LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Mbështesim Kosovën, qytetarët shqiptarë protestë para Kryeministrisë: Rama të bojkotojë Serbinë, na jepni armët se e mbrojmë ne Mitrovicën

• Qindra qytetarë kanë dalë në protestë ditën e sotme në mbështetje të Kosovës. • Me flamuj kuqezi por edhe të UÇK-së, qytetarët shqiptarë janë mbledhur para kryeministrisë, për të kërkuar që qeveria jonë të mbështesë Kosovën në tensionet me Serbinë. • Në protestë ka pasur edhe nga ata qytetarë që kanë theksuar se janë të gatshëm të shkojnë të mbrojnë Mitrovicën, nëse armatosen. • Protestës i është bashkuar edhe aktivisti Sazan Guri, i cili i ka bërë thirrje kryeministrit Rama që të ulet me Albin Kurtin dhe të diskutojnë në lidhje me ngjarjen. • Kjo protestë ka ardhur edhe pas bojkotimit të mbledhjes së përbashkët Shqipëri-Kosovë, e cila u anulua nga kryeministri Edi Rama disa ora para se të mbahej.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Sazan Guri: Rama të ulet këmbëkryq me Kurtin, Serbia të njoh kufijtë e Dardanisë

Mbështesim Kosovën, qytetarët shqiptarë protestë para
Sazan Guri

TIRANË- Aktivisti Sazan Guri i është bashkuar protestës së qytetarëve shqiptarë në në mbështetje të Kosovës. Guri për Panorama TV tha se kryeministri Edi Rama duhet të bashkohet me homologun Albin Kurti, dhe ta mbështesë Kosovën pasi kjo e fundit është gati në gjendje lufte. Po ashtu Guri theksoi se Serbia duhet të njohë kufijtë e Dardanisë.

“Si mos bashkohesh vëllezërve tanë që janë gati në gjendje lufte, jo për faj të tyre dhe sot kërkojnë ti ndodhemi pranë. Qytetarët e Kosovës janë duke kërkuar të drejtat e tyre, dhe ngrihen ca turma serbe që boll i kanë kërcënuar dhe dhunuar. Kërkojmë kufijtë e Dardanisë. I them kryeministrit Rama, që si dy marrëdhënie vëllezërish duhet të ulet dhe të bisedojë me Kurti, s’mund të ketë kurrë minishengen pa qenë vëllai jonë dhe të njihet republika e Dardanisë. Kosova kërkon të drejta të barabarta, si kërkon Serbia elementë shtetërorë pa njohur Kosovën. Pse duhet ta lejojmë ne këtë. Shqipëria duhet ti japë mbështetje morale, me vëllain duhet të ulesh këmbë kryq dhe të ndash hallet. Jemi për të mbështetur  Kurtin, sepse ka të drejtë. Ne zbatojmë atë që na ka mësuar SHBA drejtësi dhe krenari. Ne vijmë për ti dhënë zemër në atë që ka”, tha ai.

3 VITE ME PARE

Qytetari thirrje Ramës: Na jep armët se e mbrojmë vetë Mitrovicën

Mbështesim Kosovën, qytetarët shqiptarë protestë para
Qytetaret

TIRANË- Qytetarët sot kanë dalë në protestë para kryeministrisë duke kundërshtuar qëndrimin që qeveria shqiptare po mban ndaj Kosovës. Një prej qytetarëve u shpreh për Panorama TV se Rama duhet të dalë hapur dhe të thotë nëse është më popullin e Kosovës apo me serbët.

“Unë kam një thirrje për kryeministrin, SHBA dhe BE: Jepuni shqiptarëve dhe kosovarëve armët siç i ka dhënë rusi dhe kinezi Serbisë dhe ti marrin ushtarët e EULEX dhe ata që rrihen si gomerë në veri. E mbrojmë vetë Kosovën. Nëse Kosova ishte nën pushtimin serbo sllav tani kërkojnë ta kenë nën pushtimin evropian dhe amerikan. Rama të mos bëjë strucin në rërë, të dalë dhe të thotë është më vëllezërit kosovarë apo me serbët. Kosovarët janë në trevat e tyre shekullore. Të na japin armët dhe ne e mbrojmë vetëm Mitrovicën”, tha qytetari.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Me flamuj kuqezi, mblidhen qindra qytetarë para kryeministrisë: Rama të mbështesë qeverinë Kurti pa kushte

Mbështesim Kosovën, qytetarët shqiptarë protestë para
Qytetaret

TIRANË- Qindra qytetarë kanë dalë në protestë ditën e sotme para kryeministrisë në mbrojtje të Kosovës. Qytetarët i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të mbështesë qeverinë Kurti pa asnjë kusht, ndërkohë që i kanë kërkuar të shkëpusë marrëdhëniet me sllavvët gjithashtu.  

“I lutem kryeministrit shqiptar të mbështesë pa kushte Albin Kurtin, o sot o kurrë. Ne me sllavët po të njëjtin problem kemi. I lutemi kryeministrit të shkëputet nga marrëdhëniet me sllavët, të mbështesë qeverinë e Kosovës pa kushte. Duhet ta mbështesë Albin Kurtin”, tha një qytetar për Panorama TV.

3 VITE ME PARE

Në mbështetje të Kosovës, qytetarët protestë para kryeministrisë, brohorimat: As Jug as Veri, Mitrovica është Shqipëri

Mbështesim Kosovën, qytetarët shqiptarë protestë para

TIRANË- Protesta para kryeministrisë ka nisur në mbështetje të Kosovës. Qytetarë të shumtë janë mbledhur para kryeministrisë dhe njëzëri kanë bërë thirrje për lirim të menjëhershëm të tre policëve të rrëmbyer nga Serbia.   

Më fjalët "As Jug as Veri, Mitrovica është Shqipëri", ata i kanë bërë thirrje qeverisë që të mbështes Kosovën dhe të mos e lërë vetëm. Kjo protestë ka ardhur edhe pas bojkotimit të mbledhjes së përbashkët Shqipëri-Kosovë, e cila u anulua nga kryeministri Edi Rama disa ora para se të mbahej. 

3 VITE ME PARE

FOTOT/ Në mbështetje të Kosovës, nis protesta para kryeministrisë

Mbështesim Kosovën, qytetarët shqiptarë protestë para

TIRANË- Protesta e paralajmëruar nga qytetarët në rrjetet sociale ka nisur para kryeministisë ditën e sotme. Qytetarë të shumtë me flamuj të Shqipërisë, Kosovës dhe të UÇK-së kanë dalë para kryeministisë në mbështetje të Kosovës, pas tensioneve në veri të saj.

Siç shihet dhe nga fotot e mëposhtme, qindra shqiptarë janë mbledhur dhe kanë kërkuar lirimin e e policëve të rrëmbyer nga Serbia. Kjo protestë ka ardhur edhe pas bojkotimit të mbledhjes së përbashkët Shqipëri-Kosovë, e cila u anulua nga kryeministri Edi Rama disa ora para se të mbahej.

tensione në veri të kosovës proteste per kosoven

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet