LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

LUFTA/ Arrestohet një 26-vjeçare për vrasjen e ushtarakut rus! Rusia: Armët bërthamore në Bjellorusi do të zhvendosen pranë kufijve të NATO-s

• Zhvillime të reja nga lufta në Ukrainë. •Një ditë më parë u vra në një atentat të mirëorganizuar, blogeri ushtarak rus, Vladen Tatarsky. •Për vrasjen e tij është arrestuar një 26-vjeçare e quajtur Daria Trepova, banuese në Shën Petersburg. •E reja akuzohet se kishte sjellë në kafene një kuti me një bust të Tatarsky, brenda së cilës ishte e mbushur me eksploziv. •Nga ana tjetër, Ukraina mohon të ketë pasur gisht në këtë sulm. •Në luftë, beteja për pushtimin e Bakhmutit sipas grupit mercenar rus ‘Wagner’, ka përfunduar zyrtarisht. •Yevgeny Prigozhin ka deklaruar se flamuri rus është ngritur në ndërtesën e administratës komunale të qytetit Donbass, skenë e luftimeve të furishme me ukrainasit për muaj të tërë. •Ky pushtim i është dedikuar bloggerit që vdiq një ditë më parë. • Ukraina i ka hedhur poshtë pretendimet. • Ambasadori rus në Bjellorusi, Boris Gryzlov ka deklaruar se Rusia do të vendosë armët taktike bërthamore në Bjellorusi pranë kufijëve të aleatit të saj me vendet e NATO-s. • Një lëvizje e cila mund të nxisë përshkallëzim të tensioneve me Perëndimin. • Sipas një vlerësimi të bërë nga UNESCO, në Ukrainë, shkatërrimi në sektorët kulturorë të shkaktuar nga lufta ka kushtuar tashmë 2.4 miliardë euro. • Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka vizituar skenat e krimit të pushtuesve rusë në fshatin Yahidne. 400 banorë të fshatit Yahidne u mbajtën në një bodrum shkolle, nën pushtimin rus, për 27 ditë. • Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të shtetasit amerikan Evan Gershkovich, një gazetar i 'Wall Street Journal' i cili u arrestua disa ditë më parë në Rusi me akuza për spiunazh. • Zelenksyy të mërkurë do të vizitojë Poloninë. • Gjatë vizitës së tij në Poloni, lideri ukrainas do të takohet me homologun e tij polak, Andrzej Duda. • Gazetari i 'Wall Street Journal', Evan Gershkovich ka paraqitur një apel kundër arrestimit të tij. • Rusia ka akuzuar Shërbimet e Inteligjencës së Ukrainës për shpërthimin në Shën Petërsburg ku humbi jetën blogeri rus Vladlen Tarasky dhe u plagosën 30 të tjerë. Zyrtarët e antiterrorizmit në Rusi thonë se shërbimet e inteligjencës ukrainase janë përfshirë në vrasjen e blogerit të shquar të luftës. • Bashkëshorti i Daria Trepovës, 26-vjeçares së arrestuar për vrasjen me bombë të blogerit rus ngjarje e ndodhur një ditë më parë, ka deklaruar se e reja ishte e vendosur për atë se çfarë po bënte. • Dmitry Rylov tha se gruaja e tij ishte ndaluar në banesën e një shoku, i cili gjithashtu u arrestua. 

12 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Rusia injoron 'Perëndimin', nxit sërish tensione: Armët bërthamore në Bjellorusi do të zhvendosen pranë kufijve të NATO-s

LUFTA/ Arrestohet një 26-vjeçare për vrasjen e ushtarakut rus!
Vladimir Putin

RUSI- Ambasadori rus në Bjellorusi, Boris Gryzlov ka deklaruar se Rusia do të vendosë armët taktike bërthamore në Bjellorusi pranë kufijëve të aleatit të saj me vendet e NATO-s. Një lëvizje e cila mund të nxisë përshkallëzim të tensioneve me Perëndimin. 

"Kjo do të bëhet pavarësisht zhurmës në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara," tha Gryzlov për televizionin shtetëror bjellorus.

Gryzlov tha se një strukturë magazinimi do të përfundojë deri më 1 korrik, pa specifikuar saktësisht se ku do të vendosen armët. Paralajmërimi i Gryzlov vjen pasi presidenti rus Vladimir Putin muajin e kaluar njoftoi planet për të vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi, shkruajnë mediat e huaja. 

Bjellorusia ndan kufijtë me Lituaninë, Letoninë dhe Poloninë, të cilat të gjitha janë anëtarë të NATO-s, aleanca ushtarake e krijuar fillimisht për të penguar zgjerimin sovjetik në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

3 VITE ME PARE

Si Rusia bëhet gati për luftë kibernetike/ DW: Shërbimet sekrete po planifikojnë sulme në të gjithë botën

LUFTA/ Arrestohet një 26-vjeçare për vrasjen e ushtarakut rus!
Foto ilustruese

Shërbimet sekrete ruse planifikojnë fushata disinformuese dhe sulme ndaj infrastrukturës civile me ndihmën e një kompanie teknologjike në Moskë, “NTC Vulkan”. Informacionet u dorëzuan nga një ish-punonjës. Sipas zbulimeve të një grupi investigativ të mediave gjermane dhe atyre ndërkombëtare, shërbimet sekrete ruse planifikojnë sulme kibernetike në të gjithë botën ndaj infrastrukturës civile.

Pas zbulimeve, ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser kërkon më shumë kompetenca të Zyrës Federale të Kriminalistikës, BKA. E pyetur për të ashquajturat “hackbaks” politikisht të kontestuara, Faeser tha.: Nuk bëhet fjalë për kundërsulme. Por ne duhet të kemi kompetencat për të identifikuar sulmet dhe t’i ndalim ato. Këto kompetenca na duhen dhe unë i shoh këto kompetenca të vendosura më së miri tek Zyra Federale e Kriminalistikës.

Prej vitesh Ukraina dhe vende të tjera janë objekt sulmesh kibernetike. Zyrtarisht Kremlini e mohon këtë. Por mijëra faqe dokumente sekrete janë bërë para pak ditësh publike, nga ku bëhet e  qartë, se si një kompani teknlogjike ruse po zhvillon armë digjitale për ushtrinë e Vladimir Putinit dhe shërbimet sekrete. Dokumentet sekrete të bëra publike nën emrin “Vulkan files” janë bërë të njohura nga një person “whistleblower” që mbetet sekret. Një grup mediash gjermane si “ZDF Frontal”, “Spiegel”, “Süddeutsche Zeitung” dhe disa media ndërkombëtare kanë bërë vlerësimin e dokumenteve. Ato tregojnë, se Rusia planifikon të godasë me sulme kibernetike rrjetin.

Sulme të qëllimshme nddaj shinave, aeroporteve dhe rrjeteve të rrymës elektrike

Rol të rëndësishëm në këtë drejtim luan kompania ruse Vulkan me seli në verilindje të Moskës. Nga jashtë kjo kompani paraqitet si një zhvillues softuerësh, por sipas dokumenteve të brendshme, Vulkan punon për shërbimet sekrete ruse, shërbimin informativ ushtarak, GRU, shërbimin e brendshëm informativ, FSB dhe shërbimin informativ të huaj, SWR. Pjesë të “Vulkan Files” janë material mësimor. Aty përshkruhet se çfarë duhet të trajnohet me softuerët: “paralizimi i sistemeve të kontrollit të hekurudhës, transportit të anijeve dhe nga ajri”, “krijimi i problemeve tek kompanitë e energjisë dhe infrastrukturës kritike”, identifikimi i pikave të dobta të infrastrukturës” për t’i sulmuar ato”.

Për eksperten e informatikës me origjinë nga Ukraina nga “Rrjeti Europian i Sigurisë Kibernetike”, Marina Krotofil sulmet kibernetike shkelin të drejtën ndërkombëtare. “Kjo sigurisht shkel Konventën e Gjenevës, sepse këto janë infrastrukturë civile. Këto lidhen me furnizimin me ujë, prodhimin e rrymës elektrike, dhe impiante petrokimike.” Produkt tjetër i “Vulkan”është edhe “Skan W”. Programi kërkon rrjetin ndaj pikave të dobta dhe depërton aty ku mundet për të sulmuar.

Shërbimet sekrete perëndimore të shqetësuara

Disa shërbime sekrete perëndimore kanë mundur të shohin në disa bisedime informimi pjese të “Vulkan Files”. Ato i vlerësojnë si autentike dhe shqetësuese dokumentet. Ekipit të gazetarëve gjermanë një shërbim informativ i ka shkruar: Kompanitë si Vulkan aftësojnë shërbimin ushtarak rus, GRU të kryejë operacione kibernetike. Programe si Skan W janë parashikuar për qëllime ofensive (…).Dokumentet Vulkan janë një zbuim i rrallë dhe ndihmojnë të kuptojnë, se çfarë ka parasysh GRU.

Një qëllim tjetër i Rusisë: komandimi i internetit në sfera të caktuara dhe seleksionimi i asaj, se çfarë duhet t’u tregohet përdoruesve e çfarë jo. Edhe këtu sipas zbulimeve do duhet të ndihmojë softueri “Amesit”. Sipas dokumenteve të ofruara ai ka këto detyra: “të bllokojë qasjen tek kanalet e padëshiruara të të dhënave”, “kërkesat e përdoruesve të orientohen tek burimet e dëshiruara të internetit në hapësirat e parashikuara për këtë”. Sipas eskpertit për shërbimet sekrete, Andrej Soldatov “qëllimi është kontrolli i plotë mbi informacione në atë territor, ku ata përpiqen të depërtojnë”. Soldatov thotë, se depërtohet në një hapësirë të caktuar interneti, merret  përsipër kontrolli për të përhapur disinformata, manipulohen mediat sociale dhe mbahen të papublikuara informacione të caktuara.

Deputeti gjerman i Gjelbër, Konstantin von Notz, drejtues i Komisionit Kontrollues të Bundestagut për Shërbimet Sekrete është i mendimit se “ka qindra armë kibernetike” në zhvillim.

“Nga rastet e viteve të fundit bëhet e qartë se ka një rrezik real për infrastrukturën kritike në Gjermani”, shprehet von Notz.

Pjesë nga hulumtimi i zgjeruar i një ekipi gazetarësh gjermanë dhe ndërkombëtarë bashkë me ekspertë nën kushte të forta sigurie dhe mbajtje të fortë sekreti./DW

3 VITE ME PARE

Arrestimi i gazetarit amerikan nga Rusia/ Stoltenberg: Lirojeni menjëherë!

LUFTA/ Arrestohet një 26-vjeçare për vrasjen e ushtarakut rus!
Jens Stoltenberg

SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të shtetasit amerikan Evan Gershkovich, një gazetar i 'Wall Street Journal' i cili u arrestua disa ditë më parë në Rusi me akuza për spiunazh.

 “Unë bashkohem me Shtetet e Bashkuara në thirrjen e tyre ndaj Rusisë për të liruar gazetarin amerikan Evan Gershkovich.  Arrestimi i tij është shqetësues. Është e rëndësishme të respektohet liria e shtypit, të drejtat e gazetarëve dhe të drejtat për të bërë pyetje dhe për të bërë punën e tyre. Prandaj, ne bëjmë thirrje për lirimin e tij të menjëhershëm", tha ai.  

Gershkovich aktualisht po mbahet në një qendër paraburgimi në burgun famëkeq Lefortovo deri më 29 maj. Ai rrezikon 20 vjet burg për akuzat e spiunazhit. Është hera e parë që një gazetar amerikan arrestohet me akuza nga Moska për spiunazh që nga Lufta e Ftohtë.

3 VITE ME PARE

Zelenksy të mërkurë vizitë në Poloni, pjesë e diskutimeve siguria dhe mbështetja ekonomike

LUFTA/ Arrestohet një 26-vjeçare për vrasjen e ushtarakut rus!
Andrzej Duda dhe Zelenksy

POLONI- Zelenksy të mërkurë do të vizitojë Poloninë. Mediat e huaja raportojnë se gjatë vizitës së tij në Poloni, Zelensky do të takohet me homologun e tij polak, Andrzej Duda.

“Do të ketë bisedime të gjata dhe të gjera, jo vetëm për situatën e sigurisë, por edhe për mbështetjen ekonomike dhe politike. Do të jetë një vizitë zyrtare,”- tha Marcin Przydacz, këshilltar për çështjet e jashtme të Duda.

Marcin Przydacz shtoi se gjatë vizitës Zelensky do të takohet me polakët dhe ukrainasit në Kështjellën Mbretërore në Varshavë dhe se dëshiron të falënderojë polakët për ndihmën e ukrainasve.

Anëtari i NATO-s dhe fqinji i Ukrainës, Polonia është një aleat kyç në përpjekjet e vendit për të mbrojtur veten dhe ka pritur shumë ukrainas që po iknin nga lufta. Zelensky u takua për herë të fundit me homologun e tij polak në dhjetor, gjatë udhëtimit të tij nga SHBA.

3 VITE ME PARE

Gazetari i Wall Street Journal apelon kundër arrestimit të tij në Rusi

LUFTA/ Arrestohet një 26-vjeçare për vrasjen e ushtarakut rus!
Evan Gershkivich

SHBA-Gazetari i 'Wall Street Journal', Evan Gershkovich ka paraqitur një apel kundër arrestimit të tij. 

"Gjykata mori një ankesë nga mbrojtja e Gershkovich kundër zgjedhjes së një mase parandaluese në formën e paraburgimit," tha ai. 

Nuk është caktuar një datë për shqyrtimin e ankesës. Gershkovich aktualisht po mbahet në një qendër paraburgimi në burgun famëkeq Lefortovo deri më 29 maj. Ai përballet me 20 vjet burg për akuzat e spiunazhit, shkruan CNN. Është hera e parë që një gazetar amerikan arrestohet me akuza nga Moska për spiunazh që nga Lufta e Ftohtë.

3 VITE ME PARE

Dyshohet se mund të arratisen jashtë vendit, Rusia konfiskon pasaportat e zyrtarëve

LUFTA/ Arrestohet një 26-vjeçare për vrasjen e ushtarakut rus!
Konfiskohen pasaportat e zyrtarëve rusë

RUSI- Pasaportat e zyrtarëve të lartë rusë dhe drejtuesve të kompanive shtetërore janë konfiskuar. Mediat e huaja raportojnë se në këtë mënyrë ata do të ndalohen të udhëtojnë jashtë vendit.  Presioni i shtuar pasqyron dyshimin e thellë nga Kremlini dhe FSB, agjencia pasardhëse e KGB-së, për besnikërinë e elitës politike të Rusisë, shumë prej të cilëve privatisht kundërshtojnë luftën në Ukrainë.

Dmitry Peskov, zëdhënësi i Putinit, konfirmoi se Rusia kishte forcuar kufizimet në udhëtimet jashtë vendit për disa që punojnë në zona "të ndjeshme". “Ka rregulla më të rrepta për këtë. Në disa vende, ata janë të njohur, dhe në të tjera, ato varen nga një vendim specifik ... për punonjës të veçantë. Që nga fillimi i operacionit special ushtarak, më shumë vëmendje i është kushtuar kësaj çështjeje", tha ai për FT.

Që nga kohët sovjetike, zyrtarëve rusë me akses në sekretet shtetërore të nivelit të mesëm u është kërkuar të lënë pasaportat e tyre në një kasafortë të menaxhuar nga një "agjenci speciale" në ministritë dhe kompanitë e tyre. Por shërbimet ruse të sigurisë rrallë i zbatuan rregullat. 

3 VITE ME PARE

Shpërthimi me bombë në Shën Petërsburg/ Rusia fajëson shërbimet e inteligjencës së Ukrainës

LUFTA/ Arrestohet një 26-vjeçare për vrasjen e ushtarakut rus!
Shpërthimi në Shën Petërsburg

RUSI- Rusia ka akuzuar Shërbimet e Inteligjencës së Ukrainës për shpërthimin në Shën Petërsburg ku humbi jetën blogeri rus Vladlen Tarasky dhe u plagosën 30 të tjerë. Zyrtarët e antiterrorizmit në Rusi thonë se shërbimet e inteligjencës ukrainase janë përfshirë në vrasjen e blogerit të shquar të luftës, shkruan Skynews. 

Ata thonë se agjentë nga Fondacioni Anti-Korrupsion (FBK), një grup i ndaluar fushatash i krijuar nga figura e burgosur e opozitës së Kremlinit, Alexei Navalny, ndihmuan në vrasjen e tij.

Kremlini e ka cilësuar gjithashtu shpërthimin në kafene si një "akt terrorist".  Kievi ka hedhur poshtë pretendimet për përfshirjen e tij. Dje, këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak fajësoi terrorizmin e brendshëm rus për shpërthimin.

Si ndodhi ngjarja? 

Blogeri i njohur ushtarak i cili përkrahte luftën kundër Ukrainës, Vladlen Tatarsky 40 vjeç u vra të dielën me një shpërthim me bombë. Ai kishte më shumë se 560.000 ndjekës në kanalin e tij në Telegram. Ngjarja ka ndodhur në brigjet e lumit Neva në Shën Petërsburg teksa ai ndodhej në ambientet e një lokali në këtë zonë. Autorja ka shkuar dhe i ka dorëzuar atij bombën e inskenuar si dhuratë të cilën ai e mbajti në gjoks. Si pasojë e shpërthimit, mbi 30 persona mbetën të plagosur, mes të cilëve një 14-vjeçare. Raportohet se 10 nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë. 

3 VITE ME PARE

'Ajo duhet ta dorëzonte dhuratën'/ Vrau me bombë blogerin rus, flet bashkëshorti i autores: Ishte e vendosur

LUFTA/ Arrestohet një 26-vjeçare për vrasjen e ushtarakut rus!
Daria Trepova

RUSI- Bashkëshorti i Daria Trepovës, 26-vjeçares së arrestuar për vrasjen me bombë të blogerit rus ngjarje e ndodhur një ditë më parë, ka deklaruar se e reja ishte e vendosur për atë se çfarë po bënte. Dmitry Rylov tha se gruaja e tij ishte ndaluar në banesën e një shoku, i cili gjithashtu u arrestua.

"Ajo me të vërtetë sapo ishte krijuar dhe përdorur. Gjatë ditës së fundit e kontaktova, por e humba kontaktin rreth katër deri në pesë orë më parë. Gjithçka që dija ishte se Daria kishte nevojë, ose për ndonjë detyrë, ose për ndonjë arsye, të jepte ndonjë dhuratë, as nuk e dija se çfarë. Daria tha që ajo ishte ngritur dhe unë jam plotësisht dakord: Askush nuk e priste këtë. Me sa di unë, ishte e nevojshme të dorëzohej kjo figurë, në të cilën kishte diçka ... Ne folëm për këtë të paktën dy herë, " tha Rylov, i cili nuk është në Rusi, për The Insider në kohën e intervistës.

Si ndodhi ngjarja? 

Blogeri i njohur ushtarak i cili përkrahte luftën kundër Ukrainës, Vladlen Tatarsky 40 vjeç u vra të dielën me një shpërthim me bombë. Ai kishte më shumë se 560.000 ndjekës në kanalin e tij në Telegram. Ngjarja ka ndodhur në brigjet e lumit Neva në Shën Petërsburg teksa ai ndodhej në ambientet e një lokali në këtë zonë. Autorja ka shkuar dhe i ka dorëzuar atij bombën e inskenuar si dhuratë të cilën ai e mbajti në gjoks. Si pasojë e shpërthimit, mbi 30 persona mbetën të plagosur, mes të cilëve një 14-vjeçare. Raportohet se 10 nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë. 

3 VITE ME PARE

Vrasja e blogerit rus/ Identifikohet dhe vihet në pranga autorja 26-vjeçare (EMRI+FOTO)! 10 nga të plagosurit në gjendje të rëndë

LUFTA/ Arrestohet një 26-vjeçare për vrasjen e ushtarakut rus!
Shpërthimi në Kremlin

RUSI- Identifikohet dhe arrestohet autorja e vrasjes se blogerit të njohur ushtarak në Moskë. Bëhet fjalë për 26-vjeçaren e identifikuar me emrin Darya Tryopova banore në Shën Petërsburg, e cila ishte arrestuar më parë për pjesëmarrje në protestat kundër luftës. 

LUFTA/ Arrestohet një 26-vjeçare për vrasjen e ushtarakut rus!
Darya Tryopova

 Si ndodhi ngjarja? 

Blogeri i njohur ushtarak i cili p[ërkrahte luftën kundër Ukrainës, Vladlen Tatarsky 40 vjeç u vra të dielën me një shpërthim me bombë. Ai kishte më shumë se 560.000 ndjekës në kanalin e tij në Telegram. Ngjarja ka ndodhur në brigjet e lumit Neva në Shën Petërsburg teksa ai ndodhej në ambientet e një lokali në këtë zonë. Autorja ka shkuar dhe i ka dorëzuar atij bombën e inskenuar si dhuratë të cilën ai e mbajti në gjoks. Si pasojë e shpërthimit, mbi 30 persona mbetën të plagosur, mes të cilëve një 14-vjeçare. Raportohet se 10 nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë. 

3 VITE ME PARE

Grupi 'Wagner' pretendon se ka 'marrë ligjërisht' Bakhmut, valvisin flamurin rus me mbishkrimin: Kujtim për Vladlen Tatarsky

LUFTA/ Arrestohet një 26-vjeçare për vrasjen e ushtarakut rus!
Yevgeny Prigozhin

UKRAINË- Grupi i Rusisë 'Wagner' pretendon se ka marrë kontrollin "ligjor" të qytetit të bombarduar Bakhmut pas muajsh luftimesh të ashpra.  Kreu i organizatës, Yevgeny Prigozhin, tha se luftëtarët e tij kishin pushtuar bashkinë e zonës, duke postuar një video në kanalin e tij Telegram që tregonte atë duke mbajtur një flamur rus, raporton 'Skynews'.

"Ligjërisht, Bakhmuti është marrë. Armiku është i përqendruar në rajonin perëndimor," tha Prigozhin.

Ai shtoi se flamuri rus ishte ngritur me mbishkrimin "kujtim i mirë për Vladlen Tatarsky", i cili është blogeri ushtarak rus që u vra në një kafene. Pas publikimit të videos, udhëheqësit ushtarakë ukrainas thanë se trupat armike ishin përpjekur të merrnin kontrollin e qytetit, por forcat e tyre kishin "zmbrapsur më shumë se 20 sulme armike".

Ukraina ka thënë se forcat e saj ende mbajnë Bakhmutin, ndërsa Volodymyr Zelenskyy që tha se vija e frontit ishte "e nxehtë"./Dosja.al

3 VITE ME PARE

VIDEO- Vrasja e blogerit rus, momenti kur një grua futi 'dhuratën' me eksploziv brenda kafenesë ku ndodhi shpërthimi

LUFTA/ Arrestohet një 26-vjeçare për vrasjen e ushtarakut rus!
Vajza me pakon

RUSI- Ky është momenti kur një grua shihet duke u futur brenda lokalit në Rusi, e më pas e dorëzon 'dhuratën' për bloggerin rus, Vladlen Tatarsky. Në pamjet që janë publikuar nga mediat ruse, vajza hyn në një kafene, ku në mbrëmjen e 2 prillit do të kishte një tubim në të cilin do të ishte i pranishëm edhe Tatarsky.

Pamjet vijnë, pas shpërthimit që ndodhi brenda lokalit, e ku vdiq bloggeri Vladlen Tatarsky (emri i vërtetë Maxim Fomin).

Kjo pajisje shpërthyese e improvizuar si një statujë, iu dorëzua blogerit, i cili e hapi në sy të njerëzve të tjerë, të cilën mbetën të plagosur. 

Në total, sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë janë plagosur 30 persona, mes të cilëve një vajzë 14-vjeçare. /Dosja.al 

3 VITE ME PARE

Kush e bëri “dhuratën me eksploziv”? Brenda kafenesë ku shpërtheu bomba, u vra një prej blogerëve ushtarakë më me ndikim në Rusi

LUFTA/ Arrestohet një 26-vjeçare për vrasjen e ushtarakut rus!
Shperthimi

RUSI- Një shpërthim në një kafene në Shën Petersburg ka lënë të vdekur një bloger të njohur ushtarak rus Vladlen Tatarsky. Përveç vrasjes së tij, nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur edhe mbi 20 të tjerë. Por deri më tani, nuk është e qartë se kush ishte përgjegjës për shpërthimin.

Vladlen Tatarsky (emri i vërtetë Maxim Fomin) ishte një mbështetës i luftës së Rusisë në Ukrainë. Shkatërrimi ndodhi në kafenenë “Street Bar” në qytetin e dytë më të madh të Rusisë i cili është 1000 milje (rreth 1600 metra) larg vijës së frontit në Ukrainë.

Pas kësaj, një zyrtar kryesor rus drejtoi gishtin drejt Ukrainës, pa dhënë prova, por pretendimi u hodh poshtë nga Kievi. Mykhailo Podolyak, fajësoi terrorizmin e brendshëm rus për shpërthimin.

“Merimangat po hanë njëra-tjetrën në një kavanoz”, shtoi ai.

Mediat ruse dhe blogerët ushtarakë thanë se Tatarsky po takohej me anëtarët e publikut dhe se një grua i dhuroi atij një statujë që me sa duket shpërtheu. Organizatorët e ngjarjes e kanë cilësuar si “sulm terrorist”.

Ndërkohë Interfax, një agjenci ruse e lajmeve, ka thënë se është arrestuar një person për vdekjen e Vladlen Tatarsky në Shën Petersburg.

LUFTA/ Arrestohet një 26-vjeçare për vrasjen e ushtarakut rus!

Darya Trepova, një banore e qytetit, është akuzuar se futi një mjet shpërthyes në kafene.

LUFTA/ Arrestohet një 26-vjeçare për vrasjen e ushtarakut rus!

vladen tatarsky lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë