LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Lirohen nga burgu mjeku dhe imazheristi i QSUT, pezullohen 3 muaj nga detyra, Emigranti zbuloi korrupsionin: Më kërkuan 6 mijë lekë

• Mjeku Nazmi Metaliu dhe tekniku i imazherisë në QSUT, Astrit Mansaku janë liruar sot nga policia me vendim të Gjykatës së Tiranës. • Metaliu dhe Mansaku u arrestuan ditën e djeshme pasu u kërkonin lekë pacientëve për të kryer skanime. • Por • Gjykata sot ka vendosur që Metaliu dhe Mansaku të hetohen në gjendje të lirë dhe të pezullohen nga puna për 3 muaj. • Ndërkohë që Prokuroria kërkoi masën e sigurisë 'Arrest me burg' si për mjekun ashtu edhe për tekniku i imazherisë në QSUT. • Këta dy sipas dosjes hetimore i nxorri zbuluar një emigrant shqiptar në Greqi me emrin Ardian Miceli, i cili shkoi për të bërë një skanër pas një aksidenti. •  Metaliu i tha emigrantit se të tjerëve i kërkonin nga 12 500 lekë, ndërsa ai do paguante vetëm 6 mijë lekë. 

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

U merrnin lekë pacientëve për një skaner, Gjykata pezullon nga detyra 2 mjekët në QSUT

Lirohen nga burgu mjeku dhe imazheristi i QSUT, pezullohen 3 muaj nga detyra,
QSUT

TIRANË- Gjykata e Tiranës kë vedosur që të pezullojë nga detyra me 3 muaj mjekun Nazmi Metaliu si dhe teknikun e imazherisë Astrit Mansaku. Mësohet se këta dy persona u arrestuan ditën e djeshme pasi u kërkonin para pacientëve për të kryer shërbimet mjekësore në QSUT.

Ata i fusnin paradhë pacientët dhe u merrnin lekë për të dhënë shërbimet e tyre. Për këtë Prokuroria e Tiranës kërkoi "arrest me burg", por gjykata vendosi t'i pezullojë nga detyra.

3 VITE ME PARE

“Kam pushkatu veten dhe ty!” Zbardhen detajet nga dosja, si u zbulua shkelja e mjekut dhe teknikut të imazherisë në QSUT

Lirohen nga burgu mjeku dhe imazheristi i QSUT, pezullohen 3 muaj nga detyra,
QSUT

TIRANË- Detaje kanë dalë nga dosja e mjekut dhe një tekniku të imazherisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” që akuzohen për korrupsion. Gazetarja Anila Hoxha për Top Channel ka zbuluar një bisedë mes Nazmi Metaliut dhe Astrit Mansakut në lidhje me skemën që këta të dy bënin në QSUT.

Personi që ka kallëzuar çështjen, e cila solli dhe arrestimin e dy personave përpara shumë vitesh ka qenë emigrant në shtetin grek dhe ka bërë një aksident me makinë ku ai ishte si pasagjer. Kur kallëzuesi ka shkuar për t’u interesuar tek Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza është takuar rastësisht me doktor Nazmi Metaliu tek i cili ishte vizituar disa vite më parë dhe gjatë bisedës së bërë me të i ka treguar për shqetësimet shëndetësore që kishte, ndërsa ky i fundit i ka thënë se do ta ndihmonte.

“Kallezuesi e ka pyetur doktorin se per ta marre kete sherbim mos duhet te ishte i shtruar ne spital por ai i thote se nuk ka problem pasi keto gjera do ti rregullonte ai pasi do fliste me personelin mjekesor aty por duhet dhene para tek ata sepse si rregull behet me planifikim e vononte disa muaj. Doktor Nazmiu me tha qe per te bere skanerin duheshin 6.000 leke te reja dhe u lidh ne telefon me kolegun e tij Astrit Mansaku ku i tha se po vinte bashke me ate tek bondrumi qe te bente skanerin. Tek bodrumi doli doktor Astriti te cilit Nazmiu i tha qe te me bente mua nje skaner barku  dhe gjoksi“, sipas dosjes.

Metaliu i ka thënë  të bënte skaner të trupit, shërbim që mund ta përfitonte duke dhënë para ose do të priste disa muaj sa t’i vinte radha, sipas procedurave të spitalit. Metaliu i ka thënë denoncuesit që për një skaner ata merrnin 12.500 ndërsa për të do të merrte 6.000-7000 lekë. Më pas mjeku komunikon me kolegun e tij teknikun e imazherisë, Astrit Mansaku dhe skaneri realizohet.

“Ne procesverbalin e transkiptimit te bisedes ambjentale te zhvilluar ne ambjentet e Drejtorise Vendore te Policise Tirane ne daten 02.02.2023 ora 12.45 mes shtetasve Nazmi Metaliu dhe Astrit Mansaku rezulton : Astriti I thote Nazmiut a e di cfare ke bere ti? Nazmiu I thote kam pushkatu veten, te kam pushkatu dhe ty. Astriti I thote ne sikur tja bejme vetes eshte tjeter histori por me ja bere shokut…. Nazmiu I thote pse du une me ja bo vetes… erdhi ai …qe e pat abo para dy javesh dhe sa e bo tha e I thashe… paska qene njeri i pabese or burre. Astriti I thote kjo eshte shoqeria mor burre, kjo eshte me vra veten , me u var ne litar, nuk ke ci bo o Naz. Nazmiu I thote me thoshte hajde me mu, me vra veten. Astriti I thote as me fol nuk fol dot ma dhe Nazmiu I pergjigjet se mos kete ndonje djall kete , mos fol…erdh tek une dhe me tha hajde mere nje kafe, po lene i thashe une, po cfare plehre paska qene. Astriti I thote po lene ate pune kane ato sikur ne kemi punen tone dhe ata kane te veten, ai eshte ne rregull me veten, ai per ate pune ka dale, ske pse e shan faji eshte i joni”, sipas dosjes së siguruar nga Anila Hoxha.

3 VITE ME PARE

Dosja e korrupsionit në QSUT! Si mjeku dhe tekniku i imazherisë morën para nga emigranti shqiptar

Lirohen nga burgu mjeku dhe imazheristi i QSUT, pezullohen 3 muaj nga detyra,
QSUT

TIRANË- Detaje kanë dalë nga dosja e mjekut dhe një tekniku të imazherisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” që akuzohen për korrupsion. Gazetarja Anila Hoxha për Top Channel ka zbuluar se Nazmi Metaliu dhe Astrit Mansaku dyshohet se kryenin skanera kundrejt shpërblimit në qendrën spitalore universitare.

Sipas gazetares Hoxha dosja po hetohej prej tre javësh nga prokurori nga Bledar Valikaj. Personi që ka kallëzuar çështjen, e cila solli dhe arrestimin e dy personave përpara shumë vitesh ka qenë emigrant në shtetin grek dhe ka bërë një aksident me makinë ku ai ishte si pasagjer.

Për aksidentin e bërë nuk  ka marrë mjekim të specializuar, pasi ishte në  moshë të re por kohët e fundit kishte nisur të kishte shqetësime. Në këtë situatë ai shkoi Spitalin Universitar të Traumës, ku është vizituar nga mjekët Asllan Selaj i cili i ka lëshuar një recetë për mjekimin që duhet të merrte dhe tek doktoreshë Valbona Kopani  e cila i ka thënë që të bënte rezonancë magnetike dhe disa vizita të tjera e më pas të shkonte ta takonte.

Kur kallëzuesi ka shkuar për t’u interesuar tek Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza është takuar rastësisht me doktor Nazmi Metaliu tek i cili ishte vizituar disa vite më parë dhe gjatë bisedës së bërë me të i ka treguar për shqetësimet shëndetësore që kishte, ndërsa ky i fundit i ka thënë se do ta ndihmonte. Disa ditë më pas, sipas dosjes, doktor Nazmiu i thotë denoncuesit se për një skaner ata marrin nga 12.500 lekë të reja ndërsa për të do të merrte nga 6.000-7000 lekë të reja.

“Personi që ka kallëzuar çështjen, përpara shumë vitesh ka qenë emigrant në shtetin grek dhe ka bërë nje aksident me makine ku ai ishte si pasagjer. Per aksidentin e bere nuk  ka marre ndonje mjekim te specializuar pasi e ka kaluar vete meqenese ka qene dhe moshe e re por  tani ka filluar te ndjeje disa shqetesime qe kane ardhur si pasoje e ketij aksidenti si marrje mendsh, dhimbje ne qafe e ne shpatullen e majte. Per shqetesimet shendetesore qe i kane lindur ka shkuar ne spitalin universitar te traumes (ish spitali ushtarak) ku eshte vizituar nga mjeket Asllan Selaj i cili i ka leshuar nje recete per mjekimin qe duhet te merrte dhe tek doktoreshe Valbona Kopani  e cila i ka thene qe te bente rezonance manjetike dhe disa vizita te tjera e me pas te shkonte ta takonte. Gjate interesimit qe kallezuesi ka bere tek spitali i traumes ka rezultuar se e ka pasur te pamundur te beje vizitat mjekesore qe i kishin thene doktoret e sipershenuar sepse duhet te ishte i sapo aksidentuar dhe te vinte ne gjendje urgjence.

Kur kallezuesi ka shkuar per tu interesuar tek Qendra Spitalore Universitare Nene Tereza eshte takuar rastesisht me doktor Nazmi Metaliu tek i cili ka pas qene vizituar disa vite me pare dhe gjate bisedes se bere me te i ka treguar per shqetesimet shendetesore qe kishte. Doktor Nazmi Metaliu i thote qe pergjigje per shqetesimet qe kishte na i jepte nje skaner komplet i trupit. Kallezuesi e ka pyetur doktorin se per ta marre kete sherbim mos duhet te ishte i shtruar ne spital por ai i thote se nuk ka problem pasi keto gjera do ti rregullonte ai pasi do fliste me personelin mjekesor aty por duhet dhene para tek ata sepse si rregull behet me planifikim e vononte disa muaj. Doktor Nazmi Metaliu i jep kallezuesit  numrin e tij te celularit 0682226306 dhe i thote qe te pres diten e marte ose te merkure e te shkojme ta bejme skanerin direkt“, sipas dosjes së siguruar nga Anila Hoxha.

astrit mansaku nazmi metaliu ardian miceli

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet