6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Fatjon Murati, pronari i lokalit ku dhe ndodhi masakra me një të vrarë e pesë të plagosur me armë zjarri një natë më parë, është shpallur në kërkim. Një ditë pas ngjarjes, policia bën me dije se ka shkuar për të ushtruar kontroll në banesën e Muratit, i cili ishte lënë në masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, por nuk e ka gjetur aty. • Sot është zbardhur dhe dinamika e ngjarjes. Autorët kanë qenë dy dhe pranë lokalit janë afruar me një mjet të llojit “BMW”, me targa të huaja, që rezulton ta kenë vjedhur në Durrës. Kur kanë qenë afër lokalit, dy autorët kanë zbritur, kanë qëlluar me breshëri plumbash dhe më pas kanë ikur më të njëjtën makinë. • Rruga që kanë ndjekur ka qenë në drejtim të spitalit të Traumës, e më pas drejt Vorës, kun ë fshatin Likmetaj kanë djegur makinën që u gjet sot. Brenda ishin edhe tre armë zjarri që janë dërguar në laboratorin e ekspertizës. Policia kërkon ndihmë nga qytetarët dhe deklaron se kushdo që ofron informacion mbi autorët, merr 20 mijë euro shpërblim. • Nga ana tjetër, familja Paja ka hapur dyert e mortit për Mimoza Pajën, 58-vjeçaren që punonte banakiere në lokal dhe mbeti e vrarë. • Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. • Murati dyshohet se ndodhet jashtë Shqipërisë. Ai është i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj me dy miqtë e tij.
20 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Të tjera detaje kanë dalë pas ngjarjes së djeshme në zonën e 'Don Boskos' në Tiranë, ku mbeti e vdekur një grua dhe u plagosën 5 persona të tjerë. Fatjon Murati, i cili ishte edhe objektivi i atentatit të mbrëmjes së djeshme, ka qenë boksier profesionist. Ai ka ushtruar aktivitetin e tij në sportin profesionist para 11 viteve dhe është i njohur në botën e sportit.
Murati ka garuar për titullin kampion bote në Federatën IBF Junior kundër Francesco Versaçit. Në atë periudhë ai jetonte në Gjermani dhe në përballjen për titullin kampion, ai nuk regjistronte asnjë humbje. Karrierën në Boks Murati e kishte nisur në Shqipëri, ku edhe ishte spikatur për talentin e tij dhe në vitin 2008 ai hyri në boksin profesionist në Mynih të Gjermanisë.
Murati është një emër i njohur edhe për drejtësinë Italiane, ku dyshohej si pjesë e një organizate kriminale të trafikut të drogës dhe vjedhjeve. Më pas emri i tij u përmend vitin e kaluar, kur u arrestua teksa ishte në një makinë me Endrit Doklen.
Masakra ndodhi një natë më parë në Don Bosko. Dy persona qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit duke lënë të vdekur banakieren Mimoza Paja, 60 vjeçe dhe pesë të tjerë të plagosur, mes tyre dhe një vajzë 10-vjeçare që u dëmtua nga xhamat e thyer. Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Murati vetë ndodhej jashtë Shqipërisë në momentin që u krye atentati. Ai është i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj me dy miqtë e tij.
TIRANË- Moderatori Bledi Fevziu ka komentuar masakrën brenda lokalit në Don Bosko ku ndërroi jetë 58-vjeçarja, Mimoza Paja. Me anë të një postimi në rrjetin e tij social, Fevziu shkruan se e vetmja viktimë, është e vetmja e pafajshme pasi punonte si banakiere vetëm për të mbledhur para për mbesën e saj, e cila gjithashtu u lëndua nga xhamat.
"Gjyshja po punonte dhe vajza e vogël ishte ulur aty pranë kur një grup kriminelësh derdhi ndaj lokalit breshëritë e frikshme te kallashnikovit. Gjyshja vdiq në vend; mbesa u plagos. Gruaja qe e vetmja viktimë e një konflikti, që as e dinte, as e njihte dhe që as do ta marrë vesh kurrë. Një konflikti banditësh e kriminelësh qe nuk e mbajnë dorën as ndaj një fëmije 10 vjeçare. Iku duke lënë në këtë botë kujtimin e një gruaje që nuk pa një ditë të bardhë dhe një mbese që sot ka mbetur edhe më e vetme në këtë botë kaq të padrejtë. U prehsh në paqe Mimoza Paja,"-shkruan moderatori.
POSTIMI I PLOTË:
Nuk e hiqja dot nga mendja imazhin e kësaj gruaje të vuajtur gjatë ditës sot. Mendoja se si priste të mbaronte turnin, me mbesën ulur pranë. Mbesën që nuk kishte ku ta linte, ndaj e mbante pranë vetes, duke bërë edhe detyrat e shkollës aty. Priste të mblidhej bashkë me të dhe të ishin pak momente të qeta. Jeta nuk ishte treguar bujare me asnjërën prej tyre. Gjyshja e mbetur jetime dhe mbesa me prindër të divorcuar, i kishin lidhur fatet bashkë. Në varfërinë, por edhe në përpjekjen për të mbijetuar. Mimoza Paja kishte punuar gjithë jetën, e mbetur jetime që në fëmijëri. Mbesa e saj 10 vjeçe mbeti vetëm kur prindërit u divorcuan. Ajo rrinte aty, pranë gjyshes, duke e ndihmuar nga pak e duke u perpjekur tja reduktonte lodhjen e ditës. Gjyshja kishte pak ditë që kishte gjetur punë dhe ato me siguri kanë qenë të gezuara për këtë. Por fati që i lidhi bashkë edhe i ndau dje në mbrëmje. Gjyshja po punonte dhe vajza e vogël ishte ulur aty pranë kur një grup kriminelësh derdhi ndaj lokalit breshëritë e frikshme te kallashnikovit. Gjyshja vdiq në vend; mbesa u plagos. Gruaja qe e vetmja viktimë e një konflikti, që as e dinte, as e njihte dhe që as do ta marrë vesh kurrë. Një konflikti banditësh e kriminelësh qe nuk e mbajnë dorën as ndaj një fëmije 10 vjeçare. Iku duke lënë në këtë botë kujtimin e një gruaje që nuk pa një ditë të bardhë dhe një mbese që sot ka mbetur edhe më e vetme në këtë botë kaq të padrejtë. U prehsh në paqe Mimoza Paja.
Masakra ndodhi një natë më parë në Don Bosko. Dy persona qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit duke lënë të vdekur banakieren Mimoza Paja, 60 vjeçe dhe pesë të tjerë të plagosur, mes tyre dhe një vajzë 10-vjeçare që u dëmtua nga xhamat e thyer. Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Murati vetë ndodhej jashtë Shqipërisë në momentin që u krye atentati. Ai është i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj me dy miqtë e tij.
GJERMANI- Masakra në lokalin në Tiranë ka gjetur jehonë edhe në mediat ndërkombëtarë. Rrjeti i njohur gjerman, TAG24 shkruan se në Tiranë u sulmua me armë zjarri një lokal. Sipas tyre, një person humbi jetën dhe 6 u plagosën, ndërkohë që objektiv i sulmit ishte një personazh i krimit të organizuar.
“Persona të armatosur të paidentifikuar sulmuan një kafene në qendër të kryeqytetit shqiptar, Tiranë. Të shtënat me armë zjarri vranë një 60-vjeçare, e cila shërbente si banakiere. Pesë burra dhe mbesa 10-vjeçare e banakieres së vdekur, u plagosën. Kafeneja është në pronësi të një sipërmarrësi që thuhet se ka lidhje me krimin e organizuar. Sipas policisë, sulmi mësohet se është drejtuar ndaj tij. Megjithatë ai nuk ishte në lokal në momentin e sulmit. Krimi i organizuar dhe trafiku i drogës janë problemet kryesore në Shqipëri,” shkruan portali gjerman.

'Luftimi i tyre bëhet më i vështirë nga fakti se kriminelët kanë korruptuar shumë politikanë, gjyqtarë, prokurorë publikë dhe oficerë policie në varësinë e tyre.'- mbyll artikullin media gjermane.
Masakra ndodhi një natë më parë në Don Bosko. Dy persona qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit duke lënë të vdekur banakieren Mimoza Paja, 60 vjeçe dhe pesë të tjerë të plagosur, mes tyre dhe një vajzë 10-vjeçare që u dëmtua nga xhamat e thyer. Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Murati vetë ndodhej jashtë Shqipërisë në momentin që u krye atentati. Ai është i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj me dy miqtë e tij.
TIRANË- Policia e Shtetit ka zbardhur dinamikën e masakrës së Don Boskos që ndodhi një natë më parë në lokalin që është në pronësi të një personi me precedentë penalë, Fatjon Murati. Në një njoftim zyrtar, bëhet me dije se autorët kanë qenë dy dhe kanë përodrur një mjet të vjedhur në Durrës, që i kanë vendosur targa të huaja. Policia sqaron se autorët kanë zbritur nga mjeti dhe kanë qëlluar në këmbë drejt lokalit. Më pas, janë larguar në drejt të Vorës, ku në fshatin Likmetaj kanë djegur dhe makinën.
Njoftimi i policisë:
Dinamika e kësaj ngjarjeje është si mëposhtë: Autorët janë afruar me automjetin tip BMë, me targa të huaja në rrugën “Anastas Shundi”, kanë ndaluar makinën përbri lokalit të shtetasit F. M., dhe dy nga autorët kanë zbritur nga makina duke hapur zjarr me breshëri në drejtim të lokalit. Pas kësaj autorët kanë hipur në automjet dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të spitalit ushtarak, kanë vazhduar në autostradën Tiranë - Durrës, kanë devijuar rrugën në mbikalimin e Vorës dhe kanë djegur automjetin në fshatin Likmetaj. Strukturat e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe me mbështetjen e Departamentit të Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, janë duke analizuar informacionet për autorë të dyshuar dhe për motivet e kësaj ngjarjeje.
Masakra ndodhi një natë më parë në Don Bosko. Dy persona qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit duke lënë të vdekur banakieren Mimoza Paja, 60 vjeçe dhe pesë të tjerë të plagosur, mes tyre dhe një vajzë 10-vjeçare që u dëmtua nga xhamat e thyer. Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Murati vetë ndodhej jashtë Shqipërisë në momentin që u krye atentati. Ai është i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj me dy miqtë e tij.
TIRANË- Policia e Tiranës ka bërë me dije se Fatjon Murati është shpallur në kërkim. Murati ishte lënë në masën e sigurisë 'arrest shtëpie' pas mori lirinë vitin e kaluar, por nuk është gjetur në banesë. Një ditë pas masakrës që ndodhi në lokalin e tij, policia sqaron se herët e fundit efektivët kanë shkuar më 7 mars për kontroll rutinë në banesën e Muratit dhe e kanë gjetur aty. Ndërsa, një natë më parë, kur kanë bërë të njëjtën gjë, nuk e kanë gjetur të riun në shtëpi, kështu që ai është shpallur në kërkim për thyerjen e masës së sigurisë.
Njoftimi i policisë:
Pronari i lokalit shtetasi F.M, është nën hetim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal dhe po hetohej me masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”. Më datë 07.03.2023, shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr. 3, në zbatim të procedurave standarde të punës, kanë kontrolluar dhe gjetur në banesë shtetasin F. M., ndërsa në kontrollin e datës 12.03.2023, gjatë kontrollit ky shtetas nuk është gjetur në banesë dhe është shpallur në kërkim dhe punohet për gjetjen dhe arrestimin e tij. Policia e Shtetit fton qytetarët që të japin informacion për autorët e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim prej 20 mijë euro, për çdo informacion të vlefshëm që do çojë në identifkimin e autorëve. Policia e Shtetit vendos në dispozicion të publikut numrin e telefonit 069 41 11 546. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në ditët në vijim do të japë informacion për ecurinë e hetimeve.
Masakra ndodhi një natë më parë në Don Bosko. Dy persona qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit duke lënë të vdekur banakieren Mimoza Paja, 60 vjeçe dhe pesë të tjerë të plagosur, mes tyre dhe një vajzë 10-vjeçare që u dëmtua nga xhamat e thyer. Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Murati vetë ndodhej jashtë Shqipërisë në momentin që u krye atentati. Ai është i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj me dy miqtë e tij.

TIRANË- Policia e Tiranës ka dalë me një tjetër njoftim në lidhje me atentatin e ndodhur në lokalin e Fatjon Muratit një natë më parë. Në njoftim përshkruhet dinamika e ngjarjes si dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim. Policia e Tiranës bën me dije se kushdo që do të japë informacione që mund të çojnë në kapjen e autorëve që ekzekutuan banakieren në lokalin e Muratit, Mimoza Paja dhe plagosën pesë persona të tjerë, do të marrë shpërblimin prej 20 mijë eurosh.
Njoftimi i policisë:
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Don Bosko, ju informojmë se: Më datë 12.03.2023, rreth orës 21:05, në rrugën "Anastas Shundi", në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit F. M., është qëlluar me armë zjarri automatike dhe për pasojë ka mbetur e vrarë shtetasja Mimoza Paja, 58 vjeçe, e cila ishte e punësuar si banakiere, si dhe janë plagosur 5 shtetas, 3 prej të cilëve vazhdojnë të jenë në spitalin e Traumës duke marrë ndihmë mjeksore. Grupi i posaçëm hetimor, ka vazhduar kryerjen e veprimeve në vendin e ngjarjes, gjetjen dhe sekuestrimin e provave materiale, pyetjen e të dëmtuarve dhe dëshimtarëve okularë dhe sekuestrimin e pamjeve filmike. Më datë 13.03.2023, është rikqyrur vendi i ngjarjes, ku janë gjetur dhe sekuestruar edhe disa prova të tjera të vlefshme për hetimin.
Po më datë 13.03.2023, në orët e para të mëngjesit, në vendin e qujatur “Ura e Sul Meres”, në territorin e fshatit Likmetaj, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, kanë konstatuar një automjet të djegur, brenda të cilit janë gjetur 3 armë zjarri automatike. Grupi hetimor ka kqyrur automjetin e djegur dhe ka sekuestruar disa prova të vlefshme për hetimin. Nga verifikimi i numrit të shasisë së automjetit rezulton se ky mjet tip BMë, seria 5, (525) me ngjyrë gri, ishte vjedhur gjatë natës më datë 14.03.2021, në lagjen nr 13 Durrës. Të gjitha provat metariale të sekuestruara në vendngjarje në rrugën “Anastas Shundi” dhe në fshatin Likmetaj, janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore ku po u nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme.
Dinamika e kësaj ngjarjeje është si mëposhtë: Autorët janë afruar me automjetin tip BMë, me targa të huaja në rrugën “Anastas Shundi”, kanë ndaluar makinën përbri lokalit të shtetasit F. M., dhe dy nga autorët kanë zbritur nga makina duke hapur zjarr me breshëri në drejtim të lokalit. Pas kësaj autorët kanë hipur në automjet dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të spitalit ushtarak, kanë vazhduar në autostradën Tiranë - Durrës, kanë devijuar rrugën në mbikalimin e Vorës dhe kanë djegur automjetitn në fshatin Likmetaj. Strukturat e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe me mbështetjen e Departamentit të Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, janë duke analizuar informacionet për autorë të dyshuar dhe për motivet e kësaj ngjarjeje.
Pronari i lokalit shtetasi F.M, është nën hetim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal dhe po hetohej me masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”. Më datë 07.03.2023, shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr. 3, në zbatim të procedurave standarde të punës, kanë kontrolluar dhe gjetur në banesë shtetasin F. M., ndërsa në kontrollin e datës 12.03.2023, gjatë kontrollit ky shtetas nuk është gjetur në banesë dhe është shpallur në kërkim dhe punohet për gjetjen dhe arrestimin e tij. Policia e Shtetit fton qytetarët që të japin informacion për autorët e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim prej 20 mijë euro, për çdo informacion të vlefshëm që do çojë në identifkimin e autorëve. Policia e Shtetit vendos në dispozicion të publikut numrin e telefonit 069 41 11 546. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në ditët në vijim do të japë informacion për ecurinë e hetimeve.
Masakra ndodhi një natë më parë në Don Bosko. Dy persona qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit duke lënë të vdekur banakieren Mimoza Paja, 60 vjeçe dhe pesë të tjerë të plagosur, mes tyre dhe një vajzë 10-vjeçare që u dëmtua nga xhamat e thyer. Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Murati vetë ndodhej jashtë Shqipërisë në momentin që u krye atentati. Ai është i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj me dy miqtë e tij.
TIRANË- Shënjestër e atentatit mafioz të ndodhur një natë më parë në “Don Bosko” mund të ketë qenë edhe djali i xhaxhait të Fatjon Muratit. Sipas raportimeve, djali i xhaxhait të Fatjon Muratit, në emër të të cilit është lokali ku dhe ndodhi masakra, ka qenë në ambientet e barit në momentin e ngjarjes, por nuk është prekur nga plumbat.
Ai kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Polonia dhe dyshohet që njësoj si kushëriri i tij, të ketë një të shkuar kriminale pasi është akuzuar si kreu i një grupi kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike.
Masakra ndodhi një natë më parë në Don Bosko. Dy persona me motorë qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit duke lënë të vdekur banakieren Mimoza Paja, 60 vjeçe dhe pesë të tjerë të plagosur, mes tyre dhe një vajzë 10-vjeçare që u dëmtua nga xhamat e thyer. Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Murati vetë ndodhej jashtë Shqipërisë në momentin që u krye atentati. Ai është i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj me dy miqtë e tij.
TIRANË- Bardha, një nga fqinjet e Mimoza Pajës, 58-vjeçares që u vra një natë më parë në lokalin e Fatjon Muratit, ku dhe punonte si banakiere, ka treguar bisedën me mbesën e viktimës, që u plagos në të njëjtën ngjarje. Në një rrëfim për mediat, Bardha thotë se 10-vjeçarja i ka shkuar në shtëpi duke qarë dhe i ka treguar se e kishin vrarë. Më pas, gruaja thotë se të miturën e ka marrë ambulanca. Fqinja shton se ndihet e pasigurtë në vendin ku jeton, për shkak të ngjarjeve të shumta kriminale që janë shtuar.
“Jetonte në kushte të vështira ekonomike, i kishte vdekur burri para 2 vitesh. Unë isha brenda, djali po flinte, u çua djali i trembur, ka ndodhur një vrasje. Kur dola jashtë, thanë “kshtu kshu”, u vra Moza, armë me breshëri, kur dola dëgjova këto gjëra. Jemi aq të frikësuar sa kemi frikë të jetojmë të shtëpia, në punë tënde, këtu është bërë jetë e frikshme. Ambulanca erdhi shpejt. Erdhi 10 vjeçarja, më tha mua “o teta Bardha më kanë vrarë", po qante me të madhe, ishte duke qarë, erdhi ambulanca dhe e mori. Ka disa kohë që po punonte”, tregon fqinja.
Masakra ndodhi një natë më parë në Don Bosko. Dy persona qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit duke lënë të vdekur banakieren Mimoza Paja, 60 vjeçe dhe pesë të tjerë të plagosur, mes tyre dhe një vajzë 10-vjeçare që u dëmtua nga xhamat e thyer. Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Murati vetë ndodhej jashtë Shqipërisë në momentin që u krye atentati. Ai është i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj me dy miqtë e tij.
DURRËS- Policia ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me masakrën e ndodhur një natë më parë në Don Bosko. Në njoftim zyrtar bëhet me dije se makina e autorëve është gjetur në Manzë një automjet tip "BMW", brenda të cilit janë gjetur 3 armë zjarri automatike.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 08:00, në vendin e quajtur "Ura e Sulë Meres", në territorin e fshatit Likmetaj, shërbimet e Policisë të Stacionit të Policisë Manzë, duke ushtruar kontroll në territor, për kapjen e autorëve të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në rrugën "Ananstas Shundi", Don Bosko, Tiranë, kanë konstatuar të djegur plotësisht, një automjet tip "BMë", brenda të cilit janë gjetur 3 armë zjarri automatike. Nga hetimet paraprake dyshohet se ky automjet është përdorur për kryerjen e ngjarjes së mbrëmshme, në rrugën "Ananstas Shundi", Don Bosko, Tiranë. Grupi i posaçëm hetimor i ngritur në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorëve, vijon punën në bashkëpunim me specialistët e Institutit të Policisë Shkencore, për të dokumentuar lidhjen e automjetit të djegur, me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Tiranë.
Masakra ndodhi një natë më parë në Don Bosko. Dy persona qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit duke lënë të vdekur banakieren Mimoza Paja, 60 vjeçe dhe pesë të tjerë të plagosur, mes tyre dhe një vajzë 10-vjeçare që u dëmtua nga xhamat e thyer. Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Murati vetë ndodhej jashtë Shqipërisë në momentin që u krye atentati. Ai është i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj me dy miqtë e tij.
TIRANË- Dosja.al ju sjell pamjet nga zona ku banonte Mimoza Paja, e cila punonte në lokalin e Fatjon Muratit ku dhe u vra një natë më parë. Në shtyllë shihet letra e lajmërimit për vdekjen e Pajës. Familja e 58-vjeçares ka hapur dyert e mortit, ndërkohë që vetëm pak metra më larg ndodhen ende shiriti i verdhë i policisë 'skenë krimi'.
Masakra ndodhi një natë më parë në Don Bosko. Dy persona me motorë qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit duke lënë të vdekur banakieren Mimoza Paja, 60 vjeçe dhe pesë të tjerë të plagosur, mes tyre dhe një vajzë 10-vjeçare që u dëmtua nga xhamat e thyer. Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Murati vetë ndodhej jashtë Shqipërisë në momentin që u krye atentati. Ai është i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj me dy miqtë e tij.
TIRANE- Mikesha e Mimoza Pajës, viktima 58-vjeçare që u vra dje në masakrën e Don Boskos, ka rrëfyer në prokurori, njohjen me viktimën. Në dëshminë e saj, Dosja mësoi se gruaja ka thënë se Mimoza ka qenë në vështirësi ekonomike dhe se prej 3 vitesh i kishte ndërruar jetë dhe i shoqi.
“Ishte e varfër, mblidhte kanoçe dhe i shiste. Ka lënë 4 fëmije. Ishte e sëmurë me infeksion. Punonte për copën e bukës. Ishte me qira. Më thoshte që kam 6 muaj pa paguar qiranë. Ka pas punuar edhe në një lokal tjetër në lagje si pastruese. Punonte dy turne tek puna e re”, mësohet të ketë thënë mikesha e Mimoza Pajës.
Atentati ndodhi mbrëmjen e djeshme në lokalin e Fatjon Muratit në Don Bosko. Viktimë ngeli Mimoza Paja dhe u plagosën 6 persona. Mes tyre edhe mbesa e Mimozës, 10 vjeçe. Nga të shtënat u plagosën Sahit Murati, Astrit Meraj, Emanule Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli. Objektiv mendohet se ishte xhaxhai i Fatjon Muratit, Sahit Murati. /Dosja.al
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka ndarë historinë e trishtë të Mimoza Pajës, e cila mbeti viktimë në masakrën e Don Boskos një natë më parë. Në një postim në Facebook Lala tregon se Paja jetonte me qira pranë lokalit të Fatjon Muratit ku dhe ndodhi ngjarja dhe punonte për të rritur mbesën e saj. Mimosa Paja, 60 vjeçe ishte rritur jetime bashkë me dy motrat e vëllain e vetëm pasi prindërit e lanë në moshën 5-vjeçare. Ajo jetonte me mbsën 10-vjeçare që u lëndua një natë më parë në të njëjtën ngjarje dhe djalin e saj, Saimir, pasi ky i fundit ishte divorcuar nga bashkëshortja.
Postimi:
Na fal Mimoza qe ste mbrojtem dot! Mimoza Paja u qellua pa meshire nga nje dore kriminale mbremjen e se dieles ne zonen e Don Boskos ne Tirane. Nje masaker e tmerrshme me 1 te vrare e gjashte 6 plagosur. Klithmat mbeses 10-vjecare teksa therriste nenen, tronditen zonen. E vogla mbeti e lenduar nga ciflat e xhamave qe u shperndane nga plumbat e armeve.
Ndersa Mimoza, 60 vjece gjyshja e saj e dashur mbeti pa jete. Aty ne deren e lokalit ku punonte si banakiere, lokal ne pronesi te nje emri te njohur te botes se krimit: Fation Murati! Qe do duhej te ishte ne burg, jo ne vilen e tij luksoze.
Moza sic e therrisnin te gjithe kishte patur nje jete te veshtire. Te trishte. Ne moshen 5-vjecare, ajo, dy motrat dhe vellai mbeten jetime. U rriten me shume veshtiresi.
Ajo sikurse dhe motra e vellai krijuan jeten e tyre.
Moza solli ne jete 3 vajza dhe 1 djale. Dukej sikur gjithcka ne jeten e saj po shkonte me se miri.
Por jo. Humbja e vellait te vetem do ta trondiste shume. Dhimbje qe nuk e kaloi kurre.
"Ah sa vuajti" kujton mes lotesh nje e aferme e saj. Vitet e fundit ajo nisi pune si banakiere. Ndersa u zhvendos me qira vetem 10 metra larg lokalit ku u qellua per vdekje.
'Si ua beri zemra ta qellonin- vijon me tej e afermja- per buken e gojes punonte'. Moza eshte viktima e radhes e pafajshme qe ekzekutohet nga vrases gjakftohte te cilet nuk kursejne askend. Nuk kursyen as Mozen, ate grua fisnike qe rropatej per te rritur mbesen, e cila po rritej nen kujdesin e gjyshes pas divorcit te prinderve dhe marteses se nenes me nje shqiptar te Kosoves.
Ate grua qe mbylli syte me nje peng te madh, qe la pas nje vajze te vogel qe me gjase sdo mundet ta harroje kurre tragjedine qe I ndodhi ne pak sekonda para syve. Qe pa gjyshen pa jete e te mbuluar nga gjaku.
Mimoza, na fal qe ste mbrojtem dot
"Hengshit kokat', tha dikur i pari i qeverise. Nuk besoj ta kishte per ty. Sepse ti meritoje respekte vemendje.
Mimoze na fal! Fation Murati duhet te ishte ne burg. Sepse nese shteti do e kishte kycur ne qeli, mbase sot ti do ishe gjalle. Ai u lirua. Drejtesia i mbylli syte, edhe pse dinte kush ishte ai, edhe kur e shpalli ne kerkim per masakren te mbikalimi i Fushe Krujes ku viktima mbeten Brilant Martinaj, Dikler Vata e Besmir Hoxha.
Se shpjegoj dot si mundi te dale. Sepse ai u arrestua per nje arsenal armesh. Por mesa duket per te fortet te tere mbyllin nje sy e nje vesh. Fation Murati ndodhej ne vilen luksoze kur ti rropateshe duke lare gotat ne banak e prane teje rrinte mbesa jote. Plumbat mbi trupin tend jane plumba qe na kanë vrare sot te gjitheve. Ne fal Mimoze qe ste mbrojtem dot! Te gjithe jemi fajtore.
Masakra ndodhi një natë më parë në Don Bosko. Dy persona me motorë qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit duke lënë të vdekur banakieren Mimoza Paja, 60 vjeçe dhe pesë të tjerë të plagosur, mes tyre dhe një vajzë 10-vjeçare që u dëmtua nga xhamat e thyer. Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Murati vetë ndodhej jashtë Shqipërisë në momentin që u krye atentati. Ai është i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj me dy miqtë e tij.
TIRANË- Pamjet që shihni tregojmë lokalin ku një natë më parë u resgjistrua masakra e Don Boskos me një të vrarë dhe pesë të plagosur. Në pamje shihen se si janë thyer xhamat e lokalit, ndërkohë që bari është i mbyllur.
Masakra ndodhi një natë më parë në Don Bosko. Persona të paidentifikuar qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit duke lënë të vdekur banakieren Mimoza Paja, 60 vjeçe dhe pesë të tjerë të plagosur, mes tyre dhe një vajzë 10-vjeçare që u dëmtua nga xhamat e thyer.
Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Murati vetë ndodhej jashtë Shqipërisë në momentin që u krye atentati. Ai është i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj me dy miqtë e tij.
TIRANË- Një automjet tip "BMW X5" është gjetur i djegur dhe mendohet se është mjeti që përdorën autorët në atentatin e ndodhur një natë më parë në Don Bosko. Makina është gjetur e shkrumbuar në afërsi të Bubqit në Fushë-Krujë. Brenda saj janë gjetur dy kallashnikovë. Makina i është dorëzuar kriminalistikës në mënyrë që të hetohet për gjetjen e gjurmëve të mundshme.
Masakra ndodhi një natë më parë në Don Bosko. Persona të paidentifikuar qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit duke lënë të vdekur banakieren Mimoza Paja, 60 vjeçe dhe pesë të tjerë të plagosur, mes tyre dhe një vajzë 10-vjeçare që u dëmtua nga xhamat e thyer. Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Murati vetë ndodhej jashtë Shqipërisë në momentin që u krye atentati. Ai është i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj me dy miqtë e tij.
TIRANË- Sahit Murati, xhaxhai i Fatjon Muratit që mbeti i plagosur në Masakrën e Don Boskos që ndodhi një natë më parë dyshohet të ketë qenë dhe shënjestra e atentatit. Ai aktualisht ndodhet në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, bashkë me katër të plagosurit e tjerë.
Mes tyre është e vajza e mitur, 10 vjeçe, e cila mori dëmtime nga xhamat që i ranë, të cilët u thyen nga breshëria e kallashnikovit. Të plagosurit e tjerë janë identifikuar si Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli. Të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
TIRANË- Saimir Paja, djali i Mimoza Pajës ka bërë reagimin e parë pasi e ëma iu vra në masakrën e Don Boskos që ndodhi një natë më parë në lokalin e Fatjon Muratit, një person me precedentë penalë. I riu shihet që ka postuar një foto krah të ëmës në Facebook dhe ‘mallkon’ plumbat që i morën jetën asaj.
“Mallkuar qofshin ato plumat qe i zbrazen ne trupin tend, qofsh e xhenetit mam,”- shkruan ai në postim.
Masakra ndodhi një natë më parë në Don Bosko. Dy persona me motorë qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit duke lënë të vdekur banakieren Mimoza Paja, 60 vjeçe dhe pesë të tjerë të plagosur, mes tyre dhe një vajzë 10-vjeçare që u dëmtua nga xhamat e thyer. Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Murati vetë ndodhej jashtë Shqipërisë në momentin që u krye atentati. Ai është i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj me dy miqtë e tij.
TIRANË- Personi që po shikoni në fioto është Mimoza Paja, gruaja që punonte në lokalin që ndodhi masakra e Don Boskos një natë më parë dhe mbeti e vrarë. Ajo ishte punësuar si banakiere në lokalin e Fatjon Muratit dhe një natë më parë ndodhej aty bashkë me mbesën e saj, vetëm 10 vjeçe.
Dy persona me motorë hapën zjarr dhe qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalit, duke bërë që Paja që mbetej e vdekur, ndërsa e mbesa e mitur u plagos për shkak të xhamave që i ranë sipër.
Të plagosur me armë zjarri kanë mbetur edhe pesë persona të tjerë, të identifikuar si: Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli. Murati vetë ndodhej jashtë Shqipërisë në momentin që u krye atentati. Ai është i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj me dy miqtë e tij.
TIRANË- Lokali që një natë më parë u kthye në vendngjarjen e një masakre, në pronësi të Fatjon Muratit, rezulton të jetë i sekuestruar. Më 14 tetor të një viti më parë, Prokuroria e Tiranës kërkoi sekuestrimin e katër pasurive dhe tri bizneseve në pronësi të Fatjon Muratit. Vlera e pasurive të sekuestruara përllogaritet në rreth 5 milionë euro. Prokuroria thoshte se nga analiza e provave arrin në konkluzionin se pasuritë e paluajtshme të Fajton Muratajt dhe familjareve të tij dyshohet, përtej çdo dyshimi të arsyeshëm të bazuar në prova, se janë produkte të veprave penale ose i veprimtarisë kriminale, në të cilat ka qenë i përshirë, si dhe ka rrezik që të transferohen tek të tretët.
Murati ishte vendosur nën hetim që në vitin 2018, pasi më 21 mars të atij viti, së bashku me katër persona të tjerë, mes të cilëve disa të arrestuar në Itali, është denoncuar për vjedhje dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Kjo veprimtari, sipas të dhënave nga mediat italiane, kishte nisur shumë më herët.
Më 31 tetor 2015, autoritetet italiane nisën hetimet ndaj Fatjon Muratajt, ndërsa një muaj më vonë, Gjykata e Trevisos lëshoi urdhër arresti për të duke e akuzuar për veprat penale të: “Pranimit të mallrave të vjedhura”, “Posedim abuziv të armëve” dhe “Trafikim të lëndëve narkotike”.
Më 26 prill, Gjykata e Venecias ka urdhëruar arrestimin dhe paraburgimin në burg për veprën penale të “Pjesëmarrjes në krime”; dhe më 26 korrik 2017 në kuadër të procedimit penal të autoriteteve gjyqësore të Padovas, është raportuar për veprën penale të “Trafikimit të kokainës”.
Për këtë arsye prokuroria, në vitin 2022, pas disa viteve hetime, ka kërkuar sekuestrimin e sipërfaqes së ndërtimit 120 metra katrorë në zonën kadastrale 8330, dyqanit me sipërfaqe 40 metra katrorë në rrugën "Lord Bajron", apartament 90.30 m2 në rrugën “Shaban Matraku” dhe ndërtesë 8 katëshe me sipërfaqe 317 m2 katrorë.
Përveç këtyre pronave, Prokuroria ka kërkuar edhe sekuestrimin e tri aktiviteteve tregtare me aktivitet tregti artikujsh ushqimorë, bar kafe dhe lavazh automjetesh.
Masakra ndodhi një natë më parë në Don Bosko. Dy persona me motorë qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit duke lënë të vdekur banakieren Mimoza Paja, 60 vjeçe dhe pesë të tjerë të plagosur, mes tyre dhe një vajzë 10-vjeçare që u dëmtua nga xhamat e thyer. Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Murati vetë ndodhej jashtë Shqipërisë në momentin që u krye atentati. Ai është i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj me dy miqtë e tij.
Fatjon Murati është vënë në pranga në fillim të muajit tetor të vitit të shkuar, teksa udhëtonte në një makinë me Endrit Doklen, kreun e fraksionit të bandës së Durrësit. Ai dyshohej se kishte lidhje me arsenalin e armëve të gjetura në Tiranë në korrik të verës së vitit 2022, por u lirua brenda pak javësh.
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka dënuar atentatin e ndodhur një natë më parë në Don Bosko. Në një postim në Facebook, Meta shkruan se ngjarja e rëndë ku mbeti e vrarë një grua ndodh pasi kriminelët qarkullojnë lirshëm në rrugët e Tiranës dhe rrezikojnë çdo ditë jetën e qytetarëve. Meta shton se kjo situatë e rendit dhe sigurisë publike, që përkeqësohet çdo ditë dhe çdo orë tregon qartë se qeveria ka dështuar totalisht dhe e ka futur vendin në kaos.
Postimi:
Pa kaluar dy javë nga vrasja makabër e tre grave të pafajshme krimi godet sërish, kësaj radhe duke rrezikuar në mënyrë ekstreme jetën e njerëzve të pafajshëm në lagjen e Don Boskos. Kriminelët lëvizin lirshëm në rrugët e Tiranës dhe rrezikojnë çdo ditë jetën e qytetarëve. Kjo situatë e rendit dhe sigurisë publike, që përkeqësohet çdo ditë dhe çdo orë tregon qartë se qeverisja e rilindjes ka dështuar totalisht dhe e ka futur vendin në kaos. Qeveria nuk ka bërë asgjë për ndalimin e kriminalitetit, rritjen e sigurisë dhe parandalimin e veprave kriminale ndaj të cilave po ekspozohen të pambrojtur qytetarët shqiptarë. Qytetet tona meritojne dhe kërkojne siguri, që qeveria e inkriminuar rilindase j'ua ka mohuar për shkak të kapjes së saj nga krimi. Ndaj të ngrihemi të gjithë në këmbë për të realizuar Ndryshimin, që mbron qytetarët dhe familjet e tyre nga krimi.
Masakra ndodhi një natë më parë në Don Bosko. Dy persona me motorë qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit duke lënë të vdekur banakieren Mimoza Paja, 60 vjeçe dhe pesë të tjerë të plagosur, mes tyre dhe një vajzë 10-vjeçare që u dëmtua nga xhamat e thyer. Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Murati vetë ndodhej jashtë Shqipërisë në momentin që u krye atentati. Ai është i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj me dy miqtë e tij.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka fajësuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për ngjarjet kriminale që ndodhin në vend. Nisur nga atentati mafioz që ndodhi një natë më parë në Don Bosko, në lokalin e Fatjon Muratit, Berisha ka publikuar videon ku Rama dëgjohet të thotë ‘hëngshin kokat e njëri-tjetrit’ për të inkriminuarit. Sipas Berishës, është lidhja e qeverisë me krimin ajo që e ka vendosur sigurinë e njerëzve në duart e bandave.
Postimi:
Përgjaket Tirana nga banda të qeverisë. Rendi dhe siguria ne duart e krimit. Nga breshëritë e vrasësve mbetet e vdekur një grua, Mimoza Paja, ndërsa 5 të tjerë të plagosur, mes tyre një vajzë 10 vjeçare! I shpreh ngushëllime familjes së viktimës dhe uroj shërim të shpejtë të plagosurve. Gjithashtu dënoj me forcën më të madhe autorët e kësaj masakre dhe denoncoj lidhjet e tmerrshme të qeveritarëve me bandat dhe krimin, si faktori më kryesor që ka vendosur rendin dhe sigurinë në duart e bandave të lidhura ngushtë me qeverinë. Sb. Ps video deshmon qarte se me parimin ti hajne koken njeri tjetrit Edi Rama rendin dhe sigurine u a ka besuar bandave dhe krimit!