LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Masakër në Athinë/ Shqiptari vret 2 bashkëkombasit dhe plagos dhe një grua. Mediat greke: Ishte për larje hesapesh

• Dy të vrarë dhe një të plagosur. • Ky është bilanci i të shtënave mbrëmjen e sotme në Athinë, ku një shqiptar ka hapur zjarr ndaj bashkëkombasve të tij. • Identiteti i viktimave nuk dihet, por as edhe të plagosurës, e cila ishte gruaja e një prej shqiptarëve të vrarë. • Mediat greke raportojnë se e gjithë ngjarja është për larje hesapesh mes dy shqiptarëve. • Autori në momentin që ka hapur zjarr ka qenë i veshur me të zeza dhe në kokë mbante një kapuç si dhe një maskë kirurgjikale. • Mësohet se autori i është vërë në ndjekje prej kohësh viktimës së tij dhe e ruante çdo ditë. Por edhe shqiptari e dinte që do të tentonin ta hiqnin qafe dhe për këtë ai ndryshonte makinat shpesh për të humbur gjurmët. 

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

'KRONIKA' e vrasjes së PARALAJMËRUAR- Kreshnik Çerçizaj ishte shënjestra, portali grek e zbuloi disa ditë para ekzekutimin, "burimi" ua tha

Masakër në Athinë/ Shqiptari vret 2 bashkëkombasit dhe

GREQI- Një paralajmërim u dha, por askush nuk e dëgjoi. "Edolio5" shkroi 2 ditë më parë për një "burim" që paralajmëronte një vrasje, atë më të paguarën ndonjëherë në Greqi. Dhe ndodhi dje, ashtu siç u paralajmërua, u vranë 2 nga emrat më të rëndësishëm të "botës së krimit" dhe "mbretërit" e jetës së natës; Armand Organja dhe 41-vjeçari Kreshnik Çerçizaj. Siç raportojnë mediat shqiptare, objektivi dyshohet se ka qenë Organja, kjo pasi është qëlluar në kokë.

Por çfarë u paralajmërua?

"Informacioni na vjen nga një njohës i thellë i realitetit të natës, i cili nga pozicioni i tij di detaje të asaj që të tjerët mësojnë sapo ndodhin ngjarjet. Personi që do vritej është tentuar edhe në të kaluarën, por kjo tentativë kishte rezultuar e pasuksesshme për “arsye teknike”. Por duket tani që porositësi i ri nuk i pranon gabimet e së shkuarës. Kjo sepse kontrata e vrasjes konsiderohet si një nga më të shtrenjtat që ka ekzistuar deri më sot, pasi viktima nuk “preket” për shkak të vrullit që ka marrë vitet e fundit,"-thoshte burimi.

41-vjeçari kishte një histori të rasteve me drogë dhe grabitje. Ai ishte njeriu që vdiq në vend para se ambulanca të arrinte dhe ta çonte në spital. Sa i përket viktimës së dytë, ai ka marrë plumba nga afër në stomak dhe gjoks, si pasojë ka humbur shumë gjak dhe me gjithë përpjekjet e mjekëve nuk ia ka dalë.

Për të gjetur vrasësin është e vështirë pasi rrugët ishin plot për shkak të finales së Kupës së Botës, megjithatë autori nuk kishte frikë se mund të bllokohej. Sipas informacioneve të edolio5, Armando Organja në 5 muajt e fundit, përveç autonomisë që kishte për punën e tij, "punonte"edhe si mbledhës parash për dyqanet e Smirnës së Re për përfitimin e një manjati grek, i cili është vënë në shënjestër të mafias shqiptare për të kontrolluar plotësisht krimin e organizuar në Greqi. Goditja e njërit prej 2 mbledhësve të parave ishte thelbi i sulmit, që autori e ka kryer me përpikëmëri.  

3 VITE ME PARE

Ndiqej prej kohësh, si u planifikua atentati ndaj shqiptarit në Athinë, viktima ndryshonte mjetet shpesh

Masakër në Athinë/ Shqiptari vret 2 bashkëkombasit dhe
Viktima

GREQI- Pa asnjë shqetësim, megjithë kafenenë mbytëse plot dhe këndin e lojërave që ndodhen drejtpërdrejt përballë, një person i panjohur i maskuar hapi zjarr ndaj dy burrave herët në mbrëmjen e së dielës në Nea Smyrni. Një nga dy viktimat ka gjetur vdekjen e menjëhershme me një plumb vdekjeprurës në kokë. 

Kamerat kapën tmerrin që panë para syve dhjetëra njerëz . Sipas informacioneve të policisë, ngjarja ka ndodhur për hesapet. Nga vendi i sulmit policia ka grumbulluar tre gëzhoja 9 mm.  Gjithçka nisi kur një burrë i veshur me të zeza i veshur me një maskë kirurgjikale hyri në pjesën e jashtme të lokalit dhe u drejtua drejt një prej tavolinave ku ishin ulur dy persona me origjinë shqiptare dhe hapi zjarr ndaj tyre.

Një viktimë ka ndërruar jetë menjëherë, ndërsa viktima e dytë është qëlluar në gjoks dhe ka ndërruar jetë pak kohë më vonë. Bëhet me dije se gjatë ngjarjes ka mbetur e plagosur me një plumb në bark një e re, patrone e dyqanit që nuk kishte lidhje me viktimat. Sipas informacioneve, një nga dy viktimat është një bandit i njohur në zonë dhe konsiderohet si “koleksionist” në dyqanet e sheshit. Në të njëjtën kohë, ky nuk është një person që komandonte natën, por funksiononte si kumbari "front" i natës që pushton klubet e natës së Smirnës së Re.

Shqiptari shtatlartë është një person i njohur në shesh pasi është banor në Nea Smyrni, ndërsa personat që njohin njerëz dhe situata në zonë flasin për një ekzekutim të planifikuar prej kohësh. Kohët e fundit, viktima ka ndryshuar shpesh mënyrat e transportit, duke udhëtuar herë me makina të shpejta dhe herë me makina të rënda. Mirëpo, thuhet se ai nuk ishte i ruajtur edhe pse kishte disa probleme të hapura, si pasojë e të cilëve u gjet i vdekur nga plumbat e xhelatit të maskuar. 

3 VITE ME PARE

Masakra në Greqi, humb jetën në spital dhe shqiptari i dytë

Masakër në Athinë/ Shqiptari vret 2 bashkëkombasit dhe
Pamje nga ngjarja

GREQI- Rëndohet bilanci i të atentatit në Athinë. Ngjarja ka ndodhur jashtë një lokali të njohur në sheshin e Nea Smyrni, me pasojë dy të vdekur dhe një grua të plagosur. Zona është rrethuar nga forca të forta policie.

Siç u bë e ditur, i armatosuri po qëndronte në një lokal i veshur me një maskë kirurgjikale për të mbuluar tiparet e tij dhe në një moment u hodh nga vendi i fshehjes dhe hapi zjarr ndaj klientëve të lokalit. Menjëherë pas kësaj ai ka nxituar të zhduket në këmbë në drejtim të panjohur.

Viktimat janë me origjinë shqiptare dhe ndodheshin jashtë lokalit. Një nga plumbat e gjuajtur nga personi i armatosur goditi një grua të ulur në një tavolinë aty pranë në stomak. Bëhet e ditur se një person ka humbur jetën në vend pasi ka marrë dy plumba në kokë, ndërsa i dyti është qëlluar në gjoks dhe ka përfunduar duke u dërguar në Kryqin e Kuq.

Në të njëjtin spital është dërguar edhe gruaja e plagosur gjatë ngjarjes. Në vendngjarje policia ka gjetur tre gëzhoja 9 mm, ndërsa nga provat e para rezulton se bëhet fjalë për larje hesapesh.

3 VITE ME PARE

Vrasja për larje hesapesh, dalin detaje nga ekzekutimi i shqiptarit në Athinë nga bashkëkombasi i tij

Masakër në Athinë/ Shqiptari vret 2 bashkëkombasit dhe
Pamjet nga vrasja

ATHINË- Autoritetet në Gtreqi flasin për larje hesapesh vetëm pak minuta pas të shtënave ku një shqiptar ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë të plagosur në Greqi. Pas të shtënave , paniku mbizotëroi në sheshin e Smyrna-s së Re, i cili ishte i mbushur me njerëz, si dhe shumica e dyqaneve, pasi shumë kishin zgjedhur të dilnin për të parë finalen e Kupës së Botës.

Zona, menjëherë pas të shtënave ndaj sulmuesit, është rrethuar nga forcat e policisë A dhe një ambulancë e EKAV -së ka marrë dy të plagosurit dhe të ndjerin që ishte pronari i kafenesë.

Sipas informacioneve, viktima me origjinë shqiptare ka qenë jashtë kafenesë kur autori, gjithashtu me origjinë shqiptare, ka kaluar aty dhe e ka qëlluar. Shqiptari ka qëlluar gjithashtu dhe bashkëshorten e të nderit si dhe një bashkëkombas të tij.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Vrasja e shqiptarit në Athinë, momenti kur autori me maskë hap zjarr në lokal

Masakër në Athinë/ Shqiptari vret 2 bashkëkombasit dhe
Pamje nga ngjarja

GREQI- Atentati ndaj shqiptarëve mbrëmjen e sotme ka ndodhur për larje hesapesh. Protothema ka publikiuar një video nga momenti kur i panjohuri me maskë kirurgjikale hyn në një lokal në sheshin e Nea Smyrni dhe hap zjarr ndaj klientëve.

Ende nuk dihet identiteti i shqiptarit të vdekur dhe atyre të plagosur, por as identiteti i autorit të ngjarjes. 

3 VITE ME PARE

Vritet 1 shqiptar në Greqi, plagosen dy të tjerë mes tyre dhe një grua, autori me maskë kirurgjikale hap zjarr në lokal

Masakër në Athinë/ Shqiptari vret 2 bashkëkombasit dhe
Foto Ilustruese

GREQI- Një shqiptar është vrarë mbrëmjen e sotme në greqi dhe dy bashkëkombas të tij janë plagosur. Protothema shkruan se në polici është dhënë alarmi për të shtëna në një lokal në Nea Smyrni.  Ngjarja ka ndodhur jashtë një lokali të njohur në sheshin e Nea Smyrni, me pasojë një të vdekur dhe dy të plagosur, një prej të cilëve është grua.

Siç u bë e ditur, i armatosuri ishte duke qëndruar në një restorant i veshur me një maskë kirurgjikale për të mbuluar tiparet e tij dhe në një moment ai u doli nga vendi i tij i fshehur dhe hapi zjarr ndaj klientëve. Menjëherë pas kësaj ai ka nxituar të zhduket në këmbë në drejtim të panjohur.

Të dy të vdekurit dhe të plagosurit janë me origjinë shqiptare dhe ndodheshin jashtë lokalit. Një nga plumbat e gjuajtur nga i armatosuri ka goditur në shpinë një grua, e cila ishte padrone e lokalit dhe duket se është plagosur lehtë. Në vendngjarje policia ka gjetur tre gëzhoja 9 mm, ndërsa nga provat e para rezulton se bëhet fjalë për larje hesapesh.

vriten shqiptaret ne athine

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës