Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Maturantët sot i janë nënshtruar provimit të gjuhës së huaj në të gjithë vendin. • Rreth 27 mijë maturantë, kanë marrë pjesë në provim, ku janë testuar për gjuhën e huaj. • Ndërkohë si çdo vit, gjysëm ore pas nisjes së provimit, në rrjetet sociale është publikuar teza e provimit të anglishtes. • Pas provimit të anglishtes, në rrjetet sociale është bërë publik dhe teza e provimit të frengjishtes. • Ndonëse u raportua se janë vendosur masa strikte të sigurisë, me sa duket nuk kanë arritur të ndalojnë maturantët të hynë në ambientet e provimit me telefona. • Ministria e Arsimit dhe Sportit, duke komentuar publikimin e tezës së provimit të anglishtes ka deklaruar se publikimi i kësaj teze, nuk cënon procesin e Maturës Shtetërore. • Po ashtu MAS, shton se provimi i gjuhës së huaj po zhvillohet sipas standardeve më të larta të sigurisë dhe transparencës.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Ditën e sotme maturantët në të gjithë Shqipërinë, do të zhvillojnë provimin e parë të Maturës Shtetërore, atë të gjuhës së huaj. Rreth 27 mijë maturantë i janë nënshtruar sot provimit të parë të Maturës Shtetërore, ku do të testohen për gjuhën e huaj.
Ndërkohë gjysëm ore pas nisjes së provimit, në rrjetet sociale është publikuar teza e provimit të anglishtes nga “Studentet Denoncojne”. Por vetëm pak minuta pas publikimit të tezës në gjuhën e anglishtes, ka rrjedhur dhe teza e gjuhës frengjishte.
Ndonëse u raportua se janë vendosur masa strikte të sigurisë, me sa duket nuk kanë arritur të ndalojnë maturantët të hynë në ambientet e provimit me telefona. Publikimi i tezave të provimit pak minuta pas nisjes është bërë e zakonshme tashmë çdo vit.
TIRANË- Ministria e Arsimit dhe Sportit ka reaguar pasi teza e provimit të anglishtes është bërë publike ditën e sotme, 30 minuta pasi provimi ka nisur. Me anë të një postimi në Facebook, MAS thekson se publikimi i kësaj teze, nuk cënon procesin e Maturës Shtetërore. Po ashtu MAS, shton se provimi i gjuhës së huaj po zhvillohet sipas standardeve më të larta të sigurisë dhe transparencës.
Postimi i Plotë:
MAS: Publikimi i tezës pas nisjes së provimit, nuk cënon procesin e Maturës Shtetërore. Ministria e Arsimit dhe Sportit siguron maturantët, prindërit, mësuesit dhe gjithë publikun e gjerë se provimi i gjuhës së huaj, i Maturës Shtetërore 2025, po zhvillohet në kushte të plota sigurie dhe në transparencë të plotë, sipas rregullores në fuqi duke garantuar standardet më të larta të testimit për 27 mijë maturantët në të gjithë Shqipërinë.
Ministria e Arsimit dhe Sportit sqaron maturantët, prindërit, mësuesit dhe gjithë opinionin publik se provimi i parë i Maturës Shtetërore 2025, gjuha e huaj, po zhvillohet sipas standardeve më të larta të sigurisë dhe transparencës, në përputhje me Rregulloren e Maturës Shtetërore. Akti i shëmtuar i fotografimit dhe publikimit të tezës së provimit të maturës së lëndës gjuhë e huaj, pasi ka nisur provimi, nuk ndikon aspak në proces dhe nuk mund të hedhë poshtë punën e palodhur të mijëra mësuesve, administratorëve dhe punonjësve të strukturave arsimore në të gjithë vendin, që kanë punuar prej muajsh me përkushtim për mbarëvajtjen e këtij procesi.
Ministria e Arsimit dhe Sportit dënon me forcë çdo akt që synon të dëmtojë besueshmërinë dhe integritetin e Maturës Shtetërore, duke theksuar se çdo përpjekje për të prishur mbarëvajtjen e procesit të provimeve do të trajtohet me rigorozitet, sipas rregullores në fuqi. Ministria e Arsimit dhe Sportit siguron se provimi po zhvillohet me standardet më të mira, duke i dhënë mundësi maturantëve të tregojnë aftësitë dhe kompetencat e përfituara gjatë viteteve të studimit.
Këto standarde janë garantuar nga strukturat arsimore në çdo hallkë të procesit: Nga hartimi i testeve me profesionalizëm dhe siguri të plotë, deri te përgatitja dhe certifikimi i personelit administrativ. Janë kryer konsultimet në shkolla, testet model të shpërndara nga Qendra e Shërbimeve Arsimore që në muajin janar, zhvillimi i para-testeve në shkolla si dhe mbështetja psikologjike për përballimin e stresit të provimeve, si masa që kanë shoqëruar përgatitjen për Maturën 2025.
Kemi forcuar vit pas viti edhe elementët teknikë të kontrollit, përfshirë kamerat e sigurisë, rregullat për hyrje-daljet dhe standardet e administrimit, duke synuar një ambient të qetë dhe të përshtatshëm për çdo nxënës.
Për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, prioritet mbetet suksesi i çdo maturanti dhe e drejta e gjithësecilit për të zhvilluar provimin në kushte të barabarta. Për këtë arsye, angazhimi ynë do të vijojë i pandalshëm për të garantuar një proces të drejtë dhe të ndershëm.
TIRANË- Ditën e sotme maturantët në të gjithë Shqipërinë, do të zhvillojnë provimin e parë të Maturës Shtetërore, atë të gjuhës së huaj. Rreth 27 mijë maturantë i janë nënshtruar sot provimit të parë të Maturës Shtetërore, ku do të testohen për gjuhën e huaj.
Ndërkohë gjysëm ore pas nisjes së provimit, në rrjetet sociale është publikuar teza e provimit të anglishtes nga “Studentet Denoncojne”. Në rrjete sociale është publikuar variant i tezës B të Anglishtes.
Ndonëse u raportua se janë vendosur masa strikte të sigurisë, me sa duket nuk kanë arritur të ndalojnë maturantët të hynë në ambientet e provimit me telefona. Publikimi i tezave të provimit pak minuta pas nisjes është bërë e zakonshme tashmë çdo vit.