Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Me 90 vota pro dhe 3 kundër është miratuar amendimi i katërt i nënshkruar në marrëveshjen për prodhim dhe furnizim të vaksina anti-Covid nga Pfizer. Abstenim për votimin e amendimit nuk pati, ndërkohë që miratimi i tij u shoqërua me debate. Seanca nisi me betimin e dy deputetëv më të rinj të Kuvendit, Ori Nebijaj dhe Petrit Doda, të cilët zëvendësuan Grida Dumën e Alfred Rushaj, që lanë mandatet. • Sulmi ndaj Berishës në protestën e 6-dhjetorit ishte gjithashtu një temë e nxehtë në Kuvend. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza sërish në drejtim të kryeministrit Edi Rama për sulmin ndaj tij, me grusht ditën që u mbaj Samiti i BE-Ballkani Perëndimor. Nga Foltorja e Kuvendit, me syzet që nuk i heq, Berisha tha se ai është dëshmi e gjallë se kjo opozitë nuk mposhtet. Ai është shprehur se pas serave me kanabis në Berat qëndron ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe këshilltari i tij, Arianit Arapaj. • Pas tij replikoi ministrja Elisa Spiropali, e cila e konsideroi Berishën një politikan të dhunshëm, gjë që nxiti reagime nga deputetët e Opozitës. • Star up-et e dhëna si ‘qoka’ nga ministrja për sipërmarrjen, Edona Bilali janë bërë sot pjesë e Kuvendit të Shqipërisë. Ishte deputetja Ina Zhupa, ajo që citoi investigimin e emisionit “Piranjat” dhe kërkoi që Bilali të nxjerrë fakte e prova që të vërtetojë që nuk ka shpërdoruar findet e kësaj iniciative për të financuar nismat e reja innovative. Por, Bilali nuk ka asnjë sqarim. Ajo sulmoi emisionin “Piranjat” kur tha se u ka dhënë përgjigje, por gazetarët nuk e kanë pasqyruar versionin e saj. • Albana Vokshi dhe Luan Baçi kërkuan që tu shtohej emri në listën e deputetëve të PD-së dhe të mos citoheshin si të pavarur. Madje Vokshi paralajmëroi padi ndaj • Ndërsa ministrja Ogerta Manastirliu u përplas me deputeten Albana Vokshi. Kjo e fundit tha se Manastirliu është simboli i korrupsionit, ndërsa ministrja u shpreh se deputetja ‘çirret’ në Kuvend dhe është kthyer në mbajtëse xhaketash, referuar kujdesit që treguan për Berishën pas sulmit.
15 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Demokratët janë parë mjaft të shqetësuar për kryedemokratin Sali Berisha këtë të hënë në Kuvend. Gjashtë ditë pas sulmit, Berisha mban ende syzet e errëta për të mbuluar mavijosjen e shkaktuar nga grushti që mori në protestën e 6 dhjetorit, ndaj besnikët, i janë përkushtuar sot.
Ajo që u pa mjaft e kujdesshme ndaj tij, ishte deputetja Albana Vokshi, e cila e ndihmoi të vishte pallton. Por, Berisha nuk e ka bërë as rrugën drejt Foltores i vetëm. Shoëqruesi i tij ka qenë demokrati Edi Paloka.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka qenë prezent në Kuvend këtë të henë vetëm për të dhënë votën e tij pro amendamentin e katërt mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë Pfizer për vaksinat anti-covid. Madje, që të largohet nga aty, nuk ka pritur as diskutantin e fundit, Bujar Leskaj.
Në momentin që Leskaj u afrua në foltore, Rama u ngrit në këmbë dhe kërkoi që pas t'i shkonin dy ministret, Belinda Balluku e Olta Xhaçka. Për disa sekonda, të tre shihen që diskutojnë duke lëvizur dhe duart, por një sinjal i kreut të qeverisë, i ngre në këmbë ministret.
Ai ua bën me dorë që të çohen dhe të dyja zbatojnë 'urdhrin' e shkojnë pas tij.
TIRANË- Me 90 vota pro dhe 3 kundër është miratuar amendimi i katërt i nënshkruar në marrëveshjen për prodhim dhe furnizim të vaksina anti-Covid nga Pfizer. Abstenim për votimin e amendimit nuk pati, ndërkohë që miratimi i tij u shoqërua me debate.
Akti Normativ i plotë:
Akti normativ nr.16, datë 26.10.2022 “Për miratimin e amendimit të katërt të nënshkruar në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin, nga dhe ndërmjet PFIZER EXPORT B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021, të Këshillit të Ministrave”, të ndryshuar.
TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike kanë kërkuar që kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla t'i listojë në grupin parlamentar të PD-së dhe jo si të pavarur. Albana Vokshi, Luan Baçi dhe Oerd Bylykbashi shkruan këtë kërkesë në Kuvend. Të tre thanë se nuk duan të listohen si të pavarur, duke e konsideruar këtë gjë, një shkelje të Kushtetutës.
Pjesë nga replikat:
Albana Vokshi: Unë nuk jam Albana Vokshi deputete, jo zonja kryetare, jam deputete e Partisë Demokratike, keni bërë një gabim shumë të madh ju personalisht ne shkelje ligjore që keni hequr emrin tim dhe katër kolegëve të mi. Ne jemi deputetë të PD. Ju paralajmëroj se do ju padis. Unë do t’ju padis për abuzim me postin tuaj. Mjaft më me dhunën ndaj opozitës, nuk do të jetë më si më parë, ju siguroj unë dhe kolegët e mi.
Luan Baçi: Edhe unë zonja kryetare e parlamentit, kam të njëjtën kërkesë. Ju lutem më shënoni emrin në listën e PD-së. më keni nxjerrë nga lista. E bëtë një vit, por boll më. Kam fituar në listën e PD. Një ditë do tu kthehet në boomerang kjo lëvizje.
Kërkova që fjalën time ta merrte Noka sepse është deputeti i grupit parlamentar i PD-së. E parashikon rregullorja. Grupi i deputetëve të PD-së është përcaktuar nga zgjedhjet dhe vetëm ata që kanë bërë kërkesë kalojnë diku tjetër. ka më shumë se një vit që ky parlament është në shkelje të kushtetutës. E kam kërkuar që atëherë aktin e parlamentit me të cilin ky parlament ka përjashtuar pesë të tillë nga grupi. Është shkelje flagrante. Ju jeni e para që mbani përgjegjësi për këtë.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi ka cituar mediat mes tyre dhe Dosja.al për investigime në lidhje me aferat në fushën e shëndetësisë. I pranishëm në Kuvend, Baçi tha se janë publikuar të dhëna se vetëm një kompani merr 7 tendera për 8 miliardë lekë. Ai shtoi se skandalet me paratë e shqiptarëve nuk kanë të mbaruar.
Fjala e Baçit:
Përtej dobishmërisë sociale, kjo marrëveshje është pjesë e axhendës korruptive të qeverisë tuaj. Në krye qëndron koncensioni i Portit të Durrësit. Por edhe kjo po kalon në mungesë të plotë transparence. Mos të harrojmë që sektori i shëndetësisë është një sektor I ndezur. Këtë e konfirmojnë edhe portalet investiguese, portalet Pamflet dhe Dosja që kanë publikuar të dhëna se vetëm një kompani merr 7 tendera për 8 miliardë lekë. Skandalet me paratë e taksapaguesve nuk kanë të mbaruar. Me vetëm 6.1 kilometër që do të ndërtohet, kostoja do të jetë shumë më e lartë. Levani ka dalë në protestë, 10 fshatra janë pa energji elektrike. Rruga Qukës-Plloçë dhe Rruga e Arbrit na kanë shkaktuar dhjetëra e miliona euro dëme. Një Zot e di se çfarë do të ndodhë dhe se kur do të përfundojnë këto rrugë. Atnetai ndaj Berishës ndodhi në Samitin e Bashkimit Evropian, kishte për qëllim të shkaktonte reagim të dhunshëm nga ana e Opozitës. Përse kjo? Sepse sensibilizimi dhe ana e mënyra se si Opozita e trajtoi ishte ajo që kryeministri nuk donte të shfaqej. Rama gjeti një kamikaz që me tradhëti goditi Berishën. Mediat ndërkombëtare i bënë jehonë gjithashtu. Kamikazi juaj heshti dhe kërkoi falje duke zbatuar me përpikmëri porositë e klanit mafioz.
TIRANË- Kuvendi është 'nxehur' nga debate të forta! Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi është përplasur me ministren Ogerta Manastirliu. Nga Kuvendi, Vokshi e bëri Manastirliun dhe kryeministrin Edi Rama përgjegjës për vdekjen e personave nga Covid-19. Vokshi tha se ata kanë shpërdoruar fondet dhe shpërdoruar paratë e qytetarëve që duheshin përdorur për shëndetësinë, gjë që ka sjellë mungesën e shërbimit mjekësor. Vokshi tha gjithashtu se Manastirliu duhet të ishte pas hekurave e jo në Kuvend. Por, ministrja ju përgjigj. Ajo e cilësoi Vokshin simbolin e kontrabandës së naftës dhe tha se është kthyer në mabjtëse palltosh, referuar faktit që ndihmoi kryedemokratin Sali Berisha që të vishej.
DEBATI I PLOTË MES TYRE:
Albana Vokshi: Ministrja aktuale është ministrja më e paaftë ndonjëherë e Shqipërisë. Nuk di të them se çfarë vendi zë, të parin apo të dytin për nga korrupsioni. Nuk duhet të ishte këtu, por para drejtësisë, dua t’i kujtoj ministres, që s’duhet të flisnim as për skedulim vaksinash, sepse ka premtuar në komisionin e shëndetësisë se në mars apo prill, do kishte përfunduar procesi i vaksinimit, por ja ku jemi sotm e irskedulim vaksinash që për një arsye apo tjetër, nuk u përdorën. Këtë propagandën që bëni, ju lutem na e kurseni. Kjo marrëveshje që ne diskutojmë nuk mund të mos na sjellë në mendje kohën e Covid-19 me masat arbutrare të Ramës. Kryeministrat arbitrarë përfituan që të përqëndronin më shumë pushtete në duart e tyre, dhe Rama ishte një prej tyre. I mbani mend edhe telefonatat, ‘alo jam Edi, lani duart’. Të gjithë të mirat i merrnim nëse donte ai, jo se na takonin me ligj e Kushtetutë. Madje dhe me vaksinat doli e tha që i kishte futur kontrabandë. I futa tha se mi dha një miku im. Nuk ia them emrin se ashtu është puna. Asnjë kryeministër në botë nuk e bën këtë. Vaksinat, kurat e të gjitha shërbimet u përdorën për vota. Cili është ai kryeministër e ministër që abuzon me paratë e shëndetit në periudhë pandemie? Edi Rama, Manastirliu. Është krim, një krim. Ndaj jemi të fundit në çdo raport, për numër mjekësh e për shërbime shëndetësore. Janë kthyer në shërbime luksi, por jemi të parët në një indicator, në humbjen e jetëve për shkak të covid-19. Kemi dhe patronazhistët. Ai përhapi frikë dhe bëri ç’të donte me fondet e buxhetit, shpiku tenderat sekretë për të abuzuar më shumë me ministren që foli. U zbuau dhe me respiratorët, mungesa e tyre solli humbje jete. Ndaj dhe unë bëj fajtor Edi Ramën dhe Ogerta Manastirliun me humbjen e jetës së njerëzve. SPAK të nxjerrë dosjet që kemi dorëzuar për tenderat sekretë. Sharja, kërcënimi e bullizmi ndaj gazetarëve është kënaqësia e përditshme e Edi Ramës. Ky model dhunë, arbitrat e i nxitur nga Rama. Nxitësi kryesor i dhunës është Edi Rama. Opozita dhunohet nga të drejtat e saj dhe përpiqet që të asgjësohet, i kufizohet fjala. Po kërkohet të rrëmbehet vula e flamuri i PD-së, në këtë mjedis dhune, qytetari ndjehet i padobishëm, mendon se s’ka shpresë. Të dashur qytëtarë, dhuna ka vetëm një emër, ai është Edi Rama. Asgjë s’do të jetë më si më parë, fiksojeni mirë, do të përballemi dhëmb më dhëmb, me të gjitha mjetet që ju përdorni. Zgjidhja është të largojme Ramën dhe ta çlirojmë Shqipërinë nga dhuna e mallkimi. Rama është një hakmarrës diabolic dhe njëh vetëm dhunën si aktin e tij. Me dhunë mban veten në pushtet, i ka bërë llogaritë gabim, Opozita do t’I shkojë deri në fund misionit të saj.
Ogerta Manastirliu: fjalët që dëgjuam këtu të nxirrte nga goja, një prej simboleve të korrupsionit të kontrabandës së naftës që sot është kthyer në mabjtëse palltosh të një tjetër simboli korrupsioni të shënjua nga SHBA-të nuk më kanë bërë përshtypje, njerëzit marrin sot shërbime shëndetësore e shërbim mjekësor në spoitale. Qytetarët nuk kanë hallet tuaja dhe ne jemi këto për hallet e tyre. Hallet tuaja në fakt nuk kanë zgjidhje dhe prandaj vini këtu e çireni në Foltore. Prandaj flet këtu sit ë fortët e lagjes dhe çirresh e patjetër që vetëm kërcënimi e kanosja të ka mbetur. Janë shenja tipike të atyre personazheve që u ka humbur shpresa, që e dimë mirë se koha u ka ikur e nuk kthehet më.
Albana Vokshi: E para kërkoj që të ndërhyni kur përdoret ai fjalor. Një grua nuk mund të flasë me atë gjuhë
Lindita Nikolla: Edhe fjalori juaj, duhet të shikoni fjalorin tuaj.
Albana Vokshi: As nuk u çorra dhe nuk përdora gjuhë të fortësh. Unë ju kërkoj t’i tërhiqni vëmendjen e të merrni masa ndaj ministres. Unë s’kam pasur kurrë pushtet, ju jeni abuzuese të parave të shqiptarëve, për vjedhjen që i keni bërë parave të shëndetit të qytetarëve, duhet të ishit pas hekurave, më vjen keq që simboli i korrupsionit në qeverinë Rama është simboli i një gruaje.
TIRANË- Deputeti demokrat Flamur Noka ka akuzuar kryeministri Edi Rama për sulmin ndaj kreut të Opozitës më 6 dhjetor. Gjatë fjalës në Kuvend Noka tha se Rama kishte në plan që pasi të goditej Berisha, opozita të shpërthente në dhunë në mënyrë që të justifikohej dhuna. Deputeti shtoi se pasi dështoi me planin për ta përçarë dhe t’i marr vulën opozitës, kryeministri tentoi dhe goditjen e Sali Berishës.
“Ka 9 vite që Shqipëria ndodhet nën pushtetin e krimit, bandave, drogës dhe korrupsionit. Rama dhe banda e tij, që quhet qeveri, janë munduar t’i imponojnë qytetarëve që hajdutërinë, krimin dhe çdo gjë tjetër të zezë, ta quajnë normë dhe standard. E gjitha kjo është bërë me një qëllim, që shoqëria të pranojë të keqen si normalitet. Ky njeri që duhet të ishte tjetër kund, por fatkeqësisht është kryeministër ka sulmuar opozitën për 9 vite. Ai nuk sulmon krimin dhe bandat, por sulmon opozitën dhe fjalën e lirë. Dy seancat e fundit ngulmuan me sulmin e datës 6. Njerëz fatkeq ka kudo, por ky po i manipulon. Ky pasi sulmoi verbalisht, vazhdoi me skenarin e dytë, sulmin fizik në 6 dhjetor. Kush ja zbehte shkëlqimin e Shqipërisë që do tu shiste ky liderëve evropian? Sali Berisha. Dhe pastaj vazhdoi me sulmin fizik. 6 dhjetori është një ditë e rëndë në demokraci. Nuk u sulmua vetëm një njëri, u sulmua gjithë demokracia. Dhe sapo u sulmua Berisha, ministri i shtëpisë nxitoi të publikonte një epikrizë të të sulmuarit. është i çmendur thanë. Ai i çmendur zbaton kodin Omerta, nuk flet ai. I çmenduri tregon shumë gjera, por nuk zbaton kodin Omerta. Po ajo xhamia atje, që kur ka ardhur demokracia, monitorohet nga anti-terrori dhe shërbimi informativ. është monitoruar që kur kam qenë unë në ministri edhe para meje. Ju nuk do të keni më luksin të vazhdoni ta shikoni Shqipërinë kështu. Do të keni përballje. Revolucioni do t'iu fshijë juve, do t'iu fshijë dhe ju do të jepni llogari," tha Noka.
Po ashtu dhe deputeti Tritan Shehu ka deklaruar se sulmi ndaj Berishës ishte i mirëorganizar dhe i përgatitur.
“Ishte e organizuar, e përgatitur, e parapërcaktuar, provokim ndaj opozitës, për t’i bërë që të reagojnë në mënyrë jo demokratike, e ti sulmojnë pastaj. Veprime të tilla, agresione të tilla, barbarizma të tillë, nuk e trembin opozitën, nuk e frikësojnë opozitën. Duhet të dënojmë atë gjest barbar, ishte një shkelm për demokracinë, si një goditje e thellë e lirive dhe për ta katandisur demokracinë akoma më tej drejt skutave lindore, prandaj sa nuk është vonë duhet të jemi koshient së bashku”, tha Tritan Shehu.
TIRANË- Star up-et e dhëna si ‘qoka’ nga ministrja për sipërmarrjen, Edona Bilali janë bërë sot pjesë e Kuvendit të Shqipërisë. Ishte deputetja Ina Zhupa, ajo që citoi investigimin e emisionit “Piranjat” dhe kërkoi që Bilali të nxjerrë fakte e prova që të vërtetojë që nuk ka shpërdoruar findet e kësaj iniciative për të financuar nismat e reja innovative. Por, Bilali nuk ka asnjë sqarim. Ajo sulmoi emisionin “Piranjat” kur tha se u ka dhënë përgjigje, por gazetarët nuk e kanë pasqyruar versionin e saj.
Pjesë nga replikat në Kuvend:
Ina Zhupa: Një hetim ka nxjerrë në dritë, në AbcNeës u transmetua se si fondet e start up-eve ishin dhënë në bazë preferencash e në konflikt të pastër interesi.
Edona Bilali: Zonja Zhupa, ajo që bëtë ju, ishte të përmendnit censurën e medias në fjalë, e dini ju që censurën e ka pikërisht rasti që ju përmendni? Kjo sepse përfituesit të cilët kanë marrë mbështetje edhe nga ju, rezultuan fitues që janë simpatizantë të kësaj force, të asaj force, të të gjithëve ktu në sallë. Kur u atakuan, këta përfitues kanë treguar të vërtetën në komente dhe videoja u hoq. U hoqën të gjitha komentet dhe u fshi videoja. Video u publikua sërish dhe sulmi u përsërit sërish. Më vonë u ndoq strategjia tjetër, duke bërë bllok. Rezultati ky ishte, filluan të bënin vetëm block, block, block. Ju inkurajoj ta shqyrtoni. Për procesin në fjalë do të flas sapo të kemi raportin e plotë transparent. Media në fjalë na ka dërguar pyetje dhe ka marrë përgjigje për të gjitha, por asgjë nga ato nuk kishte në emision. Ju si e re që jeni nuk duhet të kapni gurin në emër të censurës, për ata të rinj që u shigjetuan në atë emision. Njerëzit u shënjestruan për arsye politike.
Ina Zhupa: Unë iu referova hetimit të medias, të AbcNeës dhe katër rasteve, nuk dua t’i përmend tani, por kemi djalin e kryetarit të FSHZ, SkyTech, e të tjerë, e të tjerë. Fakti që ata e kanë thënë me zë e figurë dhe më pas bllokohet nga rrjeti mediatik tregon që ka pas një presion ndaj ju. Nëse e njëjta media mbyll emisionin Log, dhe tashmë thotë që është ndaluar emisioni Piranja të hedhë videon në Youtube që mos të shikohet, ju duhet të ktheni përgjigje me fakte dhe prova. Ju këtu nuk mund të vini duke atakuar emisionin apo median, ju duhet të vini me prova dhe fakte konkrete për të treguar se çfarë ka ndodhur që ta dëgjojmë të gjithë ne dhe qytetarët.
TIRANË- Fjala e ministres Elisa Spiropali ka 'ndezur gjakrat' në Kuvendin e Shqipërisë. Spiropali foli për sulmin ndaj kryedemokratit Sali Berisha dhe tha se kishte ndjerë keqardhje për përgjakjen e tij, por tha gjithashtu se Berisha është edhe një politikan që ka përdorur vetë dhunë.
"Ndjeva keqardhje për ju zoti Berisha. Nuk do ta doja ta shihja atë skenë, atë përgjakjen tuaj, nuk do ta doja ta shikoja ditën e samitit, nuk doja ta shihja as ndonjë ditë tjetër të vitit. E di se shumë prej jush ka përmendur të kaluarën atë ditë që ndodhi ngjarja. Ju cilësuan si politikani që keni përdorur dhunë. E dëshmuat edhe sot fatkeqësisht që jeni politikani që keni kultivuar dhunë, keni goditur shumëkënd,"- tha Spiropali, por këto fjalë nuk u protën mjaft mirë nga Opozita.
Vetë Berisha ishte larguar nga salla, por deputetët e Partisë Demokratike u ngritën të gjithë në këmbë duke bërtitur.
"Je dhe grua, nuk ke turp"- tha dikush.
"S'ju vjen turp,"- dëgjohet një tjetër të thotë.
TIRANË- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali shprehu keqardhje në seancën e sotme plenare për sulmin që Gerti Shehu bëri ndaj ish kryeministrit, Sali Berisha në protestën e 6 dhjetorit. Por tregoi edhe "hallin" e mazhorancës. Në fjalën e saj, ajo tha se në 6 dhjetor vëmendja duhet të ishte tek Samiti i BE-Ballkanit Perëndimor, por ekrani u nda në 2 pjesë. Po ashtu, Spiropali tha se kishte qenë vetë Berisha ai që kishte nxitur dhunë ndaj kundërshtarëve politikë, duke e akuzuar se i dhunoi edhe sot.
"Ndjeva keqardhje për ju. Nuk do të doja ta shihja një skenë të tillë. Nuk do të doja dhe nuk do ta uroja kurrë atë përgjakje në fytyrën tuaj. Nuk do ta uroja kurrë atë skenë të Samitit të BE dhe Ballkanit. Dhuna është e papranueshme në çdo rast dhe kundër çdo kujt. Je politikani që ka frymëzuar dhunë më shumë se kushdo...E dëshmuat edhe sot. Keni goditur shumëkënd. Keni përdorur dhunën si mjet për të arritur qëllimet. Forca ime politike dhe unë jemi kundër dhunës. Po ushtroni dhunë nëse nuk e dini...Forca ime politike dhe unë personalisht. Ne nuk bëjmë dallim mes grushtit që godet kundërshtarit, me plumbat që shkojnë tek mbështetësit tanë. Ai ushtroi dhunë kundër të gjithëve ne. Mundohu njëherë të thuash të vërtetën, kujto se çfarë ke bërë vetë. Ke qenë shkak i plumbave të zbrazur, i plumbave dhe nuk ke ndjerë keqardhje. Unë ndjehem e keqardhur e një dhune të shëmtuar. Përdori të njëjtin ton dhe të njëjtën gjuhë sa herë ka problem me të vërtetën dhe vendin. Vëmendja që duhet t'i ishte kushtuar Samitit në ekranet tona duhet të shihnim të ndarë ekranin dhe dhunën e saj. Nuk vonoi as 15 minuta nga sulmi të akuzonte Edi Ramën, ashtu siç akuzonte Fatos Nanon për vrasjen e Azem Hajdarit. Kjo nuk e pengoi Sali Berishën që ta linconin kundërshtarin politik. Nuk ka lënë rast pa i shpallur kundërshtarët kriminelë, trafikantë droge...Nuk e di për kë e kishte. Në çdo herë dhe për çdo rast në çdo vrasje e vjedhje ka akuzuar kundërshtarët politikë,"-tha Spiropali.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se pas serave me kanabis në Berat qëndron ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe këshilltari i tij, Arianit Arapaj. I pranishëm në Kuvendin e Shqipërisë, Berisha lexoi një denoncim që kishte marrë. Personi që i shkruante tregonte se shefi i policisë Edmond Targaj, ishte urdhëruar nga Arapaj, këshilltari i Çuçit që të mos e 'prekte' serën në fjalë. Sipas Berishës, urdhri ishte dhënë nga Çuçi dhe duhej zbatuar.
Fjala e Berishës:
Nuk ka moral këtu. Ku është kjo? Ke shkuar për të takuar Viktorin në burg apo jo? Thuaja pak shqiptarëve, çfarë lidhje ke me 5 tonët e drogës që erdhën në Çervenakë. Ku e keni atë Çuçin e familjes. A e dini e kujt ishte sera e Beratit, ua them unë?
Berisha lexon mesazhin:
"Mirëmbrëma doktor, me datën 11 nëntor në Berat është goditur një serë e kultivimit të kanabisit dhe janë sekuestruar mbi 2 ton kanabis dhe sasi e tërë e bërë gati për mbjellje. U përjashtuan e gjithë policia gjithë zinxhiri drejtues i Policisë së Beratit, vetëm drejtori i policisë Edmond Targaj u kalua në Akademinë e Policisë. Nga informacion 100% i sigurtë doktor, drejtori i Beratit ishte drejtues dhe menaxher i aktivitetit kriminal. Por në këtë situatë Edmond Targaj shkoi tek ministri i familjes Çuçi dhe i tregoi se unë nuk kam bërë gjë tjetër se vetëm kam zbatuar porosinë e bosit të drogës në ministri, Aranit Arapi, i cili më ka folur në emër tuaj dhe i tregoi komunikimin me sms. I tregoi komunikimin me sms, në të cilën Arapi i thoshte se ministri kërkon që ajo sera të mos preket. Dhe ky, pas kësaj bisede anuloi menjëherë e Targës nga Policia e Shtetit".
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi. I pranishëm në Kuvend, në seancën e sotme plenare, Berisha tha se Rama është përpjekur të rrëzojë Opozitën me sulmin që sipas tij, i përgatiti në protestën e 6-dhjetorit ku Gerti Shehu e qëlloi me grusht. Berisha tha më tej se edhe sikur të mbledhë trafikantët e vrasësit e të gjithë vendit, nuk do të arrinte ta mposhtte PD-në.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Jam këtu për ti thënë se me aktin më korruptim, ke arritur të blesh dhe shesësh, deklarata, deputetë, kryetarë opozita e të tjerë me radhë, por ata kanë marrë fund, kanë shkuar dhe janë arkivuar siç do të arkivohesh dhe ti në kohët që vijnë.
Edi Rama duke nxjerr në mes të rrugës një kriminel një informator të policisë kriminale, të përgatitur me ministrin e familjes që në kohëra të ndryshme ndajnë të njëjtën bashkëshorte. Edi Rama mendoi se kjo është rruga për të triumfuar mbi opozitën. Por i them këtu se të gjithë kriminelët e Shqipërisë po ti mbledhësh, të gjithë vrasësit po ti fusësh në këtë sallë, se të gjithë trafikantët, kurrë nuk do të mund të mposhtësh opozitën dhe popullin opozitar. Qytetarë dhe qytetare, unë kam marrë mijëra mesazhe nga ju. Në tërësi ato konvergojnë në përgjigjen që duhet ti japim Edi Ramës dhe unë ju garantoj se përgjigje tjetër përveç asaj që thoni ju, nuk kam imagjinuar dhe nuk mendoj. Një përgjigje të përbashkët, solemne kundër këtij armiku, i cili nuk ka normë morale, parim, kundër këtij burracaku, frikacaku që zgjedh një ditë të rëndësishme për shqiptarët për të kryer krimin, duke shprehur se ajo do të shërbente si maskë, mbulesë për të.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza sërish në drejtim të kryeministrit Edi Rama për sulmin ndaj tij, me grusht ditën që u mbaj Samiti i BE-Ballkani Perëndimor. Nga Foltorja e Kuvendit, me syzet që nuk i heq, Berisha tha se ai është dëshmi e gjallë se kjo opozitë nuk mposhtet.
"Flas sot në këtë parlament, me thirrjen time drejtuar mbarë qytetarëve shqiptarë, popullit opozitar. Në këto momente në të cilat ky regjim i mbështetur tërësisht në krimin, drogën, vjedhjen e qytetarëve shqiptarë dëshmoi se është i aftë të bëjë gjithçka për eliminimin e opozitës së vërtetë. Por unë jam sot këtu para jush si dëshmi e shpirtit të pamposhtur të opozitës. E vendimit të saj sublim për tu përballur dhëmb për dhëmb me këtë regjim kriminal, kreun e tij Edi Rama i cili në traditën e etërve të tij mizorë, xhelatë, babait të tij që firmoste varjen në litarë të kundërshtarit, dajës së tij që urdhëronte varrosjen të gjallë të kundërshtarëve politikë. Jam këtu për ti thënë se je i pashpresë, se me asgjë nuk do të arrish kurrë të mposhtësh opozitën shqiptare. Jam këtu për ti thënë se me aktin më korruptim, ke arritur të blesh dhe shesësh, deklarata, deputetë, kryetarë opozita e të tjerë me radhë, por ata kanë marrë fund, kanë shkuar dhe janë arkivuar siç do të arkivohesh dhe ti në kohët që vijnë. Edi Rama duke nxjerr në mes të rrugës një kriminel një informator të policisë kriminale, të përgatitur me ministrin e familjes që në kohëra të ndryshme ndajnë të njëjtën bashkëshorte. Edi Rama mendoi se kjo është rruga për të triumfuar mbi opozitën. Por i them këtu se të gjithë kriminelët e Shqipërisë po ti mbledhësh, të gjithë vrasësit po ti fusësh në këtë sallë, se të gjithë trafikantët, kurrë nuk do të mund të mposhtësh opozitën dhe popullin opozitar. Qytetarë dhe qytetare, unë kam marrë mijëra mesazhe nga ju. Në tërësi ato konvergojnë në përgjigjen që duhet ti japim Edi Ramës dhe unë ju garantoj se përgjigje tjetër përveç asaj që thoni ju, nuk kam imagjinuar dhe nuk mendoj. Një përgjigje të përbashkët, solemne kundër këtij armiku, i cili nuk ka normë morale, parim, kundër këtij burracaku, frikacaku që zgjedh një ditë të rëndësishme për shqiptarët për të kryer krimin, duke shprehur se ajo do të shërbente si maskë, mbulesë për të,"-tha Berisha.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka komentuar sulmin ndaj kryedemokratit Sali Berisha në protestën e 6 dhjetorit. I pranishëm në Kuvend, Boçi tha se goditja që iu bë Berishës nuk ka sulmuar vetëm atë, por të gjithë Opozitën. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama si autor dhe shtoi se ai duhet të vijë e të japë dorëheqjen.
Pjesë nga biseda:
Luçiano Boçi: Harrojeni ju, nuk goditet Sali Berisha, është goditur Opozita dhe autori i këtij sulmi është ai që mungon sot. Të vijë këtu dhe të japë dorëheqjen. Boll më. Është organizator i një sulmi ndaj kryetarit të Opozitës, duke kërcënuar drejtpërdrejt Sali Berishën, Edi Palokën dhe Gazment Bardhi. Nuk duhet të vazhdojmë dot më me këtë qëndrim, boll më, jeni kryetare e Kuvendit, mbani qëndrim dhe ta votojmë këtu.
Lindita Nikolla: E kemi dënur dhunën dhe kemi kërkuar që të ndëshkohet dhunuesi.
TIRANË- Janë betuar në Kuvend dy deputetët më të rinj, Oriela Nebijaj dhe Petrit Doda. Të dy ishin prezentë për herë të parë në Kuvend, pasi zëvendësuan Grida Dumën e Alfred Rushajn, që hoqën dorë nga mandati i tyre i deputetit.
"Betohem,"- ishte fjala që thanë të dy deputetët në Kuvend.
Duma e la mandatin e deputetes për t’u angazhuar në botën e televizionit, ndërsa Rushaj hoqi dorë nga mandati i deputetit për arsye personale.