6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Prokuroria e Durrësit ka zbarkuar ditën e sotme në kompaninë Kurum në Elbasan për të sekuestruar dokumentacionin e eksportit të 102 kontejnerëve mbetjeve nga kompania “Sokolaj shpk” drejt Tajlandës që dyshohen të jenë toksike. • Mësohet se dy oficerë gjyqësorë kanë marrë çdo kontratë, marrëveshje, fatura, autorizim, regjistra, libra shitje, që lidhen me shitje për eksport oksid hekuri në sasinë prej 2816300 kg kompanisë “Sokolaj”, që më pas është eksportuar drejt Tajlandës. • Po ashtu Prokuroria kërkon të gjithë dokumentacionin që KURUM disponon për shitjen shoqerisë “Sokolaj shpk” apo subjekteve të tjera të mbetjes hi zinku. • Dokumentat do kërkohen përgjatë periudhës 2020-2024. • Pas këtyre veprimeve Kompania turke Kurum, ka mbyllur plotësisht repartin e çelikut dhe pjesërisht atë të petëzimit në Elbasan. • Përgjegjës i Sektorit të Inspektimit në Qarkun e Elbasanit, Egliver Laloshi, ka deklaruar se punëmarrësit rezultojnë të jenë duke kryer pushimet vjetore, por theksoi se nuk ka asnjë njoftim zyrtar mbi gjithçka thuhet lidhur me marrëveshje mes punëmarrësve dhe subjektit Kurum, për ndërprerjen e kontratës së punës për 500 punonjës. • Laloshi sqaron se zyrtarisht as nga subjekti, as nga grupet e interesit, sindikatat, nuk kanë marrë asnjë indicie, por Inspektoriati i Punës ka ngritur një grup pune në ambientet e kompanisë Kurum, për të inspektuar nga afër situatën. • Ndërkohë sipas një shkrese zyrtare, mësohet se Kurum ka mbyllur repartin e çelikut për shkak të rritjes së çmimit të lëndës bazë në bursat ndërkombëtare. Sa i përket repartit të petëzimit, thuhet se ka ndërprerë procesin për shkak të një defekti, ndërsa kompania është në pritje të ekspertëve kinezë për zgjidhjen e problemit. • Alarmi për transportin e mbetjeve të rrezikshme nga Shqipëria u dha nga Rrjeti i Aksionit të Bazelit (BAN), një organizatë eksperte në çështjet e drejtësisë mjedisore, e cila e ka marrë emrin nga Konventa e Bazelit e vitit 1989, ku përcaktohen kufizime të qarta për tregtimin e mbetjeve të rrezikshme. • Ngarkesa mësohet të ketë zanafillën tek mbetjet e krijuara gjatë proceseve teknologjike nga aktiviteti i Kompanisë turke Kurum në zonën e ish kombinatit metalurgjik në Elbasan. • Dyshimet janë që transporti të jetë kryer nën dokumenta te falsifikuara si mbetje jo të rrezikshme. • Ato janë shkarkuar në Terminalin e mallrave rifuxho në portin e Durrësit duke u ngarkuar më pas në konteinerë. • Ndalesa e parë ka qenë fillimisht në portin e Triestes në Itali, ku kontenierët janë ngarkuar në anije të tjera, me destinacion Tajlandën.
6 artikuj për këtë temë.
TIRANA- Prokuroria e Durrësit zbarkoi të hënën pranë zyrave të kompanisë Kurum në Elbasan dhe sekuestroi dokumentacion që besohet ka lidhje me çështjen e qindra ton mbetjeve të dyshuara si të rrezikshme që janë eksportuar nga porti i Durrësit me destinacion Tajlandën.
E pyetur nga BIRN, drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit, Suela Beluli tha: “ne kemi marrë gjithë dokumentacionin që mendojmë se ka lidhje me çështjen”.
Eksporti i dyshuar i mbetjeve të rrezikshme nga Shqipëria u denoncua më 5 gusht nga ‘Basel Action Network”, një organizatë mjedisore me qendër në Shtetet e Bashkuara. BAN ngriti alarmin se një anije gjigande kontenjerësh prej 175 mijë tonësh e linjës ‘Maersk' u zhduk në fund të korrikut nga radarët afër Cape Town në Afrikën e Jugut, pas një sinjalizimi të bërë prej saj tek autoritetet vendase.
Bazuar në të dhënat e ofruara nga një sinjalizues, “Basel Action Network”, BAN, beson se anija ‘Maersk Campton' dhe një anije e dytë kontenjerësh e së njëjtës linjë, ‘Maersk Candor', kanë ngarkuar në portin e Durrësit në fillim të korrikut rreth 100 kontenjerë me mbetje të rrezikshme, e cila vjen nga hiri i oxhaqeve metalurgjike elektrike (EAFD) me destinacion Tajlandën.
Bazuar në sinjalizimin e BAN, autoritet portuale i kanë bllokuar në Singapor kontenjerët e nisur nga Shqipëria dhe ato pritet të rikthen në Durrës në muajt e ardhshëm. Prokuroria ka identifikuar kompaninë “Sokolaj” shpk, një kompani import-eksporti mineralesh me qendër në Durrës në pronësi të shtetases Gjovana Sokolaj si eksportuese të kontenjerëve dhe kompaninë turke “Kurum International” sh.a si burimin e këtyre produkteve.
Ministria e Mjedisit në një reagim për mediat pranoi që mbetjet e ngarkuara në Durrës vinin nga metalurgjiku. “Vëllimet e mallrave të cilat dyshohen se përmbajnë mbetje të dala nga procesi teknologjik i realizuar nga kompani ndërkombëtare që operojnë pranë kompleksit metalurgjik në Elbasan”, tha ministria në një sqarim për mediat.
Kompania Kurum ka mohuar të ketë lidhje me eksportin e mbetjeve të rrezikshme.
Hetimet në lidhje me mbetjet toksike kanë ngritur alarmin mes qytetarëve në Elbasan. Arben Ramkaj, drejtues i Qendrës Ndërfetare në Elbasan ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale duke theksuar se qyteti po hesht për një çështje të rëndësishme si mbetjet toksike. “Duhet sensibilizim dhe transparencë nga kompania në fjalë dhe politikbërja në qytet duhet të sqarojë qytetarët se ç'po ndodh realisht”, shkroi Ramkaj.
Ndërkohë po të hënën në media u shpërnda një lajm në lidhje me mbylljen e punës pranë Kurum dhe shkarkim masiv të punonjësve. Megjithatë Inspektorati i Punës pas komunikimit me kompaninë gjeti që mbyllja e proceseve kishte të bënte me çështje teknike të kompanisë dhe se punëtorët nuk ishin shkarkuar, por kishin marr lejen vjetore të paguar./ BIRN
ELBASAN- Kompania turke Kurum International sha dyshohet se është origjina e qindra ton mbetjeve të rrezikshme të nisura nga Porti i Durrësit. Prokuroria e Durrësit ka zbarkuar ditën e sotme në kompaninë Kurum në Elbasan për të sekuestruar dokumentacionin e eksportit të 102 kontejnerëve mbetjeve nga kompania “Sokolaj shpk” drejt Tajlandës që dyshohen të jenë toksike.
Ish-Sekretari i Sindikatës së Puonjësve të Industrisë, Taf Koleci, ka përfaqësuar 500 punëtorët e KURUM në negociatat e tyre me kompaninë. Kjo e fundit ka në shfrytëzim Metalurgjikun e Elbasanit, por Koleci thotë për Report TV se KURUM është larguar dhe me marrëveshje. Në një bisedë telefonike ai thotë se punonjësit janë larguar dhe janë në pritje të një kompanie kineze që pritet të vijë në zonë.
Deklarimi i Taf Kolecit:
"Është bërë marrëveshje që punonjësit e larguar të marrin 60% të rrogës. Të njëjtët do të rikthehen në punë pasi do jenë në pritje të ardhjes së një firmë kineze rreth fillimit të nëntorit. Kjo kompani, (për të cilin Koleci thotë se nuk ka dijeni për emrin), do të rimarrë në punë të larguarit (që sipas tij nuk janë 500, por vetëm 250 punëtorë)", tha Koleci, i akuzuar nga Sindikata aktualisht se ka përfaqësuar interesat e kompanisë dhe jo ato të punëtorëve në këtë proces. Marrëveshjet janë bërë individuale, tregon ai dhe me vullnetin e lirë të punonjësve, të cilët janë njoftuar 3 muaj më parë.
Kompania Kurum është vënë edhe nën monitorimin e Inspektoriatit të Punës, për të parë nëse janë shkelur të drejtat e punëtorëve, e se si do të mbrohen ata në rast se janë hedhur në rrugë. Ndërkohë që 500 punëtorë u flakën në rrugë nga Kurum me argumentin se kostot e prodhimit janë të larta. Nga 1 gushti firma ka ndaluar prodhimin dhe nga 20 gushti edhe përpunimin.
Si nisën telashet për "Kurum"?
Alarmi për transportin e mbetjeve të rrezikshme nga Shqipëria u dha nga Rrjeti i Aksionit të Bazelit (BAN), një organizatë eksperte në çështjet e drejtësisë mjedisore, e cila e ka marrë emrin nga Konventa e Bazelit e vitit 1989, ku përcaktohen kufizime të qarta për tregtimin e mbetjeve të rrezikshme. Ngarkesa mësohet të ketë zanafillën tek mbetjet e krijuara gjatë proceseve teknologjike nga aktiviteti i Kompanisë turke Kurum në zonën e ish kombinatit metalurgjik në Elbasan.
Dyshimet janë që transporti të jetë kryer nën dokumenta te falsifikuara si mbetje jo të rrezikshme. Ato janë shkarkuar në Terminalin e mallrave rifuxho në portin e Durrësit duke u ngarkuar më pas në konteinerë. Ndalesa e parë ka qenë fillimisht në portin e Triestes në Itali, ku kontenierët janë ngarkuar në anije të tjera, me destinacion Tajlandën.
ELBASAN- Prokuroria e Durrësit ka zbarkuar ditën e sotme në kompaninë Kurum në Elbasan për të sekuestruar dokumentacionin e eksportit të 102 kontejnerëve mbetjeve nga kompania “Sokolaj shpk” drejt Tajlandës që dyshohen të jenë toksike. Kompania turke Kurum International sha dyshohet se është origjina e qindra ton mbetjeve të rrezikshme të nisura nga Porti i Durrësit.
Mbetjet e rrezikshme dyshohet se janë pluhur nga hiri i oxhaqekëve të uzinave të çelikut e petezimit, të ngjashme me ato që Kurum përdor prej gati një dekade. Pak ditë më parë kompania turke mbylli dy sektorët prodhues, çelikun dhe petëzimin duke lënë në rrugë 500 punonjës.
Përballë kësaj situate edhe sindikata hesht, ndërkohë Inspektoriati i Punës është në ndjekje të situatës dhe bën me dije se aktualisht punonjësit e Kurum janë të paangazhuar me punë, por trajtohen financiarisht, ndërsa subjekti nuk ka bërë asnjë kërkesë në QKB për pezullim apo ndërprerje të aktivitetit.
ELBASAN- Të tjera informacione vijojnë të dalin nga brenda kompanisë turke Kurum ku paraditen e sotme mësohet se në pikën e grumbullimit të skrapit të kompanisë janë gjetur disa predha luftarake të pashpërthyera. Nga gjetja e këtyre objekteve nuk ka patur incidente me punonjësit e skrapit gjatë procesit të punës që kryhet nga ana e tyre.
Bëhet me dije se predhat janë pikasur rastësisht nga punëtorët gjatë punës, të cilët kanë njoftuar menjëherë strukturat shtetërore teksa në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe emergjencave civile.
Momentalisht nuk ka të dhëna për numrin e predhave luftarake të gjetura në pikën e skrapit ndërsa po procedohet për demontimin e tyre nga xhenierët dhe po hetohet për të zbuluar burimin se nga ardhën aty.
ELBASAN- Kompania turke Kurum, ka mbyllur plotësisht repartin e çelikut dhe pjesërisht atë të petëzimit në Elbasan. Përgjegjës i Sektorit të Inspektimit në Qarkun e Elbasanit, Egliver Laloshi, ka deklaruar se punëmarrësit rezultojnë të jenë duke kryer pushimet vjetore, por theksoi se nuk ka asnjë njoftim zyrtar mbi gjithçka thuhet lidhur me marrëveshje mes punëmarrësve dhe subjektit Kurum, për ndërprerjen e kontratës së punës për 500 punonjës.
“Nga informacionet tona, rezulton se Kurm ka mbyllur plotësisht repartin e çelikut, pjesërisht repartin e petëzimit, punëmarrësit, që nuk janë të zënë me punë, nga monitorimi që është bërë nga ne rezultojnë të jenë duke kryer pushimet vjetore. Gjithashtu, në sistemin tatimor, punëmarrësit rezultojnë të jenë të punësuar, largimet nga puna kanë qenë spontane, jo masive”, tha ai.
Laloshi sqaron se zyrtarisht as nga subjekti, as nga grupet e interesit, sindikatat, nuk kanë marrë asnjë indicie, por Inspektoriati i Punës ka ngritur një grup pune në ambientet e kompanisë Kurum, për të inspektuar nga afër situatën.
“Theksojmë faktin, që zyrtarisht, as nga subjekti as nga grupet e interesit, sindikata, punëmarrës, nuk kemi asnjë indicie, megjithatë inspektorati u punës, për të qenë koherent për situatën po ndodh ka ngritur një grup punë që do jetë në ambientet e punë së Kurum dhe do të nxjerri rezultate më të detajuar. Aktualisht subjekti është aktiv në QKB, nuk ka bërë pezullim të aktivitetit, apo kërkesë për mbyllje të aktivitetit. Gjithashtu, në sistemin tatimor, punëmarrësit rezultojnë të jenë të punësuar, largimet nga puna kanë qenë spontane, jo masive. Inspektorati ka ngritur një grup punë nga Drejtoria e Përgjithshme dhe ajo Rajonalë, për të qenë prezent dhe për të kuptuar problematikën dhe situatën që po ndodh”, u shpreh Laloshi.
Ndërkohë sipas një shkrese zyrtare, mësohet se Kurum ka mbyllur repartin e çelikut për shkak të rritjes së çmimit të lëndës bazë në bursat ndërkombëtare. Sa i përket repartit të petëzimit, thuhet se ka ndërprerë procesin për shkak të një defekti, ndërsa kompania është në pritje të ekspertëve kinezë për zgjidhjen e problemit.
ELBASAN- Prokuroria e Durrësit ka zbarkuar ditën e sotme në kompaninë Kurum në Elbasan për të sekuestruar dokumentacionin e eksportit të 102 kontejnerëve mbetjeve nga kompania “Sokolaj shpk” drejt Tajlandës që dyshohen të jenë toksike. Mësohet se dy oficerë gjyqësorë pritet të marrin çdo kontratë, marrëveshje, fatura, autorizim, regjistra, libra shitje, që lidhen me shitje për eksport oksid hekuri në sasinë prej 2816300 kg kompanisë “Sokolaj”, që më pas është eksportuar drejt Tajlandës.
Po ashtu Prokuroria kërkon të gjithë dokumentacionin që KURUM disponon për shitjen shoqerisë “Sokolaj shpk” apo subjekteve të tjera të mbetjes hi zinku. Dokumentat do kërkohen përgjatë periudhës 2020-2024. Për momentin prokurorët e ngarkuar me këtë çështje janë duke mbledh materialet e nevojshme për të hedhur më shumë drtië mbi dyshimet për transportin e lëndëve helmuese të prodhurara nga KURUM, transportuar nga Sokolaj shpk dhe që për momentin po lundrojnë në anijet e kompanisë Maersk drejt Shqipërisë.
Alarmi për transportin e mbetjeve të rrezikshme nga Shqipëria u dha nga Rrjeti i Aksionit të Bazelit (BAN), një organizatë eksperte në çështjet e drejtësisë mjedisore, e cila e ka marrë emrin nga Konventa e Bazelit e vitit 1989, ku përcaktohen kufizime të qarta për tregtimin e mbetjeve të rrezikshme. Ngarkesa mësohet të ketë zanafillën tek mbetjet e krijuara gjatë proceseve teknologjike nga aktiviteti i Kompanisë turke Kurum në zonën e ish kombinatit metalurgjik në Elbasan.
Dyshimet janë që transporti të jetë kryer nën dokumenta te falsifikuara si mbetje jo të rrezikshme. Ato janë shkarkuar në Terminalin e mallrave rifuxho në portin e Durrësit duke u ngarkuar më pas në konteinerë. Ndalesa e parë ka qenë fillimisht në portin e Triestes në Itali, ku kontenierët janë ngarkuar në anije të tjera, me destinacion Tajlandën.