LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Përfundon Maratona e Tiranës! Fituesit për secilën kategori, triumfon Luiza Gega

•Sot u zhvillua Maratona e Tiranës 2022, eventi më i madh sportiv në qytet. •Gara u nda në katër kategori: “Marathon” gara e plotë që i dedikohet profesionistëve, “Half Marathon”, për ata që duan të sfidojnë veten, “Tirana 10K” ku garojnë kryesisht të apasionuarit pas maratonave, por jo profesionistë dhe kategoria “We Too” që është gara për personat me aftësi ndryshe. •Për shkak të këtij eventi sportiv, disa prej rrugëve në kryeqytet u bllokuan nga ora 8:00 e mëngjesit deri në orën 16:00. •Në këtë garë morën pjesë rreth 2500 vrapues nga e gjithë bota.•Çmimi i vendit të parë për kategorinë Marathon (42.195 km) është 5000 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.• Çmimi i vendit të parë për kategorinë Tirana 10K (10 km) 800 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj. •Çmimi i vendit të parë për kategorinë We Too 500 Euro. •Kampionia europiane e atletikës Luiza Gega ka fituar gjysmë maratonë e Tiranës duke thyer edhe rekord kombëtar. Ajo ka përshkruar 21 km për 70 minuta dhe 18 sekonda duke lënë pas rivalët e saj në këtë garë. • Një qytetar nga Ukraina ka dalë i pari në garën e 42 kilometrave. •Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shpërndau çmimet për kategorinë “Marathon 42 K”. Veliaj tha se është i lumtur që çmimet e para këtë vit shkuan më së shumti për atletët ukrainas.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

EMRAT- Përfundon Maratona e Tiranës! Njihuni me triumfuesit për secilën kategori, shumica nga Ukraina

Përfundon Maratona e Tiranës! Fituesit për secilën kategori,
Fituesit

TIRANË- Përfundon edicioni i gjashtë i Maratonës së Tiranës, eventi më i madh sportiv në vend. Në garën e sotme morën pjesë rreth 2500 vrapues nga e gjithë bota. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shpërndau çmimet për kategorinë “Marathon 42 K”. Veliaj tha se është i lumtur që çmimet e para këtë vit shkuan më së shumti për atletët ukrainas.

Më poshtë fituesit për secilën kategori të edicionit të gjashtë të “Maratonës së Tiranës”.

Në kategorinë Marathon 42 K tre vendet e para janë si më poshtë:

Fituesit – Meshkuj
Vendi i parë: Bogdan Semenovych
Vendi i dytë: Dario Ivanovski
Vendi i tretë: Vitalii Kuznetsov

Fituesit – Femra
Vendi i parë: Valentyna Veretska
Vendi i dytë: Natalia Semenovych
Vendi i tretë: Biljana Kiradijeva

Në kategorinë Half Marathon 21 K tre vendet e para janë si më poshtë:
Fituesit – Meshkuj
Vendi i parë: Dmytro Didovodiuk
Vendi i dytë: Tirron Mamusha
Vendi i tretë: Mazerski Bartosj

Fituesit – Femra
Vendi i parë: Luiza Gega
Vendi i dytë: Naile Seferaj
Vendi i tretë: Elisabeth Schleicher

Në kategorinë Marathon 10 K tre vendet e para janë si më poshtë:

Fituesit – Meshkuj
Vendi i parë: Nicolo Bedini
Vendi i dytë: Musa Hajdari
Vendi i tretë: Astrit Kryeziu

Fituesit – Femra
Vendi i parë: Gresa Bakraqi
Vendi i dytë: Olesia Didovodiuk
Vendi i tretë: Redia Dauti

Në kategorinë “We Too” tre vendet e para janë si më poshtë:

Fituesit – Meshkuj
Vendi i parë: Safet Planger
Vendi i dytë: Erblin Karaj
Vendi i tretë: Bajram Tirana

Fituesit – Femra
Vendi i parë: Elona Qollaku
Vendi i dytë: Bujana Baballeku
Vendi i tretë: Llambrini Papa

3 VITE ME PARE

Maratona e Tiranës, fituesi i 42 kilometrave është nga Ukraina

Përfundon Maratona e Tiranës! Fituesit për secilën kategori,
Maratona

TIRANË- Fituesi i 42 kilometrave në Maratonën e Tiranës, është një qytetar nga Ukraina. Ai mori pjesë në maratonë, së bashku me 2500 qytetarë të tjerë. 

Gara e sotme është e ndarë në katër kategori: “Marathon” gara e plotë që i dedikohet profesionistëve, “Half Marathon”, për ata që duan të sfidojnë veten, “Tirana 10K” ku garojnë kryesisht të apasionuarit pas maratonave, por jo profesionistë dhe kategoria “We Too” që është gara për personat me aftësi ndryshe. Secila kategori ka çmimet përkatëse. 

Edhe Luiza Gega doli fituese. Kampionia europiane e atletikës fitoi gjysmë maratonën e Tiranës duke thyer edhe rekord kombëtar. Gega ka përshkruar 21 km për 70 minuta dhe 18 sekonda duke lënë pas rivalët e saj në këtë garë.

3 VITE ME PARE

Maratona e Tiranës/ Luiza Gega del e para në kategorinë gjysmë maratonë, sportistja: Nuk e prisja

Përfundon Maratona e Tiranës! Fituesit për secilën kategori,
Luzia Gega

TIRANË- Kampionia europiane e atletikës Luiza Gega ka fituar gjysmë maratonë e Tiranës duke thyer edhe rekord kombëtar. Ajo ka përshkruar 21 km për 70 minuta dhe 18 sekonda duke lënë pas rivalët e saj në këtë garë.

Pasi theu rekordin, Luzia Gega e emocionuar tha se nuk e priste.

“Nuk e prisja. Është kënaqësi dhe krenari të vrapoj në vendin tim”, tha Gega.

Në Maratonën e Tiranës 2022 marrin pjesë 2500 vrapuesve nga shumë vende të ndryshme të botës.

3 VITE ME PARE

Maratona e Tiranës/ Nga 300 deri në 5000 Euro, sa para fitojnë tre çmimet e para për çdo kategori

Përfundon Maratona e Tiranës! Fituesit për secilën kategori,
Gara

TIRANË- Ditën e sotme zhvillohet Maratona e Tiranës. Gara është e ndarë në katër kategori: “Marathon” gara e plotë që i dedikohet profesionistëve, “Half Marathon”, për ata që duan të sfidojnë veten, “Tirana 10K” ku garojnë kryesisht të apasionuarit pas maratonave, por jo profesionistë dhe kategoria “We Too” që është gara për personat me aftësi ndryshe.

Përfundon Maratona e Tiranës! Fituesit për secilën kategori,

Çmimet që do fitojnë garuesit për kategorinë Maratonë e plotë (Marathon) janë si më poshtë:

-Çmimi i vendit të parë për kategorinë Marathon (42.195 km) do të jetë 5000 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.
-Çmimi i vendit të dytë për kategorinë Marathon (42.195 km) do të jetë 3000 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.
-Çmimi i vendit të tretë për kategorinë Marathon (42.195 km) do të jetë 2000 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.
-Çmimet që do fitojnë garuesit për kategorinë Gjysmë-Maratonë (Half Marathon) janë si më poshtë:
-Çmimi i vendit të parë për kategorinë Half Marathon (21.0975 km) do të jetë 2000 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.
-Çmimi i vendit të dytë për kategorinë Half Marathon (21.0975 km) do të jetë 1500 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.
-Çmimi i vendit të tretë për kategorinë Half Marathon (21.0975 km) do të jetë 1000 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.

-Çmimet që do fitojnë garuesit për kategorinë Tirana 10K janë si më poshtë:

-Çmimi i vendit të parë për kategorinë Tirana 10K (10 km) do të jetë 800 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.
-Çmimi i vendit të dytë për kategorinë Tirana 10K (10 km) do të jetë 600 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.
-Çmimi i vendit të tretë për kategorinë Tirana 10K (10 km) do të jetë 500 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.

Çmimet që do fitojnë garuesit për kategorinë We Too janë si më poshtë:

-Çmimi i vendit të parë për kategorinë We Too do të jetë 500 Euro.
-Çmimi i vendit të dytë për kategorinë We Too do të jetë 400 Euro.
-Çmimi i vendit të tretë për kategorinë We Too do të jetë 300 Euro.

3 VITE ME PARE

Sot Maratona e Tiranës! Disa rrugë bllokohen deri në orën 16:00, ja në cilat akse nuk kaloni dot (HARTA)

Përfundon Maratona e Tiranës! Fituesit për secilën kategori,
Maratona

TIRANË- Ditën e sotme zhvillohet Maratona e Tiranës! Ky është eventi më i madh sportiv në kryeqytet me vrapues nga disa vende të botës. Për shkak të këtij eventi sportiv, disa prej rrugëve në kryeqytet do të bllokohen nga ora 8:00 e mëngjesit deri në orën 16:00.

Maratona nis me sheshin ‘Skënderbej’, do vijojë në bulevardin ‘Zogu i Parë’ dhe më pas në ‘Bulevardin e ri’ të Tiranës. Më pas do të kthehen në sheshin ‘Skënderbej’ dhe do marrin djathtas për në rrugën e ‘Durrësit’ për tu kthyer më pas në rrugën e ‘Kavajës’, në rrugën ‘Myslym Shyri’, në bulevardin ‘Gjergj Fishta’, në bulevardin ‘Bajram Curri’, kalojnë tek ura e Gjykatës, kthehen në rrugën ‘Ibrahim Rugova’, kalojnë përmes zonës së ‘ish Bllokut’ dhe shkojnë në drejtim të ‘ish Gardës’ dhe bëjnë një rreth të plotë te ‘parku i Liqenit’.

Më pas kthehen në sheshin ‘Nënë Tereza’, kalojnë te rruga ‘Gjergj Filipi’ për te rrethi i piceri Erës, kalojnë rrugën ‘Papa Gjon Pali’ pranë televizionit, marrin kthesë. Ka 2 pjesë maratona aty. Maratona 10 km vijon në rrugën ‘Papa Gjon Pali’ dhe del në bulevardin ‘Bajram Curri’ po në rrugën ‘e Elbasanit’, ku vazhdon rrugën ‘George Bush’, ‘Abdi Toptani’ dhe përsëri pranë bashkisë në sheshin ‘Skënderbej’. Maratona ka 4 kategori, e plota 42 km, gjysmë maratona 21 km, 10 km dhe kategoria për persona paraplegjikë dhe ka më shumë karakter promovues se sportivë.

Për shkak të bllokimit të rrugëve, Bashkia e Tiarnës apelon që shoferët të mos përdorin automjetet nesër, por nëse e kanë të nevosjshme të gjejnë një rrugë alternative. Rreth 500 efektivë ndo të jenë në terren për mbarëvajtjen e maratonës. Qytetarëve u kërkohet që të mos tentojnë të hyjnë me automjet brenda perimetrit të garës, gjatë zhvillimit te garës, pasi kjo është rreptësisht e ndaluar, si dhe do të duhet t’u binden menjëherë shërbimeve policore në devijimet eventuale të trafikut.

Përfundon Maratona e Tiranës! Fituesit për secilën kategori,

maratona e tiranes 2022

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet