Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Të shtënat me armë në Serbi kanë lënë shumë plagë të hapura në të gjithë vendin. • Në dy të shtënat në shkolla, janë vrarë 17 persona mes tyre dhe nxënës dhe janë plagosur disa të tjerë. • Dyshohet se arsyet për të shtënat ka qenë bullizimi ndaj dy nxënësve, të cilët bën aktin ekstrem. • Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka lënë kohë deri më 8 qershor që qytetarët të dorëzojnë armët. • Sot u është dhënë lamtumira e fundit për 4 nga të vdekurit. • Ndërkohë që është arrestuar dhe një nxënës tjetër, i cili kishte vizatuar një klasë me nxënës të vrarë. • Po ashtu disa media serbe kanë raportuar se qeveria serbe dhe Presidenti Vuçiç do të japë dorëheqjen.
4 artikuj për këtë temë.
SERBI- Një nxënës në Serbi është arrestuar për nëj vizatim që ka bërë. Kurrir shkruan se nxënësi kishte bërë një vizatim të klasës me shokët e tij të vrarë dhe një tjetër person në këmbë që mbante një armë zjarri.
Këtë vizatim e kishte shpërndarë në grupet e klasës së tij. Kjo ka alarmuar prindërit në Serbi, të cilët kanë njoftuar autoritetet e shkollës dhe policinë. Të riut i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohet në Prokurorinë Themelore Publike në Kikindë.
SERBI- Sot qytetarët e Serbisë dhe Beogradit u thonë lamtumirë katër fëmijëve, nxënës të shkollës fillore Vladislav Ribnikar, të cilët u vranë në një tragjedi të paprecedentë. Kurrir shkruan se shoku i tyre nga shkolla kreu një sulm në të cilin u mori jetën tetë nxënësve të shkollës fillore dhe rojës së shkollës.
Kortezhe të trishta me prindër, vëllezër, motra, të afërm e shumë miq do të dërgojnë sot në prehjen e tyre të përjetshme tre vajza e djem të tjerë. Varrimi ka filluar në orën 11:00 dhe disa qindra njerëz janë mbledhur para kishës, nga ku dëgjohen klithmat e prindërve të ndjerë.
Ditë zie është shpallur edhe në Mal të Zi për shkak të dy tragjedive që i kanë ndodhur Serbisë ditëve të kaluara. Flamuri në ambasadën malazeze në Beograd prej ditësh është në gjysmështizë.
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do to kërkojë sot dorëheqjen e qeverisë, zgjedhje të përgjithshme si dhe do të japë dorëheqjen si President. Informer.rs shkruan se të gjitha këto, do të konfirmohen më 27 maj në Asamblenë e Partisë Përparimtare Serbe (SNS).
Siç raportohet sot është mbajtur seanca e përbërjes së zgjeruar të Komitetit Ekzekutiv të Partisë Përparimtare Serbe, në të cilën ka marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe ka propozuar:
“1. Pranimi i dorëheqjes së kabinetit të Ana Brnabiç
2. Dorëheqja e përbashkët e qeverisë dhe presidentit dhe shkuarja në zgjedhje të përgjithshme në të cilat Vuçiç nuk do të mund të kandidonte për president
3. Dorëheqja vetëm e presidentit.
Dy ngjarje të rënda kanë tronditur Serbinë në javën e fundit. Dy sulme me armë në shkolla kanë lënë të vdekur 17 persona dhe të plagosur dhjëtra të tjerë.
SERBI- Detaje të reja nga masakra që ndodhi pak ditën më parë në Beograd. Dyshohet se autori, 21-vjeçari nga Mlladenov, i dyshuar për vrasjen e tetë të rinjve me kallashnikov dhe plagosjen e 14 të tjerëve natën e së enjtes dhe të premtes, ka pasur bashkëpunëtor.
Sipas burimit të 'Kurir', prokuroria dhe policia janë duke hetuar nëse ai ka pasur ndonjë lloj ndihme nga një person tjetër dhe nëse konstatohet se ka pasur, do të vijojë puna për zbardhjen e të gjitha fakteve dhe ndëshkimin e atyre personave.
I riu qëlloi dhe vrau njerëz nga fshatrat përreth Dubonë dhe Malo Orasje, të cilët as që i njihte. Ai e ka pranuar krimin gjatë seancës në Prokurorinë e Lartë Publike në Smederevë dhe i është caktuar masa e paraburgimit deri në 30 ditë.
Pas nëntë orësh kërkimi, ai u arrestua të premten në mëngjes në pronën e një të afërmi në Vinjishte afër Kragujevcit. Ai u soll aty nga një shofer taksie që kishte në makinë një grua shtatzënë. Vrasësi i ka kërcënuar me granatë dore dhe ka kërkuar nga shoferi që ta çojë në vendndodhjen që donte.
Gjatë të shtënave në fshatrat e Mlladenovcit është dëgjuar se vrasësi nuk ka qenë i vetëm, se dikush i ka dhënë makinës, ndërsa autori qëllonte me breshëri ndaj tyre. Megjithatë, deri më tani nuk është vërtetuar se kjo është e vërtetë, por hetuesit nuk po i lënë asgjë rastësisë./Dosja.al