LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Mandati i Xhaçkës, PS rrëzon kërkesën e opozitës, Bushka: S’ka shkelje! PD: Shkojmë në ‘Kushtetuese’

• Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin vendosi sot të shkojë me dy raporte në Kuvend lidhur me kërkesën e PD-së për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka. • Në takimin e sotëm, deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha në fjalën e tij, tha se palët nuk kanë rënë dakord për një raport të përbashkët pasi akuzoi socialistët se “kanë vendosur të marrin në mbrojtje kolegen”. • Ndërsa shtoi se opozita do ta dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese. • Por nga ana tjetër, sipas maxhorancës, Kuvendi nuk ka arsye kushtetuese për të çuar në Gjykatë kërkesën e PD-së. • Klotilda Bushka pasi përmblodhi raportin prej disa dhjetra faqesh tha se kërkesat e paraqitura nuk plotësojnë kriteret për ta dërguar çështjen në Gjykatë Kushtetute. • Opozita akuzon Xhaçkën se ka përfituar nga pozicioni i deputetes për të marrë të mira publike në favor të bashkëshortit të saj, por mazhoranca nënvizon se ky pretendim nuk verifikohet, pasi investimi për të cilin akuzohet Xhaçka është kryer në pronë private.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Këshilli i Mandateve për Xhaçkën, Nikolla: Raportet e PS dhe PD do t'i çojmë në seancë plenare

Mandati i Xhaçkës, PS rrëzon kërkesën e
Lindita Nikolla

TIRANË- Kryetarja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, Lindita Nikolla mbylli seancën e sotme. Ajo u shpreh se dy raportet e PS dhe PD do të dërgohen për votim në seancën plenare. 

'I dëgjuam raportet, kemi ezauruar seancat e pyetjeve. Raportet do ti cojmë për votim në seancën plenare, këtu e mbyllim mbledhjen.'- tha Nikolla.

Në Komision, ai që mori fjalën nga ana e Partisë Demokratike ishte deputeti Gazment Bardhi, i cili akuzoi ministren Olta Xhaçka se ka përfituar nga pasuria e shtetit, për të bërë milioner bashkëshortin e saj. 

Demokratët akuzojnë ministren Olta Xhaçka se ka përfituar veprimtari që burojnë nga pasuritë e shtetit, përmes shoqërisë tregtare në pronësi të bashkëshortit të saj, Artan Gaci. Edhe ky dikur deputet i Partisë Socialiste.

Si u denoncua rasti? Cila është lidhja me investimet strategjike?

Ishte Agron Shehaj ai që doli në një konferencë për shtyp dhe denoncoi se familja e ministres po përfiton nga pronat në bregdet, duke ua 'dhuruar' familjarëve të saj. Në skemën e ngritur nga Shehaj më 25 qershor 2021, kunata e ministres Xhaçka Taëni Lin Grzych-Sutton, një shtetase 30-vjeçare nga Masaçusets i SHBA, e cila prej vitesh bashkëjeton në Tiranë me vëllain e Xhaçkës. Më 2 mars 2022, kunata e ministres Xhaçka merr pronën në përdorim në bregdet. 

Me firmën e Kryeministrit Rama, kompania "AG.Tç" SH.P.K në pronësi të bashkëshortit të ministres Xhaçka, shpallet investitor strategjik për ndërtimin e resortit në Dhërmi, i cili parashikon marrjen e tokës në bregdet në përdorim për 30 vite. Kryeministri Rama ndryshon vendimin e datës 22/02/2021 dhe shton kompaninë e kunatës si investitore strategjike. Vetë Gaçi i pyetur për mediat ka thënë më herët se është ai investitori por nuk ka deklaruar se shtetasja amerikane në fakt është njohje e tij dhe krushqi e të shoqes ministre.

3 VITE ME PARE

Do i hiqet mandati Xhaçkës? Bushka lexon raportin: S'ka kontratë me autoritetet publike, nuk ka përfituar nga pasuria e shtetit

Mandati i Xhaçkës, PS rrëzon kërkesën e
Klotilda Bushka

TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka tha se Këshilli i Mandateve nuk ka kompetencën për ta çuar rastin në Gjykatën Kushtetuese çështjen për mandatin e ministres së Jashtme, Olta Xhaçka si deputete e Kuvendit të Shqipërisë. Kjo pasi, sipas saj ky është një vendim që merret në Kuvendin e Shqipërisë. Në fjalën e saj, ajo u shpreh se nuk ka asnjë provë që tregon se ministrja në fakt ka përfituar nga shteti, ashtu siç edhe pretendon opozita. Ndërkohë që shtoi se tashmë çështja duhet që të shkojë për shqyrtim në Kuvend. 

"Këshilli e shqyton kërkesën sipas rregullores, jemi të ftohtë këtu, më duhet të them se askush nuk ka qëllim të mbrojë askënd por mbrojmë atë që parashikon ligji, në këto kushte më duhet të prezantoj në mënyrë të përmbledhur raportin. Ka disa pjesë, 33 faqe, trajton dy kerkesa për mocion. Nuk është vetëm një kërkesë, edhe draft raporti i përgjigjet pretendimeve në të dy mocionet. Në raportin tonë kemi një hyrje me bazën ligjore dhe procedurën, kemi vendosur shqyrtimin në këtë këshill duke zbatuar thirrjen e deputetes për njërin mocion dhe më pas hyjmë në vlerësimin tonë sipas Kushtetutës.

Rregullorja thotë që nuk bëhet debat për çështjen. Para se të filloj raportimin dua të them se nuk ka askush detyrim që të mbrojë askënd. Ne vetëm zbatojmë ligjin. Deputetja është prezantuar me avokatin e saj dhe ka sjellë parashtrimet për një mocion. Për Olta Xhaçkën nuk janë kryer veprimtari fitimprurëse, kjo shoqëri në fakt nuk ka kontratë me autoritetet publike për të përfituar nga pasuria e shtetit. Në këto kushte, nuk janë kushtet për vënien në lëvizje të Gjykatës Kushtetuese. Nuk ka çështje për shqyrtim. I propozojmë Kuvendit mosdërgimin në GJK,"-tha Bushka.

3 VITE ME PARE

Këshilli i Mandateve për Xhaçkën, Bardhi: Ministrja ka shkelur ligjin, ne do e çojmë çështjen në GJK

Mandati i Xhaçkës, PS rrëzon kërkesën e
Keshilli

TIRANË- Ditën e sotme është mbledhur Këshilli i Mandateve, Rregullores dhe Imunitetit për ministren Olta Xhaçka. Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi se ministrja ka shkelur ligjin duke përfituar pasuri mbi pasuritë e shtetit. Po ashtu, ai paralajmëroi se çështjen do ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese.

'Unë e kolegia e mazhorancës nuk kemi rënë dakort për një raport të përbashkët se kolegët e mashorancës kanë vendour të marrin në mbrojtje ministren e kolegen e tyre Olta Xhacka. Qendrimi i opozitës ka qenë që këtë çështje duhet ta shqyrtojë në themel Gjykata Kushtetuese. Ne nuk vendosim nëse një deptuet ka ushtruar ose jo mandatin në kundërshtim me Kushtetutën. Ajo që ne e Kuvendit vendos është për t’ja përcjellë për shqyrtim GJK. Xhaçka ka përfituar të drejta pasurore mbi pasurinë e shtetit. 

Ne jemi njohur me qëndrimin e maxhorancës, ju do ta mbroni bashkëpërfituesen për deputeten tuaj, po ju them se çështja do dërgohet për zgjidhje të konfliktit në Gjykatën Kushtetuese, ajo do ju detyrojë që ta dërgoni këtë cështje në GJK. Keni në dorë me forcën e kartonit që ta vononi këtë, por ne do e cojmë më tej'- tha Bardhi.

lindita nikolla mandati i olta xhackes

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet