LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Masakër në New Orleans/ Kamioni merr përpara turmën, 10 të vdekur. FBI: Gjetëm pajisje shpërthyese ne mjet

• Dhjetë persona humbën jetën dhe të paktën 35 të tjerë u plagosën pasi një automjet u përplas me një turmë të madhe në New Orleans. • Tragjedia ndodhi rreth orës 03:15 me orën lokale në lagjen franceze, një zonë e njohur për vizitorët në qytet. • Policia thotë se shoferi ishte i vendosur të krijonte masakrën dhe hapi zjarr ndaj oficerëve. • FBI ka marrë përsipër hetimin dhe thotë se një pajisje shpërthyese e improvizuar është gjetur në vendngjarje dhe agjentët po vlerësojnë qëndrueshmërinë e saj.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Sulmi në New Orleans/ Biden: Hetim dhe zbardhje sa më të shpejtë të ngjarjes! Trump: Shkalla e krimit në vendin tonë në nivel të paparë!

 

Masakër në New Orleans/ Kamioni merr përpara turmën, 10
NewOrlans

 

SHBA- Presidenti Joe Biden ka reaguar në lidhje me sulmin në ditën e Vitit të Ri në Neë Orlans, duke e cilësuar të tmerrshëm. Biden ka theksuar se është informuar vazhdimisht në lidhje me ngjarjen, teksa ka kërkuar hetim dhe zbardhje sa më të shpejtë.

"Unë jam informuar vazhdimisht që herët këtë mëngjes nga udhëheqja federale e zbatimit të ligjit dhe ekipi im i sigurisë së vendit, duke përfshirë Sekretarin e Sigurisë Kombëtare Ali Mayorkas, Zëvendës Prokuroren e Përgjithshme Lisa Monaco, Këshilltaren e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë Liz Sherëood-Randall dhe Kryetarin e Bashkisë së Neë. Orleans në lidhje me incidentin e tmerrshëm që ndodhi atje brenda natës”, tha Biden në një deklaratë me shkrim.

Ndërkohë, presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, e lidhi sulmin vdekjeprurës me kamion të së mërkurës ndaj një turme argëtuesish në Neë Orleans me emigracionin e paligjshëm, çështja në qendër të fitores së tij në zgjedhje.

“Kur thashë se kriminelët që vijnë janë shumë më të këqij se kriminelët që kemi në vendin tonë, ajo deklaratë u hodh poshtë vazhdimisht nga demokratët dhe mediat e lajmeve të rreme, por doli të ishte e vërtetë”, tha Trump në një deklaratë. “Shkalla e krimit në vendin tonë është në një nivel që askush nuk e ka parë më parë. Zemrat tona janë me të gjitha viktimat e pafajshme dhe të dashurit e tyre, duke përfshirë oficerët e guximshëm të Departamentit të Policisë së Neë Orleans-it.”

Ai gjithashtu premtoi mbështetje për qytetin ndërsa hetimet vazhdojnë, duke thënë: "Administrata e Trump do të mbështesë plotësisht qytetin e Neë Orleans ndërsa ata hetojnë dhe shërohen nga ky akt i së keqes së pastër".

 

 

 

1 VITE ME PARE

Sulmi me 10 të vrarë në SHBA, autori mbante një flamur të ISIS

Masakër në New Orleans/ Kamioni merr përpara turmën, 10

SHBA- I dyshuari në sulmin vdekjeprurës të turmës të së mërkurës në New Orleans kishte një flamur të ISIS në momentin e incidentit, i thanë CNN dy burime të zbatimit të ligjit.

Një nga burimet tha gjithashtu se pajisje të shumta shpërthyese të dyshuara u gjetën në një arkë akulli në kamionçinë e përdorur në sulm.

FBI, e cila drejton hetimin, ka thënë se po e trajton incidentin si një "akt terrorizmi".

Hetuesit po shqyrtojnë çdo bashkëpunëtor të mundshëm të të dyshuarit, si dhe pikëpamjet politike apo fetare të të dyshuarit dhe nëse personi është i lidhur me një organizatë të njohur terroriste.

Një kamion Ford F-150 Lightning i drejtuar nga i dyshuari në një sulm vdekjeprurës gjatë festimeve të Vitit të Ri në New Orleans, ka lënë të paktën 10 të vdekur.

1 VITE ME PARE

Tragjedia në New Orleans, FBI: Nuk është ngjarje terroriste

Masakër në New Orleans/ Kamioni merr përpara turmën, 10
Alethea Duncan

SHBA- Agjentja speciale Alethea Duncan e Byrosë Federale të Hetimit (FBI) ka marrë përsipër hetimet për tragjedinë e New Orlenas 

"Kjo nuk është një ngjarje terroriste," thotë ajo.

Kjo bie ndesh me kryebashkiakun, i cili më herët e cilësoi të tillë. Duncan tha se është gjetur një pajisje shpërthyese në vendngjarje dhe autoritetet po punojnë për të zbuluar nëse është "e aktivizuar". Ajo thekson se publiku duhet të qëndrojë larg zonës derisa të zbardhet ngjarja.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Sulmi terrorist në New Orleans, pamjet nga vendi i ngjarjes, çfarë ndodhi natën e ndërrimit të viteve në SHBA

Masakër në New Orleans/ Kamioni merr përpara turmën, 10
Tragjedia

SHBA- Ngjarja në New Orleans me një automjet që turmën me njerëz pak orë pas ndërrimit të vitit duket se po merr përmasa tragjike. Dëshmitarët i thanë CBS se kamioni u përplas në turmë dhe shoferi hapi zjarr, duke nxitur edhe oficerët e policisë që ishin në vendngjarje të hapnin zjarr.

 

Incidenti ndodhi në një kryqëzim në lagjen franceze të qytetit rreth orës 3:15 të mëngjesit (koha e New Orleans).

“Gjithçka që pashë ishte një kamionçinë që përplasej me ata që ishin mbledhur në trotuarin e majtë në Rrugën Bourbon. Një nga trupat ra mbi mua”, tha dëshmitari okular 22-vjeçar Kevin Garcia, i cili shtoi se ka dëgjuar edhe të shtëna armësh.

 

“Të gjithë filluan të bërtisnin dhe të bërtisnin, duke vrapuar për t'u fshehur. Kur dolëm nga klubi ku ndodhej policia, na thanë të largoheshim shpejt. Pashë disa të vdekur dhe disa që kishin nevojë për ndihmën e parë”, tha një tjetër.

1 VITE ME PARE

Përsëritet tragjedia e Gjermanisë/ Kamioni merr para turmën në New Orleans, 10 të vdekur dhjetra të plagosur

Masakër në New Orleans/ Kamioni merr përpara turmën, 10
Pamjet nga vendi

SHBA- Një incident me viktima masive ka ndodhur në lagjen franceze të New Orleans. Dhjetë persona u vranë dhe 30 u plagosën pasi një kamion u përplas me një turmë të madhe në New Orleans, në Canal and Bourbon Street. 

 

Njerëzit e plagosur janë transportuar në spital dhe autoritetet e sigurisë publike ndodhen në vendngjarje. Një kamion po raportohet të jetë përplasur me turmën me shpejtësi të madhe, dhe më pas sulmuesi është larguar nga mjeti dhe ka nisur të gjuajë me armë.

 

“Distrikti i 8-të aktualisht po punon për një incident me viktima masive që përfshin një automjet që u përplas me një turmë të madhe në Canal dhe Bourbon Street. Janë 30 pacientë të lënduar që janë transportuar nga NOEMS (New Orleans Emergency Medical Services) dhe 10 të vdekur," thuhet në njoftimin e Policisë.

tragjedi ne new orleans

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit