LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së/ Miratohen propozimet për ndryshimet në statut, Bardhi dhe Gjekmarkaj emërohen nënkryetarë

• Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Kombëtarë të Partisë Demokratike • Në mbledhje janë miratuar ndryshimet e propozuara, ku Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj janë emëruar si dy nënkryetaret e rinj te PD-së. • Në mbledhjen e sotme ishin pikërisht 2 nene që ndryshuan në Statutin e PD-së. • Pas përfundimit të mbledhjes, deputeti Flamur Noka e cilësoi ditën e sotme si ditë historike për demokratët, • Sipas tij, pas këtij bashkimi do të ketë takime në çdo cep të vendit me qytetarët. • Nga ana tjetër, deputeti Dashnor Sula tha se këto ndryshime janë një hap i gabuar pasi sipas deputetit do të krijojë pakënaqësi. •Ai tha se duhet votë e fshehtë dhe deklaroi se nuk do të marrë pjesë në mbledhje, megjithatë shtoi se është pro bashkimit. • Ndërkohë një deputet më herët ditën e sotme konfirmoi se nuk do të marrë pjesë në mbledhje. • Myslym Murrizi i është drejtuar publikisht kryedemokratit Sali Berisha, anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe demokratëve duke thënë se hapja e partisë është domosdoshmëri, por shqyerja e saj nën emrin hapje është fatale.

7 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, zbardhen disa nga diskutimet

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së/ Miratohen propozimet
Foto ilustruese

TIRANË- Pasditen e sotme ësht mbajtur mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD. Pas përfundimit të mbledhjes janë zbardhur diskutimet teksa nuk kanë munguar debatet mes anëtarëve.

Mësohet se Edi Paloka ka deklaruar se Këshilli Kombëtar ka të drejtën për të marrë vendime për ndryshimet statutore, gjë që sipas tij është domosdoshmëri për bashkimin e PD. Ai shprehu propozimin për ndryshimin statutor, që sipas tij u diskutua edhe në kryesi dhe është konsultuar me kryetarin Sali Berisha.

Nga ana tjetër anëtarja Endira Bushati është shprehur se ka mësuar rendin e ditës nga mediat, duke iu drejtuar Palokës se ky i fundit nuk ka kthyer përgjigje lidhur me këtë çështje.

Ne nuk jemi dele që ta marrim vesh rendin nga media. Ju thatë me propozim te kryesisë, bëjeni transparente vendimmarrjen, opinionet pro ose kundër”, u shpreh ajo.

 

2 VITE ME PARE

Mbyllet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së/ Miratohen ndryshimet statutore, Bardhi dhe Gjekmarkaj nënkryetarë të partisë

 
Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së/ Miratohen propozimet
Foto ilustruese

TIRANË- Pasditen e sotme është mbajtur mbledhja e Këshillit Kombëtar e PD-së. Mësohet se mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar të PD ka përfunduar ndërsa janë miratuar ndryshimet statutore. Pas këtyre ndryshimeve Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj janë emëruar si nënkryetarë të partisë.

Deputeti Flamur Noka tha se sipas këtyre ndryshimeve, kreu i grupit parlamentar si edhe nënkryetari i kuvendit automatikisht për shkak të funksionit janë nënkryetarë te PD. Noka ka deklaruar se sot është bërë edhe akti final i bashkimit tërësor të grupit opozitar.

“Pas negociatash grupi parlamentar u bashkua, kryetari i partisë dhe kryesia propozuan ndryshime statutore për bashkimin. Për çështje të jashtëzakonshme ramë dakord në mbledhjet e mëparshme, vendosëm t’ia kalojmë Këshillit Kombëtar ndryshimet statutore.Neni 46.pika 3 hiqet fjalia e pare; 2 nënkryetar dhe në nenin 51 hiqet neni ku përcaktohen 2 nënkryetarë PD. Neni 51 ndryshon. Kreu i grupit parlamentar si edhe nënkryetari i Kuvendit automatikisht për shkak të funksionit janë nënkryetarë të PD”, u shpreh Noka.

2 VITE ME PARE

"PD më e bashkuar se kurrë", Noka: Sot mori fund skenari i Ramës për përçarjen e kësaj partie

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së/ Miratohen propozimet
flamur noka

TIRANË- Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së ka dalë në një deklaratë para mediave deputeti, Flamur Noka. Gjatë fjalës së tij Noka u shpreh se sot është një ditë historike për demokratët ndërsa shtoi se për Ramën është një ditë zie. 

Ai më tej shtoi se bashkimi është gjithçka për demokratët dhe se as këtij vendimi janë futur në një etapë të re. Noka më tej shtoi se kanë një misioni historik përpara për të rikthyer votën e lirë. 

“Sot është një ditë historike për demokratët. Është ditë e zezë për Edi Ramën. Skenari i tij për të përçarë PD, kanë marrë fund. Sot këshilli kombëtar i PD në lartësinë e detyrës që e ka ngarkuar demokratët arriti të përkthejë mesë mirë kërkesën e përhershme të demokrateve, por edhe të përkthehej mesazhin e protestës së 20 shkurtit. Bashkimi është gjithçka për demokratët. Pas këtij vendimi, ne jemi në një etapë të re. Tashmë të gjithë të bashkuar do vërshojmë cep më cep të Shqipërisë për të justifikuar këtë besim të demokratëve. Kemi një misioni historik përpara, të rikthehet vota e lirë. Prej 10 vjetësh shqiptarët nuk votojnë të lirë. Do të duhet një qeveri teknike, për ta arrirë këtë. Kjo do jetë motoja jonë.", tha Noka. 

2 VITE ME PARE

Përfundon mbledhja e kryesisë së PD-së, miratohen ndryshimet e propozuara

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së/ Miratohen propozimet
selia blu

TIRANË- Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike, ku janë miratuar ndryshimet statutore. Gazment Bardhi emërohet kështu bashkë me Agron Gjekmarkajn nënkryetar partie.

Ndryshimet statutore janë miratuar pas tre orësh debat. Tanimë pritet të mblidhet Këshilli Kombëtar për t’i dhënë vulën përfundimtare ndryshimeve.

Ndryshimet

Në nenin 47 te statutit të PDSH, pas pikës 2 shtohet pika 3 me përmbajtje si vijon:

Në rast se pas përcaktimit të përbërjes së Kryesisë së PDSH, sipas pikës 1 të nenit 47, deputetë anëtarë të Kryesisë së Grupit Parlamentar të PDSH, nuk rezultojnë anëtarë të saj, këta te fundit kooptohet me vendin Kryesie, si anëtarë të saj me të drejta të plota, deri në përfundimin e mandatit parlamentar, ose zgjedhjen e tyre sipas pikës 1 të nenit 47.

Ndërkohë, në nenin 51 të statutit të PDSH, pas pikës 2 shtohet pika 3 me përmbajtje si vijon:

Në rast se pas zgjedhjes së nënkryetarëve, sipas parashikimeve të nenit 45 rezulton se kryetari i grupit parlamentar të PD-së dhe sipas rastit Nënkryetari/Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë nuk janë fitues sipas kësaj procedure, atëherë ata automatikisht konsiderohen nënkryetarë të partisë për shkak të funksionit. Përgjatë këtij mandati secili prej tyre gëzon dhe ushtron të njëjtat të drejta dhe përgjegjësi si nënkryetarët e zgjedhur, për aq kohë sa gëzon funksionin e drejtuesit të grupit parlamentar të PD dhe/ ose atë të Nënkryetarit/Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë.

 

2 VITE ME PARE

"Duhet votim i fshehtë!", Sula: Jam shumë pro bashkimit por unë nuk marr pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së/ Miratohen propozimet
Dashnor Sula

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka komentuat mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së që do të mbahet ditën e sotme. Sula i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 u shpreh se votimi që pritet të ndodhë gjatë mbledhjes në lidhje me ndryshimet statutore janë një hap i gabuar pasi sipas deputetit do të krijojë pakënaqësi.

Sula shtoi se duhet votë e fshehtë dhe deklaroi se nuk do të marrë pjesë në mbledhje, megjithatë shtoi se është pro bashkimit.

“Nuk ka votim të fshehtë. Nuk ka kandidatura dhe alternativa. Duhet votim i fshehtë, ky është instituti i votës. Kur bën artifica për të bërë një angranazh të tillë, është zgjidhje e momentit dhe në afatgjatë krijon pakënaqësi.

Jam shumë pro bashkimit por duhet vota e fshehtë, që u trumpetua edhe nga Berisha. Edhe unë nuk marrë [pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, nuk pajtohem. Sjellja në opozitë është edhe fytyra e qeverisjes nesër. Me çfarë kartash do ta mundim Ramën? Duhet të kemi kartën morale”, tha Sula.

2 VITE ME PARE

“Na kanë vjedhur vulën, emrin dhe kryetarin!”, Topalli: Nuk kam ndryshuar qëndrim për Bashën

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së/ Miratohen propozimet
Jozefina Topalli

TIRANË- Jozefina Topalli në një deklaratë për mediat para mbledhjes së Këshilli Kombëtar të PD-së u shpreh se çdo opozitar duhet të ngrihej ndaj çdo dhunimi ligji apo padrejtësie.

Topalli më tej shtoi se PD-së i kanë vjedhur vulën, emrin si dhe kryetarin i cili është nën arrest. Ajo gjithashtu foli edhe për qëndrimet e saj ndaj Lulzim Bashës ku ajo më tej u shpreh se qëndrimet e saj nuk ka ndryshuar aspak. Ajo më tej shtoi se lider nuk të bën karrigia por vendimet të cilat shpesh mund të jenë edhe të forta dhe jo të gjithë pranuara, por mjafton të jenë të drejta.

"Themelore për çdo opozitar, është që ai të ngrihet ndaj çdo dhunimi të ligjit, çdo padrejtësie që të shohë vendin të vibrojë mes mekanizmave demokratik siç është respektimi i Statuteve. Të fokusohemi në tre elementë. Na kanë vjedhur vulën, emrin dhe kryetari nën arrest," u shpreh Topalli.

E pyetur nëse ka ndryshuar qendrim ndaj Bashës, Topalli u shpreh se asgjë s'ka ndyrshuar.

"Nuk kam ndryshuar asgjë në lidhje me Bashën. Nuk të bën karrigia as lider as të besueshëm, por vendimet që merr.", u përgjigj Topalli.

2 VITE ME PARE

"Janë gati të bëjnë çdo gjë për karrige", Murrizi letër publike Berishës: Hapja e partisë domosdoshmëri, ja pikat që duhen ndjekur

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së/ Miratohen propozimet
Myslym Murrizi

TIRANA- Deputeti Myslym Murrizi ka deklaruar me anë të një postimi në rrjetet sociale se nuk do të jetë sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Ai i është drejtuar publikisht ish-kryeministrit Sali Berisha, anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe demokratëve duke thënë se hapja e partisë është domosdoshmëri, por shqyerja e saj nën emrin hapje është fatale.

Në postimin e tij Murrizi disa pika ka renditur ku ai thotë se bie dakort me përfaqësuesit e Rithemelimit, por më poshtë ai i drejtohet veçanërisht Berishës duke renditur disa pika të tjera që sipas tij janë domosdoshmëri për mbarëvatjen e rrugëtimit të partisë. Ndër të tjera, Murrizi thotë se ndjej keqardhje kur sheh se ku e kanë katandisur opozitën servilët, siç thotë ai, që për karriken e tyre janë gati të bëjnë "çdo maskarallik".

Postimi i plotë i Murrizit:

Per aresye personale nuk do jem sot ne mbledhjen e keshillit kombetar, por siç thone “ elita” drejtuese apo kupola qe ka mare ne dore frenat e Rithemelimit, une nuk rri dot pa folur apo pa i bezdisur ne rehatine e tyre, ndaj po ju drejtohem publikisht edhe pse e di qe nuk ju vjen mire.

KUSH HARRON SHPEJT, GABON SHPESH DHE ZHGENJEHET SHUME

Qe Foltorja te mos kthehet ne Faltore, Rithemelimi ne Rikthim mbrapa,Konservatorizmi, ne Konserve te prishur, Vota ne Emerim dhe Partia ne grupim njerezish qe ja fusin njeri tjetrit, po Ju drejtohem publikisht kujdo qe do dhe di te lexoj pa hile dhe pa mllef duke ju sjelle ne kujtese kete vd turpi ne historine 34 vjeçare te PD

I Nderuar Doktorr Berisha

Te Nderuar antare te keshillit kombetar

Te Nderuar DEMOKRAT kudo qe jeni por ne veçanti Ju delegat te Kuvendit Kombetar te 11 dhjetorit 2021 dhe te 30 prillit 2022

Po ju drejtohem publikisht me disa pyetje qe kane ne thelb sjelljen me dy standarte jasht statutore per nje grup te ngushte njerezish qe per hater te pazareve te pista katapultohen jashte çdo norme morale te artikuluar ne çdo takim qysh nga data 9 shtator 2021 kur te gjithe keta ne bllok perjashtuan Berishen dhe deputetet qe mbeshteten Berishen ne fillimet e FOLTORES

Po ju drejtohem Ju Doktorr se eshte e kote te pyes Flamurin, Edin, Oertin, Luçianon, Albanen apo cilindo nga 25 antaret e kryesis apo 12 sekretaret e zgjedhur me votim nga keshilli kombetar, pasi e di mire qe pothuajse te gjithe do ngrene supet dhe do drejtojne gishtin nga ballkoni Juaj

Hapja e partise eshte domosdoshmeri por shqyerja e saj nen emrin hapje eshte fatale

Jam dakort qe Foltorja te jete Faltore per cilindo qe kerkon te kontriboj si opozitare por pa shkelur asnje rresht te statutit dhe pa e bere statutin qesharak apo leter pa vlere sa here qe na duhet per te perkedhelur dike

Jam dakort qe Rithemelimi te quhet edhe Rikthimi por jo te kthehet permbys çdo gje e bere per hater te kenaqies se 10 personave sepse Partia eshte shume me e madhe se kaq dhe antaresia eshte shum me shume e vlefshme se cilido prej nesh

Jam dakort qe mund te ndryshojme programin dhe boshtin ideologjik te partise dhe nga konservatore qe u tha mund te qendrojme ne qender e djathte, por jo nga konservatore ta kthejme ne parti konservash

Jam dakort qe fraksionet te kene perfaqesuesit e tyre ne çdo organ drejtues por jo fraksioneve tu lihet shumica dhe shumica te dale fraksion

Te gjitha sa thashe me lart duhen zgjidhur brenda nje morali te pranuar se ndryshe morali qe japim per veten dhe per çdo opozitare eshte amoraliteti i theksuar dhe frike apo zbythje nga frika apo nga interesi nga çdo parim qe eshte artikuluar prej 9 shtatorit 2021 ose tregojme mungese karakteri ne çdo gje qe themi duke bere zero besimin per tu qendruar parimeve, moralit, karakterit , dinjitetit dhe se fundi statutit

Me bindjen e plote qe nga ky shkrim do merziten te “ falurit” te “ rikthyerit” dhe me shume se sa keta vete do merziten servilet e peshtire, mjeranet, vemjet dhe “ sklleverit” qe nuk mendojne kurre por duartrokasin çdo gje qe thote lideri, qe te duan kur te do lideri, te urrejne e te shajne kur nuk te do lideri, as ma ndjen fare siç nuk ma ka ndjere ne keto 34 vite, sepse kurre nuk bej “ pazar” me LIRINE time per hater te çdo karrikje te qelbur kudo qe ajo mund te jete, kur karrikes i vjen era qelbesire

I Nderuar Doktorr Berisha

E para duhet mbledhur nje kuvend kombetar i jashtezakonshem qe te anulloj disa vendime te kuvendit kombetar te dates 11 dhjetor 2021, sepse te gjithe keta jane te perjashtuar

E dyta ne kete kuvend le te rizgjidhet nje keshille i ri kombetar sepse mbi 30 % e te zgjedhurve ne 30 prill 2022 nuk jane as fizikisht e as politikisht aktiv e funksional

Sipas statutit te gjithe deputetet jane automatikisht antare te keshillit kombetar por pasi te anullohet perjashtimi i tyre

Keshilli i ri kombetare pastaj te zgjedh kryesine e re dhe sekretariatet, e ne kete gare le te kanidoj kush te doje, por kushdo qe kerkon dhe aspiron per poste, duhet te vij vetem nepermjet votes se ndryshe tallemi me veten dhe me çdo demokrat e çdo opozitare kudo qe eshte

Sa per numrin e nenkryetareve, antareve te kryesis, sekretariateve nuk ka asnje rendesi nese do jene 4-6-10 apo 25, por sejcili duhet te zgjidhet me vote

Po shkelem statutin ose po e ndryshuam ate per çdo te zemeruar atehere do te zemerohen te gjithe ata qe ndjehen te poshteruar, te perdorur, te tradhetuar apo te prere ne bese nga ajo çfare ka sherbyer si kauz ne kete periudhe qysh me 9 shtator 2021

Sinqeriteti im nuk ju ben dem askujt dhe fatkeqesisht koha ka treguar qe kam patur te drejte ne çdo reagim, qendrim apo mendim timin te shprehur si brenda strukturave ashtu edhe publikisht, edhe pse larot politik sezonal me kane etiketuar me ligesine e gjuhes se tyre lepirese qe nuk njeh kufij se çfare lepine dhe sa lepijne

Pse Flamuri, Edi, Oerti, Luçiano dhe 20 antaret e tjere te kryesise pranuan garen dhe voten e keshillit kombetar ndersa Gazi, Agroni apo Jorida e te tjere duhet te “ gradohen” pa vote????

Kush eshte ndryshimi mes Tyre dhe çfare kane me shume apo me te rendesishme grupi i dyte nga te paret?????

Nese kjo behet ateher kush eshte morali qe percjellin per te tjeret?

Apo kush shane me shume, kush mashtron me shume, kush rreh apo ju hedh gaz lotsjelles demokrateve dhe kush e dredh me shume per interesa te menderes se tij, rrespektohet, vleresohet, gradohet dhe promovohet pa gare????

Edhe pse dyshoj shume ne kete “ afrim” te tille qe nuk ka sinqeritet, ne kete bashkim mekanik dhe fallco qe pas kesaj levizje ka qellime te tjera, perseri me sforco do ta pranoja nese çdo gje vjen nga gara dhe nga vota, ndryshe behemi me keq se çishim dhe me keq se rilindja

Qofsha i gabuar por qershori eshte afer dhe “ endrra” e kujdo tinzari do dali ne shesh megjithese per kategorine e tyre qe lepijne pa problem çfare kane peshtyre asgje nuk eshte tabu

Une jam rikthyer ne keshill kombetar me votat e delegateve te kuvendit kombetare te 30 prillit 2022,pasi ky kuvend miratoi rezoluten qe njihte si gabim fatal djegien e mandateve dhe faljen e 60 bashkive Rames, por kurre nuk do pranoja pa votim te delegateve dhe pa u kerkuar ndjese per lajthitjen kolektive te shkurtit 2019

Jam rikthyer per te kontribuar ne opozite per nje force politike te qendres se djathte, qe ka ne themel te saj VOTEN ne çdo gare dhe qe nuk ben pazar me moralin e asaj çfare eshte thene publikisht e eshte sanksionuar ne statut

I Nderuar Doktorr Berisha

Uroj e shpresoj qe te harxhosh 10 minuta kohe qe ta lexosh pa dyshime “ armiqesore” jashte çdo ngarkese negative dhe jo si sms e nje thashethemexhiu qe kerkon te bjeri ne sy si nje njeri qe ju do te miren, por si fjale zemre te nje njeriu qe ka kontribut ne kete force politike qysh nga data 8 dhjetor e qe ne 34 vite pluralizem ka qene ne pushtet vetem 5 vjet 1992-1997, e prej 27 vitesh opozitare me deshire e koshience te plote ne mbrojte te bindjeve te tija si nje QYETARE I LIRE qe nuk ka ndermen te ndryshoj KURRE per askend dhe per asgje dhe qe mban qendrim te pa lekundur me parimet morale te karakterit, dinjitetit dhe shpirtit te lire

Te Nderuar Antare te keshillit kombetare

Heshtja vret me shume se fjala, hipokrizia dhe konformizmi hipokrit, demton me shume se çdo e vertete sado e hidhur qe te jete

Prandaj mos heshtni dhe mos ngrini duart lart e te duartrokisni per çdo shkaterrim te asaj qe eshte arritur fale qendreses dhe sakrifices tuaj dhe te çdo DEMOKRATI ne keto 11 vite te peshtira dhe veshtira te opozites se pazareve te pista per interesa te ngushta te individeve skuthe qe nuk kane kufij morali dhe shtylle kurrizore

Ju bej thirrje atyre antareve te keshillit kombetare qe e dine mire se çfare do te thote te shkelesh voten e te jesh me dy standarte

Kjo leter e gjate publike nuk eshte per ata qe i servilosen Berishes e qe neper tavolina i thone njeri tjetrit se sa te bashkohen se pastaj do jua fusi Doktorri ketyre, e as per ata qe shohin Gazin si perendi dhe shpetimtare e qe i thone njeri tjetrit qe Gazi eshte shume i zoti dhe sa te fusi kembet por shifni kur tja fusi Berishes sa ti heqin mandatin Berishes

Une nuk shkruaj dhe nuk flas kurre per ata qe ne mendje kane te futmen dhe si zgjuarsi quajne pabesine, sepse e di shume mire qe nese rrezatojme kete moral dhe shfaqemi para Shqiptareve sikur bejme politike te madhe duke ja futur njeri tjetrit ne kohe te ndryshme, rrini pa merak se do na e fusin Shqiptaret sa krahu ne 2025 perseri dhe une nuk jam “ trim” e “ guximtare” qe te perkedhelem apo ta mare si “ rrespekt” te futmen

Do te kerkoja shume miqesisht qe sejcili opozitare, demokrat antare apo i zgjedhur ne forumet drejtuese ta lexoj me syte dhe mendjen e tij, jo si vasal apo skllav i mendimeve te te tjereve dhe do me jepni te drejte shume shpej, sepse sot e di qe do me shani siç keni bere disa here, por une ju kam mirekuptuar ngaqe nuk kam ndermend te ndryshoj kurre

Vetem kur shoh keto pamje ndjej keqardhje se ku e kane katandisur opoziten servilet qe per karriken e tyre te dhjere jane gati te bejne çdo maskarallik.

keshilli kombetar i pd 5 mars 2024

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje