LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Masakra e Paskuqanit, Dan Hutra donte të vriste vëllain e Vladimir Kurtit, e motra dhe nëna kërkojnë mbrojtje: Shkak u bë fëmija, duam ADN-në!

• Dan Hutra kërkoi të vriste të vëllain e Vladimir Kurtit, por nuk e gjeti në banesë ditën e masakrës së trefishtë më 1 Mars, kur ekzekutoi tre gra e plagosi tre të tjera. • 40-vjeçari ka kërkuar në banesë për vëllain e Vladimirit, por pasi nuk e ka gjetur, në oborrin e shtëpisë ka hasur rastësisht të motrën e tij, Etleva, të cilën e qëlloi për vdekje. • Motra 53-vjeçare e Dan Hutrës e cila banon në Sauk së bashku me djalin 29 vjeçar kanë shprehur në polici pasigurinë e tyre për jetën pas vrasjeve të kryera nga Dan Hutra. Ata i druhen hakmarrjes. • Nga ana tjetër, motra dhe nëna e Hutrës kanë zbardhur dteaje nga masakra. Në një intervistë, të dyja kanë deklaruar se shkak është bërë fëmija që kishte lindur gruaja e tij, Elena. Ato thonë se Hutra dyshontë se fëmija nuk ishte i tiji dhe aktualisht kërkojnë që t’i bëhet AND-ja. • E motra tregoi se dikush kishte tentuar ta helmonte në burg Hutrën dhe ndaj kishte thurur hakmarrjen ndaj Vladimir Kurtit. Ajo u shpreh se ishte në dijeni të planeve të 40-vjeçarit për të vrarë një person të katërt.

8 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Rrëfehet motra e Dan Hutrës: Ish-gruaja s’e linte rehat, të hapen telefonat

Masakra e Paskuqanit, Dan Hutra donte të vriste vëllain e Vladimir
Motra e Dan Hutrës

TIRANË- Motra e Dan Hutrës, i akuzuar për vrasjen e 3 grave dhe plagosjes së tre të tjerave ka treguar se shkak i masakrës në shtëpinë e ish-bashkëjetueses është fëmija që ajo lindi pak muaj më parë. Në një intervistë për emisionin Review në Euronews Albania, ajo tha se i vëllai, pasi kishte dalë nga burgu për dhunë në familje i kishte rrëfyer se ish-gruaja nuk e linte rehat me mesazhe dhe telefonata ku i kërkonte të takonte fëmijën, për të cilën ai dyshonte se nuk ishte i tij. Sipas saj duhet të kontrollohen të gjitha komunikimet telefonike mes të vëllait dhe ish-bashkëjetueses së tij për të kuptuar çfarë ka ndodhur.

“Lajmin e mësova nga vajza, më mori nga Greqia dhe tha hap TV se daja ka bërë namin, ka shkrirë një familje. Vëllai ka pasur dy javë që ka dalë nga burgu. Ka ardhur me ka takuar në Kukës. Nuk dyshonim kurrë se do ta bënte këtë. Vetëm më ka thënë, motër nuk po më lë rehat, më ka lexuar mesazhet që i ka shkruar ish-gruaja. Nuk po më lë të jetoj jetën. Më thotë hajde tako fëmijën, nuk më lë ta takoj, i kam kërkuar të bëjë test, nuk e bën. 23 ditë para se të lidheshin ajo ka qenë shtatzënë, ka kërkuar test ADN që ajo s’ia dha kurrë. Nuk ka ushtruar dhunë. Ajo ka thënë më ka dhunuar me fjalë, pse e tërhoqi deklaratën. Bëri 8 muaj burg kot. Mesazhet i keni në telefon, të hapen telefonatat, të saj dhe Danit. Pasi ka dalë nga burgu ka kërkuar ADN e fëmijës. Gjithë lufta është bërë për këtë fëmijë, edhe sot e dua ADN për atë fëmijë,”- tha motra e Dan Hutrës.

Si ndodhi masakra më 1 mars?

Dan Hutra plagosi fillimisht 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi në zonën e Astirit, pasi ajo nuk pranoi t’i jepte një shumë parash që ai i kërkoi. Më pas, me makinën që kishte marrë me qira, shkoi në Paskuqan, aty ku jetonte familja e ish-partneres së tij Elena Hysa. Hapi zjarr duke vrarë motrën dhe kunatën e saj, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku si dhe plagosi vetë Elenën e nënën e saj, Kujtime. Më pas shkoi në Kamëz, në shtëpinë e Etleva Kurtit, duke e qëlluar edhe këtë të fundit për vdekje.

Arratia e Dan Hutrës mori fund pas  7 orëve kërkime. Ai u arrestua nga policia në zonën e Sharrës ku kishte shkuar për të ekzekutuar një person të katërt, Rrahman Sela, por që nuk e realizoi dot. 40-vjeçari është dënuar më parë për përdhunim, vrasje e dhunë në familje. Në gjyq, ai nuk ka shprehur asnjë lloj pendese për krimet e kryera./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Motra rrëfen planin e Hutrës për vrasjen e katërt: U betua të merrte hakun e babës

Masakra e Paskuqanit, Dan Hutra donte të vriste vëllain e Vladimir
Motra e Dan Hutrës

TIRANË- Motra e Dan Hutrës, autorit të masakrës së Pakuqanit, i cili vrau tre grad he plagosi tre të tjera thotë se i vëllai kishte në plan ta kryente dhe një krim të katërt. Në një intervistë për emisionin Review në Euronews Albania, motra e Hutrës thotë se i vëllai i kishte rrëfyer se donte të vriste personin që i kishte dhënë armën personit që kishte vrarë babanë e tyre. Ajo shtoi se edhe më parë ai ishte betuar se donte ta vriste këtë njëri.

“Kjo është se personi që ka vrarë babën, ka marrë pushkën tek ky që donte të vriste Dani. Dani ka dashur të hakmerret. Rrahmen Seli është ky, ky që i ka dhënë pushkën për të futur dhe për të vrarë babën. Ka qenë i fiksuar për të marrë hakun e babës. Këtë që ka vrarë babanë e kemi njeri të afërt dhe Dani është betuar që do merrte hakun e Rrahman Selës,”- tregoi ajo.

Si ndodhi masakra më 1 mars?

Dan Hutra plagosi fillimisht 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi në zonën e Astirit, pasi ajo nuk pranoi t’i jepte një shumë parash që ai i kërkoi. Më pas, me makinën që kishte marrë me qira, shkoi në Paskuqan, aty ku jetonte familja e ish-partneres së tij Elena Hysa. Hapi zjarr duke vrarë motrën dhe kunatën e saj, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku si dhe plagosi vetë Elenën e nënën e saj, Kujtime. Më pas shkoi në Kamëz, në shtëpinë e Etleva Kurtit, duke e qëlluar edhe këtë të fundit për vdekje.

Arratia e Dan Hutrës mori fund pas  7 orëve kërkime. Ai u arrestua nga policia në zonën e Sharrës ku kishte shkuar për të ekzekutuar një person të katërt, Rrahman Sela, por që nuk e realizoi dot. 40-vjeçari është dënuar më parë për përdhunim, vrasje e dhunë në familje. Në gjyq, ai nuk ka shprehur asnjë lloj pendese për krimet e kryera./Dosja.al

3 VITE ME PARE

“Më kanë hedhur helm në pjatë”, motra e Hutrës zbulon konfliktet e vëllait në burg

Masakra e Paskuqanit, Dan Hutra donte të vriste vëllain e Vladimir
Motra e Dan Hutrës

TIRANË- Motra e Dan Hutrës, personit që vrau tre grad he plagosi tre të tjera më 1 mars ka treguar se i vëllai i kishte rrëfyer gjatë kohës që ishte në burg se kishin tentuar ta helmonin. Në një intervistë për emisionin Review në Euronews Albania, ajo tha se nuk e dinte nëse autor i helmimit kishte qenë Vladimir Kurti. Ajo shtoi se duke qenë se nuk di personin që i kishte hedhur helm, nuk mund të thoshte as arsyen e vrasjes së motrës së Vladimir Kurtit, Etleva Kurti.

“Telefonatat le të hapen, për Vit të Ri më ka thënë në telefon më kanë futur helmin në pjatë në burg brenda. Se kush ja ka futur nuk ma ka kallëzuar me emër. Ka qenë në një dhomë dhe më tha se e ka goditur. Më ka thënë që është ai me burgim të përjetshëm dhe helmin ma ka futur të më vrasë në burg. Me çfarë më merr mendja ky është, por nuk më ka thënë që do hakmerrej,”- tha motra e Hutrës.

Si ndodhi masakra më 1 mars?

Dan Hutra plagosi fillimisht 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi në zonën e Astirit, pasi ajo nuk pranoi t’i jepte një shumë parash që ai i kërkoi. Më pas, me makinën që kishte marrë me qira, shkoi në Paskuqan, aty ku jetonte familja e ish-partneres së tij Elena Hysa. Hapi zjarr duke vrarë motrën dhe kunatën e saj, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku si dhe plagosi vetë Elenën e nënën e saj, Kujtime. Më pas shkoi në Kamëz, në shtëpinë e Etleva Kurtit, duke e qëlluar edhe këtë të fundit për vdekje.

Arratia e Dan Hutrës mori fund pas  7 orëve kërkime. Ai u arrestua nga policia në zonën e Sharrës ku kishte shkuar për të ekzekutuar një person të katërt, Rrahman Sela, por që nuk e realizoi dot. 40-vjeçari është dënuar më parë për përdhunim, vrasje e dhunë në familje. Në gjyq, ai nuk ka shprehur asnjë lloj pendese për krimet e kryera./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Rrëfehet motra e Dan Hutrës: Vëllai edhe i vogël ka qenë i egër

Masakra e Paskuqanit, Dan Hutra donte të vriste vëllain e Vladimir
Motra e Dan Hutrës

TIRANË- Motra e Dan Hutrës, i akuzuar për vrasjen e 3 grave 4 ditë më parë dhe plagosjen e tre të tjerave tha se i vëllai ka jetuar jashtë vendi për një kohë të gjatë dhe ka qenë me nënën deri para se të hynte në burg për dhunë në familje. Në një intervistë për emisionin Review në Euronews Albania, motra e Hutrës u shpreh se Dani ka qenë natyrë e egër dhe nevrik që fëmijë.

“Kur ka vrarë gruan e parë kam qenë në Greqi, pasi kam jetuar aty 17-vjet. Sa ka qenë fëmijë ka qenë i egër dhe nevrik por jo me përdor dhunë. Ai më shumë ka ndenjur jashtë. Me nënën ka pasur raport shumë të mirë, nuk ka pasur raporte të këqija. Nëna ka jetuar me Danin pasi doli nga burgu, deri kur ra prapë në burg 8 muaj atëherë ka ikur nëna te vëllai i madh,"- tregoi ajo.

3 VITE ME PARE

“Gjithë lufta është bërë për fëmijën”, motra e Dan Hutrës: Kërkojmë testin e ADN-së

Masakra e Paskuqanit, Dan Hutra donte të vriste vëllain e Vladimir
Motra e Dan Hutrës

TIRANË- Motra e Dan Hutrës, i cili vrau tre gra e plagosi tre të tjera thotë se i vëllai dyshonte për atësinë e fëmijës që priste ish-gruaja. Në një intervistë për emisionin Review në Euronews Albania, ajo tha se i vëllai i kishte rrëfyer që nusja kishte mbetur shtatzënë 23 ditë para se të lidheshin dhe se fëmija nuk ishte i tij.

“23 ditë para se të lidheshin ajo ka qenë shtatzënë, ka kërkuar test ADN që ajo s’ia dha kurrë. Nuk ka ushtruar dhunë. Ajo ka thënë më ka dhunuar me fjalë, pse e tërhoqi deklaratën. Bëri 8 muaj burg kot. Mesazhet i keni në telefon, të hapen telefonatat, të saj dhe Danit. Pasi ka dalë nga burgu ka kërkuar ADN e fëmijës. Gjithë lufta është bërë për këtë fëmijë, edhe sot e dua ADN për atë fëmijë,”- tha motra e Dan Hutrës.

Si ndodhi masakra më 1 mars?

Dan Hutra plagosi fillimisht 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi në zonën e Astirit, pasi ajo nuk pranoi t’i jepte një shumë parash që ai i kërkoi. Më pas, me makinën që kishte marrë me qira, shkoi në Paskuqan, aty ku jetonte familja e ish-partneres së tij Elena Hysa. Hapi zjarr duke vrarë motrën dhe kunatën e saj, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku si dhe plagosi vetë Elenën e nënën e saj, Kujtime. Më pas shkoi në Kamëz, në shtëpinë e Etleva Kurtit, duke e qëlluar edhe këtë të fundit për vdekje.

Arratia e Dan Hutrës mori fund pas  7 orëve kërkime. Ai u arrestua nga policia në zonën e Sharrës ku kishte shkuar për të ekzekutuar një person të katërt, Rrahman Sela, por që nuk e realizoi dot. 40-vjeçari është dënuar më parë për përdhunim, vrasje e dhunë në familje. Në gjyq, ai nuk ka shprehur asnjë lloj pendese për krimet e kryera./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Nëna e Dan Hutrës: Nusen nuk e ka prekur me dorë, kur lindi vajzën i çuam lule në spital

Masakra e Paskuqanit, Dan Hutra donte të vriste vëllain e Vladimir
Nëna e Dan Hutrës

TIRANË- Nëna e Dan Hutrës ka deklaruar se konflikti mes të birit që vrau tre gra e plagosi tre të tjera ka lindur pasi ka mësuar që gruaja e tij ishte shtatzënë. Në një rrëfim për emisionin Review në Euronews Albania, e ëma e Hutrës mohoi që i biri të ketë ushtruar dhunë ndaj ish-gruas, me të cilën siç tha ka pasur marrëdhënies shumë të mira.

Ajo u shpreh se ishin gëzuar për shtatzëninë e ish-nuses dhe kanë festuar kur e kanë marrë vesh lajmin, por më pas ajo ishte larguar nga shtëpia e tyre për tek ajo e prindërve, pa asnjë shkak.

“Për fëmijën më ka treguar Dani, kam shkuar me nusen dhe ka dalë që ka qenë shtatzënë. Donte të ikte në mëngjes, i thashë ku po shkon? Do shkoj të bëj analiza se jam sëmurë, më tha. Në orën 5 ka ikur nga shtëpia. Më pyet Dani ku është nusja? I thashë që është në shtëpi. Komshia më tregoi që kishte kaluar gardhin nga koteci i pulave, vetëm telefonin kishte në dorë. Erdhi Dani dhe më tha bëhu gati të ikim në Kamëz të bëjmë denoncimin se është zhdukur. Ka shkuar tek familja e vet pas 4 orësh. Dani nuk e ka prekur me dorë. Kur ka lindur nusja, bashkë me vajzën i kemi shkuar në spital dhe i kemi çuar lule”, tha nëna e Hutrës.

Si ndodhi masakra më 1 mars?

Dan Hutra plagosi fillimisht 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi në zonën e Astirit, pasi ajo nuk pranoi t’i jepte një shumë parash që ai i kërkoi. Më pas, me makinën që kishte marrë me qira, shkoi në Paskuqan, aty ku jetonte familja e ish-partneres së tij Elena Hysa. Hapi zjarr duke vrarë motrën dhe kunatën e saj, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku si dhe plagosi vetë Elenën e nënën e saj, Kujtime. Më pas shkoi në Kamëz, në shtëpinë e Etleva Kurtit, duke e qëlluar edhe këtë të fundit për vdekje.

Arratia e Dan Hutrës mori fund pas  7 orëve kërkime. Ai u arrestua nga policia në zonën e Sharrës ku kishte shkuar për të ekzekutuar një person të katërt, Rrahman Sela, por që nuk e realizoi dot. 40-vjeçari është dënuar më parë për përdhunim, vrasje e dhunë në familje. Në gjyq, ai nuk ka shprehur asnjë lloj pendese për krimet e kryera./Dosja.al

3 VITE ME PARE

DETAJE nga DOSJA/ Dan Hutra kërkoi të vriste vëllanë e Vladimir Kurtit, Etleva i doli rastësisht në banesë

Masakra e Paskuqanit, Dan Hutra donte të vriste vëllain e Vladimir
Dan Hutra

TIRANË- Dan Hutra kërkoi të vriste të vëllain e Vladimir Kurtit, por nuk e gjeti në banesë ditën e masakrës së trefishtë më 1 Mars, kur ekzekutoi tre gra e plagosi tre të tjera. TVKLAN raporton se në dosjen hetimore, shkruhet se fillimisht 40-vjeçari ka kërkuar në banesë për vëllain e Vladimirit, por pasi nuk e ka gjetur, në oborrin e shtëpisë ka hasur rastësisht të motrën e tij, Etleva. 40-vjeçari, nuk ka patur dijeni për vendbanimin e vëllait të Vladimirit dhe ka shkuar në shtëpinë ku jetonte e ëma e të riut të dënuar me burgim të përjtshëm për vrasjen e Agim Buçit.

“Ka kontrolluar banesën që të gjente vëllain e Vladimirit dhe pasi nuk ka gjetur njeri në banesë, ka dalë në pjesën e pasme të oborrit ku ka venë re nënën e Vladimirit dhe rreth 5-6 metra i është shfaqur një vajzë rreth dy metër larg, të cilën e ka njohur si motrën e Vladimirit dhe e ka pyetur për konfirmim. Ajo ka tundur kokën duke aprovuar dhe në këto momente Dani ka qëlluar me automatik rreth 5-6 herë në drejtim të saj,”- thuhet në dosje.

Si ndodhi masakra më 1 mars?

Dan Hutra plagosi fillimisht 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi në zonën e Astirit, pasi ajo nuk pranoi t’i jepte një shumë parash që ai i kërkoi. Më pas, me makinën që kishte marrë me qira, shkoi në Paskuqan, aty ku jetonte familja e ish-partneres së tij Elena Hysa. Hapi zjarr duke vrarë motrën dhe kunatën e saj, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku si dhe plagosi vetë Elenën e nënën e saj, Kujtime. Më pas shkoi në Kamëz, në shtëpinë e Etleva Kurtit, duke e qëlluar edhe këtë të fundit për vdekje.

Arratia e Dan Hutrës mori fund pas  7 orëve kërkime. Ai u arrestua nga policia në zonën e Sharrës ku kishte shkuar për të ekzekutuar një person të katërt, Rrahman Sela, por që nuk e realizoi dot. 40-vjeçari është dënuar më parë për përdhunim, vrasje e dhunë në familje. Në gjyq, ai nuk ka shprehur asnjë lloj pendese për krimet e kryera./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Vrasjet e Dan Hutrës! Familja e tij kërkon mbrojtje, e motra ka frikë nga hakmarrja

Masakra e Paskuqanit, Dan Hutra donte të vriste vëllain e Vladimir
Shtepia

TIRANË- Vrasja e tre grave dhe plagosja e tre të tjerave nga Dan Hutra tronditi opinionin publik. Këto vrasje, kanë rritur rrezikun e një histori hakmarrje. Gazetarja Doriana Bezat, raporton se motra 53-vjeçare e Dan Hutrës e cila banon në Sauk së bashku me djalin 29 vjeçar kanë shprehur në polici pasigurinë e tyre për jetën pas vrasjeve të kryera nga Dan Hutra. Ata i druhen hakmarrjes për shkak të lidhjes së gjakut.

Përpara togave të zeza ku u njoh me masën e sigurisë burg pa afat, një ditë më parë, Hutra nuk shprehu asnjë pendesë për krimet e kryera. Hutra tregoi në gjykatë se skenarin e përgatiti teksa ishte në burg së fundmi, për dhunë në familje ndaj ish-bashkëjetueses, akuzë të cilën nuk e pranoi. 

3 vrasjet e Dan Hutrës- Dan Hutra plagosi fillimisht 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi në zonën e Astirit, pasi ajo nuk pranoi t’i jepte një shumë parash që ai i kërkoi. Më pas, me makinën që kishte marrë me qira, shkoi në Paskuqan, aty ku jetonte familja e ish-partneres së tij Elena Hysa. Hapi zjarr duke vrarë motrën dhe kunatën e saj, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku si dhe plagosi Elenën dhe nënën e saj, Kujtimen.Më pas shkoi në Kamëz, në shtëpinë e Etleva Kurtit, duke e qëlluar edhe këtë të fundit për vdekje. 31-vjeçaren e vrau në shenjë hakmarrje ndaj vëllait të saj, Vladimir Kurtit, me të cilin kishte pasur konflikte gjatë kohës që kishte qenë në burg. Arratia e Dan Hutrës mori fund gjatë orëve të pasdites. Pa shkuar ende ora 19:00, ai u arrestua nga policia në zonën e Sharrës.Atje kishte shkuar për të ekzekutuar një person të katërt, Rrahman Selën, tentativë që fatmirësisht dështoi. 40-vjeçari, një person me precedentë të theksuar kriminalë, i dënuar më parë për përdhunim, vrasje e dhunë në familje, nuk ka shprehur asnjë lloj pendese për krimet e kryera./Dosja.al

dan hutra masakra e paskuqanit

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron