LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Masakra e Don Boskos, gjithçka ndodhi për 30', atentatorët u filmuan në Rinas, të plagosurit: U shtrimë sa dëgjuam breshërinë (30 numra në përgjim)

• Pesë personat që mbetën të plagosur në masakrën e Don Boskos, ngjarje e ndodhur në lokalin e të shpallurit në kërkim, Fatjon Murati, ku mbeti e vrarë Mimoza Paja, kanë dëshmuar. Në rrëfimin e tyre për grupin hetimor, Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku dhe Genc Shohalli, janë shprehur se në momentin që ka ndodhur ngjarja kanë qenë duke parë ndeshjen Juventus-Sampdoria dhe se sapo kanë dëgjuar breshërinë e kallashnikovit janë shtrirë në tokë në mënyrë instiktive. • Nga ana tjetër, 30 numra celulari janë vënë në përgjim. Shumica e ktyre kontakteve rezultojnë të fikura, por qëllimi është zbardhja e komunikimit mes tyre, në mënyrë që të zbardhen më shumë detaje mbi njerëzit që qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalin të Fatjon Muratit dhe vranë banakieren Mimoza Paja. • Makina e atentatorëve është filmuar nga disa kamera sigurie në mbikalimin e Rinasit vetëm 10 minuta para se të ndodhte ngjarja. Sipas raportimeve, e gjithë rruga, nga Rinasi në drejtim të lokalit, zhvillimi i ngjarjes dhe kthimi i largimi sërish në drejtim të aeroportit, ka zgjatur vetëm 30 minuta. Kjo përllogaritje bëhet duke marrë parasysh se 30 minuta më vonë, e njëjta makinë, është kapur nga të njëjtat kamera, por në drejtim të kundërt, duke u larguar. • Hetuesit dyshojnë që lokali ka qenë i vëzhguar dhe autorët kanë pasur informacion te plotë për personat që ishin brenda. Brenda në lokal ka qenë edhe vëllai i Fatjon Muratit, Ervis Murati, ndërsa djali i xhaxhait të tij, është futur brenda ambienteve në momentin që ka është informuar për ngjarjen. • Fatjon Murati, ka kaluar kufirin ditën e dielë përmes Morinës. Dyshimet e grupit hetimor e lidhin lëvizjen e Muratit më dy personazhe të njohur, me të cilët ka pasur shoqëri. Ata janë Gentian Reçi dhe Indrit Dokle të cilet sipas hetuesve mesditën e datës 12 Mars kanë lëvizur drejt Maqedonisë e ndërsa Murati drejt Turqisë, përmes Prishtinës.

9 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Murati vulosi pasaportën në kufi me “arrest shtëpie”, dëshmia e të vëllait: Se kuptova kush ishin autorët, sa ikën çova xhaxhanë në spital

Masakra e Don Boskos, gjithçka ndodhi për 30', atentatorët
Fatjon Murati

TIRANË- Fatjon Murati duhet të ishte në "arrest shtëpie", por në fakt kishte shkuar në Turqi. Megjithatë kjo nuk ishte hera e parë që kishte lëvizur jashtë vendit. Burime për "Klan News", bëjnë me dije se 32-vjeçari ka kaluar kufirin e Shqipërisë në datën 19 Janar të këtij viti. Për këtë rast, shenja dalëse ishte lënë në sistemin TIMS, por jo ajo hyrëse. Sipas dosjes, nuk ka një të dhënë të dytë se kur ai është rikthyer në Shqipëri. Por, besohet se ajo duhet të ketë ndodhur para datës kur oficeret e policisë bënin si zakonisht konfirmimin për zbatimin e masës së sigurisë.

Sa i përket sulmit të bërë në lokalin e tij në zonën e Don Boskos, në raportin e përpiluar thuhet se në vendin e ngjarjes kanë qenë prezentë 9 persona duke përfshirë edhe mbesën 10-vjeçare të viktimës Mimoza Paja. Kjo e fundit, e vetmja viktimë, në momentin kur ka nisur breshëria e armëve ka marrë një goditje në brinjë që ka qenë fatale për të 

Sipas dëshmive të të pranishmëve në lokal, Policia ka mësuar se vëllai i Fatjon Muratit, Ervisi ka qenë duke qëndruar në këmbë së bashku me kushëririn e tij duke ndjekur ndeshjen Juventus-Sampdoria, ndërsa xhaxhai i tij i ulur në tavolinë me një nipin e tij dhe tre personat e tjerë në dy tavolina më tej. Asjnë nuk ka parë asgjë, por vetëm kanë dëgjuar zhurmën e sulmit. 

“Jam ngritur në këmbë pasi të shtënat kanë mbaruar dhe nuk kam kuptuar kush janë autorët. Mimoza ishte e rrëzuar në tokë e mbuluar me gjak dhe aty kam kuptuar se kishte ndërruar jetë. Kam hipur xhaxhain Sahitin në makinën e Ervinit dhe e kam dërguar në spitalin ushtarak pasi kishte një dëmtim pas koke dhe në shpatull. Pasi kam lënë xhaxhain në spital jam kthyer te vendi i ngjarjes, pra tek lokali dhe kam parë se kishte ardhur Policia,"-ka treguar Ervis Murati. 

Edhe të plagosurit e tjerë deklarojnë se kanë gjetur mjete të rastit për t’u dërguar në spitalin e Traumës. 

Nga verifikimet paraprake hetuesit kanë arritur në përfundimin se shkak për sulmin në lokalin në pronësi të vëllezërve, Fatjon, Ylli, dhe Ervis Murati është hakmarrja, në vazhdën e ngjarjeve të tjera kriminale, por nuk e kanë përcaktuar se cila prej tyre është ajo që për të cilën janë hakmarrë sot. 

Ndërkohë që hetimet vazhdojnë, ekspertët e krimeve  kanë arritur të sekuestrojnë 23 gëzhoja që janë shtënë nga armët e agresorëve, e i kanë dërguar në laborator për të parë nëse ka gjurmë të autorëve që mund të ndihmojë policinë në identifikimin e tyre.

3 VITE ME PARE

Hodhi shënimet e fundit në bllok, sipër i la syzet/ Pas banakut "të vdekjes", si u shua Mimoza Paja, shapkat ende në vendin e krimit

Masakra e Don Boskos, gjithçka ndodhi për 30', atentatorët
Mimoza Paja

TIRANË- Mimoza Paja ishte viktimë e pafajshme e breshërisë së plumbave që kishin për qëllim të shuanin jetën e shumë personave që ndodheshin në lokalin e Fatjon Muratit, por që fatmirësisht të gjithë shpëtuan. Sot, pikërisht në banakun ku ajo punonte, ka shkuar gazetarja Anila Hoxha, e cila ka parë nga afër sendet personale të Mimozës që edhe sot kanë mbetur të palëvizura nga vendi i ngjarjes.

Masakra e Don Boskos, gjithçka ndodhi për 30', atentatorët
Syzet e Mimoza Pajës

Veç shenjave të plumbave, shenja të tjera domethënëse tregojnë se sa e brishtë është jeta e qytetarit në Shqipëri. Shapkat e Mimozës, syzet dhe xhupi i saj janë ende në vendin ku ajo u vra nga krimi, të pamarra nga askush, edhe pse 58-vjeçarja u përcoll për në banesën e fundit, ndërkohë që lokali është ende i rrethuar me shirita. Askush nuk hyn përveç grupit hetimor që ende mbledh të dhënat për të mësuar se çfarë ka ndodhur, por autorët duket se janë shumë larg kapjes. 

Masakra e Don Boskos, gjithçka ndodhi për 30', atentatorët
Shapkat e Mimoza Pajës

Çfarë ndodhi dhe pse u vra Mimoza Paja?

Masakra ndodhi pak ditë më parë në Don Bosko. Dy persona qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit duke lënë të vdekur banakieren Mimoza Paja, 58 vjeçe dhe pesë të tjerë të plagosur, mes tyre dhe një vajzë 10-vjeçare që u dëmtua nga xhamat e thyer. Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Murati vetë ndodhej jashtë Shqipërisë në momentin që u krye atentati. Ai është i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj me dy miqtë e tij. Murati tashmë është shpallur në kërkim.

 

3 VITE ME PARE

Një gjyqtare, dy vendime të ndryshme/ ILD ende asnjë verifikim se si u lirua nga burgu Fatjon Murati

Masakra e Don Boskos, gjithçka ndodhi për 30', atentatorët
Fatjon Murati

Reforma në drejtësi solli një seri institucionesh të reja që kontrollon vendimmarrjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve, por për rastin e Fatjon Muratit, i liruar befasisht nga gjykata, nuk ka ende asnjë verifikim. Inspektorati i Lartë i Drejtësisë thotë se nuk ka vendosur ende nëse do t’i kontrollojë apo jo dy qëndrimet kontradiktore të gjyqtares Migena Laska që pas arrestimit të Muratit e konsideroi atë të rrezikshëm dhe e la nën arrest me burg.

Por 3 muaj më pas, e njëjta gjyqtare e dërgoi nën arrest shtëpie të dyshuarin me pretendimin kontradiktor se ai nuk ishte i rrezikshëm. Akoma më i dyshimtë mbetet qëndrimi i prokurorisë, e cila pranon gjatë zbutjes së masës së sigurisë se Murati nuk ka precendentë të mëparshëm. Por shkresat që Top Channel disponon, ekspozojnë dijeninë e plotë të akuzës për profilin e të dyshuarit, që ndërkohë kishte kërkuar sekuestro të pasurive të tij si një personazh i dyshimtë i botës së krimit.

Pas atentatit në Don Bosko, në një ambient publik ku perimetri është kthyer në një skenë krimi, pikëpyetjet më të mëdha i adresohen institucioneve të së drejtës, nëse rakordohen apo jo me njëra-tjetrën.

Sikurse kuptohet, skandaloz mbetet edhe fakti tjetër i qëndrimit nën arrest shtëpiak të 33-vjeçarit që sakaq u arratis, ndonëse e njëjta polici e klasifikonte atë si të rrezikshëm e për rrjedhim edhe kontrolli ndaj tij duhet të ishte më i plotë. Murati ishte midis personave të pyetur për atentatin ku u vra Brilant Martinaj, nipi i Ervis Martinajt dhe përplasja midis dy grupeve është pista kryesore. Një përplasje që vrau në lokalin që duhet të ishte realisht nën sekuestro qytetaren Mimoza Paja, e punësuar nga familja Murati.

Mimoza ishte në çastet e fundit të jetës në lokalin ku punonte. Veç shenjave të plumbave, shenja të tjera domethënëse tregojnë se sa e brishtë është jeta e qytetarit në Shqipëri. Shapkat e Mimozës, syzet dhe xhupi i saj janë ende në vendin ku ajo u vra nga krimi./ Top Channel

3 VITE ME PARE

Masakra e Don Boskos, Mimoza Paja po dërgonte porosinë e fundit, qëndrimi në këmbë rezultoi fatal për jetën e saj

Masakra e Don Boskos, gjithçka ndodhi për 30', atentatorët
Mimoza Paja

TIRANË- Mimoza Paja, 58-vjeçarja që mbeti e vrarë në masakrën e Don Boskos, po dërgonte porosinë e fundit kur breshëria e plumbave i përshkoi trupin dhe e la të vdekur. Dy ditë pas ngjarjes së rëndë, dëshmitarët tregojnë se Paja ishte në këmbë në momentin që ndodhi ngjarja e rëndë, gjë që ka rezultuar fatale për jetën e saj. Ndërsa, të tjerë ishin të gjithë të ulur në tavolina, gjë që i ka shpëtuar.

Masakra ndodhi pak ditë më parë në Don Bosko. Dy persona qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit duke lënë të vdekur banakieren Mimoza Paja, 58 vjeçe dhe pesë të tjerë të plagosur, mes tyre dhe një vajzë 10-vjeçare që u dëmtua nga xhamat e thyer. Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Murati vetë ndodhej jashtë Shqipërisë në momentin që u krye atentati. Ai është i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj me dy miqtë e tij. Murati tashmë është shpallur në kërkim. 

3 VITE ME PARE

30 minuta/ Makina e autorëve të masakrës në Don Bosko u filmua dy herë në Rinas, atentatorët i trembeshin një shkëmbimi zjarri, pritën ndeshjen për të qëlluar

Masakra e Don Boskos, gjithçka ndodhi për 30', atentatorët
Fatjon Murati dhe lokali

TIRANË- Makina e personave që kryen masakrën në lokalin e Fatjon Muratit, ku mbeti e vrarë banakierja Mimoza Paja është filmuar nga disa kamera sigurie në mbikalimin e Rinasit vetëm 10 minuta para se të ndodhte ngjarja. Sipas raportimeve, e gjithë rruga, nga Rinasi në drejtim të lokalit, zhvillimi i ngjarjes dhe kthimi i largimi sërish në drejtim të aeroportit, ka zgjatur vetëm 30 minuta. Ndërsa për atentatin janë dashur 23 sekonda. Kjo përllogaritje bëhet duke marrë parasysh se 30 minuta më vonë, e njëjta makinë, është kapur nga të njëjtat kamera, por në drejtim të kundërt, duke u larguar. 

Hetuesit dyshojnë që lokali ka qenë i vëzhguar dhe autorët kanë pasur informacion te plotë për personat që ishin brenda. Brenda në lokal ka qenë edhe vëllai i Fatjon Muratit, Ervis Murati, ndërsa djali i xhaxhait të tij, është futur brenda ambienteve në momentin që ka është informuar për ngjarjen. 

Frika kryesore e autorëve ka qenë një shkëmbim zjarri, ndaj momenti perfekt për të sulmuar, ka qenë nisja e ndeshjes Juventus-Sampdoria. Kjo bëri që të gjithë të pranishmit në lokal, të afërm e miq të Muratit, të gjendeshin të papërgatitur. 

Masakra ndodhi pak ditë më parë në Don Bosko. Dy persona qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit duke lënë të vdekur banakieren Mimoza Paja, 60 vjeçe dhe pesë të tjerë të plagosur, mes tyre dhe një vajzë 10-vjeçare që u dëmtua nga xhamat e thyer. Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Murati vetë ndodhej jashtë Shqipërisë në momentin që u krye atentati. Ai është i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj me dy miqtë e tij. Murati tashmë është shpallur në kërkim. 

3 VITE ME PARE

Masakra në lokalin e Fatjon Muratit, vihen në përgjim 30 numra celulari, shumica rezultojnë të padisponueshëm

Masakra e Don Boskos, gjithçka ndodhi për 30', atentatorët
Lokali i Fatjon Muratit, ku ndodhi masakra e Don Boskos

TIRANË 30 numra celulari janë vënë në përgjim, me qëllim zbardhjen e masakrës së ndodhur në Don Bosko dy ditë më parë. Mësohet se shumica e ktyre kontakteve rezultojnë të fikura, por qëllimi është zbardhja e komunikimit mes tyre, në mënyrë që të zbardhen më shumë detaje mbi njerëzit që qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalin të Fatjon Muratit dhe vranë banakieren Mimoza Paja. 

Masakra ndodhi në Don Bosko. Dy persona qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit duke lënë të vdekur banakieren Mimoza Paja, 58 vjeçe dhe pesë të tjerë të plagosur, mes tyre dhe një vajzë 10-vjeçare që u dëmtua nga xhamat e thyer. Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Murati vetë ndodhej jashtë Shqipërisë në momentin që u krye atentati. Ai është i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj me dy miqtë e tij. Tashmë është shpallur në kërkim.

3 VITE ME PARE

Masakra në Don Bosko/ PD: Dështim në sigurinë dhe rendin! Krimet marrin jetë të pafajshme, kryefajtorët janë Çuçi dhe Rama

Masakra e Don Boskos, gjithçka ndodhi për 30', atentatorët
Floriana Garo

TIRANË- Partia Demokratike, nëpërmjet zëdhënëses së saj, Floriana Garos kanë reaguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi pak ditë më parë në zonën e Don Boskos, në Tiranë. Garo shprehet se ajo ngjarje është dëshmi e zbatimit të platformës së qeverisë ‘të hanë kokat e njëri-tjetrit’, e cila do te thotë rendi dhe siguria janë në duart e banditëve dhe të vrasësve.

'Kjo situatë e rënduar e sigurisë, dhe besimit të humbur tek policia, pasqyrohen në serialin e ngjarjeve të krimit dhe terrorit që përgjakën para dy ditësh Don Boskon, e që kanë përgjakur rrugët dhe lagjet e Shqipërisë muajt dhe vitet e fundit. Partia Demokratike i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së viktimës dhe i uron shërim të shpejtë të plagosurve.'- thotë ndër të tjera Garo.

DEKLARATA E PLOTË:

Një atentat me 1 të vrarë e disa të plagosur, ka qenë bilanci i përplasjes së fundit mes bandave kriminale në lagjen Don Bosko në Tiranë. Në të vërtetë në rastin konkret, i breshërive të vrasësve me pagesë ndaj njerëzve të pafajshëm. Përtej lajmit të kronikës së zezë, që regjistroi një 58 vjeçare të vrarë, një grua pa asnjë lidhje me ngjarjen- përveç faktit se punonte në lokal për të mbajtur mbesën e vogël, ajo që mbetet, është pasiguria e qytetarëve, dhe lehtësia me të cilën operojnë kriminelët në Shqipëri.

Mbetet gjithashtu fakti se ngjarje të tilla dëshmojnë implikimin e organeve të drejtësisë me bandat e lidhura me qeverinë, të cilat me mbështetjen e saj, bëjnë ligjin në çdo skaj të vendit. Masakra e Don Boskos është dëshmi tjetër e zbatimit të platformës së qeverisë ‘të hanë kokat e njëri-tjetrit’, e cila do te thotë rendi dhe siguria janë në duart e banditëve dhe të vrasësve.

Kjo situatë e rënduar e sigurisë, dhe besimit të humbur tek policia, pasqyrohen në serialin e ngjarjeve të krimit dhe terrorit që përgjakën para dy ditësh Don Boskon, e që kanë përgjakur rrugët dhe lagjet e Shqipërisë muajt dhe vitet e fundit. Partia Demokratike i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së viktimës dhe i uron shërim të shpejtë të plagosurve.

Partia Demokratike denoncon, si kryefajtorë të situatës të dalë jashtë kontrollit, ministrin Çuçi dhe shefin e tij, Edi Rama.

Politika e këtij të fundit mbi rendin dhe sigurinë përshkruhet me vetë fjalët e tij: hëngshin kokat e tyre! Ne e dënojmë këtë filozofi si bashkëpunim de facto me krimin, si liçencë qeveritare për bandat dhe krimin, që të qëllojnë e të vrasin kë të duan dhe kur të duan.

Sepse krimi nuk harron kurrë të hajë koka të tjera, siç ndodhi me 58 vjeçaren, e cila u vra në sy të mbesës 10 vjeçare, ndërkohë që punonte turnin e dytë të ditës, me të vetmin qëllim, mbijetesën.

Shqipëria nuk mund të jetë një vend që qeveriset nga krimi, sepse ajo meriton një qeveri që e godet krimin, që nuk bën pakte me të, dhe nuk e lë situatën e sigurisë në rënie të lirë. Shqiptarët kanë një atdhe dhe një familje, dhe i duhen krijuar kushtet të jetojnë të lirë dhe të sigurtë në vendin e tyre, rrethuar nga të afërmit e tyre.

Masakra ndodhi pak ditë më parë në Don Bosko. Dy persona qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit duke lënë të vdekur banakieren Mimoza Paja, 58 vjeçe dhe pesë të tjerë të plagosur, mes tyre dhe një vajzë 10-vjeçare që u dëmtua nga xhamat e thyer. Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Murati vetë ndodhej jashtë Shqipërisë në momentin që u krye atentati. Ai është i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj me dy miqtë e tij. Tashmë është shpallur në kërkim.

3 VITE ME PARE

Masakra e Don Boskos, dëshmojnë të plagosurit: Ishim me kurriz dhe po shikonim ndeshjen, u shtrimë në tokë sa dëgjuam breshërinë

Masakra e Don Boskos, gjithçka ndodhi për 30', atentatorët
Lokali i Fatjon Muratit

TIRANË- Pesë personat që mbetën të plagosur në masakrën e Don Boskos, ngjarje e ndodhur në lokalin e të shpallurit në kërkim, Fatjon Murati, ku mbeti e vrarë Mimoza Paja, kanë dëshmuar. Në dëshminë e tyre për grupin hetimor,Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, janë shprehur se në momentin që ka ndodhur ngjarja kanë qenë duke parë ndeshjen Juventus-Sampdoria. Ata shprehen se sapo kanë dëgjuar breshërinë e kallashnikovit janë shtrirë në tokë në mënyrë instiktive. Por, nuk kanë arritur të njohin asnjë prej autorëve.

"Po shikonim ndeshjen Juventus-Sampdoria, ishim me kurriz. Instiktivisht u shtrimë në tokë për tu shpëtuar plumbave. Çdo gjë ndodhi shumë shpejt. Në një moment dëgjuam breshëri dhe nuk kuptuam asgjë,"- thanë të plagosurit.

Masakra ndodhi në Don Bosko. Dy persona qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit duke lënë të vdekur banakieren Mimoza Paja, 58 vjeçe dhe pesë të tjerë të plagosur, mes tyre dhe një vajzë 10-vjeçare që u dëmtua nga xhamat e thyer. Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Murati vetë ndodhej jashtë Shqipërisë në momentin që u krye atentati. Ai është i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj me dy miqtë e tij. Tashmë është shpallur në kërkim.

3 VITE ME PARE

Masakra në Don Bosko/ Murati u ndihmua nga Reçi dhe Dokle për t'u larguar, dëshmitarët: Autorët ishin të maskuar

Masakra e Don Boskos, gjithçka ndodhi për 30', atentatorët
Fajton Murati

TIRANË- Kur kanë kaluar 4 ditë nga masakra e Don Boskos, hetuesit janë përqendruar tek vëzhgimi i kamerave të sigurisë. Të shoqëruar për ngjarjen kanë qenë disa persona, kryesisht dëshmitarë, të cilët nuk kanë dhënë ndihmë të vlefshme mbi hetimet.

Të plagosurit kanë deklaruar se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt dhe nuk kanë arritur të shikojnë autorët. Këta të fundit kanë qenë të maskuar shumë mirë dhe dëshmitarët nuk u kanë parë fytyrat. Në momentin që kanë qëlluar drejt fasadës së lokalit, në këmbë ka qenë 58-vjeçarja Mimoza Paja, e cila po shërbente, çfarë ka rezultuar fatale për jetën e saj, ndërsa pjesa tjetër e klientëve dhe familjarëve të Fatjon Muratit, kanë qenë të ulur, dhe disa të tjerë po në këmbë në pjesën tjetër të lokalit që nuk është qëlluar.

Një ditë më parë u gjet në Bubq, një mjet tip ‘BMW’ i shkrumbuar me tri automatikë në brendësi të tij që i përkiste autorëve u lokalizua nga Policia. BMë-ja u gjet 40 kilometra nga lokali i Fatjon Muratit, ku autorët e dogjën makinën në zonën e Ishmit, përkatësisht  te "Ura e Sulë Meres".

Fatjon Murati, ka kaluar kufirin ditën e dielë përmes Morinës. Dyshimet e grupit hetimor e lidhin lëvizjen e Muratit më dy personazhe të njohur, me të cilët ka pasur shoqëri. Ata janë Gentian Reçi dhe Indrit Dokle të cilet sipas hetuesve mesditën e datës 12 Mars kanë lëvizur  drejt Maqedonisë e ndërsa Murati drejt Turqisë.

Masakra ndodhi pak ditë më parë në Don Bosko. Dy persona qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit duke lënë të vdekur banakieren Mimoza Paja, 60 vjeçe dhe pesë të tjerë të plagosur, mes tyre dhe një vajzë 10-vjeçare që u dëmtua nga xhamat e thyer. Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Murati vetë ndodhej jashtë Shqipërisë në momentin që u krye atentati. Ai është i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj me dy miqtë e tij.

masakra e don boskos fatjon murati

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë