LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

KUVENDI! Miratohet rezoluta për dënimin e sulmit terrorist serb ndaj Policisë së Kosovës, Kurti: Serbia DUHET të sanksionohet!

•Kuvendi i Kosovës mbajti sot një minutë heshtje në nder të policit Afrim Bunjaku i cili u vra në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. •Në seancën e sotme, deputetët kanë dënuar sulmin e serbëve, ndërsa kanë bërë thirrje për nisje të hetimeve nga ndërkombëtarët dhe ndëshkimin e menjëhershëm të tyre. •Kryeministri Kurti gjithashtu ka kërkuar që ndaj Serbisë, të vendosen sanksione, ndërsa ka kërkuar nga shtetet mike të Kosovës, që t’i shpallin terroriste dy organizatat serbe “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”. •Ai gjithashtu ka zbardhur detaje për arsenalin e armëve të konfiskuara nga aksioni i 25 shtatorit. •Sakaq, në seancën e sotme e cila në fokus kishte sulmin e 24 shtatorit, Kuvendi miratoi Rezolutën, e harmonizuar nga grupe parlamentare ku dënohet ashpër sulmi i Serbisë ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit. Pro rezolutës votuan 97 deputetë. •Deputetët e Kuvendit të Kosovës përmes kësaj rezolute kërkuan po ashtu nga faktori ndërkombëtar që të ballafaqojë Serbinë me rolin e saj në raport me organizimin dhe mbështetjen e çfarëdollojshme që i ka bërë grupit terrorist për sulmin ndaj Kosovës. •Po ashtu, deputetët vlerësuan edhe angazhimin e jashtëzakonshëm të institucioneve vendore të sigurisë dhe partnerëve ndërkombëtarë. 

9 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Miratohet rezoluta për dënimin e sulmit terrorist nga Serbia ndaj Policisë së Kosovës, ja çfarë përmban ajo

KUVENDI! Miratohet rezoluta për dënimin e sulmit terrorist serb ndaj
Glauk Kojufca

KOSOVË- Kuvendi i Kosovës ka miratuar Rezolutën ku dënohet ashpër sulmi i Serbisë ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Kryetari i Kuvendit Glauk Kojufca e ka paraqitur përmbajtjen e Rezolutës para deputetëve.

DËNON me termat më të ashpër sulmin terrorist të organizuar nga Republika e Serbisë mbi Policinë e Kosovës më datën 24 shtator 2023, si dhe kërkon nga faktori ndërkombëtar që të ushtroj ndikimin e tij për ta ballafaquar Serbinë me rolin e saj në raport me organizimin dhe mbështetjen e çdo llojshme që i ka bërë grupit terrorist për sulmin në veri të Republikës së Kosovës”, thuhet në Rezolutë.

Përmbajtja e Rezolutës:

–              Duke marrë për bazë gjendjen e sigurisë nëpër të cilën po kalon vendi pas sulmit terrorist të organizuar nga Republika e Serbisë ndaj sovranitetit shtetëror dhe intergritetit territorial të Republikës së Kosovës;

–              Duke vlerësuar rëndësinë e ruajtjes dhe mbrojtjes së sovranitetit shtetëror dhe intergritetit territorial të Republikës së Kosovës si dhe përcaktimin dhe angazhimin shtetëror për t’i kontribuuar paqes dhe stabilitetit në rajon;

–              Të vendosur që Republika e Kosovës të jetë vend i lirë, demokratik, paqedashës dhe atdhe i qytetarëve të saj, të cilëve ju garantohen të drejtat, liritë dhe barazia para ligjit;

–              Të përkushtuar për të luftuar dhe parandaluar me mjete kushtetuese dhe ligjore çfarëdo veprimi dhe përpjekje për të cënuar, rrezikuar apo sulmuar rendin kushtetutes të Republikës së Kosovës;

Kuvendi i Republikës së Kosovës

1.            DËNON me termat më të ashpër sulmin terrorist të organizuar nga Republika e Serbisë mbi Policinë e Kosovës më datën 24 shtator 2023, si dhe kërkon nga faktori ndërkombëtar që të ushtroj ndikimin e tij për ta ballafaquar Serbinë me rolin e saj në raport me organizimin dhe mbështetjen e çdo llojshme që i ka bërë grupit terrorist për sulmin në veri të Republikës së Kosovës;

2.            VLERËSON punën, angazhimin dhe rezultetet e jashtëzakonshme të institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës dhe të institucioneve partnere ndërkombëtare të sigurisë (Eulex dhe KFOR), në aksionin e përbashkët për të smbrapsur dhe asgjësuar sulmet terroriste të organizuara nga Serbia në veri të vendit;

3.            OFRON mbështetjen e plotë dhe të parezervë për Policinë e Kosovës në ushtrimin e përgjegjësisë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

4.            KËRKON nga të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës që të vazhdojnë punën e përbashkët për integrimin e plotë dhe bashkëjetesën mes të gjitha komuniteteve pa dallim që jetojnë në Republikën e Kosovës;

5.            INKURAJON dhe MBËSHTET pluralizimin politik në radhët e komunitetit serb në Kosovë, zhvillimi i të cilit mundëson progresin demokratik dhe rrit transparencën e llogaridhënien para këtij komuniteti dhe jetëson promovimin e interesave reale të tij në Republikën e Kosovës.

6.            KËRKON nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të bashkëpunoj me aleatët ndërkombëtarë, veçanërisht me SHBA-të, për të fuqizuar Shtetin e së Drejtës dhe vlerat e përmbashkëta euro-atlantike;

7.            KONSTATON nevojën për hetim ndërkombëtar ndaj Republikës së Serbisë lidhur me organizimin e aktiviteteve terroriste dhe vazhdimin e ekzistencës së kampeve stërvitore të grupeve terroriste në territorin e Serbisë;

2 VITE ME PARE

'KFOR të marrë në kontroll Veriun'/ Këshilltarja e Kurtit reagon për deklaratën e Ramës: Do të na ndihmonte më shumë nëse do heshtte

KUVENDI! Miratohet rezoluta për dënimin e sulmit terrorist serb ndaj
Albin Kurti dhe Edi Rama

KOSOVË- Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka reaguar lidhur me propozimin e bërë sot nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se KFOR-i duhet të marrë nën kontroll veriun e vendit, pas sulmit terrorist të së dielës ndaj Policisë së Kosovës. 

Mihali ka thënë se Kosova asnjëherë nuk ka kërkuar nga KFOR që ta marrë kontrollin në veri e as që do ta bëjë, ndërsa ka shtuar se heshtja e Ramës për disa ditë do të ishte ndihma më e madhe dhënë Kosovës, në këto momente. 

“Mbase heshtja e Kryeministrit të Shqipërisë për disa ditë do të ishte ndihma më e madhe, në këto momente, dhënë Kosovës. Po ashtu, Kosova asnjëherë nuk ka kërkuar që KFOR të marrë kontrollin në veri. E as nuk do ta bëjë. Këtë e di dhe çdo fëmijë i vogël. Këtë e kërkon vetëm Serbia. Qeveria e Kosovës ka kërkuar vitin e fundit kryesisht shtimin e trupave të NATO-s në Kosovë referuar kërcënimit dhe akteve të vazhdueshme të agresionit nga ushtria e Serbisë në kufi me Kosovën”, ka shkruar Mihali.

Kryeministri Edi Rama doli ditën e sotme një konferencë për shtyp ku foli për situatën në veri të Kosovës. Gjatë fjalës së tij, ai bëri tre propozime, të cilat janë:  

1- Konferencë ndërkombëtare e nivelit të lartë

2. KFOR të marrë kontrollin e veriut të Kosovës.

3. Asociacioni

2 VITE ME PARE

'Eksploziv, e predha 'mortaja'/ Kurti zbulon detajet për armët që u konfiskuan: Serbia të sanksionohet e ndëshkohet

KUVENDI! Miratohet rezoluta për dënimin e sulmit terrorist serb ndaj
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë thirrje që ndaj Serbisë të vendosen sanksione e të ndëshkohet ndërkombëtarisht, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Veri, ku u vra oficeri i Lartë i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku dhe u plagosën disa të tjerë, ngjarje e cilaka ngjallur shumë reagime. 

Në seancën e sotme të Kuvendit, kreu i qeverisë zbardhi detaje për disa nga armët që u konfiskuan nga Policia e Kosovës  më 25 shtator. 

M80 zolla – është sistem njëpërdorimshëm antitank i pa dirigjuar prodhim i Serbisë. Prodhohet në fabrikën shtetërore “Slloboda” në Serbi. Kjo armë përdoret kundër automjeteve të blinduara dhe fortifikimeve. Predha mund të prenetoj çelikun deri në 30 centimetra e distanca efektive është deri në 250 metra.

Zastava M93 BGA mitraloz 33 milimetra – është armë automatike lansuese e granatave 30 milimetra, prodhim i Serbisë. Prodhohet në fabrikën shtetërore “Zadtava Arms” në Kragujevc. Përdoret kundër mjeteve lehtë të blinduara dhe ka distancë efektive 1700 metra.

Mina – përdorën kundër këmbësorisë dhe janë të dizajnuara të vrasin dhe dëmtojnë personelin gjatë lëvizjes në teren të caktuar.

Predhat e mortajave, minahedhësve 82 milimetra dhe 62 milimetra – janë predha të standardit të vendeve të lindjes ish-vendeve socialiste. Nuk përdoren nga vendet e NATO-s. Mortaja si armë konsiderohet si armë artilerie dhe përdoret për goditje në distanca të largëta 5-8 km.

Eksplozivë plastik, tritol dhe dinamit – që përdoret për shkatërrimin e urave dhe infrastrukturës, gjithashtu përdoret edhe për punimin e mjeteve të ndryshme shpërthyese për shkatërrimin e personelit dhe mjeteve të blinduara. 

2 VITE ME PARE

Sulmi terrorist në Veri/ Abdixhiku: Qëllim ishte nxitja e përplasjes së Policisë me civilët

KUVENDI! Miratohet rezoluta për dënimin e sulmit terrorist serb ndaj
Lumir Abdixhiku

KOSOVË-  Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku në seancën e sotme të Kuvendit, dënoi sulmin e së dielës në veri të vendit. Ai tha se sulmi i së dielës ka pasur për qëllim nxitjen e përplasjes së policisë me popullsinë civile.

“Këtë të diele Republika e Kosovës u bë cak i një sulmi mirë të organizuar, mirë të paramenduar terroristë. Në krye të këtij organizimi qëndronte krimineli, tashmë i shndërruar në terrorist, Milan Radoiçiq në mbështetje të tij, tashmë pas asnjë dyshim qëndronte Republika e Serbisë”, tha ai. 

Seanca e sotme e  Kuvendit të Kosovës ka nisur me një minutë heshtje, për Afrim Bunjakun, oficeri i Lartë i Kosovës, i cili ra heroikisht në mbrojtje të vendit të tij, mëngjesin e së dielës, ku u sulmua nga një grup i organizuar terroristësh serbë. Kreu i PDK-së, kërkoi nga ndërkombëtarët që të nisin menjëherë hetimet për ngjarjen e rëndë. 

2 VITE ME PARE

Sulmi terrorist në Veri/ Deputetja e LVV-së në Kuvend, MESAZHI në bluzën e saj për BE-në: Refuzoni terrorin, përqafojeni Evropën

KUVENDI! Miratohet rezoluta për dënimin e sulmit terrorist serb ndaj
Adriana Matoshi në Kuvend

KOSOVË-  Deputetja e LVV-së, Adriana Matoshi, në seancën e sotme ka veshur një bluzë në të cilën ka një dedikim për BE:

“BE: Refuzoni terrorin, përqafojeni Evropën”

“Masa kundër shtetit terrorist, jo shtetit paqësor”. 

Seanca e sotme e  Kuvendit të Kosovës ka nisur me një minutë heshtje, për Afrim Bunjakun, oficeri i Lartë i Kosovës, i cili ra heroikisht në mbrojtje të vendit të tij, mëngjesin e së dielës, ku u sulmua nga një grup i organizuar terroristësh serbë. Kreu i PDK-së, kërkoi nga ndërkombëtarët që të nisin menjëherë hetimet për ngjarjen e rëndë. 

2 VITE ME PARE

Sulmi i 24 shtatorit në Banjskë/ Haradinaj: U sponsorizua nga Serbia! Mori përgjigjen që meritonte

KUVENDI! Miratohet rezoluta për dënimin e sulmit terrorist serb ndaj
Ramush Haradinaj

KOSOVË-  Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i është bashkuar reagimeve në Kuvend, për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Ai u shpreh para deputetëve, se sulmi i së dielës është një formacion terrorist i sponsorizuar nga Serbia. Sipas tij, ky sulm e mori përgjigjen që duhet të merrte. 

“Institucionet e sigurisë së Kosovës në koordinim me aleatët ndërkombëtarë i mposhtën me turp…”, tha ai. 

Seanca e sotme e  Kuvendit të Kosovës ka nisur me një minutë heshtje, për Afrim Bunjakun, oficeri i Lartë i Kosovës, i cili ra heroikisht në mbrojtje të vendit të tij, mëngjesin e së dielës, ku u sulmua nga një grup i organizuar terroristësh serbë. Kreu i PDK-së, kërkoi nga ndërkombëtarët që të nisin menjëherë hetimet për ngjarjen e rëndë. 

2 VITE ME PARE

Sulmi i 24 shtatorit, Kurti kërkon të shpallen terroriste 2 organizata serbe

KUVENDI! Miratohet rezoluta për dënimin e sulmit terrorist serb ndaj
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar nga shtetet aleate të Kosovës që t’i shpallin terroriste organizatat “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”. 

Në seancën e sotme parlamentare, kryeministri ka kërkuar që sulmuesit që kanë arritur të ikin nga Kosova, të dorëzohen ose të ekstradohen tek organet e sigurisë në Kosovë.

“Sulmuesit të cilët arritën të ikin duhet që të ekstradohen, duhet të dorëzohen në organet e Republikës së Kosovës. Organizatat ‘Mbrojtja Civile’ dhe ‘Brigada Veriore’ duhet të shpallen terroriste edhe nga shtete tona mike, aleate, ashtu siç bëri Qeveria e Republikës së Kosovës”, tha ai.  

Seanca e sotme e  Kuvendit të Kosovës ka nisur me një minutë heshtje, për Afrim Bunjakun, oficeri i Lartë i Kosovës, i cili ra heroikisht në mbrojtje të vendit të tij, mëngjesin e së dielës, ku u sulmua nga një grup i organizuar terroristësh serbë. Kreu i PDK-së, kërkoi nga ndërkombëtarët që të nisin menjëherë hetimet për ngjarjen e rëndë. 

2 VITE ME PARE

Sulmi terrorist në Veri/ Krasniqi nga Kuvendi: U organizua nga Serbia! Ndërkombëtarët të nisin hetimet

KUVENDI! Miratohet rezoluta për dënimin e sulmit terrorist serb ndaj
Memli Krasniqi

KOSOVË-  Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se PDK mbështet rezolutën e propozuar për të dënuar sulmin terrorist në veri të vendit.

Ai tha se sot nuk është koha që të flasin për betejat e brendshme politike. Krasniqi shtoi se organizimi dhe orkestrimi i sulmit terrorist në Veri adresën kryesore e ka në Beograd, ndërkaq kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar të nisë një hetim urgjent. 

2 VITE ME PARE

Mblidhet Kuvendi i Kosovës, mbahet një minutë heshtje në nder të policit Afrim Bunjaku

KUVENDI! Miratohet rezoluta për dënimin e sulmit terrorist serb ndaj
Kuvendi i Kosovës

KOSOVË-  Kuvendi i Kosovës nisi sot me një minutë heshtje në nderim të policit Afrim Bunjaku i cili u vra në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Të dielën më datë 24 shtator,  u sulmua Policia e Kosovës në Banjskë nga një grup prej më shumë se 30 serbëve të armatosur. Në këtë sulm u vra polici Bunjaku dhe u plagos polici tjetër Alban Rashiti. Nga radhët e sulmuesve serbë të vdekur kanë mbetur katër persona. 

kuvendi i kosovës 28 shtator 2023

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet