LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

KQZ miraton fletën e votimit për Tiranën, koalicioni 'Bashkë Fitojmë' pa emër, edhe PS kundër: Krijon paqartëso! Qerim Ismailaj shkon për hetim të thelluar

 • Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen sot për miratimin e fletës së votimit për kryetar bashkie dhe për këshillat bashkiak. • Në mbledhje janë miratuar të dy llojet e fletës si ajo për kryetar bashkie dhe për këshillat bashkiak. • Por debate në mbledhje ka krijuar mosvendosja e një emri lideri në koalicionin 'Bashkë Fitojmë'. • Përfaqësuesi i PD-së së Enkelejd Alibeajt, Indrit Sefa ka deklaruar se duhet që të vendoset emri i kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Metës në këtë koalicion, pasi kështu votuesit nuk konfuzohen. • Ndërsa kryekomisioneri Ilirjan Celibashi theksoi se kjo nuk ka pse shqetëson dhe nuk lidhet fare me PD-në. Por kundër ishte dhe Partia Socialiste. •Megjithatë vendimi u mor dhe është në dorën e opozitës që ta ankimojë. • Po ashtu, Celibashi sot i ka hapur rrugë kandidimit për Kryetar Bashkie kandidatit të PS-së për Bashkinë Mallakastër, Qerim Ismailaj. • Por më parë, Ismailaj duhet që të shkojë për hetim të thelluar në Prokurorinë e Tiranës.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

KQZ i hap rrugën e kandidimit të Qerim Ismailajt në Mallakastër, por fillimisht e çon në prokurori për hetim të thelluar

KQZ miraton fletën e votimit për Tiranën, koalicioni
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka deklaruar se kandidati për Kryetar Bashkie i PS për Bashkinë Mallakastër, Qerim Ismailaj do të shkojë për hetim të thelluar në Prokurorinë e Përgjithshme. Kjo pasi vetë kandidati në formularin e dekriminalizimit është i përgjigjur me Po, pyetjes nëse ka qenë në hetim apo gjykim në shtet tjetër. Celibashi u shpreh se nuk ka ndalim për Ismailajn nga pikëpamja e ligjit që të jetë kandidat për kryetar në zgjedhjet e 14 majit.

“I vetmi ligj që na tregon nëse një person është i dënuar është kodi penal. Ligji për dekriminalizimin na informon, pra vlerëson atë çfarë ka prodhuar kodi penal, jo në vetvete disponon mbi cilësitë e një personi bazuar në rekordet e tij penale, për të kandiduar ose jo. Në rastin konkret subjekti në fjalë është i paqenë. Subjekti nuk është i dënuar, as me kusht, është zgjedhje e ligjvënësit në këtë rast pse ka krijuar këtë avantazh por është kështu. Konsiderohet i paqenë, nuk ekziston. Dhe kur janë plotësuar kushtet për dënimin alternative sipas dokumentacionit nga prokuroria. Nuk ka ndalim për atë nga pikëpamja e ligjit që të jetë kandidat për kryetar në zgjedhjet e 14 majit. Tej kësaj, meqë në formularin e vetëdeklarimit, ai pyetjet: A ke qenë ndonjëherë në hetim ose gjykim, i është përgjigjur me PO është rasti për ta ridërguar për hetim të thelluar në Prokurori. Nëse bëhet fjalë për të njëjtat raste që janë vlerësuar më parë. Si komisioner s’mund ta marr të mirëqenë, ndaj duhet të presim Prokurorinë”, tha Celibashi.

3 VITE ME PARE

Emri i Metës te koalicioni 'Bashkë Fitojmë', debati në KQZ, Celibashi: Rregullo tonin, je i paedukatë. Sefa: Po vendos precedentë të rrezikshëm

KQZ miraton fletën e votimit për Tiranën, koalicioni
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Mosvendosja e emrit të një lideri në krye të koalicionit 'Bashkë Fitojmë' ka krijuar debate në mbledhjen e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Në koalicionin 'Bashkë Fitojmë' nuk është vendosur emri i askujt dhe kjo ka bërë që përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Alibeajt, të mos e pranojnë dhe të kërkojnë vendosjen e emrit të Metës në krye të koalicionit. Celibashi nga ana tjetër ka deklaruar se vendosja apo jo e emrit të Metës nuk ka lidhje me PD-në e Alibeajt. 

Debati i plotë:

Sefa: E dëgjova me vëmendje përfaqësuesin e PL, më fal të koalicionit Bashkë Fitojmë, dhe nuk e kuptova nuk do të vendosë emrin e Metës në fletë?

Kazia: Ligjvënësi e ka përcaktuar qartë a duhet a s'duhet vendosur, bën pyetje retorike me përgjigje brenda. Po duke qenë se është i ri, KQZ s'ka lindur në 2021.

Sefa: Ky është precedent i parë që vjen një propozim pa emër kryetari të partisë që e kryeson.

Salianji: Palët përcaktojnë armët që dalin në garë, fleta mund të jetë edhe konsensus mes nesh. Të dielën të gjithë do votojmë me fletë votimi, ligji është i qartë në këtë pjesë. Përmbajtja e fletës së votimit, dhe elementët duhet të përmbajë. Pika 3 dhe është një variant që i kemi propozuar KQZ, emrat e subjekteve vendosen në fletë, përbri emrit të partisë vendoset sigla, dhe shkronjat nistore, numri si edhe emri i kreut të partisë. Sa i përket debatit, do isha të pranohej kjo fletë, nëse nuk do kishte debat në këtë sallë, nëse nuk do kishte konfondim. Nëse nga PD e kemi një arsye pse duan emrin, nga përfaqësuesi i Bashkë Fitojmë, nuk kemi arsye pse mos vendoset. Derisa ka një shqetësim, jeni ju si komisioner që të lejoni të mos krijohet ky konfuzion. Pra, do thoja të ftoni subjektin Bashkë Fitojmë të paraqesë emrin e kryetarit që drejton këtë koalicion.

Kaziu: Qëndrimet e njëjta, të njohura jo vetëm në këtë seancë, tregojnë haptazi marrëveshjen dhe qëndrimet e tyre për objektiva të përbashkëta. Ligji është i qartë le të aplikohet. Vënia në dukje e një kryetari të partie nuk do të thotë se zgjedhjet

Celibashi: Vendosja ose mosvendosja e Metës në fletë çfarë interesi ka në raport me subjektin tuaj?

Sefa: Rëndësi thelbësore në respektimin e ligjit. Zgjedhësi duhet ta dijë që ky koalicion ka PL, PDK dhe PBDNJ dhe nuk ka një parti me këtë logo dhe fakti që në fletë që ligjërisht drejtohet nga Meta, duhet të specifikohet në fletë. Është precedenti i parë dhe shumë i rrezikshëm!

Celibashi: Rregullo tonin kur flet me Komisionerin.

Sefa: Që në fillim kur ka nisur ky proces me Partinë Demokratike. Keni bërë veprime që kanë cenuar ligjin dhe rëndë procesin zgjedhor.

Celibashi: Po tregoheni shumë i paedukatë. Jep argumentet dhe më lër mua të flas. Nuk më imponohesh dot.

Sefa: Unë nuk i imponohem njeriut, nuk i bëj presione njeriut. Precedenti që ky komision ka në 32 vite, është rasti i parë që po tentohet të kalohet një fletë votimi pa emrin e drejtuesit të partisë.

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet e 14 majit, KQZ miraton fletën e votimit, krah koalicionit Berisha-Meta nuk do të ketë emër (DEBATET)

KQZ miraton fletën e votimit për Tiranën, koalicioni
Pamje nga mbledhja

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka diskutuar sot lidhur me përmbajtjen e fletës së votimit për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale të 14 majit. Gjatë mbledhjes së sotme, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt, Indrit Sefa pati debat me përfaqësuesin e koalicionit "Bashkë Fitojmë", mbi vendosjen e emrave në fletën e votimit. Kjo pasi krahas emrit të koalicionit nuk është vendosur as emri i Sali Berishës dhe as i Ilir Metës. Sefa në fjalën e tij ngriti shqetësimin se përse fshihet emrin i Ilir Metës si drejtues i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë”, ndërsa përfaqësuesi i PL-së, Altin Kazia i kujtoi së historia e KQZ nuk his me të. 

Pjesë nga debatet në mbledhje:

Sefa: Të dyja propozimet nuk mbështeten në Kod, nuk duhen pranuar sic janë. Ka një precedent të mirë në 2021 pas një debati u vendos një standard kemi pas dy koalicione PD-AN dhe ABEOK, në këtë rast fleta doli që emri i kreut të partisë drejtuese të koalicionit ishte përcaktuar në fletë. 

Kazia: Flasim për fletën e votimin do bëjmë mbledhje apo shoë politik me fletë me ngjyra nuk është as portokollia. ( Sefa nxori foto te fushate bashke fitojme )

Sefa: Deputete e PL me logon e PD, nëse do toleroni më këto shfaqje, është cështje dhe qëllim për të ngatërruar zgjedhësit, nëse lejoni këtë padrejtësi, ne mendojmë se kjo nuk i shërben procesit zgjedhor dhe I vë minat procesit. Lidhur me propozimin për fletën, jemi dakord me konfigurimin, por duhet të përcaktohet emri i kryetarit të partisë që drejton koalicionin. Meta ka 20 vjet kryetar, nuk hiqen emrat kaq kollaj. S’kemi pse bëjmë diskutime me fshehje emrash.

Celibashi: Ngritën edhe një çështje për logon, por nuk kemi një shqyrtim të saj, në këtë moment. Jemi te fleta.

Sefa: Krijohet konfuzion. Personat që nuk përfaqësojnë PD, dalin me logon e PD dhe fakti që nuk shënohet emri i drejtuesit të koalicionit i shtohet konfuzionit.

Kazia: Vijojmë me skena portokalli e sarkazëm për interesa të një subjekti tjetër. Përdorimi i një gjuhe fyese denigruese kundrejt jush, administratës së KQZ, një gjuhë urdhëruese, është e papranueshme dhe merr kohë të panevojshme dhe na heq nga fokusi kryesor. Mekanizmat ligjore janë të qartë. Nëse pretendohet se ka shkelje, ta denoncojë pranë jush. Me ardh me skena të tilla me thënë dua emrin e këtij, të hiqet kjo e të bëhet ajo, më duket e papërshtatshme.

Sefa: E dëgjova me vëmendje përfaqësuesin e PL, më fal të koalicionit Bashkë Fitojmë, dhe nuk e kuptova nuk do të vendosë emrin e Metës në fletë?

Kazia: Ligjvënësi e ka përcaktuar qartë a duhet a s'duhet vendosur, bën pyetje retorike me përgjigje brenda. Po duke qenë se është i ri, KQZ s'ka lindur në 2021.

Sefa: Ky është precedent i parë që vjen një propozim pa emër kryetari të partisë që e kryeson.

Salianji: Palët përcaktojnë armët që dalin në garë, fleta mund të jetë edhe konsensus mes nesh. Të dilën të gjithë do votojmë me fletë votimi, ligji është I qartë në këtë pjesë. Përmbajtja e fletës së votimit, dhe elementët duhet të përmbajë. Pika 3 dhe është një variant që i kemi propozuar KQZ, emrat e subjekteve vendosen në fletë, përbri emrit të partisë vendoset sigla, dhe shkronajt nistore, numri si edhe emri i kreut të partisë. Sa i përket debatit, do isha të pranohej kjo fletë, nëse nuk do kishte debat në këtë sallë, nëse nuk do kishte konfondim. Nëse nga PD e kemi një arsye pse duan emrin, nga përfaqësuesi i Bashkë Fitojmë, nuk kemi arsye pse mos vendoset. Derisa ka një shqetësim, jeni ju si komisioner që të lejoni të mos krijohet ky konfuzion. Pra, do thoja të ftoni subjektin Bashkë Fitojmë të paraqesë emrin e kryetarit që drejton këtë koalicion.

Kaziu: Qëndrimet e njëjta, të njohura jo vetëm në këtë seancë, tregojnë haptazi marrëveshjen dhe qëndrimet e tyre për objektiva të përbashkëta. Ligji është I qartë le të aplikohet. Vënia në dukje e një kryetari të partie nuk do të thotë se zgjedhjet

Celibashi-Sefës: Vendosja ose mosvendosja e Metës në fletë cfarë interesi ka në raport me subjektin tuaj?

Sefa: Rëndësi thelbësore në respektimin e ligjit. Zgjedhësi duhet ta dijë që ky koalicion ka PL, PDK dhe PBDNJ dhe nuk ka një parti me këtë logo dhe fakti që në fletë që ligjërisht drejtohet nga Meta, duhet të specifikohet në fletë.

kqz 15 prill 2023

Sondazh

Poll

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë