LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kurti pranoi planin franko-gjerman, Kuvendi i Kosovës përfshihet nga debatet! Mbledhja URGJENTE tek Ambasada Amerikane

• Vazhdojnë debatet për çështjen e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë. • Kuvendi i Kosovës është përfshirë ditën e sotme nga debatet lidhur me pranimin e propozimit franko-gjerman nga kryeministri, Albin Kurti. • Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi akuzoi Kurtin për mungesë guximi për të të bërë transparencë lidhur më këtë çështje. • Ndërsa kryeparlamentari, Glauk Konjufca iu përgjigj deklaratës së Gabriel Escobar, i cili tha se asociacioni do të bëhej, donte apo jo Kurti. • Diskutimi për Asociacionin e komunave me shumicë serbe do të vazhdojë sot në rezidencën e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë. • Në 6 shkurt, Albin Kurti pas një takimi me të dërguarin special të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, njoftoi se do ta pranonte propozimin franko gjerman për të arritur një normalizim marrëdhëniesh mes Serbisë dhe Kosovës.

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Vuçiç: Në Bruksel të më thërrasin vetëm pas formimit të Asosacionit

Kurti pranoi planin franko-gjerman, Kuvendi i Kosovës përfshihet nga
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha sot se mund ta thërrasin në Bruksel vetëm pasi të formohet Asosacioni i Komunave me Shumicë Serbe. Vuçiç, i cili sot mori pjesë në hapjen e hotelit të rinovuar “Planinka” në Kurshumlijska Banja, është pyetur për njoftimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borell, se do të ftoj liderët e Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel për të diskutuar planin evropian.

"Ata mund të thonë çfarë të duan, por duhet të më thonë se çfarë kuptimi ka. Unë kurrë nuk kam shmangur të flas për asgjë, për asnjë çështje. Para kësaj, ZSO. Nëse mendoni se po më thërrisni në Bruksel, më bindni te thuash ZSO në të njejtën kohë me dicka apo pas dickaje mos më telefono se ateherë po më thërret për turizëm dhe nuk me intereson meqe kam qënë 200 herë në Bruksel nëse me telefonon pastaj më njoftoni fillimisht se kanë dorëzuar ZSO-në, kështu që kur të dorëzojnë, do të vij të flas për gjithçka tjetër”, tha Vuçiç.

Vuçiç theksoi se sigurisht që do të shkonte dhe do të ankohej nëse thirrej, që Serbia të mos ishte fajtore për asgjë, por të mos prisnin të pranonin asgjë. I pyetur për të komentuar deklaratën e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit i cili tha se janë 11 kryetarë të komunave në Serbi që nuk janë të kombësisë serbe dhe nuk kanë komunitete të veçanta, Vuçiç ka theksuar se kjo është marrëzi dhe vrazhdësi.

"Ai do të donte të barazonte statusin juridik, politik, shtetëror-juridik të Serbisë dhe atë që ai e quan Republika e Kosovës. Ne po diskutojmë tani sepse nuk janë të njëjta. Ju nuk keni çfarë të diskutoni për Serbinë qëndrore. Ne kemi një temë dhe është në tavolinë. Serbia dhe Kosova. Kur dikush mendon se ka të drejt të jetë arrogant, sepse mendon se ka patronë të mëdhenj, çfarë duhet të bëjmë? Këto janë truke të pakuptimta që nuk shkojnë mirë”, ka theksuar Vuçiç.

3 VITE ME PARE

Vuçiç: Pa formimin e Asociacionit, nuk ka kuptim vazhdimi i dialogut me Kosovën

Kurti pranoi planin franko-gjerman, Kuvendi i Kosovës përfshihet nga
Vuçiç me ambasadoret

SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka thënë se nuk ka kuptim vazhdimi i dialogut me Kosovën pa formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Kosovo Online shkruan se këto deklarime ai i bëri pas takimit me ambasadorët e QUINT-it në OSBE dhe me ambasadorët e këtyre vendeve në Beograd.

Vuçiç dhe diplomatët diskutuan edhe për situatën e sigurisë në Evropë. Sipas njoftimit nga presidenca serbe thuhet se u diskutua edhe për rrugën e integrimit të Serbisë në BE.

"Presidenti Vuçiç dhe ambasadorët e Quint diskutuan edhe për situatën e sigurisë në Evropë, si dhe për integrimin evropian të Serbisë. Presidenti veçanërisht theksoi se Serbia vlerëson bashkëpunimin e mirë me OSBE-në si një nga organizatat më të rëndësishme ndërkombëtare, si dhe misionin e saj në Serbi”, thuhet në deklaratë.

3 VITE ME PARE

Kurti: Beogradi po bën betejën më të madhe që Asociacioni të vendoset në qendër

Kurti pranoi planin franko-gjerman, Kuvendi i Kosovës përfshihet nga
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka thënë sot në Kuvend se po zhvillohet një betejë e madhe politike dhe diplomatike, për ta bërë Asociacionin cështje më të rëndësishme të planit franko-gjerman, ndonëse në propozim nuk i është dhënë një rëndësi e tillë, as në renditje.

Ai thotë se neni për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara më herët është në nenin 10, në fjalin e fundit të dokumentit, që i është dhënë Kosovës dhe Serbisë si propozim për normalizimin e raporteve. 

“Fjalia e fundit në nenin 10 të propozimit evropian, po ashtu, referohet marrëveshjeve të mëhershme. Të gjitha marrëveshjeve në Bruksel. Beteja politike që aktualisht po zhvillohet është kjo: në njërën anë prej 33 marrëveshjeve, Beogradi do ta parzgjedhë vetëm një që e ka më të dashur, 19 prillit 2013, atë të Asociacionit. Ato marrëveshje nga pikëpamja e Qeverisë së Kosovës nuk kanë hierarki, as vlerore, as logjike. Ato kanë rend kronologjik, nuk janë nënshkruar të gjitha në të njëjtën ditë”, ka thënë Kurti.

Tutje, ai thotë se po zhvillohet një betejë për faktorizimin e cështjes së Asociacionit.

“Këtu po zhvillohet një betejë e madhe politike dhe diplomatike. Dhe, beteja tjerër është që në kuadër të propozimit të Bashkimit Evropian, ai neni 10 i cili i referohet marrëveshjeve të mëhershme, me një lloj sforcimi dhe insistimi, të nxjerret gati në preambulë. Kjo është e papranueshme për ne. Beogradi po bën betejen, ndoshta më të madhe, që Asociacioni të jetë parakusht, ose në qendër”, tha ai.

3 VITE ME PARE

Abdixhiku pyet Kurtin: Marrëveshja e pranuar nga ju a e ka njohjen e ndërsjellë?

Kurti pranoi planin franko-gjerman, Kuvendi i Kosovës përfshihet nga
Lumir Abdixhiku

KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë seancës së sotme, ka folur për disa dokumente, që thotë se ia kishte dorëzuar kryeministri Kurti. Ai tha se në takimin e dytë, Kurti i kishte dhënë një dokument që nuk përmbante njohjen reciproke.

“Kapitulli i parë parashihte njohjen reciproke me Serbinë. Kapitulli i dytë krimet e luftës të zhdukurit, në kapitullin e pestë thuhej se do të bëhej rikonsiderimi i marrëveshjeve të arritura në Bruksel. Në një takim tjetër të zhvilluar në zyrën e tij, disa muaj më vonë, kryeministri më kishte dorëzuar një dokument dy-faqësh i njohur si propozimi franko-gjerman, ai propozim nuk përmbante marrëveshjen finale dhe ishte larg dokumentit që ma kishte propozuar Kurti në takimin e parë”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai ka drejtuar katër pyetje ndaj Kurtit.

“Se edhe ashtu ai nuk i raporton këtij Kuvendi. I kam 4 pyetje për kryeministrin për ta kuptuar se çka ka nënshkruar ai. Në marrëveshjen e pranuar nga ju në parim a bëhet fjalë për marrëveshje përfundimtare ligjërisht të obligueshme apo për marrëveshje bazë? Marrëveshja e pranuar nga ju në parim a e ka njohjen e ndërsjellë në qendër të saj? Marrëveshja e pranuar nga ju në parim a i ka elementet e platformës suaj që na i prezantuat në gusht të 2022-tës? -Marrëveshja e pranuar nga ju në parim a e parasheh rikonsiderimin e marrëveshjeve paraprake apo implementimin e të gjitha marrëveshjeve pa dallim? Na trego se çfarë elementesh ka produkti juaj përfundimtar në këtë proces të udhëhequr nga ju”, ka thënë i pari i LDK-se.

3 VITE ME PARE

Vazhdon diskutimi për Asociacionin, mbledhja në rezidencën e Hovenier nis në 18:30

Kurti pranoi planin franko-gjerman, Kuvendi i Kosovës përfshihet nga
Jeff Hovenier

Diskutimi për Asociacionin e komunave me shumicë serbe do të vazhdojë sot në rezidencën e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë. Gazeta Express mëson se mbledhja jozyrtare do të nis në orën 18:30.

Mbajtjen e kësaj mbledhjeje e konfirmoi Ambasada Amerikane.

“Pas diskutimit produktiv më 31 janar me një gamë të gjerë aktorësh në Ambasadën e SHBA-së, Ambasadori do ta thërrasë një mbledhje jozyrtare në rezidencën e tij për ta lehtësuar bisedën e mëtejshme. Nuk ka asnjë program zyrtar apo temë diskutimi”, i tha gazetës të mërkurën një zëdhënës i Ambasadës.

Pas diskutimit të mbyllur të organizuar nga Ambasada Amerikane më 31 janar, ambasadori Jeff Hovenier tha se SHBA-ja e ka bërë të qartë se “nuk mbështet asnjë marrëveshje që shkel Kushtetutën e Kosovës” ose që “kërcënon sovranitetin, pavarësinë dhe karakterin multietnik” të saj.

“Ne kundërshtojmë rreptësisht krijimin e një entiteti që i ngjan Republika Srpska-s në Bosnjë e Hercegovinë,”- ka thënë Hovenier.

Diskutimi në Ambasadë pasoi deklaratat e zyrtarëve amerikanë të cilët thanë se “është koha për themelimin e Asociacionit”. Pas presionit të shtuar ndërkombëtar, Kurti e ka pranuar në parim propozimin europian për arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, por vazhdon të ngurrojë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai nuk u ftua në diskutimin për Asociacionin në Ambasadën e SHBA-së, por në të morën pjesë disa përfaqësues të Qeverisë dhe të Presidencës. Më pas, në një seancë të Kuvendit më 2 shkurt, Kurti ka paraqitur gjashtë kushte për themelimin e Asociacionit./Express

3 VITE ME PARE

"Asociacioni i komunave serbe do të bëhet"/ Konjufca i përgjigjet Escobar: Nuk ndodh pa kryeministrin, dalim në protesta!

Kurti pranoi planin franko-gjerman, Kuvendi i Kosovës përfshihet nga
Glauk Konjufca

PRISHTINË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka komentuar deklaratën e të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, se Asociacioni i komunave serbe do të bëhet “me apo pa kryeministrin e Kosovës”. Në reagimin e tij, Konjufca tha se kjo gjë është e pamundur, por shtoi se në rast se ndodh do të dalë në rrugë bashkë me qytetarët. 

“Nuk bëhet fjalë se Asociacioni i komunave serbedo të formohet me apo pa Albin Kurtin, por nuk mund të formohet pa kryeministrin e Kosovës. Nëse kryeministri ndryshon qëndrim, edhe pse nuk mendoj se është e realizueshme, dikush do të organizojë popullin që ta ndalojë. Nëse Kosova nuk e pranon Asociacionin, nuk mund të ndodhë,”- tha kryeparlamentari. 

Madje Konjufca tha se është i gatshëm të lërë postin dhe të dalë në rrugë. Ai shton se Serbia po kërkon autonomi territoriale në Kosovë përmes Bashkimit të Komunave Serbe.

Javëve të fundit, të dërguarit nga Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja kanë vizituar Prishtinën dhe Beogradin për t’i inkurajuar palët të pranojnë një propozim të ri – të quajtur propozim evropian – që dy shtetet të normalizojnë raportet dhe të përshpejtojnë rrugëtimin e tyre drejt BE-së.

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e BE-së, ka nisur më 2011, por vetëm disa prej 33 marrëveshjeve të arritura janë zbatuar deri më tani. Tani, plani evropian – apo siç njihet edhe si propozimi franko-gjerman – nuk është bërë publik. Por SHBA-ja ka rritur presionin ndaj Prishtinës që të zbatojë marrëveshjet e arritura për Asociacionin më 2013 dhe 2015. Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 2015 tha se disa pika të marrëveshjes nuk ishin në harmoni me Kushtetutën, por që mund të harmonizohen.

Kurti tha se themelimi i Asociacionit nuk është prioriteti i tij, por javën e kaluar ai shpalosi disa kushte për të, përfshirë edhe që Asociacioni të jetë pjesë e një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve dhe të zbatohet pas njohjes reciproke. Autoritetet në Kosovë kanë shprehur frikën se Asociacioni i Komunave serbe në Veri do të minonte shtetësinë e Kosovës. 

3 VITE ME PARE

Asociacioni i komunave serbe në Kosovë? Albin Kurti "kthen pllakën": Beogradi ka 11, pse nuk ua mundëson ndarjen minoriteteve?

Kurti pranoi planin franko-gjerman, Kuvendi i Kosovës përfshihet nga
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vazhdon të jetë kundër asociacionit të komunave serbe në Kosovë. Në postimin e bërë në rrjetet e tij sociale, Kurti ka nxjerrë me listë të gjithë drejtuesit e 11 komunave në Serbi që i përkasin minoriteteve të ndryshe, për të cilat ngre pyetjen nëse do të mund të formonin asociacione një-etnike. 

"Asociacionet e komunave mbi baza etnike në Serbi? Minoritete në Serbi zyrtarisht llogariten 21 sosh: kroatët, bunjevcët, bullgarët, boshnjakët, shqiptarët, hungarezët, romët, rumunët, rusinët, sllovakët, ukrainsët, lidhja hebreje, ashkalinjët, vllehët, grekët, egjiptianët, gjermanët, sllovenët, çekët, maqedonët, malazezët. 11 komuna në Serbi udhëhiqen nga kryetarë joserb. Asociacione një-etnike komunash do të mund të formonin hungarezët, boshnjakët, shqiptarët dhe bullgarët. Pse Serbia nuk ua mundëson këtë, përderisa e kërkon një gjë të tillë në Kosovë?,"-shkruan Albin Kurti.

Javëve të fundit, të dërguarit nga Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja kanë vizituar Prishtinën dhe Beogradin për t’i inkurajuar palët të pranojnë një propozim të ri – të quajtur propozim evropian – që dy shtetet të normalizojnë raportet dhe të përshpejtojnë rrugëtimin e tyre drejt BE-së.

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e BE-së, ka nisur më 2011, por vetëm disa prej 33 marrëveshjeve të arritura janë zbatuar deri më tani. Tani, plani evropian – apo siç njihet edhe si propozimi franko-gjerman – nuk është bërë publik. Por SHBA-ja ka rritur presionin ndaj Prishtinës që të zbatojë marrëveshjet e arritura për Asociacionin më 2013 dhe 2015. Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 2015 tha se disa pika të marrëveshjes nuk ishin në harmoni me Kushtetutën, por që mund të harmonizohen.

Kurti tha se themelimi i Asociacionit nuk është prioriteti i tij, por javën e kaluar ai shpalosi disa kushte për të, përfshirë edhe që Asociacioni të jetë pjesë e një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve dhe të zbatohet pas njohjes reciproke. Autoritetet në Kosovë kanë shprehur frikën se Asociacioni i Komunave serbe në Veri do të minonte shtetësinë e Kosovës. 

asociacioni i komunave serbe në kosovë

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje