All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

Konferenca e dytë Ndërqeveritare në Luksemburg, Shqipëria hap negociatat me BE-në për grup-kapitullin e parë! Rama: Gati për integrim brenda vitit 2030

• Shqipëria dhe Bashkimi Europian zhvilloi sot Konferencën e Dytë Ndërqeveritare në Luksemburg. • Vendi ynë u përfaqësua në këtë konferencë nga kryeministri Edi Rama, Kryenegociatorja Majlina Dhuka si dhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. • Takimi nisi në orën 08:00 dhe drejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe ministri Hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szijjarto, vend i cili mban Presidencën e radhës së BE-së. • Pas takimit rreth orës 09:25 u zhvillua një konferencë për shtyp nga Rama, Szijjarto dhe Varhelyi. • Grup-kapitulli i parë është një ndër më të rëndësishmit, pasi prek fusha thelbësore, siç janë drejtësia, gjyqësori, funksionimi i institucioneve demokratike, prokurimi publik apo reforma e administratës publike. • Ky grupkapitull hapet i pari dhe mbyllet në fund të procesit të integrimit. • Progresi në këtë grup do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave. • Kryeministri Edi Rama teksa mbërriti në selinë ku u zhvillua Konferenca e dytë Ndërqeveritare me BE, në Luksemburg dha disa përgjigje për mediat ku ndër të tjera tha se Shqipëria do të bëhet gati për anëtarësim në BE, brenda vitit 2023. • Ministri Hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szijjarto, vend i cili mban Presidencën e radhës së BE-së dhe që do të drejtojë konferencën e Dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, krah kryeministrit Edi Rama, dha gjithashtu disa përgjigje për mediat teksa mbërriti në selinë ku po mbahet takimi. • Szijjarto tha se në krye të axhendës është përshpejtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. • Ai shtoi se do të ishin të lumtur të kishin vendet e Ballkanit Perëndimor në BE, sidomos Shqipërinë. • Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi ka bërë një postim në platformën 'X' ku shkruan se përgëzon Shqipërinë për reformat të cilat çuan në hapjen e kapitujve të parë.• Ai shton se ndërsa Shqipëria përmbushi reformat e kërkuara, ata janë në gjendje të hapin Klasterin e Parë.

8 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Hapja e negociatave me BE-në/ Ministri i Jashtëm grek: Kapitulli i parë i bisedimeve me Shqipërinë të përfshijë edhe të drejtat e pakicave

Konferenca e dytë Ndërqeveritare në Luksemburg, Shqipëria
George Gerapetritis
All - Paragraf - 1

GREQIA- Ministri i Jashtëm grek, George Gerapetritis folur lidhur me hajpjen e grup-kapitullit të parë të negociatave të Shqipërisë për anëtarësimin në BE duke thënë se ky segment i bisedimeve i cili ka të bëjë me të drejtat themelore dhe shtetin e së drejtës, duhet të përfshijë edhe të drejtat e pakicave, përfshirë minoritetin etnik grek, dhe në veçanti të drejtat e tyre pronësore.

Sapo mbërriti në konferencën ndërqeveritare në Luksemburg, Gerapetritis vuri në dukje se ky qëndrim tani është i përbashkët i 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Ai shtoi se sot është një moment historik në zhvillimin e kursit evropian të vendeve anëtare të Ballkanit Perëndimor. 

”Greqia do ta ndjekë nga afër këtë proces dhe do të ndërhyjë aty ku është e nevojshme, me shpresën që edhe vendet e tjera anëtare të Ballkanit Perëndimor të ndjekin këtë kurs. Sot është një moment historik në zhvillimin e kursit evropian të vendeve anëtare të Ballkanit Perëndimor. Një kurs që filloi 21 vjet më parë, me Greqinë si pioniere dhe udhëheqëse, me axhendën e Selanikut. Greqia ka mbajtur një qëndrim konstruktiv në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë.

Qëndrimi ynë është se grupi i parë i kapitujve, i cili po hapet sot dhe ka të bëjë me të drejtat themelore dhe shtetin e së drejtës, duhet të përfshijë edhe të drejtat e pakicave, duke përfshirë edhe atë të pakicës etnike greke, dhe në veçanti të drejtat e tyre pronësore, tashmë një qëndrim i përbashkët, një qëndrim i përbashkët i regjistruar i 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian se shtetet e tjera anëtare të Ballkanit Perëndimor do të ndjekin këtë kurs në një kohë jashtëzakonisht të paqëndrueshme në rajonin tonë e më  gjerë, është absolutisht thelbësore që Bashkimi Evropian, familja evropiane, të thellohet, të rritet dhe të bëhet më e fortë”, tha ministri i Jashtëm grek, George Gerapetritis.

1 VITE ME PARE

"Jam me dy hungarezë"/ Rama: Faleminderit Hungarisë dhe Varhelyit për hapjen e negociatave

Konferenca e dytë Ndërqeveritare në Luksemburg, Shqipëria
Edi Rama

LUKSENBURG- Kryeministri Edi Rama ka falenderuar Hungarinë dhe Komisionerin Oliver Varhelyi për ndihmën në hapjen e kapitujve të parë të negociatave me Bashkimin Evropian. Gjatë një konference për mediat, Rama gjithashtu ka falenderuar Presidentin rus Vladimir Putin për agresionin në Ukrainë. Ndërkohë që ka theksuar se edhe pse nuk është e këshillueshme që të shoqërohesh me Hungarinë, ai sot qëndron përkrah me dy hungarezë.   


 

"Jam i lumtur që gjendem këtu, në vijim të një seance emocionale që sjell Shqipërinë më pranë BE. Mund të mos duket e këshillueshme të shihesh me Hungarinë, por ja ku jam jo me një por me dy. Faleminderit presidencës hungareze, Valehyi dhe ekipit të tij, që na kanë ndihmuar për 5 vite të gjata sfiduese dhe jo të lehta. Qëndroj këtu, përpara këtij hapi drejt anëtarësimit që na bën më afër BE-së. Ditë e rëndëisishme për Shqipërinë dhe shqiptarët por edhe për BE.

Kjo është e vërtetë në këto kohëra sfiduese kur një mori krizash na janë qasur me nevojën për të qëndruar të gjithë sebashku dhe për tu përballur me veten dhe për të kuptuar mënyrën për të ecur para. Nuk rri dot pa e thënë, kjo ishte me ndihmën e Putin që ky proces mori një shpejtësi të re, me agresionin në ukrainë që shërbeu si zile zgjimi. Keni nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa Ballkani për BE-në," tha Rama. 

 

1 VITE ME PARE

"Të përshpejtojmë procedurën e zgjerimit!" Konferenca e dytë Ndërqeveritare BE-Shqipëri/ Ministri i Jashtëm hungarez: Na duhet energjia e re, kjo do të vijë nga hapësira e Ballkanit Perëndimor

Konferenca e dytë Ndërqeveritare në Luksemburg, Shqipëria
Peter Szijjarto

LUKSEMBURG- Ministri Hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szijjarto, vend i cili mban Presidencën e radhës së BE-së, ka marrë fjalën i pari në konferencën për shtyp pas zhvillimit të Konferencës së Dytë Ndërqeveritare BE-Shqipëri në Luksemburg. Szijjarto tha se kanë përjetuar momente historike në një orë e gjysmë.

Ai shtoi se Bashkimi Europian po humbet konkurieshmërinë e tij kur bie fjala për politikën globale, BE ka nevojë për freski ndaj sipas tij, kjo energji e re do të vijë nga Ballkani Perëndimor. Sipas tij, duke pasur parasysh faktin që koha mesatare e pritjes ka kaluar 15 vite, duhet të përshpejtohen procedurat e zgjerimit.

“Momentet që kemi përjetuar gjatë një orë e gjysmë të fundit ishin historike. Kemi çelur grupin e parë të kapitujve me Shqipërinë, që do të thotë se bisedimet kanë nisur që Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së sa më shpejt të jetë e mundur. Bashkimi Europian po humbet konkurieshmërinë e tij kur bie fjala për politikën globale, BE ka nevojë për freski. Duke njohur mirë Ballkanin Perëndimor e dimë që kjo energji e re do të vijë nga ky rajon, në interesin e mirëfilltë të BE që integrimi të përshpejtohet.

Duhet të ndërmarrim hapa urgjente për besueshmërinë e politikave të zgjerimit, që së fundmi ka humbur. Duke pasur parasysh faktin që koha mesatare e pritjes ka kaluar 15 vite, që është e papërshtatshme. Na duhet të përshpejtojmë procedurën e zgjerimit. Nga ana tjetër shumica e shteteve anëtare shprehen se zgjerimi duhet të jetë proces mbështetur në merita, Shqipëria me arritjet në vitet e fundit, arritjet janë të prekshme", tha Szijjarto.

1 VITE ME PARE

Hapja e negociatave me BE-në për grup-kapitullin e parë, Varhelyi: Shqipëria përmbushi reformat e kërkuara

Konferenca e dytë Ndërqeveritare në Luksemburg, Shqipëria
Edi Rama dhe Oliver Varhelyi

LUKSEMBURG- Teksa në Luksemburg po mbahet Konferenca e Dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian ku vendi ynë hap negociatat me Bashkimin Europian për grupkapitullin e parë, Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi ka bërë një postim në platformën 'X'.

Varheyli shkruan se përgëzon Shqipërinë për reformat të cilat çuan në hapjen e kapitujve të parë. Ai shton se ndërsa Shqipëria përmbushi reformat e kërkuara, ata janë në gjendje të hapin Klasterin e Parë.

"Sot përgëzojmë vendosmërinë dhe punën e përkushtuar të Shqipërisë. Ndërsa Shqipëria përmbushi reformat e kërkuara, ne jemi në gjendje të hapim Klasterin e Parë - Bazat që na lejojnë të vazhdojmë me grupe të tjera", shkruan Varhelyi në 'X'. 

Konferenca e dytë Ndërqeveritare në Luksemburg, Shqipëria

1 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ Shqipëria hap sot negociatat për grup-kapitujt e parë, delegacionet në tryezë, Varhelyi takon Ramën

Konferenca e dytë Ndërqeveritare në Luksemburg, Shqipëria
Delegacioni

LUKSEMBURG- Në Qendrën Europiane të Konventave, në Luksemburg po mbahet Konferenca e Dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian ku vendi ynë çel negociatat me Bashkimin Europian për grupkapitullin e parë.

Në foton e mësipërme paraqitet një moment para nisjes së konferencës ku duket Komisioneri i BE për zgjerimin, Oliver Varhelyi që afrohet pranë tryezës së  delegacionit shqiptar të drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Vendi ynë do të përfaqësohet në këtë konferencë nga kryeministri Edi Rama, Kryenegociatorja Majlina Dhuka si dhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. Takimi ka nisur në orën 08:00 dhe do të drejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe ministri Hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szijjarto, vend i cili mban Presidencën e radhës së BE-së. Pas takimit rreth orës 09:25 pritet një konferencë për shtyp nga Rama dhe Szijjarto.

Në tryezë për palët shqiptare do të jenë dhe të gjithë zv/ministrat, të cilët përfaqësojnë sektorët e kapitujve të negocimit që do të hapen ditën e nesërme, te njohura si “Themeloret”. Kështu mund të thuhet se grup-kapitulli i parë është një ndër më të rëndësishmit, pasi prek fusha thelbësore, siç janë drejtësia, gjyqësori, funksionimi i institucioneve demokratike, prokurimi publik apo reforma e administratës publike. Ky grup-kapitull hapet i pari dhe mbyllet në fund të procesit të integrimit. Progresi në këtë grup do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave.

1 VITE ME PARE

Konferenca e dytë Ndërqeveritare BE-Shqipëri/ Ministri i Jashtëm hungarez: Në krye të axhendës, përshpejtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor

Konferenca e dytë Ndërqeveritare në Luksemburg, Shqipëria
Peter Szijjarto

LUKSEMBURG- Ministri Hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szijjarto, vend i cili mban Presidencën e radhës së BE-së dhe që do të drejtojë konferencën e Dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, krah kryeministrit Edi Rama, dha disa përgjigje për mediat teksa mbërriti në selinë ku po mbahet takimi. Szijjarto tha se në krye të axhendës është përshpejtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Ai shtoi se do të ishin të lumtur të kishin vendet e Ballkanit Perëndimor në BE, sidomos Shqipërinë.

“Ajo çka kemi vënë në krye të axhendës është përshpejtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Në fakt jetojmë në të njëjtin rajon dhe e dimë se çfarë ndryshimi ka zhvillimi në paqe dhe natyrisht që ne mund të ndihmojmë me zhvillimin e Ballkanit Perëndimor me zhvillimet paqësore në situatën e tyre. Kështu që do të ishim vërtetë të lumtur të kishim vendet e Ballkanit Perëndimor në BE, sidomos Shqipërinë”, tha Szijjarto.

1 VITE ME PARE

"Dua të falenderoj Putin-in!" Konferenca e dytë Ndërqeveritare, Rama mbërrin në takimin në Luksemburg: Do ta bëjmë gati Shqipërinë për në BE brenda vitit 2030

Konferenca e dytë Ndërqeveritare në Luksemburg, Shqipëria
Edi Rama

LUKSEMBURG- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në selinë ku do të zhvillohet Konferenca e dytë Ndërqeveritare me BE, në Luksemburg. Para hyrjes ai dha disa përgjigje për mediat ku ndër të tjera tha se Shqipëria do të bëhet gati për anëtarësim në BE, brenda vitit 2023. 

“Kemi ambicie të përfundojmë para kohës që na është lënë. Do ta bëjmë gati Shqipërinë për integrimin në BE brenda vitit 2030”, tha Rama.

Ai shtoi se Shqipëria është e vendosur për të qenë pjesë e BE-së dhe po ecim me ide të qarta, vullnet të mirë dhe të fortë për të arritur atë që duam.

"Jemi shumë të vendosur për të hyrë në BE. Kemi qenë të vendosur që në momentin kur në Shqipëri u rrëzua diktatura. Për ne BE është i vetmi vend ku duam të jetojmë dhe duam të jetojnë dhe fëmijët tanën dhe është vetmi vend ku garantohet demokracia. Janë detyra dhe një mal që duhet ngjitur dhe ne tashmë po ecim me ide të qarta, vullnet të mirë dhe të fortë për të arritur atë që duam që Shqipëria të integrohet brenda 2030. 

Dua të falenderoj Vladimir Putin që përmes agresionit zgjoi nga gjumi dhe më skeptikun dhe bëri të zgjojë realitetin se Ballkani Perëndimor është i nevojshëm për një BE më të fortë për aq sa konstelacioni i BE-së është i nevojshëm për Ballkanin Perëndimor", tha Rama para mediave.

Vendi ynë do të përfaqësohet në këtë konferencë nga kryeministri Edi Rama, Kryenegociatorja Majlina Dhuka si dhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. Takimi do të nisë në orën 08:00 dhe do të drejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe ministri Hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szijjarto, vend i cili mban Presidencën e radhës së BE-së. Pas takimit rreth orës 09:25 pritet një konferencë për shtyp nga Rama dhe Szijjarto.

Në tryezë për palët shqiptare do të jenë dhe të gjithë zv/ministrat, të cilët përfaqësojnë sektorët e kapitujve të negocimit që do të hapen ditën e nesërme, te njohura si “Themeloret”. Kështu mund të thuhet se grup-kapitulli i parë është një ndër më të rëndësishmit, pasi prek fusha thelbësore, siç janë drejtësia, gjyqësori, funksionimi i institucioneve demokratike, prokurimi publik apo reforma e administratës publike. Ky grup-kapitull hapet i pari dhe mbyllet në fund të procesit të integrimit. Progresi në këtë grup do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave.

 

1 VITE ME PARE

Mbahet sot në Luksemburg Konferenca e dytë Ndërqeveritare, Shqipëria hap negociatat me BE-në për grup-kapitullin e parë, axhenda

Konferenca e dytë Ndërqeveritare në Luksemburg, Shqipëria
Foto ilustruese

LUKSEMBURG- Shqipëria dhe Bashkimi Europian do të mbajnë sot Konferencën e Dytë Ndërqeveritare në Luksemburg. Vendi ynë do të përfaqësohet në këtë konferencë nga kryeministri Edi Rama, Kryenegociatorja Majlina Dhuka si dhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. 

Takimi do të nisë në orën 08:00 dhe do të drejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe ministri Hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szijjarto, vend i cili mban Presidencën e radhës së BE-së. Pas takimit rreth orës 09:25 pritet një konferencë për shtyp nga Rama dhe Szijjarto.

Në tryezë për palët shqiptare do të jenë dhe të gjithë zv/ministrat, të cilët përfaqësojnë sektorët e kapitujve të negocimit që do të hapen ditën e nesërme, te njohura si “Themeloret”. Kështu mund të thuhet se grup-kapitulli i parë është një ndër më të rëndësishmit, pasi prek fusha thelbësore, siç janë drejtësia, gjyqësori, funksionimi i institucioneve demokratike, prokurimi publik apo reforma e administratës publike. Ky grup-kapitull hapet i pari dhe mbyllet në fund të procesit të integrimit. Progresi në këtë grup do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave.

Në grup-kapitullin 1, përfshihen fushat dhe kapitujt e negociatave si:

Funksionimi i institucioneve demokratike dhe reforma e administratës publike

Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore

Kapitulli 24 – Drejtësia, liria dhe siguria

Kriteret ekonomike

Kapitulli 5 – Prokurimi publik

Kapitulli 18 – Statistikat

Kapitulli 32 – Kontrolli financiar

Pas prezantimit të metodologjisë së rishikuar për negociatat e anëtarësimit në vitin 2020, kapitujt negociues ndahen në gjashtë grupime tematike: Themeloret; Tregu i brendshëm; Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse; Axhenda e gjelbër dhe lidhja e qëndrueshme; Burimet, bujqësia dhe kohezioni; dhe marrëdhëniet me jashtë.

Konferenca e parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE u mbajt më 19 korrik 2022, datë që shënoi një moment historik për vendin tonë teksa Shqipëria hapi zyrtarisht negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Hapja e negociatave për Shqipërinë, erdhi 8 vite pas marrjes së statusit të vendit kandidat. Shqipëria aplikoi për anëtarësim në BE në prill 2009 dhe iu dha statusi kandidatit për në BE në qershor 2014. 

konferenca e dyte nderqeveritare

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës