LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

LUFTA civile në Sudan/ Përshkallëzohet konflikti mes gjeneralëve, Franca mbyll ambasadën në Khartoum, dëshmia e qytetarit: Janë kaq afër, e frikshme

•Zhvillime të reja nga lufta civile në Sudan.•Teksa beteja për pushtet mes dy gjeneralëve vijon, njerëzit ndjejnë frikë për shkak të vdekjeve të shumta. •Në një video që qarkullon në rrjet, një qytetar dëgjohet të thotë se situata në Sudan është e frikshme, pasi të shtënat me armë mund të jenë afër shtëpisë ku ai po strehohet, në qytetin Omdurman. •Amar, i cili jeton në Edinburg, ishte duke vizituar familjen në vend në kohën kur filluan luftimet. •Që nga 15 prilli, dy gjeneralët, në pushtet pas grushtit të shtetit të vitit 2021, kanë nisur një luftë të pamëshirshme në Sudan. Dhuna, kryesisht në Khartoum dhe Darfur (perëndim), ka marrë jetën e më shumë se 420 personave, ndërsa më shumë se 3,700 janë plagosur.• Ata kanë shkaktuar gjithashtu zhvendosjen e dhjetëra mijëra njerëzve në shtete të tjera të Sudanit ose jashtë kufijve të vendit, në Çad dhe Egjipt. •Gjeneralët kanë sjellë edhe mobilizimin e vendeve për të larguar shtetasit e tyre.

9 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

SHBA: Po bëjmë të pamundurën për të larguar amerikanët nga Sudani

LUFTA civile në Sudan/ Përshkallëzohet konflikti mes
Jake Sullivan

SHBA- Shtetet e Bashkuara po marrin masa për largimin e qytetarëve amerikanë nga Sudani. Lajmin e ka bërë të ditur këshilltari i sigurisë kombëtare e Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.  

Sullivan tha se SHBA ka vendosur mjete të inteligjencës, mbikëqyrjes dhe zbulimit mbi rrugën e evakuimit për një udhëtim të sigurt nga Khartoum në Portin e Sudanit, shkruajnë mediat e huaja. 

"Ne kemi filluar të shohim një model më të rregullt të autokolonave që fillojnë të mbërrijnë, duke përfshirë autokolona që kanë amerikanë në to. Pasi në port, atëherë ne po përdorim objektet diplomatike në vendet fqinje për të ndihmuar ata amerikanë në udhëtimet e tyre të mëtejshme, në mënyrë që ata të mund të dalin të sigurt nga vendi," tha Sullivan. 

Komentet e Sullivan erdhën pasi qeveritë e huaja kanë transportuar qindra diplomatë dhe shtetas të tjerë të tyre në vend të sigurt, ndërsa vendi është përfshirë në kaos mes luftimeve të ashpra midis dy gjeneralëve rivalë të Sudanit që konkurrojnë për kontrollin e vendit. 

3 VITE ME PARE

Lufta civile në Sudan/ Blinken: Uashington po përpiqet të shpëtojë amerikanët e bllokuar

LUFTA civile në Sudan/ Përshkallëzohet konflikti mes
Antony Blinken

SHBA- Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mënyrën se si mund të ndihmojnë qytetarët amerikanë që duan të largohen nga Sudani në mes të konfliktit të vazhdueshëm, ndërkohë që po përpiqen të gjejnë mënyra për të vazhduar praninë e tyre diplomatik. 

Duke folur me gazetarët në Departamentin e Shtetit, Blinken nuk pranoi të prononconte numrin e qytetarëve amerikanë që ndodhen në Sudan. Por ai tha se dhjetra prej tyre kanë shprehur dëshirën për t'u larguar. Shumë prej tyre kanë shtetësi të dyfishtë, shkruajnë mediat e huaja. 

Ne mbetemi në kontakt të ngushtë me qytetarët dhe individët amerikanë të lidhur me qeverinë amerikane për të ofruar ndihmë dhe për të lehtësuar largimin e atyre që dëshirojnë të transportohen në zona të sigurta. Përveç kësaj, ne po shqyrtojmë opsionet tona për rifillimin e pranisë sonë diplomatike në Sudan, përfshirë në Port Sudan”, tha sekretari amerikan, duke vënë në dukje se kushtet në terren janë “shumë të vështira”.

Të shtunën, SHBA hoqi të gjithë stafin e saj diplomatik nga ambasada në Khartoum dhe pezulloi operacionet e saj. Më herët gjatë ditës së sotme, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se disa dhjetëra amerikanë po ndiqnin një kolonë të Kombeve të Bashkuara për në Port Sudan dhe se ushtria amerikane po e monitoronte atë me mjete ajrore pa pilot. 

3 VITE ME PARE

Lufta civile në Sudan/ Borrell: Stafi i BE-së u evakuua me sukses

LUFTA civile në Sudan/ Përshkallëzohet konflikti mes
Josep Borrell

SHBA- Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell konfirmoi se Bashkimi Evropian ka evakuuar me sukses personelin e tij dhe mbi 1000 shtetas të BE-së nga Sudani. Duke folur me gazetarët gjatë rrugës për në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg, Borrell tha se stafi i misionit diplomatik të BE-së është evakuuar nga Sudani nga një operacion kompleks dhe i suksesshëm.

Ai falënderoi veçanërisht Francën për evakuimin e personelit të BE-së. Borrell shpjegoi se lufta në Sudan do të jetë në krye të agjendës së ministrave të jashtëm të BE-së, ndërsa theksoi nevojën për një zgjidhje politike të konfliktit, shkruajnë mediat e huaja. 

Vendet e BE-së aktualisht po punojnë për nxjerrjen e më shumë shtetasve të tyre jashtë vendit. Ministritë e Jashtme të Francës, Spanjës dhe Greqisë kanë njoftuar operacione të suksesshme shpëtimi. Përleshjet midis Forcave të Armatosura sudaneze dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë kanë vijuar edhe ditën e dielë pavarësisht një armëpushimi 72-orësh të shpallur për festën myslimane të Fitër Bajramit. 

3 VITE ME PARE

Ministri i Jashtëm i Finlandës: Grupi Wanger mund të përfitojë nga konflikti në Sudan

LUFTA civile në Sudan/ Përshkallëzohet konflikti mes
Grupi Wagner

SUDAN- Ministri i Jashtëm i Finlandës Pekka Haavisto deklaroi sot se ekziston rreziku që grupi rus Wagner të përfitojë nga kriza aktuale në Sudan dhe se Bashkimi Evropian duhet të bëjë më shumë në lidhje me situatën në Sudan, shkruajnë mediat e huaja.  

Nuk është e drejtë që të gjithë të huajt të largohen nga vendi në këto rrethana. Nëse largohemi, ne gjithashtu i lëmë pak hapësirë ​​trupave të Wagner- it dhe Rusisë për të luajtur këtë lojë,” tha ai teksa mbërriti në një takim të ministrave të BE-së në Luksemburg. 

Që nga 15 prilli, dy gjeneralët, në pushtet pas grushtit të shtetit të vitit 2021, kanë nisur një luftë të pamëshirshme në Sudan. Dhuna, kryesisht në Khartoum dhe Darfur (perëndim), ka marrë jetën e më shumë se 420 personave, ndërsa më shumë se 3,700 janë plagosur. Ata kanë shkaktuar gjithashtu zhvendosjen e dhjetëra mijëra njerëzve në shtete të tjera të Sudanit ose jashtë kufijve të vendit, në Çad dhe Egjipt. Gjeneralët kanë sjellë edhe mobilizimin e vendeve për të larguar shtetasit e tyre.

3 VITE ME PARE

Beteja për 'pushtet' në Sudan/ Britanikët revoltohen ndaj qeverisë: Shpëtuan vetëm diplomatët dhe familjet e tyre

LUFTA civile në Sudan/ Përshkallëzohet konflikti mes
Lufta në Sudan

SUDAN- Britanikët e bllokuar nga luftimet vdekjeprurëse në Sudan kanë akuzuar qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për braktisjen e tyre pasi shpëtuan diplomatët dhe familjet e tyre, ndërsa kombet e tjera arritën të evakuonin civilët. Rreth 4,000 civilë britanikë mbeten të bllokuar në Sudan dhe shumë prej tyre pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë ndihmë, përveçse u është thënë të qëndrojnë brenda, shkruan DailyMail. 

Situata në Sudan, ku më shumë se 400 njerëz kanë vdekur në një javë është përkeqësuar. Disa njerëz të bllokuar janë detyruar të vrasin kafshët shtëpiake për të shpëtuar nga uria.  

Zyrtarët e Ministrisë së Jashtme dhe familjet e tyre u sollën të sigurt në një operacion të Forcave Speciale gjatë mbrë mjes së djeshme, por qytetarët britanikë thanë se ata janë lënë në më shirë të fatit. Disa britanikë thanë se kanë humbur shpresën te qeveria dhe po përpiqen të dalin vetë nga kjo situatë . 

Ndërsa zyrtarët e Mbretërisë së Bashkuar i kanë fokusuar përpjekjet e tyre të shpëtimit në evakuimin e diplomatëve, qeveritë në Francë, Gjermani, Holandë, Itali dhe Spanjë kanë mundur të evakuojnë qindra qytetarë të tyre. 

3 VITE ME PARE

Lufta vazhdon! Kirby: Ne nuk e dimë se sa qytetarë amerikanë janë në Sudan

LUFTA civile në Sudan/ Përshkallëzohet konflikti mes
John Kirby

SHBA- Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby deklaroi në mediat amerikane se Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar sot një operacion evakuimi nga i cili kanë marrë nga Sudani stafin politik dhe diplomatik të ambasadës së tyre në Khartoum.

Përfaqësuesi i Shtëpisë së Bardhë, në një pyetje lidhur me këtë, pranoi se sot as ai dhe as Ministria e Punëve të Jashtme nuk kanë një pasqyrë të qartë dhe të plotë të qytetarëve amerikanë që ndodhen aktualisht në Sudan dhe nënvizoi se edhe qytetarët që kanë dyshtetësi dhe kërkojnë do të jetë mundësia e largimit nga zona.

Vihet re se për evakuimin e stafit politik dhe diplomatik të ambasadës amerikane në Khartoum, është rekrutuar një njësi speciale e Seals, e forcave speciale amerikane. Mbetet e panjohur nëse SHBA do të dërgojë gjithashtu luftëtarë nga bazat e saj në Evropë në vend, pasi situata brenda Sudanit bëhet çdo ditë e më e vështirë.

 

3 VITE ME PARE

Beteja në Sudan/ Pas Zvicrës edhe Franca mbyll ambasadën në Khartoum

LUFTA civile në Sudan/ Përshkallëzohet konflikti mes
Pamje nga beteja në Khartoum

SUDAN- Pas Zvicrës edhe Franca ka njoftuar se do të mbyllë ambasadën në Khartum, për shak të përshkallëzimit të tensioneve mes dy ushtrive, në më shumë se 1 jave luftimesh të ashpra për marrjen e pushtetit. Lajmin e ka dhënë Ministria e Jashtme e cila ka nisur mobilizimin për rivendosjen e armëpushimit, shkruajnë mediat e huaja

Që nga 15 prilli, dy gjeneralët, në pushtet pas grushtit të shtetit të vitit 2021, kanë nisur një luftë të pamëshirshme në Sudan. Dhuna, kryesisht në Khartoum dhe Darfur (perëndim), ka marrë jetën e më shumë se 420 personave, ndërsa më shumë se 3,700 janë plagosur. Ata kanë shkaktuar gjithashtu zhvendosjen e dhjetëra mijëra njerëzve në shtete të tjera të Sudanit ose jashtë kufijve të vendit, në Çad dhe Egjipt. Gjeneralët kanë sjellë edhe mobilizimin e vendeve për të larguar shtetasit e tyre.

3 VITE ME PARE

VIDEO- Sulmet në Sudan, qytetari dëgjon të shtëna me armë zjarri nga shtëpia e tij: Janë kaq afër, e frikshme

LUFTA civile në Sudan/ Përshkallëzohet konflikti mes
Pjese nga banesa

SUDAN- Lufta në Sudan ka lënë njerëzit me frikë për shkak të vdekjeve të shumta. Një qytetar, dëgjohet të thotë në videon e 'BBC' se situata në Sudan është "e frikshme" pasi të shtënat me armë mund të jenë afër shtëpisë ku ai po strehohet, në qytetin Omdurman. Amar, i cili jeton në Edinburg, ishte duke vizituar familjen në vend në kohën kur filluan luftimet.

"Kjo vazhdon për 20 minuta. E frikshme, është kaq afër'- dëgjohet të thotë ky person.

Në Sudan, situata ka dalë jashtë kontrollit për shkak të rivalitetit mes dy gjeneralëve që mbajnë frenat pas grushtit të shtetit të vitit 2021. Deri më tani raportohet të jenë vrarë 420 persona përfshirë aty edhe civilë. Ndërsa 2600 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Luftimet janë duke ndodhur në pika kyçe strategjike në Kartum. Thirrje për një armëpushim të menjëhershëm është bërë nga OKB-ja, Uashingtoni, Moska, Bashkimi Afrikan, Liga Arabe, Bashkimi Evropian dhe madje edhe ish-kryeministri Abdullah Hamdok./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Krizë globale afrikane? Fqinjët e Sudanit të shqetësuar

LUFTA civile në Sudan/ Përshkallëzohet konflikti mes
Sudan

SUDAN- Bundeswehr ka vazhduar fluturimt e evakuimit të dielën me sukses, bëhet e ditur nga vetë ushtria gjermane. 311 vetë kanë mbërritur në Jordani, disa kanë vazhduar më tej në Berlin. Sipas të dhënave të qeverisë gjermane disa qindra gjermane ishin regjistruar për evakuim nga Sudani.

"Sudani është qendra e krizave të vazhdueshme, aty shpesh ka përplasje luftarake", thotë Marina Peter, themeluese e Forumit të Sudanit dhe Sudanit Jugor në intervistë për DW. "Kur në njërin nga këto vende shpërthen një konflikt, gjithmonë është i prekur edhe vendi fqinj, qoftë Egjipti, Libia, Çadi, Republika Afrikanoqendrore, Etiopia, Sudani Jugor, Eritrea- duke parë nga Deti i Kuq, Arabia Saudite." Në Sudan, i cili prej vitesh ndodhet në gjendje të pastabilizuar politike, prej një jave luftojnë dy gjeneralët më të fuqishëm dhe njësitë e tyre për të sunduar vendin. Forcat e gjeneralit, Abdel Fattah al-Burhan kundër milicëve RSF të Mohammed Hamdan Daglos. Por me shpërthimin e luftës në Sudan rritet rreziku i destabilizimit të një rajoni, thekson Peter.

Sudani Jugor: Nafta si burim të ardhurash

Të gjitha vendet kanë interes për marrëdhënie të mira me Sudanin, thotë Martina Peter. Por sidomos Sudani Jugor, që në vitin 2011 deklaroi pavarësinë nga Veriu. Grupe të ndryshme të popullsisë janë përplasur për pushtetin që në fillim. Në vitin 2013 shpërtheu lufta civile, me qindra mijëra viktima. Nga rreth 11 milionë sudanezë jugore disa milionë morrën arratinë në vendet fqinje apo në pjesë të tjera të Sudanit Jugor. Nga viti 2020 lufta zyrtarisht konsiderohet e përfunduar, por paqja është e brishtë. "Deri më sot ka luftime mes rebelëve në vende të ndryshme të Sudanit Jugor", shpjegon ekspertja për Sudanin.

Historia e përbashkët i lidh të dy vendet, thotë Gerrit Kurtz, ekspert për Afrikën dhe Lindjen e Mesme në Fondacionin e Berlinit Shkenca dhe Politika. "Shumë njerëz nga të dy vendet banojnë ose qëndrojnë në vendin tjetër, ka refugjatë dhe sigurisht ka lidhje të ngushta ekonomike dhe politike", shpjegon Kurtz. Eksperti thekson, se Sudani Jugor është i varur nga devizat e shitjes së naftës së papërpunuar. Rreth 95% e të ardhurave publike lidhen me shitjen e naftës, dhe Sudani luan rol vendimtar për eksportin. Tubacionet kalojnë nëpër Sudan drejt Detit të Kuq. Qeveria e Sudanit Jugor prandaj ka interes shumë të madh që kjo lidhje të mos dëmtohet. Por qeveria është e ndarë, deri më tani drejtuesi i RSF, Daglos kishte funksionuar si ndërmjetësues. Pas fillimit të luftës, partitë sudanezojugore po pozicionohen. Sipas Kurtz konflikti në veri mund të shkaktojë shpërthime dhune edhe Sudanin Jugor.

Kriza humanitare në Çad

Ushtria e Çadit ka bërë të ditur se ka çarmatosur 320 forca paramilitare nga Sudani, që kishin kaluar kufirin. Por më shumë janë civilët që kalojnë kufirin në drejtim të Çadit. Ministri i Komunikimit, Aziz Mahamat Saleh i tha DW-së se në Çad kanë ardhur refugjatë nga Sudani perëndimor, ku zhvillohen luftime. Megjithëse kufiri prej 1500 kilometrash është i mbyllur. "Ne apelojmë për mbështetje nga partnerët ndërkombëtarë që të na ndihmojnë në sfondin e kësaj krize humanitare që po duket në horizont", ka thënë Saleh. Çadi kujdeset ndërkohë për 500.000 refugjatë. Një luftë e vazjhueshme mund të dëmtojë zonën e Sahelit dhe tregtinë mes vendeve.

Egjipti si aleat

Edhe Egjipti ka një histori të përbashkët me Sudanin, jo vetëm si partner tregtar. Sudani në kohën e faraonëve ishte pjesë e Egjiptit dhe quhej Nubien. Për një kohë të shkurrë edhe nubiët sunduan në Egjipt, më vonë të dyja vendet iu nënshtruan sundimit kolonial britanik. Të dy vendet kanë kulturë të njëjtë, marrëdhënia e disa elitave në Sudan dhe Egjipt është e ngushtë, sipas ekspertit nga Berlini për Afrikën, Kurtz. "Shumë sudanezë kanë studiuar në Egjipt dhe forcat ushtarake janë trajnuar në Egjipt apo zhvillojnë trajnime ende." Në kohën e shpërthimit të konfliktit të fundit në Sudan ndodheshin ushtarakë të aviacionit civil egjiptian. 177 vetë u evakuuan. Egjipti shikon më shumë një aleat në qeverinë ushtarake të Sudanit. "Marrëdhëniet janë të ngushta, por sidomos ato mes forcave të armatosura dhe ushtarakëve", thekson Kurtz.  

Një aspekt tjetër është grindja për ujin e Nilit, që është aktuale, që nga koha kur Etiopia ndërton një hidrocentral të madh "GERD". Egjipti dëshiron "ta ketë Sudanin në kampin e vet në këtë konflikt", shprehet Kurtz. Prej vitesh ka negociata, por ende nuk ka një marrëveshje. Egjipti së bashku me Sudanin Jugor janë ofruar menjëherë si ndërmjetës mes ushtrisë dhe RSF. Të dyja vendet kanë interes për një Sudan të stabilizuar.

Marrë nga DW

sulm ne sudan

Sondazh

Poll

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!