Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Zhvillime të reja nga Kosova dhe Serbia. Në kuvendin e mbeldhur ditën e sotme kreu i qeverisë së Kosovës Albin Kurti foli për planin franko-gjerman, ndërsa iu përgjigj edhe kritikave të opozitës duke u shprehur se ky propozim parashikon njohje 'de facto' nga Serbia. • Ai gjithashtu deklaroi se marrëveshja i vendos Kosovën dhe Serbinë si dy entitete të barabarta. • Kryeministri Albin Kurti ka bërë edhe një deklaratë të padëgjuar ndonjëherë deri më tani lidhur me çështjet për njohjen e pavarësisë së Kosovës. • Duke folur në seancën e sotme plenare në Kuvend ai ka përmendur vendimin e pesë shteteve të BE-së për të njohur Kosovën. • Ai ka lexuar një përgjigje kur ka pohuar se ka një “vendim” për njohjen nga pesë shtetet e BE’së, që janë Greqia, Spanja, Rumania, Qipro dhe Sllovakia, të cilat ende s’e njohin Kosovën. • Nga ana tjetër seanca e sotme plenare është shoqëruar gjithashtu edhe me debate nga ana e opozitës. • Deputeti i AAK-së Bekë Berisha ka ironizuar kryeministrin Kurti lidhur me investimet e fundit të bëra në vend duke u shprehur se ai më i madhi ka qenë në fshatin e tij të lindjes. • Nga ana tjetër Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i ka kërkuar kryeministrit që të publikojë vendimin të cilin Kurti e përmendi në Kuvend ditën e sotme sipas së cilës 5 vendet e BE-së të cilat nuk e njohin ende pavarësinë e Kosovës qeveria po punon për të vënë në plan këtë vendim.
7 artikuj për këtë temë.
KOSOVË- Ministrja Rozeta Hajdari është përplasur me deputeten e Lidhjes Demokratike të Kosovës duke thënë se kjo qeveri ka bërë 12 reforma sa i përket biznesit, derisa ka akuzuar ish-ministren Bajrami për mungesë dhe vonesë në reforma.
“Më vjen keq që një reformë që e përmende, kemi pritur 12 vite për të. Pse nuk keni pasur një strategji të industrisë më herët”, tha Hajdari.
Deputetja Hykmete Bajrami duke iu përgjigjur ministres Rozeta Hajdari për këto akuza, ka thënë se nën udhëheqjen e saj janë shënuar shumë suksese në qeverisje.
“Çfarë nuk kam bërë e çka kam bërë keq të ftoj publikisht me dalë me i përmend me fakte dhe evidenca, jo vetëm në ministrinë e Tregtisë por edhe në atë të Financave dhe të Arsimit. Kur dëshironi dalim në mejdan”, ka deklaruar Bajrami.
Ish-ministrja e Tregtisë thotë se kanë qenë top-reformator në biznese duke iu referuar të dhënave të Bankës Botërore.
KOSOVË-Deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë miratuar sot kërkesën e subjektit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për të zëvendësuar anëtarët në disa Komisione Parlamentare.
Deputeti i LVV-së, Haki Abazi është shkarkuar nga të qenit Kryetar i Komisionit Parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë. Në vend të tij, është emëruar deputetja e Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu- Hyseni. Nga 62 vota, 53 ishin pro, as një kundër dhe nëntë abstenime. Ndërkohë, në Komisionin për Stabilizim Asociim, deputeti Haki Abazi është zëvendësuar me deputetin Dimal Basha.
KOSOVË- Deputetë të partive opozitare në seancën e së enjtes të Kuvendit të Kosovës, kanë kritikuar qeverisjen dyvjeçare nën udhëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Ata kanë akuzuar Qeverinë se përgjatë këtyre dy vjetëve nuk ka arritur të adresojnë problemet me të cilët përballen qytetarët e Kosovës, dhe sipas tyre, nuk ka pasur ndryshime pozitive në Kosovë.
Largimi i qytetarëve për një jetë më të mirë ne vendet e Bashkimit Evropian, shkalla e lartë e papunësisë dhe varfërisë, janë disa nga problemet që deputetët të partive opozitare kanë theksuar.
“Asnjëherë më para nuk ka pasur radhë kaq të gjata të të rinjve kosovarë dhe e profesionistëve para ambasadave për ta lëshuar vendin”, tha deputetja e subjektit opozitar, Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Eliza Hoxha.
Ndërkaq, deputeti i partisë tjetër opozitare, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, tha se me qeverisjen Kurti, Kosova është më e varfër. Qytetarët e Kosovës, tha ai kanë humbur shpresën në këtë Qeveri dhe kanë marrë rrugën e mërgimit. Sipas tij, vetëm në vitin 2022, në Ambasadën gjermane dhe atë zvicerane në Prishtinë kanë aplikuar për vizë mbi 130 mijë qytetarë të Kosovës.
“Brenda 10 vjetëve në Kosovë janë larguar 30 për qind e popullatës së Kosovës. Unë nuk e them që ky trend është vetëm tani. Por, kur ju thoni që kjo është Qeveria e shpresës, të dhënat që iu prezantova janë më shqetësuese se një vit paraprak, pra trendi është në rritje masive”, tha Tahiri.
Deputetja e subjektit opozitar, Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka pyetur kryeministrin Kurti se cilat janë sukseset në ekonomi dhe cila është reforma e vetme e cila është marrë në fushën e politikave fiskale.
“Ju keni dështuar të bëni një reformë të vetme fiskale, një projekt të vetëm sa i përket përmirësimit të ambientit të biznesit”, tha Bajrami.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke iu përgjigjur deputetëve, tha se përgjatë këtyre dy vjetëve kanë shënuar arritje të mëdha në drejtësi e punësim, pasi edhe aty ka qenë fokusi i tyre si Qeveri.
“Për të parën, të gjithë pajtohen se është bërë një punë e jashtëzakonshme e Policisë së Kosovës për luftimin e krimit të organizuar. Nga fillimi i mandatit janë realizuar mbi 850 operacione policore, mbi 3.200 persona të arrestuar - prej tyre 301 zyrtarë publik[, 69 grupe kriminale janë shkatërruar”, tha Kurti.
Sa i përket akuzave të deputetëve nga partitë opozitare për ikjen e të rinjve për shkak të keqqeverisjes, Kurti tha se janë duke punuar në vazhdimësi për secilin qytetar të vendit pa dallim dhe kanë për synim kthimin e besimit në institucione në shtet dhe ngritjen e mirëqenies sociale për ta zvogëluar migrimin.
“Nga fillimi i mandatit deri më sot, kemi mbi 40 mijë më shumë të punësuar”, tha Kurti.
Qeveria aktuale e Kosovës është formuar më 22 mars të vitit 2021. Lëvizja Vetëvendosje, lider i së cilës është kryeministri aktual, Albin Kurti, ka fituar 50.28 për qind të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit të vitit 2021./REL
KOSOVË- Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i ka kërkuar kryeministrit që të publikojë vendimin të cilin Kurti e përmendi në Kuvend ditën e sotme sipas së cilës 5 vendet e BE-së të cilat nuk e njohin ende pavarësinë e Kosovës qeveria po punon për të vënë në plan këtë vendim.
“Po shohim që pra që paska ndryshim, ka garanci ndërkombëtare. A na tregon, të jesh transparent me ne, që të na tregosh vendimin e vendeve që janë jonjohëse për njohje të Kosovës. Ju vetë thatë që vendimin e pesë shteteve që s’e kanë njohur Kosovën kanë marrë vendim që ta njohin. Ju lutem, e bën këtë vendim publik!”, tha Musliu Shoshi.
Kurti përsëriti se plani i BE-së parasheh normalizim të marrëdhënieve ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ku njëra-tjetrën e njohin de facto.
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka bërë një deklartatë të padëgjuar ndonjëherë deri më tani lidhur me çështjet për dialogun Kosovë-Serbi dhe planin franko-gjerman. Duke folur në seancën e sotme plenare në Kuvend ai ka përmendur vendimin e pesë shteteve të BE-së për të njohur Kosovën. Ai ka lexuar një përgjigje kur ka pohuar se në ka një “vendim” për njohjen nga pesë shtetet e BE’së, që janë Greqia, Spanja, Rumania, Qipro dhe Sllovakia, të cilat ende s’e njohin Kosovën.
“Tash edhe vendimi i pesë shteteve mosnjohëse të Bashkimit Europian për ta njohur Kosovën, për të cilin ne jemi duke punuar dhe përmes saj anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe marrja e statusit shtet-kandidat i BE-së dhe anëtarësimi në Këshill të Europës dhe Konventës së saj është një gjë tejet qendrore në angazhimin tonë të mëtutjeshëm”, tha Kurti në Kuvend.
Siç dihet njohja është akt sovran i secilit shtet dhe vështirë që mund të ketë një vendim të përbashkët për njohjen e Kosovës nga këto shtete, që Kurti lë të kuptohet se është vendosur, në bazë të formulimit të tij.
KOSOVË- Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka ironizuar në seancën e sotme në Kuvend, lidhur me investimet e bëra nga Qeveria Kurti. Ai u shpreh se kjo qeveri investimin më të madh e ka bërë në fshatin e tij të lindjes, duke ndërtuar Urën e Sarandranit, i cili i lidh dy fshatra.
“Si opozitë ndonjëherë e kritikojmë Qeverinë për mospunë, por kur Qeveria bën ndonjë punë të mirë normalisht që edhe i falënderohemi. Po e shfrytëzoj rastin ta falënderoj edhe kryeministrin pasi që kjo qeveri investimin më të madh e ka pasur në fshatin tim të lindjes me një projekt të quajtur Ura e Saradranit, i cili lidh dy fshatra – Ruhotin dhe Sarandranin”, tha Berisha.
Deputeti i opozitës shtoi me ironi tha se kjo urë tashmë është shndërruar në sensacion turistik.
“Desha ta falënderoj për këtë projekt, pasi kjo urë është bërë sensacion turistik. Përmes asaj ure ato fshatra do të mund të lidhen edhe me Evropën sepse mund të dalin në rrugë magjistrale e pastaj përmes raportit të Prishtinës mund të shkojë në Evropë kur të duan. Ky është projekt shumë i rëndësishëm për neve”, tha ai.
Në fund, Berisha pati edhe një kërkesë për kryeministrin Albin Kurti për më shumë hapësira publike të krijuara me kënd lojërash për fëmijët.
KOSOVË- Kryeministri ka folur në seancën e sotme të Kuvendit për planin franko-gjerman, ndërsa iu përgjigj edhe kritikave të opozitës duke u shprehur se ky propozim parashikon njohje 'de facto' nga Serbia.
“Ky propozim parasheh normalizim të marrëdhënieve ndërkombëtare ku Republika e Kosovës dhe ajo e Serbisë njohin njëra tjetrën në formën defakto. Një gjë e tillë duket e qartë në tekstin e marrëveshjes por një gjë e tillë është premtuar edhe nga shtetet e emisarëve që e kanë propozuar marrëveshjen si dhe vet bashkimi Evropian”, tha ai.
Ndër të tjera, kreu i qeverisë së Kosovës është shprehur se marrëveshja i vendos Kosovën dhe Serbinë si dy entitete të barabarta.
“Serbia nuk do të mund ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”, tha ai.
Sipas tij, njohje dejure e Serbisë nuk është në mënyrë eksplicite e shkruar në marrëveshje, por është pjesë e planit që do të arrihet ndërkohë.
“Njohje de jure e Serbisë nuk është në mënyrë eksplicite e shkruar në marrëveshje, por është pjesë sekuenciale e planit që do të arrihet në ndërkohë”, deklaroi Kurti.
Sipas tij, marrëveshja i vendos Kosovën dhe Serbinë si dy identitete të barabarta. Ndërkohë, ishte opozita ajo që adresoi kritika të ashpra në drejtim të qeverisë Kurti, duke thënë se ka dështuar gjatë këtyre dy viteve të qeverisjes.