LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

KUVEND/ Shehaj interpelancë me Ramën, i përgjigjet Spiropali. Berisha: Më 7 korrik nis lëvizja, qeveria rrëzohet

• Seanca plenare e sotme.• Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për protestën e 7 korrikut, për të cilin tha se Rama do largohet. • Ministrja për Shtetin Elisa Spiropali është përplasur me deputin Gazment Bardhin për investitorin strategjik. • Spiropali në seancën e sotme gjithashtu i ka dalë në mbrojtje Ramës, duke thënë se ka shumë punë dhe se nuk do merret me opozitën. • Interpelanca e kërkuar nga deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj me kryeministrin Edi Rama është mbajtur me Ministren për Shtetin, Elisa Spiropali. • Berisha gjithashtu ka akuzuar Taulant Ballën se është xhandar i bandës së Elbasanit. • Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka i ka dalë në mbrojtje bashkëshortit të saj Artan Gaçi pasi akuzohet nga Opozita se në konflikt interesi po ndërton resort në Jug të Shqipërisë. • Deputeti Erion Braçe kërkoi që të aplikohet bursa për fermerët në mënyrë që të kenë besim për prodhimet e tyre. • Bardhi ka publikuar një listë me 10 miq të Ramës që sipas tij kanë përfituar 36 investime strategjike me vlerë 4.6 miliard euro.

29 artikuj për këtë temë.

1 JAVE ME PARE

Basha i buzëqeshur në Kuvend, ulet mes Bardhit e Tabakut, takon edhe kolegët e tjerë

KUVEND/ Shehaj interpelancë me Ramën, i përgjigjet Spiropali.
Lulzim Basha

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Lulzim Basha u prit me mall nga kolegët e tij. Fotot e fundit nga Kuvendi i Shqipërisë tregojnë Bashën i cili është ulur krah Gazment Bardhit dhe Jorida Tabakut, ndërkohë që takon dhe kolegët e tjerë.

Në fotot e tjera nga Kuvendit, shihet kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e cila po dëgjon me vëmendje deputeten Erisa Xhixhon dhe Petrit Vasilin. 

1 JAVE ME PARE

VD-Balla përplaset me Berishën në Kuvend: Ik o plaku Mere

KUVEND/ Shehaj interpelancë me Ramën, i përgjigjet Spiropali.
Berisha dhe Balla

TIRANË- Pa mikrofon, ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i grupit të PS-ë, Taulant Balla replikuan me njëri tjetrin në seancën e sotme plenare. Berisha me ironi i kujtoi Taulant Ballës që të mos harronte “Gentian Sharrën”, ndërkohë ky i fundit e cilësoi atë si ‘plaku Mere’.

REPLIKAT

Berisha- Balles: Mos harro Gentian sharrën
Balla: Të fala non gratës….
Berisha: Mos harro Gentian Sharrën…
Balla: Ik o plaku Mere ik!

1 JAVE ME PARE

ME VIDEO- Tabakun e 'tradhëtojnë' takat, pengohet dhe gati rrëzohet në Kuvend

KUVEND/ Shehaj interpelancë me Ramën, i përgjigjet Spiropali.
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka kaluar një moment të sikletshëm në Kuvendin e Shqipërisë. Në videon e siguruar nga Dosja.al, Tabaku shihet teksa shkon për tek vendi i saj, por pengohet.

Takat që mban veshur e 'tradhëtojnë' dhe në momentin që do të zbriste shkallët, Tabaku gati rrëzohet. Ajo mbahet dhe mundohet ta kalojë pa rënë në sy.

1 JAVE ME PARE

VD-Bardhi publikon listën: 10 miq të Edi Ramës përfituan 36 investime strategjike me vlerë 4.6 miliard euro

 

KUVEND/ Shehaj interpelancë me Ramën, i përgjigjet Spiropali.
Gazment Bardhi


TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi denoncoi sot qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për ligjin e investitorëve strategjikë. Teksa fliste në Kuvend, Bardhi tha se Rama refuzon komisionin hetimor për investimet strategjike sepse është përgjegjës për abuzimet me pronat publike. Sipas Bardhit, Rama është arkitekti i shndërrimit të ligjit për investimet strategjike në një ligj klientelist dhe korruptiv. Ai shtoi më tej se ligji që u aprovua për të sjellë investitorë të huaj në vedn, ka bërë që të ketë vetëm miqtë e Ramës investitorë. 

Deklarata e Bardhit: 

Sot krahu i majtë i kësaj salle, deputetët e Partisë Socialiste, janë udhëzuar nga partia të votojnë kundër ngritjes së Komisionit Hetimor për Investimet Strategjike. Në cdo vend demokratik vepron parimi që Kuvendi miraton ligjet; qeveria zbaton ligjet; Kuvendi kontrollon mënyrën sesi qeveria zbaton ligjet. Kushtetuta jona, duke e përfytyruar Shqipërinë si një vend normal demokratik, jo vetëm parashikon ngritjen e Komisioneve Hetimore, por e detyron Kuvendin të ngre Komision Hetimor kur këtë e kërkojnë 35 deputetë. Kjo është qartësuar edhe në ligjin për Komisionet Hetimore ku thuhet shprehimisht: “Komisioni Hetimor krijohet me kërkesë të 35 deputetëve. Grupi nismëtar paraqet qëllimin e krijimit të komisionit, çështjen që do të hetohet, propozimin për përbërjen e komisionit dhe afatin e përafërt të përfundimit të hetimeve. Kuvendi është i detyruar ta miratojë ngritjen e komisionit. Cfarë kemi kërkuar ne 35 deputetë të opozitës? As më shumë dhe as më pak një të drejtë që na e njeh Kushtetuta: të kontrollojmë mënyrën sesi qeveria ka zbatuar një ligj të miratuar nga ky Parlament, ligjin për investimet strategjike. Ky është rasti tipik se kur mund të ngrihet një Komision Hetimor. Nëse Qeveria ka zbatuar ligjin, cfarë e shqetëson që Parlamenti ta kontrollojë?
 
Prej 45 ditësh shqiptarët kanë parë Edi Ramën të gjejë justifikim pas justifikimi për të bllokuar ngritjen e këtij Komisioni Hetimor. Secili prej jush pyet veten cfarë e detyron Edi Ramën që të shkel Kushtetutën, të shkel ligjin, dhe të pengojë kontrollin nga Parlamenti të mënyrës sesi ai dhe qeveria e tij kanë zbatuar ligjin. Përgjigjen secili prej jush e ka në këtë tabelë. Janë 36 projekte që kanë marrë statusin e investitorit strategjik me firmë të Edi Ramës, me vlerë investimi 4.6 miliard euro, aq sa është Buxheti vjetor i shtetit shqiptar. 80 % e investimeve janë në fushën e turizimit, ku Edi Rama pa garë i ka vënë në dispozicion pasuri publike, brigjet e detit dhe plazhet me të bukura në jug të vendit. Nëse prisni të shikoni në këtë listë ndonjë investitor të huaj, do të zhgënjeheni. 36 projekte të investimeve strategjike, me vlerë 4.6 miliard euro, i kanë marrë jo më shumë se 10 individë, ku secili prej tyre ka 3 apo 4 projekte. Në këtë listë sigurisht mund të ketë ndonjë projekt që e meriton statusin e investitorit strategjik, por pjesa dërrmuese janë abuzive, klineteliste, korruptive.
Kush janë përfituesit do të thotë ju? Asnjë surprizë edhe këtu. Janë të njëjtët, ato që kanë përfituar në këto 9 vite cdo koncesion, cdo PPP dhe cdo tender të madh nga kjo Qeveri. E vetmja shtesë në këtë listë janë ministrja Olta Xhacka dhe aktori Gaz Paja. Pra Kuvendi në vitin 2015 miratoi një ligj, gjoja me sebepin se do sillte investime të huaja dhe do krijonte lehtësi për investitorë serioz të huaj, por përfundimi është që përfitues nga ligji janë 10 individë, miq dhe oratakët e përhershëm të Edi Ramës, shtuar Olta Xhackën dhe Gaz Pajën. Në listë nuk mungon ndërtuesi i sajareve personale në Surrel të Edi Ramës, Pandeli Carapuli; eksponentë të kallëzuar në SPAK për krime zgjedhore dhe që blenë vota për partinë socialiste, shantazhojnë votuesit si Pëllumb Gjoka, apo kompani që janë në proces likujdimi për shkak se kanë falimentuar.
 
Pra ligji për investimet strategjike është shndërrua nga Edi Rama në një plackë për të shpërblyer me pasuri publike, kryesisht me prona në bregdet, në kundërshtim me ligjin, miqtë, familjarët dhe bashkëpunëtorët e tij. E për abuzimet me këtë ligj; Edi Rama si Kryetar i Komitetit të Investimeve Strategjike, nuk thotë dot që nuk dija gjë, e ka bërë ministri me kokën e vet; apo kam firmosur pa lexuar. Për abuzimet me këtë ligj përgjegjësia është direkt e Edi Ramës. Prandaj ka urdhëruar sot deputetët e tij të bllokojnë ngrtijen e Komisionit Hetimor. Fakti që Edi Ramë dhunon Kushtetutën dhe Ligjin, duke mohuar një të drejtë kushtetutese të opozitës, është në fakt prova më e mirë që ai vetë, personalisht, jo vetëm është përgjegjësi për abuziimet me ligjin, por është edhe arkitekti i shndërrimit të ligjit për investimet strategjike në një ligj klientelist dhe korruptiv.

1 JAVE ME PARE

VD-Balla: Berisha privatizoi pronat nga Viçidoli deri në Dhërmi, si ka mundësi je pronar dhe te Gjiri i Lalzit?

KUVEND/ Shehaj interpelancë me Ramën, i përgjigjet Spiropali.
Tulant Balla

TIRANË- Kreu i Grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla në fjalën e tij në Kuvend foli me tone të ashpra ndaj kreut të PD Sali Berisha, duke e quajtur atë si grabitësin më të madh të pronave në Shqipëri. Ai tha se Berisha ka prona në Dhërmi e në Gjirin e Lalzit. Për këto prona, ai kërkoi shpjegim se si ka mundësi që Berisha është pronar në këto toka.

Biem të gjithë dakord që Shqipëria dhe RMV dy vende anëtare të NATO-s , sot mbahen peng nga një vend anëtar i NATO dhe kjo është keqardhja më e madhe ku në kohë të vështira një vend anëtar i NATO-s nuk e kupon rëndësi që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të mbajnë sa më parë Konferencën e parë ndërqeveritare. Qoftë KE , PE, kanë qenë të qartë se Shqipëria i ka përmbushur detyrat e shtëpisë. Po fliste një grabitës pronash i paimagjinueshëm dhe pas 31 vitesh në politikë paska ardhur dita që ky grabitësi i kërkon ndjesë pronarëve , Ky që ka njohur pronat e veta nga Viçidoli në Dhërmi. E ftoj parafolësin tu shpjegojë shqiptarëve, si ka mundësi që ky është pronar tokash në Dhërmi, apo aty ku janë të gjithë raca e këtyre tek Gjiri i Lalzit…Datën e lindjes se çoi nga korriku në nëntor që ta kishte afër shokut Enver. Ky grabitësi i pronave grabiti kompleksin ‘Partizani’, dhe i bëj thirrje SPAK meqë më ka informuar se ka nisur procedimin, nesër do çoj dokumente shtesë se si është vjedhur prona. Ky që u betua se çdo të bëjë betimet e PD. Është thjesht një mbetje e regjimit komunist në jetën politike të vendit”, tha ai.

1 JAVE ME PARE

VD-'Ish-grabitësi u kërkoi ndjesë pronarëve'/ Balla: Berisha është servil, ditën e lindjes e ndryshoi, e çoi afër Enverit

KUVEND/ Shehaj interpelancë me Ramën, i përgjigjet Spiropali.
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi ditën e sotme se Sali Berisha u kërkoi ndjesë ditën e sotme pronarëve të banesave që vite më parë u ka grabitur pronat. Po ashtu, deputeti i PS-së tha se Berisha ka ndryshuar edhe datën e lindjes duke e cuar më 15 tetor afër ditëlindjes së Enver Hoxhës.

'Po fliste para pak minutash një grabitës pronash, ka ardhur ndihma që ky ish-grabitësi tu kërkojë ndjesë pronarëve. E ftoj atë të dalë dhe tu shpjegoj qytetarëve se si ka mundësi që është pronar tokash në Dhërmi. Datën e lindjes e ka ndryshuar për ta cuar afër shokut Enver, e ka cuar me 15 tetor që ta kishte afër 16 tetorit. Kështu janë servilat. '- tha Balla. 

1 JAVE ME PARE

VD-'Na u bashkoni me 7 korrik'/ Berisha: Pronarët e pronave janë më të kërcënuar se kurrë

KUVEND/ Shehaj interpelancë me Ramën, i përgjigjet Spiropali.
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha bëri thirrje ditën e sotme nga Kuvendi i Shqipërisë, që qytetarët t'i bashkohen në protestën që do të zhvillohet më 7 korrik. 

Berisha: Jam këtu në këtë platformë për t'ju bërë thirrje, punonjës të administratës në ndihmë ekonomike, pa punë, punonjës të sektorit pivat, të bashkoheni në protestën e 7 korrikut, pasi shushunjat e Ramë spo rrisin në mënyrë antiligjore. Në këtë vend ku qytetarët marrin më pak se vendet e BE, kokrra e vezës, qumëshi kushton më shtrenjtë se në vendet e BE. Një çmim më të lartë se në mesataren e BE ka vaji i gatimit e yndyrnat. Ata që ushqejnë kotelet me biftekë, nuk mund t'ua dijnë qytetarëve shqiptarë. E shoh se bëni poza, të paktën keni ndjenjë dhembshurie kur flas për qytetarët. Pagat janë 10 herë më të ulëta se në Zvicër. Ndihma ekonomike sipas INSTAT është ulur me 2 përqind. Thirrje vëllazërore u bëj emigrantëve shqiptarë, bashkohuni në protestën e 7 korrikut. Cdo emigrant duhet të ketë të drejtë të votojë për deputetin dhe partinë që dëshiron. Unë e kuptoj se është e pamundur shpëngulje e emigrantëve për protestën por familjarërt e tyre duhet të jenë në protestë kundër regjimit. Sot u drejtohem mësuesve, infermierëve, të ngrihen e të bashkohen me ne në 7 korrik se rrënimi i arsimit është një nga veprat më të papërgjegjshme. Sistemi i shëndetësisë është duke u shpërbërë, fondet janë qesharake, protesta e datës 7 korrik do të ishte përgjigja më e merituar. 

Koha është të ngrihemi me të gjithë fuqitë tona që të përmbysim regjimin monist. Një thirrje të vecantë kam për pronarët për të cilët bëj autokritikë, u bëj thirrje të bashkohen me ne se pronat e tyre janë më të kërcënuara se kurrë. Hajduti që s'ka kufi tha se mungojnë dhjetra mijëra faqe. Nëse PD nuk përmbushi detyrimet ndaj jush, ju siguroj se në vitin 2007 u dixhitalizua cdo dokument. 

Dënoj qëndrimin e Ramës në Samitin e Brukselit, shkoi si vasal i Vuçiç. Bëj thirrje samitit të hapë negociatat me Shqipërinë e ta ndajë nga Maqedonia e Veriut. 

 

1 JAVE ME PARE

VD-Akuzat e Shehajt, Xhaçka: Ju paguani për mandatin e deputetit, çojeni çështjen në Gjykatën Kushtetuese

KUVEND/ Shehaj interpelancë me Ramën, i përgjigjet Spiropali.
Olta Xhacka

TIRANË- Ministrja Olta Xhaçka iu drejtua deputetit Agron Shehajt duke i thënë se e ka blerë mandatin e deputetit si dhe mashtron me tekstet në politikë. Po ashtu, ajo kërkoi nga ai që ta dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese nëse kërkon që të marrë përgjigje. 

'Zoti Shehaj nuk ka turp më të madh se të vish këtu të hysh në parlament duke paguar për mandatit e deputetit dhe ta blesh tekstin në politikë duke mashtruar. Ju ftoj a çoni çështjen në Gjykatë Kushtetues edhe do të merrni përgjigjen .Por fillimisht ju ftoj të informoheni.'- tha Xhaçka.

1 JAVE ME PARE

VD-'Administrata ka njerëz të paaftë, skiftera'/ Braçe: Fermerëve u duhet bursa që të kenë besim

KUVEND/ Shehaj interpelancë me Ramën, i përgjigjet Spiropali.
Erion Brace

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe kërkon që të aplikohet bursa për fermerët në mënyrë që të kenë besim për prodhimet e tyre. Nga salla e Kuvendit, deputeti denoncoi se në administratën publike ka njerëz që janë të paaftë që nuk kanë vizion e se mendojnë se shteti është një vend që mund të fitohet më shumë se në çdo vend tjetër. 

'Kur flasim për administratën publike i ndajmë punët nga nënpunës që duhet të plotësojnë politika. Me këta të 2-tët e kam unë, ka njerëz të paaftë, pa vizion, nuk e kanë idenë se cfarë është interesi publik. Priren nga interesi privat, mendojnë se shteti është diçka që fitohet më shumë se përtej rrogës. Këtu e 30 vjet kapitalizmi i ndërtuar nga këto njerëz po kthehet në kapitalizëm skifterësh. Për këtë arsye kërkohet një strehë e qetë në shtet. Ligjet janë revolucionarizuar. Sot ka një databaze që zbatohet me përpikmëri por a mjafton kaq. Javën që shkoi fola për dikë që ishte shqetësuar për cmimin e grurit, një javë më pas çmimi po shkon aty ku duhet.

Ne na duhet bursa, një instrument, që njerëzit janë të bindur e kanë besim. Bujqit referuar asaj marrin frutet e saj, e nga linjat e bursës që kompensojnë fermerin në kohë krize. Ne nuk kemi kapitalizëm demokratik, doni t'jua tregoj, dje çmimi i shalqirit ishte me 10 lekë. Në datën 21, 33.3 lekë eksport. Korrupsioni i administratës publike e vuajnë fermerët, paratë e fermerëve i marrin këta që e kanë kthyer në kapitalizëm skifterësh. '- tha Braçe.

1 JAVE ME PARE

VD-Shehaj akuza Xhaçkës: Vini në politikë me xhepat bosh, dilni me resorte me 5 yje

KUVEND/ Shehaj interpelancë me Ramën, i përgjigjet Spiropali.
Agron Shehaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj akuzoi sërish ministren Olta Xhaçka për pasurinë e saj. Ai u shpreh se ministrat në Shqipëri kur futen në politikë janë me duar në xhepa ndërsa më pas bëhen me resorte me 5 yje.

' Unë korrupsionin e kam shumë përzemër, se jam i bindur se nëse ky vend është i varfër, nëse njerëzit ikin nga Shqipëria është se ministrat kur shkojnë në pushtet bëhen me resorte me 5 yje. E keni në vendim, është fakt, meqë unë jam injorant sic thoni është VKM. Thotë se lejimi i brigjeve të detit është pronë. Nëse thjesht si thoni ju.. ka një nen të caktuar për këtë punë që të mos fusni duart në pronat publike. Vini këtu me xhepa bosh e dilni me resorte me 5 yje, e thoni do investojmë miliona. Ku i gjetët?'- tha Shehaj.

1 JAVE ME PARE

VD-Xhaçka: Bashkëshortin e kam biznesmen të sukseshëm

KUVEND/ Shehaj interpelancë me Ramën, i përgjigjet Spiropali.
Olta Xhaçka

TIRANË- Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka i ka dalë në mbrojtje bashkëshortit të saj Artan Gaçi pasi akuzohet nga Opozita se në konflikt interesi po ndërton resort në Jug të Shqipërisë. Nga Kuvendi, Xhaçka tha se bashkëshorti i saj është një biznesmen i suksesshëm. Ajo shtoi se Gaçi e ka nisur si emigrant dhe sot ka arritur që të ndërtojë një biznes të suksesshëm me pesë yje në Jug. 

Deklarata e Olta Xhaçkës: 

U bë një kohë shumë e gjatë që kjo çështje ngrihet nga deputeti Shehaj, herë si deputet i PD së bashkuar, e herë si deputet i gjysma PD-së ku bën sot pjesë, por nuk e kisha besuar kurrë që kjo furtunë e radhës në gotë do të arrinte një ditë të meritonte kaq shumë vëmendje. Dhe më vjen keq për kolegun që është marrë me këtë punë shumë gjatë, që do t’i jap një përgjigje shumë të shkurtër sepse sinqerisht kjo është një çështje për të cilën s’ke çfarë thua më gjatë. Përgjigja e shkurtër është që jo, nuk kam shkelur asnjë ligj as unë, as bashkëshorti im, as qeveria, as kryeministri e askush. Nuk jam në konflikt interesi as unë e askush. Këtë e dinë mirë edhe kolegët e opozitës, edhe kolegu që i ka hipur kësaj furtune në gotë si ta kishte kalë beteje. Ose nëse nuk e dinë, do të bënin mirë të merrnin një jurist t’ua shpjegonte sepse është turp të jesh në këtë parlament, të pretendosh që përfaqëson interesat e një pjese të elektoratit e të bësh oponencën e qeverisë, e të mos kuptosh as ligjet për të cilat flet. Që unë nuk jam në konflikt interesi, këtë nuk e them vetëm unë sepse po ta thosha vetëm unë do të ishte fjala e deputetit Shehaj përballë fjalës time. Këtë e thotë ligji, e ka thënë Gjykata Kushtetuese, e ka thënë ILDKPI. Dhe një përfaqësues serioz i popullit e aq më shumë një parti në këtë kuvend minimumi duhet të kishte bërë detyrat e shtëpisë përpara se t’ju merrte qytetarëve, por edhe kolegëve kohën e vëmendjen. Dhe për të bërë detyrat e shtëpisë do t’i mjaftonte të kërkonte në arkivat e partisë së tij, për raste të ngjashme kur të tjerë përpara tij kanë ngritur furtuna në gotë për të cilat ka folur Gjykata Kushtetuese e cila në asnjë moment nuk i ka ndaluar familjarëve të deputetëve apo ministrave të merren me biznes. Im shoq merret me biznes që në vitin 1991. Edhe im shoq, si z. Shehaj e ka nisur biznesin si emigrant në Itali, për ta vazhduar më pas në Shqipëri. Dhe pas 30 vitesh në biznes, është angazhuar sot për të bërë një investim serioz, një hotel me 5 yje në Jug. Tani, qytetarët kur dëgjojnë z. Shehaj që ulërit për statusin e investitorit strategjik, e konfliktin e interesit apo përfitime abuzive nga publikja natyrshëm ju lind e drejta të mendojnë që këtu po bëhet nami. Që këtu po falen prona e fonde e po shkelet ligji e kushedi çfarë tjetër. Një kontratë me kohëzgjatje 1 vjeçare, që duhet rinovuar çdo vit pranë bashkisë, dhe që do ta marrë njësoj si plot 1463 subjekte të tjera që shërbejnë në industrinë e turizmit nga Velipoja deri në Ksamil, me të njëjtat tarifa si të 1463 subjektet e tjera. Me pak fjalë, si investitor strategjik, që po investon miliona, që do të punësojë me dhjetëra punonjës, që do të sjellë turistë e do të prodhojë ekonomi e të ardhura për atë zonë e më gjerë, ka përfituar të drejtën të vërë shezllonet në plazh. Ka përfituar të drejtën, sigurinë juridike, që në plazhin përpara hotelit me 5 yje, për të cilin do të duhet të lidhë kontratë qiraje çdo vit, të paguajë tarifa çdo vit, dhe të cilën do t’ua vërë në dispozicion klientëve pa tarifë, siç ndodh në të gjithë botën, nuk do të mbijë ndonjë diskotekë a beach bar i radhës, nuk do të zhvendoset ndonjë i fortë i zonës dhe nuk do të ndodhin ato abuzime sporadike që ndodhin me administratorët lokalë që i lidhin kontratat e qirave edhe sipas qejfit, duke shkaktuar edhe konflikte siç kemi parë shpesh. Kaq është përfitimi i këtij investimi strategjik, të cilit këtë të drejtë ia njeh ligji, qëllimi i të cilit është pikërisht që të nxisë investimet strategjike, të nxisë bizneset e investitorët vendas e të huaj, që energjitë, kursimet, fondet e tyre t’i çojnë drejt një sektori primar për ekonominë e vendit dhe të ndërtojnë aty investime që prodhojnë ekonomi, e punësim. Dhe sidomos në një sektor aq të vështirë e sfidues sa turizmi - ku padyshim që do të kishte qenë shumë e lehtë që në atë pronë private të ndërtohej për të shitur duke shkuar për një fitim të shpejtë, në vend të një sfide siç është hoteleria që kërkon menaxhim e punë të jashtëzakonshme, ku ekspozimi financiar është më i madh, ku ekspozimi ndaj luhatjeve të ekonomisë apo edhe zhvillimeve politike, gjeopolitike e deri tek pandemitë, është shumë më i madh - sidomos aty lind nevoja për të përdorur mekanizma që garantojnë që më së paku investimi nuk do të të shkojë dëm sepse s’ke akses në plazh apo sepse s’ke ku vë shezllonët.  Quhen investime strategjike sepse kanë një vlerë strategjike. Sepse duke investuar aty, këto biznese, këto dhjetëra biznese që e kanë përfituar këtë status, janë duke e stimuluar këtë sektor e duke tërhequr investimi investimin e duke krijuar kapacitetet për shpërthimin e jashtëzakonshëm që ka njohur sektori i turizmit në këto vite. Një shpërthim nga i cili përfiton i gjithë vendi. Dhe të hedhësh baltë mbi këtë, e të ngresh një furtunë mbi këtë, për faktin nëse një investim serioz me 5 yje fiton të drejtën që të marrë me qira e të vërë shezllonet në plazhin përpara hotelit, kjo është qesharake. Nuk ka asnjë favor. Nuk ka asnjë konflikt interesi, asnjë papajtueshmëri kushtetuese. Dhe nuk e di se çfarë të mendoj, nëse e gjithë kjo është produkt i injorancës, apo i dashakeqësisë. Besoj se është kjo e fundit, sepse duhet vërtet një injorancë monumentale mbi ligjin për të besuar vërtet këto akuza që keni kaq kohë që i përtypni si arrat.

1 JAVE ME PARE

VD- Basha filmohet në Rinas, pyet qytetarët: Jeni gati për t'u nis apo....

KUVEND/ Shehaj interpelancë me Ramën, i përgjigjet Spiropali.
Lulzim Basha

TIRANË- Lulzim Basha është filmuar në aeroportin e Rinasit. 'Syri.net' ka ndarë një video në të cilën shihet Basha me bashkëshorten e tij në aeroport. Basha nuk lë pa përshëndetur personat që ndodhet në të njëjtin vend si ai, duke pyetur nga kurioziteti se nëse janë gati për nisje apo po presin persona të tjerë. 

'Jeni gati për t'u nisur apo po prisni njerëz?' - pyet Basha i qeshur.

Nuk dihet se kur është filmuar video. 

1 JAVE ME PARE

VD-Berisha: Gentian Sharra e banda e Elbasanit blenë vota për PS

KUVEND/ Shehaj interpelancë me Ramën, i përgjigjet Spiropali.
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, Jashtë Kuvendit, Berisha tha se ka përgjime dhe telefonata që vërtetojnë se Balla ka lidhje me Gentian Sharrën, të arrestuarin në kuadër të operacionit "Plumbi i artë" që iu sekuestruan dhe 5 milion euro pasuri. Berisha shtoi më tej se ka përgjime e telefonata që vërtetojnë se Sharra është njeriu që ka blerë vota për PS-në në vitin 2017. 

"Parlamenti është shndërruar në dyqanin e Lindës. E trajton si dyqanin e vet me urdhër të Edi Rramës.
Dola këtu për të denoncuar publikisht lidhjet e mëdha dhe të tmerrshme të Taulant Begos me Gentian Sharrën,njërin prej anëtarëve më të rrezikshëm të Bandës së Elbasanit. Mes Taulant Begos dhe Sharrës ekzistojnë të patën 50 telefonata dhe qindra kilometra zbardhje të gjata të këtyre bisedave. Biseda që e faktojnë Taulant Begon anëtar të inkriminuar të bandës së famshme të Elbasanit. Taulant Bego ka marrë përsipër, ka dhënë porosi nga më të paligjshmet dhe ka kryer detyra nga më të paligjshmet në interes të Gentian Sharrës. Pra Gentian Sharra është njeriu që ka blerë vota për anëtarin kriminel të Bandës së Elbasanit, që quhet Taulant Bego. Për PS-në dhe atë. Ju bëj thirrje që të publikoni çdo regjistrim, çdo dokument, i cili implikon apo njëson Edi Ramën, bashkëpunëtorët e tij me Bandën e Elbasanit. Bëhet fjalë për biseda për ngjarje të shumta. Po fole me bandat, flet vetëm për krimet, nuk flet për dashuri. Ta keni të qartë këtë,"- tha Berisha. 

1 JAVE ME PARE

Osmani në Bruksel: Serbia s’mund të shkojë në BE duke ndjekur rrugën e Rusisë

KUVEND/ Shehaj interpelancë me Ramën, i përgjigjet Spiropali.
Vjosa Osmani

BRUKSEL- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se Serbia nuk mund të pretendojë që të integrohet në Bashkimin Evropian duke ndjekur rrugën e Rusisë dhe atë evropiane njëkohësisht. Pak para nisjes së Samitit që mbahet në Bruksel, Osmani tha se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë atje për të shprehur pikëpamjet e tyre. 

“Besoj se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor e meritojnë të jenë këtu sot, për të shprehur pikëpamjet e tyre dhe zërin e njërezve të tyre. Ato vende të cilat janë të përkushtuara në rrugën europiane, duhet të shkojnë përpara. Ato vende të cilat besojnë se mund të ndjekin rrugën e Rusisë, Putinit dhe atë të BE-së njëkohësisht, nuk meritojnë rrugë europiane. Nuk mund të ndjekësh rrugën e Rusisë dhe BE-së njëkohësisht,"- theksoi Osmani.

1 JAVE ME PARE

VD-Deputetët e PD largohen nga Kuvendi, Ahmetaj: Jeni sharë nga të gjitha anët, bëni kot

KUVEND/ Shehaj interpelancë me Ramën, i përgjigjet Spiropali.

TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike janë larguar nga seanca plenare. Ata u larguan në shenjë proteste pas ofendimeve të thëna nga ministrja Elisa Spiropali. Deputetët pretenduan se ministrja iu drejtua me termat lukuni e kope. Ndërsa ministri Arben Ahmetaj i cili ishte duke mbajtur fjalën e tij në Kuvend, tha se në seancë janë sharë nga të gjitha anët e nuk kanë vepruar në këtë mënyrë. 

'Këtu janë thënë çudira e nuk jeni ngritur, këtu çfarë nuk është thënë, ju mërziteni për lukuni. Hajde tani kot tashi'- tha ministri Ahmetaj. 

1 JAVE ME PARE

VD-Balla-Berishës: Je bashkëpunëtor i Millosheviçit ne mblidhemi më 7 korrik për Srebrenicën, ti thërret protesta

KUVEND/ Shehaj interpelancë me Ramën, i përgjigjet Spiropali.
Kuvendi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla iu drejtua kreut të Partisë Demokratike, Sali Berishës duke e akuzuar se është bashkëpuntor i Millosheviçit. Balla tha se Kuvendi do të mblidhet më 7 korrik në Kuvend për Srebenicën, ndërsa po në të njëjtën ditë, Berisha ka kërkuar protestë. 

'S’ja vlen të merresh me ty tani kot. Sa I përket bashkëpunëtorit të Sllobodan Millosheviçit që mori fjalën për procedura, në procedurë thuhet se fjala merret vetëm njëherë. Zotëria që zgjodhët vonë dhe vjen këtu të na rikujtojë thyerjen e embargos së tij të naftës për Millosheviçin, vjen dhe hap çështje të sigurisë kombëtare për interesin e tij. Kur në të mblidhemi këtu më 7 korrik për të kujtuar viktimat e Serbrenicës, zotëria thërret protesta.'- tha Balla. 

1 JAVE ME PARE

U përjashtua nga Kuvendi, Spaho: Ministrja tha fjalën kope, përjashtojeni edhe atë

KUVEND/ Shehaj interpelancë me Ramën, i përgjigjet Spiropali.
Edmond Spaho

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho kërkoi nga kryetarja e Kuvendit që të marrë masa ndaj ministres Elisa Spiropalit. Gjatë seancës plenare, Spaho kërkoi që të mblidhet komisioni i etikës dhe të ndëshkojë me përjashtim ministren pasi i ka fyer me termat kope dhe lukuni. 

'Unë jam përjashtuar se kam përdorur termin bastard, ministrja duhet të përjashtohet se përdori termin kope dhe lukuni. Mblidhni komisionin e etikës se jemi të gjithe të barabartë. '- tha Spaho. 

1 JAVE ME PARE

VD-Berisha: Kanë dalë gjërat lakuriq! Balla është xhandar i bandës së Elbasanit! Deputetët e duatrokadsin

KUVEND/ Shehaj interpelancë me Ramën, i përgjigjet Spiropali.
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulat Balla si të lidhur me bandat e Elbasanit. I pranishëm në Kuvend, Berisha tha se Balla është i lidhur me bandat e Elbasanit. Deputetët e Opozitës në sallë e duartrokitën. 

Pjesë nga biseda; 

Sali Berisha: Tani kanë dalë të gjitha lakuriq, siç janë të gjitha gjërat. Është xhandar i bandës së Elbasanit. Bashkë me Klement Çalën. Nuk ka as sit ë mbron Edi Rama me Ulsi Manjën.

Duartrokitje në sallë

1 JAVE ME PARE

VD-“Garon me Tabakun”, Bardhi-Spiropalit: Kishim një madame me 5 mln euro, tani u bënë dy me gjithë Xhaçkën

KUVEND/ Shehaj interpelancë me Ramën, i përgjigjet Spiropali.
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazmnt Bardhi i është përgjigjur ministres Elisa Spiropali, e cila e krahasoi me kolegen e tij, Jorida Tabaku. Nga vendi i tij në Kuvend, Bardhi tha se Kuvendi kishte vetëm një madamë me 5 milionë euro referuar Spiropalit, por tashmë ka dy, bashkë me Olta Xhaçkën. 

Pjesë nga debati: 

Gazment Bardhi: Zonja kryetare, ministrja Spiropali më përmendi më shumë se dhjetë herë emrin dhe mu drejtua në mënyrë të pahijshme dhe në përputhje me nenin 50 të rregullores kam të drejtnë e replikës.

Elisa Soiropali: Je hije

Gazment Bardhi: Pusho ti zonjë se do të flas unë, më kishte parë në televizion dhe më krahasove me një nga kolegët. Në fakt kur të dëgjova më kujtove vetëm një dëshmi në Komisionin Hetimor. Ky kuvend kishte një madamë me 5 milion euro tashmë ka edhe një tjetër. Në garë nuk jam unë me Tabakun, por je ti me zonjën Xhaçka.

 

1 JAVE ME PARE

VD-Berisha ngre tonet: Moj zonjë s'është parlamenti dyqani yt! Nikolla i pret fjalën. kryedemokrati: Hap mikrofonin se...

KUVEND/ Shehaj interpelancë me Ramën, i përgjigjet Spiropali.
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ngriti tonet gjatë fjalës së tij në seancën plenare. Shkak u bë ndërpreja e fjalës nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla. Berisha iu drejtua Nikollës duke i thënë se parlamenti nuk ishte dyqani i saj e ndërsa kryeparlamentarja i tha se nuk gjërat janë sqaruar më parë. Berisha i kërkoi që të hapte mikrofonin e të mos shkelte ligjet e parlamentit.  

REPLIKAT:

Sali Berisha: E keni kthyer këtë parlament në dyqanin tuaj. Për njohjen e genocidit në Kosovë nuk keni asnjë tagër.

Lindita Nikolla: E sqaruan më herët

Sali Berisha: Jo nuk është sqaruar asgjë. Nuk është sqaruar asgjë

Lindita Nikolla: Nuk i kthehemi sepse ka rëndësi çështje duhet të dalim të unifikuar

Sali Berisha: Keni shkelur ligjin

Lindita Nikolla: Asnjë shkelje ligji, duhet të kemi një rezolutë të përbashkët. 

Sali Berisha: Ma hap mua mikrofonin, mos bëj....Ju shkelni ligjin e parlamentit, e përcakton qartë ligji se cili është qëndrimi që mbahet për rezolutat dhe brenda tre ditëve duhet të ishte shqyrtuar në parlament, Kjo rezolutë ka tre javë që pret, parlamenti nuk është dyqani jo moj zonjë. 

1 JAVE ME PARE

VD/Shehaj-Spiropalit: Këtu duhet të ishte Rama, por jua la turpin juve

KUVEND/ Shehaj interpelancë me Ramën, i përgjigjet Spiropali.

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj deklaroi ditën e sotme se në sallën e Kuvendit duhet të ishte kryeministri Edi Rama. Kjo u tha pasi, Shehaj ka kërkuar interpelancë me Ramën, mirëpo ky i fundit nuk ndodhet në sallë. Në vend të Ramës, përgjigjet u dhanë nga ministrja Elisa Spiropali. 

'Nuk e kam me Xhaçkën e, se të tjerët nuk është se rrinë aty dhe s;bëjnë gjë. Po ta kishte marrë Spiropali do thoja e mori ajo, por nuk e ka bërë, e ka bërë Xhaçka dhe ndaj unë përmend emrin e saj. Këtu në fakt duhet të ishte kryeministri Edi Rama që të jepte llogari, por ai ua la turpin ju. Zonja Xhaçka nuk mund të jetë edhe deputete edhe ministre, edhe investitore strategjike, edhe pronare edhe biznesmene.'- tha Shehaj. 

 
1 JAVE ME PARE

VD-Spiropali: Turp, lukunia juaj është një turp. (Deputetët e PD i bien me grushte tavolinave)

KUVEND/ Shehaj interpelancë me Ramën, i përgjigjet Spiropali.
Elisa Spiopali

TIRANË- Në kohën kur ministrja Elisa Spiropali po mbante fjalimin e saj në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e Partisë Demokratike goditën me grushte tavolinave. Shkak u bë fjalimi i ministres, në të cilën thoshte se deputetët e PD janë kthyer në turp dhe janë bërë tufë burrash që nuk lënë njeri që të flasë. 

Elisa Spiropali: Interpelancat bëhen për çështje publike jo për biznese private e për të delendisur njerëzit me mikrofonin e Kuvendit. Por që kur është bërë kali i qorr selmanit, nuk di më se çfarë thotë. Nuk është turp kjo llukunia juaj. Nuk është turp që ju abuzoni me Kuvendin e Shqipërisë. Turpi është i juaji.

(Deputetet e PD i bien me grushte tavolinës)

Elisa Spiropali: Pusho ti pusho, se nuk ke më shumë turp ti. Ore boll. Një tufë burrash që nuk të lënë të flasësh.

1 JAVE ME PARE

VD/ Shehaj: Rama i fali plazhin Xhaçkës. Spiropali: S'është nder statusi 'investitor publik'

KUVEND/ Shehaj interpelancë me Ramën, i përgjigjet Spiropali.
Elisa Spiropali dhe Agron Shehaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj deklaroi ditën e sotme në seancën e Kuvendit se parlamenti është përdorur për të kryer vjedhje të mëdha në vend. Gjatë interpelancës së kërkuar për investimet strategjike, deputeti tha se Rama dhe Xhaçka nuk mundohen as të fshehin vjedhjet. Ai tha se Rama i ka falur plazhin ministres e familjes së saj, duke ia dhënë për 30 vite. Në seancë mori fjalën ministrja Elisa Spiropali e cila deklaroi se deputeti po cënon reputacionin e investitorëve. Po ashtu, ajo u shpreh se statusi 'investitor strategjik' nuk është nder. 

REPLIKAT:

Agron Shehaj: Të bësh interpelancë për një vjedhje në këtë Parlament me këtë qeveri mund të tingëllojë absurde. Ky Parlament është përdorur për disa nga vjedhjet më të mëdha në vend. Çdo tender një grabitje dhe çdo ligj një favor. Pse mendoni ju se Rama dhe Xhaçka nuk marrin as mundimin më të vogël të fshehin vjedhjen? Sepse ato pak metër katrorë për ata nuk janë asgjë në krahasim me 400 mln euro e inceneratorëve. Ndaj afera për të cilën flasim sot tregon një qeveri që mblidhet për ti dhënë përfitime nga fondet publike një anëtari të kabinetit. Më 2 mars Komiteti për Investimet Strategjike vendosi miratimin për Drimadhes Luxury Suite. Me firmë të kryeministrit. A e dinte kryeministri se me këtë firmë i dha ministres së jashtme statusin e investitorit strategjik? I fali plazhin publik për 30 vjet ministres. A e dinte se përmes këtij vendimi po i falte taksat ministres së Jashtme? E dinte shumë mirë se kompania AGTÇ Shpk është në pronësi të zotit Gaçi, bashkëshortit të ministres. Ishin të vetëdijshëm se kishin bërë një krim. Familja Xhaçka e dinte se përfitimet ishin në shkelje të Kushtetutës. Dhe për të mashtruar ligjin familja ministrore krijon një kompani me emër shumë të ngjashëm me të parën, por jo në emër të bashkëshortit por në emër të një personi të afërt. Tre javë pas ndryshimit të emrit të kësaj kompanie, Edi Rama ndryshoi vendimin. Pronarja e kësaj kompanie të re është një shtetase amerikane, zonja Saton që bashkëjeton me vëllain e ministres së jashtme dhe s’ka asnjë kapital dhe asnjë eksperiencë në menaxhim hotelerie. Ajo bashkëjeton në të njëjtën adresë me vëllain e ministres. Edi Rama mblodhi qeverinë dhe i dha kompanisë AGTCC Mengament për 30 vjet pronën publike në Himarë. Kushtetua e Shqipërisë thotë se deputetët nuk duhet të kryejnë asnjë veprimtari që përfiton nga pronat publike. Familja Xhaçka ishte e vetëdijshme se përfitimet ishin në shkelje të kushtetutës tani duhej gjetur rruga për të mashtruar ligjin pa hequr dorë nga afera. Më pas për të mashtruar ligjin familja ministrore krijon një kompani me një emër shumë të ngjashëm me emrin e kompanisë së saj por këtë radhë jo në emër të bashkëshortit por në emër të një personi tjetër shumë të afërt. Në 15 korrik Rama ndryshoi vendimin e mëparshëm duke shtuar si investitor strategjik dhe kompaninë në pronësi të shtetases amerikane. Kompania e re pronare në letra është shtetase amerikane 31 vjec kapitali i vetëm i saj është bashkëjetesa me vëllain e ministres së jashtme

Elisa Spiropali: I nderuar zoti Shehaj, faleminderit për pyetjet tuaja. Ekziston një bindje që shkon përtej kësaj salle, që pretendon se s’ka pyetje të gabuara, por përgjigje. Edhe pse nuk është rasti. Jeni ju vetë personi i gabuar për ti ngritur këto pikëpyetje. Sipas asaj sindromës së famshme; po të isha unë aty, kushedi çdo bëja. Ata mendojnë jo me logjikë, por i nënshtrohen arsyes. Ju zoti Shehaj, po tentoni të bëni të njëjtën gjë në politikë, si në biznes, por ju po dëshmoni moskuptim. Bashkë me të tjetër, në rastin e një kërkese absurde për ngritjen e një gjyqi popullor. Po tentoni që të cënoni reputacionin e investitorëve. Më vjen mirë që përmes kësaj interpelance kam mundësinë të theksoj se Investimet Strategjike duhet të shihen si një mundësi, si një potencial zhvillimi dhe si projekte të cilat meritojnë mbështetjen nga ana e organeve shtetërore dhe pse fatkeqësisht, ato sot janë shndërruar në ushqimin e radhës për traditën e vjetër politike, të përbaltjkes së sulmeve ndaj qeverisë. Jam e kënaqur sot qe do mund te qartësoj njëherë e mirë për qytetarët e këtij vendi, se statusi i investitorit strategjik nuk është një favor apo dhuratë që qeveria, në mënyrë selektive ua bën individëve të caktuar, por një e drejtë ligjore që u jepet investitorëve, që plotësojnë kriteret ligjore për ta marrë atë, kundrejt një të mire të madhe qe këta investitorë do t’i sjellin Shqipërisë, qofshin këta vendas apo të huaj. Qeveria Rama ka pasur dhe ka ne fokus të saj nxitjen dhe tërheqjen e investimeve duke promovuar klimën e biznesit, procedurat lehtësuese, masat mbështetëse dhe kuadrin ligjor favorizues me synim afrimin e investimeve te huaja të drejtpërdrejta në Shqipëri, si dhe promovimin e potencialit turistik vendas. Investimet strategjike kanë peshën e tyre domethënëse në zhvillimin ekonomik të vendit dhe kuadri rregullator i lidhur me to përfaqëson risi, posaçërisht të fokusuar në tërheqjen e investimeve të huaja, apo “zgjimit”, të kapitalit të vendas. Jemi ne që i nxisim investitorët. Jemi më shumë se ajo që thoni ju.Të kaloj tek pyetjet tuaja, që në thelbësisht janë të njëjtat pyetje që e keni parashtrur me tonin e një prokurori, si duket në një garë të ethshme me Gazin, që tenton të imitojë Joridën në komision. Së pari pyetja e shtruar ka një terminologji të gabuar, pasi në asnjë parashikim ligjor dhe në asnjë dispozite referuese te vendimeve të Komitetit të Investimeve Strategjike nuk përdoret termi “përfitues bregdeti”. Bregdeti është pasuri Kombëtare Shtetërore i njohur nga Kushtetuta i cili vetëm mund te lihet në përdorim per hapësirën e plazhit, por në asnjë rast ai nuk mund “te përfitohet”. Vendimi i Këshillit te Ministrave vjen si rrjedhojë e parashikimit ligjor te Ligjit të Investimeve Strategjike sipas te cilit vendimet e Komitetitit të Investimeve Strategjike, janë vendime në parim dhe se ato shoqërohen me Vendim te Këshillit te Ministrave, përmes te cilit realizohet miratimi përfundimtar, koordinatat e sakta si dhe tarifa e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse së plazhit në funksion të realizimit të projektit investues strategjik. Ne rastin konkret ka patur nje Vendim te KIS i cili ka parendur vendimin e Keshillit te Ministrave. Ndaj “motivi” qe kërkoni gjendet ne vendimin e KIS per te cilin do ju japim shpjegime ne pyetjen dy. Për qartësimin tuaj, Xhaçka nuk është është anëtare e KIS -si,  organi i vetëm vendimmarrës  për dhënien e statusit te investitorit strategjik dhe rrjedhimisht nuk mund të jetë pjesë e  vendimmarrjes se këtij organi, që përjashton qartazi përfshirjen e saj në gjendjen e konfliktit te interesit të dukshëm apo të mundshëm, pasi as kjo zyrtare e lartë dhe as institucioni që ajo drejton nuk përfaqësohen në asnjë mënyrë, qoftë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë në vendimmarrjen e KIS. Ndërsa sa i takon mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ju bëj me dije se Znj. Xhaçka, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, me shkresë zyrtare, përpara mbledhjes, ka njoftuar që të mos marrë pjesë në shqyrtimin dhe vendimmarrjen e këtij vendimi, për të garantuar paanshmërinë e anëtarëve të Këshillit të Ministrave. Heqja dorë nga vendimmarrja nëpërmjet shkresës së depozituar garanton respektimin e ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit, por edhe të ligjit nr.9000/2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave” si dhe të Kodit Etik Ministror

1 JAVE ME PARE

VD-Spiropali i ‘del zot’ Ramës: Pak punë ka ai në Samit, do merret me ju, taksirtati im sot që të përgjigjem

KUVEND/ Shehaj interpelancë me Ramën, i përgjigjet Spiropali.
Elisa Spiropali

TIRANË- Ministrja Elisa Spiropali i është përgjigjur deputetes së Partisë Demokratike Joria Tabaku, e cila tha se kryeministri Edi Rama ka shkuar si ‘çeço’ në Kuvend. Nga foltorja, Spiropali tha se kur Rama nuk donte të shkonte e konsiderua tradhëtar, ndërsa tani thonë tjetër gjë. Referuar interpelancës me deputetin e PD-së, Agron Shehaj, Spiropali tha se ‘taksirati’ i përgjigjes i ka rënë asaj pasi kreu i qeverisë është shumë i angazhuar me punë në Samit.

"Se pak punë ka në fakt kryeministri në Samit atje, për vendin tonë, do merret edhe me ju. Se kur tha në fillim që nuk do të shkojë, thatë tradhëtar, vëllai i Vuçiçit, ndërsa tani që shkon, thoni shkon si çeço. Taksirati im tani tu përgjigjem sepse ai ka punë,”- tha Spiropali.

1 JAVE ME PARE

Genocidi serb në Komisionin e Jashtëm, Shehu: I djeg Ramës, shkelni rregulloren. Nikolla: Diskutuam me Mediun

KUVEND/ Shehaj interpelancë me Ramën, i përgjigjet Spiropali.
Tritan Shehu

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokraitke Tritan Shehu ka debatuar me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla. Shehu e akuzoi Nikollën se po shkel rregulloren e Kuvendit duke kaluar në Komisionin e Jashtëm rezolutën për njohjen e gjenocidit serb. Shehu tha se duhet të kalojë ndirekt në Kuvend e jo sipas urdhrave të dhënë nga kryeministri Edi Rama. Por, Nikolla i tha se gjithçka është vendosur pas diskutimeve me Opozitën, duke përmendur emrin e Fatmir Mediut.

Pjesë nga debati:

Tritan Shehu: Në shkelje të rregullores për dy arsye, kërkesa për mocion me debat dhe kërkesa me rezolutë për gjenocidin serb ka kaluar dy javë që është depozituar, duhet të shqyrtohet brenda 3 ditëve. Kemi bërë kërkesë të marrim pjesë në konferencën e kryetarëve. nuk na keni njoftuar. Shkelja e tretë e rregullores, kërkesa me mocion me debat s'ka pse të kalojë në komisionin e jashtëm të parlamentit, po kalon direkt. Të gjitha këto truke për të mos e sjell atë rezolutë se bie ndesh me pazaret që bëhen me Vuçiç, nuk mund të prekin rregulloren e parlamentit shqiptar. Hera e parë që ndodh në historinë e këtij parlamenti. Nuk kalon në Komision, këtu ose miratojeni ore jo, si të dëshironi, nuk mund ta shkelni rregulloren, e bëni për të shtyrë se i djeg maxhorancës, Ramës dhe atyre që vijojnë pazaret me Vuçiç.

Lindita Nikolla: Në datën 15 dhe 20 ka qenë e njëjta qasje e njëjtë me sugjerimin që ka barë zoti Mediu dhe po e perifrazoj edhe këtu. Të ulemi të analizojmë të shqyrtojmë që këtu të vijmë me një draft të përbashkët.

Tritan Shehu: Mediu s'ka asnjë punë me këtë gjë, po të dojë të sjell rezolutë. Ne jemi autorët, Alibeaj është pjesë e rezolutës së dytë. Biem dakord. Nuk kam asnjë kundërshtim të dakordësohemi edhe me grupin e maxhorancës, por kjo gjë bëhet duke pyetur, duke u ftuar edhe ne në Konferencën e Kryetarëve. nëse nuk bien dakord, diskutohen veç e veç. Askush nuk ka të drejtë të flasë në emrin tonë. Kjo tregon që ka diçka mbrapa, bie erë, bie ndesh me Vuçiç dhe kjo është turp i parlamentit pastaj.

1 JAVE ME PARE

VD-Tabaku: Rama shkoi si çeço në Samit, bëri të fortin fillimisht (Nikolla i mbyll fjalën)

KUVEND/ Shehaj interpelancë me Ramën, i përgjigjet Spiropali.
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku e ka konsideruar një rrugëtim si ‘çeço’ nisjen e kryeministrit Edi Rama në samitin në Bruksel. E pranishme në Kuvend, Tabaku tha se bojkoti fillestar i Ramës ishte një shenjë për të treguar se është ‘me të fortët e rajonit’, por që u tërhoq shumë shpejt. Por, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i ndëpreu fjalën pasi e konsideroi një koment.

Pjesë nga debati:

Jorida Tabaku: Është mbledhur samiti, po zhvillohet mbledhja e radhës në Bruksel. Të falënderoj në emër të PD CDU për kalimin e një rezolute për mbështetjen e Balla Bëri si trim, me një këmbë shkoi si Çeco, pavarësisht se bëri si i fortë, duke mbledhur edhe trimat e rajonit.

Lindita Nikolla: Kjo nuk është procedurë. Të tjerat janë komente, mbyllet fjala.

1 JAVE ME PARE

VD-Spiropali përplaset me Bardhin: Shumë gaz ke pasur këtë kohë! Nikolla: Mos flit nga vendi

KUVEND/ Shehaj interpelancë me Ramën, i përgjigjet Spiropali.
Elisa Spiropali dhe Gazment Bardhi

TIRANË- Ministrja e shtetit, Elisa Spiropali u përplas ditën e sotme në seancën plenare me deputetin e Partisë Demokratike, Gazment Bardhin. Ministrja iu drejtua deputetit duke i thënë se kohët e fundit ka dhënë shumë gaz të papërbajtur, ndërsa kjo deklaratë nuk u la pa kometuar nga Bardhi i cili foli pa mikrofon nga vendi në sallë. Po ashtu, ministrja tha se statusi i investitorit strategjik nuk është një dhuratë por është një e drejtë ligjore që u jepet atyre kundrejt një të mire që i sjellin këtij vendi.

REPLIKAT:

Elisa Spiropali: Do të ishte më mirë që këtë interpelancë ta kishte bërë një tjetër deputet. Ju zoti Shehaj si një njeri që e keni njohur suksesin në biznes, duhet që të ishit treguar më mirëkuptues, absuerde për ngritjen e një gjyqi popullor, po tentoni të cënoni thelbësisht reputacionin e subjekteve investuese

Gazment Bardhi flet nga vendi dhe qesh

Elisa Spiropali: Mos qesh Gaz se shumë gaz të papërmbajtur këtë kohë

(Gazment Bardhi flet nga vendi)

Elisa Spiropali: Më lejoni t’ju them se fortuna që ngrini në gotat tuaja, është zukatje grerëzash

(Gazment Bardhi flet nga vendi)

Elisa Spiropali: Mos fol nga vendi. Ato investime janë një potencial

(Gazment Bardhi flet nga vendi)

Lindita Nikolla: Zoti Bardhi ju është bëtë zakon, mos flisni nga vendi.

Elisa Spiropali: Dua të sqaroj qytetarët se statusi i investitorit strategjik nuk është një dhuratë, është një e drejtë ligjore që u jepet atyre kundrejt një të mire që i sjellin këtij vendi.

1 JAVE ME PARE

VD-Berisha para futjes në Kuvend: Më 7 korrik derdhet e gjithë Tirana, Rama do largohet

KUVEND/ Shehaj interpelancë me Ramën, i përgjigjet Spiropali.
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka ftuar të gjithë qytetarët shqiptarë që t'i bashkohen në protestën e paralajmëruar që do të mbahet më 7 korrik. Në një prononcim për mediat para Kuvendit, Berisha tha se në orën shtatë të darkët, do të 'derdhet' e gjithë Tirana. Kryedemokrati shtoi se kjo protestë është nisja e një lëvizjeje që do të rrëzojë qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

"Sirenat e alarmit për Shqipërinë në rrezik po bien nëga të katër anët e vendit. Mbrëmë në një tryezë me drejtues aktivistë të shoqërisë civile e personalitete të mirënjhoru në këtë fushë mendj se kryefjala e asaj tryeze të jashtëzakonshme, mund ta quaj në kuptimin e vërtetë të fjalës të paparë ndonjëherë ishte vetëm një, protestë dhe vetëm protestë. Qytetarët shqiptarë duke filluar nga interesi i tyre kombëtar, tek shëndeti e vendi i punës. Xhepat e tyre bdjejnë se janë në rrezik të madh, ndjejnë një thirrje të brendshme se duhet të ngrihen e të marrin në dorë fatin e tyre. Kjo protestë është e hapur për të gjithë shqiptarët, më 7 korrik e në orën 7 të darkës. Në Tiranë, Tirana e tëra do të derdhet, para shqiptarëve në radhë të parë, do të protestohet ndaj qeverisë e parlamentit. Kushtetueshmëria ka rënë totalisht, Një grup ekspertësh po punojnë për stemën, nëse do ketë të tjera do vendoset më tej. Rama nuk është larguar, por Rama do të largohet,"- tha Berisha ndër të tjera. 

1 JAVE ME PARE

Hiqet nga rendi i ditës në Kuvend miratimi i Aktit Normativ për kompesim të çmimit të materialeve të ndërtimit

KUVEND/ Shehaj interpelancë me Ramën, i përgjigjet Spiropali.
Kuvendi

TIRANË- Në seancën e sotme plenare u vendos që të hiqet nga rendi i ditës miratimi i aktit normativ për kompensim të çmimeve për materialet e ndërtimi. 

Kjo u kërkua nga deputeti i LSI-së, Petrit Vasili i cili tha se akti normativ duhet të kalojë në të gjitha komisionet. Ky propozim mori dakordësinë e kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. 

seance plenare 23 qershor 2022

Sondazh

Poll

Kryemadhi i përgjigjet Veliajt: Takohemi në SPAK

Kryemadhi i përgjigjet Veliajt: Takohemi në SPAK

SPAK thirri të moshuarit? Kryemadhi: Shashka, s'është aspak e vërtetë

Kryemadhi paralajmëron: SPAK ta thërrasë urgjent dhe ta kthejë nga Holanda Edi Ramën

Kryemadhi zbulon bisedën me djalin e pensionistit 30 mln USD pasuri: Kontrata s'ka firmën e tij

Kryemadhi: Kam qindra fatura për SPAK-un, Rama ka vjedhur 189 mln dollarë

Belinda Balluku: Aeroporti i Vlorës synon që të ofrojë fluturime përtej oqeanit

Në takim me Ramën, investitori: Në 1992 Shqipëria kishte vetëm rrugë me gropa dhe Mercedezë të zinj

Balluku: Kemi projekte të reja. Ibrahimi: Investimet strategjike, ligji që zhvillon turizmin në vend

Investitori pyet për pronat, Rama: Në Shkodër tokat u ndanë si burrat, po bëhet digjitalizimi

"Veza apo pula?" Investitori pyet për objektinvin e infrastrukuturës, Rama: Eja na habit me ide

Rama: Sistemi i drejtësisë në Shqipëri ka probleme, nuk është aty ku duhet

Rama: Në Shqipëri protestohet para zyrës time sepse të gjithë janë kryeministra më vete

Kush ishte VIP-i? Rama: Kërkoi armatime për të hyrë në Tiranë, Garda kishte vetëm pistoleta

Zjarr në një banesë në Vlorë, nxirret në kohë i moshuari

Rama: SHELL ka kryer zbulim të rëndësishëm të gazit e naftës nëntokë në Shqipëri

Motori 'zbor' në Tiranë, policia bihet nga pas, arrestohet i riu që e drejtonte

DEBAT në Kuvend! Dhimitri shkon pa shifra, Çupi: S’jemi në orë mësimi këtu, të drejtojmë gishtin

Droni i Policisë kap “mat” shkelësit e qarkullimit, ja sa do gjobiten

Rama feston 58-vjetorin e lindjes, suprizohet nga zv/Presidenti i Hagës, dhurata mbetet mister

"S'i kam të shkruara si ti", Mziu përplaset me Denajn, socialiste: S'matesh me mua

Salianji: Xhafajt s'iu hetua pasuria, Geronin do e denoncoja miliona herë nëse do kisha mundësi

I gjithë grupi i Berishës në mbështetje të tij, Salianji: S'ftova njeri se s'po shkoja në dasmë

Tentoi të vriste vëllanë për plazhin në Radhimë, momenti i arrestimit të autorit

A do shkojë në burg Salianji? Deputeti: S’hidhem dot përpjetë, respektoj vendimin

Marrja e vendimit në Apel u shty, Salianji: Kam dorëzuar të gjitha provat

E gjithë PD-ja në mbështetje të Salianjit, pamjet brenda sallës së gjyqit, 10 deputetë futen brenda

PD në Gjykatë

Rezoluta e KLP/ Bardhi: Duhet pjesa me rekomandimet e papërmbushura. Bushka: Disa s'kanë justifikim

Salianji mbërrin në Gjykatë, e shoqëron Flamur Noka, Luçiano Boçi e Luan Baçi

Përplasje me armë për pronësinë e plazhit në Radhimë, vëllai qëllon të vëllanë

Të shtënat në Radhimë, turisti norvegjez: Dëgjuam krisma e ia futëm vrapit

'Alarm i madh për KLP'/Bojkoti i avokatëve, Alibeaj:Po i hapet dera kriminelëve të dalin nga burgjet

'KLP nuk zbaton rekomandimet'/ Majko me kritika: Situatë e rrallë, parlamenti të jetë i vetëdijshëm

Rezoluta e KLP për 2021, Sula: Ka problematika, për të ardhur keq, vetëm 4 detyra janë përmbushur

Komisioni i ligjeve/ Rezoluta e SPAK, Majko: Pse votuat kundër?. Opozita: S'na pëlqeu

“Babale”/ Berisha: Gjermeni, Sadushi, Veliu dhe agjentë të SHISH të përfshirë

Berisha: Rama dëshiron t'i marrë mandatin Salianjit, delinkuenti Geron Xhafa vijon trafikun e drogës

I shpallur në kërkim për trafik emigrantësh, arrestohet 26-vjeçari

Kryemadhi:LSI është e ftuar! Kush ndihet i vjedhur nga 'hajduti i gjatë' ka arsye për të protestuar

Meta në krye të LSI-së? Kryemadhi: S'ka garë mes nesh, jam fajtore për djegien e mandateve

'Skemë evazioni fiskal'/ Kryemadhi: Do hetojmë “Open Balkan”, bëhet në kurriz të shqiptarëve

Cilat janë kompanitë që bëjnë evazion fiskal? Kryemadhi: Marrin tendera me 99.99% të vlerës

Mjetin e mbushur me kallashnikovë, municion luftarakë e dylbi, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë

Dje u inagurua, ‘fluturojnë’ 8 patenta në aksin 108 milionë eurosh Kardhiq-Delvinë, gjobiten

Rama inaguron tunelin, nëna e kap e puth: O i miri i Shqipwrisë!

Spektakli i fundjavës, Artan Lame legalizon … një pallat

Kardhiq-Delvinë, Rama pritet me iso, grupi i dedikon këngë: E hapi Damiani e Balluku

Sistemi i drejtësisë, Xhafaj: Ka probleme me menaxhimin e tyre, ka 5 shqetësime në draft

Takimi me Biden, Rama: I kërkova të organizonim diçka së bashku për 100-vjetorin, mbase dhe s'bëhet

Amnistia fiskale, Rama: Baza janë kursime nga puna në të zezë, prokurorët i mbajnë peng