LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kufizimi i platformave sociale/ Rama dhe Manastirliu takim me prindërit në Fier, Kryeministri: Fëmijët kanë krijuar varësi nga telefonat, vrasja e Martinit ende përdoret për politikë

• Kryeministri Edi Rama bashkë me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliun kanë zhvilluar ditën e sotme një takim me prindërit në shkollën “Janaq Kilica” në Fier. • Takimi i tyre vjen në kuadër të mbledhjeve këshilluese me prindërit për kufizimin e platformave sociale si TikTok dhe Snapchat. • Ministrja gjatë fjalës së saj ftoi të gjithë prindërit për të dhënë opinionin e tyre, ndërsa u shpreh se këto vendime duhet t'i marrin së bashku. • Manastirliu vuri në dukje efektet negative të platformave të cilat shkaktojnë problemet dhe shqetësimet e shëndetit mendor tek fëmijët. • Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij u shpreh se përveç fëmijëve edhe prindërit dhe mësuesit janë nën presionin dhe mbingarkimin që vjen nga këto platforma. • Ai tha më tej, se sot fëmijët jetojnë në dy botë paralele, atë të mediave e të klasës-shtëpisë dhe ekraneve të rrjeteve sociale. • Teksa komentonte lidhjen e fëmijëve me telefonin, Rama tha se ata janë bërë të varur nga ky send, njësoj si varësia ndaj drogës. Ai shtoi se ndikimi i telefonit është komplet i kundërt nga ai i prindërve dhe mësuesve te fëmijët. • Nga pikëpamja teknike, Rama tha se këto platforma janë të pandalueshme plotësisht. • Ai u shpreh se përgjegjësinë dhe peshën kryesore te formimi i fëmijës e ka familja dhe shkolla, dhe pastaj gjithë hapësira tjetër. • Kreu i qeverisë gjatë fjalës së tij kujtoi vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani, i cili u godit për vdekje me thikë nga bashkëmoshatari i tij. • Rama tha se ajo është një tragjedi, që sipas tij, ende po përdoret për qëllime politike ose biznes mediatik që të krijojë audiencë. • Ai u shpreh se shkollat në vendin tonë nuk janë të pasigurta siç po dezinformohet, ndërsa tha se Shqipëria është një nga vendet më të sigurta në Evropë. • Sipas kryeministrit, ajo çfarë ndodh mes grupesh kriminale s’ka lidhje me qytetarin.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Vdekja e Martinit vijon të përdoret për qëllime politike", Rama: Shqipëria një nga vendet më të sigurta, çfarë ndodh mes bandash s’ka lidhje me qytetarin

Kufizimi i platformave sociale/ Rama dhe Manastirliu takim me prindërit
edi rama

FIER- Në takimin e sotëm me prindërit në Fier, kryeministri Edi Rama ka rikthyer vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani, i cili u godit për vdekje me thikë nga bashkëmoshatari i tij. 

Rama tha se ajo është një tragjedi, që sipas tij, ende po përdoret për qëllime politike ose biznes mediatik që të krijojë audiencë. Ai u shpreh se shkollat në vendin tonë nuk janë të pasigurta siç po dezinformohet, ndërsa tha se Shqipëria është një nga vendet më të sigurta në Evropë. Sipas kryeministrit, ajo çfarë ndodh mes grupesh kriminale s’ka lidhje me qytetarin.

"Është një tragjedi, është marrë dhe vijon akoma përdoret si material, të gjejmë material për të bërë sa më shumë konfuzion në trurin e njerëzve me qëllimin për interes politik luftë për pushtet ose biznes mediatik, të krijoj audiencë sa më shumë, të mbledh sa më shumë njerëz duke treguar të rrëfej në mënyrë katastrofike që filmi të mbajë njerëzit pas ekranit, dalin bëjnë histori, gjatë këtyre ditëve është stimuluar ndjenjë e madhe pasigurie a thua se këtu në shkolla fëmijët shkojnë e s’dihet a s’kthehen, që nuk është rasti në aspektin e sigurisë, nëse dëgjoni të gjithë të huajt, apo shqiptarët Shqipëria është një nga vendet më të sigurta, çfarë ndodh mes grupesh kriminale s’ka lidhje me qytetarin, një nga vendet më të sigurta, një nga arsyet kryesore pse turistët pëlqejnë Shqipërinë. Në Londër nuk ecet dot në rrugë nëse ke një orë me një vlerë të caktuar, nëse ke një çantë të shtrenjtë në krah." u shpreh Rama. 

 

1 VITE ME PARE

"Kur fëmijës i blen një telefon, i ke dhënë një rrugaç për shok", Rama: Kanë krijuar varësi, ia tërheq telefonin nga dora dhe tjetërsohen si person

Kufizimi i platformave sociale/ Rama dhe Manastirliu takim me prindërit
edi rama

FIER- Në takimin me prindërit në Fier ,në kuadër të diskutimeve për kufizimet në platforma sociale, kryeministri Edi Rama tha se fëmijët kanë krijuar varësi nga telefoni si nga droga. 

Ai tha se në momentin që i heq telefonin nga dora fëmija tjetërsohet, ndërsa shtoi se ndikimi nga telefoni është komplet i kundërt nga ai i prindërve dhe mësuesve te fëmijët. Sipas kryeministrit në momentin që prindi i jep fëmijës telefonin dhe nuk e kontrollon, çfarë shikon, i kanë dhënë atij një rrugaç për shok.

Nga pikëpamja teknike, Rama tha se këto platforma janë të pandalueshme plotësisht. Ai u shpreh se përgjegjësinë dhe peshën kryesore te formimi i fëmijës e ka familja dhe shkolla, dhe pastaj gjithë hapësira tjetër.

"Krijojnë varësi si droga, ia tërheq telefonin nga dora ke të bësh me një person që tjetërsohet, që s'ka përqëndrim, që ti thuash të lësh telefonin e kap librin është si t’i thuash je i arrestuar. Efekti tjetër është se çfarë qetësie ke ti si prind kur e le në telefon, duket si normale, por është gjëja më e frikshme. Futesh në restorant, lokal e shikon prindër, që i vendosin iPhone përpara, janë në karroca s’dinë të flasin, ia heq fillon klithma. Kjo botë është një forcë e re në jetën e familjes dhe të shkollës.

Nuk është më mësuesi, nxënësi, prindi, por është edhe ky tjetri, një hije që të shoqëron. Në rastin e fëmijës, ajo hija i thotë të kundërtat e asaj që thotë mësuesi e prindi. Nuk ekziston asgjë nga ato që mësuesi thotë, marrin frymëzim tjetër komplet. Në momentin që i jep fëmijës telefonin dhe nuk e kontrollon, çfarë shikon, mendoj që prindërit kur fëmijës i blejnë një telefon, i kanë dhënë një rrugaç për shok. Mund ta kem të ekzagjeruar, por rrjetet sociale që i përdor për shkak të detyrës, por kështu e shikoj telefonin në dorën e një fëmijëve dhe sidomos adoleshentëve. TikTok, po ashtu.

Problemi tjetër është që nga pikëpamja teknike këto janë të pandalueshme plotësisht, edhe sikur të duash. Australia para dy ditësh kaloi ligjin e parë në botë që ndalon të gjitha rrjetet sociale për fëmijët deri në 16  vjeç. Por kanë mekanizmin se si ndalohet, megjithatë ndalimi është i mundur në një pjesë shumë të madhe. Një ulje e rëndësishme e fëmijëve që mund të kenë akses është i mundur, por kjo nuk është zgjidhja, kjo është një nga shumë elementët e lehtësimit, sepse mendoj se kështu si po shkon teknologjia një element ndalimi nuk ka. Asgjë nga këto nuk heq dot përgjegjësinë dhe peshën që ka ndërveprimi i të rriturve dhe fëmijëve në familje, dhe më pas vjen ndërveprimi mes familjes dhe shkollës; dhe vjen gjitha hapësira tjetër që ka rëndësi", u shpreh Rama.

1 VITE ME PARE

Takim me prindërit në Fier/ "Fëmijët jetojnë në dy botë paralele", Rama: Për platformat e Tik Tok dhe Snapchat jemi mallra dhe kode, jo persona

Kufizimi i platformave sociale/ Rama dhe Manastirliu takim me prindërit
edi rama

FIER- Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në shkollën “Janaq Kilica” në Fier, në kuadër të takimeve këshilluese me prindërit për kufizimin e platformave sociale si TikTok apo Snapchat. 

I shoqëruar dhe nga ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, Rama u shpreh se përveç fëmijëve edhe prindërit dhe mësuesit janë nën presionin dhe mbingarkimin që vjen nga këto platforma. Kryeministri tha se sot fëmijët jetojnë në dy botë paralele, atë të mediave e të klasës-shtëpisë dhe ekraneve të rrjeteve sociale. Më tej, Rama tha se për "Tik Tok" dhe "Snapchat", njerëzit janë mallra dhe kode dhe jo persona. 

"Jo një por disa nga prindërit duke folur për rrjetet sociale ngriti shqetësimin që presioni i jashtëm i këtyre lloj platformave, mbingarkohet në mënyrë të jashtëzakonshme edhe nga platformat mediatike brenda vendit. Nuk e sjell këtë këtu për të folur për mediat por për të kornizuar sfidën që ka sot një familje që ka sot edhe të rriturit që janë prindër përballë këtij presioni që rrit tensionin e konfuzionin edhe e bën më të vështirë të kesh qetësinë që duhet që të merresh me pjesën e më të vegjëlve në familje e shkolla.

Edhe mësuesit janë nën këtë presion, një furtunë e madhe lajmesh shpesh gjysmë të vërteta. Një lum i madh njerëzish që flasin e zihen, një mënyrë komunikimi në mexhilis përmes ekraneve që është shqetësuese, dhe kulmon aty ku normalisht duhet të kishte si minimum një etikë komunikimi që është salla e Kuvendit. Në gjithë këtë vorbull hyjnë fëmijët që veç të tjerash jetojnë në dy botë komplet paralele, ajo e mediave dhe e klasës-shtëpisë dhe ekraneve të rrjeteve sociale. Për platformat ne nuk jemi persona, por mallra siç blemë ne në markete me kodet përkatëse, nga kjo vepron edhe algoritmi.", u shpreh Rama.

1 VITE ME PARE

Kufizimi i platformave sociale/ Rama dhe Manastirliu takim me prindërit në Fier! Ministrja: Kërkojmë edhe angazhimin tuaj në marrjen e vendimeve

Kufizimi i platformave sociale/ Rama dhe Manastirliu takim me prindërit
Manastirliu

FIER- Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu kanë vizituar shkollën “Janaq Kilica” në Fier. Rama dhe Manastirliu kanë vijuar takimet këshilluese me prindërit për kufizimin e rrjeteve si TikTok dhe Snapchat. Ministrja gjatë fjalës së saj ftoi të gjithë prindërit për të dhënë opinionin e tyre, pasi Manastirliu u shpreh se këto vendime duhet t'i marrin së bashku.

Më tej, ministrja vuri në dukje efektet negative të platformave të cilat shkaktojnë problemet dhe shqetësimet e shëndetit mendor tek fëmijët. Sipas Manastirliut, këto platforma sfidojnë autoritetin e mësuesve në shkolla përpara fëmijëve.  

'Vendime që duhet ti marrim së bashku. Nuk është i vetmi moment që po e mendojmë, por një prej momenteve të nxitur edhe nga vende të tjera në botë për kufizime të aksesit në platforma online. Duhet të marrim një opinion tuajin por edhe si të rrisim bashkëpunimin për veprimet e përbashkëta në funksion të rritjes së mëtejshme të sigurisë së fëmijëve brenda dhe jashtë shkollës. Kudo të kemi dhe të sigurojmë që fëmijët të jenë të mbrojtur. Kemi bërë hapa konkrete. Për rritjen dhe fuqizimin e instrumenteve kemi në dispozicion. Për të ditur si mësuesit të reagojnë për fenomene të dëmshme. Ajo që kemi bërë shumë e rëndësishme. Ajo që duhet të bëjmë një angazhim edhe më i madhe me trekëndëshin për sigurinë e fëmijëve, trinomi, mësues-nxënës-prindi.

Të angazhohemi të gjitha palët së bashku. Që të gjithë mjetet që kemi, strukturat ti shërbejnë këtij qëllimi. Duke krijuar edhe më shumë rrjetet parandalimi, duke fuqizuar edhe më tej ato ekzistuese, duke e parë teknologjinë si aleat. Duke i vendosur ndalim atyre platformave që sfidojnë autoritetin e mësuesve dhe çojnë në shqetësime për fëmijët por edhe për shëndetin mendor. Që nga studimet edhe nga hulumtimet edhe këto incidenca janë në rritje për efektet negative që prodhojnë TikTok apo Snaphat në deviacionet të sjellës së fëmijëve. Jemi prindër dhe duhet ta pranojmë që është një realitet i ri', tha ministrja Manastirliu.

Ministrja Manastirliu shtoi më tej, se parandalimi i rasteve të dhunës në sistemin arsimor ka patur rritje. Duke përmendur ngjarjen tragjike pranë shkollës "Fan Noli", ministrja kërkoi të reflektohet edhe më shumë në masat e shtuara për angazhimin e përbashkët familje-shkollë-komunitet.

'2000 raste që lidhen me dhunën dhe 90% janë referuar tek prindërit, punonjësit sociale. Ka një rrjet parandalimi në gjithë sistemin tonë arsimor. Parandalimi që ndodh e tregon këtë. Ngjarja tragjike pak ditë më parë na ka shqetësuar të gjithëve. Kërkon edhe më shumë të reflektohet në masat e shtuara për angazhimin e përbashkëta familje-shkollë-komunitet', shtoi Manastirliu.

edi rama ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet