Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Kuvendi u zhvillua me debate sot. Deputetët e PD-së kërkuan që të ndryshojë rendi i ditës dhe të bëhet një mocion me debat për të diskutuar mbi raportin e fundit të DASH që flet për mangësi të pavarësisë së gjyqësorit dhe ndikimit të pushtetit te media. Kjo kërkesë u rrëzua me argumentin se nuk ishte ndjekur procedura. • Kryetarja e Kuvendit tha se deputetët duhet fillimisht të sillnin kërkesën për mocion me debat, të shqyrtohej sipas procedurës dhe të vendosej data kur do të zhvillohet. • Sot, deputeti demokrat Bujar Leskaj ka zhvilluar një interpelancë me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliun. Leskaj kërkoi nga qeveria që të përcaktohet minimumi jetik brenda vitit 2023. Manastirliu tha se vende të ndryshme operojnë në mënyra të ndryshme për të përcaktuar pagën minimale. Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho zhvilloi një seancë me pyetje me ministren e Arsimit, Evis Kushi. Në total u miratuan 5 projekligje dhe 2 projektvendime. Berisha dhe Balla debatuan për inceneratorët. Belind Këlliçi dhe Luçiano Boçi folën për herë të fundit si deputetë.
15 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe kërkoi që grumbulluesit të paguajnë bujqit për pagesat e vonuara të produkteve bujqësore që janë dorëzuar. I pranishëm në Kuvend, Braçe tha se kjo nismë ligjore duhet miratuar dhe se e gjitha është për t’i ardhur në ndihmë bujqësisë. Braçe tha gjithashtu që edhe bujqit duhet të pajisen me NIPT.
“Projektligji që unë kam paraqitur adreson vonesat e pagesave të vonuara në detyrimet kontraktore dhe tregtare. Me vonesa të vonuara kuptojmë pagesa që nuk kryhen në afatin e caktuar nga ndërmarrjet publike apo private. Në fund fare bujqit të kenë garanci për mallin që kanë dorëzuar dhe për paratë që vijnë nga ky mall. Bujqit duhet të regjistrohen me NIPT, dhe ta shesin mallin e tyre me faturë. Instrumenti i formalizimit i mbron dhe i fut në regjim të ri ku do ndihen të mbrojtur,”- tha Braçe.
TIRANË- Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka dorëzuar sot mandatin në Kuvend. Në fjalën e fundit që mbajti, Këlliçi thotë se refuzon të bëhet pjesë e një modeli që ka parë deri më sot, në veçanti nga Rilindja e Partia Socialiste. Ai u ka bërë thirrje deputetëve socialistë që të përqafojnë ndryshimin që po vjen me 14 Maj, siç i konsideroi ai zgjedhjet lokale. Nga socialistët, Këlliçi përmendi me emër Rexhep Mejdanin dhe Pandeli Majkon që i konsideroi të ndershëm.
Këlliçi u shpreh se po futet në një projekt të ri, që është gara për Bashkinë e Tiranës, dhe siguroi se do të ofrojë një model tjetër, ndryshe nga sa prodhon politika sot. Ai renditi disa prej parimeve që ai do të ndjekë në këtë nismë të re politike, dhe vlerat për të cilat do të luftojë.
Fjala e Këlliçit:
Me shumë kolegë të PD-së, jemi munduar të qëndrojmë fort në mbrojtje të interesit publik, të ngremë kauza, të luftojmë korrupsionin, si me denoncimet që kemi bërë, apo me raste konkrete si ai i komisionit hetimor për aferën e inceneratorëve. Por, nuk mund të them se ja kemi dalë sa duhet. Nuk kemi shkëlqyer as ne, pasi edhe në mesin tonë, në një moment nxorri krye një përplasje e brendshme, që na mori shumë kohë e shumë energji. Dhe, edhe pse kemi qëndruar mbi disa parime e vlera, nuk mund të them se i kemi shërbyer qytetarëve me sherrnajën tonë dhe as e kemi mbrojtur dot më së miri interesin e tyre. Nuk mund ta fsheh, që largohem i pezmatuar, kur mendoj se si kryeministri i vendit tim ka lëshuar këtu fyerjet dhe etiketimet më të rënda ndaj opozitës dhe ku asnjë ditë nuk ushtroi atë që njihet si themeli i vlerave europiane, që është mbajtja e përgjegjësisë. Kurrë nuk mbajti ai përgjegjësi për punët që kanë shkuar gjithnjë e më keq në vend, për braktisjen masive e shpopullimin e vendit nga të rinjtë, për rastet flagrante të korrupsionit e abuzimit të detyrës nga njerëzit më të afërt e më të pushtetëshëm në këto 10 vite qeverisje, për thellimin e keqqeverisjes, për cënimin e votës, për varfërimin e skajshëm të qytetarëve tanë, për ngushtimin e hapësirave të lirisë, për kapjen e drejtësisë dhe të medias. Kurrë nuk mbajti asjë gram përgjegjësi kryeministri ynë. Dhe kurrë, nuk tha një herë të vetme, se po ky është faji im. Por vetëm sulmoi e përdori edhe instrumenta ekstraligjorë, kundër kundërshtarit të tij politik, në përpjekjet më primitive, parapolitike, për asgjesimin e Opozitës. Une kam ende shumë për të mësuar, se për fat jam ende i ri. Por një gjë e di mirë. Modeli politik që keni ofruar ju, kjo sallë, ky kryeministër dhe kjo qeveri, nuk do të jetë kurrë modeli që unë do të ndjek. Por do te jetë modeli që do ta luftoj me sa fuqi do të kem. Shumë rrallë, pashë këtu një debat, një ngritje të fuqishme zëri, një qëndrim pa kompromis për diçka që ka të bëjë me mirëqënien, me jetën e përditshme të njerëzve. Kacafytje për mirëqënien dhe interesat e rilindjes, të grupit kryesor të saj që qëndron këtu pas meje, sepse këtë më duhet ta them; lakmia e babëzia, errësimi i arsyes e logjikës së shëndoshë para pasurimit, nuk vlen njëlloj për të gjithë kolegët socialistë. Jam i bindur se edhe ju, për veten tuaj e familjet tuaja, e kërkoni ndryshimin. Dhe shumë prej jush që e ka këtë mundësi, që e ka të drejtën e votës në Tiranë, jam i sigurtë se do ta ushtroni në fshehtësi këtë tagër, do ta kapni këtë shans, këtë orë, që po i vjen kryeqytetit. Mos qëndroni prapa qytetarëve, në shije e në zgjedhje. Eshtë rasti të vini në mendjen e tyre, në përmasat, në lëkurën, në këpucën e atyre që ju kanë sjellë këtu. E keni 14 majin mundësi të artë, në mënyrë që të bëjmë atë ndryshim që presin qytetarët tanë prej shumë e shumë kohësh. Unë sot, pas kësaj seance do të dorëzoj mandatin e deputetit, sepse me besim të plotë i kam hyrë një projekti të madh politik. Me besimin që më ka dhënë anëtarësia e PD në të parin proces të primareve, jam zgjedhur si kandidat i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, e duke nisur nga nesër unë do të jem kandidati i të gjithë qytetarëve të Tiranës. Po hyj në një garë për të drejtuar bashkinë e qytetit ku linda e u rrita, qytetit që e dua shumë e ku nesër dua të rris fëmijët e mi. Nuk ka dyshim se Tirana e ndjen nevojën për ndryshim ashtu si e gjithë Shqipëria, por këtë rradhë e keni fare të thjeshtë, pasi “Ndryshimi është në duart tuaja”. Unë jam i bindur se Tirana do t’i prijë ndryshimit, dhe e ka në shpirtin e saj, në vlerat që përfaqëson forcën për të mos qëndruar nën zgjedhë, nën tutelë. Unë jam për një model tjetër, të një marrdhënie të hapur, të ndershme deri në fund me qytetarin. Një kontratë që bazohet mbi të vërtetën. Një kurs i ri që e përjashton një herë e mirë gënjeshtrën, shtirjen, mashtrimin elektoral. Një model e alternativë që krijon një qeverisje që shihet çdo ditë në dritë të diellit, e kontrollohet prej qytetarëve. Ku vendimet merren me konsensusin e tyre. Një model ku nuk bie më as një tullë e vetme në këtë qytet, me shkatërrime të pabesa në errësirë, me shëmbje banesash me gaz lotsjellës dhe nuk vihet më një tullë e vetme në këtë qytet, për interesat e kryetarit, të kryeministrit, apo të miqve e klientëve të tyre. Interesi publik, interesi i qytetarëve, i të rinjve e të rejave, i familjeve, e ardhmja e fëmijeve të këtij qyteti, do të jenë e vetmja busull, i vetmi orientim i imi. Dhe fuqi në botë që më ndalon nga kjo nuk ka. Sepse asgjë nuk kam më të shenjtë se fjalën e dhënë, besimin e marrë, premtimin, fytyrën dhe emrin tim. Nuk do ta shes kurrë shpirtin, për një privilegj. Nuk do të bëj kurrë atë që kundërshtari im bën prej 8 vitesh, e për fat të keq, e bëni dhe shumë prej jush në këtë sallë. Do të shihemi sërish. Me bindjen e plotë se do të shihemi me 15 maj, në një qytet të dalë nga vargonjtë e korrupsionit, e tutelës së kullave të betonit, e gjobave e taksave të shtuara të kryetarit.

Në këtë sallë më ka sjellë mbështetja dhe vota e qytetarëve pa parti të Elbasanit. Vetë në këto vite jam përpjekur sa kam mundur me angazhimin tim të jem zëri i tyre. Jam përpjekuri të jem mbështetja e tyre, zgjidhësi i problemeve të tyre, miku i tyre, pavarësisht krahut politik, vetvetja. Jo gjithmonë ia kam arritur dhe kjo është krejt njerëzore ama ka qenë nder për mua.
Ka qenë besimi i tyre që e ka bërë fjalën të vlerë dhe i ka dhënë frymë mendjes time të flasë dhe të thojë të vërtetën. Po e dorëzoj sot mandatin me kushtin që të jem më pranë njerëzve të mi, qytetarëve të Elbasanit. Një mekanizëm që vret besimin dhe shpresën e qytetarëve. Këtu jam ballafaquar me kundërshtar luftarak dhe me kolegë.. i kam falur shpifjet me idenë se falja është hyjnore. Ky vend më ka pëlqyer për dinamikën, të bukurën e politikës dhe të shëmtuarën e saj.
Nuk jam nga ata që dorëzohem. Më pëlqejnë betejat dhe sfidat, sikurse më pëlqen të jem me njerëzit e vërtetë të këtij vendi, të nxis një investim, të ndihmoj dikë. Jam i bindur që edhe ju këtë dëshironi, pavarësisht detyrimeve dhe joshjeve politike. Më është dhënë privilegji që dikush mund ta quajë sakrificë.
Privilegj për të qenë në bashkinë time të Elbasanit, e shoh si mundësinë e artë për t’i kthyer të gjithë shkëlqimin, meritën dhe lavdinë e dikurshme. Fati i një qyteti mund të ngjajë i vogël por është madhërisht i rëndë si gur prehistorik në ndërgjegjen e qytetarëve. Nëse ka një pasqyrë ku dua të dukem mirë është vetëdija e qytetarëve. Unë po iki për tu rikthyer se kjo u vlen njerëzve të mi se bashkë me ta do e bëjmë ndryshimin. Do e bëjmë Elbasanin një vend të dashur ku mund të jetosh pa menduar si të ikësh, ku përmasa njerëzore rritet dhe trashëgohet bukur. Boll i detyruat qytetarët t’ju pëlqejnë me zor në rrjete sociale. Bashkia është e qytetarëve dhe ata do e bëjnë ndryshimin.
Sot unë nuk dua të flas për mizorinë me të cilën e keni trajtuar atë bashki me dekada dhe keni përfituar gjatë këtyre viteve. I keni bindur se janë të varfër dhe se do të vdesin të tillë dhe ky padyshim është një krim. U keni helmuar tokën më të butë të planetit dhe u keni mashtruar me një gjysmë thesi miell që të mbajnë gojën mbyllur. U keni vjedhur 27 mln euro me një gënjeshtër që edhe pse nuk djeg dot plehra, ju u djeg me siguri. Keni shkatërruar çdo infrastrukturë, keni braktisur lagje dhe fshatra, pa rrugë e pa shërbim, por vetëm me presionin për të marrë votën. Unë po iki për t’u rikthyer atje ku çdo gjë e vogël bën një diferencë të madhe. Ne do ta rikthejmë Elbasanin në një pol të rëndësishëm ekonomik, në trekëndëshin, Tiranë-Elbasan –Durrës. Një vend ku mund të jetosh pa menduar si të ikësh. Elbasanin do ta bëjmë qytetin e internetit të shpejtë dhe do t’i tregojmë qeverisë së si qeveriset në një vend me njerëz të mirë. Kërkesa ime në këtë sallë, është boll ia vratë votën dhe të ardhmen duke ia blerë atë. Boll ia kërcënuan jetën duke i larguar për bindje politike dhe boll i mashtruat me propagandë”
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka deklaruar se kreu i PD-së Sali Berisha duhet të dalë para drejtësisë për abuzimet me energjinë elektrike. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla tha se Berisha me privatizimin që i ka bërë rafinerisë së Ballshit, e ka shkatërruar atë. Po ashtu Balla tha se Këlliçi ka bërë mirë që fushatën për kryetar Bashkie nuk e ka përfshirë Berishën.
"Unë bie dakord me atë që i kanë thënë Belind Këllicit për fushatën tani. Mos u shfaq asgjëkundi me Saliun se po dole me të je shumë i humbur. Jam shumë dakord që Belindi duhet ta zbatojë këtë strategji. Sali Berisha është një e keqe që të gjithë duhet të biem dakord që ky vend duhet të shpëtojë. Zotëria sapo foli duhet të ishte para drejtësisë për shumë çështje që lidhjen edhe për energjinë elektrike. Kemi termocentralin e Vlorës, një investim që po të pyesësh nuk dinë se sa kaq enë fatura finale për të që nuk u vu kurrë në punë, të investosh me para publike në një termocentral dhe mos të vihet kurrë në punë, do të duhen shumë para të tjera. E nisi Saliu e bitis Saliu dhe e la jashtë funksionit. U investua në termocentral dhe nuk u vu në punë. Privatizimin e kompanisë shtetërore e betë ju. Keni privatizuar rafinerinë e Ballshit, duke e shkatërruar përfundimisht gjithë atë rafineri dhe duke lënë një qytet si Ballshi pa një industri. Drejtësia vonon por nuk harron", tha Balla.
TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka dekalruar se kriza energjitike është përballuar me sukses. Gjatë fjalës në Kuvend, Balluku ka theksuar gjatë seancës së sotme plenare se prioriteti i qeverisë është pavarësia energjitike. Po ashtu Balluku shtoi se qeveria shqiptare synon që deri më në 2029 Shqipërnë ta bëjë një vend eksportues neto dhe jo një vend importues.
“Varësia nga importet ishte e lartë se u vendos që një pjesë e mirë e HEC të jepej në shkëmbim të TVSH në atë kohë. Sot ndërsa blejmë në import energjinë e prodhuar nga një pjesë e HEC për ti shërbyer këtij vendi e përdorin kompani që e kanë privatizuar totalisht pa të drejt. Plani i madh konsistonte vetëm në privatizimin e HEC shtetërore dhe në ngritjen e HEC të vogla pa studim duke i hequr ujin e pijshëm, apo ujin që përdorej për bujqësinë të gjithë fshatrave, dhe duke i hyrë në hak, nga mëngjesi në darkë shqiptarëve. Por qeveria Rama i ka bërë të gjitha ndryshe. Pikë së pari, ne kemi një strategji të mirëfilltë të zhvillimit të sektorit energjitike e që në 4 vitet e fundit, tashmë ka marrë jetë dhe është diversifikimi i burimeve të energjisë. Nuk bazohemi as te vërejtjet e portaleve të paguara, as te insinuatat e opozitarëve të përfshirë në sektorin energjitik, por bazohemi në studimet e mirëfillta në direktivat e BE-së e sekretariatit të energjisë, dhe mbi të gjitha në të mirën e vendit.
2022 na ka treguar edhe një herë që sot siguria energjitike është prioritare, që energjia po përdoret si një armë kundër BE, kundër SHBA dhe këtë e parë qartazi, sic kemi parë edhe një gjë tjetër qartazi në 2022, qeveria përmes një mirëmenaxhimi të kaskadës së Drinit, pavarësisht një dimri shumë të thatë, përmes një mirëmenaxhimi edhe të importeve ia dolëm që të ofronim shërbim të panderprerë për qytetarët tanë e mbi të gjitha një shërbim që nuk njohu as edhe një qindarkë rritje. Pavarësisht se cfarë u tha gjatë 2022, dezinformime për të krijuar panik te njerëzit, por asgjë nuk ndodhi. Dhe ne treguam se jemi një qeveri që dimë të menaxhojmë krizat, sic bëmë me pandeminë, me tërmetin, apo edhe me krizën energjitike. Për t’u kthyer te pr/ligji. Ne me anë të një strategjie të mirëstudiuar synojmë që në 2029 të krijojmë kapacitete të reja shtesë, të prodhimit me 4 terravat nga prodhimi i sotëm. Duke e bërë Shqipërnë një vend eksportues neto dhe jo një vend importues. Pavarësia energjitike e Shqipërisë është një prioritet i qeverisë Rama, dhe mbi të gjitha pavarësia energjitike e Shqipërisë do të jetë edhe një pavarësi energjitike për rajonin,” tha Balluku.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme nga foltorja e Kuvendit, se Qeveria po vjedh energjinë. Ai u shpreh se çdo verë zbraz digat duke shtuar me 30-40 euro kilovatin e energjinë sekserëve të tyre. Më tej, Berisha tha se sekserët e rishesin në tregun rajonal dhe europian me pesëfishin e çmimit.
“Këtu kanë sjellë dhe diskutohet për një ligj për energji, ata të cilët e kanë shndërruar energjinë, kaskadën, në një mallkim për ju dhe e kanë realizuar këtë vetëm e vetëm duke vjedhur. Sjellin këtu një ligj qesharak ku zotohen se pas kaq vitesh do arrijnë një 54% të rinovueshme të energjisë… Po ju edhe gjuhën e përdorni për të vjedhur Damian, edhe foljet i vendosni sipas xhepit. Dy vitet e fundit HEC private kanë prodhuar 58% të prodhimit të përgjithshëm. Organizata kriminale që drejton energjinë, çdo verë ka zbraz digat duke shituar me 30-40 euro energjinë sekserëve të tyre, dhe këta e rishesin në tregun rajonal dhe europian me 5-fishin dhe paratë o ndajnë me këta që shihni pas meje, me në krye Ramën”, tha Berisha.
TIRANË- Kryetari i Partisw Demokratike, Sali Berisha replikoi në distancë me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja. Berisha e akuzoi Manjën se ka firmosur aferën e inceneratorëve, ndërkohë që ministri i tha se ministrat e tij kanë firmosur për Gërdecin.
Berisha: Po ti si mund ta firmosësh këtë projekt, të tjerë para teje nuk e bënë. E di gjithë Dibra se çfarë ke bërë.
Manja: Nuk firmos unë si ministrat e tu për Gërdecin
Berisha: E arrestove Lefterin për t’i bërë qejfin Belindës, intrigrant
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur sot në Kuvend për inceneratorët. Ai tha se Arben Ahmetaj është fajtor por kjo aferë sipas tij nuk mund të bëhej pa Edi Ramën, të cilin e konsideroi kokën e krimit. Ai e këshilloi që të bëhet i penduari i drejtësisë, e më pas të zbulojë aktivitetet e qeverisë.
"Do informoj për Ahmetaj, i cili është vendosur në hetim, kam mbështet dhe mbështes çdo zbatim ligji, theksoj se ai është përgjegjës ndër më kryesorët në aferën e inceneratorëve, ai ka firmën në transferimin e atij të Elbasanit dhe të Fierit. Ahmetaj ka miratuar me firmë të gjitha procedurat antiligjore të ndjekura në këtë proces, ai ka qënë i lidhur si mishi me thoin me Mërtirin dhe Zotit. Njëri ka punuar edhe në kompaninë e tij Hermes. Kryeautori është një dhe ai e ka emrin Rama. Afera, 700 milionëshe e inceneratorëve nuk bëhej pa insistimin e Ahmetaj. Në daljen e tij të fundit u shpreh se qeverinë nuk mund ta lëvizja unë, ua them unë, kurrë nuk e lëviz dot një ministër qeverinë por kryeministri. Rama e lëvizi. Ahmetaj ka përgjegjësi të plotë se nuk mbikqyri plaçkitjen e parave, e del e thotë 'ndiq paratë', ndjeki po edhe ti do mbetesh në atë vorbull, se jep këshilla pasi tu kujtua.
Ahmetaj ka vetëm një rrugë, të bëhet i penduari i drejtësisë, ka vjedhur për të vjedhur, po të bëhet i penduar, që të tegojë të gjitha gjërat e kësaj qeverie"-tha Berisha.
TIRANË- Studentët do të marrin për herë të parë kredi. Këtë e bëri të ditur ditën e sotme gjatë seancës plenare, ministrja e Arsimit Evis Kushi, duke shtuar se po bëjnë gati draftin. Kjo deklaratë u bë në kuadër të interpelancës që Kushi zhvilloi sot me deputeten, Erisa Xhixho.
“Ka mbështetje që është për studentët. Karta e studentit nuk është një mashtrim, përkundrazi është një mbështetje për ta. Së fundmi kemi nënshkruar dhe marrëveshje me bashkinë e Durrësit. Përsa i takon konvikteve, ka vendosur përgjysmimin e tarifave për të gjithë studentët që akomodohen në konvikte. Po ashtu dhe transport falas. Kemi draftuar një vendim të Këshillit të ministrave për kredinë e studentëve. Për herë të parë studentët kanë të drejtë të marrin një kredi”- tha Kushi.
Po çfarë tha më herët gjatë interpelancës Xhixho?
Deputetja u shpreh se studentët janë përjashtuar nga paketa e rezistencës dhe nga pakoja e madhe e Qeverisë.
"Por le të kthehemi të studentët që janë përjashtuar nga paketat e rezistencës të sjellë nga qeveria. Ato janë përjashtuar dhe nga pakoja e madhe. Studentët përballen me rritjen e çmimeve dhe koston e jetesës. Një studenti i duhet 500 euro në muaj. Karta e studentit nuk arriti të behet kurrë realitet, por është thjesht një tallje .Studentët janë lënë jetim nga kjo qeveri e në mungesë të shpresës marrin gomonen. Kjo qeveri vazhdon të tallet me studentët duke zvarritur dhe pagesën e bursave”- nënvizoi Erisa Xhixho.
TIRANË- Ditën e sotme, deputeti i Partisë Demokratike në Vlorë, Bujar Leskaj gjatë fjalës së tij në parlament kërkoi që qeveria të përcaktojë minimum jetik zyrtar. Leskaj shprehu keqardhjen që propozimi i tij nuk gjeti mbështetjen e duhur duke theksuar se minimumi jetik është indikatori social kryesor që përdoret për vlerësimin e jetës dhe varfërisë. Ministrja tha se të ardhurat do të shkojnë te shtresat ku ka më shumë nevojë.
Interpelanca:
Bujar Leskaj: Unë paraqita një amendim për të përcaktuar një minimin të caktuar. Unë kërkoja që brenda 6 mujorit të parë të vitit 2023, të përcaktohet minimuni jetik për shqiptarët.
Nuk është asnjëherë vonë, na duhet ta vendosim në fokus tonin minimumin jetik shqiptar. Duhet llogaritja e pagës minimale dhe e pensioneve dhe ajo e jeteës bazë. Në këtë mënyrë minimumi jetik përdoret për të përcaktuar pagën minimale. Sipas Eurostat, 74% rrezikon varfërinë.
Pse jemi sot në këtë gjendje, në kohën kur e kemi shtruar si problem se qytetarët shqiptarë, përmes 21 mijë nënshkrimeve kërkuan nga KQZ që të nisë procedura për minimumin jetik. Duhet të nisim menjëherë procedurat për këtë, pasi rezulton se minimumi jetik është normë njerëzore. Qeveria e ka detyrë të evidentojë minimumin jetik. Ky relacion do nxjerrë në pah ndërhyrjen për shtresat shoqërore që jetojnë në kushte të vështira.
Ogerta Manastirliu: Vende të ndryshme operojnë në mënyra të ndryshme për matjen e minimumit jetik. Shqipëria ka të përcaktuar pagën minimale në rang vendi. Nga 1 prilli paga minimale bëhet 40 mijë lekë. Prej 2017 është realizuar dhe po realizohet anketa e të ardhurave të jetesës, ndryshe nga më parë kur statistikat ishin sporadike. Sipas të dhënave, të botuara nga INSTAT rezulton se shpërndarja e ndihmës ekonomike mbulon 82.5% për grupet që janë me vështirësi ekonomike. Skema e vjetër e ndihmës ekonomike, arrinte të mbulonte para reformës vetëm 22% të familjeve të varfra. Kemi një targetim shumë të mirë të mbulimit të personave që kanë më shumë nevojë nëpërmjet programit për ndihmën ekonomike. Nëse në 2013 kishim një mbështetje 96% mld lekë, në 2022 kjo mbështetje vjen e rritur me 58.8%, krahasuar me 2019 20% më shumë. Duhet më shumë dhe ne kemi indeksuar 2 herë pensionet dhe do të vijojë mbështetja për pensionistët. Gjatë 2022 kemi rritur me 20% për gratë me më shumë se 3 fëmijë. Fondi i ndihmë ekonomike për 2023 është 7.3 mld lekë. Mbështetja është shumë herë më e madhe se ajo që i referoheni ju. Në fillim të 2023 kemi mbështetur 1 mln qytetarë nëpërmjet pagës së madhe ku kanë përfituar 57 mijë familje me ndihmë ekonomike. Ka ende shumë punë për të bërë. sa i përket llogarive kërkohet më shumë punë, në raport me metodologjinë, me ardhjen në standardet evropianë, që të na japin të dhëna në cilësinë e vendosjes së minimumeve e standardeve të jetesë. Indikatori kryesor që na thotë ne për mbështetjen janë të dhënat e INSTAT me metodologjinë e Eurostat. Efektiviteti i mbështetjes së familjeve në nevojë është rritur. Ky besoj se është matësi më i mirë. Përllogaritja e minimumit jetik është llogari dhe unë besoj se thelbi i diskutimit është që të ardhurat të shkojnë atje ku ka më shumë nevojë.
Leskaj: Punën tuaj si kryeministre e vlerëson kryeministri, por vlerësuesi është populli.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi deklaroi ditën e sotme se raporti i DASH për Shqipërinë ka ndezur alarmin e kuq për gjyqësorin. Gjatë seancës së sotme plenare, deputeti tha se gjetjet e atij raporti janë shumë alarmante.
'Për spekulimin tusj për kërkesën tonë për mocion me debat, është depozituar dhe mos spekuloni. Gjetjet e raportit ti lexoj këtu, ndaj duhet të ishim në alarm, “presioni politik frikësimi korrupsioni e burimet e kufizuara e pengojnë gjyqësorin të funksiononte në mënyrë të pavarur, është ndezur alarmi i kuq për gjyqësorin.
Do tjetër? Qeveria bizneset e grupet kriminale u përpoqën të ndikonin në media në mënyrë të papërshtatshme. Janë të pakta mediat e pavarura pasi shumica në pronësi të biznesmenëve me peshë që kanë interes të mëdha, përfshirë dhe nxitjen e interesave që kanë me partitë politike”- tha Boçi.
TIRANË- Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka argumentuar kërkesën për ndryshim të rendit të ditës në Kuvend. Gjatë fjalës së tij, Bylykbashi u shpreh se korrupsioni, zgjedhjet jo demokratike si dhe dhunimi i lirisë së medias kanë nxirë raportin e DASH për Shqipërinë.
"Korrupsioni, dhunimi i lirisë së medias, dhunimi i zgjedhjeve. Ne kemi kërkuar ndryshimin e rendit të ditës. kemi kërkuar të bëjmë mocion me debat për raportin e DASH. Sot nuk ka asgjë tjetër veçse rikonfirmimi i asaj që kemi thënë 1 vit rresht. Ky parlamenti këtu është vetëm vulosës, folët për një rend dite të zakonshëm. për çfarë, për të vulosur grabitjet e mëtejshme, siç bëtë me portin e Durrësit. Ju nuk e doni këtë lloj debati, edhe pse del në raport. Ne kërkojmë ndryshimin e rendtit të ditës," tha Bylykbashi.
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla e ka mirëpritur kërkesën e PD-së për mocion me debat, vetëm për faktin se në dokument nuk ishte firma e kryetarit të PD-së, Sali Berisha. Gjatë seancës së sotme plenare, Balla kërkoi nga opozita që kërkesën ta bëjnë sipas procedurave e më pas mund të vijojnë me debatin.
“Në kërkesë kanë përjashtuar nga firma krye ‘non grata-n’ tregon një reflektim në raportin me DASH. Kuvendi duhet ta vlerësojë dhe ta shqyrtojë në procedurë. Nuk kemi përpara një kërkesë për mocion me debat. Nuk ka ardhur një e tillë. Neni 98 përcakton qartë se si vjen kërkesë dhe cilat janë hapat e procedurës. Këtu ka një kërkesë për ndryshim në rendin e ditës për diçka që nuk ekziston. Nëse ju ka ‘ccuar nëna për me la gojën’ hajde bëjeni. Por në rast se doni vërtet bëjeni kërkesën sipas procedurës. Edhe ne duam të flasim për shumë gjetje të DASH. Ky Kuvendi duhet të ishte mbledhur për të diskutuar për vendimin e SHBA-ve për të shpallur ‘non grata’ një anëtar Kuvendi. Pra, për mocionin me debat nuk ka pasur një kërkesë dhe s’kemi çfarë votojmë”, tha Balla.
TIRANË- Deputetët demokratë kanë dorëzuar një kërkesë në Kuvend për ndryshim te rendit të ditës. Në kërkesën e PD-së, deputetët thekojnë se raporti i publikuar disa ditë më parë nga DASH, tregon keqqeverisjen në Shqipëri dhe situatën alarmante ku ndodhet vendi ynë.
Deputetet e opozitës kanë kërkuar një mocion me debat, pa kohë të kufizuar, ku një deputet duhet të ketë minimalisht 10 minuta kohë për të folur.
TIRANË-Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi reagoi me tone të ashpra nga Kuvendi, lidhur me sulmin ndaj 'Prestige Resort' ku tha se skenat e ndodhur një ditë më parë në godinë ishin shfaqje absurde dhe luftë e qeverisë ndaj medias së lirë. Po ashtu, theksin ai e vuri te raporti i DASH për Shqipërinë, duke shtuar se qeveria nuk ka ku fshihet e se duhet të përballet me atë ç'ka janë shkruar.
“Keni kapur sistemin e drejtësisë. Situata është ajo që pasqyron ky raport i DASH dhe s’keni ku fshiheni. Dje shqiptarët kanë parë në një shfaqje absurde bllokimin dhe luftën që Rama vazhdon ndaj medias së lirë. Tentativa e tij për të bllokuar Prestige Resort, që është vazhdim i luftës ndaj mediave të lirë për Hysenbelliu Group, dhe nuk është e rastit. Është program i detajuar, si synim i mbylljes së gojës së medias për eliminimin e opozitës. E vetmja dritare e lirë e medias sot janë rrjetet sociale. Më shqetësuese është gjendja e drejtësisë. Qeveria ka grabitur 273 mln euro nga inceneratorët, kështu thotë dhe raporti.”, tha Boçi.