Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Përplasje në kampin Ashraf 3 në Manëz, ku po strehohen anëtarët e opozitës iraninane, të ashtuquajtur muxhahedinë. • Një person, 79 vjeç, ka ndërruar jetë brenda kampit duke çuar në "pikën e vlimit" tensionet mes iraninanëve dhe anëtarëve të MEK. • Aksioni, i kërkuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me Policinë e Shtetit në mbështetje të agjentëve të SPAK dhe BKH-së, ka nisur sot në orën 4.30 të mëngjesit. • Të shqetësuar nga kontrollet, anëtarët e kampit kanë kërkuar takim me kreun e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakut, në orën 8.00. • Kryepolici i ka vënë në dispozicion vendimin e GJKKO-së për kontroll në objekt. • Por me nisjen e sekuestrimeve të pajisjeve elektronike (laptopë, njësi kompjuterike, etj.) ka nisur edhe përplasja. • Gjatë përplasjes, anëtarët e MEK pretendojnë se efektivët e Policisë së Shtetit kanë vrarë "vëllanë" e tyre me spray. • Trupi është sjellë në morgun e Tiranës, ku do të pritet ekspertiza mjeko-ligjore, për të zbuluar shkakun e vdekjes. • Pas aksionit, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku në një konferencë për mediat sqaruan ditën e sotme se çfarë ndodhi brenda kampit të MEK në Manzë të Durrësit, pas revoltës së anëtarëve te opozitës iraniane të cilët kundërshtuan kontrollin që ushtruan efektivët e policisë me urdhër të SPAK. • Çuçi e quajti të patolerueshme dhunën që ata kanë ushtruar ndaj policisë së shtetit, madje shtoi se nuk ka pasur asnjë koordinim me ndërkombëtarët. • Por gjithashtu shtoi se ministri bëri të qartë, se anëtarët e opozitës iraniane kanë shkelur marrëveshjen që kanë nënshkruar me qeverinë shqiptare në vitin 2014, sipas së cilës në vendin tonë do strehohen vetëm për qëllime humanitare. • Rrumbullaku listoi edhe materialet e sekuestruara. • Tashmë SPAK vazhdon hetimet, pas një urdhëri në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe parandalimin e sulmeve kibernetike, e raportohet se deri më tani janë lëshuar 70 urdhër-arreste për iranianët që janë strehuar në kampin e MEK në Manzë të Durrësit. • Kampi ‘ASHRAF 3’ prej vitit 2013 strehon rreth 3000 opozitarë iranianë, por në shtator të vitit 2022, Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin, pas një sulmi kibernetik. • Shërbimet online u sulmuan nga grupi i ashtuquajtur ‘Homeland Justice’.
42 artikuj për këtë temë.
DURRES- Rrjeti i njohur televiziv amerikan, "Fox News" ka bërë një pasqyrim të asaj që ndodhi sot në kampin Ashraf 3 në Manzë të Durrësit, ku qëndrojnë prej vitit 2014 muxhahedinët, osë të njohur si opozita iraniane. Me kërkesë të SPAK dhe vendim të Gjykatës së Posaçme, mijëra forca të policisë ndërhynë për të ushtruar kontrolle në këtë kamp. Muxhahedinët kundërshtuan ndërhyrjen e policisë, duke bërë rezistencë dhe çuar kështu në një konfrontim mes të dyja palëve dhe përdorimin e gazit lotësjellës nga ana e uniformave blu. Një person u vra, pasi banorët aty u akuzuan për komplot sulmesh kibernetike kundër qeverisë shqiptare.
SHKRIMI:
Departamenti i Shtetit është gjetur në një pozitë të pasigurtë, pasi dhjetëra disidentë iranianë që kërkonin strehë të sigurtë në Shqipëri u plagosën, dhe një i dyshuar u vra në një bastisje kampi nga Policia e Shtetit pasi banorët u akuzuan për komplot sulmesh kibernetike kundër qeverisë shqiptare. Dyshohet se 1000 policë shqiptarë nga njësia e Prokurorisë Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zbritën në kampet Ashraf-3 dhe Ashraf-4 të vendosura në Manzë në Shqipëri, e cila është shtëpia e të paktën 3.000 opozitarëve iranianë nga Muxhahedeen-e- Khalq (MEK) – një grup i rezistencës iraniane që mbështet krijimin e një qeverie të re në Teheran. Sipas raportimit të "Albanian Daily News", situata fillimisht u përshkrua si "e qetë", pasi zyrtarët e policisë kërkonin persona që ata dyshonin se ishin "të infiltruar të regjimit të Iranit".
Disidentët iranianë përleshen me policinë shqiptare gjatë një bastisje në kampet Ashraf-3 dhe Ashraf-4 më 20 qershor 2023, në ndjekje të të dyshuarve të lidhur me sulmet kibernetike. (Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit)
Por situata me sa duket u kthye e dhunshme, pasi banorët iranianë refuzuan t'i dorëzonin autoriteteve kompjuterë dhe pajisje personale. Oficerët e policisë iu kthyen me gaz lotsjellës dhe spraj kundër banorëve të kampit, dhe filluan të thyejnë dyert e shtëpive të njerëzve përpara se të konfiskonin ose shkatërronin kompjuterët personalë, sipas një deklarate nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI), një organizatë politike iraniane që është me qendër në Francë dhe Shqipëri.
Grupi e quajti bastisjen "kriminale dhe represive", dhe pretendoi se rreth 100 banorë të kampit u plagosën në sulm. Personi i vrarë ishte 65-vjeçari Ali Mostashari, një aktivist gjatë revolucionit iranian dhe një anëtar i lartë i MEK-ut, sipas Ali Safavi, një anëtar i Komitetit të Çështjeve të Jashtme të NCRI me qendër në Paris.
Rrethanat rreth vdekjes së Mostasharit mbeten të paqarta.
"Ai i shpëtoi vdekjes disa herë kur Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike dhe forcat e sigurisë së regjimit klerik u përpoqën ta kapnin në fillim të viteve 1980. Duke e vrarë atë, policia shqiptare ka bërë atë që regjimi iranian nuk mundi ta realizonte", tha Safavi për "Fox News".
MEK dhe NCRI u kanë bërë thirrje Shteteve të Bashkuara, OKB-së dhe Bashkimit Evropian, në të cilin Shqipëria aplikoi për anëtarësim në 2009 dhe iu dha “statusi i kandidatit” në 2014 – të dënojnë bastisjen dhe ta mbajnë Shqipërinë përgjegjëse për shkeljet e të drejtave të njeriut, siç përcaktohet në traktatet ndërkombëtare si Konventa për Refugjatët, Deklarata Botërore e të Drejtave të Njeriut dhe Konventa Evropiane.
SHBA qëndron në një pozicion të pasigurtë kur bëhet fjalë për bastisjet agresive të martën, pasi ajo ka mbështetur disidentët iranianë jashtë vendit që të paktën nga viti 2009, kur udhëhoqi përpjekjet për të larguar opozitarët nga Iraku, pasi qeveria iraniane u bë armiqësore ndaj MEK.
Tensionet mes Shqipërisë dhe Iranit për sulmin kibernetik, kanë ushtruar presion edhe mbi komunitetin disident që banon brenda kufijve shqiptarë. Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi hodhi poshtë çdo akuzë për keqbërje dhe pretendoi se veprimet e ndërmarra ishin në përputhje me vendimin e marrë nga Gjykata Speciale e Shqipërisë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
“Vendimi i Gjykatës është pasojë e veprimeve që shkelin haptazi marrëveshjen dhe angazhimet e marra nga grupi MEK që nga viti 2014, kur ata u vendosën në Shqipëri vetëm për qëllime humanitare”, tha ai në një deklaratë. Fatkeqësisht, ky grup nuk iu përmbajt këtyre angazhimeve dhe e shkeli marrëveshjen.
Një zyrtar shqiptar mohoi të kishte viktima apo të plagosur si rezultat i bastisjes. "Veprimet e Policisë së Shtetit për zbatimin e ligjit janë kryer si në çdo pjesë tjetër të territorit të Republikës së Shqipërisë”.
Ministri mohoi gjithashtu të ketë viktima apo të plagosur si pasojë e bastisjes, dhe tha se sipas zyrtarëve të Policisë së Shtetit, “brenda kampit ka pasur rezistencë ndaj punës së Policisë së Shtetit, e cila bie ndesh me kuadrin procedural të ligjit”.
TIRANË- Këto janë pamjet nga momenti kur makina të shumta të Policisë kanë hyrë në Kampin e Muxhahedinëve iranianë gjatë ditës së sotme. Pamjet janë filmuar nga kamerat e sigurisë së Kampit të Muxhahedinëve dhe janë shpërndarë nga vetë ata.
Gjatë kontrolleve të ditës së sotme nga ana e Policisë, pati tensione të shumta dhe u raportua edhe për një viktimë, për të cilin muxhahedinët pretendojnë se mbeti i vdekur si pasojë e gazit të përdorur nga policia. Policia sekuestroi disa pajisje kompjuterike dhe servera, që dyshohet se përdoreshin për sulme kibernetike./Dosja.al
DURRËS- Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për dhunën brenda kampit të muxhahedinëve. Bëhet me dije se Prokuroria ka nisur një hetim lidhur me atë çfarë ndodhi paraditen e sotme brenda kampit të muxhahedinëve në Manzë të Durrësit.
Prokurori i Durrësit, Sokol Nishani, po heton lidhur me pretendimet e muxhahedinëve për dhunë nga ana e policisë, por dhe pretendimet e policisë për dhunë të ushtruar nga ana e muxhahedinëve. Pritet që të merren në pyetje dhe shumë persona. Mijëra forca të policisë ndërhynë për të ushtruar kontrolle në kampin Ashraf 3 në Manzë të Durrësit, ku qendrojnë prej vitit 2014 muxhahedinët, ose të njohur si opozita iraniane.
Kontrollet nisën në orët e para të së martës, dhe erdhën pas dyshimeve se brenda kampit ushtroheshin aktivitete në shkelje të marrëveshjes së vitit 2014, por edhe që cënojnë sigurinë kombëtare dhe që lidhen me aktivitete terroriste.
Kryepolici Muhamet Rrumbullaku ka dhënë detaje nga operacioni në kampin e muxhahedinëve në Manzë. Në konferencën e përbashkët me Ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, ai u shpreh se gjatë kontrolleve janë evidentuar dhe sekuestruar 96 njësi kompjuterike si dhe disa shkresa, të cilat në momentin e operacionit, muxhahedinët kanë tentuar t’i djegin.
Nga ana tjetër ai theksoi se policia ka rënë pre e dhunës nga ana e tyre, me një bilanc prej 15 efektivësh të dëmtuar, të cilët janë në spital për ndihmë mjekësore. Ai tha se do të dalin urdhër-ndalime për anëtarët që ushtruan dhunë dhe drejtuesit që nuk bashkëpunuan. “Kemi identifikuar personat e përfshirë në sulmin ndaj policisë. Përkundrejt identifikimit dhe pamjeve, policia e ka pasur të gjithë zonën nën monitorim me dron. Do dalin masat e ndalimit për personat e përfshirë në dhunë, edhe për drejtuesit që nuk bashkëpunuan për çështjen. Janë konstatuar veprime nga ana e individëve të veçantë, për të asgjësuar dhe larguar ato ç'ka kërkohej mbi bazën e vendimit të gjykatës".
TIRANË- Këto janë pamjet nga aksioni i policisë në ambientet e kampit në Manzë. Siç shihet në videon e shpërndarë nga Policia me dron, dhjetra forca policie futen në ambientet e kampit, mirëpo hasin në rezistencën e muxhehedinëve.
Nga pamjet e kapura nga lart, shihen persona që tentojnë të zhdukin prova, teksa disa materiale shihen duke u hedhur në kosh dhe duke i djegur nga persona brenda kampit. Ndërkohë, anëtarët e tjerë bllokojnë makinat e policisë.
Këto pamje vijnë pak minuta pas mbylljes së konferencës për shtyp të ministrit Bledi Çuçi dhe drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Muhamet Rrumbullaku. Sipas tyre, nuk është përdorur aspak dhunë nga Policia, madje u shtua se 15 efektivë u lënduan.
Në Shqipëri forca të shumta të policisë u përlasën sot me anëtarët e organizatës Muxhahedinët e popullit Iranian, (MEK) të cilët konsiderohen si opozita e rregjimit politik në Iran. Prej shumë vitesh, falë një marrëveshjeje me Qeverinë shqiptare, ata jetojnë në Kampin Ashraf 3, të ndërtuar prej tyre në një sipërfaqe të madhe në zonën e Manzës pranë Durrësit. Tensionet pasuan ndërhyrjen e policisë në brendësi të kampit Ashraf 3, për të ushtruar kontrolle në zbatim të një urdhëri të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Anëtarët e organizatës akuzuan policinë për ushtrim dhune duke njoftuar për të paktën një të vdekur dhe dhjetra të plagosur. Policia mohoi që gjatë operacionit të saj të ketë patur të lënduar, duke saktësuar se kanë nisur verifikimet për rastin e personit të vdekur.
Momente të gjata tensioni pati sot pak para mesditës në kampin Ashraf 3 ku strehohen anëtarët e organizatës Muxhahedinët e popullit iranian, pasi qindra forca të policisë, kishin hyrë më herët brenda kampit për të ushtruar kontroll, mbi bazën e një urdhëri të Prokurorisë së Posaçme. Kontrolli, sipas një njoftimi të policisë synonte verifikime të të gjitha mjediseve dhe zyrave. Nuk ka asnjë njoftim zyrtar mbi qëllimin e këtij kontrolli, por mësohet se ai është urdhëruar pas dyshimeve për përgatitjen e sulmeve kibernetike ndaj vendeve të treta. Ministria e Brendshme shpjegoi më pas se “vendimi i Gjykatës është pasojë e veprimeve që bien haptazi ndesh me marrëveshjen dhe angazhimet e marra nga grupimi i muxhahedinëve, prej vitit 2014 kur u vendosën në Shqipëri vetëm për qëllime humanitare. Fatkeqësisht ky grupim nuk iu është përmbajtur këtyre angazhimeve duke thyer marrëveshjen”.
Sipas minisrisë së Brendshme “brenda kampit ka pasur rezistencë ndaj kryerjes së punës së Policisë së Shtetit, çka bie ndesh me kuadrin procedural të zbatimit të ligjit”. Vetë anëtart e organizatës MEK, dhe avokati i tyre Genc Gjokutaj, kanë folur për ushtrim dhune nga policia, përdorim të gazit lotsjellës dhe shkopinjve të gomës. Në mjediset e spitalit të kampit kishte disa të lënduar që po merrnin ndihmën e shpejtë, ndërkohë që një person rezulton të ketë vdekur, për shkak të dhunës, siç u shpreh avokatit Gjokutaj
Në deklaratën e ministrisë së Brendshme mohohen këto deklarata duke theksuar se “gjatë operacionit nuk ka pasur humbje jete dhe as të lënduar. Për çdo pretendim për humbje jete në spitalin e vendqëndrimit të tyre po bëhen të gjitha verifikimet proceduriale”. Ndërkohë mbi 15 të lënduar kanë marrë mjekim në spitalet publike në Tiranë./VOA
TIRANË- Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi mohoi kategorikisht që të ketë pasur dhunë nga policia e shtetit ndaj muxhahedinëve madje sfidoi dhe këshillin e muxhahedinëve në Paris të marrë dhe kamerat të verifikojë pamjet. Ndërsa nga ana tjetër, kryepolici Muhamet Rrumbullaku tha edhe njëherë se Policia e Shtetit nuk ka ushtruar dhunë ndaj askujt, por shtoi se e kundërta ka ndodhur nga anëtarët e MEK. Po ashtu, Çuçi i kërkoi Këshillit të Muxhahedinëve në Paris të tërheqë mbrapsht deklaratën se bashkëkombasit e tyre janë dhunuar në Shqipëri. Më tej shtoi se nëse muxhahedinët nëse duan të vijojnë të qëndrojnë në Shqipëri, duhet të zbatojnë ligjet në fuqi të vendit tonë dhe vendimet e gjykatave.
Pyetje: A ka menduar Shqipëria prishjen e marrëveshjes me MEK për largimin e tyre nga vendi? Çfarë aktiviteti të paligjshëm po kryenin anëtarët e MEK në Shqipëri?
Çuçi: Lidhur me pyetjen e parë, sigurisht që jo, nuk kemi menduar ne të prishim marrëveshjen. Nëse at ai mbeten marrëveshjes që të qëndrojnë për qëllime humanitare, ne i mbetemi marrëveshjes. Marrëveshja do të vijojë, por duhet të ketë edhe një reflektim nga ata lidhur me sjelljen e tyre ndaj institucioneve shqiptare. Pasi me sjelljen e sotme, treguan se nuk janë gati për të respektuar institucionet shqiptare. Ne nuk kemi menduar të prishim marrëveshjen. Lidhur me pyetjen e dytë se çfarë kanë bërë ata, duhet t’i drejtoheni Prokurorisë, pasi nuk është ministry i Brendshëm ai që duhet ta dijë përgjigjen. Prokuroria po heton një sërë çështjesh ndaj tyre, mes tyre dhe një për shkelje të ligjeve në fuqi. Lidhur me marrëveshjen që ata nuk duhet të kryejnë aktivitete politike dhe protesta, ata kanë vijuar aktivitete politike. Lidhur me çështjet konkrete, është SPAK që po heton. Duhet ta kenë të qartë ata dhe çdo njeri në Shqipëri që vendimet e Gjykatës nuk diskutohen, por zbatohen. Ata nuk pranonin as ta merrnin vendimin e gjykatës. Ajo deklarata për dhunë duhet tërhequr mbrapsht dhe ata le të marrin edhe pamjet e njerëzve të tyre brenda dhe nëse ka një rast që një efektiv ka prekur një person, mund ta quajnë dhunë, megjithëse prekja nuk është dhunë. Lidhur me partnerët, duhet ta dini që amerikanët nuk janë pjesë e paktit me MEK. Amerikanët janë partnerët tanë më të ngushtë dhe ne jemi në një linjë për sa i përket zbatimit të ligjit ndërkombëtar dhe në Shqipëri.
Rrumbullaku: Janë dokumenta të gjuhës së tyre. Më pas do të keni edhe pamjet filmike në raport me atë që ka ndodhur me sjelljen dhe revoltën e tyre të dhunshme. Janë shtrirë para mjeteve policore. Policia nuk ka ushtruar dhunë. Kanë përdorur vetëm spray-t dhe spostimi dhe hapja e rrugës së tyre.
A u diskutua aksioni me ndërkombëtarët?
Çuçi: Vendimi i Gjykatës nuk diskutohet me asnjë në botë. Jemi të fyer madje me akuzat për dhunë. Të tërheqin mbrapsht deklaratën se nuk ka pasur dhunë. Të marrin dhe kamerat, nuk ka pasur as prekje me dorë nga policia. Shqipëria u ka ofruar atyre gjithçka që lidhet me strehimin e tyre për qëllim humanitar në Shqipëri sipas marrëveshjes. Ju ka ofruar ndihmë, siguri. Ju ka ofruar madje edhe mbrojtje ndaj ë gjitha kërcënimeve që binin nga shërbimet sekrete të regjimit të Iranit. Besoj se ata për shumë se 3000 ditë kanë jetuar në siguri të plotë në garancinë tonë të plotë. Është e paimagjinueshme dhuna dhe reagimi që kanë bërë sot ndaj veprimeve të policisë. Besoj se duhet të biem të gjithë dakord që jo vetëm është shkelje ligjore për këdo që jeton në Shqipëri, që është shtetas shqiptar apo ka pranuar të jetojë brenda ligjeve shqiptare, por edhe një lloj thyerje e kodit të mikpritjes që ne ju kemi ofruar atyre”
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, tha se Shqipëria nuk do ta ndërpresë mbështetjen për muxhahedinët e strehuar në Shqipëri.
'Nuk kemi menduar të prishim marrëveshjen. Nëse ata do të qëndrojnë dhe i mbeten marrëveshjes për të qëndruar për qëllime humanitare, ne do t’i mbrojmë. Marrëveshja do të vazhdojë, por sigurisht duhet të ketë edhe një reflektim nga ata lidhur me sjelljen nga institucionet shqiptare. Sepse me veprimet që bënë sot treguan se nuk janë gati për të zbatuar ligjet në Shqipëri. Ne sigurisht do t’i mbrojmë, por presim që edhe ata të sillen brenda marrëveshjes që ata vetë kanë pranuar”, tha ministri.
I pyetur se çfarë kanë bërë konkretisht muxhahedinët, Çuçi tha: “Ata kanë aktivitet politik, por kjo gjë sigurisht ka qenë objekt i diskutimeve që kemi pasur në vazhdimësi me ata. Por lidhur me këtë çështje konkrete, është SPAK që duhet të prononcohet”.
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku shpjegoi lëvizjet e policisë në kampin “Ashraf 3”, që çuan në përplasjet e ashpra me anëtarët e opozitës iraniane. Në fjalën e tij gjatë një konference për mediat, Muhamet Rrumbullaku tha se më të parë Policinë e Shtetit që po i afrohej kampit, muxhahedinët tentuan t’i digjnin materialet.
“Në orën 8 të mëngjesit, së bashku me disa drejtues të nivelit të lartë kemi thirrur në takim 6 drejtuesit e kampit MEK. Gjatë një ore kemi sqaruar detajet për vendimin e gjykatëse, qëllimin për të cilin motivohej kontrolli. Kemi gjetur mirëkuptimin e tyre në momentet e para, ku pas takimit zyrtar jemi adresuar në hyrje të kampit, ku kemi kërkuar hapjen e portave. Bashkë me drejtuesit jemi futur në ambientet e të gjithë territorit. Pas këtij momenti ka nis kontrolli në ambiente, ku për rreth 2 orë të kontrollit, pasi nga ana jonë u konstatua paligjshmëri në raport me kërkesat e vendimit të gjykatës sa i takon evidentimit të sallave të serverëve dhe pajisjeve kompjuterike, nisi rezistenca e organizuar e kampit MEK.
I vetmi mjet për realizimin e qëllimit të gjykatës kanë qenë sprajtët individualë të efektivëve të policisë së shtetit. Nga gjithë kjo përballje policia mbeti viktimë e dhunës së tyre, dhe jo rezidentët.
Nga ana jonë është përdorur vetëm spraji që nuk ka sjellë asnjë pasojë te rezidentët. Kemi të dëmtuar 15 punonjës policie. Janë dëmtuar 21 shtetas, ku 15 prej tyre kanë lënë qendrat spitalore dhe janë rikthyer në vendbanimin e tyre.
Veprimet e policisë kanë qenë totalisht të ligjshme, pa kaluar asnjë limit. Në tërësinë e veprimeve të kryera nga policia, janë sekuestruar 96 njësi kompjuterike, 49 laptopë, 3 karta memorie dhe materiale të bollshme që u tentua të asgjësoheshin me djegie nga anëtarët e MEK. Gjatë kohës që kryeheshin veprimet, nga drejtuesit e MEK jam bërë me dije se në qendrën e emergjencës ndodhej një banor i tyre. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, OPGJ të Durrësit, për të shmangur konfliktin e interesit të Policisë. Por ju siguroj që pas daljes së ekspertizës do të nxirrni konkluzionin tuaj,"-tha ai ndër të tjera.
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku tha se nga operacioni i sotëm në ambientet e kampit të MEK, kanë mbetur të plagosur 15 efektivë policie dhe 21 rezidentë, prej të cilëve 15 kanë lënë tashmë spitalin.
Ai tregoi të gjithë dinamikën e ngjarjes, ku u shpreh se 2 orë pasi policia ndodhej në kamp duke ushtruar kontroll sipas vendimit të gjykatës, u përball me një rezistencë të organizuar, në momentin që u zbuluan sallat e serverave dhe pajisjeve kompjuterike.
“Pas marrjes së urdhrit të ekzekutimit të SPAK, me vendim të Gjykatës së Posaçme, për lejimin e kontrollit të kampit MEK. Me marrjen dhe me njohjen e vendimit të gjykatës, nga ana ime kam dërguar shkresë zyrtare për të gjithë drejtuesit e MEK, për takim zyrtar të ditës së sotme. Në orën 8 të mëngjesit, unë së bashku me disa drejtues policie të nivelit të lartë, kemi thirrur në takim dhe na janë përgjigjur në takim të 6 drejtuesit kryesor të MEK. Përgjatë 1 ore kemi sqaruar me detaje gjithçka përfshihet në vendimin e Gjykatës së Posaçme, për lejimin e kontrollit, të ambienteve të të gjithë godinave, si dhe qëllimit për të cilin motivohej në vendim të Gjykatës së Posaçme. Kemi gjetur mirëkuptimin e tyre për momentet e para. Pas takimit zyrtar me ta, unë së bashku me ta jemi adresuar në hyrje të kampit dhe kemi kërkuar hapjen e portave respektive të tyre”.
Së bashku me drejtuesit dhe forcat policore kemi hyrë në ambientet e të gjithë territorit. Pas këtij momenti ka nisur faza e kontrollit të të gjitha ambienteve. Për 2 orë të ushtrimit të kontrollit, për shkak të numri të madh të objekteve, pasi nga ana jonë u konstatuan paligjshmëri në raport me kërkesat e vendimit të gjykatës, sa i përket evidentimit të sallave të serverave dhe pajisjeve kompjuterike, gati 17 objekte, filloi një rezistencë e organizuar e të gjithë rezidentëve të kampit MEK, duke u përballur me policinë dhe duke mos lejuar ekzekutimin e vendimit të gjykatës”.
Pas këtij momenti, nga ana e forcave të policisë është kaluar në vetëpërmbajtje, ekstreme. Dhe në asnjë rast nga policia nuk është përdorur dhunë mbi rezidentët. I është kërkuar drejtuesve të MEK të flisnin me gjithë grupet që kryesonin rezistencën e organizuar ndaj forcave policore. Nuk kemi gjetur mbështetjen dhe mirëkuptimin e tyre. Pas kësaj, policia, ka përdorur procedurat standarde të punës për menaxhimin e turmave, dhe i vetmi mjet për realizimin e qëllimit, ka qenë spraj individual, pjesë e pajisjes personale të punonjësve të policisë. Nga gjithë kjo përballje, policia mbeti viktimë e dhunës së tyre, dhe jo rezidentët. Nga ana jonë është përdorur vetëm një spraj individual, i cili nuk ka sjellë asnjë pasojë jetësore mbi rezidentët. Kemi mbetur të dëmtuar ne, 15 punonjës policie. Janë dëmtuar disa mjete policore. Nga ana e tyre janë dëmtuar gjithsej 21 persona, të cilët ndodhen në dy spitalet e Tiranës. Aktualisht në momentin që po flasim nga 21, 15 prej tyre kanë lënë qendrat spitalore dhe janë adresuar në vendbanimin e tyre.”
Me kërkesë të SPAK dhe vendim të Gjykatës së Posaçme, mijëra forca të policisë ndërhynë për të ushtruar kontrolle në kampin Ashraf 3 në Manzë të Durrësit, ku qëndrojnë prej vitit 2014 muxhahedinët, ose të njohur si opozita iraniane./Dosja.al
TIRANË- Në një konferencë nga ministria e Brendshme, ministri Blendi Çuçi u shpreh se vdekja në kampin e MEK nuk është shkaktuar nga asnjë veprim i policisë. Në një konferencë për mediat, ai tha se personi që ka ndërruar jetë ishte i moshuar e se vdiq nga arsye të tjera e jo nga dhuna e policisë.
Po ashtu, ai tha se do presin deri në zbardhjen e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 79-vjeçarit.
'Për personin që ka ndërruar jetë, ju garantoj që vdekja nuk është shkaktuar nga asnjë dhunë e ushtruar nga policia. Po presim raportin e ekspertizës mjekoligjore. Nuk është prekur as edhe një anëtar me dorë në këtë kamp. Ka kamera edhe nga policia edhe nga ana e kampit, nuk është prekur asnjë anëtarë me dorë, asnjë! Do presim ekspertizën mjekoligjore. Ai ishte një burrë i moshuar, 79 vjeç mos gaboj, kanë vdekje brenda kampit që ndodhin rëndom, sepse është një komunitet që po jeton dhe plaket aty, por do presim ekspertizën mjekoligjore. Unë jam i bindur sepse kemi pasur kujdesin për të mos krijuar asnjë incident por të zbatonim vendimin e gjykatës”, tha Çuçi.
TIRANË- Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi u shpreh përballë gazetarëve se është i papranueshëm reagimi i anëtarëve të organizatës MEK ndaj forcave të policisë. Ai tha se Shqipëria i ka ofruar atyre strehim me qëllim humanitar sipas marrëveshjes. Po ashtu, ai shton se i vjen keq për ngjarjen që ndodhi pasi shteti ynë i ka ofruar mbrojtje dhe strehim.
'Për të sqaruar disa aspekte në kontrollin që është ushtruar sot në MEK. Dua t’iu them që ndihem i keq ardhur edhe madje i indinjuar me reagimin e anëtarëve të organizatës MEK ndaj policisë së shtetit gjatë aksionit. Ndihem i keqardhur se Shqipëria u ka ofruar gjithçka që lidhet me strehimin e tyre për qëllim humanitar sipas marrëveshjes. Iu ka ofruar ndihmë, siguri, madhe iu ka ofruar edhe mbrojtje ndaj kërcënimeve që vinin nga shërbimet sekrete të Iranit. Ata për më shumë se 3 mijë ditë kanë jetuar në siguri të plotë në garancinë tonë. E paimagjinueshme dhuna dhe reagimi që kanë bërë ndaj Policisë së Shtetit'- tha Çuçi.
DURRËS- Policia e Shtetit, me urdhër të SPAK zbarkoi sot në kampin Ashraf në Manëz të Durrësit, ku strehohet opozita iraniane. Nga 127 godina në total, në kampin e "ASHRAF 3", të muxhahedinëve në Manzë, janë kontrolluar 70 prej tyre, ndërkohë janë sekuestruar dhjetëra pajisje elektronike, bëjnë me dije burime për "Report Tv". Dyshohet se anëtarë të opozitës iraniane, ishin duke planifikuar sulm kibernetik.
Burimet konfirmojnë se SPAK nuk ka urdhëruar shoqërime, ndërkohë që Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit (Departamenti i Policisë Kriminale), do të shoqërojnë disa persona për ti pyetur në lidhje me pretendimet që ata kanë patur këtë të martë, pas ndërhyrjes së policisë dhe jo në kuadër të procedimit penal.
Për rreth 4 orë, forca të shumta të Policisë së Shtetit, përfshirë edhe forcat RENEA zbarkuan në kampin e MEK në Manzë të Durrësit, ku janë të strehuar anëtarë të opozitës iraniane. Operacioni është kryer në zbatim të urdhër-kontrolleve të nxjerra nga Gjykata pas kërkesës së SPAK.
TIRANË- Ky është Ali Mostashari, 70-vjeçari i cili mbeti viktimë gjatë përplasjes së sotme mes opozitës iraniane dhe policisë.
Pas pothuajse 4 orësh përplasje me policinë, iranianët kanë mbyllur protestën, e gjithë rrëmuja u shkaktua pas një urdhër të SPAK për të zbarkuar në kampin e MEK në Manzë. Me foton e të ndjerit në duar kanë dalë në kangjellat e derës së rrethimit të kampit të MEK në Manëz, ndërsa premtojnë se do të kërkojnë drejtësi për zhvillimet e paradites së sotme.
Ditën e sotme, për rreth 4 orë forca të shumta të Policisë së Shtetit, përfshire edhe forcat RENEA zbarkuan për herë të parë, në kampin e MEK në Manzë të Durrësit, ku janë të strehuar anëtarë të opozitës iraniane. Operacioni është kryer me urdhër të GJKKO, pas kërkesës së SPAK, pra totalisht legjitim, ndërsa forcat e policisë shqiptare janë hasur edhe me rezistencën e iranianëve brenda në kamp. Urdhrin për kontrolle e ka lëshuar GJKKO, pas dyshimeve për terrorizëm dhe sulme kibernetike. Sipas muxhahedinëve viktima kanë mbetur 2 persona. Policia shqiptare ka mohuar të ketë viktima./Dosja.al
DURRËS- Pas incidenteve në kampin MEK në Manzë, muxhahedinët kanë protestuar para Ambasadës shqiptare në Londër. Iranianët kanë dalë në protestë para Ambasadës shqiptare në Londër, pas denoncimit të grupit të MEK se dy persona kanë humbur jetën gjatë kontrolleve të policisë.
Nga ana tjetër, Ministria e Brendshme e Shqipërisë në reagimin e saj lidhur me kontrollet e policisë, thekonte se “operacioni i sotëm i Policisë së Shtetit në vendqëndrimin e MEK në Manëz të Durrësit, është në zbatim të plotë të urdhrit të SPAK dhe vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.
Po ashtu ministria thekson se grupimi MEK nuk i është përmbajtur marrëveshjes, ndërsa policia ka ndërhyrë konform ligjit.
Mëngjesin e sotëm, Policia e Shtetit, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antiterror nisi një operacion në kampin ku strehohen që prej vitit 2015 muxhahedinët, në Manëz të Durrësit. Policia hasi në rezistencën e iranianëve, që kundërshtuan me forcë kontrollet në kompjuterët dhe pajisjet e tjera teknologjike. Në mes të tensioneve, muxhahedinët deklaruan për mediat se ka viktima dhe disa të plagosur në kamp.
DURRËS- Prokurori i Durrësit, Sokol Nishani, ai i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Vladimir Mara dhe drejtori i Policisë së qytetit bregdetar, Skëndet Hitaj kanë mbërritur në ambientet e morgut në spitalin e kampit të MEK në Manzë.
Në morgun e spitalit ndodhet një muxhahedin që ka ndërruar jetë dhe sipas mjekut të spitalit në MEK ka vdekur për shkak të sprajit të përdorur nga Policia e Shtetit. Por kjo e fundit pretendon se viktima ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se kontrollet e ushtruara nga Policia e Shtetit në kampin e muxhahedinëve në Manëz të Durrësit përbëjnë një krim të shëmtuar dhe dhunim flagrant të ligjeve të vendit. Por sipas tij e gjitha është bërë me urdhër të kryeministrit Edi Rama, ndaj vetë dënon atë që e cilëson si terrorin e ushtruar në kampin e muxhahedinëve. Sipas tj, nuk ishin iranianët ata që nxorrën të dhënat sensistive të shqiptarëve dhe sulmuan shërbimet online, por kishte ndërhyrje nga Serbia, të cilat Rama nuk i denonconte dot. Ndaj dhe kërkoi që për zhvillimet e sotme në Manzë të regojnë OKB, Kongresi amerikan dhe Aleanca e Atlantikut të Veriut.
"Inkursioni agresiv dhe banditesk i Policisë së Shtetit me urdhër të Edi Ramës në kampin e refugjatëve iranianë, në Manzë përbën një krim të shëmtuar, përbën një dhunim flagrant të të gjitha ligjeve të vendit, konventave ndërkombëtare për refugjatët, traditës shqiptare dhe detyrimit që vjen nga kjo traditë. PD informon shqiptarët se nuk ishin Ajatollahët që nxorrën në treg, pagat e shqiptarëve, targat e shqiptarëve, por ishin falangat e krimit të Edi Ramës ta bëjnë këtë, kohë më parë se hakerat e Pasdaranit të ndërhynin në sistemet tona. Ishte Edi Rama dhe qeveria e tij që lëshoi në duart e patronazhistëve, të dhënat personale të mbi 1 mln shqiptarëve, të depozituar me besim të plotë tek qeveria e tyre armiqësore. Edhe një herë, i bëj thirrje OKB-së, Kongresit të SHBA, i bëj thirrje Aleancës së Atlantikut të Veriut, institucioneve që merren me refugjatët, të ndërmarrin një hetim urgjent ndërkombëtar për këtë ngjarje tragjike të turpshme, plotësisht të shmangshme. Krejtësisht të pajustifikueshme që turpëron Shqipërinë, që dhunon në mënyrë flagrante konventat ndërkombëtare për refugjatët dhe ligjet e vendit,"-tha Berisha ndër të tjera në deklaratën për shtyp nga selia e PD-së.
FJALA E PLOTË E BERISHËS:
Inkursioni agresiv dhe banditesk i Policisë së Shtetit me urdhër të Edi Ramës në kampiun e refugjatëve iranianë, në Manzë përbën një krim të shëmtuar, përbën një dhunim flagrant të të gjitha ligjeve të vendit, konventave ndërkombëtare për refugjatët, traditës shqiptare dhe detyrimit që vjen nga kjo traditë. Dënoj me ashpërsinë më të madhe, terrorin fizik, psikologjik të gjithanshëm të ushtruar ndaj muxhahedinëve. Dënoj me ashpërsinë më të madhe, dhunën e egër fizike e cila ka pasur pasojë deri më tani 1 të vdekur me plagë të shumta dhe mbi 40 të plagosur, një pjesë e të cilëve janë në spitalet e vendit. Dënoj me ashpërsinë më të madhe veprimet dhe i konsideroj banditeske ato, pasi të gjitha objektet e konfiskuara janë marrë pa lënë asnjë dokument, asnjë procesverbal nga ana e Policisë së Tiranës. Kontrollet në kampin e MEK, burime: Janë sekuestruar disa servera, kanë sulmuar institucione të huajaPartia Demokratike është një parti e cila dënon terrorizmin ngado që vjen. Nuk përjashtohen mundësitë që brenda muxhahedinëve të ketë dhe të infiltruar, terroristë, të deleguar apo të dërguar të regjimit të Ajatollahve, por PD nuk pranon kurrë ndëshkime kolektive dhe këtë që ka ndodhur sot, një masakër pothuajse e vërtetë në kampin e Manzës. Akuzat e formuluara nga prokuroria apo policia, sigurisht kërkonin hetim dhe gjykim, por kjo nuk mund të bëhej kurrë me një reprezalje masive ndaj refugjatëve iranianë me strehë në Shqipëri. Unë informoj shqiptarët gjithashtu se sulmet kibernetike nga regjimi i Ajetollahëve janë një e vërtetë dhe realitet i pamohueshëm në vlerësimin tim. Por informoj shqiptarët gjithashtu se para këtyre sulmeve, nuk ishte Garda Revolucionare e Ajatollahëve, as zbulimi i tyre që sulmoi sistemet dixhitale shqiptare, por i sulmoi Edi Rama me falangat e tij të krimit, që nxorri në treg të gjitha të dhënat për punonjësit e SHISH, duke nxjerrë kështu në publik, të dhëna sekrete për këtë shërbim, duke dëmtuar jo vetëm interesat e tij, por edhe të shërbimeve sekrete të NATO-s në tërësi. PD informon shqiptarët se nuk ishin Ajatollahët që nxorrën në treg, pagat e shqiptarëve, targat e shqiptarëve, por ishin falangat e krimit të Edi Ramës ta bëjnë këtë, kohë më parë se hakerat e Pasdaranit të ndërhynin në sistemet tona. Ishte Edi Rama dhe qeveria e tij që lëshoi në duart e patronazhistëve, të dhënat personale të mbi 1 mln shqiptarëve, të depozituar me besim të plotë tek qeveria e tyre armiqësore. Edhe një herë, i bëj thirrje OKB-së, Kongresit të SHBA, i bëj thirrje Aleancës së Atlantikut të Veriut, institucioneve që merren me refugjatët, të ndërmarrin një hetim urgjent ndërkombëtar për këtë ngjarje tragjike të turpshme, plotësisht të shmangshme. Krejtësisht të pajustifikueshme që turpëron Shqipërinë, që dhunon në mënyrë flagrante konventat ndërkombëtare për refugjatët dhe ligjet e vendit.
MANËZ- Avokati i muxhahedinëve, Genc Gjokutaj pretendon se Policia e Shtetit ka përdorur dhunë ndaj iranianëve. Në fjalën e tij për mediat e pranishme, pasi vizitoi kampin, avokati Gjokutaj pretendon se ka rreth 40-45 të plagosur dhe 1 viktimë. Por për këtë të fundit, shtoi se do të presë ekspertizën mjeko-ligjore mbi shkakun e vdekjes së banorit të kampit të muxhahedinëve në Manzë të Durrësit.
"Kur kanë ardhur këtu, policia ka përdorur dhunë, siç konfirmojnë drejtuesit e MEK, janë thyer dyer, është përdorur gaz lotsjellës. Si pasojë e kësaj, ka edhe 1 të vdekur dhe disa të plagosur. Ka edhe dëmtime në ballë. Është goditur me sende të forta, me grushta dhe me shkelma dhe ai ka vdekur. Viktima ka hematoma, është goditur me sende të forta në pjesën e ballit. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore. Ka një pretendim të policisë që nuk është ushtruar dhunë. Thuhet që policia ka vepruar në mënyrë të dhunshme. Jemi në pritje të mjekësisë, e cila do të jepë fjalën e fundit mbi shkakun e vdekjes. Duhet të jenë diku tek 45-50 persona të plagosur. Personi i vdekur është këtu në ambulancë,"-tha ai për mediat.
MANËZ- Banorët e kampit në Manëz vazhdojnë protestat për qytetarin që pretendohet se ka ndërruar jetë gjatë aksionit të Policisë së Shtetit. Me foton e të ndjerit në duar kanë dalë në kangjellat e derës së rrethimit të kampit të MEK në Manëz, ndërsa premtojnë se do të kërkojnë drejtësi për zhvillimet e paradites së sotme.
Prej mëngjesit të sotëm, forca të shumta të Policisë së Shtetit, përfshirë edhe forcat RENEA kanë zbarkuar në një megaoperacion në kampin MEK në Durrës, për të ushtruar kontrolle në të gjitha ambientet dhe zyrat ku janë strehuar aktivistë të opozitës iraniane.
DURRËS- Një banore e muxhahedinëve ka deklaruar se ende nuk e kupton pse ka shkuar policia sot te ata. Duke folur për mediat, ajo ka theksuar se ata janë një komunitet paqësor dhe nuk e dinë pse policia shkoi ashtu, pasi derën e kishin të hapur.
“Jemi komunitet paqësor. E kam mësuar gjuhën tonë për respekt. Kemi 10 vite këtu, jemi si shqiptar. Kush ehte përgjegjës për këtë gjë? Pse kanë ardhur këta ata? Gjithmonë ka qenë hapur dera. Pse kanë ardhur kështu si garda revolucionare e Iranit? Ne jemi në shtëpinë tonë. Vëllain e kam dëshmor në Iran dhe unë kam qenë 4 vite në burg politik. Ne erdhëm këtu se menduam që jemi rehat. Gjithmonë ka qenë dera hapur. I pyetëm policinë pse erdhën kështu? Ne jemi njerëz të shkolluar. Ata mund të bëjnë një kërkesë, mund të kishin pyetur. Ata erdhën me gaz dhe sulmuan,” tha një banore.
DURRËS- Pasi policia është larguar nga kampi i muxhahedinëve në Manzë, banorët i kanë shoqëruar ata me protestë. Mësohet se ata u kanë thënë se nuk janë terroristë por përkundrazi.
Më fjalët: Turp, turp, muxhahedinët kanë shoqëruar efektivët jashtë derës së kampit të tyre.
Ndërkohë që ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e saj shëndetësore.
DURRËS- Banorët e MEK në Manzë kanë deklaruar se policia u ka marrë atyre kompjuterat dhe telefonat me forcë. Sipas tyre ata kanë vrarë një person, ndërkohë që kanë theksuar se kjo gjë nuk është legale.
“Na morën të gjitha kompjuterat. Ne po luftojmë për liri. Vranë njërin nga vëllezërit tanë. Na morën kompjuterat dhe telefonat me forcë. Nuk e di pse. Unë kompjuterin e përdor për gjimnastikën time. A është kjo legale? A nuk duhet që ata ta na mbrojnë? Kemi këtu 6 vite. Çfarë ishte kjo? Çfarë duan ata? Vetëm nëse regjimi i Iranit është në duart e tyre”, thanë muxhahedinët.

Iranianët: Do e çojmë këtë çështje në gjyq. Jemi refugjatë dhe nuk kemi bërë asgjë të keqe. Do i çojmë në gjyq, në cilindo gjyq të mundemi.

"Fatkeqësisht brenda kampit ka pasur rezistencë ndaj kryerjes së punës së Policisë së Shtetit, çka bie ndesh me kuadrin procedural të zbatimit të ligjit. Bazuar në të dhënat e Policisë së Shtetit, gjatë operacionit nuk ka pasur humbje jete dhe as të lënduar. Për çdo pretendim për humbje jete në spitalin e vendqëndrimit të tyre po bëhen të gjitha verifikimet proceduriale,"-thuhet ndër të tjera në njoftim, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë të vdekur gjatë aksionit të tyre.
Reagim i Ministrisë së Brendshme
Operacioni i sotëm i Policisë së Shtetit në vendqëndrimin e MEK në Manëz të Durrësit është në zbatim të plotë të urdhrit të SPAK dhe vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Vendimi i Gjykatës është pasojë e veprimeve që bien haptazi ndesh me marrëveshjen dhe angazhimet e marra nga grupimi MEK prej vitit 2014 kur u vendosën në Shqipëri vetëm për qëllime humanitare. Fatkeqësisht ky grupim nuk iu është përmbajtur këtyre angazhimeve duke thyer marrëveshjen. Ndërhyrja e Policisë së Shtetit ka qënë konform ligjit dhe në zbatim korrekt të procedurave që kërkojnë operacione të tilla. Veprimet e Policisë së Shtetit për zbatimin e ligjit janë kryer si në çdo pjesë tjetër të territorit të Republikës së Shqipërisë. Fatkeqësisht brenda kampit ka pasur rezistencë ndaj kryerjes së punës së Policisë së Shtetit, çka bie ndesh me kuadrin procedural të zbatimit të ligjit. Bazuar në të dhënat e Policisë së Shtetit, gjatë operacionit nuk ka pasur humbje jete dhe as të lënduar. Për çdo pretendim për humbje jete në spitalin e vendqëndrimit të tyre po bëhen të gjitha verifikimet proceduriale.
Pasi ka përfunduar kontrolli i Policisë së Shtetit në kampin e muxhahedinëve në Manzë të Durrësit, policia shqiptare ka reaguar lidhur me deklaratat e zëdhënësit të MEK, ku pretendohet sipas deklarimeve të banorëve se një qytetar i kampit është vrarë dhe disa janë plagosur. Policia shqiptare në rrugë jo zyrtare bën me dije se një mashkull 60-70 vjeç ka ndërruar jetë në kamp si pasojë e një arresti kardiak dhe se është dërguar për ekpertizë mjekësore.

DURRËS- Situata e tensionuar pas përplasjeve të banorëve në kampin Mek me forcat e policisë, ambulancat kanë qenë të pranishme herë pas here.
Në imazhin e siguruar shihet teksa një tjetër ambulancë del nga kampi i MEK në Manzë.
MANËZ- Një trup i pajetë është në kampin iranian të MEK në Manzë, ndërsa ende nuk ka një version zyrtar se cili ishte shkaku i vdekjes. Iranianët, nëpërmjet medias, kanë nxjerrë edhe foton e viktimës, i mbuluar me çarçaf të bardhë. Ndërkohë që edhe pse tashmë pretendohet për 2 persona të vdekur, Policia e Shtetit ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar se çfarë ka ndodhur brenda kampit që në orët e para të mëngjesit të sotëm.
MANËZ- Qindra iranianë që ndodhen në kampin e Manzës kanë nxjerrë jashtë kampit efektivët e Policisë së Shtetit, që ndodheshin në ambientet e vendstrehimit të tyre. Të gjithë bashkë kanë nxjerrë jashtë policët, e më pas i kanë mbyllur derën, ndërkohë që pretendojnë se me gaz lotësjellës kanë shkaktuar 2 viktima dhe dhjetra të lënduar në kamp. Por lidhur me ngjarjen, ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga ana e Policisë së Shtetit.
MANËZ- Një tjetër ambulancë është futur në kampin e MEK në Manëz. Situata u tensionua, pasi banorët në Manëz treguan rezistencë dhe kundërshtuan kontrollin e forcave policore.
Brenda ambjenteve të kampit banorët vazhduan protestat, teksa forcat policore i lanë jashtë. Herë pas here shihej teksa ambulaca futej në ambjentin e kampit dhe banorët pretendojnë se ka 100 të plagosur dhe viktima.
Sipas gazetarëve që raportojnë në terren, iranianët pretendojnë se ka 2 viktima nga sulmet me gaz lotësjellës nga Policia e Shtetit. Por deri më tani nuk ka asnjë konfirmim nga uniformat blu.
DURRËS- Një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është lënduar gjatë ditës së sotme në Manzë. Mësohet se efektivi është lënduar gjatë protestës, që nuk ka asnjë plagë serioze.
Pas aksionit të Policisë mëngjesin e sotëm, MEK pretendon për një të vrarë nga sulmet e policisë, ndërsa kjo e fundit ka bërë me dije se diçka e tillë nuk është e vërtetë.
TIRANË- Organizata opozitare e Iranit (MEK) është strehuar për herë të parë në Shqipëri në vitin 2012, pasi u dëbuan nga Iraku. Kjo lëvizje u krijua në fillim të viteve 1960 si lëvizje proteste kundër regjimit të Shahut të Iranit dhe vepron në emigrim. Pas mbërritjes së tyre në vendin tonë, disa politikanë të nivelit të lartë të amerikan vizituan Shqipërinë, duke falenderuar Tiranën zyrtare për strehimin e grupit por edhe për qëndrimin e saj anti-Iran.
Çfarë është MEK dhe si u strehua në Shqipëri?
Anëtarët e organizatës Muxhahedinët Popullorë të Iranit, e cila konsiderohej, deri pak vitesh, organizatë terroriste nga shumica e vendeve perëndimore, nga Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian, respektivisht deri më 2008 dhe 2009, përfshirë edhe vetë SHBA-të deri në vitin 2012. Vendosja e muxhahedinëve në Shqipëri daton në vitin 2012, kur qeveria e udhëhequr në atë kohë nga Sali Berisha pranoi kërkesën e qeverisë amerikane për të pritur rreth 210 muxhahedinë të MEK. Qeveria amerikane duhej t’i shpërngulte nga baza e saj ushtarake në Irak, pas tërheqjes nga ky vend. Më tej, në 2014-ën, qeveria me kryeministër Edi Ramën, pranoi strehimin e qindra muxhahedinëve të tjerë, të cilët kanë mbërritur në vazhdimësi që atëherë në grupe të ndryshme.
Më shkurt 2016 në Shqipëri mbërritën, nga kampi i tyre në Irak, 22 muxhahedinë, duke e çuar numrin total të muxhahedinëve të strehuar në vendin tonë në rreth 750. Por gjithësej në Shqipëri deri më tani janë strehuar në Shqipëri 3000 muxhahedinë. MEK ishte ndër nxitësit dhe mbështetësit kryesorë të Revolucionit Iranian të vitit 1979, i cili rrëzoi regjimin e Shahut. Pas revolucionit, në Iran u vendos një sistem teokratik islamik nën udhëheqjen e Ajatullah Khoeminit, që hasi kundërshtinë e ashpër të MEK-ut që ishte kundër autokracisë islamike. Si pasojë, regjimi Iranian filloi persekutimin e anëtarëve të organizatës që detyroi drejtuesit e saj dhe mijëra anëtarë të emigronin.
Sulmi kibernetik i Homeland Justice
Vitin e kaluar Shqipëria është përballur me një sulm kibernetik, i cili gjunjëzoi komplet shtetin shqiptarë. Sulmi ka ardhur nga Humëland Justice, organizatë e mbështetur nga Irani. Fillimisht janë sulmuar të gjitha sistemet me të dhënat e qytetarëve në vend, duke nisur nga aplikacioni e-Albania, ku ndodhen çdo rekord i qytetarëve që nga dokumentet mjekësore, të dhënat civile e deri çdo informacion sensitiv i shtetit shqiptarë. Po ashtu sulmi kibernetik vazhdoi duke bllokuar sistemin TIMS dhe deri te të dhënat e AKSH-it. Sipas informacioneve dhe të dhënave nga organizatat botërore si dhe DASH-i, dolën në përfundimin që ky sulm është bërë nga Irani. Pas kësaj, qeveria shqiptare mori vendimin për të larguar komplet ambasadën dhe punonjësit iranian nga Shqipëria.

Mjeku nxjerr shishen: Këtë gaz lotësjellës përdori Policia shqiptare mbi ne!


DURRËS- Prej mëngjesit të sotëm forca të shumta të Policisë së Shtetit, përfshirë edhe forcat RENEA kanë zbarkuar në kampin MEK në Durrës, për të ushtruar kontrolle në të gjitha ambientet dhe zyrat ku janë strehuar aktivistë të opozitës iraniane.
Banorët kanë kundërshtuar kontrollet dhe po protestojnë, teksa pretendojnë se policia shqiptare ka vrarë 2 persona brenda kampit e ka plagosur 100 të tjerë.
"Ju VRATË vëllanë tonë!",- shkruhet në pankartën e protestuesëve jashtë kampit të MEK në Manëz.

DURRËS- Policia ka bastisur kampet e MEK në Manzë. Teksa banorët kanë treguar rezistencë, mjeku thotë se ka një të vdekur dhe 100 të plagosur nga gazi lotsjellës. Sipas banorëve forcat policore i kanë sulmuar që të merrnin kompjuterat dhe mjetet e tjera elektronike dhe ti çonin jashtë kampit.
Muxhahedinët: Kemi urgjencë, nuk kemi ku t'i çojmë të plagosurit. Mund ti filmoni personat e vdekur. Kanë përdorur gaz lotësjellës. Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë në gjendje të rëndë e janë dërguar në spitalin ushtarak të Tiranës. Qindra të tjerë janë të plagosur dhe kanë lëndime në sy dhe në aparatin e frymëmarrjes. Pse përdorën gaz lotsjellës? Pse u bënë këto kontrolle? Policia shqiptare na ka sulmuar rëndë. Na sulmuan edhe motrat tona këtu, marrëdhënia jonë me popullin shqiptar është miqësore. Pse na sulmuan kështu?
Pse sulmuan me gaz?
Muxhahedinët: Po na sulmonin që të merrnin kompjuterat dhe mjetet e tjera elektronike dhe ti çonin jashtë kampit. 2 muaj më parë Policia erdhi.

DURRËS- Policia e Shtetit mëngjesin e kësaj të marte ka ndërmarrë një operacion për kontrollin e të gjithë ambienteve në kampin MEK në Manëz Durrës. Situata është tensionuar, pasi banorët kanë bërë rezistencë dhe forcat policere sipas tyre kanë përdorur gaz lotsjellës.
Pamjet nga brenda spitalit të muxhahedinëve në MEK, tregojnë disa prej banorëve të shtrirë duke marrë oksigjen, pas problemeve me frymëmarrjen dhe disa të tjerë shihen duke pritur për të marrë mjekimin e duhur.

DURRËS- Situata në kampin e muxhahedinëve në MEK është tensionuar, teksa policia prej mëngjesit të sotëm ka kryer kontrolle.
Muxhahedinët kanë treguar rezistencë ndaj forcave policore dhe ka patur edhe përplasje mes tyre, duke u përdorur gaz lotësjellës. Banorët e Mek pretendojnë se ka viktima dhe qindra të plagosur, ndërsa edhe një mbulancë shihet duke dalë nga kampi i muxhahedinëve në MEK

DURRËS- Forca të shumta të Policisë së Shtetit, përfshirë edhe forcat RENEA kanë zbarkuar në një megaoperacion në kampin MEK në Durrës, për të ushtruar kontrolle në të gjitha ambientet dhe zyrat ku janë strehuar aktivistë të opozitës iraniane.
Kontrolli i Policisë në kampin e muxhahedinëve në Manëz, ka përfunduar prej disa orësh dhe situata është tensionuar, pasi muxhahedistët treguan rezistencë.

DURRËS- Një nga banorët e kampit në një deklaratë për mediat shprehet se forcat e policisë shqiptare erdhën pa asnjë lajmërim. Ndër të tjera banori pretendon se policia shqiptare gjatë kontrollit të paparalajmëruar kanë përdorur gaz lot sjellës dhe dhunë, ku si pasojë ka të plagosur.
'Ne nuk jemi kriminelë, ne jemi opozitarë. Policia erdhi brenda me qindra makina. Erdhën pa asnjë lajmërim. Ata përdorën gaz dhe nga gazi vdiq. Jo armë zjarri. Disa të tjerë janë plagosur. Disa i kanë arrestuar. Pse nuk e lejoni Policinë që të ushtrojnë kontroll? Po territor shqiptar është, por çfarë kemi bërë ne? Çfarë arsye iu kanë dhënë për kontrollet? Na kanë ardhur pa lajmërim. Çfarë kemi bërë ne? Brenda nuk ka asnjë person të rrezikshëm brenda kampit. Sot është përvjetori i rezistencën së muxhahedinëve. Ata në këtë ditë erdhën dhe na sulmuan,"- u shreh ai.
TIRANË- "Homeland Justice" ka reaguar lidhur me aksionin e sotëm në kampin e MEK në Manëz. Përmes Telegram, grupi i hakerave iranianë “Homeland Justice” ka reaguar pas tensioneve brenda kampit MEK, duke bërë me dije se e gjitha është pasojë e strehimit të tyre nga Shqipëria, që duhet të vuajë pasojat.
“Keni ftuar djallin në shtëpi, tani po korrni frytet e punës suaj,” – shkruajnë ata.

Pas aksionit të Policisë, MEK pretendon për një të vrarë nga sulmet e policisë, ndërsa kjo e fundit ka bërë me dije se diçka e tillë nuk është e vërtetë.
MANËZ- Tensione në kampin e muxhahedinëve në Manëz të Durrësit. Sipas zëdhënësit të MEK, pas përplasjes me Policinë e Shtetit, një prej anëtarëve të MEK ka mbetur i vrarë, ndërsa disa të tjerë janë plagosur. Ndërsa disa të tjerë kanë dalë jashtë kampit të tyre dhe kanë nisur një tubim duke u përballur me efektivët e Policisë së Shtetit.
"Policia po vret muxhahedinët,"-bërtasin ata, ndërkohë që Policia e Shtetit ka formuar një kordon para tyre, ndërsa ka marrë masa për të shmangur përshallëzimin e situatës. Ndërkohë që zëdhënësi i MEK pretendon se ka edhe të vdekur, lajmi ende nuk është konfirmuar nga Policia e Shtetit. Deri më tani veç fotove të siguruara nga Dosja.al, nuk ka asnjë informacion.
DURRËS- Zëdhënësi i MEK ka deklaruar se si pasojë e kontrolleve të zhvilluara nga Policia e Shtetit në qendrën e muxhahedinëve në Manzë ka mbetur i vrarë një banor i Ashrafit. Duke folur për mediat ai ka theksuar se kanë mbetur të plagosur dhe 36 persona të tjerë.
“Një banor i Ashrafit u vra nga sulmi i policisë. Ky veprim është vetëm për të qetësuar mullahët iranianë që po bien. Ky aksion është i ngjashëm me atë të 17 qershorit që u zhvillua në Paris, por ky është në Shqipëri. Sot është një nga ditët më të zeza në Shqipëri. Nuk është qëndrimi zyrtar i autoriteteve të Ashrafit, por ajo që thonë banorët e Ashrafit”, njofton zyrtari i MEK.
MANËZ- Tensione në kampin e MEK në Mazës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në kampin e Muxhahedinëve në Manëz ka persona që po bëjnë rezistencë dhe nuk pranojnë që të dorëzojnë kompjuterat dhe serverat. Madje të njëjtat burime bëjnë me dije se dyshohet edhe për persona të plagosur.
MANZË- Policia e Shtetit po zhvillon kontrolle sot në kampin e Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/ MEK Iran) në Manzë të Durrësit. Forca të shumta policore me grupe të shumta po zhvillojnë kontrolle në ambjentet e brendshme të kampit. Kontrolli po bëhet kundër luftës ndaj terrorizmit me urdhër të Gjykatës së Tiranës, por ende nuk dihen detaje. Deri më tani mësohet se janë sekuestruar disa servera dhe janë marrë në pyetje disa persona.
Sipas Policisë, ky kontroll është marrë në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të urdhrit të ekzekutimit të Prokurorisë pranë kësaj Gjykate, për kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave ku banojnë për qëllime humanitare, Policia e Shtetit, në kuadër të një plani operacional, ka filluar kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave në kampin MEK, në Manëz, Durrës.
Ka dyshime për persona të infiltruar ka patur edhe nga vetë opozita iraniane në këtë kamp, sipas të cilëve persona të sigurimit iranian janë të infiltruar për të krijuar problematika të ndryshme.
NJOFTIMI I POLICISË:
Policia e Shtetit
Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të urdhrit të ekzekutimit të Prokurorisë pranë kësaj Gjykate, për kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave ku banojnë për qëllime humanitare, Policia e Shtetit, në kuadër të një plani operacional, ka filluar kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave në kampin MEK, në Manëz, Durrës.
Në zbatim të urdhër-kontrolleve të nxjerra nga Gjykata, Policia e Shtetit ka marrë masa për zbatimin e tyre, me planin e kontrollit të ambienteve në territorin e kampit MEK, duke zbatuar me rigorozitet etikën dhe komunikimin e duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve dhe komunitetit që banon në këtë kamp. Grupet e kontrollit të Policisë po vijojnë kontrollet në territorin e kampit MEK dhe në ambientet e brendshme të tij. Në përfundim të kontrolleve do të ketë njoftim më të detajuar.