Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Ditën e sotme ishte planifikuar të zhvillohet mbledhja e Sekretariatit të Etikës për deputetët e opozitës, pas kaosit dhe protestës në seancën e fundit plenare. • Mbledhja u ndërpre nga deputetët e PD-së, të cilët protestuan në sallë, ndërsa PS lajmëroi dhe Gardën të ishte prezente. • Në një moment, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka i ka shkulur mikorofonin Klotilda Bushkës, e cila vendosi ndërprerjen e mbledhjes. • Pas kësaj, Noka në fjalën e tij për gazetarët akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, se e urrejnë opozitën. • Noka tha se opozita nuk do të njohë asnjë vendim të Komisionit të Etikës, të cilat i konsideroi si vendime të “narkos”. • Ai më tej tha se qeveria të cilën e cilësoi si "bandë hajdutësh" do të ketë opozitën përballë në datën 7, ora 18:00, ku shtoi se e gjithë Shqipëria do të jetë në Tiranë për mosbindje civile. • Pas revoltës së opozitës në parlament, PS kërkoi masë disiplinore deputetët Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka folur para mediave pas ndërprerjes së mbledhjes së Sekretariatit të Etikës nga opozita. Gjatë fjalës së tij Noka akuzoi Kryeministrin Edi Rama dhe Kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, se e urrejnë opozitën. Noka tha se opozita nuk do të njohë asnjë vendim të Komisionit të Etikës, të cilat i konsideroi si vendime të “narkos”.
Ai më tej tha se kjo bandë hajdutësh dhe narkosi do të kenë opozitën përballë në datën 7, ora 18:00. Noka tha se e gjithë Shqipëria do të jetë në Tiranë për mosbindje civile.
"Mazhoranca të kërkojë me ngulm të mos ketë opozitë në parlament. Është unike dhe këtë e bëjnë vetëm regjimet narkos, Rama dhe zonja 5 mln euro e doganave e urrejnë opozitën, kanë tmerr opozitën. Ajo flaka e karrigeve i ka tmerruar, se shohin që gjuhët e asaj flake mund të lëpijnë diku nesër nga Surreli apo thasët e parave që kanë fshehur. Ata që kanë vjedhur pronën publike, ata që kanë vjedhur 10 mld euro në këto vite, qajnë me lot krokodili pasurinë e famshme publike të një karrigeje. Kjo është fytyra e këtij regjimi, narko, bandë hajdutësh. Mendojnë se me kërcënime të tilla mund ta intimidojnë opozitën. Ka mbaruar ajo ditë kur ata bënin ç’të donin me opozitën," tha ai.
TIRANË- Mbledhja e Sekretariatit të Etikës është ndërprerë ditën e sotme. Gjatë mbledhjes së sotme, deputetët e Opozitës kanë shkuar në takimin që po mbahej mbledhja dhe kanë protestuar.
Noka për gardën: Nxirri jashtë
Noka i shkul mikrofonin Bushkës: Me hajdutët nuk flitet! Nuk më përjashton dot ti, krimi i organizuar nga Parlamenti. Ju po përfaqësoni krimin e organizuar, ju jeni hajdutët e këtij vendi. Garda përjashtë! Ju përfaqësoni krimin, keni vjedhur Shqipërinë.
Bushka ndërpret mbledhjen
Noka: Ik qërohu!
TIRANË- Ditën e sotme në orën 15:00 mblidhet Sekretariati i Stikës për të shqyrtuar kërkesën e grupit të PS për marrjen e masave ndaj deputetëve të opozitës, pas incidentit në seancën e së hënës në Kuvend. Flamur Noka teksa u pyet nga gazetarët se si do të ragoajë ai në do të dënohet për incidentit që ndodhin në seancën e kaluar plenare ai u përgjigj se nëse do të dënohet herës tjetër e ka radhën kryesia e Kuvendit.
“Nëse dënohem, herës tjetër e ka radhën kryesia e Kuvendit”, tha Noka.