LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Asambleja e PS, Rama sulmon mediat dhe garanton mbylljen e negociatave brenda mandatit: Të bëhet ligji për referendumet. Asnjë rikandidim për bashkitë nëse nuk plotësojnë kushtet e Paketës së Maleve

• Asambleja e Partisë Socialiste është mbledhur ditën e sotme në Lalëz, ku është bërë riorganizimi komplet e PS-së. • Kreu i Partisë Socialiste në mbledhje ka garantuar mbylljen e negociatave për Bashkimin Evropian brenda mandatit të tij deri në 2029. • Rama ka paralajmëruar ndryshimet në Kushtetutë, për të ulur numrin e deputetëve në Kuvend nga 140 që është aktualisht. • Kryeministri Rama deklaroi se brenda këtij sesioni parlamentar do të çojnë para ligjin për referendumet. • Për reformën Zgjedhore Rama theksoi se është emergjente nevoja për depolitizimin e administratës zgjedhore dhe ndjekja e rekomandimeve të OSBE ODIHR. • Për zgjedhjet e ardhshme lokale, Rama tha se pret një fitore më të thellë se e mëparshmja. • Për këtë, Rama u ka vendosur kushte të gjthë kryetarëve të bashkivë që duan rikandidim, duke theksuar se duhet të dorëzojnë 10 kontrata të firmosura për Paketën e Maleve. • Në mbledhjen e sotme, Rama ka bërë dhe ndryshime në drejtuesit politik të qarqeve. 

22 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

Rama largon 4 figura nga drejtimet e qarqeve/ Benet Beci, Elisa Spiropali, Emirjana Sako dhe Eduart Shalsi zëvendësohen

Asambleja e PS, Rama sulmon mediat dhe garanton mbylljen e negociatave brenda

LALËZ- Kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime në strukturën e PS për drejtuesit politike të qarqeve, duke larguar disa prej tyre dhe vendosur emra të rinj. Katër emrat që largohen nga drejtimi politik i PS në qarqe janë Benet Beci, Emirjana Sako, Elisa Spiropali dhe Eduart Shalsi.

Benet Beci ishte drejtues politik në Shkodër, Sako në Durrës, Shalsi në Kukës ndërsa Siropali në Tiranë. Në Shkodër u vendos drejtues qarku, Enea Karakaçi, i cili mban dhe postin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.

Blendi Klosi nga drejtues politik në Dibër do të vendoset drejtues qarku në Durrës duke zëvëndësuar Sakon. Emër i ri është edhe Erion Malaj i cili u vendos drejtues qarku në Kukës duke zëvëndësuar Shalsin, i cili është deleguar në njësinë 11 në Tiranë.

Ministri i ri i Mbrojtjes, Ermal Nufi është ndër emrat e rinj dhe u vendos drejtues qarku në Lezhë. Ndërsa në Tiranë, Taulant Balla është vendosur drejtues qarku. Ndërsa Elisa Spiropali është deleguar në njësinë 13 në Tiranë ku përfshihen zonat rurale, Farke dhe Zall Her./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

EMRAT/ Ja kush janë drejtuesit e rinj të PS në 12 qarqet

Asambleja e PS, Rama sulmon mediat dhe garanton mbylljen e negociatave brenda

LALËZ- Kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime në strukturën e PS për drejtuesit politike të qarqeve. Në Tiranë, Rama ka vendosur si drejtues qarku Taulant Ballën, ndërsa në Durrës Blendi Klosin. Në Fier do të vijojë të qëndrojë në krye të drejtimit Belinda Balluku.

Si drejtues qarku kanë marrë funksione dhe ministrat e rinj të qeverisë Rama, si Ermal Nufi në Lezhë apo Enea Karakaçi në Shkodër. 

Emrat e drejtuesve të qarqeve:

Në Tiranë Taulant Balla

Në Durrës Blendi Klosi

Në Dibër Ulsi Manja

Në Fier Belinda Balluku

Në Gjirokastër Mirela Kumbaro

Në Vlorë Bledi Çuçi

Në Lezhë Ermal Nufi

Në Kukës Petrit Malaj

Në Shkodër Enea Karakaçi

Në Korçë Niko Peleshi

Në Berat Ervin Demo

Në Elbasan Arbian Mazniku

2 MUAJ ME PARE

“Jemi në pushtet falë grave“/ Rama: Ata në Dibër e kuptuan kur i quajta çyryk nëse nuk i dëgjojnë

 

Asambleja e PS, Rama sulmon mediat dhe garanton mbylljen e negociatave brenda
Edi Rama

LALËZ- Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga anëtarët e PS-së që të shtojnë numrin e grave në këtë forcë politike. Gjatë fjalës së tij, Rama ka theksuar se ky numër nga 34% që është aktualisht duhet të shkojë në 50%. 

Rama ka përmendur këtu dhe rastin e Dibrës, ku ofendoi dibranët si çyryk nëse nuk votojnë këtë forcë politike në zgjedhjet e kaluara. 

“Ne jemi në pushtet, falë grave. E kuptuan dhe ata në Dibër, ku u ne morëm më shumë vota. Ata e kuptuan dhe kur unë u thash; nëse s’dëgjoni gratë, jeni çyrykë dhe në fakt ata treguan se nuk janë të tillë. Ne nuk kemi ambicie për të qenë ata që nuk duhet të jemi duke pasur 34% gra dhe duhet ta kapërcejmë. Do ta kapërcejmë tani! Kemi organizata ku ka vetëm një burrë dhe nuk ka bashkëkryetare fare. Duhet të mos e lejojmë,” tha ai./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Prefektët me detyra të reja/ Rama: Do jenë si 12 zëvendësministra të brendshëm në territor

Asambleja e PS, Rama sulmon mediat dhe garanton mbylljen e negociatave brenda
Edi Rama

LALËZ- Kryeministi Edi Rama ka zbuluar sot se prefektet e qarqeve do të kenë detyra të reja në funksionet e tyre. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së, Rama deklaroi se prefektët do të jenë si 12 zëvendësministra të brendshëm në territor.

Më tej Rama ka premtuar se do të ndryshohen emergjencat civile dhe do të shtohet flota e zjarrfikësve në vend. 

'Trendi i kthimeve ka nisur. Gjërat kanë nisur aq mirë, Berati është qyteti ku ka më shumë kthime se sa largime, jo sipas meje, por sipas disa studimeve të bashkuara. Në të gjitha pjesët  territorit trendët kanë nisur të ndryshojnë, sepse është e qartë, që Shqipëria është shumë e mirë, për ata që vënë më punë mendjen e tyre, dhe nuk është e mirë për ata që duan të rrinë në organizatën e molotovarëve. Perfektët do të marrin një fuqi tjetër, nuk do të rrinë ata që do rrinë vetëm të firmosin. Perfektët do jenë 12 zëvendësministra në territor, do jenë një ndryshim dhe mbështetje e madhe për qeverinë në territor. Po ashtu do të ndryshojmë emergjencat civile, do të shtojmë flotën e  zjarrfikësve në Shqipëri. Jo vetëm zjarrfikëset, por të gjitha makinat e inspektimeve ne do i prodhojmë në Shqipëri, jo vetëm në vitin 2035, por kemi nisur porositjen që të tani,' tha Rama./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

“Dyfisho ndërmarjen tënde”/ Rama prezanton nismën e re: I jepet mundësi të gjithë shqiptarëve që kanë ngritur një ndërmarrje

Asambleja e PS, Rama sulmon mediat dhe garanton mbylljen e negociatave brenda
Edi Rama

LALËZ- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot një nisëm të re të qeverisë në ndihmë të qytetarëve. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së, Rama theksoi se nisma quhet “Dyfisho ndërmarjen tënde” dhe pritet që tu japë mundësi të gjithë shqiptarëve që kanë ngritur një ndërmarrje për ta rritur atë. 

Sipas Ramës, ky iniciativë do të lançohet së shpejti dhe u jep mundësinë të gjitha ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për tu zmadhuar. 

“Ndërkohë po përgatisim një tjetër program që quhet “Dyfisho ndërmarjen tënde”, për ti dhënë gjithë shqiptarëve mundësinë që kanë ngritur një ndërmarrje të vogël në territor dhe që tani janë gati të shkojnë më tutje por i mungojnë instrumentat financiarë, mundësinë që ti financojnë këto ndërmarrje. Është një iniciativë që e lancojmë së shpejti. Këtu kam parasysh të gjitha ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që do mbështeten nga ky instrument i ri financiar, dhe kjo është tjetër rrugë për t’iu kthyer shqiptarëve në diasporë atë vëmendje që kanë nevojë. Je një shqiptar që jeton jashtë dhe ke një tokë në fshat, eja.

Dhe mos dëgjo pallavrat e tenxhereve që thonë Paketa e Maleve është bërë për tia dhënë oligarkëve. Nuk ka oligarkë në Shqipëri. Fjalën oligark e përdorin ata që janë rritur me urrejtjen për kulakun, Oligarkë në Shqipëri nu ka. Paketa e Maleve nuk jep asnjë mbështetje për investitorë që vijnë nga jashtë territorit ku janë pronarë me ligj të tjerët. Llogaria në fund është shumë e thjeshtë nuk ka shans që duke punuar për dikë jashtë, kudo të jesh, të fitosh më shumë se duke punuar për veten këtu, me Paketën e Maleve. Paketa është për ata që e kanë nga stërgjyshi atë copë toke. Po njësoj është programi Dyfisho ndërmarrjen tënde“, tha Rama./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Rama u vendos kushte kandidatëve për kryetar bashkie: Asnjë s’do ketë kandidim pa 10 kontrata të firmosura për Paketën e Maleve

Asambleja e PS, Rama sulmon mediat dhe garanton mbylljen e negociatave brenda
Edi Rama

LALËZ- Kryeministri Edi Rama u ka vendosur sot kushte të gjthë kryetarëve të bashkivë që duan rikandidim në zgjedhjet e vitit 2027. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, Rama ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë rikandidim të kryetarëve të Bashkisë nëse nuk dorëzojnë 10 kontrata të firmosura për Paketën e Maleve.

Më tej, Rama deklaroi se puna me tokën nuk mund të mbetet e mbështetur vetëm nga mjetet financiare në dispozicion, duhet mbështetur edhe nga pushteti vendor. 

“Në ndërkohë që gjërat nuk shkojnë mirë, unë besoj se kemi të gjitha arsyet të mendojmë që turizmi do të shkojë shumë mirë. Dhe është e domosdoshme që të gjithë të jenë të mobilizuar në këtë drejtim sepse Shqipëria është turistike kudo. Duhet të vendosim në lëvizje vetveten për të mbushur sa mundemi hendekun e krijuar hendekun e Tiranës. Zgjedhje e reja vendore janë momenti për t’i kthyer Diasporës vëmendjen që meriton me fakte, jo me takime e festa që janë të mira e të nevojshme dhe ka dy elementë që të gjithë i kanë në dispozicion, paketa e maleve dhe linjat e kredisë të Bankës së Shqipërisë së bashku me burime të tjera financimi për të ndërtuar ndërmarrje të përbashkët mes bashkive dhe grupeve të interesit në fshat. E rithem që nuk do kete asnjë kandidat që të marrë miratim për kryetar b aski pa 10 kontrata të firmosura në kuadër të paketës së maleve dhe pa 3 ndërmarrje të përbashkëta. Dhe reforma administrative territoriale ti vendosë bashkive gjithë atë territorial rural dhe ai të shihet si territor punës komunale nga bashkitë. Puna me tokën nuk mund të mbetet e mbështetur vetëm nga mjetet financiare në dispozicion, duhet mbështetur nga pushteti vendor. I duhet vënë gishti të gjitha plagëve që kërkojnë shërim. Ky është një kusht që të gjithë duhet ta mbajnë parasysh si një incentivë që duhet ti bëjnë këto gjëra nëse duan të rikandidojnë”, tha Rama./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

'Niko e ka marrë përsipër'/ Rama: Duhet të forcojmë sigurinë kibernetike për Kuvendin

Asambleja e PS, Rama sulmon mediat dhe garanton mbylljen e negociatave brenda
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot sulmin kibernetik nga Irani në databazat e Kuvendit disa ditë më parë. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së, Rama theksoi se ky sulm ka sjell dhe njëherë nevojën për të forcuar sigurinë kibernetike për Kuvendin.

Po ashtu Rama shtoi se është ngritur një komision etike nën drejtimin e Lindita Nikollës për të luftuar fenomenet jo të mira në administratë. 

'Kemi nevojë që të forcojmë Kuvendin për teknologjinë. Sulmi kibernetike për Kuvendin nuk bëri ndonjë dëm, por kjo duhet adresuar menjëherë. Ndërkohë që Shqipëria u rreshtua e 9-ta për sigurinë kibertentik, sepse realisht kemi siguruar një sistem mbrojtjeje shumë të mirë. Kemi një domosdoshmëri të madhe për të kuptuar që procesi jonë i integrimit është i lidhur me përditshmërinë tonë. Kemi ngritur një komision të etikës, me drejtimin e Lindita Nikollës, dhe duhet të qëmtojë në territor të gjitha ato fenomene që ne duhet t’i luftojmë në gjirin e administratës, ashtu sikurse është e lidhur me nivelin e inspektimeve,' tha Rama./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Rama flet për sigurinë ushqimore: Jemi larg standarteve të BE-së

Asambleja e PS, Rama sulmon mediat dhe garanton mbylljen e negociatave brenda
Edi Rama

LALËZ- Kryeministri Edi Rama ka komentuar sigurinë ushqimore në vend dhe problemet që ajo ka. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së, Rama deklaroi se nga siguria ushqimore jemi shumë larg standarteve evropiane. Për këtë Rama theksoi se, BE-ja ka sjell një mision monitorimi në disa pika ku prodhohet dhe përpunohet qumështi dhe mishi dhe sipas tij rezultatet janë dobët.

'Të rrisnim në komunikimin dhe informimin për të gjithë procesin tonë për negociatat në anëtarësimin në BE. Të përcjellim të gjithë këtë material në territor. Njerëzit duhet t’i mbajmë sa më të informuar, sepse i gjithë ky proces lidhet me jetën tonë të përditshme. Një shembull, BE ka çuar një mision monitorimi, të një sërë pikash ku prodhohet dhe përpunohet qumështi dhe mishi, rezultatet janë larg rezultateve që na bëjnë me një vend që të mbyllet kapitulli për sigurinë ushqimore. Për këtë ka nevojë për një informimin dhe një mirëkuptim,' tha Rama./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Reformat Territoriale dhe Zgjedhore, Rama: Do apo nuk do PD, komisionerët do jenë jopartiakë

Asambleja e PS, Rama sulmon mediat dhe garanton mbylljen e negociatave brenda
Edi Rama

LALËZ- Kryeministri Edi Rama ka folur sot për reformat Territoriale dhe Zgjedhore. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së, Rama theksoi se reforma Territoriale duhet që të dalë nga guaska e komisionit dhe të diskutohet me qytetarët në territor.

Ndërsa për reformën Zgjedhore, Rama kërkoi që të adresoheshin të gjitha rekomandimet e OSBE ODIHR. Këtu Rama foli dhe për depolitizimin e plotë të administratës zgjedhore. 

'Së dyti, kemi folur për ligjin organik për funksionimin e Kuvendit të Shqipërisë. Kuvendi i ka deputetët pa status I ka të pa majftueshme burimet me të cilat funksionon, nuk ka as shtëpi. Këshuqe, të gjitha këto duhen bërë dhe duhen bërë tani. Mbasë nuk përfundon brenda këtij mandati, por është e domosdoshme të nisë pa kaluar gjysma e këtij mandati. Kemi vënë para nesh detyrën për një reformë territoriale që s’mund të qëndrojë e mbyllur në guackën e një komisioni. Ka ardhur koha të diskutohet, ta diskutojmë ne me njerëzit në territor. Ka nevojë, për fjalë për fantazi e shpifje që kanë nisur të qarkullojnë për t’ju kundërvënë reformës. Po ashtu, reforma zgjedhore kemi nisur nga puna. Duhet të adresojmë rekomandimet e OSBE ODIHR por duhet ta bëjmë depolitizimin e plotë të administratës zgjedhore duan apo nuk duan ata që kurrë mos daçin. Duhet të bëjmë çmos që rezultati të dalë më shpejt, duke bërë këto dy gjëra, do i japim përgjigje shumë shqetësimeve që krijohen artificialisht. Folëm për ngritjen e komisioneve parlamentare të reja, u ngritën dhe besoj që do të ndihmojnë që Kuvendi të funksionojë më mirë,' tha Rama./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

'Do ulin numrin e deputetëve'/ Rama: Do çojmë përpara ligjin e munguar për referendumet

Asambleja e PS, Rama sulmon mediat dhe garanton mbylljen e negociatave brenda
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sërish sot ndërhyrjet në Kushtetutë dhe ndryshimin e saj. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së, Rama theksoi se do të ulin numërin e deputetëve të Kuvendit me referendum popullor.

Për këtë arsye, Kryeministri deklaroi se ka ardhur koha që të çohet përpara në Kuvend për miratim ligji për referendumet. 

“Disa reforma të rëndësishme për të cilat duhet të flasim me njerëzit në këtë proces që nisin nga sot deri në fund të prillit dhe më pas deri në fund të qershorit që konsolidohet me përfundimin e të gjithë zgjedhjeve në PS. Kemi folur për riorganizimin e Kuvendit të Shqipërisë, 10 legjislatura kanë hyrë e kanë dalë. Ne do zbresim numrin e deputetëve dhe besoj për këtë ne jemi vonë por prapë kemi të gjithë kohën që t’i thërrasim shqiptarët në referendum dhe ndaj ne do çojmë përpara ligjin e munguar për referendumet sepse ka edhe tema të tjera që duhet ti vendosim përpara shqiptarëve dhe t’i lëmë të thonë se kush eshte me ke. Besoj që ligji i ri për referendumet është i realizueshëm brenda këtij sesioni”, tha Rama./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

'Durimi ynë, heroik përballë llumit'/ Rama: E kemi dorëzuar shpatën e gjyqësorit te pushteti gjyqësor

Asambleja e PS, Rama sulmon mediat dhe garanton mbylljen e negociatave brenda
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se me Reformën në Drejtësi, qeveria e ka dorëzuar shpatën e gjyqësorit te pushteti gjyqësor. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, Rama deklaroi se edhe pse shpata e gjyqësorit është dorëzuar, duhet durim i madh në mënyrë që drejtësia të rritet në nivelin që duhet. 

Ndërkohë që, më tej Rama sulmoi dhe mediat, duke thënë se durimi i socialistëve përballë llumit politik dhe mediatik duhet të jetë heroik.

'Prandaj shumë cka që nuk shkon më vjen keq ta them për ata që e kërkojnë nga ne dhe më vjen mirë ta them për ata që na akuzojnë, nuk ka të bëjë me ne. E kemi dorëzuar shpatën e gjyqësorit te pushteti gjyqësor. Kemi qeverinë e vendit, por nuk kemi qeverinë e drejtësisë. Ne jemi këtu vetëm për të bërë durim të madh, durim strategjik në funksion të gjithë vizionit tonë për transformimin e drejtësisë. Institucionet demokratike ndryshe nga fëmijët nuk rriten aq shpejt. Një fëmije i duhen 20 vjet, po të themi 18 vjet, institucioneve i duhen shumë më tepër dhe shteteve shumë më tepër. Sot ne, frymëzuesit, mbështetësit e reformës në drejtësi, jo vetëm që flasim gjëra të tjera nga ato që mund të flisnim nëse do ishte bërë 35 vite më parë reforma, por dëgjojmë edhe shumë gjëra që nuk na takojnë. Por një gjë e përsri, bebja nuk mund të hidhet kurrë poshtë, bashkë me ujin e pistë. Durimi ynë duhet të jetë heroik përballë gjithë llumit. Historia do mbajë mend vetëm një emër, Partinë Socialiste të Shqipërisë. Do mbajë mend këtë kohë të reformës dhe pavarësimit të drejtësisë të tjerat do i marrë era. Ne jemi PS dhe duhet të përballemi me llumin që vjen drejt nesh me gjithë farë akuzash e shprehje të barbarisë, që karakterizon një periudhë kur demokracia është ende një qenie në formim e sipër dhe jo plotësisht e formuar,' tha Rama./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Rama: Negociatat me BE i mbyllim brenda mandatit tonë

Asambleja e PS, Rama sulmon mediat dhe garanton mbylljen e negociatave brenda
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se objektivi kryesor i qeverisë është mbyllja e negociatave me Bashkimin Evropian. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së, Rama u shpreh se negociatat me BE-në për anëtarësimin do të mbyllen brenda mandatit të PS-së në qeveri. 

Rama theksoi se në Bruksel, Shqipëria ka një armatë që punon çdo ditë për negociatat dhe që kanë marrë vlerësim nga Komisioni Evropian. 

'Tjetra që është shumë e rëndësishme që ne duam ta komunikojmë me publikun, pasi nuk është vetëm një çështje teknike, ne e ngritëm çështjen e anëtarësimit në BE, në një çështje mes nesh dhe atyre që kishim nga mbrapa, që pretendonin se do na kapnin këmbët dhe do na rrëzonin. Është shumë e bukur se si është kthyer përmbys historia. Deri dje dilnin dhe thonin se kjo është imagjinare dhe nuk ka për të ndodhur kurrë dhe papritur para disa javës u hodhën të gjithë nëpër tenxhere, duke thënë se sa ishim te dera na i prishën. Më ka bërë shumë përshtypje dhe është shumë gjynah që ata që i ofrohen publikut, me një pagë goxha të madhe në televizionet humoristike, pasi ata humoristët më të pazakontë që unë kam parë, sepse i thonë me shumë seriozitet ato që thonë. Këta bëjnë në parlament të kundërt, ndërkohë që 10 prej tyre duhet të çoheshin në këmbë dhe të thoshin do të dorëzohemi vetë sepse do shkojmë në BE. E thjeshta fare dhe e vërteta është që negociatat për BE nuk janë ndalur në asnjë sekondë. Komisioni Europian për vendet anëtare është i shkëlqyer për Shqipërinë. Negociatat për BE ne do i mbyllim brenda mandatit tonë. Nuk ka mërgatë qyqesh në Bruksel që na ndal ne dhe Shqipërinë në këtë proces. Nuk ka më nga ata që ia grabitën Shqipërisë, gjënë më të shtrenjtë, kohën, t’ia grabisin akoma. Ndërkohë që në administratën tonë ka një armatë të tërë që punon çdo ditë për negociatat,' tha Rama./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Rama: Drejtësia e pavarur nuk është e mjaftueshme për një drejtësi funksionale

Asambleja e PS, Rama sulmon mediat dhe garanton mbylljen e negociatave brenda
Edi Rama

LALËZ- Kryeministri Edi Rama ka folur sot për reformën në drejtësi, duke theksuar se akoma nuk është funksionale në vendin tonë. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste, Rama ka deklaruar se edhe pse drejtësia e pavarur nuk është e mjaftueshme për drejtësinë funksionale. 

 Rama e quajti drejtësinë shqiptare si të pavarësur në një shtrat të përgjakur dhe të ndyrë që nuk ka qenë e lirë për mbi 100 vite.

“Vendosmërinë si trupë udhëheqëse e Shqipërisë në raport me gjithçka që ka ardhur më pas kalimit të reformën në drejtësi dhe presim të vijë më tej. Ne kemi bërë atë që nuk e ka bërë askush dhe që nuk ka marrë guximin ta parafytyrojë përpara se ne të bënim. Kemi hapur një shteg historik për drejtësinë dhe e kemi hapur duke u tërhequr plotësisht nga territori i pushtetit gjyqësor. Me fakte askush nuk mund të tregojë se ku lidhet dhe si lidhet pushteti ekzekutiv së bashku me legjislativin si shprehje me të gjithë proceset e brendshme që kanë të bëjnë me promovimet, inspektimet, shkarkimet. Ne nuk kemi asnjë pushtet me kapacitetin për të ndërhyrë në këtë zinxhir. Faktikisht sot mund të thuhet gjithçka dhe thuhet për çdo gjë por askush nuk mund të japë fakte për mungesën e pavarësisë së drejtësisë. Sot drejtësia është e pavarur dhe kjo është pak, se një drejtësi e pavarur nuk është mjaftueshëm për të garantuar drejtësi funksionale dhe shtet të së drejtës sepse duhet të jetë e paanshme dhe profesionale dhe në këto ka shumë për të bërë. Drejtësia jonë është pavarësuar në një shtrat të përgjakur dhe të ndyrë që për 100 e kusur vite as e lirë dhe as e pavarur”, tha Rama./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet vendore 2027/ Rama bën parashikimet e veta: Do të kemi një rezultat më të mirë se të kaluarat

Asambleja e PS, Rama sulmon mediat dhe garanton mbylljen e negociatave brenda
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me organizimin për zgjedhjet vendore të vitit 2027. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së, Rama deklaroi se synimi i PS-së është që të kenë një rezultat më të mirë sesa rezultatet e zgjedhjeve të kaluara. 

Rama theksoi se ky proces do të jetë i hapur me njerëzit dhe përtej guaskave të PS. 

'Jemi këtu për të nisur një proces, i cili është i kombinuar me komunikimin intensiv të PS në të gjithë territorin së bashku me angazhimin tërësor të PS, në funksion të zgjedhjeve vendore të vitit 2027. Sot hyjmë në fazën tjetër të punës sonë për zgjedhjet e ardhshme, duke u nisur nga analizat e  bëra dhe forcat që do kemi kapacitetin në terren, kemi të gjitha mundësitë që të mendojmë se do të kemi një rezultat më të mirë. Do të jetë një proces i hapur me njerëzit, përtej guaskave të PS. Me njerëzit dhe për njerëzit do të thotë një përballje në të gjithë territorin për të vërtetat tonë, për punën në Shqipëri. Është shumë e rëndësishme që të adresojmë tema, që marrin drejtime të paditura, nga tenxheret e vlimit mediatike,' tha Rama./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Rama: Do formojmë Entitetin shtetëror që do ndërhyjë ne tregun e naftës

Asambleja e PS, Rama sulmon mediat dhe garanton mbylljen e negociatave brenda
Edi Rama

LALËZ- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se janë në fazat e fundit për të formuar Entitetin shtetëror për tregun e naftës. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së, Rama theksoi se ky entitet do të veprojë nga garantimi i rezervës shtetërore dhe deri te monitorimi i tregut. 

Po ashtu, Rama theksoi se ky entitet do sjellë rezultate të shpejta edhe në aspekt të evazionit dhe kontrabandës së naftës në vendin tonë. 

'Nga ana tjetër kemi deklaruar më parë dhe jemi në fazë të avancuar të formësimit të një Entiteti shtetëror që do ndërhyjë ne tregun e naftës, do krijohet së shpejti dhe do marrë përsipër një veprimtari që do të shkojë nga garantimi i rezervës shtetërore te monitorimi i tregut dhe edhe te sigurimi i furnzimit për të mos lejuar asnjë spekulim me cmimet. Jemi në fund të një procesi që do materializohet në një apo dy muajt në vijim për të futur kompononte të ri në tregun e naftës që do sjellin rezultate të shpejta edhe në aspekt të evazionit dhe kontrabandës së naftës. Njëri është produkti i kompanie publike Albtrejs për ngjyrimin dhe ndjekjen në kohë reale të qarkullimit të naftës. Plani i ri do na japë një pasqyrë të rritjes së të ardhurave për pensionistët, pagat investimet dhe një balancimi të cmimit. Asnjë vend nuk mund të bëjë të padukshme krizën në pompën e naftës,' tha Rama./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Rritja e çmimit të naftës/ Rama: Nëse çmimi kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza e karburantit

Asambleja e PS, Rama sulmon mediat dhe garanton mbylljen e negociatave brenda
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se çmimi i naftës vazhdoi të rritej dhe prandaj u vendos rikthimi i Bordit të Transparencës. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së, Rama theksoi se nëse çmimi vazhdon rritet dhe kalon vlerën 220 lekëve do të ketë ulje me 20% të akcizës së naftës. 

“Siç kemi mësuar nga ato që ndodhin larg nesh, jetojmë në një botë të lidhur në zinxhirin e vet ekonomik saqë çdo krizë larg nesh projektohet edhe tek ne. E kam fjalën për atë që po shfaqet si impakt i drejtpërdrejt të luftës së SHBA dhe Izraeli i kanë hapur regjimit kriminal të Teheraniy. Impakt në të gjitha pompat e furnizimit me naftë e benzinë. Çmimi i naftës jo vetëm që është rritur, por parashikohet të rritet edhe më tutje dhe për këtë arsye kemi vendosur Bordin dhe kemi marrë vendim që për çdo ditë ku çmimi do kërcejë mbi tavanin e 220 lekë do ketë ulje me 20 % të akcizës së naftës. Fatmirësisht jemi në kushte kur kemi një borxh dhe deficit jo vetëm nën kontroll por edhe të ulët që na mundëson të kemi hapësirë për të mos lënë vetëm askënd, duke pasur parasysh ata që janë më në nevojë,” tha Rama./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Mbledhja e Asamblesë, Rama ndryshon drejtuesit politikë, Shalsi largohet nga Kukësi, Spiropali delegohet në një njësi në Tiranë

Asambleja e PS, Rama sulmon mediat dhe garanton mbylljen e negociatave brenda

LALËZ- Detaje të reja po dalin nga zhvillimi i Asamblesë së Partisë Socialiste në Gjirin e Lalëzit. Mësohet se gjatë punimeve me dyer të mbyllura, Rama ka bërë disa ndryshime në drejtuesit politikë të PS-së në qarqet e vendit.

I pari që është ndryshuar është Eduard Shalsi, i cili është larguar nga qarku i Kukësit dhe është deleguar në një njësi në Tiranë. Po ashtu dhe Elisa Spiropali është deleguar në një njësi në Tiranë./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet në struktura, Klosi jep datat: Nga 21 marsi deri më 30 qershor. Ndan dhe detyrat për socialistët

Asambleja e PS, Rama sulmon mediat dhe garanton mbylljen e negociatave brenda
Blendi Klosi

LALËZ- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi kam dhënë datat se kur do të mbahen zgjedhjet në strukturat e PS-së. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së, Klosi theksoi se zgjedhjet do të mbahen nga 21 Marsi deri me 30 Qershor.

Klosi po ashtu ndau dhe detyrat për të gjithë socialistët gjatë kësaj kohe. Sipas tij objektivi kryesor është shtimi i anëtarësisë me 4 anëtarë të rinj minimalisht në çdo strukturë.

“Më 12 qershor kemi festën e 35 vjetorit të partisë. Zgjedhja e strukturave vendore do të zhvillohet nga 21 marsi deri më 30 qershor dhe kjo periudhë do të jetë e ndarë në disa segmente. Nga sot deri më 16 prill do të jetë njohja dhe analiza e çdo organizate. Nga 16 prilli deri më 13 maj do të mbahen zgjedhjet në organizatat socialiste dhe nga 16 maji më 12 qershor do të mbahen zgjedhjet e kryetarëve të partisë në bashki. Deri më 30 qershor do të bëhet konstitumi i organeve tona”, tha Klosi./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

'Mandati i katërt kërkon më shumë përgjegjësi'/ Klosi: PS ruan bërthamën elektorale, Opozita me humbje

Asambleja e PS, Rama sulmon mediat dhe garanton mbylljen e negociatave brenda
Blendi Klosi

LALËZ- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi ka nisur raportimin e tij në mbledhjen e Asamblesë së PS-së në Gjirin e Lalëzit. Gjatë fjalës së tij, Klosi theksoi se PS është një parti që ruan bërthamën e saj elektorale dhe është forcuar ndër vite.

Klosi deklaroi se diaspora i ka dhënë 61% të fitores Partisë Socialiste dhe shtoi se për këtë duhen të ngrihen struktura në diasporë. 

“Çdo anëtar i forumit, dhe socialist i thjeshtë, duhet të jetë krenar i fitores së mandatit të katërt qeverisës. Fitoja jonë nuk është e zakonshme, por mesazh i qartë që shumica e qytetarëve ka zgjedhur stabilitetin dhe drejtimin politik të vendit nga Edi Rama dhe PS. Kjo kërkon përgjegjësi; një parti që fiton katër herë radhazi, s’mund të sillet si një parti që fiton për herë të parë. Ky prezantim fillon me një të vërtetë të thjeshtë. PS ka marrë një fitore të plotë, as të ngushtë dhe as të përkohshme. Më shumë se 855 mijë vota për PS janë një kontratë e rinovuar me qytetarët shqiptarë. PS jo vetëm ruan bërthamën e saj elektorale, por e kthen në shumicë qeverisëse. Diaspora i jep PS 61% të votave dhe e bën këtë fitore më të fortë politikisht; PS forcohet, PD dobësohet. Ne nuk kemi fituar se ata kanë rënë, por sepse kemi qëndruar të bashkuar. Kjo lidhet me punën e këtij forumi”, u shpreh Klosi./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

VIDEOLAJM/ Asambleja e PS, Rama mbërrin në Gjirin e Lalëzit

Asambleja e PS, Rama sulmon mediat dhe garanton mbylljen e negociatave brenda

LALËZ- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Gjirin e Lalëzit do të mbahet mbledhja e Asamblesë së PS. Siç shihet edhe nga pamjet e mëposhtme, Rama zbret nga mjeti dhe futet në ambientet ku do të zhvillohet takimi.

2 MUAJ ME PARE

Për pak nis Asambleja e PS, Balluku mbërrin në Lalëz e shoqëruar nga Blendi Klosi

Asambleja e PS, Rama sulmon mediat dhe garanton mbylljen e negociatave brenda
Balluku dhe Klosi

LALËZ- Figurat politike të PS-së kanë mbërritur sot në Gjirin e Lalëzit, ku do të zhvillohet Asambleja e Partisë Socialiste. Siç shihet në foton e mësipërme, në ambientin ku do të mbahet mbledhja, ka shkuar Belinda Balluku.

Balluku shihet e shoqëruar nga Blendi Klosi duke ecur. Ndërkohë që për pak minuta pritet që të nisë Asambleja e PS-së./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Mblidhet sot Asambleja e Partisë Socialiste, nga Klosi te fjalimi i Ramës, çfarë pritet të ndodhë?

Asambleja e PS, Rama sulmon mediat dhe garanton mbylljen e negociatave brenda
Edi Rama

TIRANË- Socialistët do të mblidhen ditën e sotme në Asamblenë e partisë që do të mbahet. Mbledhja e kësaj Asambleje pritet që të mbahet në Lalëz, ku fokusi kryesor është organizimi i partisë si dhe rikonstruktimi i saj.

Ndërkohë që Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Blendi Klosi pak ditë më parë lajmëroi se në këtë mbledhje do të diskutohet dhe mbi zgjedhjet e reja në strukturat drejtuese të PS-së si dhe përgatitja për zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen vitin e ardhshëm. 

Mbledhja pritet që të nisë në orën 10:00 dhe do të vazhdojë deri në orën 3. Fjalimi hapës do të jetë nga Sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi dhe më pas nga kreu i PS-së Edi Rama./Dosja.al

asambleja e ps edi rama

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje