Foto ilustruese
BRITANI E MADHE- BBC ka bërë një analizë nga moment i publikimit të dokumenteve sekrete të Pentagonit, ku u përhapën dhe kush i diskutoi ato. Në artikullin e publikuar BBC shkruan se dokumentet fillimisht janë shfaqur në datën janë 1 mars dhe vetëm në 5 prill dokumenteT u publikuan në rrjetin social Telegram dhe Twitter në favor të Kremlinit. Shpërndarja e dokumenteve ka nisur nga një diskutim mes lojtarëve në lojrën komjuterike 'Minecraft'.
Me shpërndarjen e dokumenteve në reagimin e saj Rusia pretendon se publikimi i tyre ishte "informacion i mbjellë" që synonte të mashtronte Rusinë në lidhje me kundërsulmin. Ndërkohë pyetje për origjinalitetin e e dokumenteve janë ngritur edhe në Ukrainë, me disa komentues që akuzojnë Rusinë për vendosjen e dokumenteve të rreme përpara kundërofensive të Ukrainës.
Artikulli i plotë:
Dokumentet e postuara
Pamjet e para të dokumenteve që kemi mundur të verifikojmë janë postuar më 1 mars. Më shumë u shfaqën disa ditë më vonë. Ato u shfaqën në Discord, një platformë e mediave sociale e njohur nga lojtarët dhe u shpërndanë në disa kanale.
Këto kanale nuk kanë të bëjnë me politikën apo inteligjencën ushtarake, ato janë për lojtarët e lojës kompjuterike 'Minecraft' dhe një tjetër për adhuruesit e një personi të famshëm filipinas në YouTube.
Në një nga kanalet, pas një debati të shkurtër për Minecraft dhe luftën në Ukrainë, një përdorues thotë "këtu, keni disa dokumente të rrjedhura" dhe poston disa pamje nga ekrani.
Një nga lojtarër në grupin e bisedës pretendon se i ka marrë imazhet nga një kanal tjetër në Discord, i cili që atëherë është fshirë, duke e bërë të pamundur verifikimin. Faqja investigative Bellingcat ka siguruar prova se disa dokumente mund të ishin postuar në janar apo edhe më herët.
Këto dokumente mbetën në Discord kryesisht të pazbuluara, përpara se të përhapeshin në platforma të tjera në fillim të prillit dhe përfundimisht të kapeshin nga zyrtarët amerikanë dhe shtypi kryesor.
Shpërndarja nëpër rrjetet sociale
Më 5 prill, pamjet e dokumenteve u shfaqën mes mesazheve 4chan, një nga qendrat më të mëdha dhe më të diskutueshme të subkulturës së internetit. Ato u shpërndanë në një nga bordet më famëkeqe të 4chan të njohur si 'pol', nga përdorues anonimë gjatë një debati rreth numrit të saktë të viktimave ukrainase dhe ruse. Vetëm disa orë më vonë, këto dokumente filluan të shfaqen në kanalet Telegram dhe Twitter pro-Kremlinit dhe u morrën gjithashtu nga blogerët e shquar ushtarakë.
Një imazh i shpërndarë gjerësisht nga kanalet ruse u redaktua për të zvogëluar numrin e trupave ruse të vrarë dhe për të fryrë humbjet e Ukrainës. Deri më 7 prill, dokumentet po qarkullonin gjithashtu në disa nga platformat kryesore të mediave sociale.
Përgjigja ruse
Fillimisht, kanalet Telegram pro-Kremlinit që shpërndanë pamjet e ekranit nuk u ndalën shumë në vërtetësinë e dokumenteve, duke u fokusuar kryesisht në përmbajtjen e tyre. Një ekspert i cituar nga uebsajti i lajmeve ultranacionaliste Regnum sugjeroi se dokumentet mund të jenë një rrjedhje e qëllimshme që synon të sigurojë një perde tymi për kundërsulmimin e ardhshëm ukrainas.
Në televizionin shtetëror, Yuri Podolyaka, një komentator i shquar i luftës, tha se ky ishte "informacion i mbjellë" që synonte të mashtronte Rusinë në lidhje me kundërsulmin.
Olga Skabeyeva, prezantuese e emisionit 60 Minutash të televizionit shtetëror Rossiya 1 tha se Perëndimi kishte bërë "të gjitha të mundshme për të krijuar imazhin e një Ukraine të dobët, predhat e së cilës po mbarojnë dhe që nuk i ka mbetur asgjë fare".
Pyetjet në lidhje me origjinalitetin e dokumenteve janë ngritur edhe në Ukrainë, me disa komentues që akuzojnë Rusinë për vendosjen e dokumenteve të rreme përpara kundërofensive të Ukrainës.
Dokumentet po zhduken
Pamjet e shumta të dokumenteve shpesh me cilësi të dobët janë ende duke qarkulluar në Twitter, Telegram dhe Reddit. Por origjinalet janë shumë më të vështira për t'u gjetur. Shumë prej kopjeve origjinale tani janë zhdukur nga bisedat ku u shfaqën për herë të parë. Ata që shpërndanë pamjet e ekranit në Discord, Telegram dhe Twitter ose kanë fshirë burimet e tyre ose kanë fshirë fare profilet e tyre të mediave sociale.
Një përdorues që ka ndarë më parë pamjet e dokumenteve në Discord u tha përdoruesve të tjerë se po përpiqeshin të hiqnin qafe të gjitha kopjet që kishin në telefonin e tyre. Një tjetër ishte i shpejtë për t'iu përgjigjur një lutjeje për të ndarë më shumë dokumente në forum me: "Nice try FBI".
Zhdukja e kopjeve origjinale nxiti spekulime se Pentagoni po përpiqej të detyronte platforma si Twitter për të hequr postimet që përmbajnë dokumente. Nga ana tjetër pronari i Twitter, Elon Musk u përgjigj duke thënë se ai nuk do të udhëzonte stafin e tij për të gjetur dhe hequr në mënyrë aktive dokumentet.