LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Mbledhja e Grupit Parlamentar, Bardhi: Nuk do të votojmë nesër projektligjin për Amnistinë Penale, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për emigrantët është një akt tradhëtie kombëtare

• Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka mbledhur paraditen e sotme deputetë demokratë. Mbledhja u zhvillua rreth orës 11:30 në Kryesinë e Kuvendit. • Pas mbledhjes kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi doli në një deklaratë para mediave ku dënoi ndërhyrjen e kabinetit të Ramës në anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. • Bardhi gjithashtu komentoi se vendimi i Kushtetueses për marrëveshjen Rama-Meloni është akt tradhëtie kombëtare. • Më tej Bardhi deklaroi se ata nuk do të votojnë nesër projektligjin për Amnistinë Penale dhe se amnistia është kthyer në një akt jo transparent dhe se nuk dihet se kush është versioni final. • Kreu i grupit parlamentar shtoi gjatë fjalës së tij se është e paprecedentë që deputetët po tentojnë të krijojnë një nënkomision që të auditojnë çështje konkrete brenda KLSH apo të ndërhyjnë në këtë institucion. • Mbledhja erdhi një ditë pas protestës e opozitës e zhvilluar ditën e djeshme para Kryeministrisë, ku i pranishëm ishte edhe kreu demokrat Sali Berisha i cili për mes një fjalimi online përshëndeti protestuesit.

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

"E paprecedentë që po tentojnë krijimin e një nënkomisioni", Bardhi: Rama po synon të marrë nën kontroll KLSH-në

Mbledhja e Grupit Parlamentar, Bardhi: Nuk do të votojmë nesër
gazment bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka dhënë një deklaratë për mediat, pas përfundimit të mbledhjes me deputetët. 

Bardhi tha se është e paprecedentë që deputetët po tentojnë të krijojnë një nënkomision që të auditojnë çështje konkrete brenda KLSH apo të ndërhyjnë në këtë institucion.

"Shqetësim për një tentativë të mazhorancës për krijimin e një nënkomisioni për auditim kombëtar që synon të marrë nën kontroll KLSH. Mazhorancë të heqë dorë nga kontrolli ndaj institucioneve. KLSH raporton në Kuvend por e paprecedentë që deputetët me nënkomision të auditojnë cështje konkrete brenda KLSH apo të ndërhyjnë në këtë institucion.", tha Bardhi.

2 VITE ME PARE

Bardhi: Amnistia penale është kthyer në akt jo transparent, nuk e dimë kush është versioni final

Mbledhja e Grupit Parlamentar, Bardhi: Nuk do të votojmë nesër
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se ata nuk do të votojnë nesër projektligjin për Amnistinë Penale. Gjatë një deklarate për mediat pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar, Bardhi ka theksuar se amnistia është kthyer në një akt jo transparent dhe se nuk dihet se kush është versioni final. 

"Amnistia është kthyer në një akt jo transparent, në një akt ku secili në mënyrë të fshehtë shton dhe heq sipas interesit të tij. Ne prej muajsh jemi në një aksion brenda Kuvendit dhe ky aksion do të vijojë. Amnistia është një akt humanizmi, duhet të qëndrojë larg sherrnajave mazhorancë-opozitë, ka qenë një akt konsensual, por s’ka patur asnjë procedurë konsensuale për të dalë me një draft të përbashkët. Nuk e kemi versionin zyrtar, se kush është versioni final. Këta ftojnë nesër deputetë të votojnë, ndërkohë që nuk dihet se kush është drafti final i amnistisë”, tha Bardhi

2 VITE ME PARE

Mbledhja e Grupit të PD-së,Bardhi: Dënoj Ramën që ndërhyn në vendimet e Gjykatës Kushtetuese

Mbledhja e Grupit Parlamentar, Bardhi: Nuk do të votojmë nesër
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka dhënë një deklaratë për mediat. Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar, Bardhi ka dënuar ndërhyrjen e kabinetit të Ramës në anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Po ashtu Bardhi ka shtuar se vendimi i Kushtetueses për marrëveshjen Rama-Meloni është akt tradhëtie kombëtare.

"Dua pa dyshim të bëj një koment për vendimin e GJK për marrëveshjen me Italinë për emigrantët. Keqardhje e thellë që GJK nuk u ngrit në interesin e opinionit publik, nuk kërkoi mendim të pavarur të GJEDNJ, akt i tradhtisë kombëtare. Marrëveshja përfshin Shqipërinë në hartën e vendeve që cënon të drejtat e qytetarëve. Dënoj ndërhyrjen e kabinetit të Ramës në anëtarë të GJK dhe shpreh keqardhjen që nga anëtar të betuar mbi Kushtetutë u ndërruan në Vali Bizhga në GJK. Rikonfirmoj vendimin e grupit të PD për të vijuar aksionin në Parlament”, tha Bardhi.

2 VITE ME PARE

Bardhi mbledh sot grupin parlamentar, takimi vjen një ditë pas protestës së opozitës para Kryeministrisë

Mbledhja e Grupit Parlamentar, Bardhi: Nuk do të votojmë nesër
deputet e pd

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka vendosur të mbledhë paraditen e sotme deputetë demokratë. 

Në njoftimin drejtuar deputetëve, mësohet se takimi është parashikuar që të nisë në orën 11:30 në Kryesinë e Kuvendit.

“Te nderuar kolege,
Nesër ora 11:30 do te zhvillojme mbledhjen e grupit. Për shkak se disa kolege kane mbledhje me vone ne Kryesi, mbledh neser do ta zhvillojme tek salla e grupit ne Kryesine e Kuvendit. Ju falenderoj! Naten.”, thuhet në njoftimin për demokratët.

Takimi i tyre vjen një ditë pas protestë të zhvilluar ditën e djeshme para Kryeministrisë, ku edhe kreu demokrat Sali Berisha ishte i pranishëm përmes një fjalimi nga ambientet e banesës ku ndodhet në arrest shtëpie që nga 30 dhjetori.

gazment bardhi grupi parlamentar i pd-se

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet