LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Marrin kthesë hetimet/ Zbulohen gjurmë ADN-je në valixhen ku u gjet Ilaria Sula, dyshime për babain e Mark Samson! Prindërit e shqiptares: Nuk pranojmë asnjë justifikim

• 23-vjeçari filipinas, Mark Samson i cili vrau shqiptaren Ilaria Sula u ka dërguar një letër prindërve të 22-vjeçares, Flamur dhe Gëzime Sula. • Samson përmes letrës thotë se çdo ditë mendon për krimin mizor që ka bërë dhe mbi të gjitha nuk di se çfarë i ka ndodhur. • Ai shton se nuk është duke u përpjekur të zvogëlojë përgjegjësitë e tij ose të shpëtojë nga pasojat e veprimeve, por është gati të paguaje për mëkatet pa asnjë justifikim. • Prindërit e 22-vjeçares kanë reaguar pas letrës duke i thënë se do ta pranojnë faljen e tij nëse ai u kthen vajzën e tyre. • Gjithashtu avokati i familjes shqiptare, Giuseppe Sforza deklaroi se pas letrës prindërt e Ilarias janë shprehur se nuk do të pranojnë asnjë justifikim. • Detaje të reja janë zbuluar nga hetuesit të cilët bëjnë me dije se kanë gjetur gjurmë ADN-je të një burri në valixhen ku u fut trupi i shqiptares dhe që më pas u hodh në një zonë pyjore jashtë Romës. • Vëmendja e magjistratëve të prokurorisë së Romës tashmë është përqendruar te babai i Mark Antony Samson, ish-të dashurit të viktimës. • Ai nuk është momentalisht nën hetim pasi sipas dëshmisë së nënës së autorit, bashkëshorti i saj nuk ndodhej në shtëpi kur Mark vrau Ilarian dhe më pas ajo e ndihmoi të fshihte gjurmët e gjakut. • Por tashmë pritet që babai i vrasësit të merret sërish në pyetje dhe t’i kryhen analizat nëse ADN-ja e tij përputhet me atë që u gjet në valixhe.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Vrasja e 22-vjeçares shqiptare nga i riu filipinas/ Prindërit e viktimës kërkojnë drejtësi: Ilaria kurrë s’do të kishte shkuar në shtëpinë e ish të dashurit të saj! E vërteta do të dalë në shesh

Marrin kthesë hetimet/ Zbulohen gjurmë ADN-je në valixhen ku u
Ilarias Sula

ITALI- Familjarët e Ilarias Sulës, po kërkojnë drejtësi dhe të zbardhet e vërteta e krimit si edhe personat e tjerë të përfshirë në vrasje e 22-vjeçares shqiptare. Të pyetur nga gazetarët nëse Mark Samson ka pasur bashkëfajtor, babai i viktimës u përgjigj se “Nuk dua të jem ai që do t’i drejtoj gishtin askujt, policia dhe prokurorët po punojnë. E vërteta do të dalë në shesh”.

Gjithashtu ai ka deklaruar se vajza e tij, Ilaria kurrë nuk do të kishte shkuar në banesën e 23-vjeçarit. Ai është shprehur se e bija nuk ka shkuar me dëshirë në shtëpinë e Mark Samson, ku edhe dyshohet se u masakrua me thikë.

“Ajo nuk do të kishte shkuar kurrë në shtëpinë e ish-it të saj. Ilaria nuk shkoi kur ishin të lumtur bashkë, e shkoi kur u ndanë? Është absurde. Kush ishte Ilaria? Vetëm shikoni përreth, vetëm dëgjoni njerëzit të flasin. Ajo kishte aq shumë ëndrra, aq shumë ëndrra… donte të bëhej financiere. Më tha ke një vajzë të mrekullueshme dhe duhet të jesh e lumtur për vajzën që ke. Po bëhej gati të diplomohej në tetor," tha babai i Ilarias, Flamur Sula. 

Flamur Sula komentoi letrën ku vrasësi i kërkonte falje për krimin e kryer.

“Të kërkojë falje? Jo tani, ndoshta pas 30 apo 40 vjetësh Nuk e prisnim letrën në këtë kohë. Ajo ishte e mrekullueshme”, tha babai i 22-vjeçares.

Si ndodhi ngjarja tragjike?

Ilaria Sula, studentja shqiptare 22-vjeçare, e cila ishte zhdukur prej datës 25 mars, u gjet e vdekur brenda një valixheje në një zonë pyjore në komunën e Polit (Romë), në fund të një shkëmbi.

Policia italiane ka arrestuar ish të dashurin e saj Marc Samson, ndërsa hetimet për shkakun e vrasjes janë fokusuar tek fundi i lidhjes së 22-vjeçares dhe partnerit filipinas.

Që nga mbrëmja e 25 marsit, Ilaria Sula, e cila ka një vëlla 20-vjeçar, ishte zhdukur. Ajo doli nga dhoma ku jetonte me disa shoqe pa i përshëndetur dhe pa iu kthyer përgjigje mesazheve në ËhatsApp.

22-vjeçarja kishte disa vite që jetonte në Romë dhe ndante një apartament me disa shoqe. Kur Ilaria doli nga shtëpia e saj në lagjen San Lorenzo të martën dhe nuk u kthye më, miqtë e saj u alarmuan dhe njoftuan prindërit e viktimës, të cilët denoncuan zhdukjen në polici, ndërsa ditën e sotme u zbulua fati i saj tragjik.

1 VITE ME PARE

Zbulohen gjurmë ADN-je të një burri në valixhen ku u gjet Ilaria Sula, marrin kthesë hetimet, rriten dyshimet për babain e Mark Samson

Marrin kthesë hetimet/ Zbulohen gjurmë ADN-je në valixhen ku u
Ilaria Sula

ITALI- Detaje të reja janë zbular nga hetuesit që po vijojnë kërkimet për vrasjen e 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula. Në praga është vënë autori 23-vjeçar, Mark Samson por autoritetet kanë dyshime për bashkëpunëtorë të tjerë. Dhe këto dyshime janë rritur akoma më shumë pasi gjurmë ADN-je të një burri janë gjetur në valixhen ku u fut trupi i shqiptares i cili më pas u hodh në një zonë pyjore jashtë Romës.

Vëmendja e magjistratëve të prokurorisë së Romës tashmë është përqendruar te babai i Mark Antony Samson, ish-të dashurit të viktimës. Ai nuk është momentalisht nën hetim pasi sipas dëshmisë së nënës së autorit, bashkëshorti i saj nuk ndodhej në shtëpi kur Mark vrau Ilarian dhe më pas ajo e ndihmoi të fshihte gjurmët e gjakut. Por tashmë pritet që babai i vrasësit të merret sërish në pyetje dhe t’i kryhen analizat nëse ADN-ja e tij përputhet me atë që u gjet në valixhe.

1 VITE ME PARE

"Nuk pranojnë asnjë justifikim"/ Autori i Ilaria Sulës i kërkoi ndjesë familjes së saj për krimin, prindërit e 22-vjeçares shqiptare pas letrës: Na kthe vajzën dhe do ta pranojmë faljen!

Marrin kthesë hetimet/ Zbulohen gjurmë ADN-je në valixhen ku u
Ilaria Sula

ITALI- Prindërit e 22-vjeçares shqiptare Flamur dhe Gëzime Sula kanë reaguar pas letrës së autorit,  cili u vrau të bijën. Prindërit e Ilarias i janë përgjigjur 23-vjeçarit filipinas duke i thën se do ta pranojnë faljen e tij nëse ai u kthen vajzën e tyre. Gjithashtu avokati i familjes shqiptare, Giuseppe Sforza, deklaroi se pas letrës prindërt e Ilarias janë shprehur se nuk do të pranojnë asnjë justifikim. 

“Më thanë se nuk do të pranojnë asnjë justifikim. Është një dhimbje e dytë për ta. Ndonjëherë heshtja është zgjidhja më e mirë. Përballë asaj që bëri, të paktën duhet të ishte përpjekur të respektonte familjen e Ilarisë”, deklaroi avokati.

23-vjeçari filipinas Mark Samson, i cili është në një qeli në Rebibbia për vrasjen dhe fshehjen e trupit të ish të dashurës së tij Ilaria Sula, i shkroi një letër për t’i kërkuar falje familjes së viktimës ku shprehej se ishte gati të paguante për mëkatin e tij.

Letra e Mark Samsonit drejtuar prindërve të Ilaria Sulës:

Po shkruaj nga qelia ime, ku do të qëndroj për disa vite. Çdo ditë mendoj për krimin mizor që kam bërë dhe nuk di çfarë të them, por mbi të gjitha nuk e di se çfarë më ka ndodhur.

Është e parëndësishme të kërkosh falje për dhimbjen që kam shkaktuar, por dua t’i kërkoj falje Ilarisë, nuk e respektova kur ajo donte të më linte. U çmenda nga dhimbja dhe humba kontrollin. Jam i vetëdijshëm se asgjë që mund të them apo të bëj sot nuk do ta lehtësojë sadopak dhimbjen e familjes.

Unë nuk jam duke u përpjekur të zvogëloj përgjegjësitë e mia ose të shpëtoj nga pasojat e veprimeve të mia, unë jam gati të paguaj për mëkatet e mia pa asnjë justifikim.

Marrin kthesë hetimet/ Zbulohen gjurmë ADN-je në valixhen ku u

1 VITE ME PARE

"Dua t’i kërkoj falje Ilarias"! Vrau 22-vjeçaren shqiptare dhe trupin e futi në valixhe, Mark Samson letër prindërve të viktimës: Kreva një krim mizor! Asgjë që mund të them nuk do ta lehtësojë dhimbjen

Marrin kthesë hetimet/ Zbulohen gjurmë ADN-je në valixhen ku u
Ilaria Sula dhe Mark Samson

ITALI- Mark Samson, autori 23-vjeçari, i cili vrau shqiptaren Ilaria Sula, u ka shkruar dhe dërguar një letër prindërve të saj, Flamur dhe Gëzime Sula. 23-vjeçari filipinas përmes letrës thotë se çdo ditë mendon për krimin mizor që ka bërë dhe mbi të gjitha nuk di se çfarë i ka ndodhur. Ai shpreht në letër se nuk është duke u përpjekur të zvogëloj përgjegjësitë e tij ose të shpëtoj nga pasojat e veprimeve, por është gati të paguaj për mëkatet pa asnjë justifikim.

Letra e Mark Samsonit drejtuar prindërve të Ilaria Sulës:

Po shkruaj nga qelia ime, ku do të qëndroj për disa vite. Çdo ditë mendoj për krimin mizor që kam bërë dhe nuk di çfarë të them, por mbi të gjitha nuk e di se çfarë më ka ndodhur.

Është e parëndësishme të kërkosh falje për dhimbjen që kam shkaktuar, por dua t’i kërkoj falje Ilarisë, nuk e respektova kur ajo donte të më linte. U çmenda nga dhimbja dhe humba kontrollin. Jam i vetëdijshëm se asgjë që mund të them apo të bëj sot nuk do ta lehtësojë sadopak dhimbjen e familjes.

Unë nuk jam duke u përpjekur të zvogëloj përgjegjësitë e mia ose të shpëtoj nga pasojat e veprimeve të mia, unë jam gati të paguaj për mëkatet e mia pa asnjë justifikim.

Marrin kthesë hetimet/ Zbulohen gjurmë ADN-je në valixhen ku u

vrasja e ilaria sules

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet