LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Seanca plenare/ Opozita interpelanca me Ministrat, liston problemet në Onkologjik! Berisha: Nafta dhe Integrimi dy çështjet që u interesojnë shqiptarëve. Salla: Brenda 2026 paraqesim projektligjin për...

• Sot po mbahet seanca e rradhës plenare, ku në rend dite janë edhe disa interpelanca të opozitës me ministrat. Gjatë seancës kryedemokrati, Sali Berisha deklaroi se dy çështjet kryesore që shqetësojnë shqiptarët janë çmimi i naftës dhe Integrimi Europian. • Lideri i opozitës akuzoi Kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij se po e mban parlamentin larg problemeve reale të qytetarëve dhe se ka dështuar në procesin e Integrimit. • Berisha theksoi se Integrimi Europian kërkon hapa konkretë në luftën kundër korrupsionit, duke përmendur heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut dhe paraqitjen e Linda Ramës para SPAK. • Berisha përmendi edhe çështjet që lidhen me AKSHI-n, duke theksuar se zyrtarë të qeverisë janë tashmë në vëmendje ndërkombëtare. • Në lidhje me çmimin e karburanteve, Berisha krahasoi Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut, duke thënë se atje nafta shitet më lirë për shkak të politikave lehtësuese, ndërsa në Shqipëri qytetarët dhe fermerët po përballen me kosto të larta. • Ndërsa gjatë interpelancës me ministren e Shëndetësisë, Evis Sala, opozita ngriti disa çështje, si mungesa e medikamenteve, mosfunksionimi i pajisjeve për Onkologjikun dhe përballja e mungesës së analizave laboratorëve pas datës 20 të çdo muaji. • Deputeti demokrat Kliti Hoto solli disa shembuj të pacientëve që vuajnë nga sëmundje tumorale, duke thënë se për shkak të mungesës së ilaçeve detyrohen të shkojnë jashtë shtetit për të marrë kurim. • Shqetësimet të forta ngriti edhe deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, e cila i renditi ministres Sala mungesën e pajisjeve në Onkologjik. • Nga ana tjetër, Ministrja Sala pranoi se brakiterapia dhe pet Scan-i dhe një prej akseleratorëve nuk janë në punë, megjithatë premtoi zgjidhje brenda vitit 2026. • Sa i takon mungesës së branave, ministrja tha se sot që flasim në QSUT nuk mungon asnjë medikament. • Gjatë seancës plenare u zhvillua edhe interpelanca mes deputetit demokrat Zija Ismaili dhe ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla. • Gjatë fjalës së tij, Ministri Salla tha se nuk është përgjegjësi e qeverisë kompensimi i dëmeve në rast të fatkeqësive natyrore. • Salla theksoi se brenda vitit 2026 Ministria e Bujqësisë do të paraqesë në Kuvend projektligjin për sigurimet në bujqësi, e cila sipas tij, do të garantojë një zgjidhje të qëndrueshme për situatat e fatkeqësive natyrore.

17 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Ndarja nga jeta e akademikut Rexhep Qosja, Kuvendi mban një minutë heshtje, mungon opozita 

Seanca plenare/ Opozita interpelanca me Ministrat, liston problemet
Kuvendi

TIRANË- Kuvendi ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të akademikut Rexhep Qosja, i cili u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare. Pas fjalimit të lexuar nga kryeparlamentari Niko Peleshi, deputetët mbajtën një minutë heshtje, ndërsa opozita nuk kishte në sallë.

Deputetët e opozitës u larguan nga salla, pasi kryeparlamentari Niko Peleshi përjashtoi nga seanca deputetin demokrat Luçiano Boçi./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Peleshi përjashtoi Boçin nga seanca plenare/ Opozita braktis sallën: Do të largohemi në shenjë solidariteti

Seanca plenare/ Opozita interpelanca me Ministrat, liston problemet

TIRANË- Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, edhe pas përjashtimit të tij dhe rifillimit të seancës pas 5 minutave pushim, refuzoi të largohet nga salla. Pas debateve, ku edhe Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi i kërkoi Boçit të lirojë sallën, opozita braktisi.

“Boçi, ju lutem, lironi sallën! Ju lutem, respektoni rregulloren! Na lejoni të vijojmë seancën!”, i tha Peleshi.

Demokrati, Belind Këlliç tha se nëse Boçi nuk merr fjalën, do të largohen në shenjë solidariteti. Këlliçi akuzoi mazhorancën dhe Peleshin se sa herë ka skandale dhe projektligje me rëndësi, ata prishin qëllimisht seancat duke prerë fjalën ndaj deputetëve opozitarë ose duke i penalizuar.

Këlliçi: Do të largohemi në shenjë solidariteti nëse nuk merr fjalën deputeti Boçi. Është e paimagjinueshme. Nëse ju nuk gjeni mënyrën për të rikthyer normalitetin, për t’i dhënë të drejtën e replikës, kemi vendosur të largohemi në shenjë solidariteti.

Peleshi: Z. Këlliçi, kemi 10 orë që diskutojmë këtu. Është marrë fjala në dy orët e para për procedurë. Është folur, të gjitha temat janë trajtuar. Më besoni, z. Boçi nuk e kërkoi fjalën për replikë, zuri foltoren dhe nuk tha se ishte për replikë, filloi me gjuhën e vet jo parlamentare dhe jo korrekte, prandaj u mor masa. Masa nuk u dha në gjaknxehtësi. Mos u solidarizoni me shkeljen e rregullores, por të vazhdojmë seancën./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Boçi në Kuvend: Ministrja Kumbaro në konflikt interesi. Ligji shkel parimet e BE

Seanca plenare/ Opozita interpelanca me Ministrat, liston problemet
Luciano Boçi

TIRANË- Në seancën plenare të Kuvendit, gjatë debatit për projektligjin “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore (AKSHA)”, kryetari i Komisionit për Edukimin, Shkencën dhe Sportet, Luciano Boçi, ngriti akuza të forta ndaj ministres Mirela Kumbaro, duke e cilësuar nismën si në kundërshtim me standardet e Bashkimit Europian dhe të kapur nga interesat politike.

Në fjalën e tij, Boçi deklaroi se ekziston një konflikt i hapur interesi, duke theksuar lidhjet institucionale të ministres me një fondacion që, sipas tij, përfshihet në strukturat vendimmarrëse të agjencisë së re.

“Ligji shqiptar e parashikon qartë konfliktin e interesit edhe në nivel institucional. Nuk mund të ndodhë që një fondacion me lidhje të tilla të ketë rol kyç në një bord ku merren vendimet kryesore,” u shpreh ai.

Sipas Boçit, projektligji cenon rëndë parimin e pavarësisë institucionale, pasi i jep ministrit kontroll të plotë mbi drejtimin e agjencisë, nga emërimi i drejtuesve dhe bordit, deri tek miratimi i vendimeve kryesore. Ai theksoi se kjo bie ndesh me standardet e BE-së, të cilat kërkojnë që agjencitë që administrojnë provime, vlerësime dhe njohje diplomash të drejtohen nga struktura të pavarura, të zgjedhura nga komuniteti akademik.

Boçi ngriti shqetësime edhe për transparencën dhe llogaridhënien, duke argumentuar se projektligji parashikon që raportet dhe auditimet të kontrollohen nga vetë ministria, në kundërshtim me praktikat europiane ku këto procese janë të pavarura dhe publike.

Një tjetër kritikë lidhej me administrimin e të dhënave arsimore. Sipas tij, projektligji i jep ministrisë kontroll mbi të dhëna sensitive, duke shkelur ndarjen e funksioneve dhe standardet e BE-së për menaxhimin e tyre nga agjenci të specializuara dhe të pavarura.

Ai kundërshtoi gjithashtu përfshirjen e donatorëve në vendimmarrje dhe konceptin e vetëfinancimit të agjencisë, duke theksuar se institucionet e këtij lloji nuk duhet të funksionojnë si struktura fitimprurëse.

Në fund të fjalës së tij, Boçi i drejtoi një pyetje direkte ministres: cili vend i Bashkimit Europian ka një model të tillë “mega-agjencie” të centralizuar? Sipas tij, nga kërkimet e tij nuk ekziston një precedent i tillë në BE.

“Ose na sillni një shembull konkret nga BE, ose ky projektligj mbetet një eksperiment që shkon në drejtim të kundërt me integrimin europian,” përfundoi ai./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

"Nuk ke turp"/ Boçi bllokon foltoren pas fjalës së Kumbaros! Peleshi e përjashton nga salla: S’di për çfarë e do fjalën dhe...

Seanca plenare/ Opozita interpelanca me Ministrat, liston problemet

TIRANË- Tensione janë regjistruar në seancën plenare të Kuvendit pas debatit për projektligjin mbi Agjencinë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore (AKSHA), ku protagoniste ishte përplasja mes kryeparlamentarit Niko Peleshi dhe kryetarit të Komisionit për Edukimin, Shkencën dhe Sportet, Luciano Boçi.

Pas fjalës së deputetit Boçi, ministrja Mirela Kumbaro kërkoi të drejtën e përgjigjes ndaj akuzave të ngritura. Në përfundim të ndërhyrjes së saj, Boçi kërkoi të ushtrojë të drejtën e replikës, duke argumentuar se ministrja i ishte referuar drejtpërdrejt deklaratave të tij.

Megjithatë, kërkesa e tij u refuzua nga kryeparlamentari Peleshi, çka solli reagim të menjëhershëm në sallë. Deputeti i PD-së këmbënguli se e drejta për replikë i takonte sipas rregullores parlamentare, ndërsa refuzimi për t’i dhënë fjalën u interpretua nga opozita si kufizim i së drejtës për debat.

Debati u përshkallëzua më tej, pasi kryeparlamentari vendosi përjashtimin e Boçit nga seanca, një vendim që u kundërshtua nga deputetët e opozitës, të cilët e cilësuan masën si të padrejtë dhe në kundërshtim me praktikën parlamentare.

Pjesë nga debati: 

Peleshi: Nuk merret fjala kështu, ju lutem. Fjala nuk merret me vullnetin tuaj, merret sipas rregullores. Keni kërkuar fjalën për çfarë? S’është seancë pyetje-përgjigje, për replikë s’ju ka përmendur, s’keni replikë. Ju nuk e dini për çfarë e doni fjalën dhe kërkoni nga unë fjalën? Si merret fjala në parlament kur të duash?

Lironi foltoren. Këtu veprojmë sipas rregullores, secili prej jush po të ishte këtu nuk do e jepte fjalën pa asnjë shpjegim. Njëherë flitet. Z. Këlliçi duhet të kontribuoni për ta zgjidhur situatën, jo për ta acaruar. Kam vepruar sipas rregullores, fjala nuk merret me forcë. Ju lutem tani, fjala jepet njëherë se krijohet precedent dhe spekulojnë edhe të tjerët. Lironi foltoren, po shkelni rregulloren. E morët fjalën 10 minuta, u ngritët herët herën e dytë pa referencë në rregullore.

Boçi: Nuk ke turp, do më të tregosh rregulloren.

Peleshi: Merrni masën e dytë disiplinore. Vërejtje. Nëse vazhdoni ta shkelni, ju hiqet e drejta për fjalën. Përjashtoheni nga salla. 5 minuta pushim derisa z. Boçi të lirojë foltoren./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

"Mjaft me dy standarde mes Tiranës dhe Brukselit"/ Balla opozitës: Sulmet ndaj partnerëve ndërkombëtarë, të papranueshme

Seanca plenare/ Opozita interpelanca me Ministrat, liston problemet
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla iu përgjigj deputetit të PD Tritan Shehu në Kuvend duke e pyetur nëse opozita do të votojë aktet për përafrimin e legjislacionit me BE. Ai theksoi se projektligjet janë në përputhje të plotë me acquis communautaire dhe akuzoi opozitën për kundërshti të pajustifikuar, pavarësisht deklarimeve pro në Bruksel.

Balla kritikoi gjithashtu retorikën ndaj partnerëve ndërkombëtarë, duke e cilësuar të papranueshme sulmin ndaj zyrtarëve europianë dhe drejtuesve të vendeve aleate. Në fund, ai nënvizoi se Shqipëria gëzon sot një nivel të lartë respekti ndërkombëtar dhe se momentet kyçe për vendin kërkojnë përgjegjësi dhe bashkëpunim politik.

Taulant Balla replika e plotë

Takimi i Barcelonës. Tani, e para për ligjin për të qenë korrekt me procedurën: ju dëgjova me vëmendje, nuk kam lëvizur nga salla për asnjë nga folësit qofshin majtas apo djathtas. Dhe kam një pyetje: tani do ta votoni këtë ligjin apo s'do ta votoni? Se ju dëgjova kur ju tregova një përmbledhje të 6 muajve të parë të punës së Kuvendit, dhe kur ju thashë që nuk keni votuar asnjë nga ligjet që janë detyrë e shtëpisë së Shqipërisë për përafrimin e legjislacionit, doli zoti Këlliçi, dhe tha që na falni, thotë, po ne nuk e kemi ditur listën se po ta kishim ditur listën, do t'i kishim votuar këto ligjet.

Tani, meqë ndoshta nuk e dini, edhe pse e thatë, shtypeni aty, shtype Tritan keni një ekran aty përpara, shtype, hap atë ekranin, zbrit poshtë, shko te ligji, aty te ligji ke edhe një tabelë përputhshmërie. Hape tabelën, janë 123 faqe. Është përputhshmëri e plotë me përjashtim të një rasti që nuk ka Acquis, pra nuk rregullohet, por në të gjitha nenet ka përputhshmëri të plotë me acquis communautaire. Pra, Shqipëria ka të zbatuar detyrën e shtëpisë që na ka vendosur Komisioni Europian. Se dëgjova njërin t'u tha: "U s'e votoj, se e di çfarë më bën ky ligji mua." Dakord, ky s'e voton se ka një problem personal me këtë ligjin, edhe dakord. Po ti Tritan, pse nuk e voton këtë ligjin? Po ju tjerët, pse nuk e votoni? Ky është përafrim, keni marrë çfarë rregullore ka BE, i kemi vendos. Që bizneset gjermane, italiane, spanjolle, mund të funksionojnë në Shqipëri, edhe vice versa, edhe biznes shqiptar. Tani, çfarë problemi keni me këtë ligjin kot? Apo thuaj hajde, hajde? Pra, të jemi korrekt, keni thënë që kur bëhet fjalë, të paktën e thoni atje në Bruksel si këtu, pastaj e dridhni, po atje keni thënë që kur bëhet fjalë për ligjet e integrimit, jemi gatshëm t'i votojmë. Deri tani, të paktën dy veta që kanë deklaruar votën e tyre kanë thënë: "Nuk do ta votojmë."

Ta dimë këtë gjë, edhe të jemi edhe të sinqertë me njëri-tjetrin, pastaj kur thoni që ne jo se na kanë penguar, na kanë bllokuar, na kanë refuzuar, nuk na lenë hapësirën, ne këtu si detyrë të parë kemi ligjvënien. Nëse ju përjashtoni veten nga ligjet e përafrimit të legjislacionit, shumë mirë, po dëgjoj një përshpëritje që do ta votoni, por në Komision e keni votuar kundra. Ashtu. Në Komision e keni votuar kundra dhe ky është është fakt, se nuk lëviz dot.

Tani, për ta konkluduar, mendoj që deri në momentin kur do të votojmë, edhe se dëgjova që kishte edhe një revoltë për të mos marrë pjesë në minutën e heshtjes për akademikun Rexhep Qosja. Mirë është, mos ja bëni këtë turp Parti Demokratike, nuk e meriton. Nuk e meriton këtë turp Partia Demokratike nga kushdo që ju thotë që mos ta bëni këtë akt moral të Kuvendit të Shqipërisë.

E treta, për diçka që ju kam dëgjuar e dëgjova në mëngjes kolegun Shehu, po kam dëgjuar edhe udhëheqësin tuaj legjendar. Tani, ne respektojmë të gjitha angazhimet e partisë tuaj në forumet politike ku ju bëni pjesë. Ju jeni anëtarë të asociuar të Partisë Popullore Europiane, dhe po ashtu aktivizoheni edhe në organizatat ndërkombëtare të së djathtës, botërore. Shumë mirë bëni. Edhe pse nuk keni dëgjuar ndonjëherë komente tona.

Tani, Partia Socialiste e Shqipërisë është anëtare e Internacionales socialiste, është anëtare e asociuar e Partisë Socialiste Europiane, mbështetës grupi socialist dhe demokrat, sikurse grupi i partive popullore europiane, gjej rastin sa herë të më jepet mundësia t'i falënderoj të dy palët dhe e kam bërë dhe dje këtë, për dy raporterët Andreas Schider dhe Andrej Kovacev, të cilët kanë bërë një punë të shkëlqyer për raportin e fundit, për të negociuar dhe për të gjetur formulimet përfundimtare që do të dalin në AFET në datë 5, por dikush këtu nga udhëheqësit e grupit parlamentar të Partisë Demokratike është e papranueshme që të dalë një deputet i Partisë Demokratike, dhe t'i thotë zëvendëskancelarit gjerman, se si u drejtua zotëria në fjalë. Zëvendëskancelari gjerman ishte bashkë me kryeministrin Rama aty...

O Tritan, ai ishte aty dhe po ta them që SPD-ja gjermane është ndër iniciuesit kryesorë të aleancës progresiste dhe tani ky mobilizim botëror në mbrojtje të vlerave të demokracisë. Edhe kryeministri spanjoll. Një vend mbështetës 100% i Shqipërisë. Po mirë, po me presidentin e Këshillit Europian c’pate Antonio Costa, edhe ky kështu ishte siç the, prandaj ju lutem shumë, unë e kuptoj që ju këtu rregullin brenda vetes, po të paktën për gjërat e rëndësishme të Shqipërisë, nuk mund të cohet një njeri që për fat të keq ke qenë ministër i jashtëm, edhe të thuash ato që the. Të sulmosh zëvendëskancelarin gjerman, të sulmosh kancelarin, kryeministrin e Spanjës, të Danimarkës, kryetaren e opozitës italiane, miken time Eli Schlein, që edhe ti zotërote e njeh, Partia Demokratike italiane, o se edhe ke mik Kazinin se është aty te ne? Mos i bëj këto gjëra se është turp? Gjithë kjo eksperiencë 70-80 vjet sa vajte, vjen këtu dhe flet në mënyrë të papërgjegjshme. Nuk shkon. Ne. Ju shkoni, ishte zotëria deri në Brazil, shkoi atje, s'thamëgjë në... Shkoi në Brazil, bëri ato takimet, shumë mirë, puna juaj. Dhe ndërkohë keni 3 ditë, jo... Po mirë, kur shkoi kryeministri te Trumpi, bërtisni pse shkoi te Trumpi. Po atë ç'e kishit? Se atë filluat... Por një gjë, është fakt, dhe besoj që bien të gjithë dakord, kurrë më parë në jo në '35 vite, po që nga 1912-ta, nëse doni ju, Shqipëria nuk ka qenë në këtë nivel të politikës ndërkombëtare. Në këtë nivel respekti, në këtë nivel roli, që luan Shqipëria.

Lexoni me radhë të gjitha raportet e Komisionit Europian nëse doni. Shqipëria vlerësohet si vendi me politikën e jashtme të njësuar 100% me politikën e jashtme të Bashkimit Europian. Është fakt, kështu Tritan apo jo. Koha kur ti, bashkë me atë atje që tani është në gjumë, se helbete pasdite, e pranonit Shqipërinë e në konferenca të papranueshme, ndërkohë që është fakt që sot Shqipëria jonë është një vend i cili gëzon respekt të të gjithë fqinjve, të partnerëve, ndërkombëtarë, dhe tani mbyllini këto zgjedhjet që keni në parti, shumë mirë bëni me këto, dhe filloni tani ambientohuni me faktin që vitin tjetër Shqipëria do të jetë kryeqyteti jo i Europës. Po në kuptimin e mirëfilltë i botës.

Vitin e ardhshëm ne mirëpresim samitin më të madh të sigurisë në botë, samitin e NATO-s. Do të vijë ngreje kokën Tritan, do të vijë Trumpi këtu, edhe do të sillesh mirë? Po, patjetër, atje ti nuk do të hysh dot fshehurazi atje, se ti i ke mësu që hyn fshehurazi, po s'hyn dot aty, se ka rregulla. PPastaj do të vijë nëse nuk do të jetë zgjedhur ende presidenti francez, datat janë brenda atyre, brenda atij afati, por normalisht do të jetë në datat që është samiti do të vijë presidenti Macron, do të vijë kryeministri Starmer, do të vijnë kryeministrja Meloni, do të vijë presidenti Erdogan, dhe do të vijë udhëheqësit e gjithë aleancës. Prandaj filloni ambientohuni me këtë, sepse ju e dini fare mirë, deri në 2013-ën i kishim çik me pikatore vizitat. Ndërkohë që i juaji i shkreti, nuk e priste askush asgjëkundi, shumë faleminderit./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

"Ajo e AKSHI-t rrinte në pishinë, oh-oh-oh, ne i jepnim para"/ Korreshi: Ikën në drejtim të paditur, vetëm jahti mbeti në port

Seanca plenare/ Opozita interpelanca me Ministrat, liston problemet
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti demokrat Saimir Korreshi gjatë fjalës së tij në Kuvend, ironizoi qeverinë dhe AKSHI-n. Korreshi theksoi se sistemi për të cilin u hodhën miliona euro për ta modernizuar, AKSHI-n, tani është jashtë shërbimit. Demokrati u shpreh, se teksa qytetarët sorollateshin, ish-drejtoresha bëri pasuri miliona euro, ndërkohë që hiqej si e pastrehë. 

Korreshi kritikoi edhe Ministrinë e Bujqësisë, duke theksuar se nuk po i përgjigjet nevojave të fermerëve të Myzeqesë, aq sa koha e keqe i dëmtoi apo përmbyti dhe tani ajo zonë po ha domatet me 5 mijë lekë. Në fund, Korreshi theksoi se qytetari është lënë në kushte mizerable dhe sipas tij, edhe sektori i bujqësisë po vuan nga kriza.

“Ishte koha kur aplikohej për lekët e naftës dhe u jepej atyre të Partisë Socialiste dhe çfarë mbetej, ndonjë pikë nafte, shërbeheshin për të tjerat. A quhet shërbim kur përmbytesh, apo kur u përmbytën mijëra hektarë në Lushnjë, apo kur uji vjen pik-pikë. Merr ndihmë ai me 5 lopë, por jo ai me 3 apo 4, pse? Mbarështimin e derrave thotë Ministria e Bujqësisë, se po s’pate 5 derra… në kufijtë e qesharakes, kjo është tallje. Ka vajtur domatja 5 mijë lekë, shërbim. Deri në këto kushte kemi arritur, që të hajë Myzeqeja domate me 5 mijë lekë, apo speci, se i griu ngrica. I shërbeu njeri këtyre? Askush.

Këto lidhen të gjitha me sistemet, me mrrokullat që vijnë vërdallë, ose kur shkon te doktori, mos thuaj ti se të dhëmb barku, thuaj më dhemb kraharori se është mbyll sistemi, për këtë është hapur. Ja ky është sistemi. Shërben sistemi? Opingat…? Ti aplikon, por vjen vërdallë mrokulla atje, viu-viu-viu, sistemi atje… Kaq shumë i keni shtuar ju këto sisteme sa dikur pensionisti paguante 500 lekë, kurse tani e keni çuar 10 mijë lekë, pra dikur jepje 500 lekë dhe tani do paguash 10 me shërbimet.

Kishte probleme sistemi, del pas 7 ditësh, paguan edhe kamat vonesën, se të thotë s’punonte sistemi, se i hëngri AKSHI, shishja e verës 200 mijë euro. I duheshin AKSHI-t se ishte hallexhie, ishte pa shpi, ishte me qira. Ajo rrinte në pishinë, oh-oh-oh, ne i jepnim para. Dolën një shtëpi, dy, tre katër, një gllënjkë 1 mijë euro, me jaht, në shërbim të popullit, edhe jahtin, patjetër, lodheshin shumë. Si Jovan Bregu, do magazinier, na bëhu magazinier.

Të marrim njerëz peng dhe t’i detyrojmë të tërhiqen, pse budallenj jemi ne, me verë atje, me arkë e brenda. Të dhënat tona te AKSHI, që e sulmuan iranianët, janë bërë si ato çorapet e grisura e që i var e duken atje vrima-vrima. Ky është sistemi i AKSHI-t. Po të vesh atje të presin me buzëqeshje “s’ka sistem, s’punon sistemi” thonë… shëndet e fjalë e vërtetë (i thotë një deputeti që tështin në sallë).

Kjo është e vërteta e hidhur! Qytetari është lënë në kushte mizerabël, bujqësia në kushte mizerabël. Ministria e Bujqësisë u thotë “ngrohuni njëherë në diell dhe me kismet flasim prapë” dhe kur vjen koha sistemi nuk punon prapë. Sistem gjithandej dhe sistemi spunon askund. U lumtë atyre të AKSHI-t, ata ikën në drejtim të paditur, ju i kërkoni në drejtim të paditur, vera iku në drejtim të paditur, vetëm jahti mbeti në port, meqë do bëni edhe këto portet e reja, të lozin këta të paditurit e tjerë se çfarë ndodh me paditurinë e sistemit tonë”, tha Korreshi./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

"Në spitalin e Lushnjes s’ka medikamente"/ Korreshi: Po të hëngrën qentë s’ka tetanoz, tërbohesh

Seanca plenare/ Opozita interpelanca me Ministrat, liston problemet
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka theksuar mungesën e ilaçeve në spitalin e Lushnjes. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Korreshi tha se thonë që në Lushnje mungojnë 13 medikamente, por sipas tij nuk ka asgjë. Me batuta, demokrati tha se po të hëngrën qentë, nuk ka tetanoz dhe tërbohesh. 

“Në Lushnje thonë mungojnë 13 medikamente, por nuk është hedhur tenderi për vigonat. T’ju jap unë listën e medikamenteve, jo që mungon, por asgjë nuk ka! Të të hanë qentë, nuk ka tetanoz, tërbohesh!”, tha Korreshi./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

"E pastreha me vila e apartamente bashkë me çetën"/ Gjekmarkaj: Rama u përpoq të ngjallte keqardhje për ish-drejtoreshën e AKSHI-t

Seanca plenare/ Opozita interpelanca me Ministrat, liston problemet
Agron Gjekmarkaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, gjatë fjalës së tij në Kuvend, akuzuai qeverinë për korrupsion, manipulim të realitetit dhe përdorim të dhunës ndaj qytetarëve dhe opozitës. Gjekmarkaj tha Kryeministri Edi Rama u përpoq të ngjallte keqardhje për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, duke e paraqitur si të pastrehë, por njoftimi i SPAK tregoi se ajo kishte vila e miliona euro pasuri.

Fjala e Gjekmarkaj:

Në jetën publike ka momente kur fjala nuk është thjesht mjet komunikimi, por akt ndërgjegjeje per të marrë anen e genjeshtres apo të vertetes! Edi Rama u përpoq të ngjallte keqardhje për një ish-drejtoreshë të paraqitur si e pastrehë, atë të Akshit! Nuk jam kundër keqardhjes kur ajo është e merituar ! Jam kundër saj kur është e stisur, jam kundër saj kur përdoret si mjet manipulimi publik e politik!

Por dje SPAK-u foli për rreth 50 milionë euro sekuestrime prona të zonjës dhe çetës pas saj, këto janë punët e vërteta që ju bëni për Shqipërinë, dikush, merr 20, dikush 50 dikush 100 ato që rrëfeni sa aty këtu janë paturpësi! Por siç na kujton Aristoteli, “drejtësia është virtyti që i jep secilit atë që i takon”.

Dhe në këtë rast, e vërteta i ka dhënë secilit jo atë që deklaron, por atë që fsheh. Sepse realiteti nuk është narrativë propagande. Realiteti është fakti që një “e pastrehë” rezulton me disa apartamente, vila  dhe prona të tjera të padeklaruara.

Një avokat tregonte këto ditë një histori që nuk është thjesht episod, por metaforë e realitetit: për dy protestues të arrestuar, prokuroria kishte kërkuar masën “arrest në shtëpi”. Problemi? Të dy nuk kishin shtëpi. Ishin realisht të pastrehë. Mbrojtja u gjend përballë një dileme absurde: nëse e thoshin të vërtetën, rrezikonin t’i çonin në burg; nëse nuk e thoshin, lindte pyetja – ku do të zbatohej masa e arrestit në shtëpi?

Realiteti është që korrupsioni nuk është devijim, por është kthyer në sistem, në perditshmeri, në fytyrë. Ndërkohë, disa kilometra larg zyrave të luksit, në Lezhë dhe në shumë zona të tjera, qytetarë të ndershëm presin ende një çati mbi kokë. Disa familjeve ju hoq edhe çatia që kishin mbi kokë ditet e fundit!  Kanë kaluar vite nga tërmeti i vitit 2019 dhe premtimet për rindërtim mbeten ende në ajër.

Paratë janë shpërndarë, tenderat janë dhënë, propaganda është konsumuar por shtëpitë mungojnë. Tragjedia natyrore u shnderrua në parodi korrupsioni! Kjo nuk është më kontradiktë.  Ky është një rend i përmbysur moral. Një sistem ku: pasuria perftohet nga  lidhjet  politike, jo nga merita, ndihma sociale kthehet në instrument klientelizmi, dhe qytetari i zakonshëm trajtohet si spektator i padrejtësisë së përditshme.

Por ajo që e rëndon më shumë këtë tablo është dhuna. Dhuna ndaj qytetarëve që protestojnë. Dhuna ndaj atyre që guxojnë të ngrenë zërin kundër kapjes së drejtësisë dhe korrupsionit. Dhuna që nuk është më episodike, por e strukturuar. Dhuna si forme komunikimi me shoqerinë, pema qe tentojnë të rrisin në token e frikes! Në këtë kontekst, nuk mund të mos përmendet roli i drejtuesve të policisë, rasti  i Skënder Hitajt, policia e te cilit në raportin e Osbe- Odir per qarkun e Fierit çertifikohet si dhunuese e zgjedhjeve të lira!

Pas  kësaj figure, që simbolizon zellin e tepruar në shërbim të pushtetit, vjen edhe zëri i squllur politik që përpiqet ta justifikojë këtë realitetLamellari. Me një diskurs që shpesh tingëllon si shtrembërim i vetë gjuhës shqipe, ministri si atentator i saj i cili  del përpara publikut për të shpëlarë dhunën policore dhe politike, duke e paketuar atë si “rend”, si “ligj”, si “domosdoshmëri” duke leshuar glaca zanore mbi protestuesit !

Retorika e ligjit  nuk është fasadë për të mbuluar abuzimin, dhe fjala nuk mund të përdoret pafundësisht për të fshehur të vërtetën pa humbur çdo kuptim. E kemi parë këtë edhe në sallën e Kuvendit dhe jashtë saj: ndaj Xhelal Mziu, ndaj Flamur Nokes, ndaj Klevis Balliut, ndaj Luciano Boçit dhe në mënyrë të përsëritur ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha.

Selektiviteti në zbatimin e forcës është forma më e rrezikshme e padrejtësisë, sepse ajo maskohet si ligj, ndërkohë që është arbitraritet. Një pushtet që vepron me nervozizëm dhe frikë, është një pushtet që e ndjen se ka humbur legjitimitetin. Dhe si çdo pushtet i tillë, ai i drejtohet dhunës për të mbuluar boshllëkun moral. Sot, flamuri i kësaj qeverisjeje nuk është vizioni.

Është shkopi i gomës. Shkopi i Ilirit , i Skenderit dhe neser i Nuredinit! Doktrina e saj nuk është drejtësia. Është korrupsioni. Gjuha e saj nuk është dialogu. Është propaganda dhe sharja. Siç thoshte Hannah Arendt, “dhuna shfaqet aty ku pushteti është në rrezik”. Dhe sot, dhuna që shohim është dëshmia më e qartë e një pushteti që nuk bind më, por imponon.

Dhe pikërisht këtu del në pah absurdi më i dhimbshëm i këtij sistemi. Ky nuk është thjesht paradoks juridik. Ky është thelbi i sistemit tuaj. Për të varfrit absurdi, frika dhe ndëshkimi. Për të korruptuarit komoditeti, pasuria dhe mbrojtja.

Prandaj pyetja mbetet: për kë qeveriset ky vend? Për qytetarët që presin drejtësi dhe dinjitet? Apo për ata që numërojnë prona dhe privilegje? Përgjigjja nuk është më çështje interpretimi. Është përjetim i përditshëm. Dhe në fund, me gjithë ironinë që realiteti vetë na imponon, mbetet vetëm një apel: Nëse ky sistem vazhdon të prodhojë “të pastrehë” me vila dhe apartamente, ndërkohë që të pastrehët e vërtetë përballen me absurditete të tilla, atëherë nuk kemi më krizë të drejtësisë kemi përmbysje të saj.

Sepse në këtë realitet të përmbysur, i ndershmi ndëshkohet dhe i korruptuari rehatohet madje edhe në arrest shtëpie. Ndaj Shqiptaret ikin si të namur, nga trojet e veta, nga familja, kujtimet, tradita si njerez pa atdheu sepse atdheu i tyre eshte pushtuar nga korrupsioni e banaliteti i nje kaste! Nuk mund te fajesoj vetem sunduesit e keqij nese perifrazoj  Xhorxh Oruellin por edhe shoqerine e cila lejon ta sundoje në këtë menyre! Faleminderit./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

"Kompensimi i fermerëve s’është përgjegjësi e Ministrisë"/ Interpelanca me Zija Ismailin, Andis Salla: Brenda 2026 paraqesim projektligjin për sigurimet në bujqësi

Seanca plenare/ Opozita interpelanca me Ministrat, liston problemet
Andis Salla

TIRANË- Deputetit demokrat Zija Ismaili dhe ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla kanë zhvilluar interpelancën gjatë seancës së sotme plenare. Gjatë fjalës së tij, Salla theksoi se nuk është përgjegjësi e qeverisë kompensimi i dëmeve në rast të fatkeqësive natyrore, por e bashkive. Salla tha ndër të tjera, se brenda vitit 2026 Ministria e Bujqësisë do të paraqesë në Kuvend projektligjin për sigurimet në bujqësi, e cila sipas tij, do të garantojë një zgjidhje të qëndrueshme për situatat e fatkeqësive natyrore.

Fjala e Sallës: 

Përmes kësaj interpelance, të kërkuar nga deputeti Ismaili gjej edhe njëherë rastin të sqaroj një cështje me rëndësi dhe të garantojmë transparencë për qytetarët e qarkut të Beratit dhe të gjithë Shqipërisë.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural me strukturat e saj ndjek në vijimësi situatën e krijuar nga fenomenet natyrorë dhe pasojat e tyre në sektorin bujqësor e blegtoral në të gjithë vendin, dhe me vëmendje të shtuar në zonat me bujqësi dhe blegtori më të zhvilluar, ku përfshihet edhe qarku i Beratit.

Rreshjet intensive dhe për periudha të zgjatura kohe kanë krijuar përmbytje në tokat bujqësore, dhe këto kryesisht nga prurjet e mëdha  të lumenjve Osum, Devoll dhe Seman, të cilët në disa segmente dolën nga shtrati i tyre, duke dëmtuar edhe argjinaturat mbrojtëse në Starovë, Velabisht, Remanicë dhe Kozarë.

Situata të tilla të pazakonta, kanë shkaktuar edhe dëme në shkallë të ndryshme në kultura  bujqësore në fushë të hapur dhe në sera. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural me strukturat e saj të varësisë është angazhuar menjëherë dhe në bashkëpunim me bashkitë përkatëse dhe stukturat e emergjencave civile për të menaxhuar situatën me qëllim minimizimin e dëmeve  duke garantuar funksionalitet të të gjithë infrastrukturës brenda një kohe sa më të shkurtër.

Në vijim, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural me buxhetin e vitit 2026 ka planifikuar edhe disa punime rehabilituese në strukturat e mbrojtjes nga përmbytja në këto segmente ku pati dëmtime. Dua të sjell në vëmendje, se për periudhën 2024-2026, investimet në mbrojtjen nga përmbytja në qarkun e Beratit zenë një vlerë prej 218 milion lekë dhe përfshijnë mbrojtjen nga lumi Osum në:

- bashkinë Dimal (tek Ura e Re),

- bashkinë Berat (në Starovë-Remanicë dhe Havales)

- dhe në bashkinë Poliçan (në Vodicë).

Referuar shumë Agjencive të specializuara ndërkombëtare, vendi ynë konsiderohet shumë i ekspozuar ndaj ndryshimeve klimatike, ku në veçanti përmbytjet, kanë një impakt negativ të konsiderueshëm. Fenomene të tilla po ndodhin në mënyrë të shpeshtë dhe me ndikim të drejtpërdrejt në prodhimin bujqësor dhe blegtoral.  

Në kuadër të marrjes së masave për menaxhimin e këtyre femonomeve natyrore, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nëpërmjet një studimi dhe programimi investimesh afatmesëm do të vijoj edhe me ndërhyrje të tjera më të plota dhe të integruara në shkallë baseni lumor për mbrojtjen nga përmbytjet përgjatë 5 lumenjve kryesorë të vendit.

Për basenin e lumit Seman (ku përfshihen edhe lumenjtë Devoll dhe Osum) ndërhyrjet e plota në infrastrukturën e mbrojtjes nga përmbytja në një gjatësi rreth 104km vlerësohen me një kosto rreth 32 milion Euro. Së dyti,  Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe strukturat e saj  kanë bashkëpunuar me bashkitë për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve në terren, por më e rëndësishmja, duke ju qëndruar pranë fermerëve dhe agrobizneseve me anë të specialistëve tanë për kapërcimin e cdo situate.

Megjithëse strukturat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nuk e kanë në fushën e tyre të përgjegjësisë kompensimin e dëmeve në rastin e fatkeqësive natyrore ndaj fermerëve apo subjekteve të tjera të prekur, ato kanë kontribuar me ekspertizë teknike dhe verifikime në terren si pjesë e bashkëpunimit institucional.

Sipas përcaktimeve të kuadrit ligjor në fuqi për mbrojtjen civile, kompensimi i dëmeve bëhet  nga organet e qeverisjes vendore në përputhje me kriteret dhe procedurat e përcaktuara.

Bazuar në të dhënat e administruara nga terreni edhe bashkitë e qarkut Berat kanë përfunduar vlerësimin e dëmeve në kulturat bujqësore dhe janë asistuar në këtë proces nga specialistët e Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor.

Qeveria shqiptare, siç edhe është bërë e ditur në deklarime publike, ka shprehur angazhimin që do të vendosë në dispozicion vlera financiare për të kompensuar dëme të tilla me buxhetin e  vitit 2026.

Megjithatë, për një zgjidhje të qëndrueshme ndaj efekteve që sjellin për fermerët dhe agrobiznesin dukuritë negative natyrore dhe veçanërisht në kushtet e ndryshimeve klimatike, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka parashikuar që brenda këtij viti të përgatisë projektligjin “Për sigurimet në bujqësi” sipas modeleve dhe praktikave më të mira që po aplikohen në disa vende me kushte të ngjashme.

Sipas këtyre modeleve, shteti mbulon një pjesë të konsiderueshme të primit të sigurimit. Në vijim të pyetjeve të bëra nga zoti Deputet, dua t’ju bëj gjithashtu me dije se gjatë vitit të kaluar fermerët e qarkut të Beratit kanë aplikuar dhe përfituar në të gjithë masat mbështetëse pjesë e Skemës Kombëtare 2025. Numri i përfituesve në shkallë qarku ka qënë 7,417 fermerë me një vlerë totale prej rreth 440 milion lekësh të reja.

Aktualisht Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka miratuar Skemën Kombëtare të Mbështetjes për vitin 2026 pas një konsultimi dhe dëgjesash me fermerët në të gjithë vendin. Me një buxhet fillestar të planifikuar prej 5,2 milard lekësh do të financohen me grante një paketë për investime, me rreth 440 projekte për ndërtimin e

- serrave,

- blloqe pemë frutore/vreshta,

- stalla,

- mekanikë,

- linja përpunim të produkteve,

- akuakulturë detare,

- agroturizëm.

Një thirrje tjetër e re do të hapet për investime për fermerët e rinj me 10 mijë Euro grant, për ndërtimin e staneve për blegtorinë dhe për pajisje, makineri bujqësore.

Komponent tjetër i skemës janë pagesat direkte për fermerët (për hektar të mbjellë dhe në blegtori për numër krerësh) të cilat kanë për qëllim të mbështesin të ardhurat e fermerëve dhe të stabilizojnë prodhimin.

Në dallim nga më parë, rritet ndjeshëm mbështetja në blegtori jo vetëm për çdo krerë që paguhet, por duke pëfshirë në skemë edhe fermat më të vogla. Me këto ndryshime dhe përmirësime, synojmë një përafrim gradual me modelet e mbështetjes që aplikohen në vendet e Bashkimit Evropian.

Po kështu për mbështetjen e fermerëve, që nga fillimi i këtij viti, kemi filluar të zbatojmë një skemë të re kompensimi në masën 10% të vlerës së faturës tatimore (autofaturës) të shitjes së produkteve bujqësore dhe blegtorale te grumbulluesit/perpunuesit dhe subjektet e Agroturizmit./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Mungesa e analizave për pacientët pas datës 20 të çdo muaji/ Sala: Prioritet u jepet analizave urgjente

Seanca plenare/ Opozita interpelanca me Ministrat, liston problemet
Evis Sala

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala ka reaguar ndaj akuzave të opozitës, të cilët kanë deklaruar se pacientët përballen me mungesë të analizave laboratorike pas datës 20 të çdo muaji. Gjatë fjalë së saj në Kuvend, Sala tha se prioritet u jepet analizave urgjente, por shërbimi vijon normalisht. 

Sala tha se kontrata e koncesionit parashikon një planifikim mujor të volumit dhe buxhetit të analizave për çdo spital. Ajo theksoi se kur arrihet rreth 75% e këtij vëllimi, koncesionari njofton strukturat drejtuese përkatëse.


"Është e rëndësishme të sqarohet për të gjithë qytetarët se shërbimi nuk ndërpritet në asnjë moment. Kontrata parashikon një planifikim mujor të volumit dhe buxhetit të analizave për çdo spital. Në momentin kur arrihet rreth 75% e këtij vëllimi, koncesionari njofton strukturat drejtuese përkatëse si një mekanizëm monitorimi dhe menaxhimi të përdorimit të shërbimit. Në këtë fazë shërbimi vijon normalisht, por prioriteti i jepet analizave urgjente dhe atyre të domosdoshme për vendimmarrje klinike. Kjo do të thotë se në raste të caktuara mund të shtohen disa analiza rutinë, por në asnjë rast nuk cënohet ekzaminimi, diagnostikimi apo trajtimi i pacientit. Çdo pacient që ka nevojë për analizë në funksion të diagnozës apo trajtimit, e merr atë pa ndërprerje", tha Sala./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Rexhep Qoses

Seanca plenare/ Opozita interpelanca me Ministrat, liston problemet
Taulant Balla

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Rexhep Qoses. Gjatë seancës së sotme plenare, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka bërë propozimin për të nderuar akademikun e ndjerë. 


Akademiku Rexhep Qosja, vepra e të cilit janë një kontribut i pazëvendësueshëm i kujtesës tonë kombëtare dhe dinjitetit tonë si komb, është shumë jetike në formën e respektit të kontributit për shqipen, të vlerësojmë kontributin e këtij akademiku, që bazuar në rregulloren e Kuvendit kur salla të plotësojë protokollin të një momenti të tillë solemn, ta kujtojmë veprën e tij duke mbajtur një minutë heshtje. Familja ka kërkuar privatësinë për të mos patur ceremoni zyrtare”, tha Balla./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Berisha: Dosja e AKSHI-t po sakatohet! Edi Rama, Linda Rama dhe Armand Frangu nuk janë thirrur për t’u pyetur

Seanca plenare/ Opozita interpelanca me Ministrat, liston problemet
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, akuzoi qeverinë për keqpërdorim ekstrem të parlamentit dhe shmangie nga problemet jetike të qytetarëve. Në një deklaratë për mediat para Kuvendit, Berisha foli për çështjen e AKSHI-t, të cilën e cilësoi si një nga dosjet më kriminale në historinë e vendit.

Berisha akuzoi qeverinë për përqendrim të tenderave të teknologjisë dhe për përfshirje të personave të afërt me pushtetin në përfitime të paligjshme. Sipas tij, hetimet janë të pjesshme dhe nuk prekin “kokën e aferës”.

'Së dyti, jam këtu për të denoncuar sakatimin që po i bëhet dosjes së AKSHI-t. Dosja e AKSHI-t është një nga dosjet më të shëmtuara, më kriminale në historinë e vendit. Dosja e AKSHI-t është dosja në të cilën familja e Edi Ramës dhe Edi Rama kanë grabitur qindra e qindra milionë euro. AKSHI është agjencia e parë publike e shtetit shqiptarë, në garën e të cilës janë marrë pengje jo një, po disa persona, për shkak të tenderave, se ato duhet t’i fitonte gjithmonë Armand Frangu. AKSHI është agjencia, të cilës Edi Rama me një vendim qeverie të vitit 2017, përqendroi të gjithë tenderat kombëtare të fushës së high tech, në një kohë kur më përpara secila ministri, secili dikaster i bënte vetë ato tendera dhe nuk ekzistonin kurrë koncepte të tilla. Por çfarë ka ndodhur tani? Ka ndodhur që publikisht siç jeni në dijeni, jo tani, por dy vite më parë, unë kam lexuar para jush, para medieve dhe shqiptarëve, një informacion të marrë direkt nga prokuroria, në të cilin Gerond Meçe, i regjistruar në regjistrim ambiental, çka do të thotë se ishte ulur në një tavolinë ku kishte regjistrues, i thotë bashkëbiseduesit se ABS-ja nuk është kompani e imja, por e Armand Frangut, pavarësisht se është në emër tim. Dhe se Linda pa diskutim është patronazhistja e AKSHI-t. Patronazhistja e AKSHI-t, thotë Gerondi, është Linda e Surrelit. Keni parë ju të thirret Linda e Surrelit për këtë punë? Ekziston në dosje kjo. Keni parë të thirret Armand Frangu, i cili ka marrë me qindra tendera me procedurë sekrete në kundërshtim flagrant me ligjin? Keni parë të thirret Edi Rama se pse i përqendroi të gjitha tenderat e IT në një agjenci? Çfarë e shtyu? Atëherë çfarë kemi të bëjmë? Kemi të bëjmë me një proces i cili shpërtheu për shkak të meritës së Gerond Meçes që u arratis në një ambasadë, bëri dëshmi. Ai dhe jo vetëm ai se është edhe një shtetase tjetër që ka bërë dëshmi. Është edhe Daniel Shima, i cili është një person enigmatik dhe problematik, por edhe ai, sipas disa burimeve mediatike, ka bërë dëshmira rrënqethëse,' tha Berisha./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Berisha: Rama fshihet sepse 3 ditë më parë e akuzuan në sallën e gjyqit nën betim se ka porositur vrasje. I ka thënë tjetrit ta di targën e makinës

Seanca plenare/ Opozita interpelanca me Ministrat, liston problemet
Sali Berisha

TIRANË-  Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është i përfshirë në ngjarje kriminale, dhe sipas tij ai ka urdhëruar vrasje.

Gjatë fjalës së tij në foltore, Berisha u shpreh se, Rama po mbrohet nga mazhoranca. Sipas tij kjo është arsyeja pse nuk po paraqitet në asnjë interpelancë të thirrur nga deputetët e opozitës.


"Pse e fshihni kreun e organizatës kriminale Edi Ramën nga parlamenti?
Pse, ai nuk paraqitet në asnjë interpelancë?
Pse turpëroheni nga veprat e tij dhe nuk e nxirrni dhe pranoni t’u llomotisë në ato mbledhjet e asamblesë çfarë do e çfarë nuk do, pse nuk del këtu?
Cila është arsyeja që e fshihni atë?
Tre ditë më parë e akuzuan në sallën e gjyqit ndër betim se ka porositur vrasje.
E dëgjuat ju këtë?
Ka porositur vrasje.
Jeni dëshmitarë kur i thoshte tjetrit ta dimë targën. Kur i thuhet tjetrit të di targën, do të thotë të marr nishan.
Ta di targën, i thoshte.
E ke personale, i thoshte.
Ja që del dëshmitari në gjyq tani dhe i thotë se ka porositur vrasje.
Prandaj nuk del këtu ai.
A ekziston për këtë pseudomazhorancë ligji i konfliktit të interesit?
Jo.
Me tre vendime i ka dhënë vëllait të vet 38 mijë metër katrorë.
Sarajet e tij janë me 8400 metër katror oborr-park.
Të deklaruara vetëm 4 mijë, edhe ato nga tokë bujqësore të shndërruara në kopsht me hajni.
Pse e fshihni ju Edi Ramën?
Si do kaloni ju në këtë mënyrë?
Cili ishte ministri i Brendshëm që ka porositur vrasje me të? Na thuaj pak se është deklaratë nën betim, është dëshmi nën betim ajo para gjykatësit.
Tani cili është se ja ku janë, ta gjejnë vetë se cili është.
Si u duket ju kjo?
Nga një Irfan Azizi nga Berati.
Si u duket ju kjo?
A e kuptoni se keni kryetar një kryetar organizate kriminale?",tha Berisha./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

"Në Spitalin e Lushnjes nuk pret situata"/ Korreshi: Mender jush kam bërë edhe unë një kërkesë për interpelancë

Seanca plenare/ Opozita interpelanca me Ministrat, liston problemet

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi bëri thirrje që të realizohet interpelanca me ministren e Shëndetësisë Evis Salla.

Në fjalën e tij në seancë plenare, ai theksoi se çështja është shumë shqetësuese në spitalin e Lushnjes.


“Mendër jush kam bërë edhe unë një kërkesë për interpelancë. Para ’90 nga ato vite e qoftë largut, kur mbaja radhën për vajgur kur më vinte mua radha mbaronte vajguri. Problemi është se në Lushnje nuk pret situata se kur do rregullohet dhe kur do ta ketë terezinë ministrja… Deri në fund të vitit nuk pret situata”, tha ai./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Berisha: Nafta dhe integrimi janë dy çështjet që u interesojnë shqiptarëve! 

Seanca plenare/ Opozita interpelanca me Ministrat, liston problemet
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, deklaroi nga foltorja e Kuvendit se dy çështjet kryesore që preokupojnë shqiptarët janë çmimi i naftës dhe integrimi europian. Nga Kuvendi, Berisha akuzoi Edi Ramën dhe qeverinë e tij se po e mban parlamentin larg problemeve reale të qytetarëve dhe se ka dështuar në procesin e integrimit.

Berisha theksoi se integrimi europian kërkon hapa konkretë në luftën kundër korrupsionit, duke përmendur heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut dhe paraqitjen e Linda Ramës para SPAK. Lideri demokrat theksoi se çështjet që lidhen me AKSHI-n dhe zyrtarë të qeverisë janë tashmë në vëmendje ndërkombëtare.

Në lidhje me çmimin e karburanteve, Berisha krahasoi Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut, duke thënë se atje nafta shitet më lirë për shkak të politikave lehtësuese, ndërsa në Shqipëri qytetarët dhe fermerët po përballen me kosto të larta.

'Të dashur qytetarë dhe qytetare, Edi Rama me vasalët e tij në këtë parlament bëjnë gjithçka që ta nxjerrin parlamentin jashtë kohë, që t’i imponojë parlamentit një axhendë e cila nuk ka asgjë të përbashkët me interesat tuaja. Sot, dy janë çështjet më themelore që u interesojnë qytetarëve shqiptarë, nafta dhe integrimi europian. Integrimin evropian ju e mbyllët, dërgoni poshtë e përpjetë të deleguar të diskredituar, të cilët jo që nuk u zgjidhin ju punë, por përkundrazi neverisin të gjithë ata që i takojnë. E bazoni në telefonata hektike të një njeriu që uroj që të mos i marrë më në telefon, që i kap dhe nuk i lëshon në telefon. Por ky nuk është procesi i integrimit. Procesi i integrimit është për momentin heqja menjëherë e imunitetit të Lubi Ballukut dhe dërgimi i saj atje ku kërkon Spaku. Është paraqitja para Skapit e Linda Ramës, arkitektes së vërtetë të kopshtit privat të Edi Ramës. Ju mund të gjeni prokurorë që fsheh dokumentet dhe e përjashton Lindën, po, por problemi është se dosja është në të gjithë Europën.

Dosja e AKSHI-t dhe e Lubisë janë dosje evropiane dhe botërore. Ju mund të hiqni kë të doni dhe të vini kë të doni, por dosjet janë aty. Ju e morët vesh çfarë deklaroi komisionerja dje. Përgëzoi Malin e Zi që filloi hartimin e traktatit dhe vazhdoi me një frazë pa cituar Shqipërinë, lufta kundër korrupsionit dhe shteti ligjor, vetëkuptohej Shqipëria, mbetet në themelet e këtij procesi. Ndaj dhe nuk ke ndërmend, por të paktën ne u themi shqiptarëve se parlamenti është jashtë problematikës tuaj. Po nafta? 150 lekë shitet në Maqedoni sepse Maqedonia mori masa të tjera pas rritjes së çmimit. Dhe kjo shitet për të gjithë qytetarët. Për fermerët shitet shumë më lirë. E keni shndërruar në një ndëshkim për shqiptarët. A mundet parlamenti të kapërcejë këtë çështje? Mos harroni një gjë se qëndrimet që mbajnë dhe u bëjnë fajtorë, jeni krim në vazhdim, jeni krim në bashkëpunim. Po, po, u garantoj unë ju. Nesër Edi Rama paditet si mashtrues publik,' tha Berisha./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Karçanaj, Agasi dhe Beqiri, Opozita shkon në Kuvend me pankarta

Seanca plenare/ Opozita interpelanca me Ministrat, liston problemet
Pankartat

TIRANË- Opozita ka zgjedhur që në seancën e sotme plenare të vi në Kuvend me pankarta për shkak të dosjes së AKSHI-t. Në tavolina janë vendosur fotot e Mirlinda Karçanajt, Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit, të cilët akuzohen për korrupsion, rrëmbim dhe pabarazi në tendera. 

1 MUAJ ME PARE

Sot seancë plenare/ Pritet miratimi i 6 projektligjeve, 6 Interpelanca dhe opozita kërkon shpjegime nga ministrja Sala (Rendi i ditës)

Seanca plenare/ Opozita interpelanca me Ministrat, liston problemet

TIRANË- Sot sipas rendit të ditës, në seancën e sotme plenare janë parashikuar 6 interpelanca. Në tre prej tyre, deputetët e opozitës kanë thirrur ministren e Shëndetësisë, Evis Sala për të dhënë shpjegime për Onkologjikun dhe shërbimet spitalore në vend.

Gjithashtu në interpelancë është thirrur ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, nga grupi parlamentar i PD lidhur me vendosjen e kriterit të ri për mësuesit, ata të cilët janë diplomuar përpara vitit 2011 duhet të pajisen me licencë për ushtrimin e profesionit. Më tej priten të miratohen gjashtë projektligje.

Rendi i ditës:

Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 9.4.2026 dhe 16.4.2026. Njoftime.

Interpelancë urgjente me Ministrin e Mbrojtjes, z. Ermal Nufi, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Interpelancë urgjente me Ministrin e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Interpelancë me Ministrin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar nga deputeti Kliti Hoti.

Interpelancë me Ministrin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar nga deputeti Bardh Spahia.

Interpelancë me Ministrin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar nga deputetja Erisa Xhixho.

Interpelancë me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla, kërkuar nga deputeti Zija Ismaili.

Seancë pyetje - përgjigje me Ministrin e Financave, z. Petrit Malaj, kërkuar nga deputetja Jorida Tabaku.

Projektligji "Për lirinë e vendosjes dhe ofrimit të shërbimeve në Republikën e Shqipërisë". .Projektligji "Për krijimin e A

Projektligji "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 52/2024, "Për etiketimin e produkteve me ndikim në energji””””.

Projektligji "Për ratifikimin e Konventës Shumëpalëshe, “Për lehtësimin e zbatimit të shtyllës së dytë, subjekt i rregullit tatimor""".

Projektligji "Për një shtesë në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, "Për taksat kombëtare”, i ndryshuar". Projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 33, datë 31.03.2021, "Për Gardën e Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar”.

Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës./Dosja.al

seance plenare 23 prill 2026

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje