All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD! Berisha: Reforma e Sorosit ka dështuar plotësisht! SPAK-u bën pazar me dosjet, institucioni më i korruptuar

• Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi Edi Ramën dhe Xhorxh Soros se reforma në drejtësi ka dështuar plotësisht, duke e quajtur katastrofën më të madhe institucionale në historinë e shtetit shqiptar. • Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, Berisha tha se të dhëna të padiskutueshme faktojnë dështimin e plotë, kolapsin e plotë të atij sistemi që u krijua në bazën e reformës së Xhorxh Sorosit. • Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Sali Berisha akuzoi qeverinë se po përpiqet me shpifje e mashtrime të mbulojë dështimin e tmerrshëm, ndërsa solli shembuj konkretë për vonesa dhe korrupsion në sistemin e drejtësisë. • Sipas tij, në këtë vend, zbardhja e vendimit të gjykatës kërkon 1200 ditë, dhe shqiptarët tani presin 16 vite për një proces gjyqësor. • Lideri i opozitës, e cilësoi SPAK-un si institucionin më të korruptuar në historinë e drejtësisë shqiptare. • Dosjet mbyllen kundrejt ryshfeteve, bëhen pazare me dosjet dhe shtoi se zyrtarët që kanë vjedhur qytetarët përdorin një pjesë të atyre parave për të blerë Skapin. • Berisha solli në vëmendje qeverisjen e Partisë Demokratike 2005-2013 duke theksuar se atëherë ishte task-forcë dhe as prokurori, as polici, as doganieri nuk mund të mbyllte dot dosje, ndërsa tani, sipas tij, prokurori i pavarur bën pazaret vetë. • Në mbyllje të fjalës së tij, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi reformën si produkt të Edi Ramës dhe padrinos së tij, Xhorxh Soros, duke e akuzuar se ‘ka shkatërruar sistemin e drejtësisë, ka zhytur vendin në korrupsion dhe ka minuar besimin e qytetarëve te ligji. 

3 artikuj për këtë temë.

7 MUAJ ME PARE

Skandali 5 milionë euro! Berisha: Burimi është nga prokuroria, sot Dumani ka shkuar në banesën e Kreshnik Farrukut

All - Paragraf - 1

 

Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD! Berisha: Reforma e Sorosit ka
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se sot Kreu i SPAK, Altin Dumani ka shkuar në banesën e Kreshnik Farrukut. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar, Berisha u shpreh se ky burim është nga prokuroria.

Në fund Kryedemokrati tha se PD mbron interesin e shqiptarëve dhe respekton çdo gjykatës, çdo hetues, dhe çdo prokuror që qëndron me ligjin.

U them unë ju, një ushtrinë e Lubisë, u garantoj që dosjet mund të jenë edhe 15 aty. Nuk ka ajo, nuk njihte kufij dhe asgjë ajo. Merrte Banka Botërore, që e shihte abuzimin e tmerrshëm, vetëm në një verë kanë abuzuar dhe shpërdoruar 600 milionë euro. Dhe BB u thotë se duhet të bëni bursën e energjisë.  U bë bursa, po ku pyeste Lubia për bursën, jo mor jo, të gjitha i bënte jashtë bursës përsëri. Se ne rrimë e flasim për tunelin e Llogarasë. është lule tuneli me 50 milionë. Energjia është shitur me 170 euro, faktikisht është shitur edhe me 43 euro dhe është blerë nga shqiptarët me 305 euro. Me dokumente këto, me dokumente të gjitha. Por ne do vazhdojmë. Ne mbrojmë interesin e shqiptarëve. Ne respektojmë çdo gjykatës, çdo hetues, çdo prokuror, i heqim kapelen dhe ka mbështetjen tonë të plotë në qoftë se qëndron me ligjin. Po si mund të pranoj unë Altin Troplinin, që mban në xhep mandatin e arrestit të Visit të Pojës, se me Pojën nuk merret fare, dhe vetëm pasi mbaron zgjedhjet e të gjitha, e bën publik që ai të ikë.

Ja, urdhëro kazusi i Kreshnik Farrukut. Një person i kërkuar, kam 4 ditë që po e bëj. Pse po e bëj? është nga prokuroria burimi, që tani dini këtu... Merr dosjen dhe e mbyll, vetë zot dhe vetë shkop ai. 5 milionë euro ai që të regjistrohet i vëllai për krimet e tij. Po çfarë do ta gjykosh ti atë këtu? E kërkoi drejtësia italiane, le të shkojë të gjykohet atje. Nuk gjykohet një njeri dy herë për të njëjtën vepër njeriu, është parim universal ai. Gjykata e Durrësit vendosi masën e sigurisë me korrektesë dhe do ta ekstradojë, nuk lë ky. Jo, jo, dale se jam edhe unë këtu, të marr ca njëherë. Prandaj i mbahej fryma aty në foltore.
Dhe sot është nisur me një eskortë, sipas një burimi, qytetar dixhital. Ai i pari është burim zyrtar. Po atë nuk ka kush e heton. Sot ka shkuar në Manzë, dhe burimi thotë se është shkëputur nga eskorta e madhe dhe bashkë me shoferin ka shkuar në shtëpi të delinkuentit. tha Berisha./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Berisha: Në vitet 2008-2009 u dënuan 630 persona për korrupsion, tani janë dënuar 3 herë më pak sepse Skapi bën pazar me dosjet

Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD! Berisha: Reforma e Sorosit ka
Sali Berisha

TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se në vitet 2008-2009 janë dënuan 630 persona për korrupsion, ndërsa tani janë dënuar 3 herë më pak sepse SPAK bën pazar me dosjet. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha u shpreh se sipas raportit të Altin Dumanit të paraqitur në parlament, janë dënuar gjithsej 199 persona për korrupsion, dhe një pjesë e tyre janë edhe për krim të organizuar.

Berisha tha se janë dënuar tre herë më pak se në vitet 2008-2009. Nga zyra e selisë blu, Kryedemokrati akuzoi Kreun e SPAK, Altin Dumani se bën pazare me dosjet. 

Të dashur qytetarë dhe qytetare, jam përpjekur t’u informoj dhe para një viti bëra një analizë. Mora raportet e Departamentit të Shtetit, statistikën e këtyre raporteve të viteve 2008-2009. Çfarë tregonin këto raporte? Këto tregonin se në këto 2 vite, task-forca kundër korrupsionit çoi në gjykatë dhe u dënuan 630 zyrtarë. Në dy vite, sipas raportit të Altin Troplinit, dhe të Prokurorit të Përgjithshëm, të paraqitura në parlament, janë dënuar gjithsej 199 persona për korrupsion, dhe një pjesë e tyre janë edhe për krim të organizuar. Pra, tre herë më pak. Prisni. Njëherë, t’u them të vërtetën, i dëgjova në një raport, thanë se nuk sjellin dosje. Qarkulloi edhe ai urdhri i Edi Ramës që asnjë dokument nuk do çoni kund pa firmën time. Thashë se i paskan bllokuar.

Mirëpo, kur ne vërshuam dosjet tona, kur qytetarët filluan të vërshojnë, aty asgjë nuk lëviz sepse aty bëhen pazare. Bëhen pazare me dosjet. Zyrtari hajdut që ka vjedhur qytetarët, tani një pjesë të atyre parave i përdor për të blerë Skapin. Pse përpara në dy vite u dënuan 630? Sepse përpara ishte task-forcë. Kjo do të thotë që nuk e mbyllte dot dosjen as prokurori, as polici kriminal, as hetuesi, as doganieri. Se ishin të gjithë bashkë. Pra, veprimi ishte në grup. Kurse tani Troplini thotë se prokurori është i pavarur. Po se është i pavarur i bën pazaret ai. Kjo është arsyeja. Të shihni ju dosjet e tyre, janë të pafundme. Ata janë falsifikatorë, manipulatorë të dosjeve. Heqin dokumente nga dosjet. Me fakte kjo. Shtojnë gjëra të paqena. Kjo është një situatë tmerrësisht alarmante. I kam dëgjuar të thonë se nuk janë dënuar përpara kryeministra... përpara janë dënuar dy kryeministra. Mashtrime ordinere të një memorie të shkurtër që duan t’u shkruajnë shqiptarëve historinë sipas oreksit të tyre. U janë hequr imunitete edhe zëvendëskryeministrave, edhe në vitin 2009 dhe kanë shkuar në procese gjyqësore. Por ama kishte një ligj përpara dhe ai ligj ishte ky, asnjë ministër nuk kryesonte autoritetet kontraktuese. Me ligj e ndaluar. Dhe atë ligj e amendova falë një profesori amerikan që erdhi dhe ma këshilloi. E bën ti këtë? E bëj menjëherë, thashë unë. Dhe e bëra sapo erdha në pushtet. Fuste dorën ministri aty, i dilte dora e zezë aty. Prandaj u dënuan 630. Ishte task-forcë. Kurse tani paguajnë shuma të tmerrshme. tha Berisha./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"Reforma e Sorosit ka dështuar plotësisht!", Berisha: SPAK është institucioni më i korruptuar në historinë e drejtësisë shqiptare

Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD! Berisha: Reforma e Sorosit ka
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se SPAK është institucioni më i korruptuar në historinë e drejtësisë shqiptare. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha u shpreh se reforma në drejtësi ka dështuar plotësisht.

Lideri i opozitës deklaroi nga zyra e selisë blu se ata të cilët e mbështetën këtë reformë, përpiqen tani me shpifje, me mashtrime dhe me forma të ndryshme të mbulojnë dështimin e kësaj reforme. Kryedemokrati tha se këtë standart e solli reforma e Xhorxh Sorosit, e cila sipas tij është bazuar në një korrupsion të paparë.

Analiza e sistemit të drejtësisë në parlament përbën ngjarjen më të veçantë, ose ngjarjen e një rëndësie të veçantë për çdo qytetar shqiptar. Sot, të dhëna të padiskutueshme faktojnë dështimin e plotë, kolapsin e plotë të atij sistemi që i krijua në bazën e reformës së Xhorxh Sorosit në këtë vend. Ata që e mbështetën këtë reformë, përpiqen tani me shpifje, me mashtrime dhe me forma të ndryshme të mbulojnë dështimin e tmerrshëm. Të mbulojnë faktin se ka një vend në planet dhe jo në Mars, në të cilin zbardhja e vendimit të gjykatës kërkon 1200 ditë. Ka një vend, dhe këtë standard e solli reforma e Xhorxh Sorosit, e bazuar në një korrupsion të paparë. Unë i përgëzoj kryetarët e institucioneve të drejtësisë që patën kurajën t’u thonë shqiptarëve të vërtetën. Patën kurajën që para jush në parlament të pohojnë se shqiptarët tani presin 16 vite për një proces. Dhe se, nga një vit në vitin tjetër, ky afat është shkurtuar 16 ditë. Ata që i imponuan Shqipërisë këtë katastrofë, nuk kanë moral, nuk kanë integritet t’u kërkojnë ndjesë shqiptarëve për shkatërrimin që i bënë një sistemi fragjil siç ishte sistemi i drejtësisë.


Ata që u premtuan shqiptarëve se do bjerë korrupsioni, unë u garantoj ju se korrupsioni është minimumi 3 gjer 5-fishuar.
Dhe se Skapi i partisë aktualisht është institucioni më i korruptuar në historinë e drejtësisë shqiptare. Ju keni dëgjuar se njerëzit në një besim, normal, edhe opozita duke dëshmuar se qëndron luajale ndaj shtetit ligjor, ndaj shoqërisë me shtet, dërgojnë dosje të panumërta. A e dini ju se çfarë ndodh? Dosjet mbyllen kundrejt ryshfeteve. Dosjet në Skap mbyllen kundrejt ryshfeteve. Prandaj dhe aty kthehen në turshi ato aty. Po! Zyrtarët që kanë vejdhur qytetarët, që janë bërë milionerë duke vjedhur qytetarët, kur shkojnë dosjet aty, i mbyllin nëpërmjet ryshfetit. Jashtë çdo lloj standardi. Sigurisht që e ndjek me shumë preokupim kur në dosjet e Lubi Ballukut janë të qarta si kristali mbi 2.2 miliard euro. Lubia do merret e pandehur për 1 milion euro apo më pak mbase. Pra, e vërteta është se dosjet mbyllen me qese parash dhe kjo është një gjë e tmerrshme për këtë vend. tha Berisha./Dosja.al

sali berisha mbledhja e grupit parlamentar te pd

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë