LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Kullat"/ Rama për 'Syrin e Tiranës': IMT e kallëzoi. Tjetër sekuestro tek “Myslym Shyri”. Pezullohen 4 policë

• Vazhdon debati për konfiskimin e kullave. • Sot një tjetër aksion u finalizua në Myslim Shyri, ku 2700 metër katrorë ndërtim ishin në shkelje të lejes dhënë firmës ‘Arb Trans 2010’ me administrator Shyqyri Maloku. • Ndërkohë që vazhdon ende debati për pallatin ‘Syri i Tiranës’, i cili ka bërë që kryeministri Edi Rama të nxjerrë dokumentat. • Në to shkruhet se IMT ka kallëzuar kompaninë “Ideal Cosntruction shpk” për shtesën pa leje prej 4646 metër katrorë që në muajin korrik të këtij viti. • Po ashtu sot, katër zyrtarë të Komisariatit nr. 1 në Tiranë janë pezulluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për shkak të ndërtimeve pa leje në zonën e Farkës në Tiranë. • Mes të pezulluarve të 30 ditë është edhe Bujar Mehmeti, shef i komisariati nr. 1.. • Përveç tyre, është pezulluar edhe Nazmi Karecit, polici që mbikëqyr zonën, Alban Ramës, inspektori i krimeve që mbulon zonën si dhe Flamur Sulës, shef i Postës Farkë. • Që nga nisja e aksionit, dje është firmosur akti i parë i dorëzimit tek shteti i 4646 metër katrorë shtesë ndërtuar pa leje në pallatin ‘Syri i Tiranës’. Kompania ka vendosur t’ia dhurojë këtë sipërfaqe shtetit. • Ndërkohë që i vetmi biznesmen që deri më tani është 'dërguar' në Prokurorinë e Tiranës është Pëllumb Salillari. 

4 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

IMT ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës kompaninë “Ideal Construction”

"Kullat"/ Rama për 'Syrin e Tiranës': IMT e
Foto ilustruese

TIRANË- Inspektoriati i Mbrojtes së Territorit ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës kompaninë “Ideal Construction”. Kallëzimi është bërë me 1 korrik 2022 nga kryeinspektori Ajet Zyberaj ndaj shoqërisë "Ideal Construction". Dokumentat i ka nxjerrë kryeministri Edi Rama, ku IMT ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës kompaninë “Ideal Construction” për ndërtim të jashtëligjshëm.

Dokumenti i kallëzimit është publikuar nga kryeministri Edi Rama, i cili kujton rastin e 4 mijë e 646 metrave katrorë në qendër të Tiranës të ndërtuara pa leje, për të cilat IMT kërkonte hetime për administratorin Ferzilet Hajdëri për veprën “Ndërtim i paligjshëm”.

Në dokument shkruhet: Janë në shkelje të plotë të kushteve të lejes së miratuar, përbën rrethanë rënduese dhe konsumim të veprës penale për subjekin ndërtues. jemi mëse të bindur dhe kemi besim të plotë në hetimin e këtij procedimi penal duke nxjerrë personat përgjegjës.

Lidhur me aksionin për konfiskimin e kullave, ditën e sotme 4 zyrtarë të Policisë në Farkë përfshirë edhe shefin e Komisariatit nr.1, Bujar Mehmeti janë pezulluar nga detyra. Vendimi është marrë nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore që ka vendosur pezullimin për 30 ditë edhe për Flamur Sulën, shef i postës policore në Farkë, inspektorin e krimeve, Alban Rama dhe specialistin Nazmi Kareci. Ata akuzohen se janë përfshirë në çështjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Farkës, ku dyshohet se nuk kanë marrë masa për të ndaluar ndërtimet pa leje.

Pak kohë më parë, qeveria, miratoi një vendim që tentonte të amnistonte ndërtimet pa leje të ndërtuesve të fuqishëm kundrejt konfiskimit ose duke iu ofruar të drejtën e blerjes me çmimin e tregut. Por vendimi anashkalon Kodin Penal, i cili i klasifikon ndërtimet e paligjshme si vepër penale, që dënohet deri në 8 vite burg. Me gjithë tentativën e qeverisë për amnisti, zyrtarët përgjegjës për mbrojtjen e territorit me sa duket kanë ngurruar të mbajnë përsipër riskun për të mos bërë kallëzim penal, pasi kjo i ngarkon me përgjegjësinë e moskallëzimit të krimit. Deri më tani janë konfiskuar dy ndërtime, ndërsa Pëllumb Salillari u bë biznesmeni i parë që kallëzohej penalisht pas aksionit të qeverisë ndaj ndërtimeve pa leje.

1 MUAJ ME PARE

Konfiskimi i kateve pa leje, Rama i përgjigjet kritikave dhe kapet me mediat: Nesër flasim sërish...

"Kullat"/ Rama për 'Syrin e Tiranës': IMT e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikave në lidhje me aksionin e qeverisë për konfiskimin e kullave të ndërtuara pa leje në kryeqytet. Në rrjetin e tij social, Facebook, Rama ka publikuar një dokument për sekuestrimin e 4 mijë e 646 metrave katrorë në qendër të Tiranës, të cilat thotë se shteti i ka marrë një ditë më parë për interes publik. Po ashtu, i kthen një përgjigje edhe kritikëve, duke u shprehur se në fakt turpi është i atyre që flasin kundër tij. Po nuk përjashton as komentet e qytetarëve, për të cilët thotë se janë të mërzitur me politikën dhe numrin një të qeverisë e lidhin me figura të tjera të politikës. Megjithatë ka premtuar më shumë sqarime nesër, me shumë gjasa në një tjetër komunikim nga zyra e tij.  

"Turpi është vetëm i urrejtësve profesionistë të politikës dhe medias, që me tërbimin e tyre të pangushëllueshëm, rrisin përditë sasinë e llumit të kanaleve e të portaleve, ku s’ka më vend për të vërtetën, faktet, argumentat. Ata e helmojnë papushim këdo i ndjek gabimisht me respekt dhe këdo që gabimisht i lexon për të marrë vesh të vërtetën. I kanë bërë vetë ose do t’i bënin vetë po të kishin mundësi, të tëra zullumet e poshtërsitë për të cilat më akuzojnë mua! Prandaj edhe as e konceptojnë dot, që dikush mund ta udhëheqë këtë vend pa futur duart në xhepat e të tjerëve apo në arkën e shtetit; jo më të kenë pastaj edukatën elementare demokratike, që të mos ta akuzojnë tjetrin pa prova, për akte e vepra penale. Unë natyrisht nuk jam i rënë nga qielli, po duan s’duan ata që s’duan, s’e kam bërë kurrë nën këtë qiell asnjë nga aktet a veprat në fjalë dhe prandaj as jam ndalue ndonjëherë, as kam ndërmend të ndalem deri në fund, përballë kujtdo e çfarëdo beteje në interes të këtij vendi,"-shkruan Rama në postimin e tij.

POSTIMI I PLOTË ME DOKUMENTAT: 

Lidhur me aksionin për konfiskimin e kullave, ditën e sotme 4 zyrtarë të Policisë në Farkë përfshirë edhe shefin e Komisariatit nr.1, Bujar Mehmeti janë pezulluar nga detyra. Vendimi është marrë nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore që ka vendosur pezullimin për 30 ditë edhe për Flamur Sulën, shef i postës policore në Farkë, inspektorin e krimeve, Alban Rama dhe specialistin Nazmi Kareci. Ata akuzohen se janë përfshirë në çështjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Farkës, ku dyshohet se nuk kanë marrë masa për të ndaluar ndërtimet pa leje.

Pak kohë më parë, qeveria, miratoi një vendim që tentonte të amnistonte ndërtimet pa leje të ndërtuesve të fuqishëm kundrejt konfiskimit ose duke iu ofruar të drejtën e blerjes me çmimin e tregut. Por vendimi anashkalon Kodin Penal, i cili i klasifikon ndërtimet e paligjshme si vepër penale, që dënohet deri në 8 vite burg. Me gjithë tentativën e qeverisë për amnisti, zyrtarët përgjegjës për mbrojtjen e territorit me sa duket kanë ngurruar të mbajnë përsipër riskun për të mos bërë kallëzim penal, pasi kjo i ngarkon me përgjegjësinë e moskallëzimit të krimit. Deri më tani janë konfiskuar dy ndërtime, ndërsa Pëllumb Salillari u bë biznesmeni i parë që kallëzohej penalisht pas aksionit të qeverisë ndaj ndërtimeve pa leje.

1 MUAJ ME PARE

VD- Konfiskohet subjekti në Myslym Shyri, Çuçi: Ka ndryshuar në mënyrë skandaloze projektin

"Kullat"/ Rama për 'Syrin e Tiranës': IMT e
Cuci

TIRANËNjë tjetër pallat pa leje është konfiskuar nga autoritete në Tiranë. Ministri Bledi Çuçi ishte i pranishëm në këtë aksion i cili u zhvillua në një zonë të 'Myslym Shyrit' në Tiranë. Ministri deklaroi se po verifikohen godina të tjera. Pavarësisht akuzave të bëra nga opozita, Çuçi tha se ishte aritur të ulej 10-fish sipërfaqja e ndërtimit të pa leje në vend. ndërsa se nëse edhe njohuri e tjera do të vepronin si politika, do të kishte rezultate më të mira.

Mësohet se në këtë objekt janë 2700 metër katrorë ndërtim në shkelje të lejes dhënë firmës ‘Arb Trans 2010’ me administrator Shyqyri Maloku dhe ish-ortak deri në vitin 2018 Arben Malokun, ish-administrator i Zall Herrit.

'Ndëshkohen dhe penalizohen njerëzit për një dhe një ditar që shpëtojnë. Sikur kjo pjesë e sistemit të produkteve të kishte bërë sa ka bërë politika, sot do kishim rezultate më të mira. Ky subjekt ka jo vetëm kate pa leje për një ndryshim skandaloz të projektit të miratuar më para. Sot pasi të mbarojnë verifikimet, do t'i nënshtrohet ligjit dhe çdo metër katror do t'i kthehet popullit.'- u shpreh Çuçi.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga konfiskimi duke u shprehur se asnjë metër shtesë e ndërtuar pa leje nuk do të lejohet. 

'VIJON OPERACIONI I LIGJZBATIMIT mbi çdo metër shtesë të ndërtuar pa leje për qëllim fitimi
*Atyre që thonë pse u kujtuat tani, u them jemi kujtuar që ditën e parë të punës, prandaj edhe kemi 10 herë më pak metra katrorë në shkelje të lejeve të ndërtimit, se sa kur e nisëm punë'- shkruan Rama në Facebook.

Ditën e sotme 4 zyrtarë të Policisë në Farkë përfshirë edhe shefin e Komisariatit nr.1, Bujar Mehmeti janë pezulluar nga detyra. Vendimi është marrë nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore që ka vendosur pezullimin për 30 ditë edhe për Flamur Sulën, shef i postës policore në Farkë, inspektorin e krimeve, Alban Rama dhe specialistin Nazmi Kareci. Ata akuzohen se janë përfshirë në çështjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Farkës, ku dyshohet se nuk kanë marrë masa për të ndaluar ndërtimet pa leje.

Qeveria, miratoi një vendim që tentonte të amnistonte ndërtimet pa leje të ndërtuesve të fuqishëm kundrejt konfiskimit ose duke iu ofruar të drejtën e blerjes me çmimin e tregut. Por vendimi anashkalon Kodin Penal, i cili i klasifikon ndërtimet e paligjshme si vepër penale, që dënohet deri në 8 vite burg. Me gjithë tentativën e qeverisë për amnisti, zyrtarët përgjegjës për mbrojtjen e territorit me sa duket kanë ngurruar të mbajnë përsipër riskun për të mos bërë kallëzim penal, pasi kjo i ngarkon me përgjegjësinë e moskallëzimit të krimit. Deri më tani janë konfiskuar dy ndërtime, ndërsa Pëllumb Salillari u bë biznesmeni i parë që kallëzohej penalisht pas aksionit të qeverisë ndaj ndërtimeve pa leje.

1 MUAJ ME PARE

Lejuan ndërtimet pa leje, pezullohet nga detyra shefi i Komisariatit nr.1 dhe 3 policë të Farkës (EMRAT)

"Kullat"/ Rama për 'Syrin e Tiranës': IMT e
Foto ilustruese

TIRANE- 4 zyrtarë të Policisë në Farkë përfshirë edhe shefin e Komisariatit nr.1, Bujar Mehmeti janë pezulluar nga detyra. Vendimi është marrë nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore që ka vendosur pezullimin për 30 ditë edhe për Flamur Sulën, shef i postës policore në Farkë, inspektorin e krimeve, Alban Rama dhe specialistin Nazmi Kareci. Ata akuzohen se janë përfshirë në çështjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Farkës, ku dyshohet se nuk kanë marrë masa për të ndaluar ndërtimet pa leje. 4 zyrtarët kanë patur informacion për punimet dhe katet në pallate por nuk kanë vepruar. Për këtë AMP, ka dyshime se shkelja është e qëllimshme dhe favorizimi është bërë kundrejt pagesave monetare. 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur urdhrat e pezullimit 30-ditor, të nxjerrë nga Drejtoria e Standardeve në Policinë e Shtetit, pasi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka filluar hetimin disiplinor për shkelje të rëndë për disa punonjës policie të Komisariatit të Policisë Nr.1, të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Ka kërkuar pezullimin nga detyra, për:

– Kryekomisar B. M., me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Nr.1, Tiranë;

– Nënkomisar F. S., me detyra Shef dhe Specialist i Postës së Policisë Farkë, në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë;

– Nënkomisar A. R., me detyrë Shef i Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Nr.5, Kamzë, Tiranë (i cili ka kryer më parë detyrën e Specialistit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.1);

– Inspektor N. K., me detyrë Ndihmës/specialist SPZ i Postës së Policisë Farkë, në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.

Pezullimi i tyre u bë pas hetimeve të kryera nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në lidhje me ndërtimet pa leje të konstatuara në territorin që ka në juridiksion Komisariati i Policisë Nr.1.

Por si erdhi pezullimi? AMP vendosi të pezullojë nga detyra 4 zyrtarët pas hetimit që nisi me vendimin e qeverisë kundër ndërtimeve pa leje. Zbatimi i vendimit nisi me pallati 9 katësh të biznesmenit Julian Morina, që ishte ndërtuar pa leje. Shtesa tjetër ishte një tjetër pallat në Farkë në pronësi të biznesmeni Pëllumb Salillari. Për të dyja këto ndërtesa, 4 zyrtarët nuk zbatuan procedurën ligjore për të parandaluar ndërtimet. Ndërkohë që godinat janë "sekuestruar" përmes vendimit të qeverisë, që parashikon shembjen vetëm në rast kur godina sipas IKMT nuk përmbush kriteret e sigurisë dhe planifikimit urban, ndërsa pronari ka të drejtë të blejë godinën ose ta falë atë për shtetin. Dje, u firmos edhe akti i parë. 4646 metra katrorë të ndërtuara pa leje te pallati i njohur si "Syri i Tiranës" iu falën shtetit nga kompania ndërsa vetë Rama tha se metrat do të përdoren për interes publik. 

konfiskimi i kullave edi rama

Sondazh

Poll

Aksidenti me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina mori para bordurat e rrugës

Aksidenti me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina mori para bordurat e rrugës

VIDEO- Shpërthimi me tritol në butikun në Durrës, ja si u dëmtua biznesi i gruas

Berisha dhe demokratët 'zaptojnë' Kuvendin

Me pistoleta dhe kallashnikovë në Range Rover/ Arrestohen 4 "të fortët" në Tiranë

Berisha shton akuzën ndaj Ballës: Te ndjek hija e avokatit Ravik Gurra

VIDEO E SHERRIT/ Berisha akuzon Ballen per vrasjen e avokatit Ravik Gurra

PA KOMENT- Shkodra 'nën ujë', ja si duket qyteti

Protesta kundër traut në Divjakë, një betoniere brenda parkut

EKSKLUZIVE- Lulzim Basha takohet me Ben Blushin ne Panairin e Librit, merr me vete edhe vajzën

Balla: Berishës iu dogjën tre marrëveshje tek Porti i Durrësit, koncensionarët po i kërkojnë lekët

Balla-Spahos: Do shkosh tek Porti i Durrësit me pistoletë si Strazimiri, s'keni zgjidhje tjetër

Ndërtimi i rrugëve/Balla 'shigjeton' Partinë e Lirisë:Mondi bëj kallëzime, kishin ministritë në 2017

Balla 'lëshon' gojën: Saliut i rri mendja tek vëllezërit Kariç, na vjen dhe zor t'i përmendim...

Elisa Spiropali realizon "ëndrrën" e fëmijërisë me Berishën, del LIVE me të, tregon 2 gishta

Perplasje mes banoreve dhe Policise ne Divjake

Berisha 'shënjestron' Ulsi Manjën: Vetëm dy mushka kanë mbetur pa u punësuar në fshatin tënd

Berisha bllokon foltoren dhe del në Facebook: Jam live në gjithë botën, mos ma qani hallin mua!

Berisha: Parlamentin e komandojne grupet kriminale

Dëshmia e Orges Xhelilit para avokatëve: Policët bashkiakë më goditën

ME VIDEO- PLAS KEQ SHERRI në Komision, Braçe e humb kontrollin, "shpërthen": Ik ore pirdhu!

Protesta e opozitës, pamjet nga Bulevadi, mijëra qytetarë të mbledhur

Sherri i plotë i Ramës me dy deputetët e PD: Ta tregoj unë ty, do të shkatërroj!

Balla: Kokoneshi jashtë rrezikut për jetën

Veliaj takon Papa Françeskun: Jemi takuar në Tiranë...e aprovuam ndërtimin e bustit të Nënë Terezës

Droge mes karameleve ne Tirane

Grida Duma lë mandatin, kolegët e saj në lot, Açka dhe Gjekmarkaj të përlotur

Grida Duma lë mandatin e deputetes së Partisë Demokratike

Masakra e Lushnjes, babai i Leart Haxhiut: Djali im është i pafajshëm, se di ku është

Përdhunues serial, MOMENTI i arrestimit të Spartak Dyrmishit

Nga një armë në çdo raft rrobash, çfarë gjeti Policia gjatë aksionit në Shkodër

Dalin PAMJET nga megaaksioni në Korçë

Qeni i prish mitingun Ramës, të gjithë meken, kryeministri: Po lëre në punën e vetë...

Ibrahim Lici mesazh audio nga Turqia: Jetoj i lirë, nuk jam arrestuar

Arrestohet Agim Gjata, qelloi mbi RENEA

Meta: O Edi, o lepurush, do të shporrim me poezinë ‘liri a vdekje’ të Havzi Nelës

Pakti PD PL, Meta: Kryetari i Keshillit super politikan

Paloka 'korrekt' me orarin, takohet me Bardhin në një lokal para parlamentit

Alibeaj-Majkos: Je kokrra e komunistit! Deputeti socialist: Budalla! Dosjet s'mund të hapen për...

Flet avokati i vellezerve Mollaj: Tina genjen, e shantazhojne

Durrësi zgjohet nën ujë

Tetori rozë, vajzat dhe gratë e FA i bashkohen fushatës sensibilizuese kundër kancerit të gjirit

NIS PROTESTA në Elbasan/ Qytetarët fikin makinat në shenjë rebelimi, rreshtohen në shesh

Alibeaj pranoi bashkëpunimin, do nisin negociatat/ Berisha: E mirëpres. S'tërhiqem nga Primaret

Demokrati emocionet për 'doktorin'! I bie telefoni kur po fliste me Berishën,e përplas në tokë

Privatizimi i ish-klubit ‘Partizani’, dëshmon Qirjazi: MM më kërkoi firmën, bëra ç’ishte e ligjshme

Tiranë, bënin kontrabandë me veshje, pije, cigare dhe rroba, 3 të arrestuar në 2 operacione

Me 14 emigrantë në Morinë, arrestohet 19-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Rrumbullaku ngre strukturë për emërimet në polici: Riformatim ekipeve që hetojnë krimin

Me dy kallashnikovë në shtëpi e municion luftarak, arrestohet 31-vjeçari në Dibër

"Porsche", "Maseratti" e 'Mercedes Benz", arrestohet 52-vjeçari që shiste mjetet e vjedhura në BE