LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kundërshtojnë projektin 'Thumanë-Kashar', banorët e Bërxullës në protestë: Sot s'do bllokojmë rrugën, nesër jemi te Hipoteka

• Java nis me protestën e banorëve të Bërxullës. •Për pak minuta, qytetarët që kundërshtojnë ndërtimin e aksit 'Thumanë-Kashar' qëndruan në rrugën e Rinasit, por nuk e bllokuan atë. •Një prej tyre deklaroi se kanë rënë dakord me Policinë për mos ta bllokuar, duke qënë se sot vjen në Tiranë një delegacion i huaj.  •Po ashtu, banorët bënë të ditur se nesër do të jenë të pranishëm përballë Hipotekës.  •Banorët e Bërxullës kanë 7 muaj që protestojnë kundër ndërtimit të aksit 'Thumanë-Kashar', segmenti 20.9 kilometrash pjesë e autostradës Milot –Fier. •Me ndryshimin e projektit banorët deklarojnë se parashikohet të shemben banesat e tyre. •Ato nuk bien dakord me vlerën e shpronësimit për banesën dhe tokën. •Të vendosur, thonë se ato do të mbrojnë tokat e tyre deri në vetëflijim, dhe se nuk do të lejojnë firmën 'Gener 2'  të futet në tokat e tyre, pa arritur më parë një marrëveshje me to.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

“Mallkoj ditën që kam qenë pjesë e administratës”/ Banori në Bërxullë: Kanë nxjerrë sekserë për të manipuluar banorët, ç'do na premtojnë për fushatë?

Kundërshtojnë projektin 'Thumanë-Kashar', banorët
Qytetari

TIRANË- Një prej banorëve të Bërxullës, bëri të ditur se Qeveria ka nisur lëvizjet pak para fushatës, kur ende nuk u kanë dhënë zgjidhje për problemin që kanë. Ai deklaroi se qeveria ka vënë në lëvizje sekserë për të firmosur aktet noteriale.

Banori pohoi se ishte në dijeni të këtij projekti, pasi ka qenë pjesë e administratës.

"Do e çojmë çështjen edhe në Hagë, nuk e di sesi do vijnë për fushatë këtu për të premtuar, çfarë do thonë, do ju vrasim? Vijnë vetëm përdorin 2, 3 sekserë, premtojnë gjëra të rreme. 

Ça kanë premtuar për 30 vite s’kanë bërë asgjë. As rrugë, as drita. Përdorin ca sekserë që marrin akte noteriale nëpër banesa, gënjejnë pronarë banesash që t’i çojnë drejt firmosjes së akteve noteriale. Dijeni keni pasur për projektin, si pjesë e administratës që të punoja për fshatin tim, por e mallkoj atë ditë që kur u ktheva nga emigracioni. Ka vetëm mbledhje, zgjidhje ekuacionesh se si ta shfrytëzojnë popullit. Ne i kemi me dokumente pronat”, tha ai.

Banorët e Bërxullës kanë 7 muaj që protestojnë kundër ndërtimit të aksit 'Thumanë-Kashar', segmenti 20.9 kilometrash pjesë e autostradës Milot –Fier. Me ndryshimin e projektit banorët deklarojnë se parashikohet të shemben banesat e tyre. Ato nuk bien dakord me vlerën e shpronësimit për banesën dhe tokën. Të vendosur, thonë se ato do të mbrojnë tokat e tyre deri në vetëflijim, dhe se nuk do të lejojnë firmën 'Gener 2' të futet në tokat e tyre, pa arritur më parë një marrëveshje me to./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Banorët e Bërxullës marrin mbështetje nga Italia, Orlando: Më ftuan të shikoj situatën, do mbledh prova, shpresoj t'i ndihmoj

Kundërshtojnë projektin 'Thumanë-Kashar', banorët
Italiani

TIRANË- Në mbështetje të banorëve të Bërxullës, në protestë është bashkuar edhe një italian. Duke u prezantuar si Orlando, ai bën të ditur se është ftuar nga një mik i tij për të mbështetur këtë kauzë. Ndër të tjera, ai thotë se po mbledh prova për të ndihmuar banorët e Bërxullës.

"Jam italian, jam Orlando, jam mik i Dritan Zeneli më ka ftuar këtu që ti jap mbështetje, më duket e cuditshme që të futet në pronën private të individëve. Po mbledh prova, do i coj te kolegët italiane për të kuptuar nëse mund të bëjmë dicka për ti ndihmuar. Shpresoj të jem ndihmë për këto banorë që ndodhen në një situatë të çuditshme."

Banorët e Bërxullës kanë 7 muaj që protestojnë kundër ndërtimit të aksit 'Thumanë-Kashar', segmenti 20.9 kilometrash pjesë e autostradës Milot –Fier. Me ndryshimin e projektit banorët deklarojnë se parashikohet të shemben banesat e tyre. Ato nuk bien dakord me vlerën e shpronësimit për banesën dhe tokën. Të vendosur, thonë se ato do të mbrojnë tokat e tyre deri në vetëflijim, dhe se nuk do të lejojnë firmën 'Gener 2' të futet në tokat e tyre, pa arritur më parë një marrëveshje me to./Dosja.al

3 VITE ME PARE

"Kushtetutë komuniste", banori i Bërxullës kërkon reagimin e kryeministrit: Na jep hakun

Kundërshtojnë projektin 'Thumanë-Kashar', banorët
Banori ne Berxulle

TIRANE- Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish sot në protestë kundër ndërtimit të projektit Thumanë-Kashar, pasi rruga kalon në tokat e tyre. Por edhe pse prej muajsh kërkojnë që shteti ti shpronësojë por kjo sipas tyre nuk ka ndodhur. Ata paralajmëruan sot përshkallëzimin e protestës dhe thanë se nesër do të shkojnë pranë ambienteve të Hipotekës. 

"Nesër do të bllokojmë hipotekën. Unë jam i pari. Masakra që po i bëhet popullit, na iku elita. Na i mori bota, të gjitha, doktoraturë dhe shkencëtarë. I bëj thirrje direkt që të shpallet një Kushtetutë të re, reale, jo këtë, komuniste, çifute që nuk njeh të drejtat e pronarëve. Kushtetuta jonë është çifute. Duan të na punojnë në kurrizin tonë. Të bëjnë rrugën, atë të bëjnë. Prej 7 muajsh shteti fle gjumë. Para dy ditësh isha te firma 'Gener 2' ku në kontratë, dy pika nuk janë të realizueshme. Ka ardhur me dëshirë thoshte firma. 

Kush ka vënë kapital i ka vjedhur. Ky popull nuk përfitoi kurrë. Erdhi dita duhet të vijë, të shkojnë para litarit të gjithë. Mbreti dikur kur rrinte në karrige duhet ti përgjigjej popullit. Na jep hakun, kaq."-tha njëri nga banorët./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Banorët e Bërxullës në protestë, qytetari: Nuk do bllokojmë rrugën, Policia na tha se do vijnë delegacione

Kundërshtojnë projektin 'Thumanë-Kashar', banorët
Qytetari

TIRANË- Dita e hënë ka nisur me protestën e banorëve të Bërxullës. Sot ato ndodhen në rrugën e Rinasit, duke kundërshtuar sërish projektin e rrugës Thumanë-Kashar. Një prej tyre u shpreh se kanë vendosur që të mos e bllokojnë rrugën e Rinasit për shkak të kërkesës së policisë e cila ka deklaruar se sot ka delegacione që duhet të mbërrijnë në Tiranë.

“OST i thotë unë nuk i lëviz shtyllat, ju duhet të lëvizni gjurmën e rrugës. Ne këtë protestë e kemi spostuar për një arsye duke gjetur mirëkuptimin me policinë e shtetit. Nuk kemi dalë të bllokojmë rrugën për këtë arsye sepse në Tiranë ka delegacione. Ky është mirëkuptimi i fundit që i japim policisë së shtetit. Nuk do ta kenë më mirëkuptimin tonë për sa kohë nuk na mirëkupton shteti. Ne si banorë po zbatojmë vetëm ligjin dhe po kërkojmë vetëm të drejtat tona. Ata heshtin dhe vetëm heshtin, Kjo është për të na sosur ne durimin që të kalojmë në akte ekstreme.

Pastaj do kalojë edhe durimi jonë sepse njerëzit janë në siklet dhe në hall sepse nuk dinë ku do akomodohen nesër kur të prishet banesa, Nuk na jepet asnjë informacion ku ndërtohen banesa. Nuk na jepet informacion se ku do ndërtohen rrugët dytësore, Nuk po kërkojmë asgjë. Janë 183 ditë protestë dhe ne nuk marrim asnjë përgjigje për kërkesat tona. Zgjedhja jonë është për zgjidhjen e halleve të komunitetit tonë jo të na përfaqësojë politika. Ajo i shfrytëzon për interesat e vet personale. Nuk kemi nevojë për famë. Ne jemi hallexhinj. Edhe kur kanë shkuar nëpër protesta, ato janë shuar. Protesta jonë ka 7 muaj sepse është protestë që bëhet me njerëz që vërtetë kanë hall. Nuk është asnjë që ka ardhur dje dhe gjeti një terren dhe e pushtoi. Nuk ka pasur asnjë reagim nga institucionet e shtetit. Unë i jam drejtuar me kërkesa përditë”, deklaroi njëri nga protestuesit.

protesta e banoreve te berxulles

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron