Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
• Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme, SPAK. • Kjo paraqitje e Metës në SPAK vjen një ditë pas bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit. • Ilir Meta ka mbërritur i vetëm në ambientet e SPAK rreth orës 10:00.• Ai u shpreh se po shkonte të takohej me kreun e Prokurorisë së Posaçme, por pa treguar çështjen për të cilën është thirrur për t’u marrë në pyetje. • Ai tha se Dumani është ai që nuk guxon të hapë çështjen McGonigal dhe nuk guxon të përmendë emrin e kryeministrit Edi Rama dhe çështjen e kreut të PD-së, Sali Berisha. • Ndërkohë, Meta ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas më shumë se 3 orësh marrje në pyetje. • Gjatë fjalës para gazetarëve, Meta refuzoi të përgjigjej se në çfarë cilësie ishte thirrur në pyetje, por theksoi se ishte si kundërshtar i narko-shtetit. • Po ashtu, Meta në përfundim të fjalës së tij hodhi akuza dhe ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryeprokurorit Altin Dumani, që sipas tij është duke mbrojtur Ramën.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas më shumë se 3 orësh marrje në pyetje. Gjatë fjalës para gazetarëve, Meta refuzoi të përgjigjej se në çfarë cilësie ishte thirrur në pyetje, por theksoi se ishte si kundërshtar i narko-shtetit. Po ashtu, Meta në përfundim të fjalës së tij hodhi akuza dhe ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryeprokurorit Altin Dumani, që sipas tij është duke mbrojtur Ramën.
"SPAK është kthyer falë Dum Dumanit në një parti bashkëqeverisëse të Edi Ramës. Unë jam pyetur 3 orë kot më kot për gjëra që nuk kanë asnjë lidhje me mua, që kanë të bëjnë me veprime të të tjerëve, të miqve, shokëve dhe bashkëpunëtorëve të SPAK. Unë jam pyetur në cilësinë e kundërshtarit të këtij narkoshteti dhe këtij narkoregjimi që e mban në këmbë Dum Dumani, i cili në vend që të hetojë McGonigal të cilin e ka takuar ai dhe prokurorë të tjerë, në vend që të ndalojë Edi Ramën, inceneratorin, të ndalojë aferën e Portin e Durrësit të gjitha ato PPP që janë rrjedhja më e madhe financiare e këtij vendi merret me përrallat e laraskave të tij”, tha Meta.
Ditën e djeshme për dosjen e hetimit pasuror ishte thirrur në SPAK dhe bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi. Hetimet e SPAK për Kryemadhin nisën për korrupsion dhe falsifikim dokumentesh, pa emër personi të dyshuar, pas kallëzimit të ish-deputetit Halit Valteri, që akuzoi partinë e drejtuar asokohe nga Ilir Meta, se ka paguar 700 mijë dollarë për lobimin në SHBA, përfshirë vizitat në SHBA edhe një foto me ish-presidentin republikan Donald Trump.
TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme, SPAK. Meta ka deklaruar me ironi para gazetarëve se po shkon të takojë kreun e SPAK, Altin Dumanin.
Ai tha se Dumani është ai që nuk guxon të hapë çështjen McGonigal. Meta u tha gazetarëve se kur të dalë do të tregojë se për çfarë është thirrur.
"Po shkoj te Dum-Dumani. A e njihni kush është Dum-Dumani? Dum Dumani është ai që s’guxon të hapë çështjen McGonigal. Dum-dumani është ai që s’guxon t’i përmendë emrin Edi Ramës, as për çështjen e Sali Berishës. Kur të dal do ju tregoj", tha Meta për gazetarët teksa futej në SPAK rreth orës 10:15.
TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme, SPAK.
Kjo paraqitje e Metës në SPAK vjen një ditë pas bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit. Ende nuk dihet arsyeja e thirrjes së Metës pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.