LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Liderët e shteteve mblidhen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së: Bota po bëhet e pavarur!

•Më shumë se 150 liderë shtetesh dhe qeverish, si dhe qindra ministra, diplomatë, përfaqësues të OJQ-ve dhe gazetarë, janë mbledhur në New York për sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku do të diskutohet për zgjidhjen e problemeve më urgjente në botë. •Si traditë, Brazili është vendi që ka mbajtur fjalimin e parë në Asamblenë e Përgjithshme, i ndjekur nga SHBA-ja. •Këtë vit, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është i shtati në listën e atyre që janë planifikuar të flasin në Asamblenë e Përgjithshme. • I pranishëm gjithashtu është edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili pritet të flasë për gjendjen e vendit të tij dhe mizoritë e shtetit rus. • Ndërkohë presidenti francez Emmanuel Macron, presidenti i Kinës Xi Jinping, presidenti rus Vladimir Putin dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak nuk janë prezentë.

8 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

“Bota ka ndryshuar”, Guterres në OKB: Duhet të reformohemi, mendojmë ende si 1945

Liderët e shteteve mblidhen në Asamblenë e Përgjithshme
Guterres në OKB

NEW YORK- Antonio Guterres ka bërë një deklaratë të fortë sot në mbledhjen e Kombeve të Bashkuara lidhur me institucionet në varësi të organizatës. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së i është drejtuar dhe në të njëjtën kohë i ka karkuar lidërve botërorë të shohin më qartë optikën e zhvillimit institucional në Këshillin e Sigurimit.

Sipas Guterres duhet të jetë në fokus arkitektura financiare dhe ndërkombëtare bazuar në zhvillimet e kohës, ku midis të tjerave ai ka marrë për shembull se ata flasin ende me optikën politike të vitit 1945.

“Qeverisja globale ka ngecur në kohë. Mos shikoni më larg se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dhe sistemi i Bretton Ëoods. Ato pasqyrojnë realitetet politike dhe ekonomike të vitit 1945. Bota ka ndryshuar. Institucionet tona nuk kanë ndryshuar. Ne nuk mund t’i trajtojmë në mënyrë efektive problemet siç janë nëse institucionet nuk e pasqyrojnë botën ashtu siç është,” tha ai në mbledhjen më të madhe diplomatike në botë në selinë e OKB-së në Nju Jork./Guardian

 

 

 

2 VITE ME PARE

Vuçiç në Asamblenë e OKB-së në New York: Nuk e njohim Kosovën e pavarur!

Liderët e shteteve mblidhen në Asamblenë e Përgjithshme
Aleksandër Vuçiç

SHBA- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka thënë nga asambleja e OKB-së në New York, se Serbia nuk e njeh Kosovën e pavarur, ndërsa shtoi se po pret që përfaqësuesit evropianë t’i mbajnë atij “ligjërata për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë”, raporton rts.

“Së pari do të më mbajnë një ligjëratë për 7-8 minuta, pastaj të gjithë të tjerët do të më mbajnë leksione. Unë do t’i dëgjoj pastaj do t’u them se unë e udhëheqi Serbinë si president dhe përderisa kjo është kështu, atëherë do të udhëheqim një politikë të tillë. Ne e dimë se si kemi kaluar me sanksione. Pse të marrim pjesë në gjëra të tilla”, tha Vuçiç.

Vuçiç ka thënë se ka dëgjuar presidentin e SHBA-së, Joe Biden dhe ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, në fjalimin në Asamblenë e OKB-së.

"Sa i përket Bidenit, ai u kujdes më shumë për Kinën, do të analizojmë gjithçka. Ai ishte i ashpër me Rusinë", tha Vuçiç.

I pyetur për fjalimin që do të mbajë në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Vuçiç tha se ende është duke e përgatitur dhe duke punuar në të, në përputhje me atë që ka ndodhur tre ditët e fundit.

 

2 VITE ME PARE

Mitsotakis vizitë Turqi, Erdogan në OKB: Me Greqinë jemi miq të vjetër

Liderët e shteteve mblidhen në Asamblenë e Përgjithshme
Erdogan dhe Mitsotakis në OKB

NEW YORK- Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila filloi dje, të hënën më 18 shtator, kryeministri grek ka në agjendë e vet takim me Presidentin Turk Erdogan, nga përflitet dhe për një takim të tijin në Turqi. 

Të premten, më 22 shtator, ai do të ketë takime me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Gutierrez, Presidentin e Qipros, Nikos Christodoulides dhe Presidentin e Koresë së Jugut, Yun Suk-yeol, duke mbyllur kështu një javë kontaktesh gjatë së cilës ka do të jenë, ndër të tjera, takime me investitorë dhe organizata të emigrantëve.

Në fund të fundit, “vijat e kuqe” të vendit u përsëritën nga kryeministri, i pyetur për këtë në konferencën për shtyp që dha në kuadër të TIF. “Çështjet që kanë të bëjnë me sovranitetin kombëtar, integriteti kombëtar i vendit nuk do të sillen kurrë në tryezën e bisedimeve nga unë”, theksoi Kyriakos Mitsotakis.

Nga ana tjetër Erdogan gjatë fjalës së tij në OKB është shprehur se me “Greqinë jemi miq të vjetër”, deklaratë e cilë duket që vjen surprizë pasi raportet midis dy vendeve njihen për përplasjet e tyre të shpeshta./ CNN.Org

2 VITE ME PARE

Brazili mban fjalimin e parë në margjinat e OKB-së: Të bashkuar për të siguruar paqen dhe reduktuar varfërinë

Liderët e shteteve mblidhen në Asamblenë e Përgjithshme
Luiz Inacio Lula da Silva

SHBA- Luiz Inacio Lula da Silva, presidenti i Brazilit, mbajti fjalimin e parë të vendit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Gjatë fjalës së tij presidenti brazilian u ankua për pabarazinë globale të të ardhurave dhe pasurisë, duke bërë thirrje për taksa më të larta për të pasurit. Lula gjithashtu kërkoi ndihmë nga vendet e tjera për të ruajtur pyjet e Amazonës.

Lulabëri thirrje për të krijuar hapësirë ​​për negociata përluftën në Ukrainë. Gjithashtu ai tha se Brazili është i përkushtuar për zbatimin e të 17 objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm (SDG) dhe se ka nisur një plan për të bashkuar një sërë nismash për të reduktuar varfërinë dhe pasigurinë ushqimore, shkruan The guardian.

Lula zotohet të luftojë femicidin dhe të gjitha format e dhunës ndaj grave dhe të mbrojë të drejtat e grupeve LGBTQI dhe personave me aftësi të kufizuara. Për çështjen e ndryshimeve klimatike, udhëheqësi brazilian thotë se janë popullsitë e cenueshme në jugun global ato që janë më të prekura.

2 VITE ME PARE

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së! Mungojnë udhëheqësit e Kinës, Rusisë, Indisë, Francës dhe Britanisë

Liderët e shteteve mblidhen në Asamblenë e Përgjithshme
foto ilustruese

SHBA- Për herë të parë në vite, presidenti i SHBA Joe Biden është udhëheqësi i vetëm i pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së,i cili merr pjesë në mbledhje. Por mes më shumë se 150 liderëve pjesëmarrës, në mbledhje nuk janë të pranishëm udhëheqësit e Kinës, Rusisë, Indisë, Francës dhe Britanisë së Madhe, shkruan The guardian.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak , është lideri i parë britanik në një dekadë që shmang pjesëmarrjen në mbledhje. Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili mori pjesë vitin e kaluar, zgjodhi të presë mbretin Charles të Britanisë në Paris.

Presidenti rus Vladimir Putin ka një urdhër arresti të lëshuar nga gjykata ndërkombëtare penale për krime të dyshuara lufte në Ukrainë. Presidenti i Kinës Xi Jinping rrallë merr pjesë personalisht në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Gjithashtu kryeministri i Indisë Narendra Modi, i cili udhëhoqi një samit të fundit rajonal dhe udhëtoi së fundmi në Kinë, nuk merr pjesë.

2 VITE ME PARE

Fjalimi i Biden drejtuar liderëve të OKB-së:Rusia beson se bota do të lodhet, të qëndrojmë kundër saj

Liderët e shteteve mblidhen në Asamblenë e Përgjithshme
Joe Biden

SHBA- Presidenti i SHB-ve Joe Biden në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme tha se sovraniteti dhe të drejtat e njeriut janë qëllimet kryesore të kartës së OKB-së. Megjithatë sipas Biden për të dytin vit radhazi këto qëllime, po errësohen nga hija e luftës, e cila u soll nga Rusia pa provokim.

Ai gjithashtu bëri të qartë edhe njëherë së do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën ndërsa mbron sovranitetin dhe integritetin territorial.

“Rusia beson se bota do të lodhet dhe do ta lejojë atë të shkatërrojë Ukrainën. Por unë ju pyes këtë: nëse braktisim parimet thelbësore të Kartës së OKB-së për të qetësuar një agresor, a mundet ndonjë shtet anëtar të ndihet i sigurt se është i mbrojtur? Nëse lejojmë që Ukraina të humbi sovranitetin e saj, a është e sigurt pavarësia e ndonjë kombi? Kjo është arsyeja pse Shtetet e Bashkuara së bashku me aleatët dhe partnerët tanë në mbarë botën do të vazhdojnë të qëndrojnë me popullin e guximshëm të Ukrainës ndërsa mbrojnë sovranitetin dhe integritetin e tyre territorial – dhe lirinë e tyre,” tha Biden.

2 VITE ME PARE

FOTOT/ Zelenskyy mbërrin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Liderët e shteteve mblidhen në Asamblenë e Përgjithshme
Volodymyr Zelenskyy

SHBA- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka mbërritur në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Ai është planifikuar të dalë në podium, shkruan The guardian.

Në pamjet e publikuara ai shihet teksa është pritur me ovacione nga delegatët e nivelit të lartë.

Zelenskyy pritet të flasë për gjendjen e vendit të tij dhe mizoritë e shtetit rus. Më pas ai do të shkojë në Uashington, ku do të pritet nga Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë.

2 VITE ME PARE

Biden në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së u bën thirrje liderëve për bashkëpunim global

Liderët e shteteve mblidhen në Asamblenë e Përgjithshme
Joe Biden

SHBA- Presidenti i SHB-ve Joe Biden në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme bëri thirrje për bashkëpunim ndërkombëtar për të trajtuar sfidat globale, duke theksuar se vendet në mbarë botën ndajnë një të ardhme të përbashkët, shkruan The guardian.

Biden thotë se SHBA është përkushtuar për të mbështetur institucionet e ndërtuara në fund të Luftës së Dytë Botërore, të cilat janë "një themel i qëndrueshëm" i përparimit të botës. Ai tha se po ndërmerr "konsultime serioze" me shumë vende anëtare për zgjerimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke shtuar se "ne kemi nevojë për më shumë zëra, më shumë perspektiva në tryezë". OKB-ja duhet “të vazhdojë të ruajë paqen, të parandalojë konfliktin dhe të lehtësojë vuajtjet njerëzore”, thotë Biden.

“Unë e kuptoj detyrën që vendi im duhet të udhëheqë në këtë moment kritik,” tha ai.

Biden thotë se SHBA kërkon “një botë më të sigurt, më të begatë dhe të barabartë për të gjithë njerëzit”, sepse sipas tij  e ardhmja e saj është e lidhur me pjesën tjetër të botës.

"Asnjë vend nuk mund të përballojë sfidat e sotme i vetëm,"-theksoi Biden.

Biden i kërkoi gjithashtu Këshillit të Sigurimit të OKB-së të autorizojë një forcë shumëkombëshe për të ndihmuar në rivendosjen e sigurisë në Haiti, i cili vazhdon të vuajë nga dhuna e bandave.

asambleja e pergjithshme e okb okb

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën