LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

MASAKRA brenda familjes shqiptare në Itali/ Dëshmia e gruas së plagosur: Taulanti ngacmonte vajzën seksualisht

•Detaje nga vrasja në Itali. • Gruaja e Taulant Malajt, Tefta Malaj ka reaguar për herë të parë pasi bashkëshorti vrau vajzën e tij Xhesikën dhe italianin Massimo De Santis. •Ajo ka treguar se Taulanti e ngacmonte seksualisht të bijën e mitur, Xhesikën, të cilën e vrau me thikë teksa kjo e fundit tentoi të mbronte të ëmën nga sulmi i tij. •Lidhur me akuzat e tij, Tefta tha se janë të pavërteta, madje është e gjitha për të fshehur të vërtetën e madhe, sesi ai kishte tentuar të abuzonte seksualisht me të bijën. •Ajo madje u shpreh se në shtëpinë e tyre ishin instaluar kamera për shkak të veprimit monstruoz ndaj të bijës. •Tefta ka zbuluar se në shtëpinë e tyre ka pasur kamera sigurie, të cilat duhet të administrohen sa më parë nga ana e policisë italiane. •Nga ana tjetër, autori ka treguar se gruaja i kishte rrëfyer se kishte lidhje intime me italianin, duke i kërkuar falje, mirëpo ai nuk donte. •Malaj është arrestuar dhe pritet të dalë në gjyq për akuzën vrasje e dyfishtë dhe tentativë për vrasje.

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Gruaja ende në spital, nuk flet dot as për hetuesit! Taulant Malaj del nesër në gjyq, jep llogari pse masakroi të bijën dhe italianin, sqarimi për videon: Ashtu e mendova!

MASAKRA brenda familjes shqiptare në Itali/ Dëshmia e gruas së
Familja Malaj

ITALI- Seanca dëgjimore pas arrestimit të Taulant Malajt, bukëpjekësit 45-vjeçar shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare Gessica dhe Massimo De Santis, 51-vjeç, do të mbahet nesër në mëngjes. Sipas mediave italiane, gruaja është shtruar në spital dhe kushtet e saj shëndetësore nuk e lejojnë ende të intervistohet nga hetuesit.

Arma e vrasjes, një thikë kuzhine, u gjet në veturën e vrasësit, me shumë gjasa sepse donte që të largohej.

Ndërkohë, detaje të tjera dalin nga rrëfimi që Malaj i ka dhënë prokurorit publik. Burri ishte i bindur se kishte një marrëdhënie jashtëmartesore midis gruas së tij dhe De Santis që kishte filluar më shumë se një vit më parë. Ai pretendon se Tefta dhe Massimo takoheshin dhe madje kishin konsumuar edhe disa dreka bashkë, që ai i kishte flimuar. 

Për videon e xhiruar pas masakrës, ai tha: Kështu e mendova, skam ndonjë arsye të veçantë. Ai rrëfen gjithashtu se i ka telefonuar menjëherë vëllait për t'i treguar se çfarë kishte bërë, por ky i fundit u shfaq në skenën e krimit vetëm pasi shkoi ambulanca. 

Si ndodhi masakra?

45-vjeçari me profesion bukëpjekës dyshonte se bashkëshortja e tradhëtonte me një italian të identifikuar si Massimo De Santis, 51 vjeç. Për këtë arsye, dyshja ishin konfliktuar shumë herë, por sherri kulmoi një natë më parë kur shqiptari i zuri pritë në shkallë italianit. Ai e qëlloi 51-vjeçarin me një thikë kuzhine dhe e la të mbuluar në gjak në shkallë ku dhe ndërroi jetë. Më pas, me të njëjtën thikë të lyer me gjak, u fut në banesë ku u konfliktua me të shoqen. Dyshja nisën të konfliktoheshin fizikisht. Ai qëlloi gruan me thikë e më pas nisi të qëllonte të bijën, vetëm 16 vjeçe, për të cilën gjithashtu thotë se është ngacmuar nga italiani. Adoleshentja ndërroi jetë në vend, ndërsa gruaja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. I vetmi që shpëtoi ishte djali 5-vjeçar. Taulant Malaj i filmoi të tre dhe videon me trupat e tyre të mbuluar në gjak ua dërgoi të afërmve. Në sfond dëgjohet të shante të shoqen dhe të thoshte se do të vijonte t’i masakronte me thikë, pasi policia nuk kishte mbërritur ende në vendngjarje.

3 VITE ME PARE

“Motra ime i hodhi batanije sipër”, daja e vajzës që u vra nga babai tregon krimin: Djali shpëtoi se nuk bëri zë nga tronditja

MASAKRA brenda familjes shqiptare në Itali/ Dëshmia e gruas së
Taulant Malaj dhe djali

TIRANË- Fajtoni, vëllai i Tefta Malajt, e cila u plagos nga burri i saj me thikë, ndërsa vajza e tyre ndërroi jetë dhe u plagos fqinji italian, ka treguar se si arriti të shpëtonte djali i vogël i familjes. Në një intervistë për “Me zemër të hapur” në News24, Fatjoni tha se kishte qenë motra e tij ajo që i kishte hedhur djalit disa batanije dhe e kishte fshehur pas divanit, ndërsa nga trauma nuk kishte bërë zë, duke shpëtuar kështu nga agresioni i të atit.

“Teftën ai e ka qëlluar me dy thika, në atë moment është hedhur Xhesi, ai e ka qëlluar me shkelmë dhe me thikë. Tefta në atë moment ka fshehur djalin pas divanit dhe e ka mbuluar me batanije më pas ai thotë ku është djali dhe fati që djali është shokuar dhe nuk ka folur. Ai ka zbritur poshtë, dhe më pas e ka gjetur policia. Ai ka thënë ku është djali sepse donte ta vriste. Fati i djalit është që ai ka ngelur i shokuar dhe nuk ka folur sepse do ta kishte vrarë”, tha ai.

3 VITE ME PARE

“Vidhte në shtëpi dhe luante bixhoz”, kunati i Taulant Malajt: Debat të fortë 1 javë para ngjarjes, kërcënoi se do ta therte vajzën

MASAKRA brenda familjes shqiptare në Itali/ Dëshmia e gruas së
Vendi i ngjarjes

TIRANË- Detaje tronditëse kanë dalë në dritë nga tragjedia e ndodhur në familjen shqiptare në Itali. Në një intervistë për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24, Tefta Malaj, tha se burri i saj e kishte ngacmuar seksualisht vajzën.

Ndërkohë vëllai i Tefta Malaj u shpreh se nuk ishin në dijeni për këto detaje. Ai tregoi se rreth një javë para ngjarjes, kanë pasur një debat të fortë në familje, motra e tij Tefta me bashkëshortin Taulantin, për 16 vjeçaren pasi kishte dalë me shoqet.

Pyetje: Kur e keni takuar për herë të fundit fizikisht Xhesikën?

Vëllai i Tefta Malaj: Kam gati tre apo pesë vite pa e takuar. Qëlloi se ishte pandemia. Me mbesën kam folur shpesh herë , nuk kisha vënë re diçka. Ishte edhe tip i mbyllur shumë. Me Taulantin kam folur, mund të kishim gati 1 muaj pa folur. Na thoshte bëhet xheloze për çupën, përse doli vonë, zihej me Teftën. Por ne nuk e kuptonim sepse nuk dinim gjë. Tefta thonte se bëhej xheloz për vajzën, zihej me Teftën, do ta ther thoshte, këtë javë e ka bërë i ka thënë do ta ther se ka dalë vonë. I ishte shprehur Teftës, na e tha këtë gati një javë përpara ngjarjes. Njëherë i ka thënë e zura në dhomë me italianin, ata kanë qenë në gjumë dhe kamerat e vërtetojnë. Nuk di çfarë të them.

Pyetje: Pretendimet kanë qenë se me dikë ka folur?

Vëllai i Tefta Malaj: Po sepse Tefta na ka thënë se e bënte me dorë, ja çfarë i bëra. Kur të dalin kamerat do t’i shihni të gjitha. Si do ta merrte Tefta ta fuste në shtëpi këtë? Një baba t’i bëjë këto gjëra, nuk e di.

Pyetje: Taulanti në lidhje me tradhti me bashkëshortore nuk jua ka shprehur?

Vëllai i Tefta Malaj: Jo asnjëri. Ai ia ka shprehur Teftës dhe jo neve. Ai vidhte në shtëpi, shiste telefonin, merrte kartën e bankës, në për këtë arsye e dinim se i kishte vënë kamerat. Luante bixhoz, ku e dimë ne se çfarë mund të ketë bërë më.

3 VITE ME PARE

'Nuk e denoncuam se i dilte nami vajzës'/ TRONDIT Tefta Malaj: Bashkëshorti e ka ngacmuar seksualisht vajzën, e prekte

MASAKRA brenda familjes shqiptare në Itali/ Dëshmia e gruas së
Familja shqiptare

TIRANË- Tefta Malaj, ka dhënë dëshminë e saj për 'News24' pas vrasjes së vajzës së saj nga i shoqi Taulant Malaj. Nga shtrati i spitalit, ajo ka treguar se i shoqi ka kryer veprime të turpshme me vajzën madje thotë se e ka ngacmuar seksualisht.

Më tej, ajo shton se nuk e denoncuan rastin e abuzimit pasi kishin frikë se mos i dilte nami vajzës. 

RREFIMI:

Ishte një mostër, me atë që bëri 2 vite më para nuk ka as burgu që ta mbante. Ka bërë veprim të turpshëm brenda familjes, ka ngacmuar vajzën seksualisht.

Nuk e kam denoncuar, nuk ka ndodhur vetëm 1 herë apo 2 herë, e ka ngacmuar. Vajza nuk e donte më, ndaj e vrau. Jo vetëm i shkatërroi jetën vajzës, por edhe e vrau. Prej 2 vitesh ajo nuk i fliste të atit. Nuk e denoncoi duke menduar se del nami i vajzës.

Familjarët e mi nuk e dinë këtë gjë, askush nuk e di. Familjarët e tij s’kanë ardhur në spital, as nuk kanë telefonuar. Djalin ia kam lënë kunatit”, tha ajo.

Si ndodhi masakra?

45-vjeçari me profesion bukëpjekës dyshonte se bashkëshortja e tradhëtonte me një italian të identifikuar si Massimo De Santis, 51 vjeç. Për këtë arsye, dyshja ishin konfliktuar shumë herë, por sherri kulmoi një natë më parë kur shqiptari i zuri pritë në shkallë italianit. Ai e qëlloi 51-vjeçarin me një thikë kuzhine dhe e la të mbuluar në gjak në shkallë ku dhe ndërroi jetë. Më pas, me të njëjtën thikë të lyer me gjak, u fut në banesë ku u konfliktua me të shoqen. Dyshja nisën të konfliktoheshin fizikisht. Ai qëlloi gruan me thikë e më pas nisi të qëllonte të bijën, vetëm 16 vjeçe, për të cilën gjithashtu thotë se është ngacmuar nga italiani. Adoleshentja ndërroi jetë në vend, ndërsa gruaja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. I vetmi që shpëtoi ishte djali 5-vjeçar. Taulant Malaj i filmoi të tre dhe videon me trupat e tyre të mbuluar në gjak ua dërgoi të afërmve. Në sfond dëgjohet të shante të shoqen dhe të thoshte se do të vijonte t’i masakronte me thikë, pasi policia nuk kishte mbërritur ende në vendngjarje.

3 VITE ME PARE

“Xhesika ka ikur”/ Si reagoi 5-vjeçari pas vrasjes së motrës nga babai, të afërmit: Ishte në shok, tani s'ka folur më për atë

MASAKRA brenda familjes shqiptare në Itali/ Dëshmia e gruas së
Familja Malaj

ITALI- Detaje të reja kanë dalë nga masakra në Itali, ku Taulant Malaj, vrau vajzën e tij, një person italian si dhe plagosi gruan, Tefta. Për autoritetet italiane kanë folur të afërmit e tij, të cilët kanë treguar se çfarë ka ndodhur pas ngjarjes së rëndë. Ka qenë kunata e Taulantit, e cila ka treguar se djali 5-vjeçar i tij është në shok dhe se nuk ka folur për këtë ngjarje që nga ajo natë.  

“Kur karabinierët na e besuan, ishte në shok, thoshte mes lotëve “Xhesika ka ikur, Xhesika ka iku. Por më pas nuk foli kurrë për atë që dëgjoi atë natë. Ai ishte fshehur pas divanit nga frika, të paktën kështu na thanë karabinierët që e gjetën atje. Por ne nuk flasim për atë që ndodhi atë natë”, thotë nusja e xhaxhait të tij 5-vjeçarit.

Po ashtu ajo ka thënë se momentalisht i mituri është i qetë dhe se nuk bën shumë pyetje për nënën e tij. 

“Ne i thamë se do të kthehet të qëndrojë me të sapo ajo të dalë nga spitali. Dhe ai nuk bën më pyetje. Ai është i qetë këtu me ne. Pastaj kunata do të kujdeset për gjithçka. Unë dhe burri im nuk kemi fëmijë dhe për këtë arsye jemi shumë të lidhur me nipërit tanë”, tha ajo.

Si ndodhi masakra?

45-vjeçari me profesion bukëpjekës dyshonte se bashkëshortja e tradhëtonte me një italian të identifikuar si Massimo De Santis, 51 vjeç. Për këtë arsye, dyshja ishin konfliktuar shumë herë, por sherri kulmoi një natë më parë kur shqiptari i zuri pritë në shkallë italianit. Ai e qëlloi 51-vjeçarin me një thikë kuzhine dhe e la të mbuluar në gjak në shkallë ku dhe ndërroi jetë. Më pas, me të njëjtën thikë të lyer me gjak, u fut në banesë ku u konfliktua me të shoqen. Dyshja nisën të konfliktoheshin fizikisht. Ai qëlloi gruan me thikë e më pas nisi të qëllonte të bijën, vetëm 16 vjeçe, për të cilën gjithashtu thotë se është ngacmuar nga italiani. Adoleshentja ndërroi jetë në vend, ndërsa gruaja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. I vetmi që shpëtoi ishte djali 5-vjeçar. Taulant Malaj i filmoi të tre dhe videon me trupat e tyre të mbuluar në gjak ua dërgoi të afërmve. Në sfond dëgjohet të shante të shoqen dhe të thoshte se do të vijonte t’i masakronte me thikë, pasi policia nuk kishte mbërritur ende në vendngjarje.

3 VITE ME PARE

ME FOTO- Vajzën ia vrau burri, vetë u plagos, flet nga shtrati i spitalit Tefta Malaj: Ishim në gjumë kur ndodhi ngjarja

MASAKRA brenda familjes shqiptare në Itali/ Dëshmia e gruas së
Tefta Malaj

TIRANË- Tefta Malaj ka folur për herë të parë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në familjen e saj, ku i shoqi, Taulant Malaj, vrau vajzën e saj dhe italianin. Tefta bëri të ditur se ngjarja e rëndë ndodhi në momentin kur të gjithë familjarët ishin në gjumë, ndërsa shtoi se vajzën ai nuk e ka dashur, duke mos zbuluar më shumë detaje.

"Ka planifikuar gjithçka. Po. Sepse kam materiale se ai…Ishim duke fjetur të gjithë.”, tha ajo.

Pyetja- A është në punë?

Tefta Malaj: Ai punonte natën. Atë natë ishte pushim. Po flinim të gjithë, nuk e ndjeva që të dilte. Mori djalin të parin, do therte djalin. E ndjeva. I dola djalit për ta shpëtuar. Pastaj më goditi disa herë me thikë në shumë vende.

Sa herë ju goditi?

Tefta Malaj: Se di..Na goditi me thikë, me shkelma dhe na filmonte.

Po vajza?

Tefta Malaj: Dëgjoi zhurmë.. Vajzën se ka dashur. Do i them disa gjëra më tutje. Kur të shërohem do ja nxjerr.

Ke prova dhe fakte?

Tefta Malaj: Po

A ju mbrojti vajza?

Tefta Malaj: Unë ngela në krevat. Ajo ishte në kuzhinë, shtrirë përtokë. Shkoi dhe i hyri me shkelma dhe thikë. Ajo u ngrit dhe ishte në sallon.

Pse kishin kamera në shtëpi?

Tefta Malaj: Po, për një problem i kishim vënë, na duheshin.

Si ndodhi masakra?

45-vjeçari me profesion bukëpjekës dyshonte se bashkëshortja e tradhëtonte me një italian të identifikuar si Massimo De Santis, 51 vjeç. Për këtë arsye, dyshja ishin konfliktuar shumë herë, por sherri kulmoi një natë më parë kur shqiptari i zuri pritë në shkallë italianit. Ai e qëlloi 51-vjeçarin me një thikë kuzhine dhe e la të mbuluar në gjak në shkallë ku dhe ndërroi jetë. Më pas, me të njëjtën thikë të lyer me gjak, u fut në banesë ku u konfliktua me të shoqen. Dyshja nisën të konfliktoheshin fizikisht. Ai qëlloi gruan me thikë e më pas nisi të qëllonte të bijën, vetëm 16 vjeçe, për të cilën gjithashtu thotë se është ngacmuar nga italiani. Adoleshentja ndërroi jetë në vend, ndërsa gruaja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. I vetmi që shpëtoi ishte djali 5-vjeçar. Taulant Malaj i filmoi të tre dhe videon me trupat e tyre të mbuluar në gjak ua dërgoi të afërmve. Në sfond dëgjohet të shante të shoqen dhe të thoshte se do të vijonte t’i masakronte me thikë, pasi policia nuk kishte mbërritur ende në vendngjarje./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Shqiptari plagosi gruan dhe vrau vajzën në Itali, dëshmia e FRIKSHME e shqiptarit: Kisha djallin në tru

MASAKRA brenda familjes shqiptare në Itali/ Dëshmia e gruas së
Familja Malaj

ITALI- “Ishte krejt errësirë dhe djallin e kisha në tru”- kështu është shprehur 45 vjeçari shqiptar Taulant Malaj, shqiptari që vrau me thikë vajzën 16 vjeçare si edhe shtetasin italian Massimo De Santis, për të cilin dyshonte se kishte një lidhje romantike me gruan e tij, raportojnë mediat italiane.

Ai ka treguar se gruaja i kishte rrëfyer se kishte lidhje intime me italianin, duke i kërkuar falje, mirëpo ai nuk donte.

“Gruaja ime pranoi se kishte një lidhje me Massimon. Më kishte kërkuar falje për këtë marrëdhënie, por unë doja të ndahesha”, 

Ai ka treguar se e kishte kapur gruan në katin e tretë të pallatit ku banonte italiani. Taulant Malaj tha se teksa ishin shtrirë për të fjetur, gruaja filloi bisedonte me dikë. Pasi i ka kontrolluar telefonin, ka zbuluar se ajo po fliste me fqinjin. Pas kësaj ka dalë nga banesa dhe ka pritur Massimon të kthehej në shtëpi, ku edhe e ka goditur 20 herë më thikë në gjoks, bark dhe kokë.

Sipas asaj që ka thënë autori, në fillim ka frarë italianin dhe më pas është ngjitur në shtëpi ku filloi të godiste me thikë gruan dhe më pas vajzën e tij, e cila po tentonte të mbronte të ëmën. “Në atë moment, i verbuar nga inati, nuk e kupoi se ishte përballë vajzës së tij dhe filloi ta godiste”, thanë avokatët.

Malaj është arrestuar dhe pritet të dalë në gjyq për akuzën vrasje e dyfishtë dhe tentativë për vrasje./Dosja.al

taulant malaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet