LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Largohet nga SHISH Helidon Bendo, Rama: Do jetë këshilltari im në reformën e sigurisë (Berisha e paralajmëroi)

•Largohet nga detyra, kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo. •Ditën e sotme, Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar lirimin nga detyra të drejtorit të Shërbimit Informativ Kombëtar. Në dekretin e Presidentit, thuhet se largimi i Bendos nga detyra është kryer me propozim të Kryeministrit Edi Rama. • Ky i fundit, pak minuta pas bërjes publike të lajmit, postoi një foto nga zyra e tij me Bendon. Rama deklaroi se Bendo kishte ofruar dorëheqjen e tij, pasi do ndjekë studimet në Kolegjin e Studimeve Ndërkombëtare e të Sigurisë, pranë Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara.  •Rama tha se Bendo do të jetë i angazhuar si këshilltar i tij për reformën e institucioneve të sigurisë. •Ky largim, ishte paralajmëruar 1 javë më parë nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. 

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Shkarkimi i kreut të SHISH, Berisha e paralajmëroi një javë më parë: Bendos i kanë mbyllur derën, s'lejohet të marrë detyrën

Largohet nga SHISH Helidon Bendo, Rama: Do jetë këshilltari im në
Sali Berisha, Helidon Bendo

TIRANË- Shkarkimin nga detyra të kreut të Shërbimit Informativ të Shtetit, Helidon Bendos, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e kishte paralajmëruar një javë më parë. Më 16 dhjetor, në konferencën e tij të përjavshme, Berisha tha se një drejtor është larguar nga Rama, (duke iu referuar Bendos), madje shtoi se i ishin mbyllur institucionit dhe nuk po lejohej të merrte detyrën. 

"Informoj shqiptarët se në dhunim flagrant të Kushtetutës së vendit, në një akt mafioz të pashembullt, shefit të Shërbimit Informativ, të emëruar në përputhje me Kushtetutën e vendit nga Presidenti i Republikës, të dërguar për shkollim në SHBA, pas kthimit nga shkollimi në kundërshtim me ligji, i mbyllen dyert e shërbimit dhe nuk i lejohet të marrë detyrën, pa asnjë akt, pa asnjë vendim, të atij që supozohet të jetë kryetar shteti, dhe që mbron firmën e institucionit. Shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar, propozohet nga kryeministri, por emërohet nga presidenti, dhe po me ligj, ai u raporton të dyve.

Ky është një akt i turpshëm, që dëshmon se këtu nuk ka shtet, por ka vetëm një njeri që nuk njeh ligj, Kushtetutë dhe parim dhe ky është Edi Rama. Ju mund të merrni deklaratat e mia për Bendon, asnjë konsideratë të veçantë nuk kam shprehur, përkundrazi kam shprehur të gjithë rezervat e mia. Por a mund të pranohet një akt banditesk, një akt banditesk. Nëse Edi Rama e konsideron atë spiun të amerikanëve, francezëve apo gjermanëve, ai duhet të bëjë transparencë para shqiptarëve, sepse për aq kohë sa Helidon Bendo ka kryer atë detyrë, ka drejtuar një institucion kushtetues. Është një emërtesë kushtetuese. Emërohet nga kreu i shtetit dhe nuk ka askush të drejtë, pa pëlqimin e kreut të shtetit, me shkrim, as ta pezullojë, as ta shkarkojë. Këto janë akte banditeske, akte të turpshme. Dënoj me ashpërsinë më të madhe,”-tha Berisha.

Mesa duket kryedemokrati Berisha ka pasur një informacion nga brenda institucionit dhe nga ajo që ndodhi sot, duket se ka pasur të drejtë.

 
3 VITE ME PARE

Largimi i Bendos nga SHISH, Rama: Do vazhdojë studimet pasuniversitare në SHBA, do jetë këshilltari im për reformën e sigurisë

Largohet nga SHISH Helidon Bendo, Rama: Do jetë këshilltari im në
Helidon Bendo dhe Edi Rama

TIRANË- Largimi i Helidon Bendos nga pozicioni i drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit, ka ndodhur për shkak të studimeve pasuniversitare që ai do ndjekë. Kështu bën të ditur ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë një foto me Bendon nga zyra e tij. Rama sqaron se Bendo do të ndjekë studimet në Kolegjin e Studimeve Ndërkombëtare e të Sigurisë, pranë Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara, ndaj dhe ka paraqitur dorëheqjen. 

Mirëpo, Bendo do ketë rol aktiv në vendin tonë. Rama shton në fund, se Bendo do të jetë i angazhuar si këshilltar i tij për reformën e institucioneve të sigurisë.

POSTIMI I RAMËS:

Me HELIDON BENDON, Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit, i cili për arsye të vazhdimit të studimeve pasuniversitare në Kolegjin e Studimeve Ndërkombëtare e të Sigurisë, pranë Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara, ka dorëzuar dorëheqjen. Ai do të angazhohet në vijim si këshilltar i kryeministrit për reformën e institucioneve të sigurisë.

3 VITE ME PARE

Shkarkohet nga detyra drejtori i SHISH Helidon Bendo, Begaj firmos dekretin

Largohet nga SHISH Helidon Bendo, Rama: Do jetë këshilltari im në
Helidon Bendo

TIRANË- Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo është shkarkuar nga detyra. Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar sot lirimin nga detyra të drejtorit të Shërbimit Informativ Kombëtar. Bendo i cili ndodhet prej muajsh në SHBA për trajtim, është larguar nga detyra me urdhër të kryeministrit Edi Rama. 

DEKRETI

Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të drejtorit të Shërbimit Informativ Kombëtar, Zotit Helidon Bendo

DEKRET PËR LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TË SHËRBIMIT INFORMATIV KOMBËTAR

Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, paragrafit 2, të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, të ndryshuar, me propozim të Kryeministrit,

DEKRETOJ:

Zoti Helidon Bendo, lirohet nga detyra e drejtorit të Shërbimit Informativ Kombëtar.

Dekret nr. 13887

Tiranë, më 23.12.2022 BAJRAM BEGAJ

Bendo u emërua në detyrën e Drejtorit të SHISH më 5 Nëntor 2018. Ai është një inspektor karriere, pasi iu bashkua shërbimit inteligjent në vitin 1995. Bendo është diplomuar për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka një master në studime për sigurinë, si dhe trajnime të ndryshme brenda e jashtë vendit.

Bendo ka qënë prej kohësh në qendër të hakerave iranianë. Ata publikuan mjetet e identifikimit të Bendos, njëjtë siç bënë dhe më parë me ish-Drejtorin e Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Në dokumente ishin të gjitha të dhënat e Bendos, atësia, mëmësia, datëlindja, vendlindja si dhe numrat personalë, sa herë që ka rinovuar kartën e identitetit. Mirëpo, hakerat nuk janë ndaluar me kaq. Ata kanë publikuar edhe lëvizjet e Bendos nga Shqipëri. Në dokumente shihet sa herë ish-kreu i SHISH e ka kaluar kufirin shqiptar, nga cila pikë kufitare ka dalë dhe me çfarë mjeti ka udhëtuar.

shkarkohet helidon bendo helidon bendo

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet