Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
• Një kokë e groposur është gjetur mbrëmjen e 14 nëntorit në fshatin Xarë të Konispolit. •Ndërkohë, ditën e sotme, policia e Sarandës ka gjetur edhe trupin e groposur të një personi në fshatin Xarë. •Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se trupi i groposur i përket një çobani që rezulton i zhdukur prej disa kohësh. •Fillimisht u raportua se koka mund të kishte lidhje me Fatmir Sulovarin apo Leonard Thodhorit, që rezultojnë të zhdukur prej 7 prillit 2023, por mbetet të shihet deri në përfundim të hetimeve se kujt i përkasin.
3 artikuj për këtë temë.
SARANDË- Grupi hetimor i Policisë së Sarandës ka mundur të gjejë pjesët e tjera të trupit të groposur në fshatin Xarrë të Sarandës. Pas kokës që u gjet mbrëmjen e së martës, sot është gjetur edhe trupi i groposur disa metra më tutje në të njëjtin vend.
Mbetjet kockore në proces dekompozimi, por që janë evidentuar inde. Pjesa e trupit është dërguar në morgun e qytetit në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore nga specialistë që pritet të mbërrijnë nga Tirana ditën e nesërme në Sarandë.
Dyshohet se trupi është groposur gjatë muajve të fundit.
/Dosja.al
SARANDË- Mbrëmjen e djeshme (14 nëntor) në Xarrë të Sarandës është gjetur një mbetje trupore e një njeriu, që dyshohet të ketë qenë koka e viktimës. Kjo mbetje është gjetur pranë Xhamisë tek varrezat monumentale të çamëve. Policia raportoi se shkoi në vendngjarje dhe se po punonte për të identifikuar viktimën në fjalë.
Dyshimet janë se mbetjet trupore mund të jenë të njërit prej personave të zhdukur pak kohë më parë, Leonard Theodhorit (Koçoles) ose Fatmir Sulovarit. Në vendngjarje kanë mbërritur familjarët e Sulovarit, për të parë nëse mbetja trupore është e të afërmit të tyre apo jo.
Sulovari dhe Koçole u zhdukën në rrethana tejet të mistershme dhe dyshohet se ngjarja të ketë lidhje me veprimtarinë kriminale të personave në fjalë./Dosja.al
SARANDË- Policia e Sarandës ka reaguar për gjetjen e mbetjeve kockore, të cilat në proces dekompozimin në fshatin Xarrë. Autoritetet thonë se mbetjet do të dërgohen për ekzaminime të mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencore për të identifikuar se kujt i përkasin.
Njoftimi i policisë:
Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Xarrë, pranë varrezave të fshatit, janë gjetur mbetje kockore humane, në proçes dekompozimi.
Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë vijon punën për identifikimin e shtetasit/es, të cilit/es i përkasin këto mbetje kockore si dhe zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.