LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kutia e burgut në Rrogozhinë ankimohet në KAS! Përfaqësuesi i ‘BF’: Të rinumërohen votat! PS: Të rrëzohet kërkesa. Komisioni: Numëroni sërish votat

•Koalicioni “Bashkë Fitojmë” kërkoi ditën e sotme në Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve rinumërimin e votave në bashkinë e Rrogozhinës si dhe heqjen e rezultatit të qendrës së votimit të burgut nga tabela përfundimtare e votave. •Ivi Kaso, përfaqësuesi i ‘BF’ tha se në këtë zonë është e nevojshme numërimi dhe rivlerësimi i votës, pasi vetëm kështu mund të dalë rezultati i vërtetë mbi procesin zgjedhor. •Kjo kërkesë e koalicionit ‘BF’ për rivlerësim të rezultatit u kundërshtua nga përfaqësuesi i PS, Eridian Salianji i cili kërkoi dhe rrëzimin e ankimimit. • Ndërkohë që KAS duke parë faktet, vendosi në favor të koalicionit 'Bashkë Fitojmë' dhe urdhëroi numërimin e votave në Rrogozhinë. • Në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit të 2022-it për Bashkinë Rrogozhinë kishin të drejtë vote 65 të burgosur, ndërsa këtë vit numri ishte 122. •108 prej tyre votuan më 14 Maj, nga ku kandidati i PS arriti të merrte 92 vota ndërsa 12 të tjera shkuan për opozitën.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

KAS pranon kërkesën e “Bashkë Fitojmë”, merr vendimin për hapjen e kutive të Bashkisë së Rrogozhinës

Kutia e burgut në Rrogozhinë ankimohet në KAS!
KAS

TIRANË- Komsioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka pranuar kërkesën e koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për hapjen e kutive të Bashkisë së Rrogozhinës. Koalicioni 'BF' ankimoi rezultatin në këtë bashki dhe ka kërkuar rinumërimin e votave por ka kërkuar që kutia e burgut të mos përfshihej, pasi sipas tyre ishte ajo që ka sjellë manipulimin e rezultatit në këtë bashki. Përfaqësuesi i koalicionit, Ivi Kaso tha se në këtë bashki është i nevojshëm rinumërimi i votave.

“Në këtë zonë zgjedhore është i nevojshëm rinumërimi dhe rivlerësimi i të gjitha votave. Vetëm kështu kemi garancinë që rezultati që do të dalë nga ky proces do të pasqyrojë të vërtetën e këtij procesi zgjedhor”, tha Kaso.

Kjo kërkesë e koalicionit ‘BF’ për rivlerësim të rezultatit është kundërshtuar nga përfaqësuesi i PS, Eridian Salianji i cili kërkoi dhe rrëzimin e ankimimit dhe shpalljen e rezultatit përfundimtar me fitues Edison Memollën.

3 VITE ME PARE

Ankimimi i ‘BF’ për Bashkinë Rrogozhinë/ Kaso: Procesi ka qenë i mangët, një sërë parregullsish gjatë numërimit të votave

Kutia e burgut në Rrogozhinë ankimohet në KAS!
Ivi Kaso

TIRANE- Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka kërkuar në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve rinumërimin e votave në Bashkinë e Rrogozhinës si dhe heqjen e rezultatit të qendrës së votimit të burgut nga tabela përfundimtare e votave. Përfaqësues i “BF”-së Ivi Kaso tha se në shumë qendra votimi të Rrogozhinës, janë vlerësuar si të rregullta për kandidatin e PS-së fletë votimi që duhet të shpalleshin të pavlefshme.

“Në përfundim të kësaj vendimarje, komisioneri ka shpallur kandidatin Edison Memolla me një diferencë nga ankimuesi prej 30 votash. Vendimarrja e KZAZ përkatëse lidhur me hartimin e tabelës përmbledhëse dhe miratimin për shpalljen nuk ka mundur të finalizohet, sepse të katërt prej anëtarëve kanë votuar kundër për shkeljet gjatë procesit. Veçanërisht për shkelje për nxjerrje të rezultatit. Kjo ka detyruar komisionerët ta miratorë ai vetë.

Lidhur me shkeljet e numërimit, diferenca mes dy kanditatëve është 30 vota. Fletët e pavlefshme është 276 vota. Më shumë se 9 herë më e madhe se diferenca mes dy kandidatëve. Kandidati që kemi mbështetur ne në këtë proces, për shkak të vendimarrjes të Kolegjit Zgjedhor, nuk kanë patur të drejtë të kishin numërues në të gjitha tabelat e numërimit, duke lënë gjysmat e tavolinave pa përfaqësues të subjektit tonë në procesin e numërimit. Dhe informacioni që kanë mbledhur dhe pasqyrimit të ankimimit përpara organit tuaj, kanë vërejtur një sërë parregullsish që na kanë shtyrë të kërkojmë një proces verifikimi të votave të pavlefshme në një pjesë të qëndrave të votimit. Në këtë zonë zgjedhore, procesi ka qënë i mangët, duke e konsideruar vota të vlefshme për një kandidat, për kanditin fitues, ose janë pavleftësuar pa arsye ligjore vota të vlefshme për kandidatin tonë, duke bërë një deformim të rezultatit, e shpall fitues kandidatin e PS-së me 30 vota diferencë”, tha Kaso.

Kandidati i PS-së Edison Memolla fitoi përballë Shkëlqim Hoxhës së "BF"-së me 30 vota diferencë, ndërkohë që përpara se të numërohej kutia e burgut, kryesonte Hoxha me mbi 50 vota.

3 VITE ME PARE

Votimi në burgun e Rrogozhinës/Drejtuesi i KAS 'konfuzohet' nga deklarata e sekretarit: Qendra e votimit u krijua nga drejtori i burgut?

Kutia e burgut në Rrogozhinë ankimohet në KAS!
KAS

TIRANË- Votimi në burgun e Rrogozhinës ka sjellë debate te mbledhja e Komisionit të Ankimimit dhe të Sanksioneve. Kjo pasi është drejtuesi i KAS është konfuzuar nga deklarata e sekretarit të përgjithshëm në lidhje me krimimin e qendrës së votimit në këtë burg.

BISEDA:

Drejtuesi i KAS: Po në 2022 si është bërë? Drejtori i Burgjeve vendosi për hapjen e qendrës së votimit?

Sekretari i përgjithshëm: Ka 2 praktika, drejtor burgu që krijon një qendër votimi, e listën e bën 40 ditë para për korrgjimin e listës. Ka burgje të tjera që e bëjnë në moment të fundit. Në këtë rast është bërë para kohe, sipas ligjit. 

Drejtuesi i KAS: Kjo është qendër votimi në ambient special. Qendra e votimit e burgut në burg do jetë. Duhet vendim i propozuar nga KZAZ. Ju po thoni që s'ka një të tillë. Më duket se nuk po kuptohemi. Cfarë mund të ankimonin për këto zgjedhje? Ideja është që të krijohet kur ka zgjedhje, duhet të krijohet nga komisioneri e jo nga drejtori i burgut.

Sekretari i përgjithshëm: Drejtori i burgut ka bërë kërkesën...

3 VITE ME PARE

KAS për Rrogozhinën, përfaqësuesi i PS: Po u hoq një qendër votimi ndikon në rezultat, kërkojmë rrëzimin e ankimit

Kutia e burgut në Rrogozhinë ankimohet në KAS!
Perfaqesuesi i PS

TIRANË- Ditën e sotme në KAS po shqyrtohet kërkesa e 'Bashkë Fitojmë' për kutinë në burgun e Rrogozhinës. Përfaqësuesi i tyre, Ivi Kaso kërkon heqjen e rezultatit të qendrës së votimit të burgut nga tabela përfundimtare e votave.

Kaso, tha se në shumë qendra votimi të Rrogozhinës janë vlerësuar si të rregullta për kandidatin e PS-së fletë votimi që duhet të shpalleshin të pavlefshme. Nga ana tjetër, përfaqësuesi i PS-së kërkon që të rrëzohet ankimi. 

'Pyetja e parë për administratën; qendra e votimit në burgun e Rrogozhinës a ka qenë edhe në zgjedhjet e mëparshme?  Përgjigjia: Po

A ka pasur ankesë për ngritjen e kësaj qendre votimi? Përgjigjia: Jo

Për sa i përket vendimit të GJK, vendimi është i vitit 2007, kjo ka ardhur sipas një parimi. Po themi se duhet marrë një vendim që nesër të jetë ligj, po kalojmë nga e kundërta, që të dënuarve ne t'ia heqim të drejtën për të votuar. Kufizimi i kësaj të drejte nuk lejohet me ligj. KAS vetëm zbaton ligje, nuk ka aftësi që të bëjë ligje. Gjykata mund të bëjë konstatime. Pavarësisht kërkimeve, unë kërkoj rrëzim të heqjes nga rezultati, po u hoq një qendër votimi ndikon në rezultat dhe kjo qendër ndikon. Nëse KAS vendos ta heqë nga rezultati, në kodin zgjedhor është përcaktuar se cfarë ndodh. KAS, Kolegji nesër do konstatojë nëse kjo qendër ka qenë e rregullt. Ne kërkojmë rrëzimin e anikimit.'

Kandidati i PS-së Edison Memolla fitoi përballë Shkëlqim Hoxhës së BF-së me 30 vota diferencë, ndërkohë që përpara se të numërohej kutia e burgut kryesonte Hoxha me mbi 50 vota./Dosja.al

kas per rrogozhinen

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet