeçare, e pazotë për t'u mbrojtur"- njoftoi sot Policia./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Përdhunoi të renë me probleme të shëndetit mendor, arrestohet kryeplaku i fshatit në Korçë (Emri)

Kryeplaku i fshatit në Korçë akuzohet për përdhunim/
Ervis Rrapo

TIRANË- Ervis Rrapo, 29 vjeç, kryeplaku i fshatit Rehovë është vënë në pranga pasi akuzohet për përdhunimin e një vajze. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se denoncimi është bërë nga një 23-vjeçare. E reja është me probleme të shendëtit mendor dhe ka rrëfyer se Rrapo ka abuzuar seksualisht me të. Ajo ua ka treguar ngjarjen familjarëve, të culët u janë drejtuar autoriteteve më pas. 

Njoftimi i policisë Korçë: Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. -Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Rr., 29 vjeç, banues në një fshat të njësisë administrative Vithkuq, Korçë, pasi dyshohet se më datë 08.04.2023, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 23-vjeçare, e pazotë për t'u mbrojtur.

-Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. M., 61 vjeç, banues në fshatin Porodinë, Korçë, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa lejen e organeve përkatëse. -Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. H., 60 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 5, Pogradec, me vetëgjyqësi i ka bllokuar rrugën fqinjit të tij, me pretendimin se kalon në pronën e 60-vjeçarit. Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

ervis rrapo

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet