LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Nënshkruhen marrëveshjet me vlerë 26 mld dollarë Shqipëri-SHBA për gazin e lëngshëm/ Ambasadorja Guilfoyle: Forcohet siguria energjitike dhe kombëtare

• Dy marrëveshje janë nënshkruar ditën e sotme mes SHBA-së, Greqisë si dhe Shqipërinë në fushën e energjisë. • Një nga marrëveshjet që u nënshkrua është 20 miliardë dollarë për zhvillimin e terminalit energjitik të Vlorës. • Ndërsa marrëveshja e dytë me vlerë 6 miliardë dollarë, është për furnizimin me gazin e lëngshëm natyror. • Ambasadorja e SHBA-së në Greqi, Kimberly Guilfoyle deklaroi se marrëveshja e nënshkruar sot do të forcojë sigurinë energjitike dhe kombëtare. • Gjatë fjalës së saj, Guilfoyle e vlerësoi Shqipërinë si një partner të palëkundur të SHBA-ve dhe një faktor kyç ndërlidhës në Ballkanin Perëndimor. • Ajo theksoi se siguria energjitike është mbështetur vazhdimisht nga Presidenti i SHBA. • Ndërkohë, Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se synimi i Shqipërisë është që vendi të bëhet eksportues neto i energjisë. • Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se ky synim pritet që të përmbushet brenda këtij mandati. • Kryeministri theksoi ndër të tjera, se dikur energjia elektrike ishte thjesht një sfidë furnizimi, ku një pjesë e popullsisë paguante për pjesën tjetër, ndërsa sistemi ishte në prag kolapsi financiar. • Ndërsa, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi deklaroi se marrëveshja energjitike SHBA-Shqipëri sjell transformimin e sistemit energjitik në vend. • Gjatë fjalës së tij, Karakaçi u shpreh se projekti i gazit natyror të lëngshëm në Vlorë përfaqëson një zhvillim strategjik që mund ta pozicionojë Shqipërinë si një portë të rëndësishme energjetike në Ballkan. • Ministri theksoi se Shqipëria synon të garantojë furnizim të qëndrueshëm energjetik deri në vitin 2030, ndërsa investimet në gazin natyror të lëngshëm pritet të luajnë një rol kyç në këtë proces.

5 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Marrëveshja Shqipëri-SHBA/ Rama: Brenda mandatit, Shqipëria eksportuese neto e energjisë

Nënshkruhen marrëveshjet me vlerë 26 mld dollarë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se synimi i Shqipërisë është që vendi të bëhet eksportues neto i energjisë. Gjatë fjalës së tij në nënshkrimin e marrëveshjes me SHBA-në, Rama u shpreh se ky synim pritet që të përmbushet brenda këtij mandati. 

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se dikur energjia elektrike ishte thjesht një sfidë furnizimi, ku një pjesë e popullsisë paguante për pjesën tjetër, ndërsa sistemi ishte në prag kolapsi financiar.

“Dikur një moment në jetën tonë kur energjia ishte vetëm çështje furnizimi për të mbajtur ndezur sa më gjatë të ishte e mundur dritat, jetonim në një vend që gjysma e popullsisë paguante për gjysmën tjetër. Pasuria nga sistemi ynë ishte i keqmenaxhuar. Kompania e administrimit ishte në prag falimenti. Sot historia është ndryshe, energjia përcakton sigurinë, fuqinë ekonomike dhe ambicien për vendin që zëmë në Europë dhe rajon. Sot nuk ka më padrejtësi, të gjithë paguajnë për sa harxhojnë. Investojmë që nga një vend që varemi tërësisht nga energjia hidrike dhe brenda këtij mandati të shndërrohemi në një vend neto eksportues 100 % të ripërtëritshëm. Vlora do të kthehet në një pikë kritike për energjinë në Europën juglindore,” tha Rama./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

"Forcojmë sigurinë energjitike dhe kombëtare"/ Marrëveshja me SHBA dhe Greqinë në energji, ambasadorja amerikane në Athinë: Shqipëria, partner i palëkundur dhe ndërlidhëse në Ballkan

Nënshkruhen marrëveshjet me vlerë 26 mld dollarë
Kimberly Guilfoyle

TIRANË- Ambasadorja e SHBA-së në Greqi, Kimberly Guilfoyle deklaroi se sot në Shqipëri janë nënshkruar dy marrëveshje për gazin natyror të lëngshëm. Gjatë fjalës së saj, Guilfoyle u shpreh se marrëveshja e nënshkruar sot mes Shqipërisë, SHBA-së dhe Greqisë në fushën e energjisë do të forcojë sigurinë energjitike dhe kombëtare. 

Në fund të fjalimit, Guilfoyle e vlerësoi Shqipërinë si një partner të palëkundur të SHBA-ve dhe një faktor kyç ndërlidhës në Ballkanin Perëndimor.

“Çfarë nder që gjejmë këtu në Shqipëri, një partner i palëkundur i SHBA dhe vend me rëndësi të jashtëzakonshme strategjike për Ballkanin dhe Evropën krah mikut tonë Edi Rama. Ka dy marrëveshje të rëndësishme që po nënshkruhen sot, marrëveshja 20 miliardë dollarëshe për gazin e lëngshëm natyror që tregon se Shqipëria po luan një rol në rritje si një ndërlidhës në Ballkanin Perëndimor. Forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe ndihma për të formësuar një të ardhme më të sigurt për Evropën Juglindore. Ky ndërveprim forcon sigurinë energjitike dhe kombëtare. Memorandumi i mirëkuptimit për vënien në veprimtari të një qendre thelbësore energjitike, përfshirë një impiant gaz, dëshmon rëndësinë që qeveria shqiptare i kushton energjisë së qëndrueshme në të mirë të qytetarëve. Presidenti Trump ka qenë kambion i zjarrtë i sigurisë energjitike.Vizioni dhe veprimet e tij kanë përforcuar faktin se ofrimi i një energjie të qëndrueshme forcojnë SHBA dhe aleatët tanë strategjikë. Administrata Trump e ka ngritur bashkëpunimin energjitik si shtyllë në mbarë botën. Dhe nënshkrimi i sotëm është një manifestim i prekshëm i kësaj përpjekjeje. Dua të theksoj rëndësinë e lidhjeve të forta Shqipëri-Greqi. Shqipëria janë më shumë sesa fqinjë, ata ndajnë interesa të saigurisë, lidhje njerëzore dhe një bashkëpunim në rritje ekonomik. Kur punojmë së bashku, qoftë në tregti, dialog rajonal dhe energji, i gjithë rajoni përfiton. SHBA mbështesin Ballkanin që është më i ndërlidhur, më i sigurtë energjitikisht dhe më i begatë dhe shqipëria është thelmbësore për këtë vizion,“ tha Guilfoyle./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Marrëveshja energjitike 6 miliardë dollarë SHBA-Shqipëri, Karakaçi: Po merren hapa konkrete transformuese

Nënshkruhen marrëveshjet me vlerë 26 mld dollarë
Enea Karakaçi

TIRANË- Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi ka deklaruar se marrëveshja energjitike SHBA-Shqipëri sjell transformimin e sistemit energjitik në vend. Gjatë fjalës së tij në nënshkrimin e marrëveshjes, Karakaçi u shpreh se projekti i gazit natyror të lëngshëm në Vlorë përfaqëson një zhvillim strategjik që mund ta pozicionojë Shqipërinë si një portë të rëndësishme energjetike në Ballkan.

Ministri theksoi se Shqipëria synon të garantojë furnizim të qëndrueshëm energjetik deri në vitin 2030, ndërsa investimet në gazin natyror të lëngshëm pritet të luajnë një rol kyç në këtë proces.

“Siguria energjetike ka lëvizur ka lëvizur dhe është në krye të agjendës sonë kombëtare. Për Shqipërinë do të thotë që të merren hapa konkrete për të forcuar energjizimin dhe për të ndërtuar një sistem që është i qëndrueshëm dhe i orientuar nga e ardhmja. Në këtë kontekst Shqipëria po merr hapa për të transformuar sistemin e saj energjetik. Qendra e Vlorës mund ta pozicionojë vendin tonë si një portë e rëndësishme e të Ballkani dhe duke rritur rezistencës. Siguria vjen nga një furnizim i qëndrueshëm.

Furnizimet e gazit të lëngshëm natyror shkon krah për krah me sigurië. Një projekt kaq ambicioz kërkon. Presim që të përmbushim zotimin tonë duke ofruar energjinë si produkt. Plani është të shkojmë nga plani në rezultate. Strategjia përkthehet në rezultate të prekshme. Jemi falenderues ambasadoires për mbështetjen e saj. Shprehim falenderim ër presidnetin e shba që mbështet partneritete si ky”, tha Karakaçi./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Takimi me Ramën në Tiranë, ambasadorja Guilfoyle: Investim 6 mld dollarë në fushën energjitike

Nënshkruhen marrëveshjet me vlerë 26 mld dollarë
Takimi

TIRANË- Ambasadorja e SHBA-së në Greqi Kimberly Guilfoyle ka treguar se takimi i sotshëm me kryeministrin Edi Rama në Tiranë ka qenë për nënshkrimin e një kontrate 20-vjeçare në fushën e enegjisë. Me anë të një postimi në X, Guilfoyle shkruan se takimi ka qenë i fokusuar për të çuar përpara agjendën energjetike të Presidentit të SHBA-së Donald Trump me një investim prej 6 miliardë dollarësh në vend.

Ambasadorja thekson se ishte e pranishme në nënshkrimin e marrëveshjes midis Shqipërisë, Venture Global dhe Aktor LNG USA për një kontratë 20-vjeçare për gazin natyror të lëngshëm amerikan.

“Isha e nderuar që udhëtova në Tiranë për të çuar përpara agjendën energjetike të Presidentit të SHBA-së dhe për t’iu bashkuar Kryeministrit Edi Rama në një ceremoni nënshkrimi të një marrëveshjeje historike midis Shqipërisë, Venture Global dhe Aktor LNG USA për një marrëveshje 20-vjeçare të LNG-së amerikane. Ky angazhim prej 6 miliardë dollarësh forcon sigurinë energjetike dhe sigurinë kombëtare në të gjithë rajonin. Jemi krenarë të ndërtojmë mbi punën e shkëlqyer të Sekretarit Burgum, Sekretarit ëright dhe Këshillit Kombëtar për Dominimin Energjetik. Kur Shtetet e Bashkuara, Shqipëria dhe Greqia punojnë së bashku, ky rajon bëhet më i lidhur, më i sigurt dhe më i begatë”, shkruan Kimberly Guilfoyle.

1 MUAJ ME PARE

Ambasadorja e SHBA-ve në Greqi vjen sërish në Tiranë/ Pritet nga Rama! Në fokus, marrëveshja energjetike (VIDEO)

Nënshkruhen marrëveshjet me vlerë 26 mld dollarë
Kimberly Guilfoyle

TIRANË- Ambasadorja e SHBA-së në Greqi, Kimberly Guilfoyle është pritur nga Kryeministri Edi Rama në Kryeministri. Bëhet me dije se Guilfoyle do të jetë e pranishme në firmosjen e një marrëveshje në sektorin e energjisë mes Ministrisë se Infrastrukturës dhe një kompanie amerikane.


Mediat greke i kanë kushtuar vëmendje marrëveshjes që do të nënshkruhet sot. Bëhet fjalë për ndërtimin e një terminali lundrues për gazin e lëngshëm natyror në Devoll.

Një projekt i tillë mbart një rëndësi të madhe për furnizimin me gaz të rajonit dhe për rolin e vendeve të Ballkanit në rrjetin energjetik evropian.Ambasadorja Guilfoyle ka zhvilluar edhe në mars një takim informal me kryeministrin Rama në Kryeministri./Dosja.al

edi rama kimberly guilfoyle

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje