Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
LIVE UPDATES
Mblidhet Komisioni i Ligjeve/ Debate mes Bardhit dhe zv.ministres së Mbrojtjes për majorin e kapur në Holandë
• Komisioni i ligjeve diskuton projekligjin për zonat usharake. • Debate mes Gazment Bardhit dhe zv.ministres së Mbroojtjes për majorin e kapur me drogë në Holandë. • Xhafaj kritik ndaj punës së KLGJ • Debate dhe brenda PS, Xhafaj dhe Gjiknuri 'përplasen' për drejtësinë • Çupi: Akt korruptiv, nuk i shërben të mirës publike • Komisioni mbylli punimet duke votuar rregulloren përkatëse për nën-komisionet për përzgjedhjen e kandidatrëve për Këshillin e Lartë të Prokurorisë në këtë rast për plotësimin e një vakance.
4 artikuj për këtë temë.
3 VITE ME PARE
Projektligji për pronat ushtarake, debate në komision, Çupi: Akt korruptiv, nuk i shërben të mirës publike
Dhurata Çupi
TIRANË- Pronat e Ushtrisë nuk do të mbrohen më nga Policia Ushtarake, por vetëm nga strukturat që e administrojnë pronën ushtarake. Ky është një nga ndryshimet ligjore në projektligjin e hartuar nga Ministria e Mbrojtjes për “Policinë Ushtarake”, që përplasi mazhorancën dhe opozitën në Kuvend, pasi Partia Socialiste e cilëson një vendim të rëndësishëm ndërkohë opozita e cilëson si një akt korruptiv. Deputetja demokrate Dhurata Çupi kërkoi informacione se si do mbrohen pronat e ushtrisë, pasi ndryshimi i këtij ligji e cenon këtë. Ndwrkohw zv.ministrja e Mbrojtjes Dallwndyshe Bici u shpreh se ky projektligj ka hasur vështirësi në zbatimin e tij. Qëllimi i ndryshimeve ligjore është që e gjithë struktura të realizoj misionin në mbështetje të ligjit dhe e gjithë struktura të ketë një trajtim të barabartë.
REPLIKAT NË KOMISION:
Dallëndyshe Bici: “Ligji i miratuar në vitin 2015 ishte risi për strukturën e policisë ushtarake. Ishte hera e parë që u krijua një kuadër ligjor për policinë ushtarake. Por, ky projektligj ka hasur vështirësi në zbatimin e tij. Qëllimi i ndryshimeve ligjore është që e gjithë struktura të realizoj misionin në mbështetje të ligjit dhe e gjithë struktura të ketë një trajtim të barabartë”.
Denis Deliu: “Ka karakter Teknik, s’lidhet me programin e Këshilli i Ministrave. Lidhet me projekt aktet e Ministrisë së Mbrojtjes. Ky projektligj vjen në kuadër edhe të krijimit të institucioneve të reja të drejtësisë. Do të mundësojë rregullimin e marrëdhënieve ligjore mes policisë ushtarake dhe agjencive të tjera ligjzbatuese. Ka efekte financiare shtesë për Ministrinë. 135 milionë lekë, nga ky ndryshim 27 mln lekë nga buxheti i ministrisë së mbrojtjes”.
Dhurata Çupi: “Siç është bërë tashmë e udhës edhe ky është ligj me interesa korruptive. Është një ligj që vetëm interes publik nuk ka. Është ligj i varfër në terminologji. Është ligj me 15 nene, që gjithë atë që e kam thënë, që ju në 15 nene, vetëm një nen ju intereson, pra neni 10. Të tjerat janë zbukurime. Ka theks të fortë korruptiv. Neni 10, shkronja A, ndryshon ‘mbron pronën shtetërore policia ushtarake’ në ‘mbështet pronën shtetërore’. Nuk duhet të kaloj në komisionin e ligjeve. Kush i mbron tanimë pronat ushtarake, nëse nuk e bën policia ushtarake? Në shkronjën k, pas fjalëve “në mbrojtje të personaliteve ushtarake”, dhe ato civile. Pse u dashka ministri të mbrohet me ligj të veçantë?”.
Ndryshimet ligjore në ligjin për Policinë Ushtarake kaluan me 12 vota pro dhe 4 kundër. Ndryshimet parashikojnë rregullimin e marrëdhënieve ligjore Policisë Ushtarake dhe agjencive të tjera ligjzbatuese, si edhe trajnimin e kësaj strukture pranë forcave ushtarake të NATO-s
3 VITE ME PARE
Debatet në Komisionin e Ligjeve/ Xhafaj e Gjiknuri 'përplasen', Majko ‘godet’ me bërryl socialistin
Fatmir Xhafaj
TIRANË- Miratimi i rezolutës për Këshillin e Lartë Gjyqësor nxori në pah edhe rrymat e kundërta brenda Partisë Socialiste. ishin Damian Gjiknuri dhe Fatmir Xhafaj ata që 'përplasen' sot për mënyren e funksionimit të reformës në drejtësi si edhe për rekomandimet që i duhen dhënë KLGJ-së për vitin e ardhshëm. Gjatë fjalës së tij, Xhafaj tregoi disa rezerva në menaxhimin e insticioneve të drejtësisë, gjë që sipas Gjiknurit ka ardhur për shkak të skemës së komplikuar ku hartues ka qenë pikërisht Xhafaj. Gjatë debateve, socialisti tjetër Pandeli Majko sinjalizoi me bërrul Gjiknurin në mënyrë që ai të bënte pas, por ky i fundit vijoi fjalën e tij.
REPLIKAT MES DAMIAN GJIKNURIT DHE FATMIR XHAFAJT:
Fatmir Xhafaj: Një projektrezolutë, që do të kthehet në rezolutë nga Kuvendi, për KLG, në fundin e muajit korrik, për vitin 2022. Kjo është e gjitha një absurditet që nuk arrij dot ta kuptoj. Tjetër gjë themi në gjykimet politike të caktuara dhe tjetër shprehim në rezolutë. Sepse nëse themi që kemi shqetësim lidhur me disa qëndrime, ose me proporcionali tetin në hetime dhe gjykime nga GJKKO, nuk kemi vend tjetër ku ta artikulojmë dhe ta shkruajmë. Ishte pikërisht kjo rezolutë. Ose kjo i bie që nuk ishte në interes të punës, por thjesht retorikë politike për arsye të tjera.
Damian Gjiknuri: Disa nga gjërat që sugjeroi zoti Xhafaj mund të shikohen, ai mund t’i sillte edhe vetë me shkrim, do të ishte më normale. Unë mendimet e mia i them kurdo, por e rëndësishme është që asnjëri të mos niset nga vështirësitë e zbatimit. Ne kemi zgjedhur një model, i cili ka vështirësi, është shumë më i mirë sesa situata e mëparshme, dhe këtu jemi dëshmitarë të gjithë. Nga ana tjetër, patjetër që ka gjëra për të përmirësuar.
Këto përplasje nuk mbeten pa u komentuar edhe nga opozita, e cila kërkoi shtyrjen e kësaj pike të rendit pas zhvillimit të seancës dëgjimore mbi hartën e re gjyqësore.
Dhurata Çupi: Është më shumë një betejë supremacisë individuale, kush thotë fjalë të bukura dhe kush kundërshton njëri-tjetrin. Unë propozova diçka konkrete, të shtyjmë rezolutën për ta plotësuar me çështjet që do të dalin nesër nga dëgjesa. T’i japim Kuvendit një rezolutë serioze dhe meqë e keni kaq shumë seriozisht këtë punë, ta shtyjmë dhe të nxjerrim një punë të mirë. Të tjerat janë çështjet e konflikteve të brendshme të PS që i sillni në Komisonin e Ligjeve.
Në debat u përfshi dhe kryetarja e Komisionit e cila ju drejtua anëtarëve të Partisë Demokratike që të shohin hallin e partisë së tyre.
Klotilda Bushka: Lërini tani konfliktet e brendshme apo të jashtme, shihni hallin tuaj, te partia juaj, se ne me njëri-tjetrin e kemi të qartë që, edhe pse mund të kemi mendime të kundërta, e respektojmë njëri-tjetrin, nuk e ndajmë partinë në dysh.
3 VITE ME PARE
Xhafaj kritik ndaj punës së KLGJ: Ka vend për përmirësime, jep edhe disa rekomandime
Pandeli Majko
TIRANË- Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ku pritet të miratohet pr/rezulota për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë Gjyqësor gjatë vitit 2021, deputeti socialist Fatmir Xhafaj u shpreh se është absurde që një këshill me staf me më shumë se 100 vetë staf të mos ketë mbyllur ende rregulloret, ndërsa listoi një sërë rekomandimesh për KLGJ.
Fatmir Xhafaj:"Krahasuar me KLP, KLGJ ka merita të pakrahasueshme, në krahasim me pritshmëritë ka vend për më mirë. Ne I themi të përmbyllin vakancat, kur? Ka mundësi brenda 2022? Kur i themi për takime të përbashkëta me KLP, duke vënë theksin mbi unifikimin e zbatimit të ligjeve, s’e kuptoj dot, ne mund t’I themi po për të bashkërenduar qëndrimet, Këshillat s’merren me unifikimin. Ne thamë, Këshilli ka nevojë për një strategji të informimit dhe komunikimit me publikun. Sot këshilli nuk e ka një strategji. Duhet të shtoj edhe disa sygjerime, Duhet t’i shtojmë një rekomandim shtesë që këshilli të përmbyllë aktet nënligjore që rrjedhin nga kuadri ligjor, është absurde që një këshill me staf me më shumë se 100 vetë staf të mos ketë mbyllur rregulloret, është absurde.Një tjetër rekomandim, lidhet me nevojën e sistemit të menaxhimit të cështjeve, për një bashkërendim të punës të të gjitha institucioneve të sistemit përfitues të kësaj teknologjie. Ndoshta është moment t’I thonë kuvendit kur e mbyllin këtë gjë, dhe cfarë kërkojnë nga Kuvendi, nuk ishin në gjendje të thonin sa fond duhet që I gjithë sistemi të jetë funksional, që sistemi mos cicmic si sot.
Mendoj se ka ardhur momenti të vemë theksin për një menaxhim më të mirë të gjykatave, duke shtuar këtu trajnimin e tyre dhe ushtrimin e kontrolleve. Sot kemi një këshill që nuk shkon të shohë si funksionon, e kanë ata përgjegjësi menaxhimin e gjykatave, shërbimet në gjykatë. Kur thashë për analizat, I qëndroj asaj se këshilli duhet të bëjë dy analiza, stoku në gjykatën e lartë dhe apel, dhe vakancat në sistem. Nëse bëjnë këtë tërësi statistikash shumë të mira, kjo bazë do duhet të shërbenin për të arritur në disa zgjidhje të mundshme pa prekur kuadrin ligjor. Nuk ka dështuar reforma, por menaxhimi ynë për mënyrë si jemi qasur e si vijojmë t’i qasemi asaj. Një tjetër rekomandim është hartimi I një sistemi vlerësimi performance të drejtuesve dhe kancelarëve të gjykatave.” -u shpreh Xhafaj.
3 VITE ME PARE
Majori i vënë në hetim në Holandë, Bardhi: paradite i shërben NATO-s, pasdite shtëpisë së barit, PS: Do ndiqen hapat ligjorë
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti demokrat Gazment Bardhi solli sërish në vëmendje rastin e ushtarakut të ndaluar në Holandë për trafik droge. Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve Bardhi ngriti disa pyetje në drejtim të Ministrisë së Mbrojtjes se çfarë hapash ka ndërmarrë për këtë rast dhe a kanë dijeni për raste të tjera. Ndërkohë zv.ministrja e Mbrojtjes, Dallëndyshe Bici tha se Ministria do të ndjekë të gjitha hapat ligjorë ndërsa theksoi se ai mban përgjegjësi individuale dhe nuk mund të njollosë uniformën e Forcave të Armatosura. Në debat u përfshi dhe deputeti socialist Pandeli Majko i cili iu drejtua Bardhit duke i thënë se ai i shërben atij brezi që nuk e ka shërbyer ligjin e detyrimit ushtarak ndaj nuk e njeh mirë strukturën.
Gazment Bardhi: Një oficer i ushtrisë shqiptare që është atashuar pranë operacionit të NATO në Holandë, që veç detyrës së tij si ushtarak, pasi mbaronte punën e hiqte veshjen ushtarake ishte angazhuar në trafikim të lëndëve narkotike. Pra kemi çuar në bazë të lartë të NATO, një ushtarak të lartë, të arrestuar në Holandë për trafik droge. Ka patur një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes, që në fakt nuk sqaronte asgjë, vetëm se i kishte bërë thirrje ushtarakut të kthehet në atdhe. Ishte administrator ai i shtëpisë së barit në Holandë. Dua të di cilat ishin veprimet e policisë ushtarake? A ka patur Ministria informacion mbi veprimtarinë kriminale të ushtarakut? Çfarë veprimesh ka kryer SHIU, a keni informacione për zyrtarë të tjerë të përfshirë në veprimtari të tillë? Si apo sa ndikon kjo çështje në raportet me NATO? A është cenuar siguria e shtetit shqiptarë?
Kotilda Bushka: Sllini lajm gazetash pa lexuar. Qasja se si reagohet ndaj veprimeve të gabuara është ajo që gjykohet. Cila është lidhja me projketligjin që po shqyrtojmë sot?
Dallëndyshe Bici: Forcat e Armatosura, në respekt të uniformës s’mund të identifikohen më këtë rast. Do ndiqen hapat ligjor. Përgjegjësia individuale.
Gazment Bardhi: Në fakt nuk është përgjegjësi personale por dështim i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shërbimit Informativ Ushtarak se për këtë paguhen këta dhe këtë të përgjegjësisë personale lërjani dikujt tjetër. E mbani mend atë rastin kur ushtaraku në detyrë transportonte drogë me helikopterin e ushtrisë dhe u zbulua kur iu prish helikopteri. Ministria duhet të kryejë hetime pro aktive që të mos çojmë këta ushtarakë që ruajnë shtëpi bari në bazat e NATO-s. Ka dështuar Ministri i Mbrojtjes, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, policia ushtarake dhe Shërbimi Informativ i Ushtrisë.
Klotilda Bushka: S’kemi pse diskutojmë çështje që si përkasin rendit të ditës.
Pandeli Majko: Zoti Gazi i shërben atij brezi që nuk e ka shërbyer ligjin e detyrimit ushtarak ndaj nuk e njeh mirë strukturën. S’kemi të bëjmë me ngjarje që prek të gjitha strukturat e ushtrisë. Deputeti demokrat Gazment Bardhi i referohet lajmit, ku Majori Ermal Dinoshi me detyrë specialist stërvitje, është vënë në hetim nga autoritetet holandeze pasi në bashkëpunim me disa persona të tjerë kanë ngritur shtëpi bari. Ushtaraku shqiptar ka qenë i përzgjedhur për të qenë pjesë e një misioni bashkëpunimi me ushtrinë e Holandës, në kuadër të NATO-s.
Ministria e Mbrojtje s’ka reaguar për këtë rast, duke thënë se janë marrë të gjitha hapat e nevojshëm, dhe Dinoshi është pezulluar nga detyra, madje është kërkuar rikthimi i tij në atdhe.