LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Kuvendi miraton ndryshimet e Kodit Zgjedhor, i hapet rrugë votës së diasporës! Nikolla jep dorëheqjen: Shkak një problem shëndetësor

• Është zhvilluar sot seanca e fundit e sesionit parlamentar. • Pas përfundimit të dikutimeve lidhur me projektligjet dhe para nisjes së votimit të tyre, kryetarja Lindita Nikolla mori fjalën e saj në foltore. • Nikolla njoftoi dorëheqjen nga detyra e saj si drejtuese e Kuvendit. • Në fjalimin e saj drejtuar deputetëve, Nikolla tha se shkak i këtij vendimi u bë një problem i saj shëndetësor. • Ndërkohë Kuvendi ka miratuar me 106 vota pro dhe dy kundër ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Dy deputetët që votuan kundër ishin Enkelejd Alibeaj dhe Dashnor Sula. Ndryshimet morën votat e nevojshme pasi Partia Socialite dhe Partia Demokratike arritën marrëveshjen për votën e diasporës dhe formulën e listës së kandidatëve për deputetë. • Gjatë diskutimeve më herët në seancë kanë shprehur kundërshtitë e tyre lidhur me ndryshimet e Kodit Zgjedhor edhe disa nga deputetët e opozitës, ndër to Fatmir Mediu. • Ai tha se po bëhet për pazare okulte. • Nga ana tjetër deputeti Asllan Dogjani kërkoi që votimi të behet i fshehtë.• Deputeti i PD-së, Edmond Spaho kërkoi sot në Kuvend që kryeministri të vinte në seancë pas shumë mungesash, ndërsa shtoi se Rama është më i shqetësuar për çështjet globale sesa për ato të vendit. • Ministri i Financave, Ervin Mete ka marrë pjesë ditën e sotme në seancën e radhës plenare ku njoftoi nga salla e Kuvendit se tarifa për markimin e karburanteve do të hiqet. • Gjatë fjalës së tij Mete u shpreh se nga ky vendim do të përfitojnë qytetarët dhe bizneset. • Ministri shtoi se nga analiza e akteve ligjore ka lindur e nevojshme të ndryshohet edhe ligji i akcizave për të hequr koncesionarin dhe procedurat e koncesionarit nga ligji. • Sipas tij do të jetë Shtypshkronja e Letrave me Vlerë personi juridik publik në pronësi të shtetit, i cili do të realizojë këtë shërbim në të ardhmen, që e ka pasur të drejtën ligjore për ofrimin e shërbimit përpara se të jepej me koncesion.• Deputeti i Partisë Demokratike, Beldjon Nallbati foli me ironi nga foltorja e Kuvendit duke shigjetuar kështu politikat qeverisëse.• Ai tha se qeveria është "te hashashi", ndërsa fermerët merren me qepë dhe domate. • Deputet i PS-së, Erion Braçe ka marrë pjesë ditën e sotme në seancën e fundit plenare ndërsa ka folur në lidhje me koncensionin e pullave fiskale dhe tarifës së markimit të karburanteve. • Gjatë fjalës së tij Braçe u shpreh se në 11 vjet shqiptarët kanë paguar nga xhepat e tyre minimalisht 99 mln euro. • Ai më tej theksoi se për koçensionin e pullave fiskale, qytetarët kanë paguar 4 mln euro në vit dhe në 11 vjet bëjnë 44 mln euro. • Deputeti demokrat, Dashnor Sula ka marrë pjesë ditën e sotme në seancën e radhës plenare ndërsa nuk ka nguruar të ironizojë dakordësimin mes opozitës dhe mazhorancës për kodin zgjedhor. • Gjatë fjalës së tij Sula ironizoi këtë dakordësim duke e cilësuar si një ditë të veçantë ai ajo e celebrimit të martesës mes PD dhe PS-së. • Sula më tej shtoi se si në një ditë kaq të veçantë si kjo ceremonia e martesës, si ka mundësi që të mungojë Kryeministri, ministrat, deputetët, si dëshmitarë të kësaj martese. • Deputeti i PS Damian Gjiknuri teksa foli për Kodin Zgjedhor tha se tashmë është arritur një zgjidhje për votën e Diasporës dhe se votimi do të bëhet me postë. • Gjiknuri tha se projekti përcakton që çdo shtetas shqiptar jeton për një kohë të gjatë jashtë vendin do të mund të regjistrohet dhe të votojë në zgjedhjet e 2025. •Vetëm me votat e mazhorancës Kuvendi ka miratuar ligjin për Policinë e Shtetit. • Ligji mori 76 vota pro të deputetëve të Partisë Socialiste, 19 kundër dhe 2 abstenim.

32 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Kuvendi miraton vetëm me votat e mazhorancës ligjin për Policinë e Shtetit

Seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Kuvendi miraton ndryshimet e Kodit
votimi

TIRANË- Kuvendi ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës ligjin për Policinë e Shtetit.

Ligji mori 76 vota pro të deputetëve të Partisë Socialiste, 19 kundër dhe 2 abstenim. Ndërkohë me herët me 106 vota pro u miratuan ndyrshimet në Kodin Zgjedhor. 

 

1 VITE ME PARE

Pas dakordësisë PD-PS, Kuvendi miraton me 106 vota pro dhe 2 kundër ndryshimet e Kodit Zgjedhor, i hapet rrugë votimit të emigrantëve

Seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Kuvendi miraton ndryshimet e Kodit
votimi

TIRANË- Kuvendi ka miratuar me 106 vota pro dhe dy kundër ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Dy deputetët që votuan kundër ishin Enkelejd Alibeaj dhe Dashnor Sula. Ndryshimet morën votat e nevojshme pasi Partia Socialite dhe Partia Demokratike arritën marrëveshjen për votën e diasporës dhe formulën e listës së kandidatëve për deputetë.

Sipas ndryshimeve në ligjin për Kodin Zgjedhore lista e deputetëve nuk do të jetë tërësisht e hapur. 1/3 do të jetë e mbyllur dhe ekskluzivitet i kryetarit të partisë dhe nuk i nënshtrohet votës preferenciale. Kandidatët në 2/3 e listës do të luftojnë për të fituar qoftë edhe një votë më shumë se të tjerët, gjë që do t’i japë automatikisht të drejtën për tu ngjitur në renditje e për të shpresuar në fitoren e mandatit.

Kodi i Ri Zgjedhor i hap rrugë edhe votimit të votës së diasporës, ndërsa bën edhe një tjetër ndryshim. Pragu elektoral kombëtar do të jetë 1%. Kjo iu jep mundësi përfaqësimi partive të vogla, por mandati për to do të kalkulohet vetëm nëse në një qark të caktuar tejkalojnë shifrën e 7 mijë votave. Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025, në 5 qarqe pritet të implementohet votimi elektronik. Kjo u paralajmërua nga bashkëhartuesi i Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri nga foltorja e Kuvendit më herët gjatë seancës.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Me zërin që i dridhej Nikolla njoftoi dorëheqjen nga drejtimi i Kuvendit, deputetët ngrihen në këmbë dhe e duartrokasin

Seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Kuvendi miraton ndryshimet e Kodit
lindita nikolla

TIRANË- Lindita Nikolla ka dhënë dorëheqjen si kryetare e Kuvendit në seancën e sotme plenare maratonë. Në fjalimin e saj drejtuar deputetëve, Nikolla me zërin që i dridhej tha se shkak i këtij vendimi u bë një problem i saj shëndetësor. 

Nikolla tha se kërkon ndjesë nëse ka gabuar me ndokënd, ndërsa po ashtu falenderoi, zgjedhësit që i dhanë mundësinë të drejtojë parlamentin, administratën e Kuvendit dhe kryeministrin Edi Rama. 

Pas Nikolla përfundoi fjalimin e dorëheqjes, shumica e dputetëve të Kuvendit si nga PS dhe nga opozita, u ngritën në këmbë duke e duartrokitur. 

1 VITE ME PARE

Miratohen në parim me 105 vota pro ndryshimet e Kodit Zgjedhor, kush votoi kundër (EMRAT)

Seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Kuvendi miraton ndryshimet e Kodit
votimi

TIRANË- Në seancën e sotme plenare maratonë prej rreth 12 orësh, mazhoranca dhe opozita miratuan në parim, ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Me 105 vota pro dhe 8 kundër, PD dhe PS i qëndruan dakordësisë së gjetur në Komisionin e Ligjeve të mërkurën. Ndryshimet u kontestuan nga një pjesë e deputetëve të opozitës gjatë diskutimeve në seancë më herët.

Kundër votuan Enkelejd Alibeaj, Lulzim Basha, Dashnor Sula, Seladin Jakupllari, Merita Bakiu, Dashamir Shehi, Agron Duka dhe Fatmir Mediu.

 

1 VITE ME PARE

Nikolla jep dorëheqjen si kryetare e Kuvendit: Sot përfundon shërbimi im trevjeçar, shkak një problem shëndetësor (VIDEO)

Seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Kuvendi miraton ndryshimet e Kodit
lindita nikolla

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka dhënë dorëheqjen në seancën e sotme. Në fjalimin e saj drejtuar deputetëve, Nikolla tha se shkak i këtij vendimi u bë një problem i saj shëndetësor. 

Nikolla tha se kërkon ndjesë nëse ka gabuar me ndokënd, ndërsa po ashtu falenderoi, zgjedhësit që i dhanë mundësinë të drejtojë parlamentin, administratën e Kuvendit dhe kryeministrin Edi Rama. 

"E mbyll me lutjen të mos spekulohet me largimin tim të pashmangshëm  nuk ka asnjë më njerëzore se sa pamundësia që më shtyu të marr këtë akt.", tha Nikolla ndër të tjera.

Fjala e plotë e Lindita Nikollës:

E mora fjalën në fund të këtij sesioni të gjashtë të legjislaturës X-të të Kuvendit të Shqipërisë, për të ndarë me të gjithë ju një informacion që në respekt të institucionit besoj se duhet ta jap duke ju parë në sy. Të dashur kolegë të maxhorancës parlamentare dhe të respektuar kolegë të opozitës parlamentare!  Këtu, sot, mbyllet shërbimi im trevjeçar në krye të Kuvendit, si rezultat i një situate personale shëndetësore, e cila ma bën të pamundur ta kryej detyrën e lartë të funksionarit të dytë të shtetit me angazhimin kërkues që kjo detyrë kërkon. 

Jam përpjekur të jap më të mirën time çdo ditë, për të siguruar mbarëvajtjen e punës së këtij parlamenti. Pa i hyrë në hak askujt në këtë sallë. Nëse dikujt i kam krijuar një përshtypje tjetër e siguroj se nuk ka qenë në asnjë mënyrë qëllimi im. Nëse me ndokënd kam gabuar padashje i kërkoj ndjesë. 

Nëse në momente të caktuara, aspak të lehta, kur kjo sallë ka përjetuar situata të palavdërueshme konflikti, kam qenë e detyruar të marr anën e arsyes dhe rregullores së këtij Kuvendi, këtë nuk e kam bërë si palë po si e para mes 140 të barabartëve. 

Fatmirësisht, përtej akteve të politikës teatrale këtu në këtë sallë, ku kam marrë edhe ndonjë sulm të pamerituar verbal, nga puna jashtë kamerave më mbetet ndjesia e mirë e respektit që më keni dhënë që të gjithë ju. Ju falenderoj të gjithëve dhe shpresoj që të gjithë të keni të njëjtën mbresë nga unë. 

Dua të falenderoj të gjithë administratën e Kuvendit për punën e madhe që bën çdo ditë në mbështetje të veprimtarisë parlamentare.  Dua të falenderoj të gjithë punonjësit e shërbimeve mbështetëse për përkushtimin e tyre në punë. 

Dua t’ju uroj megjithë zemër të gjithëve ju që të keni motivimin, angazhimin e shëndetin e plotë për të vazhduar misionin fisnik të përfaqësimit të shqiptarëve. Po e mbyll me lutjen që të mos spekulohet politikisht me këtë largim timin të padëshiruar, por të pashmangshëm, sepse besoj që nuk ka asgjë më njerëzore, se sa pamundësia që më detyroi të ndërmarr këtë hap. 

Shumë faleminderit me mirënjohje të thellë për kolegët që më dhanë privilegjin e besimit të tyre për këtë detyrë, për zgjedhësit që më dhanë votën e tyre për t’i përfaqësuar në këtë Kuvend, ku do bëj më të mirën deri në fund dhe për familjen time që më ka qëndruar pranë në çdo hap. Tanimë do të kem më shumë kohë e mundësi t’u qëndroj unë më pranë si familjes, ashtu edhe zgjedhësve të mi. 

Një mirënjohje e falenderim të veçantë kryetarit dhe kryeministrit tonë, si edhe shokut tim tanimë të vjetër të armëve, Edi Ramës, pa besimin dhe mbështetjen e tij të përhershme, qysh kur mora drejtimin e njësisë administrative numër 1 të Tiranës 17 vite më parë, nuk do të kisha arritur dot të bëja kaq shumë rrugë. Gjithë të mirat për ju dhe famijet tuaja. Faleminderit edhe njëherë.

1 VITE ME PARE

Gogu prezanton në Kuvend raportin final për “TIMS”, 4 masat që duhen ndërmarrë për të garantuar të dhënat

 

Seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Kuvendi miraton ndryshimet e Kodit
toni gogu

TIRANË- Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Toni Gogu, prezantoi sot në Kuvend raportin përfundimtar të Komisionit Hetimor për Mbrojtjen e të sistemit TIMS.

Në cilësinë edhe të nënkryetarit të këtij komisioni, Gogu renditi rezultatet e hetimit katër mujor e gjithëpërfshirës. Gogu propozi 4 masa që duhen ndërmarrë.

“1. Rishikimi i Kornizës Ligjore- Hetimi ynë nënvizon nevojën urgjente për të rishikuar dhe harmonizuar kuadrin ligjor ekzistues që rregullon sistemin TIMS. Konkretisht duhet të trajtojmë:
i. Ligji nr.8792, datë 10.05.2001 “Për krijimin e qendrës së përpunimit të të dhënave”
ii. Ligji Nr.71/2016, “Për Kontrollin Kufitar”
iii. Ligji nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, i ndryshuar.

2. Zbatimi i akteve ligjore dhe nënligjore- Ne identifikuam çështje të rëndësishme në zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore, duke nxjerrë në pah mangësitë që duhen adresuar për të garantuar integritetin dhe efikasitetin e sistemit.

3. Rishikim Gjithëpërfshirës i Aktiviteteve Operative të Policisë- Një rishikim gjithëpërfshirës i aktiviteteve operative të të gjitha strukturave të policisë që ndërveprojnë me sistemin TIMS është thelbësor. Gjetjet nga ky raport duhet të adresohen me shpejtësi përmes legjislacionit të ri, i cili së shpejti do të paraqitet për shqyrtim parlamentar.

4. Rishikimi dhe përmirësimi i akteve nënligjore- Aktet nënligjore aktuale që rregullojnë sistemin TIMS kërkojnë një rishikim të plotë. Për të mbrojtur integritetin e të dhënave të sistemit, ne duhet të zbatojmë kontrolle në çdo nivel dhe të vendosim rregulla të qarta që përcaktojnë kompetencat dhe llogaridhënien”, tha Gogu.

1 VITE ME PARE

Salianji: Iranianët u përdorën si justifikim për sulmet kibernetike, Muça deklaroi dhe raste tjera kur janë prekur të dhënat

Seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Kuvendi miraton ndryshimet e Kodit
ervin salianji

TIRANË- Deputeti i PD-së, njëkohësisht kryetari i Komisionit Hetimor për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS ka prezantuar në Kuvend raportin e punës hetimore. 

Salianji tha se ish-drejtuesi i departamentit të IT, Ervin Muça ka deklaruar se ka pasur dy sulme kibernetike të pretenduara nga hakerët iranianë. Ai tregoi më tej se Muça ka dëshmuar për raste të tjera të prekjes së të dhënave edhe në Policinë e Shtetit.

Deputeti demokrat ka zbuluar se këto sulme kibernetike janë justifikuar nga drejtues të Ministrisë së Brendshme si vepra të hakerëve iranianë, por sipas Ervin Muçës dhe gjetjeve të komisionit hetimor kjo nuk është e vërtetë.

Salianji: Ervin Muça na ka deklaruar se ka pasur dy sulme kibernetike. Sulmi i parë u mbajt i fshehtë pa kryer hetim apo masa që solli edhe sulmi ne dytë të pretenduar nga hakerat iranianë. Si rezultat i këtyre sulmeve çdo e dhënë në sistemin TIMS nga krijimi I tij deri në shtator 2022 gjenden në një kanal online që na është thënë konkretisht. Këto të dhëna janë të aksesueshme nga ata që kanë interes nga krimi i organizuar te shtetet jomiqësore që në këmbim të një shume monetare sot çdo e dhënë mund të shitet e blihet lehtësisht.

Ai ka deklaruar se ka pasur raste të tjera kur të dhënat janë prekur. Justifikimi më i përdorur nga drejtuesit e ministrisë së brendshme ka qenë se sulmet janë kryer nga iranianët. Kjo nuk ishte e vërtetë sipas tij dhe hetimit të komisionit parlamentar. Kjo vërtetohet nga një memo e vitit 2021 ku ish-drejtuesja e departamentit IT konfirmon se disa kompjuterë të drejtuesve administrativë janë hakeruar dhe kjo ngjarje u fsheh. Këto sulme janë kryer edhe në sistemet e policisë së shtetit, të cilat arritën të prekin çdo pikë fundore sepse personat që e kishin për detyrë jo vetëm që nuk kanë bërë izolime por kanë bashkëpunuar me hakerët e sistemit sipas deklarimeve të zotit Muça.

1 VITE ME PARE

Salianji prezanton në Kuvend raportin e Komisionit Hetimor për TIMS: Këshilli i Ministrave refuzoi të vinte në dispozicion informacionet e kërkuara

Seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Kuvendi miraton ndryshimet e Kodit
ervin salianji

TIRANË- Kryetari i Komisionit Hetimor për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS, Ervin Salianji po prezanton raportin e pakicës për punën hetimore në Kuvend. 

Salianji akuzoi anëtarët e mazhorancës se u bënë "barrikadë për të mbrojtur paligjshmërinë e ndodhur". Ai tha gjithashtu se Këshilli i Ministrave ka refuzuar të vërë në dispozicion informacionet e kërkuara, ndërsa shtoi se anëtarët socialistë nuk pranuar thirrjen e kryeministrit për tu marrë në pyetje. 

Deputeti demokrat tha gjithashtu se ishte e qartë që procesi i  rekrutimit në Policinë e Shtetit ishte fiktive dhe fituesi ishte i paracaktuar.

Salianji: Komisioni do të shtrinte veprimtarinë për një afat 4 muaj. Për shkak se nuk e kishte ushtruar të plotë veprimtarinë e tij, për shkak të gjetjeve që pati, grupi parlamentar i PD-së, si nismëtar, kërkuan shtesë për të vazhduar gjetjet. Komisioni mblodhi dokumentet dhe provat e bashkë me dëshmitë, sot do ta paraqesim të plotë.

PS u bë barrikadë për të mbrojtur paligjshmërinë e ndodhur. Këshilli i Ministrave refuzoi të vinte në dispozicion informacionet e kërkuara, anëtarët refuzuan të sillnin si dëshmitar kryeministrin Edi Rama, si person që kishte dijeni. Anëtarët e mazhorancës refuzuan të thërrisnin Bledi Çuçin, që kishte pasur një rol të rëndësishëm, anëtarët e mazhorancës vendosën që dëshmitë të merren me dyer të mbyllura, megjithëse dëshmitë nuk përmbanin informacione të klasifikuara si sekret shtetëror. Gjatë hetimit, është verifikuar çdo pretendim që kemi bërë në kërkesën fillestare.

Data e emërimit të Ervin Muçës u interpretua si lapsus nga ana e Policisë. Është e qartë që procesi i  rekrutimit ishte fiktive dhe fituesi ishte i paracaktuar. Nuk e di si mund të justifikohet që në një institucion si Policia, kush ka fuqinë të bëjë emërime dhe të vendosë drejtor dikë pa pasur asnjë dokument shkresor.

1 VITE ME PARE

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Açka: Arnime, po minohet demokracia! Ramës po i jepet mandati i 4-t në tavolinë

Seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Kuvendi miraton ndryshimet e Kodit
Açka

TIRANË- Deputetja Flutura Açka ka mbajtur fjalën e saj gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend. Açka foli për ndryshimet në Kodin Zgjedhor ndërsa i konsideroi arnime të Kodit Zgjedhor. Ajo tha se reforma zgjedhore u sabotua jo vetëm nga mazhoranca, por edhe nga opozita, e cila hodhi gurë, e cila i kishte shanset e saj, për tu ulur me përfaqësuesit e saj.

“Në bodrumet e këtij Parlamenti bëtë marrëveshjet tuaja, sot sollët një Kod, të hartuar në skuta dhe fshiheni pas Diasporës. Unë jam pjesë e Diasporës, askush nuk më përfshiu në diskutimin e votës së diasporës. Unë po i them diasporës shqiptare, e cila është 51 %, se është vetëm një maskë, ndërsa me Kodin e ri Zgjedhor, po i jepet mandati i 4-t Edi Ramës në tavolinë, me 10 mandate të sigurta, pa nisur ende procesi”, tha Açka.


Ajo tha se sot po sanksionohet ajo që nisi në vitin 2008 dhe po i bëhet minimi më i tmerrshëm demokracisë.

“Personalisht nuk kam asnjë lloj keqardhjeje që sot do të votoni kundër meje, mos harroni një gjë, se po i jepni një shembull atyre njerëzve që duan të hyjnë në politikë, se ky Parlament nuk është një shtëpi bujare për shqiptarë patriotë, por është strofkulla e njerëzve që mendojnë vetëm për privilegjet e veta”, tha Açka.

1 VITE ME PARE

Diskutimet mbi ndryshimin e Kodit Zgjedhor, Bardhi- deputetëve kritikë: Nëse ishit kaq dashnorë të listave të hapura hiqni dorë nga mandati

Seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Kuvendi miraton ndryshimet e Kodit
gazment bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka mbajtur sërish fjalën në Kuvend, teksa po zhvillohen diskutimet lidhur me ndryshimet e Kodit Zgjedhor. 

Fjala e Bardhit ishte një përgjigje për të gjithë deputetët që shprehë kritikat e tyre lidhur me dakordësinë e arritur mes PD dhe PS për listat e kandidatëve për deputetë. Ai iu drejtua duke iu thënë se se nëse janë dashnor të listave të hapura le të japin dorëheqjen dhe të kandidojnë si të pavarur.

BardhiNë këtë foltore po flitet për shumëçka, por jo për atë që është thelbi. Po nxirret cdo problem që ka ndodhur në të shkuarën me Kodin Zgjedhor po ju referuar përmbajtjes konkrete të asaj që ne diskutojmë sot. Cilido që është dashnor i votës e ka mundësinë të kandidojë si deputet i pavarur, të marrë votat dhe të vijë në Kuvend si vullnet i votës së qytetarëve.

Se dyti në po ftohemi të refuzojmë zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, sepse në fakt drafti që kemi sot për votim parashikon vetëm këtë. Nëse ishit kaq dashnorë të listave të hapura hiqni dorë nga mandati dhe lini ata që zgjedhjet e shkuara morën më shumë vota sesa ne. Nuk mund të këtë një parim sot dhe një parim kur u ulëm në karrigen e deputetit.

Meqe qenkemi parimore dhe dëshirojmë që ai që ka më shumë vota jepni dorëheqjen sepse ka shumë kolegë më shumë vota sesa nesh në këtë sallë. Kush thotë që GJK ka urdhëruar që listat të jenë 100% të hapura ose është injorant ose gënjen. GJK ka shfuqizuar herësin e vendosur në ndryshimet e 2020 duke e konsideruar si numër votash jo proporcional për qarqe të caktuara.

1 VITE ME PARE

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Çollaku: Përsa kohë do të jemi të përçarë, socialistët do të vallëzojnë në këtë sherrin tonë!

Seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Kuvendi miraton ndryshimet e Kodit
Kreshnik Çollaku

TIRANË- Deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku ka mbajtur fjalwn e tij gjatë diskutimeve në Kuvend mbi ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Çollaku u shpreh se me këto ndryshime opozita humbet në 2025-ën.

Ai me ironi falenderoi deputetin socialist Damian Gjiknuri për mjeshtërinë e treguar në arritjen e ndryshimeve. Çollaku tha se Damiani luajti në mënyrë gjeniale kur opozita zihej brenda vetes se kush do e drejtonte Komisionin Oerdi apo Enkelejdi.

“Ne nuk patëm një propozim të unifikuar, që është jetik për opozitën, dhe ato janë koalicionet”, tha Çollaku.

Ai tha se përsa kohë do të jenë të përçarë, socialistët do të vallëzojnë në këtë sherrin të tyrin.

"Atëherë pse mos jetë ky moment që ne të bashkohemi dhe të votojmë kundër këtyre ndryshimeve?" pyeti ai.

Socialistët nuk i kanë votat që të miratojnë të vetëm ndryshimet, atëherë pse ne duhet ti japim mundësinë që ti miratojnë ato? Të paktën të mos i humbin shansin atyre që do të vijnë pas nesh, pas zgjedhjeve të 2025-ës, që të mundin këta që janë sot në pushtet e që do të jenë edhe pas 2025-ës, pasi me këtë Kod është e pamundur që të munden”, tha Çollaku.

 

1 VITE ME PARE

Ndryshimi i Kodit Zgjedhor, Shehaj: Skandaloz, hipokrit dhe kundër vullnetit të qytetarëve

Seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Kuvendi miraton ndryshimet e Kodit
agron shehaj

TIRANË- Në Kuvend vijojnë diskutimet lidhur me ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Gjatë fjalës së tij, deputeti Agron Shehaj shprehu qëndrimin e tij kundër kodit të ri zgjedhor të dakordësuar mes PS dhe PD.

Sipas tij, ky kod është skandaloz pasi pamundëson hapjen e listave të kandidatëve për deputetë. Nga ana tjetër sipas Shehaj mbyllet çdo shteg për rotacionin politik.

"Ndryshimi i kodit zgjedhor për listat e mbyllur është skandaloz, hipokrit dhe kundër vullentit të qytetarëve. Deputetët duhet të respektojnë vullnetin e qytetarëve. Qytetarët duan të votojnë edhe kandidatin. Sot parlamenti do votoj për listat e mbyllura. Nuk kam dëgjuar asnjë nga deputetët të thotë që është në favor të listave të mbyllura. Demokracia ka ngecur. Nuk mund të quhet demokraci një vend ku mazhoranca fiton 90% të bashkive, ku qeveria më e korruptuar konsolidon pushtetin poliitk.

Të gjithë ministrat shkojnë në SPAK, zv kryeministri në arrati. Me gjithë tenderat dhe koncesionet dhe qytetarët mendojnë se rotacioni është i pamundur. Hapja e listave do ishte hap pozitiv. Është ajo çka qytetarët duan. Pse demokracia është vrarë dhe ka bërë rotacionin politik të pamundur. Aryseja janë paratë, paratë dhe pushtetit. Paratë që qeveria vjedh përditë. Paratë që vijnë paratë e psita dhe mazhornca kështu është 11 vjet në pushtet. Fituesin në Shqipëri nuk e vendosion votat, por paratë dhe pushteti.

Elefanti në dhomë janë paratë e korrupsionit të qeverisë që pengojnë rotacionin. Me paratë e korrupsionit blihen mediat, vritet demokracia. Kjo mazhorancë nuk është e pamposhtme se është e ndershme, por se me paratë e vjedhura mund të fitoj kushdo. Zgjidhja është të dëgjosh qytetarët. Duan një qeveri të pakorruptuar. Qytetarët nuk votojnë Gjiknurin se kanë besim, por se ka paratë dhe pushtetin. Ne duhet të vendosim besueshmëri, përballë parave dhe pushtetit. Kjo është e vetmja mënyrë. Ne do ju ofrojmë qyterarëve një qeveri të pakapur dhe të pakapshme.", tha Shehaj. 

 

1 VITE ME PARE

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Felaj: Një arritje për Kuvendin! Çfarë të keqe ka që partia të mbrojë figurat e saj përmes një liste të fiksuar

Seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Kuvendi miraton ndryshimet e Kodit
Felaj

TIRANË- Deputetja socialiste Ermonela Felaj ka mbajtur fjalën e saj në seancën e sotme plenare në Kuvend. Felaj u shoreh se dokordësia mes opozitës dhe mazhorancës në lidhje me Kodin Zgjedhor është një arritje për Kuvendin e Shqipërisë. Felaj shtoi se ndryshimi më i rëndësishëm është ai i të drejtës për të votuar në zgjedhjet e 2025-ës edhe shqiptarët që jetojnë jashtë shtetit, në vendet ku jetojnë.

Ajo shtoi se sistemi zgjedhor në Shqipëri ka ndryshuar në vitin 2009, kur nga sistemi mazhoritar u kalua në atë sistemin ku jemi sot. Felaj tha se sot kur disa deputetë që thonë jemi për sistem mazhoritar, duam listat e hapura, etj etj, janë populizëm i hapur. Felaj tha se ata kanë garuar në mazhoritar, pasi ajo puna në zonë, ka qenë pikërisht sistemi mazhoritar.

“Ne jemi këtu si përfaqësues të partive politike, partitë politike i kemi në Kushtetutë, sikundër flitet për to në çdo Kushtetutë të vendeve demokratike”, tha Felaj.

Ajo tha se të gjithë kandidatët e pavarur do t’i nënshtrohen pragut elektoral, ndaj kush mendon se mund të kandidojë jashtë partive politike, e ka mundësinë.

“Patjetër duhet të jenë të mbrojtur ata që nuk i kanë dhënë kosto një partie politike. Nëse një parti politike mendon se duhet të mbrojë ata që janë figura të saj, kush është e keqja këtu? Në ka një kinezëri që është bërë është ajo e 2017-ës, kur iu dha opozitës gjysma e qeverisë dhe postet më të rëndësishme, dhe sërisht ajo nuk i fitoi zgjedhjet, edhe pse Partia Socialiste ishte e vetme”, tha Felaj.

 

1 VITE ME PARE

"Ti mund të jesh i shëmtuar, por ti të bën me qesh!" Deputetët socialistë-Sulës: Bën lapsuse me argumentet që jep! Na kërko falje!

Seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Kuvendi miraton ndryshimet e Kodit
Dashnor Sula dhe Blerina Gjylameti

TIRANA- Pas fjalës së deputetit Dashnor Sula në foltore ku kritikonte me ironi ndryshimet në kodin zgjedhor, kanë reaguar dhe deputetët socialistë. Deputeti Damian Gjiknuri tha se ia vlerëson humorin Sulës, por sipas tij, ky i fundit bën lapsuse në argumente. Nga ana tjetër deputetja Blerina Gjylameti tha se Sula duhet të kërkojë falje për analogjinë që bëri në fjalim, duke thënë se disa burra do të kthehen në gra vetëm të jenë pjesë e listës.  

Pjesë nga diskutimet në Kuvend:

Gjiknuri: Ti mund të jesh i shëmtuar, por ti të bën me qesh, humorin ta vlerësoj, por bën lapsuse me argumentet që jep. Të gjitha llogaritë i bën me humbje dhe kë hallin se kush do të sigurojë veten tek ajo listë., po nxirrni problemi real që keni hallin në opozitë sekush do të jetë në listë. Ato 40 mandate janë lënë për ata që duan të garojnë.

Gjylamenti: Ça krimi është të jesh grua në këtë parlament. Gratë nuk kanë asgjë pse të turpërohen apo të ndihen keq. Analogjia që përdori është e gabuara, nuk e prisnim nga Sula. Nga burra do të kthehen gra, besoj se këtu së paku të ngrihen dhe të kërkojë një falje. Në gratë për kjo pjesa e shqetësimeve kemi treguar se jemi shumë lart këtyre fenomeneve. Pres ndjesë të madhe.

 

1 VITE ME PARE

Kodi Zgjedhor/ Sula: Fatkeqësisht nuk do të fitojmë në 2025, kemi një bllok që do të çimentohet...

Seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Kuvendi miraton ndryshimet e Kodit
Dashnor Sula

TIRANA- Deputeti opozitar Dashnor Sula tha se mirëpret propozimet për shtimin e zonjave në Kuvend. Sula tha se nuk do të fitojnë më 2025 dhe se kanë një bllok që do të çimentohet në atë vit. Ai tha se nuk do të kemi një listë zgjedhore, por do të kemi 4 lista zgjedhore.

“Unë mirëpres propozimet për shtimin e zonjave në Kuvend, madje jam që në sallën e Kuvendit të ketë 100 gra dhe 40 burra. Jam i bindur se në Parlamentin pas zgjedhjeve të 2025-ës, do të kemi shumë zonja, por do të kemi edhe shumë nga ata që janë burra që do të bëhen zonja, përmes asaj listës që nuk ndryshon. 

Fatkeqësisht nuk do të fitojmë në 2025, kemi një bllok që do të çimentohet në 2025, trajtani i Varshavës dhe ai i NATO-s. A e dini që nuk do të kemi një listë zgjedhore, por do të kemi 4 lista zgjedhore. Një ajkë do të kemi Edi Ramën dhe tjetri do të jetë Sali Berisha. Lista tjetër do të jetë ajo e iluzionistëve, që do të ëndërrojnë se do të fitojnë mandatet, por as do tia arrijnë dot”, tha Sula.

 

1 VITE ME PARE

Bujar Leskaj: Nëse votojmë Kodin Zgjedhor, certifikojmë ndryshimet e paligjshme! Certifikojmë goditjen që Rama i dha opozitës me Kodin Zgjedhor të 21 korrik 2020

Seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Kuvendi miraton ndryshimet e Kodit
Bujar Leskaj

TIRANË- Deputeti i PD, Bujar Leskaj ka marrë pjesë ditën e sotme në seancën e radhës plenare në Kuvend. Gjatë fjalës së tij Leskaj u shpreh kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor të dakordësuara mes mazhorancës dhe opozitës. 

Leskaj tha se me votimin e reformës zgjedhore, opozita do të certifikojë ndryshimet e 25 qershorit 2020, të cilat hoqën koalicionet para zgjedhore. Leskaj shtoi se PD nuk duhet të kthehet në kënetë dhe të pranojë reformë zgjedhore që dëmton pakicën. Ai kërkoi hapjen e listave të deputetëve.

“Nëse ne votojmë këtë Kod Zgjedhor, çertifikojmë ndryshimet e paligjshme. Goditjen që Rama i dha opozitës me Kodin Zgjedhor të 21 korrik 2020, ku shkeli 10 nga 12 pikat e marrëveshjes së 25 qershorit 2020 e cila u nënshkrua në një ambasadë të rëndësishme. Rama i mohoi opozitës koalicionet parazgjedhore.

5 ambasadorë ishin garantë të 5 qershorit, por Rama i shkeli hapur së bashku me deputetët me “kërpëratës” së listës së Bashës, veprimi i tij armiqësor që u largua nga Kuvendi, pasojat sot e gjithë kohën po i vuan PD. Nëse ne e votojmë këtë kod pa koalicionet, ne shërbejmë si noter të rëndomtë të veprimit kriminal të Ramës ndaj opozitës dhe PD-së. PD nuk duhet të kthehet në kënetë. Në fakt si term e ka përdorur Fatos Nano për PS-në, për herë të parë, në ’94-’95, në “kënetë mendim” për të pranuar kode zgjedhore që dëmtojnë opozitën. Listat e hapura inkurajojnë zhvillimin e fuqishëm të primareve në parti," tha ai.

1 VITE ME PARE

Kodi Zgjedhor/ Tabaku: Po bëjmë minimumin e mundshëm, atë që na kërkon Gjykata Kushtetuese

Seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Kuvendi miraton ndryshimet e Kodit
Jorida Tabaku

TIRANA- Deputetja e PS-së, Jorida Tabaku tha në seancë plenare se sot po miratohet minimumi i mundshëm i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, duke shtuar se Kuvendi po miraton detyrimet e caktuara nga Gjykata Kushtetuese. Deputetja tha se është për një sistem mazhoritar, ashtu siç ishte para 2009-ës.

“Ne sot që të gjithë kemi interesa politike, por a ngrihemi ne për të ndryshuar rregullat e lojës, edhe kur na prekin ne? Rregullat që na prekin ne nuk i kemi ndryshuar dhe sot po bëjmë minimumin e mundshëm, atë që na kërkon Gjykata Kushtetuese, por nuk po ofrojmë një reformë gjithëpërfshirëse, transparente dhe të debatuar”, tha Tabaku.

 

1 VITE ME PARE

Kodi Zgjedhor/ Mediu:Propozimin që kam bërë kam pasur parasysh mbrojtjen e disa figurave politike

Seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Kuvendi miraton ndryshimet e Kodit
Fatmir Mediu

TIRANA- Deputeti Fatmir Mediu, duke folur në Kuvend për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, tha se Shqipëria dhe Serbia kjanë dy vende në Ballkan ku nuk zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ai tha se ne si vend anëtar i NATO-s duhet të plotësojmë të gjitha detyrimet. Lidhur me formulën e përdorur për listat e kandidatëve, ku 1/3 janë të diksuar, Mediu tha se pothuajse 90 % e deputetëve të Parlamentit të ardhshëm janë caktuar apriori.

"Idiotësia për të lënë Parlamentin, idiotësia e bojkotit të zgjedhjeve lokale, bënë që ne sot të jemi në këtë situatë. Duhet të një reformë zgjedhore dhe jo marrëveshje miope, që i shërbejnë vetëm atyre që thonë: a do të jemi ne në Kuvend apo jo?...

Kam propozuar që në rastet e koalicioneve të përbëra, jo më shumë se 1/3 e listës së kandidatëve mund të jenë të fiksuar, por kjo të lihej në dorë të partive dhe jo të ishte e sanksionuar. Propozimin që kam bërë kam pasur parasysh mbrojtjen e disa figurave politike, që mund të angazhoheshin në fushatë në të gjithë vendin. Mbyllja e listave me formulën e propozuar është 90%", tha Mediu.

1 VITE ME PARE

"Mos u trembni shumë nga listat e sigurta", Majko: Zbatojmë vendimin e Kushtetueses! Asgjë s’është bërë në presion

Seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Kuvendi miraton ndryshimet e Kodit
Majko

TIRANË- Deputeti Pandeli Majko ka marrë pjësë në seancën plëanre të ditës së sotme në Kuved. Gjatë fjalës së tij Majko u bëri thirrje kolegevë të opozitës që të votojnë ndryshimet në Kodin e Ri Zgjedhor.

Sipas tij PD dhe PS kanë negociuar me transparencë. Majko tha se e kupton që këtu ka sindroma të ndryshme që kanë të bëjnë me vullnetin e kryetarëve të partive. Ai theksoi se këtu dikush ngatërron kekun me byrekun.

Ai më tej tha se kush mendon se do të hyjë me lista të hapura ti votojë kundër. Sipas tij nuk ka nevojë që t'iu thojnë se Rama do të bëhet mbret ndërsa shtoi s duhet të zbatojnë vendimet e GJK-së. Majko theksoi se asnjë gjë nuk është bërë nën presion ndërsa u bëri thirrje kolegëve të tij të mos tremben shumë nga listat e sigurta.

"Nëse nuk do të merreshin masat rrezikonim që zgjedhjet e 2025 të ishin të kontestuara në legalitetin e tyre. Kam fjalët më të mira për 2 negociatorët, PD dhe PS. Kanë negociuar me transparencë. E kuptoj që këtu ka sindroma të ndryshme që kanë të bëjnë me vullnetin e kryetarëve të partive. Këtu dikush ngatërron kekun me byrekun.

Nuk na ka sjellë në një situatë të vështirë demokratike në Shqipëri sistemet. Ne nuk kemi pse tja hedhim fajin sistemit. Prandaj miqtë e mi, rregullat përbashkëta dhe zbatimi i GJK-së na ka sjellë sot këtu. Të vetëm ne nuk i miratojmë këto ndryshime kushtetuese. Kush mendon se do të hyjë me lista të hapura ti votojë kundër. Nuk ka nevojë të na thotë se Rama do të bëhet mbret, ne na duhet të zbatojmë vendimet e GJK-së. Asnjë gjë nuk është bërë nën presion. Mos u trembni shumë nga listat e sigurta," tha Majko.

1 VITE ME PARE

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Açka: Votimi të bëhet i hapur, të shikojmë se kush bashkon votat kundër shqiptarëve!

Seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Kuvendi miraton ndryshimet e Kodit
Flutura Açka

TIRANË- Deputetja Flutura Açka ka mbajtur fjalën e saj gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend. Açka u shpreh se votimi për ndryshimet në Kodin Zgjedhor të bëhej i hapur. Açka tha se shqiptarët duhet të shikojnë se kush do të votojë pro dhe kundër propozimeve.

Deputetja tha se me ndryshimet e dakordësuara po shiten interesat e shqiptarëve dhe populli duhet ta shikojë këtë.

“Votimi i hapur, të shikojmë se kush bashkon votat kundër shqiptarëve”, tha deputetja.

Açka ka shprehur kundërshtimin e saj për mënyrën se si janë realizuar ndryshimet, ndërsa më parë ishte propozuar një hapje e listave të kandidatëve 100%, nga 2/3 që është dakordësuar mes PD dhe PS, kërkohej votim dhe numërim elektronik, vota e diasporës etj.

Më herët u propozua nga deputeti Asllan Dogjani që votimi për ndryshimet në Kodin Zgjedhor të bëhet i fshehtë. Dogjani pretendoi se shumë deputetë socialistë janë kundër ndryshimeve, por nuk flasin publikisht.

 

1 VITE ME PARE

Vota e Diasporës/ Gjiknuri: Vështirësi ka pasur opozita në artikulimin e qëndrimeve të saj 

Seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Kuvendi miraton ndryshimet e Kodit
Damian Gjiknuri

TIRANA- Deputeti i PS Damian Gjiknuri teksa foli për Kodin Zgjedhor tha se tashmë është arritur një zgjidhje për votën e Diasporës dhe se votimi do të bëhet me postë. Gjiknuri tha se projekti përcakton që çdo shtetas shqiptar jeton për një kohë të gjatë jashtë vendin do të mund të regjistrohet dhe të votojë në zgjedhjet e 2025. Sipas tij, dokumentacioni i regjistrimit do të përmbajë çdo informacion të nevojshëm dhe gjithçka do të ndërtohet nëpërmjet një platforme elektronike.

“Vështirësitë që ka pasur opozita në artikulimin e qëndrimeve të saj në mënyrë të artikuluara, por jemi me një produkt të dakortësuar duke shënuar një hap të rëndësishëm. Paketa ligjore që miratojmë sot zgjidh të gjitha boshllëqet. Projekti përcakton që çdo shtetas shqiptar jeton për një kohë të gjatë jashtë vendin do të mund të regjistrohet dhe të votojë në zgjedhjet e 2025. Dokumentacioni i regjistrimit do të përmbajë çdo informacion të nevojshëm dhe gjithçka do të ndërtohet nëpërmjet një platforme elektronike. Ky proces mundëson integritetin e të dhënave”, tha ai.

1 VITE ME PARE

Dakordësimi i opozitës dhe mazhorancës për Kodin Zgjedhor/ Ironizon Sula: Ditë e veçantë! U celebruan në martesë PD-ja dhe PS-ja, si ka mundësi që munguan dëshmitarët

Seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Kuvendi miraton ndryshimet e Kodit
Sula

TIRANË- Deputeti demokrat, Dashnor Sula ka marrë pjesë ditën e sotme në seancën e radhës pleanre ndërsa nuk ka nguruar të ironizojë dakordësimin mes opozitës dhe mazhorancës për kodin zgjedhor.

Gjatë fjalës së tij Sula ironizoi këtë dakordësim duke e cilësuar si një ditë të veçantë ai ajo e celebrimit të martesës mes PD dhe PS-së. Sula më tej shtoi se si në një ditë kaq të veçantë si kjo ceremonia e martesës, si ka mundësi që të mungojë Kryeministri, ministrat, deputetët, si dëshmitarë të kësaj martese.

“Duhet të bëjmë një diskutim serioz, nuk bëhet fjalë për një gjë të thjeshtë këtu, që duam ta kalojmë kështu. Mbaj mend në 2008-ën, ishin të gjithë prezent, pati diskutime”, tha Sula.

 

1 VITE ME PARE

Vatrat e zjarreve në vend/ Balla në Kuvend: Duhet një solidarizim me forcat zjarrfikëse! Është e pamundur që 1300 zjarrfikës të përballojnë zjarret

Seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Kuvendi miraton ndryshimet e Kodit
Balla

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka marrë pjesë ditën e sotme në seancën e radhës plenarë në Kuvend. Gjatë fjalës së tij Balla foli në lidhje me zjarrët në vend ndërsa iu drejtua komuniteteve dhe publikut për një bashkëpunim më të madh në rastet e zjarrvënieve.

 Balla shtoi se qytetarët duhet të sinjalizojnë menjëherë shërbimi zjarrfikës për të vënë nën kontroll jo vetëm vatrat e zjarrit, por për të çuar para drejtësisë edhe zjarrvënësit.

“Kam patur një takim me gjykatat javën e kaluar, duhen dënime ekzemplare ndaj zjarrvënësve. Forcat zjarrfikëse kanë shpëtuar deri më tani banesat e qytetarëve, por përsa i takon pemëtarive të mbjella nga fermerët, kullotat e pyjet, dëmet janë shumë të mëdha”, tha Balla.


Ai kërkoi një reflektim nga i gjithë publiku dhe komunitetet, si dhe një bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, kërkohet edhe vullnetarizëm.


“Isha mbrëmë në Kavajë, ku forcat zjarrfikëse mungonin me flakët, por mungonte angazhimi vullnetar. Ndaj i kam kërkuar Bashkive që të vendosin në mbështetje të ekipeve zjarrfikëse edhe punonjës të strukturave të bashkive. Është e pamundur që 1300 zjarrfikës në shkallë vendi të përballojnë situatat e zjarreve. Duhet një solidarizim me forcat zjarrfikëse”, tha Balla.

1 VITE ME PARE

"Ka një diferencë të jashtëzakonshme mes nesh!" Shalsi: Është bërë një betejë në 2013-2014-ën por s’mund t’i zhbënim se kishit firmosur ju

Seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Kuvendi miraton ndryshimet e Kodit
Eduard Shalsi

TIRANA- Deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi vlerësoi projektligjin për akcizat. Shalsi tha se me koncesionin e parë, çmimi ishte më i lartë. Ai shtoi se ka një diferencë të jashtëzakonshme midis të ashtuquajturit vizioni i mazhorancës dhe të opozitës. Deputeti tha se është bërë një betejë në 2013-2014-ën por s’mund t’i zhbënin se kishin firmosur opozitarët.

“Me të drejtë Erioni tha se ky është një nga koncesionet më të mira (Koncensioni për pullat fiskale). Ne kishim çmimin më të lartë për këtë koncesion më parë. Kur ri dëgjoj të flasin, hipokrizia ka arritur kulmin. Disa prej jush kanë qenë pjesë e sipërmarrjeve, po i lë mënjanë HEC-eve. E harruat ça bënit kur kishit në dorë skanerin e kontejnerëve? Apo koncesionin për markimin? Po kontrollin teknik?

Përgjigjet i dini. Ka një diferencë të jashtëzakonshme, të madhe, midis të ashtuquajturit vizioni juaj dhe i joni. Është bërë një betejë në 2013-2014-ën por s’mund t’i zhbënim se kishit firmosur ju. 24 eurot me mesataren e BE, fiksojeni mirë. Çfarë po bëhet sot? Vutë kujën kur u largua koncesionari i kontrollit teknik dhe u zëvendësua me shoqërinë që aktualisht jo vetëm ka përmirësuar çmimin, por dhe me komunikimin me shqiptarët. Sot është një ditë e rëndësishme për qytetarët dhe për ndryshimin midis nesh dhe jush.

Çfarë duam ne, dhe çfarë bënit ju. Sot merret vendimi që ky koncesion t’i kalojë prodhimit të letrave me vlerë, varur nga Këshilli i Ministrave. Dua të them dhe të përgëzoj qeverinë, pasi nuk është rasti i parë, por i disati se si po tregon me vepra se si duhen trajtuar koncensionet. Kemi ende punë për t’u bërë me koncesionet e tjera”, tha Shalsi.

 

1 VITE ME PARE

"Rrini mos bëni shumë llafe!" Nallbati, ironi në foltore: Nuk është faji i qeverisë që ju i harxhoni për një javë të gjitha dhe pastaj ngeleni trokë!

Seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Kuvendi miraton ndryshimet e Kodit
Beldjon Nallbati

TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Beldjon Nallbati foli me ironi nga foltorja e Kuvendit duke shigjetuar kështu politikat qeverisëse. Ai tha se qeveria është "te hashashi", ndërsa fermerët merren me qepë dhe domate. Nallbati shtoi se qeveria punon me ekskavatorë, fadroma dhe betoniere ndërsa fermerët akoma me shata dhe me bel, me mushka dhe gomerë. Deputeti e vijoi ironinë duke iu drejtuar fermerëve e duke ju thënë "rrini mos bëni shumë llafe se ja po vijnë zgjedhjet dhe prap qeveria do t’ju japë".

Fjala e Nallbatit:

Veprimi skandaloz i fermerëve. Si nuk keni turp që dilni në rrugë, thërrisni e bërtisni, shqetësoni qeverinë, i prishni gjakun(rehatinë)! A e dini ju se është kohe pushimesh apo jo? Një avaz ju! Kush ju ka thënë juve të mbillni, grurë, misër, qepë, patate? Pse iu mbaruan Serbisë që të mbillni juve? Qeveria iu tha mbillni hashash, ju prap patate, qeveria ndërtoi laboratore modernë për kokainë, ju prap grurë! Qeveria ndërton kulla ju vazhdoni me kasolle! Qeveria punon me ekskavatorë, fadroma dhe betoniere ju akoma me shata dhe me bel, me mushka dhe gomere( karroca)!

Turp të keni na nxite faqen na prishët imazhin e vendit. Po pse more me qepë dhe pate, me mushka dhe gomerë (karroca) do ta zhvillojmë ekonominë ne?! Ne Europë shkohet me makijazh edhe botox dhe jo me baltë dhe me djersë! Prandaj thirrini mendjes dhe hiqni dorë nga këto budallallëqe, ka 12 vjet qeveria që iu thotë para nuk ka, për bujqesi nuk na plas, ju prap një avaz! (Prandaj të nderuar fermerë ndërgjegjësohuni dhe tërhiquni nga kërkesat tuaja që kësaj qeverie i duken pavlerë! Kjo qeveri ka 12 vite që iu ka treguar se për bujqësinë nuk ka fonde dhe nuk kemi kohë për bujqësinë dhe ju prap protesta dhe kërkesa?! ) Hajdeni ore punoni ne Palase në Dhërmi në Himarë:-të lani, të pastroni…shërbejini qeverisë se nuk pastrohen vete ato vila! Se qeveria ju ka thënë punë ka po ju nuk doni të punoni!

Po nuk doni ikni, zhdukuni që këtu, se marim skllevër nga Bangladeshi, nuk e lemë vendin në mëshirën tuaj!
Se ju vetëm ankoheni dhe nuk bëni asgjë për qeverinë! Mburreni se paguani taksa! Po pse more mbahet qeveria vetëm me rroga, shkohet ne Dubai me rroga?! Te Nusreti një biftek kushton sa rroga që i jepni ju qeverise.
Ka te tjerë more të tjerë, që dinë ta vlerësojnë djersën dhe mundin e qeveris! Prandaj edhe qeveria ka prioritete, jemi në ekonomi tregu, kush paguan me shumë merr shërbim më cilësor. Ju me ato palo taksa doni t’ju shërbejë qeveria. Pastaj harruat ju që çdo dy vjet, sa herë ka zgjedhje qeveria ju jep nga 100 euro për votë, vaj, sheqer, oriz, ju jep ndihme ekonomike, ju punëson me kontratë tre muaj duke filluar një muaj para fushate deri një muaj pas zgjedhjeve?!

Rrini mos bëni shumë llafe se ja po vijnë zgjedhjet dhe prap qeveria do t’ju japë! ( blejë) Nuk është faji i qeverisë që ju i harxhoni për një javë të gjitha dhe pastaj ngeleni troke! Duhet ta menaxhoni paranë se nuk janë pak 100 euro! Mos e zieni të gjithë orizin në një ditë se do dhjamoseni! Me terezi paguren e vajit se yndyra nuk ju bën mirë! Qeveria për të mirën tuaj mendon, ju si të doni bëni dhe pa merak të nderuar fermerë se qeveria 1-herë në 2-vjet kujtohet për ju dhe përsëri votojeni!

1 VITE ME PARE

Koncensioni i pullave fiskale dhe tarifës së markimit të karburanteve/ Braçe: Në 11 vjet shqiptarët kanë paguar nga xhepat e tyre minimalisht 99 mln euro

Seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Kuvendi miraton ndryshimet e Kodit
Braçe

TIRANË- Deputet i PS-së, Erion Braçe ka marrë pjesë ditën e sotme në seancën e fundit plenare ndërsa ka folur në lidhje me koncensionin e pullave fiskale dhe tarifës së markimit të karburanteve. Gjatë fjalës së tij Braçe u shpreh se në 11 vjet shqiptarët kanë paguar nga xhepat e tyre minimalisht 99 mln euro.

Ai më tej thgeksoi se për koçensionin e pullave fiskale, qytetarët kanë paguar 4 mln euro në vit dhe në 11 vjet bëjnë 44 mln euro. Sipas tij kjo pulla fiskale ka qenë më e shtrenjta në të gjithë Botën, referuar çmimit. Më tej deputeti tha se me markimin e karburanteve, qytetarët kanë paguar nga xhepat e tyre 5 mln euro në vit ndërsa në 11 vjet kanë paguar 55 mln euro.


“Pra në total janë 99 mln euro që janë paguar nga qytetarët e Shqipërisë, sa herë kanë blerë produkte akcize që kanë pasur pullën fiskale dhe karburante”, tha Braçe.


Ai tha se pasi u morën 55 mln euro nga markimi i karburanteve dhe 44 mln euro nga pullat fiskale, sot pas 11 vitesh, ata nuk u marrim asgjë, sepse koncensionarët nuk kanë realizuar ato që kishin në kontratat e tyre.


“Markimi i karburanteve ishte një proces që kryhej në mënyrë manuale, ndërsa te pullat fiskale nuk kemi as atë sistemin e gjurmimit”, tha Braçe.

1 VITE ME PARE

"Është më i shqetësuar për udhëheqjen globale", Spaho: Nuk di a ka pasur ndonjë seancë ku kryeministri ka qenë prezent

Seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Kuvendi miraton ndryshimet e Kodit
Edmond Spaho

TIRANA- Deputeti i PD-së, Edmond Spaho kërkoi sot në Kuvend që Edi Rama të vinte në seancë pas shumë mungesash. Ai tha se Rama është më i shqetësuar për çështjet globale sesa për ato të vendit. Ai tha se Rama pasi mbaroi me refugjatët e Melonit u hodh te ato të Anglisë.

“Sot është seanca e fundit për këtë sezon parlamentar. Që nga janari e deri më sot, nuk di a ka pasur ndonjë seancë ku kryeministri ka qenë prezent. Ai është më i shqetësuar për udhëheqjen globale dhe hallet e popullit ndërkombëtar. Pasi mbaroi me refugjatët e Melonit u hodh te ato të Anglisë, tani të kujdeset pak për refugjatët këtu se jemi kthyer në popull refugjatësh.

Të vijë së paku në ditën e fundit në Kuvend se ai edhe kur vjen në Shqipëri, ia mbath në ndonjë kullë. Është bërë si ai që i këndojnë “ku leh qen e ku del tym, e ku bën daullja bym, aty është Edi Rama”, tha Spaho.

 

1 VITE ME PARE

Mete në Kuvend: Tarifa për markimin e karburanteve do të hiqet! Do të përfitojnë qytetarët dhe bizneset

Seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Kuvendi miraton ndryshimet e Kodit
Mete

TIRANË- Ministëri i Financave, Ervin Mete ka marrë pjesë ditën e sotme në seancën e radhës plenare ku njoftoi nga salla e Kuvendit se tarifa për markimin e karburanteve do të hiqet. Gjatë fjalës së tij Mete u shpreh se nga ky vendim do të përfitojnë qytetarët dhe bizneset. Ai gjithashtu  njoftoi këtë vendim gjatë paraqitjes projektligjit për Akcizat.

Ministri shtoi se nga analiza e akteve ligjore ka lindur e nevojshme të ndryshohet edhe ligji i akcizave për të hequr koncesionarin dhe procedurat e koncesionarit nga ligji. Sipas tij do të jetë Shtypshkronja e Letrave me Vlerë personi juridik publik në pronësi të shtetit, i cili do të realizojë këtë shërbim në të ardhmen, që e ka pasur të drejtën ligjore për ofrimin e shërbimit përpara se të jepej me koncesion.

“Projektligji që paraqitet sot për shqyrtim vjen për një qëllim specifik. Në ligjin e akcizave ka qenë e parashikuar në disa nene koncesionari që ofron shërbimin e pullave fiskale. Duke qenë se ky koncesion përfundon në 31 dhjetor të këtij viti dhe do t’i kalojë shtetit, janë bërë ndryshimet e nevojshme që si koncesionari, si edhe procedurat që lidhen me të, të hiqen nga ky ligj dhe të theksohet që pullat fiskale janë tashmë monopol shtetëror dhe Këshilli i Ministrave do të përcaktojë një person juridik publik të autorizuar për prodhimin dhe shpërndarjen e pullave fiskale, si dhe elementët e sigurisë së tyre, e një sërë nenesh të tjera me të njëjtin qëllim.


Në dhjetor të vitit të kaluar pranë Ministrisë së Financave, me urdhër të Ministrit, është ngritur një grup i gjerë pune, përfshirë edhe Avokaturën e Shtetit, për të menaxhuar procesin e daljes. Është përcaktuar një menaxher daljeje dhe një bord për menaxhimin e këtij procesi, i cili përfundon në 31 dhjetor të këtij viti.

Nga analiza e akteve ligjore ka lindur e nevojshme të ndryshohet edhe ligji i akcizave për të hequr koncesionarin dhe procedurat e koncesionarit nga ligji. Do të jetë Shtypshkronja e Letrave me Vlerë personi juridik publik në pronësi të shtetit, i cili do të realizojë këtë shërbim në të ardhmen, që e ka pasur të drejtën ligjore për ofrimin e shërbimit përpara se të jepej me koncesion.

Është një proces që kërkon vëmendje të dedikuar dhe proces të posaçëm në mënyrë që të realizohet në cilësinë e duhur, duke respektuar transferimin e nevojshëm të aseteve dhe të njohurive. Synimi ynë është që në momentin që ky shërbim kalon në menaxhim shtetëror të ofrohen tarifa më të ulëta se ato që aplikohen nga koncesionari, çka besojmë do të jetë lehtësi për komunitetin e biznesit.

Në të njëjtën kohë në gusht të këtij viti, pra muajin tjetër, përfundon koncesioni i markimit te karburanteve dhe shërbimi kalon tek Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Në momentin që ky koncesion do të përfundojë, në kemi vendosur që edhe tarifa e aplikuar nga koncesionari të hiqet. Pra, nuk do të ketë vazhdim të aplikimit të tarifes së markimit tek qytetarët dhe bizneset. Kostot e vazhdimit të shërbimit do të përballohen nga buxheti i shtetit”, tha Mete.

1 VITE ME PARE

Kodi Zgjedhor/ Mediu: Të shtyhet diskutimi! Dogjani: Rama do të marrë peng jo vetëm deputetët por gjithë Shqipërinë

Seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Kuvendi miraton ndryshimet e Kodit
Kuvendi

TIRANA- Deputeti Fatmir Mediu foli kundër ndryshimeve për Kodin e ri Zgjedhor në nisje të seancës së sotme në Kuvend. Ai tha se po bëhet për pazare okulte. Gjithashtu Mediu shtoi se duhet të shtyhet diskutimi për kodin Zgjedhor, sepse sipas tij, është i padrejtë.

"Për pazare okulte të kalojnë ndryshme të Kodit Zgjedhor ku shqiptarët kanë pritur më ndryshe. Do të ishte absurde që ne të ndryshojmë për gjëra që nuk kanë të bëjnë aspak me cilësinë e votës. Pas një pune të një komisioni të ngritur tërësisht jo funksional, dhe pa transparencë është në nevojë të çdo qytetari shqiptar që të di se çfarë po bëhet. Të shtyhet diskutimi për kodin Zgjedhor, se është i padrejtë", tha Mediu.

Nga ana tjetër deputeti Asllan Dogjani kërkoi që votimi të behet i fshehtë. Ai shtoi se Rama do të marrë peng jo vetëm deputetët por gjithë Shqipërinë.

"Ndryshimet në Kodin Zgjedhor të bëhen me votim të fshehtë. Rama do të marrë peng jo vetëm deputetët por gjithë Shqipërinë", tha Dogjani.

1 VITE ME PARE

Kodi Zgjedhor/ Opozita dhe mazhoranca dakordësohen për një tjetër ndryshim për listat e kandidatëve, ja çfarë propozohet

Seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Kuvendi miraton ndryshimet e Kodit
Foto ilustruese

TIRANË- Kuvendi po mban ditën e stome seancën e radhës plenare ndërsa pritet që të miratojë  ndryshimet në Kodin Zgjedhor, sipas një drafti të dakordësuar nga PD dhe PS. Ky miratim vjen dy ditë pasi Komisioni i Ligjeve miratoi ndryshimet. Në draft propozohet që listat të hapen në 2/3, ndërsa 1/3 do të përbëhet nga kandidatë që nuk lëvizin, pavarësisht votave preferenciale që mund të kenë të tjerë emra që do të renditen në atë që konsiderohet si pjesa e listës së hapur.

Gjithashtu pritet që në zgjedhjet e 2025 të aplikohet pragu elektoral 1% në nivel kombëtar, ndërsa do të ketë të drejtën e votës edhe Diaspora. Ndërkohë është propozuar edhe një amendament lidhur me përbërjen e listave të kandidatëve. Ky amendament sipas propozuesve synon ruajtjen e kuotave gjinore. Sipas amendamentit, 1 në 3 nga kandidatët fitues nga lista e hapur duhet të jetë grua.

“Në mbeshtetje te nenit 75, pikave 3 dhe 4, të Rregullores së Kuvendit të Shipërisë, propozojmë që në projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime neë ligjin Nr. 10019 date 29.12.2008 “Kodi zgjedhor i Republikës së Shqipërise, i ndryshuar të bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1
Në nenin 8 pika 2 shtohet paragrafi:
*Në rastet kur nga rirenditja nuk rezulton që duke filluar nga kreu i listës një në tre emra të saj t’i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar, atëherë kandidatja e tretë në këtë listë dhe në vijim një në çdo tre emra të saj i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar sipas numrit të votave që këto të fundit kanë marrë. Mbi bazën e këtij kriteri hartohet lista përfundimtare që i nënshtrohet votimit parapëlqyes e rirenditur, e cila përdoret për zbatimin e nenit 164 të këtij Kodi.” 

 

Seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Kuvendi miraton ndryshimet e Kodit

1 VITE ME PARE

Nis seanca plenare në Kuvend

Seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Kuvendi miraton ndryshimet e Kodit
Kuvendi

TIRANA- Ka nisur seanca e sotme plenare në Kuvend. Seanca e sotme plenare parashikohet që të ketë një axhendë të ngjeshur ku në rendin e ditës sot është parashikuar që të miratohet Kodi i Ri Zgjedhor, ndryshimet e të cilit ndodhen pas dakordësisë mes PD-së dhe PS-së.

Sipas ndryshimeve në ligjin për Kodin Zgjedhore lista e deputetëve nuk do të jetë tërësisht e hapur. 1/3 do të jetë e mbyllur dhe ekskluzivitet i kryetarit të partisë dhe nuk i nënshtrohet votës preferenciale.

Kandidatët në 2/3 e listës do të luftojnë për të fituar qoftë edhe një votë më shumë se të tjerët, gjë që do t’i japë automatikisht të drejtën për tu ngjitur në renditje e për të shpresuar në fitoren e mandatit. Kështu, Kodin e Ri Zgjedhor i hap rrugë edhe votimit të votës së diasporës.

Në rend dite është parashikuar që të miratohet ligji i ri për "Policinë e Shtetit" si dhe ligji për "Prodhimin e Armëve". Gjithashtu sot pritet të miratohet edhe raporti përfundimtar i Komisionit Hetimor për të dhënat TIMS.

1 VITE ME PARE

Seanca e fundit e sesionit parlamentar! Kuvendi/ Nga votimi i draftit të dakordësuar për Reformën Zgjedhore te Policia e Shtetit dhe tek armët, çfarë pritet sot?

Seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Kuvendi miraton ndryshimet e Kodit
Kuvendi

TIRANA- Kuvendi mblidhet sërish sot pas seancës së djeshme maratonë. Seanca e sotme plenare parashikohet që të ketë një axhendë të ngjeshur ku në rendin e ditës sot është parashikuar që të miratohet Kodi i Ri Zgjedhor, ndryshimet e të cilit ndodhen pas dakordësisë mes PD-së dhe PS-së.

Sipas ndryshimeve në ligjin për Kodin Zgjedhore lista e deputetëve nuk do të jetë tërësisht e hapur. 1/3 do të jetë e mbyllur dhe ekskluzivitet i kryetarit të partisë dhe nuk i nënshtrohet votës preferenciale.

Kandidatët në 2/3 e listës do të luftojnë për të fituar qoftë edhe një votë më shumë se të tjerët, gjë që do t’i japë automatikisht të drejtën për tu ngjitur në renditje e për të shpresuar në fitoren e mandatit. Kështu, Kodin e Ri Zgjedhor i hap rrugë edhe votimit të votës së diasporës.

Në rend dite është parashikuar që të miratohet ligji i ri për "Policinë e Shtetit" si dhe ligji për "Prodhimin e Armëve". Gjithashtu sot pritet të miratohet edhe raporti përfundimtar i Komisionit Hetimor për të dhënat TIMS.

seance plenare 26 korrik 2024

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion